You are on page 1of 11

ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE – KOLLOKFIUMI I DYTË

PUNOI: FLORIAN MURSELI

 BASHKIMI EVROPIAN

Me Traktatin e Lisbonës (2007), Bashkimi Evropian ka shtatë institucione kryesore:


 Këshilli Evropian;
 Këshilli i Bashkimit Evropian;
 Parlamenti Evropian;
 Komisioni Evropian;
 Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian;
 Banka Qendrore Evropiane;
 Gjykata Evropiane e Auditorëve.

 Këshilli Evropian

Këtë këshill e përbëjnë kryetarët e shteteve apo qeverive të të gjitha shteteve të BE-së, plus kryetari i
Komisionit Evropian.
Këshilli Evropian nënshkruan te gjitha aktet ligjore qe dalin nga institucionet e BE-se, me përjashtim te
akteve ligjore qe dalin nga Parlamenti. Po ashtu, nënshkruan, inicion dhe përcjell zbatimin e
marrëveshjeve me vendete treta.
Në parim Këshilli Evropian takohet katër herë në vit për t’u akorduar për politikën e përgjithshme të
BE-së dhe për të shqyrtuar progresin e arritur. Ky organ paraqet organin mëtë lartë të vendimmarrjes
në BE dhe njëherësh ky është shkaku se pse mbledhjet e këtijkëshilli quhen shpesh
samite.
Këshilli Evropian ka presidentin me mandat 2.5 vjet. Është institucion ndërqeveritar,
megjithatë institucioni i presidentit është supranacional. Presidenti mund te rizgjidhet vetëm edhe
për një mandat të dytë.
Këshilli Evropian dhe Këshilli iBashkimi Evropian janë dy institucionet me fuqinë më të madhe
vendimmarrëse në BE.

 Këshilli i Bashkimit Evropian

Ky institucion më parë i njohur si Këshilli i Ministrave përbëhet nga ministrat qeveritarë nga të gjitha
shtetet e BE-së. Është institucion qe ekziston që nga themelimi i Bashkimit Evropian. Këshilli takohet
rregullisht për të marrë vendimet dhe për të kaluar/miratuar ligje evropiane.
Këshilli i Ministrave është organ supranacional i BE-se, gjithashtu organi më kompetent për
anëtarësim dhe largim te vendeve anëtare nga Bashkimi Evropian.
Udhëheqja e Këshillit te Bashkimit Evropian behet me rotacion, çdo 6 muaj. Kryetari i Këshillit te
Ministrave është kryetari i qeverise se shtetit qe ka presidencën aktuale te radhës ne BE.
Këshilli i Unionit Evropian ndahet ne 10 këshille.
Vendimmarrja

Në Këshill behet me votim në shumice të thjeshte, shumice te cilësuar (2/3), dhe me shumice
absolute. Po ashtu hyn edhe vota e dyfishtë, dmth ne baze te madhësisë se territorit dhe numrit te
banoreve. Sa më i madh të jetë numri i banorëve të një shteti, aq më shumë vota ka ai shtet në
Këshill. Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar me nga 29 vota,ndërkaq më së paku, Qipro,
Estonia, Letoni, Luksemburgu, Sllovenia me nga 4 si dhe Malta 3 vota.

Gjashtë përgjegjësi:

1) të miratojë ligjet evropiane, në shumë sfera me PE-në;


2) të koordinojë politikat ekonomike dhe sociale të shteteve anëtare;
3) të realizojë marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet BE-së dhe një ose më shumë shteteve apo
organizatavendërkombëtare;
4) të aprovojë buxhetin e BE-së së bashku me PE-në;
5) të zhvillojë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke u bazuar në
parimet udhëzuese të Këshillit Evropian;
6) të koordinojë bashkëpunimin mes gjykatave nacionaledhe forcave policore në çështjet e
krimit.

