You are on page 1of 25

FAKULTETI I ADMINISTRATËS

PUBLIKE

FILLET E SË DREJTËS
MARRËDHËNIET JURIDIKE

LIGJËRATA IV
Nocioni i marrëdhënieve juridike

Marredhëniet juridike janë pjesë e marrëdhënieve shoqërore, ndërsa


marrëdheniet shoqërore në tërësi nuk janë edhe marredhënie juridike. Sepse
një numër i madh i marrëdhënieve shoqërore rregullohet me norma të tjera-
jojuridike.
Të gjitha marrëdhëniet shoqërore, qofshin ato ndërmjet shokëve, marrëdhenie
religjioze apo arsimore, madje edhe ato marrëdhenie të natyrës teknike, mund
të shndërrohen në marrëdhenie juridike nëse urdhërohet nga organi shtetëror
që të bëhen pjesë e rendit juridik.
Marrëdhëniet juridike krijohen sipas normës së përgjithshme dhe normës së
veҫantë juridike. P.sh., me normë të përgjithshme marredheniet shoqërore
rregullohen më herët pa marrë parasysh se a paraqiten raste apo jo, ndërsa me
normë të veҫantë rasti është i dhënë dhe norma e veҫantë e rregullon duke u
bazuar në normën e përgjithshme. P.sh., “të gjithë qytetarët që kanë pasuri të
patundeshme duhet të paguajnë tatim”, ndërsa norma konkrete – vetëm e
zgjidh rastin, p.sh., “Agroni ka pasuri të patundshme – duhet të paguaj tatimin”.
 
Elementet e marrëdhënies juridike

Sipas një grupi të autorëve janë dy: autorizimet dhe detyrimet,


Ndërsa sipas grupit tjetër të autorëve janë: 1. të drejtat, 2. detyrimet,
3. subjektet e së drejtës dhe 4. objekti i së drejtës.
Në marrëdhëniet juridike gjithnjë ekzistojnë subjektet, personat
ndërmjet të cilëve krijohen marrëdhëniet juridike, sepse njëri
subjekt në marrëdhenie ka të drejta (autorizime), ndërsa subjekti
tjetër ka detyrime juridike, por mund të ndodhë që në një
marrëdhënie një subjekt të ketë të drejta dhe detyrime. Marrëdhënia
e parë juridike është, p.sh., te huaja, huadhënësi ka të drejtë të kërkoj
kthimin e borxhit nga huamarrësi, pra huamarrësi është i detyruar
që t’ia ktheje borxhin huadhënësit, ndërsa rasti i dytë është te
kontrata e shitblerjes, kur shitësi është i detyruar me marrjen e
ҫmimit ta dorëzoj mallin – sendin, ndërsa është i autorizuar ta
kërkoj ҫmimin (paratë) dhe anasjelltas. Pra, kjo marrëdhënie
ndërmjet autorizimit dhe detyrimit është marrëdhënie korrelative.
Subjektet e së drejtës
Njerëzit (subjektet) janë ata të cilët veprojnë-krijojnë dhe realizojnë
marrëdhëniet juridike, sepse në fund të fundit, janë pronar të
sendeve, pavarësisht nga natyra e tyre.
Marrëdhëniet krijohen ndërmjet subjekteve private, subjekteve
private dhe juridike, si dhe ndërmjet vet shtetit dhe subjekteve
private etj.
Njeriu dhe subjektet artificiale (juridike) për të qenë palë në një
marrëdhënie juridike, duhet të plotësojnë kushte të caktuara, në
mënyrë që të kenë mundësi psikike dhe fizike për të qenë bartës të të
drejtave dhe detyrimeve.
Ky subjekt i së drejtës, qoftë individ apo subjekt kolegjial, duhet të
ketë aftësi psikike dhe fizike që vendimet e veta t’i shpreh në mënyrë
të vetëdijshme dhe me dashje dhe për këto akte në mënyrë të drejtë të
jetë i motivuar.
Subjekte të së drejtës konsiderohen: 1. personat fizike dhe 2.
personat juridik.
Personat fizik
 Person fizik si subjekt i së drejtës është vetë njeriu. Njeriu është bartës i të
drejtave dhe detyrimeve. Aftësia për të qenë subjekt i së drejtës quhet zotësi
juridike.
 Zotësinë (aftësinë) juridike e ka ҫdo individ, pavarësisht nga mosha dhe gjinia.
 Njeriu për të qenë subjekt i së drejtës, nuk mjafton vetëm të ketë zotësinë
juridike, por duhet të ketë mundësinë që këtë aftësi ta zbatoj-realizoj në
marrëdhëniet konkrete, pra duhet të ekzistoj edhe zotësia e veprimit.
 Zotësia e veprimit paraqet aftësinë për të lidhur punë juridike, punë të cilat janë
në pajtueshmëri me të drejtën, ndërsa zotësia deliktore paraqet aftësinë për të
bartur përgjegjësinë për veprat e kundërligjshme.
 Të gjithë qytetarët me të lindur e fitojnë zotësinë juridike, madje sot ka marr
edhe karakter human, bie fjala, edhe frytit në barkun e nënës i njihet
subjektiviteti juridik me të vetmin kusht që të lind i gjallë (nasciturus). Pra,
fëmija i palindur konsiderohet si i lindur - me të vetmin justifikim për
mbrojtjen e interesit pronësor.
 Zotësia e veprimit dallon nga zotësia juridike, sepse njeriu mund ta ketë zotësinë
e veprimit vetëm nëse është i vetëdijshëm dhe veprimet e tij duhet të jenë në
pajtim me normën juridike.
Personi fizik për të pasur këtë zotësi të veprimit duhet të jetë i
moshës madhore, duhet të arrijë stadin e pjekurisë fizike dhe
mendore.

