You are on page 1of 32

UNIVERSITETI DARDANIA

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE DHE


ADMINISTRIMIT PUBLIK

PUNIM DIPLOME
Tema: Roli i ri i NATO-s në parandalimin e
konflikteve ndërkombëtare

Mentori: Studentja:
Dr. Sc. Bejtush Gashi Nita Osmani
Prishtinë, Maj 2013
PËRMBLEDHJE

HYRJE..................................................................................................3
Qëllimet..................................................................................................................... 4
Metodat e përdorura................................................................................................4
KAPITULLI I..........................................................................................5

1. HISTORIKU DHE ZHVILLIMI I NATO-S – ASPEKTET E PËRGJITHSHME...5


1.1. Kur dhe si u krijua NATO..................................................................................5
1.2. Transformimi i NATO-s......................................................................................7
1.3. Infrastruktura.....................................................................................................8
1.4. Financimi...........................................................................................................8
1.5. Logjistika...........................................................................................................9
1.6. Forcat............................................................................................................... 10
1.7. Koncepti strategjik i NATO-s..........................................................................10
KAPITULLI II............................................................................................................... 14
2. NGA MENAXHIMI I KRIZAVE NË PARANDALIMIN E KONFLIKTEVE
NDËRKOMBËTARE..............................................................................14
2.1. Parandalimi i konflikteve ndërkombëtare......................................................14
2.2. Paraqitja e parandalimit të konflikteve..........................................................15
2.3. Kalimi nga reaksioni në parandalim..............................................................15
KAPITULLI III.......................................................................................17

3. ROLI I NATO-S NË PARANDALIMIN E KONFLIKTEVE..........................17


3.1. Përvoja............................................................................................................. 17
3.2. Roli i NATO-s në konfliktet në Ballkan...........................................................19
3.3. Mënyrat dhe mjetet e NATO-s për parandalimin e konflikteve.....................21
3.3.1. Paralajmërimi............................................................................................21
3.3.2 Ndërlidhja (komunikacioni)........................................................................22
3.3.3. Bashkëpunimi me organizmat e tjerë ndërkombëtarë...............................24
3.4. Krijimi i partneritetit për paqe...............................................................................26
3.5. Parandalimi përmes dimensionit të mbrojtjes..............................................28
PËRFUNDIMI.......................................................................................29

2
Literatura 30
HYRJE

Parandalimi i konflikteve është koncept i cili mbështet një sërë aksionesh strategjike
politike, të cilat tentojnë ta parandalojnë shpërthimin, përshkallëzimin ose kthimin
e konfliktit të dhunshëm. Për parandalimin e konflikteve brenda shtetit, në mes të
shteteve, në rajon apo më gjërë janë shfrytëzuar mjete diplomatike dhe ushtarake
për ta evituar fillimin ose përshkallëzimin e konfliktit të dhunshëm.

Në tërë këtë proces, një rol të rëndësishëm e ka luajtur dhe e luan NATO-ja si organizatë
politike-ushtarake e krijuar me qëllim të mbrojtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë
në Evropën Perëndimore dhe SHBA e më gjerë. NATO-ja ishte themeluar në kohën
e Luftës së Ftohtë, më 1949 dhe kishte si qëllim tjetër të pengonte ish-Bashkimin
Sovjetik dhe komunizmin që të zgjerohej në Evropë përmes rrugës ushtarake apo
kërcënimeve të sigurisë.

3
NATO-ja sipas ekspertëve të sigurisë që nga vitet 1989-2010 është në proces të
transformimit të strukturës se saj, të organizimit, të operacioneve, të partneritetit
dhe të anëtarësimit të shteteve të reja. NATO-ja ka sot 28 shtete anëtare duke
përfshirë edhe Shqipërinë.

Operacioni i forcave të aleatëve kundër ish-RFJ-së vuri në pah rolin shumë të


rëndësishëm të NATO-s në marrëdhëniet ndërkombëtare, në sigurimin e paqes,
ndaljen e masakrave ndaj popujve të pafajshëm dhe ndalimin e agresorëve serbë në
krimet e tyre të tmerrshme kundër civilëve dhe popujve të pafajshëm. Gjatë Luftës
së Ftohtë, NATO-ja ofronte siguri kolektive dhe ishte ombrellë mbrojtëse për
Perëndimin kundër kërcënimit sovjetik.

Që në hyrje të këtij punimi duhet cekur se ekzistenca NATO-s e cila është e para e llojit të
vetë në kohë paqeje, ka parandaluar dhe shmangur në masë të madhe shumë
konflikte të cilat mund të kishin qenë katastrofale për jetën e shumë njerëzve nëpër
vende të ndryshme të botës. Pikërisht roli i ri i NATO-s në parandalimin e
konflikteve në kushtet e globalizimit dhe transformimi i saj i vazhdueshëm që
ndikon në të gjitha aspektet e agjendës së saj, me misionet e veta të reja, me anëtarë
të rinj, kapacitete të reja, partneritete të reja dhe rrugë të reja të zhvillimit të
biznesit paraqet thelbin e studimit tonë në këtë punim diplome.
Qëllimet

Qëllimi i punimit të diplomës me temë “Roli i ri i NATO-s në parandalimin e


konflikteve ndërkombëtare” është:

- Të bëjë prezantimin e njohurive teorike dhe praktike, të arritura gjatë


studimeve nga lënda “Konfliktet Ndërkombëtare”;
- Të bëjë një studim të shkurtër mbi historikun e NATO-s, vendet anëtare,
arsyet e krijimit të saj, rëndësinë dhe ndikimin e saj në krijimin e paqes dhe
sigurisë në botë;

4
- Të paraqes rolin e ri të NATO-s pas përfundimit të Luftës së Ftohtë,
transformimin dhe përshtatjen e saj ndryshimeve të ndodhura dhe rrethanave
të reja të krijuara.
- Në bazë të këtij hulumtimi do të paraqes edhe mendimin tim rreth së ardhmës
dhe perspektivës së funksionimit dhe zhvillimit të NATO-s në shekullin XXI.

Metodat e përdorura

Gjatë punimit të kësaj teme janë përdorur dhe zbatuar metoda të ndryshme shkencore si:
- Metoda e trajtimit historiko - shkencor të Aleancës së NATO-s,
- Metodën teknike, në përputhje me rregulloren për punimin e diplomës
- Metodën e shfrytëzimit të literaturës, hulumtimit nëpër internet dhe librarisë
së NATO-s në faqen zyrtare www.nato.int dhe,
- Metodën e konsultimeve, rekomandime dhe mbështetje nga mentori i punimit
Dr. Sc. Bejtush Gashi.
KAPITULLI I

1. Historiku dhe zhvillimi i NATO-s – aspektet e përgjithshme

1.1. Kur dhe si u krijua NATO

Midis viteve 1947 dhe 1949 një sërë ngjarjesh dramatike politike i sollën punët në pikën
më të lartë të krizës. Këtu hynin kërcënimet që i bëheshin sovranitetit të Norvegjisë, të
Greqisë, të Turqisë dhe të vendeve të tjera të Evropës Perëndimore, grushtshteti i
qershorit 1948 në Çekosllovaki, dhe bllokada e paligjshme e Berlinit që filloi në prill të
po këtij viti. Nënshkrimi i Trakatatit të Brukselit në mars të vitit 1948 shënoi
vendosmërinë e pesë shteteve të Evropës Perëndimore - Belgjikës, Francës, Holandës,
Luksemburgut dhe Mbretërisë së Bashkuar - të zhvillonin një sistem të përbashkët
mbrojtjeje dhe t’i forconin lidhjet midis tyre në një mënyrë që do t’u mundësonte t’u
rezistonin kërcënimeve ideologjike, politike dhe ushtarake ndaj sigurisë së tyre1.

1
Shtabi i NATO-s, Zyra e NATO-s për Informim dhe Shtyp, “Doracak i NATO-s”, 2001,
www.nato.int/docu/handbook/2001/pdf/handbook.pdf

5
Negociatat me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë vazhduan pastaj rreth krijimit të një
Aleance të vetme të Atlantikut të Veriut të bazuar në garanca të sigurisë dhe në
angazhime të ndërsjella midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Danimarka, Islanda,
Italia, Norvegjia, Portugalia u ftuan nga fuqitë e Traktatit të Brukselit të bëheshin
pjesëmarrëse në këtë proces. Këto negociata kulmuan me nënshkrimin e Traktatit të
Uashingtonit në prill të vitit 1949, nga 12 vende nga të dyja anët e Atlantikut, krijuan
Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për t’i bërë ballë rrezikut që
Bashkimi Sovjetik mund të shtrinte kontrollin, që kishte në Evropën Lindore, edhe në
pjesët e tjera të kontinentit.

