You are on page 1of 37

E DREJTA KUSHTETUESE DHE EVOLUCIONI I SAJ

DR. Pjereta AGALLIU


Formimi i së drejtës kushtetuese si një disiplinë
autonome
• Çfarë është e drejta?
• Një tërësi normash që rregullojnë marrëdhënie shoqërore dhe që karakteriziohen nga ekzistenca e
sanksionit.

• E drejta kushtetuese si term ka 2 kuptime:


• Tërësi normash e rregullash që sistemojnë dhe rregullojnë marrëdhëniet shoqërore në fushën
kushtetuese;
• Disiplinë shkencore që studion këtë trup normash dhe që ka për qëllim të njohë dhe të analizojë
Kushtetutën.
Evoluimi i së drejtës Kushtetuese
• Termi “E drejtë kushtetuese” ka origjinë të lashtë, por kuptimi që ka marrë sot e ka fillesën në
konfliktin e lindur midis Britanisë së Madhe dhe kolonive të saj në Amerikën e Veriut.
• Cila është Kushtetuta e parë në botë?
• Instrumenti i Administrimit (qeverisjes) i vitit 1653 në Britaninë e Madhe.

• Në SHBA:
• Artikujt e Konfederatës – 1777, ratifikuar në vitin 1781;
• Kushtetuta e SHBA e 1789.

• Në Evropë:
• Fillimisht në Francën revolucionare, e njohur si Kushtetutë.
• Në vende të tjera filloi të përdorej termi statut.
Shqipëria
• Mendimi kushtetues u përpunua fillimisht nga rilindasit (Sami Frashëri: “Shqipëria ç’ka qenë,
ç’është dhe ç’do të bëhet”).
• Mbas shpalljes së Pavarësisë u njoh fillimisht si e drejtë themelore (1920) dhe më pas e drejtë
konstitucionale (1924).
• Fillimisht deri në vitin 1950 aktet themelore të vendit u quajtën “Statute” dhe jo “Kushtetuta”.
• Duket sikur ka disa arsye:
• Vazhdimësia nga kushtetuta e parë e vendit;
• Përvoja italiane e kohës (Statuti Albertin);
• Termi “Kushtetutë” ka buruar nga përvoja revolucionare.
Kushtetutat e Shqipërisë

Aktet kushtetuese të Pavarësisë - Vendimet e Kuvendit të Vlorës 1912

1. Shpallja e Shqipërisë e Pavarur;


2. Krijimi i një qeverie të përkohshme;
3. Krijimi i një “Pleqësie” për këshillimin dhe kontrollin e qeverisë (nuk funksionoi);
4. Krijimi i një Komisioni për mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare;
5. Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të Londrës 29.7.1913 (me vendimin e parë, datë
17.12.1912, Konferenca kishte vendosur që Shqipëria të mbetej një krahinë autonome e
Perandorisë Osmane).
Statuti Organik i Shqipërisë 1914
Kapitulli I - Shqipëria dhe territori i saj

Kapitulli II - Sovrani

Kapitulli III - Popullsia

Kapitulli IV - Legjislacioni

Kapitulli V - Organet e Qeverisë (a.Ministritë dhe ministrat, b.Organizimi i shërbimit të shtetit)

Kapitulli VI - Administrata lokale

Kapitulli VII - Financat

Kapitulli VIII - Punët botore

Kapitulli IX - Forcat e Armatosura (a.Xhandarmëria, b.Milicia)

Kapitulli X - Drejtësia

Kapitulli XI - Kultet

Kapitulli XII - Arsimi publik

Kapitulli XIII - Prona tokësore

Kapitulli XIV - Bujqësia, tregtia, industria

Kapitulli XV - Posta, telegrafi, telefoni

Kapitulli XVI - Marrëdhëniet me jashtë

Kapitulli XVII - Konfliktet administrative


Bazat e Kanunores së Këshillit të Naltë (1920) -
Statuti i Lushnjes
Neni 1 - Këshilla e Naltë detyrohet të pëlqejë (aprovojë) çdo projekt që do t’i paraqitet prej kabinetit, i vërtetuem nga ana e
Senatit.

Neni 2 - Ka të drejtë në kohën e krizës ministrore të zgjedhë një kryeministër për formimin e kabinetit të ri, i cili hyn në fuqi,
kur të pëlqehet prej Senatit.