Është irrelevante të caktohet ky stad me moshë (18) apo më


tepër. Qenësore është që personi fizik të ketë zotësi t’i kuptoj të
drejtat (autorizimet) dhe detyrimet (obligimet) e tij, në mënyrë
të drejtë dhe të ketë zotësi që këto t’i bartë (qofshin pasoja
pozitive apo negative).
 Zotësia e veprimit mund të jetë e plotë dhe jo e plotë, e pjesërishme. Zotësia e
plotë e veprimit është e mundur që të fitohet edhe para moshës madhore (18
vjeҫe), në qoftë se personi lidhë martesë.
 Zotësia e veprimi, varësisht prej moshës lëvizë. Dallojmë tri faza: 1. fazën pa
zotësi të veprimit, 2. fazën e zotësisë së pjesërishme (10-16 vjec) dhe 3. fazen e
zotësisë së plotë (18).
 Zotësia deliktore parasheh përgjegjësinë për ushtrimin e shkeljes (deliktit),
përgjegjësia penale e cila veret nga mosha.
 Kemi shkallëzimin e përgjegjësisë sipas moshës siҫ është: fëmija, femija i
mitur dhe personi madhor, d.m.th., se për vepër penale përgjegjësinë e bartin
edhe personat para moshës madhore duke ndjekur procedurë të veҫantë.
 Zotësia e veprimit personave fizike mund t’iu kufizohet për shkak të të metave
fizike dhe mendore.
 Ky kufizim i zotësisë së veprimit mund të zvoglohet edhe për arsye të sjelljes,
të metave dhe mangësive në sjelljet përkatëse në shoqëri, si bie fjala, njerëzit
që luajnë bixhoz, njerëzit që konsumojnë pije alkoolike në masë të tepruar,
njerëzit që konsumojnë pije narkotike, të gjithë këtyre zotësia e veprimit
mund t’iu merret në tërësi, sepse rrezikojnë ekzistencën e familjes.
Me vdekjen shuhet zotësia e veprimit, shuhen të
gjitha marrëdhëniet juridike ekzistuese, por në të
njejtën kohë lindin marrëdhënie të reja juridike, si
bie fjala, marrëdhënia e trashëgimisë etj.