Gjatë viteve 1947 dhe 1952, Plani Marshall mundësoi stabilizimin e ekonomive të
vendeve të Evropës Perëndimore. Roli i NATO-s si një aleancë politike dhe ushtarake
ishte sigurimi i mbrojtjes kolektive kundër çdo lloj agresioni dhe ruajtja e një mjedisi të
sigurt për zhvillimin e demokracisë dhe të ekonomisë.
Anëtarët themelues të NATO-s – Belgjika, Danimarka, Franca, Holanda, Islanda, Italia,
Kanadaja, Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Portugalia dhe Shtetet e
Bashkuara të Amerikës – u përkushtuan për t’i ardhur në mbrojtje njëri-tjetrit në rast
agresioni ushtarak kundër ndonjërit prej tyre. Në fillim të viteve 50, ngjarjet
ndërkombëtare, që arritën kulmin me fillimin e luftës në Kore, konfirmuan dyshimet e
Perëndimit ndaj ambicieve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të Bashkimit Sovjetik për një
ekspansion të mëtejshëm. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të NATO-s rritën përpjekjet e
tyre për zhvillimin e strukturave ushtarake të nevojshme për përmbushjen e zotimit të
mbrojtjes së përbashkët.

Megjithatë, NATO vazhdoi të mbetej një organizatë politike që mbronte interesat e të


gjithë anëtarëve të saj, ndryshe nga Traktati i Varshavës, i formuar në vitin 1955, që ishte
kryesisht një vegël e sundimit politik dhe ushtarak Sovjetik në Evropën Lindore duke
lidhur Amerikën e Veriut me mbrojtjen e Evropës Perëndimore, Aleanca do tregonte se
çdo përpjekje për një ndërhyrje politike dhe ushtarake kundër Evropës Perëndimore do të
dështonte. Në të njëjtën kohë, kjo krijoi një rrjet sigurie për parandalimin e ringjalljes së
nacionalizmit militantist në Evropë.

6
Në të gjitha këto aspekte, Aleanca i shërbeu më së miri qëllimeve të saja. Prania e forcave
të Amerikës së Veriut në truallin evropian, me kërkesën e qeverive evropiane, ndihmoi në
shkurajimin e Bashkimit Sovjetik përsa i përket mendimit se agresioni mund të kishte
sukses. Për më tepër, me kalimin e kohës, disa vende ish-kundërshtarë u bënë aleatë. Në
vitin 1952 Greqia dhe Turqia u bashkuan me Aleancën, të ndjekura tre vjet më pas nga
Republika Federale Gjermane dhe, në 1982, nga Spanja2. Nëpërmjet Aleancës, Evropa
Perëndimore dhe Amerika e Veriut jo vetëm që mbrojtën së bashku pavarësinë, por edhe
arritën një nivel stabiliteti të paparë deri atëherë. Në të vërtetë, siguria që solli NATO u
përshkrua si “oksigjeni i prosperitetit”, që shtroi bazat për bashkëpunimin dhe integrimin
ekonomik evropian. Kjo siguri, gjithashtu, përgatiti kushtet për dhënien fund të Luftës së
Ftohtë dhe ndarjes së Evropës në fillim të viteve 90.

1.2. Transformimi i NATO-s

Kur u themelua Aleanca në 1949, Bashkimi Sovjetik shikohej si kërcënimi kryesor për
lirinë dhe pavarësinë e Evropës Perëndimore. Ideologjia komuniste, qëllimet politike dhe
metodat dhe kapaciteti ushtarak nënkuptonte që, çfarëdo të kenë qenë synimet e vërteta të
Bashkimit Sovjetik, asnjë qeveri perëndimore nuk do të guxonte të injoronte mundësinë e
konfliktit.

Si rezultat, nga 1949 deri në fund të viteve 80 – periudha e njohur si Lufta e Ftohtë –
detyra kryesore e Aleancës ishte të mirëmbante kapacitete të mjaftueshme ushtarake për
të mbrojtur anëtarët e vet ndaj çdo forme agresioni nga Bashkimi Sovjetik dhe Traktati i
Varshavës. Stabiliteti i garantuar nga NATO gjatë kësaj periudhe, e ndihmoi Evropën
Perëndimore në tërësi, të rindërtonte lulëzimin e vet pas Luftës së Dytë Botërore, duke
krijuar besimin dhe parashikueshmërinë që janë parakushte themelore për rritjen
ekonomike. Politikat për të cilat vendet anëtarë të NATO-s kanë rënë dakord, kanë
evoluar në mënyrë të vazhdueshme në reflektim të ambientit të situatës strategjike në
ndryshim.

2
Selia e NATO-s , “Kuptimi i NATO-s së re – një prezentim për partnerët”, publikim i vitit 2004, në linkun
www.nato.int/docu/other/al/handbook.pdf

7
Transformimi i NATO-s gjatë dekadës së kaluar është karakterizuar nga një seri
iniciativash vizionare, si përgjigjë konkrete dhe shumë praktike ndaj mundësive dhe
sfidave të sigurisë në ambjentin pas luftës së Ftohtë. Këto përfshijnë Partneritetin për
Paqe, marrëdhënie speciale me Rusinë e Ukrainën, një dialog me vendet e Mesdheut,
Planin e Veprimit për Anëtarësim për të ndihmuar vendet aspiruese të plotësojnë
standartet e NATO-s, dhe bashkëpunimin efektiv për sigurinë me Bashkimin Evropian,
Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (OSBE) dhe Kombet e
Bashkuara3. NATO është angazhuar aktivisht edhe për të përballuar sfidat e sigurisë në
evolim duke drejtuar operacione për menaxhim krizash në Ballkan dhe duke u angazhuar
që të operojë kur dhe ku të jetë nevoja për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar dhe
kërcënime të tjera të reja përtej zonës Euro-Atlantike.

1.3. Infrastruktura
Infrastruktura e Aleancës përfshin4:
 Aeroportet, aerodromet dhe portet.
 Aparaturat e telekomunikacionit.
 Sistemet e komandimit, të kontrollit dhe të informacionit.
 Zyrat qendrore ushtarake.
 Magazinat dhe depozitat e lëndëve djegëse.
 Radarët.
 Pajisjet e porteve.
 Pajisjet në shërbim të forcave ushtarake.

Pajisjet e këtij lloji, të përgatitura më kërkesë të komandantëve kryesorë të NATO-s, në


bashkëpunim të ngushtë me autoritetet ushtarake kombëtare, mund të emërohen si
“infrastruktura e përbashkët e NATO-s”. Këto pajisje dhe aparatura janë të financuara
bashkërisht nga qeveritë e shteteve pjesëmarrëse. Ato mund të përdoren nga një ose më
shumë shtete anëtare të NATO-s, por përvetësimi dhe furnizimi ngelet një përgjegjësi e
vendit pritës.
3
Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s; “NATO e transformuar”, Bruksel 2004, faqe 3.
4
Bejtush Gashi dhe Pjetër Hidri; “Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike”, Prishtinë 2008, fq. 64

8
1.4. Financimi

Buxheti i NATO-s ndërtohet nëpërmjet pagesave vjetore të shteteve anëtarë, shuma e të


cilit përcaktohet sipas një formule për ndarjen e shpenzimeve të miratuara nga aleatët.
Praktikisht, pagesat e anëtarësisë janë pjesë e buxhetit të mbrojtjes të çdo vendi5.

Buxheti i financuar bashkarisht shpërndahet ndërmjet një buxheti që përbëhet nga pjesa
civile, ushtarake e ajo infrastrukturore e finacuar bashkarisht. Buxheti civil mbulon
shpenzimet e funksionimit për Shtabin Ndërkombëtar, programet e veprimtaritë civile, si
dhe shpenzimet e nevojshme për përdorimin e mirëmbajtjen e teknike të pajisjeve të tilla
si pajisjet e konferencave të përdorura për mbledhjet e komiteteve dhe të grupeve të
punës.
Buxheti ushtarak mbulon shpenzimet e funksionimit e të mirëmbajtjes së strukturës
ushtarake të integruar, përfshirë Komitetin Ushtarak, Shtabin Ushtarak ndërkombëtar dhe
agjencitë e lidhura me to, dy Komandat Strategjike dhe sistemet e lidhur të komandës e
kontrollit si dhe sistemet e informacionit, agjencitë Kërkimore e të Zhvillimit dhe ato që
merren me furnizimin e logjistikën e AWACS-ët6.

Aleanca gjatë viteve ka riorganizuar dhe përpunuar praktikat dhe mënyrat e të vepruarit.
Sidoqoftë, duke ditur natyrën rreziqeve të ardhshme dhe të sfidave që i duhet të
përballojë, nuk është për tu çuditur që Aleanca do të identifikojë parandalimin e
konflikteve dhe administrimin e krizave si një mjet për të mbrojtur dhe përmirësuar
sigurinë e anëtarëve të saj. NATO duhet të zgjidhë tensionin e mundësohem që ekziston
midis autonomisë së saj institucionale në vendimmarrje dhe kontrollit operativ të
rezervave të saj, nga njëra anë, dhe ekspertizës dhe kërkesave e nevojave të tjera që do të
përkrahen nga organizmat e tjerë.