 Komisioni Evropian

Është institucion i pavarur politikisht nga qeveritë e shteteve.Ndër përgjegjësitë, Komisioni harton
propozime për ligje të reja dhe ia paraqet Parlamentit dhe Këshillit.
Po ashtu është krah ekzekutiv i BE-së, pra është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Parlamentit
dhe Këshillit.Çdo pesë vjet (5) zgjidhjet Komisioni i ri, brenda gjashtë muajve pas zgjedhjeve për
Parlamentin Evropian.
Qeveritë e shteteve anëtare pajtohen kush të jetë kryetar i Komisionit. Kryetari i emëruar i Komisionit
miratohet pastaj nga Parlamenti. Kryetari i Komisionit Evropian njëkohësisht është edhe nënkryetar i
Këshillit Evropian.

Rolet kryesore të Komisionit:

1) propozon ligje
2) Parlamentit dhe Këshillit të bashkimit Evropian;
3) menaxhon dhe zbaton
4) politikat dhe buxhetin e BE-së;
5) zbaton ligjin evropian,
6) së bashku meGjykatën e Drejtësisë;
7) përfaqëson BE-në në skenën ndërkombëtare.
 Parlamenti Evropian

Zgjidhet direkt nga qytetarët e BE-së për të përfaqësuar interesat e BE-së. Zgjedhjet mbahen çdo 5
vite.
Një shtet përfaqësohet me mësë paku 6 dhe më së shumti 96 deputet ne PE.
Parlamenti ka 785 anëtarë nga të gjithashtetet e BE-së (27shtete), ndërsa nga legjislatura e ardhshme
(2014), do te ketë fiks 750 deputet.
Anëtarët e PE nuk ulen në blloqet nacionale, por në grupe politike mbarë evropiane. Parlamenti
evropian ka tre vende pune, në Bruksel, Luksemburg dhe Strasburg-Francë (selia qendrore).
Parlamenti është institucion supranacional, ka kryetarin me mandat 2.5 vjet dhe 14 nënkryetar.
Parlamenti Evropian ka 20 Komisione Parlamentare.

Ndër kompetencat e PE-së veçojmë:

1) ligjvënie;
2) administrativ-buxhetor;
3) institucional;
4) zgjedh ombudspersonin;
5) diskuton për marrëveshjet ndërkombëtare;
6) miraton zgjerimin e BE-se etj.

Fusha me e rëndësishme qe i shtohet kompetencave te PE-se është miratimi i Buxhetit te BE-se dhe ka
te drejte ne miratimin, bllokimin apo vërjen e vetos ndaj miratimit te Buxhetit.
Po ashtu kontrollon mënyrën e shpërndarjes dhe shpenzimit te buxhetit nga Komisioni Evropian.
Kontrolli politik ushtrohet më tepër ndaj Komisionit Evropian-pyetje meshkrim,shqyrtim i raporteve
etj.

 KËSHILLI I EVROPËS

Ky nuk është aspak institucion i BE. Është një organizatë ndërqeveritare që, mes tjerash, ka për qëllim
t’i mbrojë të drejtat e njeriut, të promovojë diversitetin kulturor etj. U formua më 1949 dhe një nga
arritjet është hartimi i KonventësEvropiane për të Drejtat e Njeriut. Për t’ua bërë të mundur
qytetarëve që t’i gëzojnë të drejtat e tyre të parapara me këtë Konventë, Këshilli formoi Gjykatën
Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Institucionet kryesore të Këshillit janë:

1) Komiteti i Ministrave;
2) Asambleja Parlamentare;
3) Kongresi i autoriteteve rajonale dhe lokale;
4) Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe
5) Sekretariati i Përgjithshëm;
6) Komisionari për të Drejtat e Njeriut.