Mënyrë tjetër e shuarjes së zotësisë konsiderohet


edhe zhdukja e personit fizik, d.m.th., shpallja e
personit fizik për të humbur, mirëpo në këtë rast
personit nuk i shuhen veprimet juridike, d.m.th.,
zotësia juridike dhe e veprimit , me kusht që të
dëshmohet se personi në fjalë është i gjallë.
Personat juridik
E drejta u njeh subjektivitetin edhe personave të tjerë si bartës të të
drejtave dhe detyrimeve, personave juridike.
Jeta e bujshme bashkëkohore imponon domosdoshmërinë e
pjesëmarrjes edhe të njësive të tjera organizative si subjekte të së drejtës
që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për komunikimin juridik që
të krijojnë raporte juridike dhe duke ushtruar punë dhe veprime
juridike p.sh., lidhja e kontratave dhe kështu të jenë bartës të të drejatve
dhe të detyrimeve, të jenë subjekte të së drejtës.
Subjekte të së drejtës do të jenë të gjitha ato organizata, shoqata, klube
dhe institucione të cilat shteti i pranon si të tilla.
 Këto i njeh organi i caktuar shtetëror kuptohet duke plotësuar kriteret
e parapara me normën e përgjithshme juridike që kerkohej: veprimtaria
më të cilën merret subjekti të jetë e lejuar, duhet të ketë anëtarësinë e
vet, duhet të ketë organet e veta, duhet të ketë aktet e veta në ҫka e
mbështet tërë aktivitetin e vet, pra duhet të ketë statutin, rregullorën
përkatëse dhe në fund edhe shënimet lidhur me identitetin e vet.
E drejta u njeh subjektivitetin juridik edhe organizatave të cilat
nuk kanë kapital-pronësi, sepse ato kanë karakter humanitar,
madje as organet shtetërore nuk kanë pasuri (institucionet
shkollore, kulturore, shëndetësore etj).

Zotësinë juridike si bartës të të drejtave dhe detyrimeve shteti ua


njeh me anë të aktit juridik me rastin e regjistrimit në librat
përkatës, p.sh., në gjykata, por edhe pranë kuvendeve komunale
(shërbimet publike).

Personin juridik e përfaqëson drejtori si brenda ashtu edhe jashtë,


duke bartur edhe përgjegjësinë si për të punësuarit ashtu edhe
ndaj subjekteve të tjera me të cilat ka lidhje afariste.
Autorizimi juridik
Autorizimi juridik si element i rëndësishëm i marrëdhënies
juridike nënkupton sjelljen e caktuar të subjektit i cili është bartës
i autorizimit - së drejtës.
Këto sjellje janë të detyruar t’i respektojnë të gjithë të tjerët,
d.m.th., sjellja e tij paraqet detyrim për subjektin tjetër që t’i
përmbahet kërkesës së subjektit i cili është bartës i autorizimit.
Nëse vepron ndryshe subjekti i detyrimit do të bëj shkelje.
Subjekti i detyrimit është i detyruar në dy sjellje të cilat kërkohen
sipas subjektit të autorizimit: 1. në sjellje pasive – të mos veproj
kundër sjelljes së subjektit të autorizimit dhe 2. në sjellje aktive -
në drejtim të veprimit në pajtim me kërkesën e subjektit të
autorizimit.
Në të drejtë dallojmë dy lloje të autorizimeve sipas interesit
përkatës që realizojnë subjektet: 1. të drejtën subjektive 2.
Kompetencën.
E drejta subjektive
Është autorizim i cili i takon subjektit të së drejtës duke u bazuar në
normën juridike për të mbrojtur interesin e vet.
Subjekti i së drejtës është i lirë të sillet si të dojë - ta mbroj apo edhe
ta realizoj ate.
E drejta subjektive paraqet tërësinë e të gjitha autorizimeve të
subjekteve të së drejtës të cilat burojnë nga e drejta objektive, ndërsa
e drejta objektive paraqet tërësinë e normave juridike ekzistuese
brenda shoqërisë së organizuar-shtetit.
E drejta subjektive ndahet në të drejtën absolute dhe në të drejtën
relative, apo në të drejtën reale dhe obligatore.
E drejta absolute vepron ndaj të gjitheve - të gjithë subjekteve,
ndërsa e drejta relative vepron ndaj subjekteve të caktuara. E drejta e
pronës vepron ndaj të gjithëve, p.sh., e drejta ime për lapsin qëndron
në faktin se me te mund të sillem sipas dëshirës sime, ta shes, ta
huazoj, ta fal, ta shkatërroj, është e drejta në send (ius in rem).
Çështja qëndron ndryshe me të drejtën relative apo ate detyrimore,
sepse e drejta e sendit vepron ndaj një personi të caktuar (ius in
personam), pra mund të kërkohet nga ndonjë person që të bëj diҫka
(ta kthej borxhin–ta kthej librin).