Bashkërendimi i tyre është një nga shqetësimet kryesore të Aleancës, ndërsa përpiqet të
përcaktojë rolin e saj të ri në fushën e parandalimit të konflikteve dhe të administrimit të
krizave (duke përfshirë këtu ruajtjen e paqes)
5
Nisma për Edukim Euroatlantik, “NATO vështruar në mënyrë të përmbledhur”, Sofie Prill 2006, fq. 19.
6
Florent Selca, “NATO dhe siguria globale”, Pejë 2009, faqe 49.

9
1.5. Logjistika

Lëvizja dhe mirëmbajtja e forcave të NATO-s ka të bëjë me kryerjen e funksioneve të


ndryshme logjistike, së cilave mund t’i drejtohen në raste krizash7. Së pari, magazinat
(depot), lëvizja (transferimi), shpërndarja, mirëmbajtja dhe gatishmëria e materialeve dhe
pajisjeve. Se dyti, lëvizja dhe zhvendosja e personelit dhe, kur është e nevojshme,
evakuimi dhe sistemimi në një vend tjetër. Se treti, mjetet për ndërtimin, mirëmbajtjen,
funksionimin dhe gatishmërinë e pajisjeve dhe aparaturave. Së fundi, shërbimet duke
përfshirë furnizimin me ushqime dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.

1.6. Forcat

Për sa i përket strukturës ushtarake, Shtabi i Shumëkombësh i NATO-s ka në


dispozicionë kohë paqeje, trupa ushtarake, si p.sh. Forcat Ajrore, Forcat Tokësore, Forcat
Detare etj. Anëtaret e NATO-s mbajnë dhe organizojnë forca ushtarake në shtete të
ndryshme, të stërvitura dhe të pajisura sipas standardeve të NATO-s. Këto forca, në kohë,
në kohë krize, vihen nën komandën e NATO-s në përputhje me vendimet politike të
Aleancës.

Për përgjigje më të shpejt ndaj krizës, Aleanca mban dhe stërvit forca speciale
shumëkombëshe tokësore dhe ajrore, të gatshme të hyjnë në veprime menjëherë. Këto
forca, përbëhen nga njësi ushtarake kombëtare të stërvitura dhe të pajisura mjaft mirë. Si
rrjedhim i përvetësimit të nocionit të ri strategjik të Aleancës, forcat ushtarake po
ristrukturohen gjerësisht për një përgjigje dhe reagim sa më të shpejt ndaj krizës. Forca e
lëvizshme e “ACE” ose e Komandës Evropiane të Aleancës u zëvendësua me Forcat e
Regjimit të Shpejtë Shumëkombëshe, të cilat veprojnë në tokë, ajër dhe det.

Mjetet dhe pajisjet që mund të përdoren nga Aleanca për administrimin e krizave dhe
konflikteve mund të grupohen në8:
7
Bejtush Gashi dhe Pjetër Hidri; “Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike”, Prishtinë 2008, fq. 64
8
Bejtush Gashi dhe Pjetër Hidri; “Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike”, Prishtinë 2008, fq. 65.

10
 Rezerva (burime) jo materiale (p.sh. informacioni, ekspertiza, ndihma, teknika,
edukimi dhe stërvitja, bashkërendimi me agjenci të tjera të përfshira etj).
 Rezerva (burime) materiale (p.sh. infrastruktura e nevojshme për transportin e
forcave civile dhe ushtarake ne, dhe nga zonat e konfliktit, sistemet e
telekomunikacionit, aparaturat dhe pajisjet e mbështetjes logjistike dhe të
paqeruajtës etj).
 Forcat ushtarake (p.sh. forcat e përbashkëta ushtarake të Aleancës si Forca
Detare e Atlantikut, Forca Detare e Mesdheut etj).

1.7. Koncepti strategjik i NATO-s

Në takimin e Samitit të Uashingtonit në prill të vitit 1999, Aleatët e NATO-s aprovuan një
strategji për të pajisur Aleancën për sfidat e sigurisë dhe mundësitë e shekullit XXI si dhe
për të udhëhequr zhvilimin e saj të ardhshëm politik e ushtarak.

Strategjia gjithashtu definon detyra fundamentale të sigurisë të Aleancës, si në terma të


mbrojtjes kolektive, që ka qenë në qendër të Aleancës që nga themelimi, ashtu dhe në
terma të aktiviteteve të reja në fushat e menaxhimit të krizave dhe të partneritetit që po
ndërmerr Aleanca me qëllim që ta shtojë sigurinë dhe stabilitetin në rajonit e Evro-
Atlantikut. Koncepti përshkruan mjedisin strategjik dhe vlerëson sfidat dhe rreziqet e
parapashme të sigurisë. Ai vëren se në vitet e vona mjedisi është shenjuar nga një
ndryshim i vazhdueshëm dhe përgjithësisht pozitiv dhe se Aleanca ka luajtur rol themelor
në forcimin e sigurisë Evro-Atlantike që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Koncepti Strategjik i kohës sjell udhëzim të gjithmbarshëm për zhvillimin e politikave të


detajuara dhe të planeve ushtarake. Ai përshkruan Qëllimin dhe Detyrat e Aleancës dhe
ekzaminon Përspektivat e tij Strategjike në dritën e mjedisit strategjik që po evoluon dhe
të sfidave të sigurisë dhe të rreziqeve. Koncepti parashtron Qasjen e Aleancës ndaj

11
Sigurisë në Shekullin XXI, duke rikonfirmuar rëndësinë e lidhjes transatlantike dhe të
mirëmbajtjes së aftësive ushtarake të Aleancës.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse mbetet tipar qendror i Konceptit Strategjik të ri dhe përfshinë
këto elemente themelore9:

Ruajtjen e lidhjes transatlantike. Koncepti Strategjik nënvizon pandashmërinë e sigurisë


evropiane dhe të Amerikës së Veriut dhe së këndejmi del rëndësia e një partneriteti të
fortë dhe dinamik midis Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Mirëmbajtja e aftësive ushtarake efektive. Strategjia bën thirrje për aftësi ushtarake që
do të jenë efektive në një gamë të plotë të rrethanave të parapashme, nga sprapsja dhe
mbrojtja kolektive deri te operacionet në përgjigje të krizave.

Zhvillimi i Sigurisë Evropiane dhe Identitetit të Mbrojtjes brenda Aleancës. Koncepti


Strategjik konfirmon se Siguria Evropiane dhe Identiteti i Mbrojtjes do të vazhdojnë të
zhvillohen brenda Aleancës në bazë të vendimeve të marra nga Ministrat e Jashtëm të
Aleancës në Berlin më 1996 dhe mëpastaj. Ai thotë se ky proces do të kërkojë
bashkëpunim të ngushtë midis NATO-s, Unionit Evropian Perëndimor dhe, nëse dhe kur
është e duhur, Bashkimit Evropian. Koncepti konfirmon se ky proces do t’u mundësojë të
gjithë Aleatëve evropianë për të dhënë një kontribut më koherent dhe efektiv për misionet
dhe aktivitetet e Aleancës; ai do të përforcojë partneritetin transatlantik; dhe do t’u
ndihmojë Aleatëve evropianë të veprojnë më vete ashtu siç kërkohet përmes gatishmërisë
së Aleancës, mbi bazën rast-për-rast dhe me konsensus, për t’i bërë aktivet dhe aftësitë e
saj të disponueshme për operacione me udhëheqje evropiane në të cilat NATO nuk
angazhohet ushtarakisht, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e plotë e të gjithë Aleatëve
evropianë po qe se ata do të zgjedhnin kështu.

Parandalimi i konfliktit dhe menaxhimi i Krizës. Koncepti definon një rol të


rëndësishëm për Aleancën sa i përket parandalimit të konfliktit dhe menaxhimit të krizës,

9
Shtabi i NATO-s, Zyra e NATO-s për Informim dhe Shtyp, “Doracak i NATO-s”, 2001,
www.nato.int/docu/handbook/2001/pdf/handbook.pdf fq. 45

12
pasi që operacionet në përgjigje të krizës si ato në Bosnjë dhe në Kosovë kanë gjasë të
mbeten një aspekt kyç i kontributit të NATO-s për paqen dhe sigurinë Evro-Atlantike.