Komiteti i Ministrave është organi më i lartë dhe vendimmarrës i Këshillit të Evropës. Këshilli ka 47
shtete, përfshirë të gjitha shtetet e BE-së.
 Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë është në Luksemburg dhe nuk duhet të ngatërrohet me Gjykatën
Evropiane për Të Drejtat e Njeriut që ndodhet në Strasburg.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë kanë përbërje të saj nga një gjykatës prej secilit shtet anëtar.
Gjykatësit caktohen për një mandat 6-vjeçar, por që është i rinovueshëm dhe për caktimin e tyre
duhet të që gjitha qeveritë e shteteve anëtare të BE-së të bien dakord.

Gjyqtarët zgjedhin Presidentin e Gjykatës që e kryen këtë role për një periudhë 3-vjeçare.

Tetë avokatë të përgjithshëm (secili prej tyre ka dy sekretarë ligjorë)ndihmojnë gjyqtarët në ushtrimin
e detyrave të tyre.
Gjykata punëson edhe një staf prej rreth 1100 personash që përfshihen në kryerjen e detyrave
administrative.

 Banka Qendrore Evropiane

Banka Qendrore Evropiane (ECB) është një nga bankat qendrore më të rëndësishme në botë,
përgjegjëse për politikat monetare për 16 vendet anëtare të Eurozonës.

Ajo u themeluar nga Bashkimi Evropian (BE) më 1998 me qendër në Frankfurt, Gjermani.

BQE është formuar, në bazë të Traktatit të Bashkimit evropian dhe të “statutit të sistemit evropian të
bankave qëndrore dhe të Bankës qëndrore evropiane“, më 1 qershor 1998, ndërsa ka filluar të
funksionojë më 1 janar 1999, kur të gjitha funksionet e politikës monetare dhe normave të këmbimit
të 11 bankave qëndrore kombëtare u transferuan në BQE.

BQE është organi qëndror i Eurosistemit dhe i Sistemit europian të bankave qëndrore.

Eurosistemi grupon BQE dhe bankat qëndrore kombëtare të Shteteve anëtare të Bashkimit evropian,
që kanë adaptuar euron. Në kuadrin e Eurosistemit, BQE-s i janë besuar misionet që më parë
kryheshin prej bankave qëndrore kombëtare: emetimin e monedhës dhe politikën monetare.

Ndërsa Sistemi evropian i bankave qëndrore përfshin BQE dhe bankat qëndrore të 27 Shteteve
anëtare të BE. Bankat qëndrore të Shteteve, antare të BE, por që nuk marrin pjesë në zonën euro,
kanë një status të veçantë: ato kanë të drejtë të zbatojnë një politikë monetare kombëtare autonome,
por nuk marrin pjesë në marrjen e vendimeve të politikës monetare të zonës euro dhe as në zbatimin
e tyre.
 Gjykata Europiane e Audituesve

Në tetor 1977, 40 vjet më parë themelohej Gjykata Evropiane e Audituesve (ECA), struktura
përgjegjëse për kontrollin dhe auditimin e fondeve dhe programeve të Bashkimit Evropian për Shtetet
e tij Anëtare dhe për vendet kandidate e aspirante për t’u anëtarësuar në BE.

Ky institucion, që konsiderohet një nga pesë institucionet themelore të Evropës së Bashkuar, së


bashku me Parlamentin Evropian, Këshillin e Evropës, Komisionin Evropian dhe Bankën Qendrore
Evropiane, ka vepruar si një ruajtës, gardian i pavarur i interesave financiare të qytetarëve të
Bashkimit Evropian.

ORGANIZATAT RAJONALE

Aspektet e studimit të Organizatave Ndërkombëtare janë:filozofik; politik dhe ligjor.


Organizatat Rajonale ndahen në tri grupe:
a) organizatat euro-atlantike:OECD; OSBE;NATO, etj. Quhen euro-atlantike sepse në gjirin e vet
mbajnë edhe shtete jo evropiane(ShBA, Kanada, etj.);
b) organizatat pan-evropiane:Këshilli i Evropës;
c) organizatat supranacionale:Komiteti i Thëngjillit dhe Çelikut, Euro-Atom, etj.