Ekziston edhe një ndarje e bazuar në sendet e luajtshme (të


lëvizshme) dhe sendet e paluajtshme (të palëvizshme), apo ndryshe
mund të quhen sendet që barten dhe sendet që nuk mund të bartën.

Sendet që mund të bartën janë ato sende të cilat barten prej një
subjekti te subjekti tjetër-p.sh., sendi bartet nëpërmjet shitblerjes,
kalon prej një subjekti te subjekti tjetër.

Sendet e palëvizshme janë ato që nuk mund të barten prej një


personi te tjetri. P.sh., të drejtat të cilat janë të lidhura për personin,
si fjala bie, e drejta e votës.
- Keqpërdorimi i autorizimit -
- Keqpërdorimi i së drejtës subjektive -
 Në histori është keqpërdorur autorizimi duke njohur vetëm të drejta por jo edhe
detyrime, madje as ndaj bashkësisë. P.sh., institut i këtillë është konsideruar prona ndaj
robit dhe pronësia ndaj sendit.
 Në të drejtën romake kemi maksimen në të kuptuarit e së drejtës subjektive: “qui suo
iure utitur, neminem locdit” (ai i cili realizon apo shfrytëzon të drejtën e vet subjektive,
nuk mund ta dëmtoj askend-lëndoj).
 Me kalimin e kohës është treguar se duke u shërbyer me të drejtën subjektive ,mund t’i
shkaktohet dëm subjektit tjetër, së drejtës apo edhe vetë shoqërisë.p.sh., hapja e puseve,
ndërtimi i shtëpisë afër shtëpisë tjetër. Në rastin e parë kemi ”shterrjen e pusit” në afërsi,
në të dytin kemi “pengimin e depërtimit të rrezeve të diellit”, etj. Këto dy raste paraqesin
konfliktin e të drejtave subjektive.
 Teoria subjektive, për të ekzistuar keqpërdorimi i së drejtës, mjafton që në rastin e
realizimit të së drejtës private mbi pronën, të ekzistoj “dashja” që tjetrit t’i shkaktoj
dëm, ndërsa teoria objektive keqpërdorim të së drejtës subjektive konsideron, momentin
e ekzistimit të faktit se subjektit tjeter i është “shkaktuar” dëmi, pavarësisht nga
vullneti apo dashja që tjetrit t’i shkaktohet dëmi.
 Andaj, konkludojmë se: keqpërdorim kemi atëherë kur, me realizimin e së drejtës së vet-
subjektive-i shkaktohet dëmi më i madh subjektit tjetër, sesa po të mos realizohej kjo e
drejtë.
kompetenca
Kuptohet si ushtrim i se drejtes nga ana e subjektit te
caktuar ne interes te te tjereve, jo edhe ne interesin e vet
Kompetenca eshte e llojllojshme por per ne eshte
interesant kompetenca shteterore (e policit, gjykatesit,
nepunesit) e atyre qe ushtrojne kompetencen-
autorizimin, jo per vete dhe ne interesin personal, por
per interesin publik, ndryshe, pra te shtetit
Keqperdorimi i kompetences
Keqperdorimi i se drejtes subjektive nga ana e organeve
shteterore, i cili rendom quhet “keqperdorim i detyres zyrtare”.
Konsiderohet si veper penale sepse i tejkalon autorizimet ligjore,
duke shfrytezuar poziten zyrtare per qellime te tjera, e jo edhe ne
interesin publik