Neni 3 - Të zgjedhunit e kryetarit të kabinetit, në qoftë se refuzohet prej Senatit tre herë rrjesh, Këshilla e Naltë detyrohet të
mbështjellë Mbledhjen e Kombit.

Neni 4 - Këshilla e Naltë nuk ka të drejtë me shpërnda Senatin dhe në qoftë se u dalin midis tyne kundërshtime, Mbledhja
Kombëtare e përgjithëshme rrëzon Këshillin e Naltë ose shpërndan Senatin.

Neni 5 - Në qoftë se njeni nga gjymturët e Këshillës së Naltë jep dorëheqjen, tre të tjerat vijojnë në detyrë; në dhançin
dorëheqjen dy, Senati do të zgjedhë dy të tjerë.

Neni 6 - Me të ardhmen e mbretit në fronin e naltë mbretnor, Këshilla e Naltë njihet vetiu e rrëzueme.
Statuti i Shtetit Shqiptar (1922)
- Zgjanimi i Statutit të Lushnjes
Kaptinë I - Formimi i shtetit
a. Dispozita të përgjithshme
b. Pushteti ligjislativ
c. Pushteti përmbarues
i. Këshilli i Naltë
ii. Kabineti
iii. Këshilli Kontrollues i Financave
d. Pushteti gjyqësor
Kaptinë II - Dispozita të ndryshme
Kaptinë III - Të drejtat e qytetasve
Kaptinë IV - Dispozita të mbrame
Statuti Themeltar i Republikës (1925)

Kaptinë I - Formimi i shtetit


a. Dispozita të Përgjithshme
b. Pushteti legjislativ
i. Dhoma e Deputetvet
ii. Senati
c. Pushteti përmbarues
i. Kryesija e Republikës
ii. Ministrat
iii. Këshilli Kontrollues i Financave
d. Pushteti Gjyqsuer
Kaptinë II - Dispozita të Ndryshme
Kaptinë III - Të drejtat e qytetasvet
Kaptinë IV - Dispozita të mbrame
Statuti Themeltar i Mbretnis (1928)
Titulli I - Dispozita të Përgjithshme
Titulli II - Pushtetet Shtetnore
Kap.I - Pushteti Legjislativ
Kap.II - Pushteti përmbarues
a. Mbreti
b. Ministrat
Kap.III - Pushteti Gjyqsuer
c. Gjyqet
d. Gjyqi i Nalt i Shtetit
Titulli III - Financat e Shtetit
Kap.I - Financat
Kap.II - Këshilli Kontrollues
Titulli IV - Këshilli i Shtetit
Vijon

Titulli V - Fuqinat e Mbrojtjes Kombëtare


a. Ushtërija Kombëtare
b. Gjindarmërija
Titulli VI - Të drejtat e qytetasve
Titulli VII - Dispozita të ndryshme
Titulli VIII - Rishikimi i Statutit
Titulli IX - Dispozitat Tranzitore
Statuti Themeltar i Mbretërisë (1939)

I - Dispozita të Përgjithshme
II - Mbreti
III - Qeverija e Mbretit
IV - Këshilli i Epërm Fashist Korporativ
V - Rendi Gjyqsuer
VI - Të drejtat dhe detyrat e qytetarvet
VII - Dispozitat e fundit
Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë (1946)
1. Parimet Themelore
a. Republika Popullore e Shqipërisë
b. Rendi shoqëror dhe ekonomik
c. Të drejtat dhe detyrat e shtetasve
2. Organizimi i shtetit
a. Organet e larta të pushtetit shtetëror
i. Kuvendi Popullor
ii. Presidiumi i Kuvendit Popullor
b. Organet e administratës së shtetit
c. Organet e Pushtetit Shtetëror të Njësive Administrative Lokale
d. Gjykatat dhe Prokuroria
i. Gjykatat
ii. Prokuroria
e. Lidhjet në mes të Organeve të Pushtetit Shtetëror dhe të Administratës Shtetërore
f. Ushtrija Kombëtare
3. Stema, Flamuri, Kryeqyteti
● Me ndryshimet e vitit 1950, ndër të tjera ndryshon edhe emri në “Kushtetuta e Republikës
Popullore të Shqipërisë”.
Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të
Shqipërisë (1976)
1. Pjesa e Parë
a. Rendi Shoqëror
i. Rendi politik
ii. Rendi ekonomik
iii. Arsimi, shkenca, kultura
b. Të drejtat dhe detyrat themelore të shtetasve
2. Pjesa e Dytë
a. Organet e larta të pushtetit shtetëror
i. Kuvendi Popullor
ii. Presidiumi i Kuvendit Popullor
b. Organet e Larta të Administratës Shtetërore
c. Mbrojtja dhe Forcat e Armatosura
d. Organet Lokale të Pushtetit dhe Administratës Shtetërore
e. Gjykatat Popullore
f. Prokuroria
3. Pjesa e Tretë
a. Stema, Flamuri, Kryeqyteti
b. Dispozitat e Fundit
Ligji për Dispozitat Kryesore Kushtetutese (1991)
• Kuvendi Popullor
• Presidenti
• Qeveria
• Ligji për Dispozitat Kryesore Kushtetutese është plotësuar më tej me:
• Ligji për organizimin gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese – 1992;
• Ligji për organizimin e pushtetit lokal – 1992;
• Ligji për të drejtat dhe liritë themelore – 1993;
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (1998)

1. Miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 të Kuvendit Popullor


2. Miratuar me referendum më 22.11.1998
3. Shpallur me dekretin nr.2260, datë 28.11.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë
4. Amenduar me:
a. ligjin nr. 9675, datë 13.1.2007,
b. ligjin nr. 9904, date 21.4.2008,
c. ligjin nr.88/2012,
d. ligjin nr.137/2015
e. ligjin nr.76/2016
f. ligjin nr.115/2020
Doktrina
• Kristo Floqi – “E drejta themelore”, 1920;
• Leksione të Fakultetit të Drejtësisë në Selanik;
• Njohuri të përgjithshme kushtetuese;
• Stavro Vinjau – “E drejta konstitucionale”, 1924;
• Parimet e përgjithshme;
• Praktika e kushtetuimit të shtetit të ri shqiptar;
• Mbas Luftës s. Dytë Botërore doktrina mbeti e varfër;
Evoluimi mbas Luftës së Dytë Botërore
• Në Evropë pati zhvillim të madh:
• Çshënjtërimi i ligjit;
• Zgjerimi i kushtetutave dhe i parimit të konstitucionalizmit;
• Përhapja e ideologjisë së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
• Zhvillimi i drejtësisë kushtetuese;

• Mbas viteve ‘90 të Shek.XX pati zhvillim të madh dhe në Evropën lindore për shkak të rënies së
sistemit komunist.
Objekti i së drejtës Kushtetuese

• Objekti i parë dhe më tradicional lidhet me institucionet politike;


• Objekti i dytë lidhte me sistemin normativ;
• Objekti i tretë lidhet me garantimin e të drejtave themelore dhe lirive qytetare;
Burimet e së drejtës kushtetuese

• Burimi i së drejtës është çdo element, fakt ose akt, pavarësisht nga forma e tij, që përmban
një rregull të detyrueshëm për anëtarët e një shoqërie të caktuar;
• Burime formale – janë aktet juridike në fuqi, me rëndësi të përgjithshme të cilat paraqiten
në formë të shkruar dhe shërbejnë për të rregulluar marrëdhëniet në fushën kushtetuese;
• Burimet materiale – konsistojnë në sjellje e faktorë objektivë të cilat kushtëzojnë prodhimin
e normave të së drejtës kushtetuese;
Burimet formale
Kushtetuta
• Kushtetuta
• Epërsi mbi të gjitha burimet e tjera formale;
• Burim mbi burimet;
Ligji Kushtetues
• Ndryshime rrënjësore në kushtetutën ekzistuese;
• Në disa raste mund të zëvëndësojnë vetë Kushtetutën;
• Austri 1867;
• Francë 1875;
• Shqipëri 1991;

• Në disa raste janë plotësim i Kushtetutës megjithëse të varura prej saj;


• Rusia
• Italia;
Amendamenti

• Ligj për rishikimin e Kushtetutës;


• Sjell plotësimin, ndryshimin apo zëvëndësimin e dispozitave të caktuara të Kushtetutës.
• Nuk ndryshojnë në mënyrë rrënjësore pjesë të plota të saj;
Ligji
• Si rregull nuk është burim për të drejtën kushtetuese;
• është e varur prej Kushtetutës dhe del në bazë dhe për zbatim të saj;
• Në disa raste norma të caktuara Kushtetuese detajohen më tej dhe bëhen të zbatueshme vetëm
nëpërmjet ligjeve;
• Pjesa e zgjedhjeve;
• Pjesa e referendumeve;
• Mosmarrëvehsja e kompetencave, Etj;
Rregulloret e organeve përfaqësuese