 ORGANIZATA E SHTETEVE AMERIKANE

Është organizata rajonale më e vjetër në botë. Iniciativën për bashkimin e shteteve të Amerikës Latine
e hasim qysh më 1815 në“Kartën e Jamajkës”.

Ndërsa tek më 1948 në Konferencën e IX ndër amerikane, në Bogota është aprovuar“Pakti i Bogotasë”
me të cilin kanë pushuar të veprojnë shumë marrëveshje ndër amerikane mbi zgjidhjen paqësore të
konflikteve.

Qëllimet kryesore të Organizatës së Shteteve Amerikane ndër tjera janë:


 përparimi i paqes dhe sigurisë së kontinentit;
 parandalimi i shkaqeve të mundshme që mund të jenë burim i konflikteve;
 angazhimi për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve ndërmjet anëtarëve;
 përparimi i bashkëpunimit ekonomik, social e kulturor;
 agresioni mbi një shtet amerikan përfaqëson agresion mbi të gjitha shtetet amerikane;
 etj.

Organet kryesore te Organizatës janë:

1) Asambleja e përgjithshme;
2) Mbledhja konsultative e ministrave të punëve të jashtme;
3) Këshillat;
4) Komiteti juridik ndër amerikan;
5) Komisioni ndër amerikan për të drejtat e njeriut;
6) Sekretariati i përgjithshëm
 Asambleja e Përgjithshme

Eshtë organ suprem i Organizatës. Përbëhet nga të gjitha shtetet anëtare dhe secili shtet ka një votë.
Asambleja shqyrton politikën e përgjithshme të organizatës; harmonizon bashkëpunimin me Kombet
e Bashkuara dhe organizatat tjera në lëmin ekonomik, social, kulturor, shkencor; etj.
Vendimet në Asamble merren me shumicëabsolute, përveç në rastet kur kërkohet shumica prej dy të
tretave

 BASHKIMI AFRIKAN

Bashkimi Afrikan (BA) është një bashkim kontinental i përbërë nga të 55 vendet në kontinentin
afrikan, duke u shtrirë pak në Azi nëpërmjet gadishullit Sinai në Egjipt.
Ajo u krijua më 26 maj 2001 në Addis Abeba, Etiopi dhe filloi më 9 korrik 2002 në Afrikën e Jugut, me
qëllim të zëvendësimit të Organizatës së Unitetit Afrikan (OAU), i themeluar më 25 maj 1963 në Addis
Ababa, me 32 qeveritë nënshkruese.
Vendimet më të rëndësishme të Bashkimit Afrikan (AU) bëhen nga Asambleja e Bashkimit Afrikan, një
mbledhje gjysmëvjetore e krerëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të saj. Sekretariati i
AU-së, Komisioni i Bashkimit Afrikan, është i bazuar në Addis Abeba.

 LIGA ARABE

Është organizatë rajonale e krijuar me Paktin e Ligës Arabe, më 1945 në Kajro. Qëllimi i krijimit ishte
ruajtja e sovranitetit dhe pavarësisë së shteteve anëtare si dhe përparimi i bashkëpunimit ekonomik,
politik social, kulturor, etj. pakti është i hapur për secilin shtet të pavarur arab.

Shtetet mund ta lëshojnë Ligën, por edhe mund të përjashtohen me vendim unanim të Këshillit nëse
cenohen rregullat e Paktit.
Liga Arabe është themeluar mbi parimet e respektimit të pavarësisë, të sovranitetit dhe të
mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit.

Organet kryesore të Ligës janë:

1) Këshilli (ose Mexhlisi) dhe


2) Sekretariati i Përgjithshëm.