Keqperdorimi ekziston ne rastin kur pozita zyrtare e subjektit i cili
duke ushtruar kompetencen, shfrytezon rastin qe te perfitoj ne
interesin e vet apo per tjetrin, mirepo e tere kjo ne kuadrin e
normes juridike, d.m.th.,mbi bazen ligjore
Keqperdorimi i kompetencave ketu behet fjale per keqperdorimin
e pushtetit. P.sh., me rastin e konkursit per zgjedhjen e nje zyrtari,
nuk zgjedhet individi i cili do ta ushtronte funksionin e tij me se
miri dhe natyrisht se do te mbronte interesin publik, por zgjedhet
tjetri i cili eshte i afert apo i perkatesise partiake, familjare etj
Obligimi juridik (detyrimi)
Nese nje subjekt ka te drejta ndaj subjektit tjeter, ateher subjekti
tjeter ka detyrim ndaj subjektit te pare, subjektit i cili ka te drejta
Sipas shkences juridike dhe te drejtave pozitive juridike ne
vecanti studjohen te drejtat dhe obligimet e ndryshme, raportet
dhe ndarja e tyre
Obligimet juridike ndahen ne: obligime juridike te njeanshme,
obligime te dyanshme, obligime juridike te cilat mund te barten
dhe qe s’mund te barten. P.sh., te instituti i huase kemi
huadhenesin dhe huamarresin. Huadhenesi ka te drejte te kerkoje
nga huamarresi kthimin e huase , huamarresi eshte idetyruar t’ia
ktheje borxhin huadhenesit
. Apo te shitblerja
Gjendja juridike
Gjendja juridike perfshin teresin e te drejtave dhe obligimeve
te lidhura per subjektin e se drejtes
Norma juridike mund te jete e ndryshme, poashtu edhe situatat
juridike mund te jene te ndryshme
Kemi situata juridike te pergjithshme dhe individuale. Kur
subjektet nuk jane te caktuara, shprehja e kategorive behet ne
menyre abstrakte te situatave juridike, p.sh., situata apo
gjendja juridike e puntoreve, parlamentareve.
Kategoria e dyte i perket situates juridike te personit te caktuar,
p.sh., gjendja juridike e tagrambledhesit
Objekti i se drejtes
Eshte me se e natyrshme qe objekti i se drejtes paraqet nje element,
do te thoshim themeltar per t’u krijuar nje marredhenie juridike. P.sh.,
po e morren marredhenien e shitblerjes,nese shkojme,bie fjala, te
bukepjekesi dhe blejme buke, do te verejme se bleresi dhe shitesi, si
subjekte te se drejtes , ndermjet vete komunikojne me ndihmen e
ndonje sendi, pra me te holla, ne njeren ane dhe me buke ne anen
tjeter
Neshembullin e permendur kemi cekur se mjeti dhe arsyeja jane
shkak per te cilin jane takuar vullnetet e shitesit dhe bleresit, jane
buka dhe paraja. Keto dy gjera paraqesin vlera shoqerore, pra jane
objekte te se drejtes
Si objekte te se drejtes konsiderohen sendet si vlera materiale,
marredheniet juridike, dhe vlerat jomateriale, si bie fjala,
marredheniet prinderore ndaj femijeve, pastaj transferimi i te drejtave
subjektive (borxhi)
Lindja, ndryshimi dhe shuarja e marredhenieve
juridike