Partneriteti, bashkëpunimi dhe dialogu. Koncepti thekson vendosmërinë e Aleancës për


ta ndjekur politikën e vet të qëndrueshme të partneritetit, bashkëpunimit dhe dialogut me
të gjitha vendet Evro-Atlantike demokratike, me qëllim të ruajtjes së paqes, të avancimit
të demokracisë dhe për t’i kontribuar prosperitetit dhe progresit. Ai thekson se kjo qasje
synon shtimin e sigurisë së të gjithëve, nuk përjashton askënd, dhe ndihmon të tejkalohen
ndarjet që do të mund të çonin në konflikt. Ai gjithashtu përshkruan instrumentat
kryesorë të kësaj politike - Këshilli i Partneriteti të Evro-Atlantikut, Partneriteti për Paqe,
marrëdhëniet speciale me Rusinë dhe Ukrainën, dhe Dialogu Mesdhetar.
Zgjerimi. Koncepti konfirmon hapjen e Aleancës për anëtarë të rinj sipas Artikullit 10 të
Traktatit të Uashingtonit dhe rithekson se NATO pritet të bëjë thirrje të mëtejshme për
pranim në vitet që do të vijnë.

Kontrollimi i Armëve, Çarmatimi dhe Mospërhapja. Më në fund, Koncepti Strategjik


parashtron politikën e Aleancës të mbështetjes për Kontrollin e Armëve, Çarmatimin, dhe
Mospërhapjen. Ai nënvizon synimin e Aleancës për ta mbajtur këtë aspekt të qasjes së saj
ndaj sigurisë në harmoni me qasjen e saj ndaj mbrojtjes; dhe gjithashtu pohon se do të
kërkojë ta shtojë sigurinë dhe stabilitetin me nivelin me ulët të mundshëm të forcave në
përputhje me aftësinë për të përmbushur gamën e plotë të misioneve të saj.

Pjesa e fundit e Konceptit Strategjik themelon udhëzimet për forcat e Aleancës, duke i
kthyer qëllimet dhe detyrat e pjesëve të mëparshme në instruksione praktike - edhe pse
domosdoshmërisht të përgjithshme - për planifikuesit operacional dhe të forcave të
NATO-s. Strategjia thërret për zhvillim të vazhdueshëm të aftësive ushtarake të
nevojshme për gamën e plotë të misioneve të Aleancës, nga mbrojtja kolektive deri te
mbështetja e paqes dhe operacionet e tjera në përgjigje të krizave.

Ndër aftësitë e spikatura si veçanërisht të rëndësishme janë aftësia për angazhimin e


forcave kundërshtare efektivisht; mundësia e dislokimit dhe mobiliteti; mundësia e

13
mbijetimit të forcave dhe infrastruktura; mbështetshmëria, dhe ndëroperueshmëria - duke
përfshirë ndëroperueshmërinë me forcat e vendeve Partnere. Përveç këtyre, strategjia
nënvizon rolin e pazëvendësueshëm që luajnë forcat e Aleancës në adresimin e rreziqeve
që shoqërohen me përhapjen e armëve bërthamore, biologjike dhe kimike dhe me mjetet
e dërgimit të tyre10.

Koncepti Strategjik poashtu parasheh se Aleanca do të ruajë në të ardhmen e paraparë një


përzierje të duhur të forcave bërthamore dhe konvencionale të bazuara në Evropë, të
mbajtura në hap me kohën aty ku nevojitet, në nivelin minimal të mjaftueshëm.

10
Publikim në http://www.rruzull.net/modules.php?name=News&file=article&sid=658

14
KAPITULLI II
2. Nga menaxhimi i krizave në parandalimin e konflikteve
ndërkombëtare
2.1. Parandalimi i konflikteve ndërkombëtare

Bashkësia ndërkombëtare, krizave dhe kërcënimeve mbi paqen ndërkombëtare shpesh


herë u përgjigjej në mënyrë reaktive ad hoc. Kreatorët e politikës dhe teoricienët, të cilët
sot janë të interesuar për zgjidhjen e konflikteve, pajtohen se pengimi i konflikteve të
dhunshme parimisht parapëlqehet më shumë sesa post hoc përgjigjet, përkatësisht pas
shpërthimit të dhunës. Në këtë mënyrë u paraqit një segment relativisht i ri konceptual i
parandalimit të konflikteve i cili, së paku nga ana teorike, e jep logjikën e ndërmarrjes së
aksioneve paqeruajtëse para fillimit të dhunës së armatosur të brendshme ose
ndërkombëtare.

Në praktikë, konfliktet vazhdimisht transformohen dhe mund të lëvizin nga ato relativisht
të qeta në latente deri në dhunë masive. Edhe pse sekuencat kronologjike të përpjekjeve
paqësore ndërkombëtare kanë rrjedhë logjike, realiteti në terren qëllimin dhe mënyrën e
aksionit parandalues i bëjnë më relevantë për zgjidhjen e konflikteve dhe vendosjen e
paqes, sesa koha dhe sekuencimi i çështjes kur praktikisht ndodh aksioni parandalues
(edhe pse koha gjithsesi se është element i rëndësishëm).

Këtu, parandalimi i konflikteve është përkufizuar si një sërë aksionesh dhe instrumentesh
të krijuara politike11:
1. ose për ta penguar fillimin e dhunës së parashikuar, mbase të pashmangshme, apo
2. për ta penguar përsëritjen e dhunës pasi e njëjta të jetë ndalur, ose
3. për ta penguar përshkallëzimin e saj të mëtutjeshëm, pasi që e njëjta të jetë vënë
nën kontroll.
Meqë mjedisi i sigurisë ndërkombëtare pësoi tranzicione të mëdha dhe të rëndësishme,
pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, qasja parandaluese po ashtu fitoi në peshë për shkak
të arsyeve të cilat do t’i shqyrtojmë në vazhdim të këtij punimi.

11
Lund, Michael S:“Early Warning and Preventive Diplomacy,“ United States Institute of Peace Press
1996.

15
2.2. Paraqitja e parandalimit të konflikteve

Praktika dhe analizimi i parandalimit të konflikteve mori hov të madh në dekadat e


fundit. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e formoi Qendrën për
Parandalimin e Konflikteve. Agjencitë qeveritare kombëtare, organizatat multilaterale
dhe organizatat e shoqërisë civile, gradualisht “e orientuan” konceptin e parandalimit të
konflikteve, sipas retorikës dhe praktikës së tyre. Akademitë diplomatike dhe arsimimi
diplomatik për çështje ndërkombëtare filluan ta theksojnë dhe të ligjërojnë për
parandalimin e konflikteve, duke e plotësuar qasjen klasike me analizimin e ngjarjeve
historike që kanë të bëjnë me menaxhimin e krizave.

Bashkësia ndërkombëtare OKB, NATO, BE dhe organizatat e tjera kooperative


ndërkombëtare-në dy dekadat e fundit, dëshmuan se mossuksesi që të parashikohen dhe
parandalohen luftërat rajonale dhe të brendshme e vuri në pikëpyetje vetë arsyen e
ekzistimit të tyre dhe proceset me të cilat ato e krijojnë politikën12.

Pikërisht, këta anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare i filluan bisedimet nga aspekti i


nevojës që të përforcohet kapaciteti për “paralajmërimin e hershëm” të konfliktit të
dhunshëm, i cili – shpreson – se do ta zgjojë vullnetin politik edhe të liderëve kombëtarë
dhe ndërkombëtarë, të cilët pastaj do të mund t'i mobilizojnë resurset diplomatike dhe
ushtarake për të bërë ndryshime qysh në fazën e hershme; ose konflikti tërësisht të
pengohet apo të parandalohet përshkallëzimi i tij i mëtutjeshëm.

2.3. Kalimi nga reaksioni në parandalim

Ekzistonte ndjenjë e fuqishme se konfliktet e këtilla, lufta të dhunshme të brendshme dhe


rajonale, në epokën pas Luftës së Ftohtë, në masë të konsiderueshme do të mund të
reduktoheshin apo tërësisht të ndërpriteshin nëse kultura e parandalimit mbisundonte mbi
praktikat (që kishin rrënjë të thella), e fuqive të mëdha dhe të mesme, që ndaj konflikteve
të reagonin vetëm konform interesave të tyre politike.

12
Annan, Kofi A. (2000): Millennium Report of the UN Secretary General: “We, the Peoples, Role of the
UN in 21st Century”, Available at http://www.unmillenniumproject.org/reports/fullreport.htm

16
Tani është e mundshme që të krahasohet kostoja reale e operacioneve paqësore reaktive
dhe e ndërhyrjeve humanitare me koston e parashikuar të aksionit parandalues: p.sh.
analiza e Komisionit Karnexhi konstatoi se janë shpenzuar 200 miliardë dollarë gjatë
ndërhyrjeve në vitet e '90-ta në Bosnjë, Somali, Ruandë, Haiti, El Salvador, Kamboxhë
dhe në luftën e Gjirit Persik, ndërkaq një buxhet më i vogël komparativ, prej 70 miliardë
dollarësh, do të mjaftonte që të implementohej strategjia e parandalimit në të gjitha këto
raste13.

