You are on page 1of 6

Tiparet e shtetit shqiptar dhe

organeve qeverisese
Kushtetuta
Me zgjedhjen e qeverise se re ne qershorin e vitit 1928,presidenti Zog mendoi se ishte I domosdoshëm
miratimi në Kuvendin kushtetues I Kushtetutes se re, e cila u referohej sidomos zhvillimeve te
brendshme.Eshte per t’u permendurfakti qe kuvendi I Kushtetutes,pasi të njihej me Kushtetuten e
re,kishte te drejte jo vetem të diskutonte por te vendoste mbi çdo nen te kesaj Kushtetute.I mbledhur
ne 5 gusht 1928, kuvendi ne Fjale diskutoi gjère e gjate ne detaje, pèr dite me radhe duke selle
argumenta pro dhe kunder per nene te ndryshem.Tendencat e vendosjes se ligjeve sipas modeleve
perèndimore u pane dhe ripane disa here, shume prej tre made u ndryshuan ne pèrputhie me situatat
që kalonte vendi. Deri me sot,ne pejsen me te madhe te historiografise shqiptare shpallja e kesai
kushtetute eshte interpretuar si nje vendim i Mbretit Zog per te legjitimuar" diktaturen e tij. Faktet
provuan te kunderten.Kompetencat vertete te medha si ne politiken e brendshme ashtu edhe ate te
jashtme, askurre nuk u shfrytezuan prej ti ge të zgjatin jeten, apo te instalonin diktatura.
02 parlamenti
Parlamenti
Parlamenti, për herë të parë dhe të fundit në historinë parlamentare të Shqipërisë, paraqitet
i përbërë nga dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Deputetëve. Sistemi dydhomësh pati një
jetë të shkurtër parlamentare dhe përbënte eksperiencën e vetme në historinë
parlamentare të Shqipërisë. Dhoma e Deputetëve (Dhoma e Ulët) përbëhej nga 57
deputetë të zgjedhur nga populli ndërkohë që Senati (Dhoma e Lartë) përbëhej nga 18
senatorë, 2/3 e të cilëve zgjidheshin nga populli, ndërsa 1/3 nga Kryetari i Republikës.
Statuti afirmonte një sistem dydhomësh perfekt, por që në raste të caktuara i jepte
përparësi Senatit, duke e vënë Dhomën në pozita inferioriteti.Shpërndarja e
Parlamentit të Republikës erdhi pas debateve për ndryshimin e formës së qeverisjes,
duke i lënë vendin zgjedhjeve të reja për Asamblenë Kushtetuese..
03 Asambleja
kushtetuese
Asambleja Kushtetuese
Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetë, sanksionoi në
statut formën monarkike të qeverisjes, dhe parashikoi sistemin njëdhomësh parlamentar.
Shqipëria shpallej mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme , ndërkohë që
Mbret i shqiptarëve sanksionohej LartMadhëria e tij Zogu I, nga familja e famshme shqiptare
Zogu . Ajo i dha fund punimeve më 1 dhjetor 1928, duke u transformuar në parlament. Në
këtë periudhë u miratuan akte të rëndësishme si kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, apo kodi i
procedurës civile të cilët shënuan shkëputjen drastike nga legjislacioni i periudhës osmane. Për
këtë arsye, parlamenti i kësaj kohe u quajt nga Zogu I si parlament konstruktiv e parlament
reformator .

You might also like