 Këshilli i Ligës Arabe

Eshtë organ suprem i Ligës, përbëhet nga një përfaqësues i shteteve anëtare. Këshilli i ligës mbikëqyr
përmbushjen e marrëveshjeve që kanë lidhur anëtarët;shqyrton mosmarrëveshjet midis anëtarëve
dhe cakton kushtet dhe modalitetet e bashkëpunimit me organizatat e tjera ndërkombëtare.
Çdo shtet anëtar i Ligës ka një votë.
Vendimet merren njëzëri në rastet kur merren masa për ndërprerjen e agresionit dhe përjashtimit nga
Liga. Në këso rastesh vendimet janë obligative për të gjithë anëtarët.

Vendimet që merren me shumicë të thjeshtë janë të detyrueshme vetëm për shtetet që janë
deklaruar për to. Kjo mënyrë praktikohet në rastet e pajtimit ose arbitrazhit. Shumica prej dy të
tretave
kërkohet për revidimin e Paktit dhe për zgjedhjen e sekretarit të organizatës. Liga ka shtatë (7)
komitete të përhershme.

 Sekretariati i Përgjithshëm

Eshtë organ i përhershëm i Ligës, në krye të të cilit është Sekretari i Përgjithshëm. Sekretarin e
përgjithshëm e emëron Këshilli i Ligës për mandat 5 vjeçar. Selia e Ligës është në Kajro.
 NATO (Pakti Veri atlantik)

Është krijuar më 1949 në Uashington nga dhjetë shtete të Evropës Perëndimore dhe Shtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.

NATO është organizatë ushtarako-politike e shteteve kapitaliste të Evropës dhe Amerikës Veriore, në
kohën kur bota ishte ndarë në dy sisteme antagoniste Lindje-Perëndim.
Sipas Marrëveshjes,shtetet anëtare të NATO-s ndër tjerash, shprehin besimin në parimet dhe qëllimet
e Kartës së OKB-së:

 obligohen se mos marrëveshjet do t’i zgjidhin me mjete paqësore;


 do të rezervohen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare;
 pajtohen që çfarëdo sulmi ndaj një vendi anëtarë të aleancës do të konsiderohet si sulm
kundër të gjithëve, me ç’rast do të ndihmojnë palën ose palët e sulmuara duke marrë të gjitha
masat e nevojshme, përfshirë edhe përdorimin e forcave të armatosura për rikthimin e
sigurisë.

Organet kryesore të Organizatës janë:

1) Këshilli;
2) Komiteti i Mbrojtjes;
3) Sekretari i Përgjithshëm;
4) Komiteti Ushtarak;
5) Komandat.

 Këshilli (Këshilli i NATO-s, Këshilli Veri atlantik)

Eshtë organi më i lartë i NATO-s.Përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha shteteve anëtare, në nivel të
ministrave të punëve të jashtme.
Këshilli takohet dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë.
Këshilli ka autorizimi qëtë shqyrtojë çfarëdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e marrëveshjes.
Vendimet në Këshill merren unanimisht.

Në kuadër të NATO-s janë krijuar edhe disa organe ndihmëse, të quajtura Komitete si:
 komiteti i mbrojtjes;
 komiteti ushtarak;
 komiteti i mbrojtjes civile etj.

 Komiteti i mbrojtjes

Përbëhet nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare dhe është i ngarkuar që


t’i diskutoj të gjitha çështjet e politikës ushtarake. Ka në përbërje Komitetin për çështje të mbrojtjes
nukleare, Grupin për planifikimin bërthamor dhe Eurogrupin.

 Komiteti ushtarak dhe komandat

Përbëhet nga shefat e shtatmadhorie kurse ndihmohet nga një trup i përhershëm ushtarak.
Komiteti...përgatitë rekomandime për Këshillin dhe Komiteti ne mbrojtjes lidhur me çështjet
ushtarake.