Përderisa konkluzionet dhe argumentet e këtilla përfshijnë analizë kundër faktike,


mundësitë të cilat ata i iniciojnë janë intriguese për kreatorët e politikës dhe për
teoricienët e shqetësuar për shkak të shpenzimeve humanitare, politike dhe ekonomike të
cilat rriten çdo ditë në konfliktet e dhunshme. Ekzistojnë disa udhërrëfyes të rëndësishëm
konceptual në zhvillimin e praktikës së fuqishme dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e
konfliktit ndërkombëtar që përfshijnë parandalimin e konfliktit.

Në vitet e ’80-ta, në vitet e errëta të Luftës së Ftohtë, ndërhyrje të shumta ndërkombëtare,


si ato në Namibi dhe Kamboxhë, krijonin precedent të ri për ruajtjen më holistike dhe
multidisiplinare të ruajtjes së paqes, të cilat i kombinuan forcat ushtarake dhe ndihmën
humanitare për ta theksuar sundimin e drejtësisë dhe pajtimin post-konfliktuoz. Këto
ndërhyrje, sikurse edhe një numër i madh i ndërhyrjeve në të kaluarën, u bën pas dhunës
dhe para përfundimit të marrëveshjes së plotë për paqe. Mënyra e ndërhyrjes edhe më
tutje ishte "reaksion në vend të parandalimit". Krahas kësaj, panorama e konflikteve
globale filloi të ndryshohet në mënyrë shqetësuese.

Koncepti i parandalimit të konflikteve fitoi në peshë meqë fotografia e luftërave të


brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare u rrit pas përfundimit të Luftës së Ftohtë 14. Të
gjitha konfliktet e trashëguara nga Lufta e Ftohtë nuk u zgjodhën vetvetiu pas
përfundimit të Luftës së Ftohtë. Një sërë luftërash tronditëse, të dhunshme të brendshme
dhe ndërkombëtare u iniciuan dhe u drejtuan kinse për çështje të identitetit etnik dhe
religjioz, në mesin e kauzave të tjera jo ideologjike.
13
Hampson, Fen Osler dhe David Malone: “From Reaction to Conflict Prevention: Opportunities for the
UN System”. Boulder, CO, Lynne Rienner Press 2002.
14
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për parandalimin e konfliktit të armatosur,
A/55/985, C2001/574, 7 qershor 2001.

17
KAPITULLI III
3. Roli i NATO-s në parandalimin e konflikteve

3.1. Përvoja

Siç edhe e cekëm në fillim të punimit, NATO është organizata me e madhe dhe me e
fuqishme politiko - ushtarake. Parimet e saj përputhen me ato të Kartës së OKB-së dhe
me parimet e demokracive më të përparuara të botës, pra të zonës euroatlantike. Si e tillë
NATO mbron lirinë, demokracinë, paqen, sigurinë dhe zhvillimin në të gjitha vendet
anëtare të saj, por i mbron gjithashtu këto vlera dhe nga kërcënimet serioze që vijnë dhe
mund t’i vijnë nga jashtë15.

Gjatë viteve, NATO ka fituar një përvojë të veçantë në parandalimin e konflikteve dhe të
administrimit të krizave. I është dashur të merret me zgjidhjen e llojeve të ndryshme të
krizave16.

Në epokën bërthamore, parandalimi i krizës vlerësohej me tepër se sa administrimi i saj.


Kriza e raketave në Kubë tregoi se administrimi i krizave aktuale nuk lejonte ekzistencën
e pasigurive dhe të paqartësive. Meqenëse vendi i krizës ishte afër Evropës Qendrore
(Berlin 1953 dhe 1961), Budapest (1956), Pragë (1968), Vashave (1956 dhe 1981),
NATO kishte mjete të kufizuara në dispozicion për të vepruar.

Në strategjinë e aleancës të “përgjigjes elastike” parandalimi u zbatua për të përballur një


varg aksionesh agresive, nga provokime të nivelit të ulët në sulme në shkallë të gjerë
kundër Evropës Perëndimore nga forcat e armatosura të vendeve të Paktit të Varshavës
ishte kalimi nga parandalimi i krizës ne administrimin e saj, që shqetësoj planifikuesit
dhe analistët17. Sidoqoftë, në një botë që ndryshon dhe me urgjencën për përballimin e
rreziqeve dhe sfidave të reja u ndje nevoja për rregullimin dhe plotësime.

15
Bejtush Gashi dhe Pjetër Hidri; “Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike”, Prishtinë 2008, fq. 57
16
Werner Bauwens, Luc Reychler, Luise Druke; “The Art of Conflict Prevention”, Korrik 1994, fq. 115.
17
Bejtush Gashi dhe Pjetër Hidri; “Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike”, Prishtinë 2008, fq. 57

18
Një nga aspektet më të rëndësishëm të transformimit të NATO-s ka qenë vendimi për të
ndërmarrë operacione në mbështetje të paqes dhe menaxhimit të krizave në zonën Euro-
Atlantike dhe në zonën më gjerë. Në Ballkan, ku NATO u angazhua për herë të parë në
1995, destabiliteti dhe konflikti paraqitën sfida direkte për interesat e sigurisë së
anëtarëve të vet si dhe për paqen e stabilitetin Evropian më të gjerë. Së fundi, më
angazhimin në operacionin paqeruajtës në Afganistan, Aleanca ka demonstruar se është e
përgatitur që të përballet me sfidat e sigurisë edhe përtej zonës së vet tradicionale të
përgjegjësisë18.

Për më tepër, përfshirja e NATO-s në operacione të tilla ka kërkuar bashkëpunim e


kontakte më të shpeshta me vendet jo anëtare të NATO-s që kontribojnë me trupa si dhe
me organizata të tjera. Kjo ilustron llojin e bashkëpunimit për sigurinë që nevojitet sot,
kur marrëdhëniet e punës të ngushta me organizata ndërkombëtare dhe ato jo-qeveritare
dhe me vende jo-anëtare të NATO-s, dalin si prioritet kyç.

Deklaratat e lëshuara nga krerët e NATO-s kanë vërtetuar një varg parimesh, duke filluar
me nocionin gjithëpërfshirës të kontrollit të armëve dhe çarmatimit (maj 1989);
Deklaratën e Londrës mbi transformimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut (korrik 1990);
Konceptin e ri strategjik dhe Deklaratën e Romës mbi paqen dhe bashkëpunimin (Romë
1991).

Suksesi i politikës së Aleancës për të ruajtur paqen dhe parandalimin e luftës në mjedisin
e ri politik dhe strategjik në Evropë varej më tepër së në të kaluarën nga efektshmëria e
diplomacisë parandaluese dhe administrimi i suksesshëm i krizave që preknin sigurinë e
shteteve anëtare të saj. Kjo do të kërkonte një qëndrim koherent në zgjedhjen në
zgjedhjen dhe bashkërendimin e masave të përshtatshme politike dhe ushtarake për
administrimin e krizave19.

18
Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s; “NATO e transformuar”, Bruksel 2004, fq. 30.
19
Bejtush Gashi dhe Pjetër Hidri; “Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike”, Prishtinë 2008, fq. 57

19
3.2. Roli i NATO-s në konfliktet në Ballkan

Marrëdhëniet e NATO-s me Ballkanin kanë nisur herët, që në fillimet e Luftës së Ftohtë.


Zgjerimi i parë i Aleancës menjëherë pas 12 anëtarëve të saj themelues u bë pikërisht në
drejtim për dy vende ballkanike: Turqia dhe Greqia në vitin 1952. Për këto dy vende ky
hap ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme për t’u shkëputur nga rreziku sovjetik dhe për
të fuqizuar sigurinë Euroatlantike nga Joni deri në kufijtë lindore të Turqisë afër kufirit të
ish-Bashkimit Sovjetik.

Mbas rënies së murit të Berlinit, shpërbërjes së BRSS-së dhe të bllokut të Traktatit të


Varshavës, vendet e Ballkanit (Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria) apo edhe të dala nga
shpërbërja e Jugosllavisë (Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia) shpallën përsëri strategjitë
e tyre integrimin e tyre në NATO. Në Samitin e Brukselit në vitin 1994, NATO miratoi
nismën e Partneritetit për Paqe. Kështu gjithë vendet e lartpërmendura ishin ndër të parat
që u përfshinë në programin Individual të Partneritetit për Paqe.

Një nga sfidat e para dhe serioze më të cilat u ndesh NATO mbas rënies së murit të
Berlinit ishte kriza e Ballkanit, ose e njohur ndryshe kriza e ish- Jugosllavisë. Kjo krizë
kishte filluar disa vite mbas vdekjes së Titos.

Proceset në Evropën Lindore mbas rënies së murit të Berlinit dhe shpërbërjes së


Bashkimit Sovjetik e përshpejtuan krizën Jugosllave. Kjo krizë kaloj ne disa faza të
përgjithshme. Ajo filloj në vitin 1991 me shkëputjen e Sllovenisë, Kroacisë dhe
Maqedonisë dhe vijoj me krizën e Bosnje-Hercegovinës, që kulmoi në vitet 1998-1999
dhe përfundoj si krizë me konflikte dhe luftëra në Maqedoni në pranverën e vitit 2001.