• Flitet si rregull për rregulloren e Kuvendit;


• Detajon kompetencat dhe detyrat kushtetuese të Kuvendit për hartimin e normave të reja ligjore;
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese

• Karakter i veçantë;
• Vlerëson nëse një akt (ligj, marrëveshje, akt nënligjor, vendim gjyqësor, administrativ etj)
apo veprim/mosveprim është me karakter kushtetuese apo jo;
• Vlera e vendimeve erga omnes;
• Bëjnë dhe interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, por nuk kanë vlerë të barabartë me të;
Burimet materiale
Zakoni Kushtetues
• Norma të pashkruara të cilat rregullojnë marrëdhëniet në fushën kushtetuese

• Kanë ekzistuar përpara lindjes së kushtetutave të shkruara

• Problem ka qenë individualizimi i tyre

• Paqartësia ka sjellë abuzimin për shkak të mënyrës së ndryshme të interpretimit të zakonit kushtetues.

• Zakon kushtetues mund të ekzistojë edhe sot. Organet legjislative mund të vendosin që një zakoni t’i japin
vlerë duke e miratuar shprehimisht.

• Ekzistojnë vende që ende nuk kanë një Kushtetutë të shkruar.

• Ka vende të cilat megjithëse kanë një kushtetutë të shkruar, përsëri një pjesë të së drejtës kushtetuese e
rregullojnë nëpërmjet zakonit kushtetues.
Vijon
• Në mënyrë që disa rregullime të konsiderohen si e drejtë zakonore kushtetuese, ato të jenë cështje të
rëndësishme dhe parimore kushtetuese, në atë pikë që ato nuk mund të rregullohen nga ligjet me natyrë të
përgjithshme por që duhet të rregullohen nga Kushtetuta, efektet e së cilës prevalojnë mbi ato të ligjeve të
përgjithshme. Gjithashtu e drejta zakonore kushtetuese, duhet të përmbushë kërkesat e përgjithshme, si e
drejta zakonore e zakonshme në mënyrë që të njihet.
• Së pari, duhet të ketë zakone dhe praktika që i përkasin cështjeve parimore kushtetuese.
• Së dyti, ato duhet të jenë të përsëritura dhe të vazhdueshme për një periudhë të konsiderueshme kohe, në
mënyrë që njerëzit kanë dijeni për ekzistencën e tyre dhe beosjnë se ato do të vazhdojnë të ekzistojnë
(përsëritja dhe vazhdimësia).
• Së treti, ato duhet të jenë të qendrueshme dhe të pa kundërshtuara (qendrueshmëria).
• Së katërti, ato nuk duhet të jenë të papërcaktuara apo të hapura për interpretime të ndryshme. Për këtë
arsye ato duhet që të jenë të qarta mjaftueshëm për kuptimin e përmbajtjes së tyre e cila mund të
indetifikohet në mënyrë të plotë (qartësia).
• Së fundmi, duhet të ketë një konsensus të gjërë midis njerëzve të cilët e miratojnë dhe e pranojnë një zakon
si një zakon i së të drejtës kushtetuese dhe që besojnë në zbatueshmërinë e tij (pëlqimi).

• Vendimi 2004Hun-Ma554·566, datë 21.10.2004 i Gjykatës Kushtetuese të Koresë së Jugut


Konventa Kushtetuese

• Rregulla sjellje që disiplinojnë ushtrimin e kompetencave të organeve


kushtetuese.
• Marrëveshje midis aktorëve politikë e cila vendos një rrjet rregullash që
disiplinojnë rendin kushtetues.
• Rasti Francez - marrëveshje President - Kryeministër
• Rasti Italian - Statuti Albertin, emerimi i qeverisë
• Ndryshohen më lehtë
• Janë të përkohshme
• Mbështesin zakonin kushtetues
Normat e korrektesës kushtetuese
1. Sjellje individësh në fushën kushtetuese
2. Sjellje të organeve kushtetutese në marrdhnëiet midis tyre
3. Karakteriziohen nga respekti, korrektësia, mirësjellja, solemniteti
a. Rasti i fjalorit të deputetëve
b. Rasti i doreheqjes së qeverisë
Praktika Kushtetuese

• Mënyra se si organet kushtetuese, kuptojnë, interpretojnë dhe zbatojnë


kompetencat e tyre kushtetuese.