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Eshtë kryetar i Këshillit të NATO-së dhe i Komitetit për mbrojtje. Kujdeset dhe ofron shërbime
bashkëpunimi për shtetet anëtare; propozon mënyra për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve;
udhëheqë punën e Sekretariatit të përgjithshëm; etj.
Atë e ndihmojnë nënsekretari dhe katër ndihmës për çështje të ndryshme.Edhe në bazë të Traktatit
themeltar të NATO-s, me nenin 13 parashihet që pas 20 vjetësh ngahyrja në fuqi e Traktatit, secila nga
palët kontraktuese mund të dal nga ai një vit pasi t’i ketë notifikuar denoncimin qeverisë së ShBA-së,
e cila për këtë i informon palët e tjera.
Në kohë paqeje, forcat e armatosura të secilit shtet janë nën komandën e shtetit përkatës.

 TRAKTATI I VARSHAVËS

Është krijuar si kundër përgjigje e BRSS-së dhe shteteve të demokracisë popullore për ekzistimin e
paktit NATO dhe hyrjen e Gjermanisë në të.

Kështu,shtetet socialiste të Evropës Lindore më 1955 kanë aprovuar Marrëveshjen mbi


miqësinë,bashkëpunimin dhe ndihmën e përbashkët, Më ç’rast është krijuar një strukturë politiko-
ushtarake, si kundërpeshë përballë NATO-s.

Anëtarë themelues të Traktatit të Varshavës kanë qenë Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia,Republika


Demokratike e Gjermanisë, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Bashkimi Sovjetik.

Shqipëria, ka lëshuar përfundimisht Traktatin e Varshavës më 1968.


Organ kryesor i Traktatit të Varshavës ka qenë:
Komiteti Politik Konsultativ, ku shtetet anëtare të Paktit kanë qenë të përfaqësuara nga kryetarët e
qeverive ose të partive.

Komiteti Politik Konsultativ - ka qenë i autorizuar të shqyrtojë cilëndo çështje që është e lidhur me
përmbushjen e detyrimeve nga Traktati.
Ai mblidhej rregullisht një herë në vit. Sipas nevojës,ai mund të krijonte organe tjera ndihmëse.
Për realizimin e qëllimit kryesor është krijuar Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura
të cilën e përbënin komandantët e përgjithshëm dhe zëvendësit e tyre.
Komanda zakonisht përbëhej nga ministrat e mbrojtjes dhe kështu ata përbënin Komitetin e
Ministrave të Mbrojtjes.

Teksti i Traktatit ka qenë pak a shumë i njëjtë me atë të NATO-së,shprehet besimi në parimet e Kartës
së OKB-së;
zotimi se do të përmbahen nga kërcënimime forcë ose përdorimi i forcës;
se do të angazhohen për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare; etj.

Traktati i Varshavës ka qenë marrëveshje e hapur dhe mund t’i bashkohej çdo shtet. Ai ka qenë i
lidhur për 20 vjet dhe është vazhduar automatikisht çdo herë për 10 vjet të tjerë.
Në korrik të vitit 1991 është marrë vendimi për shpërndarjen e Traktatit dhe deri në fund të vitit 1992
Traktati i Varshavës është shpërbërë përfundimisht.

 INSTITUCIONET E SPECIALIZUAR

Nocioni i instutucioneve të specializuara është dhënë në nenin 57 te Kartes se OKB-se.


Sipas tij :institucionet e specializuara janë krijuar me marrveshje ndërqeveritare dhe jane pajisur me
instrumente te tyre themelore me pergjegjësi të gjerë nderkombëtare në fushat
ekonomike,sociale,kulturore, arsimore ,shëndetësore dhe fusha te tjera që lidhen me Kombet e
Bashkuara.

