You are on page 1of 3

P.

nr: 5556/16

REPUBLIKA E KOSOVËS
GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË

DEPARTAMENTI I PËRGJITHSHËM – DIVIZIONI PENAL


PROCESVERBAL I SHQYRTIMIT FILLESTAR

I mbajtur dhe i përpiluar në Gjykatën themelore në Prishtinë, me datën 22.01.2020 sipas aktakuzës së
Prokuroris themelore në Prishtinë/Depertamenti i përgjithshëm, PP.II.nr: 552/19, të datës 22.01.2020 në
çështjen penale të pandehurit Filan Fisteku për shkak të veprës penale 22 KPRK-së.

Gjyqtarja e vetme gjykuese Prokurori i Shtetit


Medie Bytyçi Jetmira Merlaku

Procesmbajtës I pandehuri
Florian Murseli Filan Fisteku

Seanca filloi në ora: 09:00

Gjyqetarja e vetme gjykuese konstaton se në këtë shyqrtim prezantojnë: Prokurori i shtetit: Jetmira
Merlaku , i pandehuri : Filan Fisteku , i demtuari: Fistek Filani

Pasi janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e shqyrtimit kryesor, Gjykata merr këtë:

AKTVENDIM

Shyqrtimi fillestar do të mbahet dhe është publik.

Gjyqetarja e vetme gjykuese vlerson se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e këtij shqyrtimi fillestar.

Në bazë të nenit 297 të KPPRK-së, palët njoftohen me përbërjen e gjykatës dhe pyeten se a kanë vërejtje.

Palët deklarojnë pa vërejtje.

Regjistri,i në mënyrë audio,video, ose në mënyrë stenografike , i shqyrtimit fillestar , i paraparë me nenin
315, të KPP , nuk do të bëhet , për shkak të mungesës së paisjeve përkatëse.

Në bazë të nenit 301, par.1 dhe 302, par.2 të KPPK , gjyqtarja e vetme gjykuese paralajmëron personat e
pranishëm në shqyrtimin fillestar që të sillen si duhet dhe të mos pengojn punën e gjykatës, i njofton
mundësin e dhënies së vërejtjes, nxjerrjes jashtë nga gjykatorja si dhe mund t’i dënoj me gjobë deri në një
mijë(1.000) euro.

Në bazë të nenit 245 par,2 , të KPPK, Gjyqtarja e vetme gjykuese, i jep një kopje të aktakuzës të
pandehurit.

Gjykata merr të dhënat personale nga i pandehurit:


I pandehuri Filan Fisteku , nga i ati Hajdar nena Hajrushe , vajzërisë Hajdare i lindur me datë
12.02.1990 në fshatin Sabel, Komuna e Podujevës , në me vendbanim Sabel , me nr.personal 155265475
i martuar, baba 4 femijëve.
I punon Ati i gjendjes së mesme ekonomike,Shqiptar,Shtetas i Republikës së Kosovës.

I pandehuri informohet pë detyrimin e tij për ta njoftuar gjykatën për çdo ndryshim adrese.

I pandehuri deklaron: e kam kuptuar detyrimin.

Gjykata në bazë të nenit 246, par.1, të KPP, e udhëzon të pandehurin për të drejtat e tij, për të mos u
deklaruar në lidhje me çështjen penale-përkatësisht që të mos përgjigjet në pyetje, dhe nëse deklarohet për
këtë çështje nuk ka pë detyrë që të inkriminojë vetveten ose të afërmit, as që të pranojë fajësin, se ka të
drejtë që të mbrojtjen ta paraqet vet ose nëpërmes të ndihmes juridike të paraqitur nga mbrojtësi i tij, të
kundërshtoi aktakuzën dhe pranueshmerinë e provave të paraqitura në aktakuzë.

I pandehuri deklaron: i kam kuptuar udhëzimet e gjykatës dhe deshiroj që të deklarohem për këtë çështje
penale , ndërsa mbrojtjen do të paraqes personalisht.

Gjykata pyet Prokurorin e Shtetit , se ai ka përmbushur detyrimet që kanë të bëjnë me zbulimin e provave
nga neni 244 të KPPRK-së.