Kriza e ish-Jugosllavisë ishte shumë komplekse. Ajo mori karakterin e një konflikti të
armatosur dhe të përmasave të një lufte gati rajonale. Kriza e ish-Jugosllavisë angazhoi të
gjithë faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë si OKB, OSBE, BE, KE deri të Aleanca
e Këshillit të Atlantikut Verior. Situata tepër e rëndë që ekzistonte bënë të domosdoshëm
angazhimin e NATO-s në zgjidhjen e krizës.

20
Ndërmjet viteve 1992 dhe 1995, NATO mbështeti gjallërisht përpjekjet e OKB-së për
ndalimin e luftimeve në Bosnje e Hercegovinë. Sulmet ajrore kundër forcave serbe të
Bosnjës në gusht e shtator të vitit 1995 e ndryshuan përpjestimin ndërmjet forcave
tokësore dhe i çuan palët ndërluftuese më pranë bisedimeve zyrtare të cilat çuan në
nënshkrimin e Marrëveshjes së Dayton-it në fund të vitit. Vetëm disa ditë më vonë, nën
mandatin e OKB-së, Aleanca vendosi forca shumëkombëshe në Bosnje e Hercegovinë
për zbatimin e Marrëveshjes së Paqes (Implementation Force – IFOR) 20. Këto forca
kishin për detyrë ruajtjen e armëpushimit, ndarjen e forcave ushtarake të njësive
administrative të sapokrijuara (Federata Boshnjake dhe Republika Serbe), kontrollin e
transferimit të territoreve ndërmjet këtyre dy njësive si dhe ruajtjen e armëve të rënda në
vende të caktuar. Objektivat kryesorë u arritën dhe, më pas, në dhjetor 1996, IFOR-i u
zëvendësua me Forcën Stabilizuese – SFOR-in.

NATO e përdori ndërhyrjen ushtarake si mjetin e fundit në Kosovë pas një viti dhunë që
përshkallëzohej dhe shpërfilljeje këmbëngulëse nga rregjimi i Beogradit të rezolutës së
Këshillit të Sigurisë së OKB-së e cila kërkonte ndalimin e shtypjes së popullsisë
shqiptare të kësaj zone. Pasi i shteroi të gjitha mjetet diplomatike dhe pas dështimit të
vazhdueshëm të bisedimeve për paqe, në mars të vitit 1999, Aleanca vendosi të nisë
sulmin ajror kundër strukturave ushtarake e paraushtarake të qeverisë jugosllave. Fushata
e sulmeve ajrore vazhdoi 78 ditë.

Fillimi i fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë, për të ndërprerë fushatën e spastrimit
etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit, i ngriti në kulm marrëdhëniet midis
Shqipërisë dhe Aleancës. Shqipëria de facto sillej, reagonte e vepronte sikur të ishte një
vend anëtar i NATO-s21.

Rasti i ndërhyrjes dhe i goditjes ushtarake të NATO-s mbi Beograd është i pari në
historinë e Aleancës që vepronte ushtarakisht jashtë zonës s saj, e cila historikisht dhe me
status ka mbuluar vetëm zonat e sigurisë Euroatlantike, posaçërisht vendet anëtare të
Organizatës.

20
Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s; “NATO e transformuar”, Bruksel 2004, fq. 23.
21
Bejtush Gashi dhe Pjetër Hidri; “Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike”, Prishtinë 2008, fq. 59.

21
3.3. Mënyrat dhe mjetet e NATO-s për parandalimin e konflikteve

3.3.1. Paralajmërimi

Paralajmërimi i një krize të pashmangshme mund të vijë nga disa burime. Burimi kryesor
mund të jenë sistemet kombëtare të grumbullimit dhe vlerësimit të informacionit. Këto
sisteme informative më pas shkëmbehen midis shteteve aleate nga Shtabi i Përgjithshëm i
NATO-s në Bruksel. Grupe të ndryshme, p.sh. Grupi i informacionit në qarkullim (CIG)
bën çdo ditë raporte përmbledhëse të informacionit aktual, të cilat qarkullojnë nëpër
kryeqytete, në komandat ushtarake të NATO-s dhe në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-
s22.

Por ka edhe forma të tjera të paralajmërimit, të cilat janë në dispozicion të aleatëve mbi
një bazë kombëtare, e cila mund të përfshijë Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s për shkak
të funksioneve të tij bashkërendues. P.sh. paralajmërimi i parë për veprime ushtarake
armiqësore vjen nga disa anomali të vërejtura nga inspektimet e ndryshme të kryera në
bashkëpunim me OSBE-në. Kjo është bazuar në dokumentin e Vjenës të 1992 “Mbi
masat për ndërtimin e sigurisë dhe të mirëbesimit”23.

Anëtarët e NATO-s kanë në dispozicion një mekanizëm bashkërendimi dhe konsultimi, i


cili është Komiteti i verifikimit të bashkërendimit. Ky Komitet vepron edhe si një qendër
konsultimi paralajmërimi, i cili duhet të evidentojë rastet me domethënëse te moszbatimit
të urdhrave dhe detyrave për ushtrimin e kontrollit të armatimeve dhe frenimin e procesit
të armatimit, që mund të sjellin kriza të mundshme.

Koncepti definon një rol të rëndësishëm për Aleancën sa i përket parandalimit të


konfliktit dhe menaxhimit të krizës, pasi që operacionet në përgjigje të krizës si ato në
Bosnjë dhe në Kosovë kanë gjasë të mbeten një aspekt kyç i kontributit të NATO-s për
paqen dhe sigurinë Euro-Atlantike.

22
Bejtush Gashi dhe Pjetër Hidri; “Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike”, Prishtinë 2008, faqe 62.
23
An Agenda for Peace, Raporti 31 Janar 1992, http://disarm.igc.org/index.php

22
3.3.2 Ndërlidhja (komunikacioni)

Monitorimi i zhvillimit të krizave kryhet nga Qendra e NATO-s për Situatën (SITCEN)
në bashkëpunim me ndërlidhjen. Kjo e fundit e mbështetur nga përpunimi dhe shqyrtimi
automatik i të dhënave nëpërmjet sistemeve të integruara të komunikacionit të NATO-s
është 24 orë e drejtuar bashkërisht nga punonjës ushtarakë dhe civilë. Ajo grumbullon,
sistemon dhe shpendin të gjitha informacionet e servirur nga shtetet anëtare dhe
autoritetet ushtarake të NATO-s. Ajo siguron, gjatë gjithë kohës, mjetet teknike për një
konsultim më të shpejt dhe efektiv midis përfaqësuesve të shteteve anëtare dhe
autoriteteve ushtarake të NATO-s, kundër një sfondi (mjedisi) me informacion të
përgjithshëm, i tërhequr nga një bazë të dhënash të përbashkëta.

Pjesëmarrja e Aleancës në mbështetje të përpjekjeve të OKB-së për të zgjidhur krizën në


Jugosllavi pasqyron transformimin e saj hap pas hapi në një kontribuuese të rëndësishme
në administrimin e konflikteve. Roli i saj u shpërfaq më mirë nëpërmjet aksioneve të
ndërmarra nga Aleanca synonin24: ruajtjen e paqes, ndërtimin e saj dhe ushtrimin e
diplomacisë parandaluese.

Ruajtja e Paqes

Aktivitetet e ndërmarra nga Aleanca me synim ruajtjen e paqes përfshin:


 Aktivitetet e ndryshme, nëpërmjet të cilave i jep mbështetje zbatimit të
Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
 Zhvillimi i veprimeve doktrinare për drejtimin e operacioneve paqeruajtëse.
 Zbatimin e programeve edukative dhe kualifikuese për kontribuuesit e fuqishëm
të NATO-s në operacionet paqeruajtëse.

Ndërtimi i paqes

Masat e marra nga Aleanca kanë përfshirë:


 Deklarata politike në mbështetje të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje
politike për konfliktin në Jugosllavi.
24
Bejtush Gashi dhe Pjetër Hidri; “Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike”, Prishtinë 2008, faqe 63.

23
 Mbështetjen politike për konfliktin në Jugosllavi.
 Mbështetjen politike për përpjekjet e OSBE-së në fushatat humanitare për zonat e
konfliktit.
 Bashkëpunimin në fushën e verifikimit dhe të zbatimit të kontrollit të armatimit
dhe masave të marra për çarmatim në Evropë.
 Aktivitetet e përbashkëta nën patronazhin e NACC.
 Sigurimin dhe përgatitjen e personelit që do të veprojë (komandim dhe kontroll)
në zonat e konfliktit.
 Diplomacinë parandaluese.