 Organizata Botërore e Punës (ILO)

ILO eshte formuar pas luftes se parë Botrore ne kuader te liges se popujve .
Pas Luftes II Botërore fiton statusin e instutucionit te OKB-se më seli në Gjeneve.
Qellimi i org. është që me marrveshje nderkombëtare të sigurojë kushte më të mira të punës dhe
pozitë me te mire te punëtorëve.
Organi me i larte i saj është konferenca e përgjithshme e cila bjen rekomandime :bashkimin e lire në
sindikata ,kohëzgjatja e punës dhe caktimin e meditjeve minimale mbrojtja e grave në punë dhe
pengimi i punës se femijeve të mitur,te drejta në pushim dhe mbrojtje shendëtsore.
 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH – WHO)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (angl.: World Health Organization, WHO) është organizatë e
Kombeve të Bashkuara që merret me çështje të shëndetit publik.
Është themeluar më 7 prill të vitit 1948, prandaj kjo ditë njihet edhe si Dita Botërore e Shëndetësisë.

WHO (OBSH) është autoriteti drejtues dhe koordinues për shëndetin brendasistemit të Kombeve të
Bashkuara. Ajo është përgjegjëse për ofrimin e lidershipit mbi çështje të shëndetit botëror duke
formuluar axhendën e çështjeve tëshëndetit duke përcaktuar norma dhe standarde, artikuluar
opinione politikash bazuar në evidence, ofruar ndihmë teknike vendeve dhe monitoruar e vlerësuar
prirjet shëndetësore.

 UNHCR

Kjo është organizatë e specializuar në kuadër të OKB-së, e cila si qëllim kryesorë ka dhënjen e
ndihmës,përkujdesin dhe strehimin e popullsisë të sapo dalë nga lufta.
Kjo organizatë vepron në gjithë botën,në situatat post-konfliktuoze.

 CEFTA

Është marrëveshje për tregëti të lirë mes shteteve të Evropës qendrore dhe Jug-lindore. Fillimisht
është themeluar në Poloni më 1992. Me kalimin e kohës,shtetet që ishin pjesë e kësaj marrëveshje në
momentin e anëtarsimit në BE automatikisht dilnin nga CEFTA.
Aktualisht CEFTA është nënshkruar nga 8 shtete :
Kosova,Shqipëria,Serbia,Moldavia,Bosna,Kroacia,Maqedonia,Mali i Zi.

 Organizatat Jo-Qeveritare

Termi “organizatë jo-qeveritare” ose OJQ, ka zanafillën qysh nga viti 1945.
OJQ-të janë paraqitur për shkak të nevojës që OKB-ja kishte të bëjë dallimin në Kartën e saj ndërmjet
të drejtave për pjesëmarrje të agjencive ndërqeveriatare të specializuara si dhe organizatave
ndërkombëtare private.
Në OKB, Pothuajse të gjitha llojet e organeve private mund të njihen si OJQ. Ato mjafton të jenë të
pavarura nga kontrolli qeveritar, të mos kërkojnë të sfidojnë qeveritë të organizuara si parti politike
apo të mos kenë një fokus shumë të ngushtë në të drejtat e njeriut, të jenë jo-fitimprurëse dhe jo-
kriminale.

Ato mund të jenë të themeluara në një shtet të vetëm dhe të veprojnë apo operojnë në mënyrë
ndërshtetërore.

Qeveritë individuale ndonjëherë mundohen të ndikojnë në komunitetin e OJQ-ve në fusha të


caktuara, duke krijuar OJQ që promovojnë politikat e tyre. Kjo është vërejtur në përdorimin e
shpeshtë të akronimit GONGO, për emërtimin e një OJQ-je të organizuar nga qeveria.
Amnesty International (e njohur zakonisht si Amnesty dhe AI) ka rregulla strikte me të cilat parasheh
ndalimin e financimit të drejtpërdrejtë qeveritar për aktivitete normale.
Në anën tjetër, nëse shikojmë nga aspekti zhvillimor edhe OJQ-të që merren me fushën ndihmës
humanitare kanë nevojë për burime të konsiderueshme për të drejtuar programet e tyre operative,
kështu që shumica e tyre janë të gatshme të pranoj në fonde zyrtare.

You might also like