• Neni 98
• 1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim
të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
• 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

• Nuk është i qendrueshëm në kohë, por nëse zbatohet për një kohë të gjatë mund
të kthehet në zakon.
Precedenti
• Një akt (ose fakt), i cili përsëritet në rrethana të njëjta, në aktivitetin e organit që e ka krijuar,
ose të një organi tjetër.
• Doktrina stare decisis
• Sipas Doktrinës:

• Në vendet e Common Law gjen zbatim dhe është burim i së drejtës


• Në vendet e Civil Law nuk gjen zbatim dhe nuk është burim i së drejtës.

• Po në Shqipëri?

• Kushtetuta neni 132/1:


• Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.
• Neni 141:
• 1. Gjykata e Lartë shqyrton çështje lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të siguruar
njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, sipas ligjit.
• 2. Për ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë tërheq për shqyrtim në Kolegjet e
Bashkuara çështje të caktuara gjyqësore të vendosura nga kolegjet, sipas ligjit.
Vijon:
Vendimi nr.21, datë 29.4.2010 i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata thekson se në aspektin kushtetues është e pamundur dhe e palejueshme që doktrina


kushtetuese zyrtare të riinterpretohet në një mënyrë të tillë që ndryshon sistemin e vlerave të
sanksionuara në Kushtetutë, që mohon pajtueshmërinë e vlerave me njëra tjetrën, që redukton
garancitë mbrojtëse të epërsisë së saj në sistemin juridik, që mohon konceptimin e Kushtetutës si
një akt i vetëm dhe sistem harmonik, që redukton garancitë e të drejtave dhe lirive të
sanksionuara dhe që ndryshon modelin e ndarjes së pushteteve të rregulluara në Kushtetutë.
Çdo ndryshim i “precedentëve të Gjykatës Kushtetuese apo korrigjim i doktrinës kushtetuese
zyrtare nuk mund të bëhet mbi bazën e faktorëve të rastit, siç mund të jetë edhe ndryshimi i
përbërjes së saj”
Vijon...
Vendimi nr.6, datë 17.2.2012 i Gjykatës Kushtetuese:
Gjykata rithekson se interpretimi i ligjeve është kompetencë e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe
sidomos e Gjykatës së Lartë. Në këtë kuptim Kushtetuta i ka dhënë Gjykatës së Lartë autoritetin të njësojë ose
ndryshojë praktikën gjyqësore, pra të mbajë qëndrime në çështje të veçanta me qëllim unifikimin e
vendimmarrjes së gjykatave të zakonshme. Ky funksion ushtrohet nga Gjykata e Lartë duke tërhequr për
shqyrtim në Kolegjet e Bashkuara çështje të caktuara. Sa më sipër vjen si pasojë e pozicionit të saj si organi më
i lartë i sistemit gjyqësor dhe lidhet me funksionin e përgjithshëm të saj për të siguruar uniformitetin e
interpretimit të normave ligjore nga ana e gjyqtarëve të zakonshëm, përmes përcaktimit të linjave të
interpretimit të cilave gjyqtarët duhet t’u përmbahen. Përfundimet në të cilat arrin Gjykata e Lartë nuk vlejnë
vetëm për rastin konkret të zgjidhur prej saj, por për të gjitha rastet e ngjashme për gjykatat e tjera, ose vetë
kolegjet e thjeshta të asaj gjykate. Barazia në të drejta, mes të tjerash, përcakton edhe detyrimin për
vendimmarrje të njëjtë dhe të qëndrueshme në çështje të ngjashme nga gjykatat e zakonshme.
Jurisprudenca kushtetuese

• Vendimet e gjykatave si kushtetuese dhe të zakonshme kur japin drejtësi kushtetuese


• I japin jete normave abstrakte duke i bërë të zbatueshme në rastet konkrete
Doktrina Kushtetuese

Analiza e studiuesve të së drejtës (akademikë, punonjës praktike etj)


Nuk është detyruese
Ndikon tërthorazi në dy drejtime
1. Në formimin e juristëve
2. Në zbatimin nga punonjësit e praktikës si material për zgjidhjen e cështjeve të caktuara.
Normat e së drejtës ndërkombëtare

Sistem i jashtëm i burimeve


Zbatimi i drejtëpërdrejtë i normave ndërkombëtare
Normat Jus cogens

You might also like