Masat e marra nga Aleanca në kuadër të saj përfshijnë:


 Mbështetjen për masat e marra nga OSBE-ja për forcimin e sigurisë, duke
përfshirë këtu aktivitete ushtarake të veçanta dhe pakësimin e rrezikut.
 Mbështetjen e përpjekjeve të OSBE-së në fushën e diplomacisë parandaluese dhe
parandalimit të konfliktit.
 Mbështetjen dhe dhënien e ndihmës në funksion të operacioneve humanitare për
të përkrahur shtetet e reja demokratike.
 Bashkërendimin dhe dhënien e ndihmës konsultative politiko- ushtarake për
organizatat evropiane rajonale.

Sidoqoftë, përdorimi i këtyre metodave kërkon sigurimin e mjeteve të nevojshme për


administrimin e konflikteve dhe krizave.

24
3.3.3. Bashkëpunimi me organizmat e tjerë ndërkombëtarë

Në samitin e Rigës në nëntor 2006, Aleatët e NATO-s nënshkruan një përqasje më të


plotë civile-ushtarake të sigurisë. Kjo përqasje shënon një stad tjetër në rrugën e
ndryshimit qysh nga fundi i Luftës së Ftohtë. Një pjesë e rëndësishme e saj është
përmirësimi i bashkëpunimit të Aleancës me organizata të tjera ndërkombëtare25.

Ndryshimi i NATO-s në përgjegjësitë dhe detyrat që prej fillimit të viteve 1990 ka çuar në
nje bashkëpunim më të ngushtë me Kombet e Bashkuara (KB), me Bashkimin Evropian
(BE), me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me shumë
organizata të tjera ndërkombëtare.

Administrimi i krizave, diplomacia parandaluese dhe zgjidhja e shpejtë e krizës përbëjnë


aspektet më të rëndësishme të përpjekjeve të Aleancës me synim ruajtjen e paqes dhe
parandalimin e luftës. Veç kësaj, marrëdhëniet me institucionet tjera ndërkombëtare, si
OKB-ja p.sh., ka gjithashtu një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive dhe
mundësive të NATO-s për administrimin e krizave.

Për shkak të mungesës së kërcënimeve të drejtpërdrejta në territoret e shteteve të NATO-


s, Aleanca në rajonet e përmendura më lart do të luajë një funksion mbështetës ndaj
përpjekjeve të ndërmarra nga institucionet e tjera të sigurisë kolektive, si OKB-ja, OSCE-
ja etj.

Ky rol mbështetës, në thelb, është politik për nga natyra, procesi i mbështetjes në rajonet
problematike përmban elemente politike të mëposhtme26:

1. Identifikimi i një konflikti ose krize dhe pjesëmarrja e mundshme.


2. Identifikimi i një roli të mundshëm.

25
David S. Yost; “Rritja e bashkëpunimit të NATO-s me organizatat ndërkombëtare”, publikim në revistën
Çështje të sigurisë Nr. 6, Dhjetor 2007, fq. 7
26
Bejtush Gashi dhe Pjetër Hidri; “Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike”, Prishtinë 2008, faqe 63.

25
3. Konsultimi me institucionet e tjera mbi natyrën specifike të rolit që do të luajë
Aleanca.
4. Konsultimet midis shteteve anëtare dhe procedurat e vendimmarrjes për ushtrimin e
këtij funksioni.

NATO-ja është ndoshta në mes të rrugës së kalimit nga gjendja e Luftës së Ftohtë te
përshtatja me kërkesat aktuale të sigurisë. Asaj i është dashur të merret me krizat urgjente
e po ashtu edhe me detyrat e stabilizimit afatgjatë dhe rindërtimit. Ajo nuk mund t’i
përballojë e vetme në mënyrë efektive këto sfida. NATO-ja dhe disa organizata të mëdha
ndërkombëtare të sigurisë duhet të gjejnë rrugë për të punuar së bashku në mënyrë më
produktive nëse synojnë të arrijnë objektivat e tyre të përbashkët27.

Mund të përmendim shumë shembuj ku NATO-ja dhe strukturat e saj kanë bashkëpunuar
ngushtë me institucione të tjera për administrimin dhe zgjidhjen e krizave. Pjesëmarrja e
Aleancës në ish- Jugosllavinë ka qenë në shumë mënyra.

Në përgjigje të kërkesës së bërë në zyrat qendrore të OSBE-së, këshilli i Atlantikut


Verior, në shtator të vitit 1992, pranoi të përcaktonte me OKB-në dhe OSBE-në
(Konferenca mbi sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë) detajet e një plani paraprak në
mbrojtje të operacioneve humanitare dhe të procesit të monitorimit të armëve të rënda të
organizuara deri në atë kohë nga autoritetet ushtarake të NATO-s. Veç kësaj, Aleanca vuri
në dispozicion të grupeve të punës në Konferencën Ndërkombëtare për çështjen e
Jugosllavisë përvojat e saj dhe paraqiti propozimet mbi masat që duhet të merren në
lidhje më çështjet e sigurisë.

Bashkë me Forcat Detare të Bashkimit Perëndimor Evropian (WEU), Aleanca ka drejtuar


operacione monitoruese detare në mbështetje të rezolutave 713 dhe 757 të Këshillit të
Sigurimit të OKB-së, i cili vendoste embargo armësh për të gjithë republikat e ish-
Jugosllavisë dhe një embargo ekonomike për Serbinë dhe Malin e Zi.

27
David S. Yost; “Rritja e bashkëpunimit të NATO-s me organizatat ndërkombëtare”, publikim në revistën
Çështje të sigurisë Nr. 6, Dhjetor 2007, fq. 8.

26
3.4. Krijimi i partneritetit për paqe

Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë strategjitë ushtarako-politike të NATO-s kanë marrë një
kthesë të madhe dhe që nga ai moment Aleanca Transatlantike ka filluar një politikë të
afrimit në rradhët e saj edhe të atyre shteteve që më parë kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit
Sovjetik dhe Paktit të Varshavës. Këtë politikë NATO e ka organizuar nëpërmjet krijimit
të Partneritetit për Paqe me këto shtete.

Organizata Transatlantike e njohur me emrin NATO, është ajo organizatë e cila u krijua
në një periudhë të caktuar kohore, nga rrethanat që tashmë i kemi potencuar gjatë punimit
të diplomës, mirëpo edhe pse është krijuar në një kohë të caktuar, afati i veprimtarisë së
saj nuk është caktuar, kjoi pasi që veprimtaria e kësaj aleance mund të zgjasë aq sa
zgjasin mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve anëkënd globit.

Pikërisht me 11 Janar të vitit 1994 NATO shpalli Partneritetin për Paqe, ku me këtë akt
kjo aleancë dëshmoi edhe një herë se është një aleancë paqësore dhe e gatshme t’u ofrojë
shteteve që janë të interesuara, Partneritet për paqe. Kjo aleancë gjatë veprimtarisë së saj
të deritanishme është treguar mjaft efikase, prandaj edhe është mjaft tërheqëse për një
numër të madh shtetesh nga Evropa të cilat po mundohen t’i plotësojnë kushtet apo
standardet që një ditë të jenë pjesë e aleancës së parë ushtarako-politike të krijuar
ndonjëherë në kohë paqeje në botë, dhe që njëheri mbetet aleanca më e fuqishme
ushtarako-politike në gjithë rruzullin tokësor.

Që nga themelimi i saj, aleanca e NATO-s gjithmonë ka qenë aleancë ushtarake


mbrojtëse, gjë që nënkupton se formimi dhe ekzistenca e saj ka pasur dhe ka karakter
mbrojtës dhe se nuk paraqet kërcënim apo rrezikim të ndonjë shteti. Po kështu NATO
është bërë forum kryesor i marrëdhënieve në mes të shteteve evropiane dhe SHBA-ve.

Viteve të fundit sistemi ushtarak i kësaj aleance është duke përjetuar ndryshime të mëdha.
Këto ndryshime janë të fokusuara më tepër në strukturën strategjike organizative, në
doktrinën e veprimit, të armatimit dhe të pajisjeve ushtarake. Siç, është potencuar më

27
herët aleanca e NATO-s pas Luftës së Ftohtë ka ndryshuar në masë të madhe politikën
strategjike të saj, duke krijuar marrëdhënie për Partneritet për Paqe dhe vendet joanëtare
të kësaj aleance. Shumë shtete kanë filluar angazhimin e tyre në Partneritet për Paqe duke
shpresuar që një ditë të bëhen edhe vetë pjesë e kësaj aleance 28. Mirëpo ka vende që janë
të futura në këtë partneritet për paqe, por që tash për tash edhe po t’i bëhej ftesa për
anëtarësim në këtë aleancë do ta refuzonin një gjë të tillë.