Prokurori i Shtetit deklaron: Po i kam përmbushur.

I pandehuri deklaron: //////////

Gjykata fton Prokurorin e Shtetit që ta lexoi aktakuzën.

Aktakuza me numër PP.II.nr 555/16 , të datës 22.02.2020 u lexuar dhe u elaburua nga Prokurori i Shtetit.

Gjyqtarja e fton të pandehurin Filan Fisteku që të deklarohet se a e kupton aktakuzën dhe a ka nevojë që
prokurori i shtetit të shpjegoi aktakuzën.

I pandehuri Filan Fisteku , deklaron se e ka kuptuar plotësisht aktakuzën dhe se nuk ka nevojë për
shpjegime shtesë.

Gjyqtari konstaton se i pandehuri Filan Fisteku e ka kuptuar aktakuzën dhe e fton që të deklarohet se a e
pranon ose jo fajësinë.

I pandehuri deklaron se e pranon fajësinë sipas aktakuzës,

Gjyqtari pyet të pandehurin Filan Fisteku se a ekupton natyrën dhe pasojat juridike të pranimit të
fajësisë, se ky pranim a është vullnetar , dhe a është konsultuar ne mbrojtësin e tij para se të deklarohej
për pranimin e fajësisë dhe aka nëvoj për konsultime shtesë.

I pandehuri Filan Fisteku deklaron se e kuptoj natyrën dhe pasojat juridike të pranimit të fajësisë, dhe se
paraprakisht jam konsultuar me mbrojtësin tim.
Gjykata pyet mbrojtësin e të pandehurit se aka ndonjë koment në lidhje me deklarimin e të mbrojturit të
tij- tani të pandehurit ____________________ për pranimin e fajësisë.

Mbrojtësi i të pandehurit deklaron: Ktu shënohet deklarata e Avokatit tij.


Gjykata fton prokurorin e shtetit që të deklarohet në lidhje me pranimin e fajësisë nga tani i pandehuri
Filan Fisteku

Prokurori i Shtetit deklaron: Ktu shënohet deklarata e Prokurorit.

Gjykata fton të dëmtuarin Fistek Filani që të deklarohet në lidhje me pranimin e fajësisë nga tani i
pandehuri.

Në bazë të nenit 248, par 1 nën paragrafi 1.1 deri 1.4 të KPPRK-së, gjyqtarja e vetme gjykuese,

Konstaton se:

- tani i pandehuri Filan Fisteku e kupton natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë.
- pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë vullnetare dhe pas konsultimeve të mjaftuar me
mbrojtësin e tij.
- Pranimi i fajësisë mbështet në faktet e çështjes që i përmban aktakuza dhe dëshmitë e
dëshmitareve të paraqitura nga prokurori
- Aktakuza nuk përmban asnjë shkelje ligjore ose gabime faktike, dhe
- Nuk ka asnjë rrethanë nga neni 250, par 1 nënparagrafi 1.1 deri 1.4 të KPP-së që e ndalon
ndjekjen penale.

Andaj në bazë të nenit 248, par.4 të KPP-së, gjyqtarja e vetme gjykuese merr këtë:

AKTVENDIM

PRANOHET pranimi i fajësisë nga i pandehuri Filan Fisteku , përshkak të veprës penale Grabitje i
akuzuar sipas aktakuzës.

Nga shkresat e lëndës rezulton se i pandehuri dhe në procedurën hetuesis e ka pranuar fajsinë,

Propozime të tjera nuk ka.

Meqense nuk ka propozime të tjera dhe palët janë deklaruar për të gjitha çështjet , gjyqtarja e vetme
gjykuese e shpall të përfunduar shqyrtimin fillestar.

Seanca përfundoi në ora: 10:00

Shpallja e Aktgjykimit do të bëhet me datë: 25.02.2020

Palët pyeten , nëse kanë ndonjë vërejtje në procesverbal?


Pasi që palët nuk kanë vërejtje, e nënshkruajnë të njejtin.

Gjyqtarja e vetme gjykuese Prokurori i Shtetit


Medie Bytyçi Jetmira Merlaku

Procesmbajtës I pandehuri
Florian Murseli Filan Fisteku

You might also like