Në këtë Partneritet për Paqe janë të angazhuara shumë shtete si: Federata Ruse, Ukraina,
Shqipëria, Kroacia (këto dy vende vitin e kaluar janë anëtarësuar me të drejta të plota në
Aleancën e NATO-s), pastaj Maqedonia, Suedia, Austria, Zvicrra, Azerbejxhani,
Usbekistani, Moldavia etj, kurse nga nëntori i vitit 2006 NATO ka krijuar raporte
Partneriteti edhe me Bosnjë- Hercegovinën, Malin e Zi dhe me Serbinë.

Çdo joanëtar i aleancës ka të drejtë ti propozojë kësaj aleance bashkëpunimi në cilëndo


fushë që është i interesuar. Duhet ditur fakti se vetë Partneriteti për Paqe, nuk është pjesë
e NATO-s dhe se bashkëpunimi në këtë rast nuk do të thotë se është zëvendësimi i
anëtarësimit të mundshëm.

Vendet e NATO-s dhe ato të Partneritetit për Paqe vazhdojnë të konsultohen me njëra-
tjetren për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me politikën dhe sigurinë, kjo
nëpërmjet Këshillit të Partneritetit euroatlantik. NATO po ashtu po zhvillon marrëdhënie
të mnira bashkëpunimi edhe me Bashkimin Evropian.

Pra, me krijimin e këtij Partneriteti për Paqe rriten shancet për krijimin e një bote më të
sigurtë dhe paqësore, mirëpo që siguria dhe paqja të jenë të garantuara në këtë botë të
mbushur me urrejtje, nevojitet akoma një punë e sinqertë dhe shumë e madhe e njerëzve
që ia duan të mirën njerëzimit.

28
Bebler Anton, “Hyrje në integrimet Evropiane”, Prishtinë, 2008, fq. 67-71.

28
3.5. Parandalimi përmes dimensionit të mbrojtjes

Në mjedisin e tanishëm politik dhe strategjik në Evropë, suksesi i rolit të Aleancës në


ruajtjen e paqes dhe në parandalimin e luftës varet, madje edhe më tepër se në të
kaluarën, në efektivitetin e diplomacisë parandaluese dhe në menaxhimin me sukses të
krizave që ndikojnë te siguria. Elementet politike, ekonomike, sociale dhe të mjedisit të
sigurisë dhe stabilitetit po marrin kështu rëndësi gjithnjë e më të madhe.

Sidoqoftë, dimensioni i mbrojtjes i Aleancës mbetet i pazëvendësueshëm dhe kontribuon


në ruajtjen e stabilitetit në Evropë si dhe në menaxhimin e krizës. Riorganizimi i forcave
të Aleancës që nga fundi i Luftës së Ftohtë tani i mundëson NATO-s të reagojë ndaj një
game shumë më të gjerë situatash të paparapashme. Ndërkaq, ruajtja e një aftësie
adekuate ushtarake dhe gatishmëria e qartë për të vepruar koletivisht në mbrojtjen e
përbashkët mbeten qëndrore për objektivat e sigurisë të Aleancës.

Në pikë të fundit, kjo aftësi, e kombinuar me solidaritetin politik, është menduar të


parandalojë çdo përpjekje të detyrimit me dhunë dhe të frikësimit, dhe për t’u siguruar se
agresioni ushtarak i drejtuar kundër Aleancës kurrë nuk mund të kuptohet si një opcion që
ka ndonjë prospekt për sukses, duke garantuar kështu sigurinë dhe integritetin territorial
të shteteve anëtare dhe duke mbrojtur Evropën si tërësi nga pasojat që do të pasonin nga
cilido kërcënim ndaj Aleancës29.

Korniza e NATO-s për procesin e planifikimit të mbrojtjes vjen nga parimet themelore që
janë bazë për sigurinë kolektive si tërësi 30: solidariteti politik midis vendeve anëtare;
promovimi i kolaboracionit dhe lidhjet e forta midis tyre në të gjitha fushat ku kjo u
shërben interesave të tyre të përbashkët dhe individualë; ndarja e roleve dhe e
përgjegjësive dhe njohja e angazhimeve të ndërsjella; dhe një ndërmarrje e përbashkët për
të ruajtur forcat adekuate ushtarake për ta mbështetur strategjinë dhe politikën e
Aleancës.

29
NATO, “Doracak”, Bruksel 2001, faqe 161.
30
Po aty, faqe 161.

29
PËRFUNDIMI

NATO është padyshim organizata moderne më e frytëshme në çështjet e sigurisë. Kyçi


për suksesin e Aleancës mbështetet në parimet e vlerat mbi të cilat është zhvilluar. Në
rrethanat e natyrës së ndryshueshme të kërcënimeve dhe të ndryshimit të përparësive të
sigurisë, ato vlera të demokracisë, respekti për të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë
në të vërtetë idealet që bashkojnë shtetet anëtarë. Fuqia e NATO-s i ka rrënjët në aftësinë
e saj për të ndryshuar, për t’a ndryshuar vetveten me qëllim që t’u kundërpërgjigjet
kërcënimeve të rinj asimetrikë, terrorizmit ndërkombëtar dhe përhapjes së armëve të
shkatërrimit masiv. Duke mbajtur parasysh rolin kufizues e mbrojtës, NATO është
garancia për sigurinë kombëtare të anëtarëve të saj.

Mekanizmat e tij konsultativë, strukturat ushtarake, përvojat në kontrollin politik të


operacioneve ushtarake, aftësitë ushtarake dhe anëtarësitë e saj transatlantike, të gjitha
këto përbëjnë një ndërthurje përvoje, ekspertize dhe aftësi që mund të vihet në
dispozicion të OKB-së ose OSBE-së në mbështetje të aktiviteteve më qëllim
parandalimin e konflikteve dhe administrimin e krizave nën autoritetin e organizatave
ndërkombëtare të lartpërmendura.

Në përfundim duhet të theksojmë se:


 Qëndrimi i Aleancës në parandalimin e konflikteve, para së gjithash, ka shkuar
prej funksioneve thelbësore të mbrojtjes dhe parandalimit.
 Kufiri i përfshirjes së Aleancës në parandalimin e konflikteve mbetet për t’u
përcaktuar.
 Megjithatë, edhe sikur ky kufi të përcaktohet, Aleanca, për një të ardhme të
parashikueshme dhe për shkak të diskutimeve dhe shqyrtimeve brenda saj, do të
luajë një rol mbështetës dhe përkrahës për institucionet e tjera të përfshira në
parandalimin e konflikteve.

30
LITERATURA

1. Gashi, Bejtush dhe Hidri, Pjetër “Konfliktet ndërkombëtare dhe


ndëretnike”, Instituti për studime të sigurisë dhe integrimeve
"Katana", Prishtinë 2008.
2. Bebler Anton, “Hyrje në integrimet Evropiane”, Prishtinë, 2008.
3. David S. Yost; “Rritja e bashkëpunimit të NATO-s me organizatat
ndërkombëtare”, publikim në revistën Çështje të sigurisë Nr. 6,
Dhjetor 2007.
4. Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s; “NATO e
transformuar”, Bruksel 2004.
5. Hampson, Fen Osler dhe David Malone: “From Reaction to
Conflict Prevention: Opportunities for the UN System”. Boulder, CO,
Lynne Rienner Press 2002.
6. Lund, Michael S:“Early Warning and Preventive Diplomacy,“
United States Institute of Peace Press 1996.
7. NATO, “Doracak”, Bruksel 2001
8. Nisma për Edukim Euroatlantik, “NATO vështruar në mënyrë të
përmbledhur”, Sofie Prill 2006,
9. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për
parandalimin e konfliktit të armatosur, A/55/985, C2001/574, 7
qershor 2001.
10. Selca, Florent; “NATO dhe siguria globale”, Pejë 2009.
11.Werner Bauwens, Luc Reychler, Luise Druke; “The Art of Conflict
Prevention”, Korrik 1994.

31
Burimet nga Interneti:

 Shtabi i NATO-s, Zyra e NATO-s për Informim dhe Shtyp, “Doracak i NATO-
s”, 2001 www.nato.int/docu/handbook/2001/pdf/handbook.pdf
 Selia e NATO-s , “Kuptimi i NATO-s së re – një prezentim për partnerët”,
publikim i vitit 2004, në linkun www.nato.int/docu/other/al/handbook.pdf
 Divizioni publik dhe diplomatik i NATO-s,“NATO në shekullin e XXI”, 2004
publikim në www.nato.int
 Janush Bugajski, “Cila është e ardhmja e NATO-s”, 2007, në
http://www.lajmishqip.com/?p=1878
 Annan, Kofi A.: Millennium Report of the UN Secretary General: “We, the Peoples,
Role of the UN in 21st Century” 2000, publikuar në
http://www.unmillenniumproject.org/reports/fullreport.htm
 An Agenda for Peace, Raporti 31 Janar 1992, http://disarm.igc.org/index.php

32

You might also like