 Marredheniet juridike lindin ne baze te normes juridike e cila obligon subjektet


per sjellje perkatese, pra marredheniet juridike jane te lidhura me llojin e normes
juridike.p.sh., nese eshte fjala per normen kushtezuese juridike, atehere per t’u
krijuar marredhenia juridike, pervec ekzistimit te normes dhe obligueshmerise se
saj, duhet te plotesohet edhe kushti i normes juridike
 Norma juridike parasheh, p.sh., fitimin e se drejtes se votes me arritjen e moshes
madhore-18 vjece, ketu marredhenia juridike krijohet ne momentin e perbushjes
se kushtit -18 vjec.
 Te normt juridike jokushtezuese , kushti nuk parashihet me norme juridike,
prandaj marredhenia juridike fillon me hyrjen e normes ne fuqi
 Shume marredhenie juridike krijohen ne baze te normes konkrete juridike, e te
cilat rrjedhin prej ndonje norme apo akti te pergjithshem juridik, p.sh., dhenia e
lejes per ndertimin e shtepise bazohet ne aktin e pergjithshem, ndersa akti konkret
vetem e konkretizon ate, natyrisht duke i obliguar subjektet per sjellje te caktuar
Marredheniet shoqerore me kalimin e kohes ndryshojne, andaj
edhe normat juridike pesojne ndryshime, e me kete ndryshojne
edhe marredheniet juridike
Marredheniet juridike mund te shuhen: me shuarjen e normes
juridike (me humbjen e fuqise juridike)
Marredheniet juridike shuhen, duke u mbeshtetur ne llojin e
normes juridike, kushtezuese apo jokushtezuese
Normat kushtezuese shuhen me plotesimin e kushtit, p.sh.,
“kujdestaria ndaj te miturit pa prinder pushon me arritjen e moshes
madhore (18)”, ndersa per marredheniet e ndertuara ne baze te
normes jokushtezuese shuhen me shuarjen e normes, pra kur
norma perbushet. P.sh., sipas lejes se ndertimit te shtepise, me
ndertimin e objektit, akti i ketille nuk vlen me, pra akti ne fjale nuk
vlen per rastet tjera, sepse ai eshte perbushur, andaj edhe
marredhenia e ndertuar ne baze te tij pushon
Marredheniet juridike mund te shuhen me vdekjen e
subjektit i cili eshte pale ne marredhenien juridike,
(me vdekjen e piktorit, inxhinierit, robaqepesit, apo me
vdekjen e njerit te bashkeshorteve-pushon marredhenia
juridike e marteses)
Marredhenia juridike pushon se ekzistuari edhe me
shuarjen e objektit te marredhenies juridike, nese behet
fjale per sendet qe smund te zevendesohen
Rruga me e mire e shuarjes se marredhenies juridike
eshte perbushja e obligimit, p.sh., kthimi i borxhit,
Faktet juridike
Faktet juridike jane rrethana objektive te cilat nxisin krijimin,
ndryshimin dhe shuarjen e marrdhnieve juridike
Faktet te cilat nxisin kete proces te pashmangshem i quajme fakte
juridike relevante-sepse prodhojne pasoja juridike
Faktet juridike i ndajme ne: fakte te rendomta dhe 2. fakte
juridike. Kjo ndarje eshte ne baze te kriterit juridik- a jane dukuri
juridike apo jo
P.sh., fakte te rendomta jane te gjitha ato situata te cilat
percaktohen sipas mases jetesore, ligjeve natyrore, jo edhe me te
drejten (vdekja, pleqeria, vershimet, termeti, lindja)
Faktet juridike, e drejta i kualifikon a jane juridike apo jo p.sh.,
paramendimi, faji etj
Parashkrimi dhe dorembajtja
Parashkrimi eshte institut i se drejtes me te cilin nenkuptojme
shuarjen e nje te drejte subjektive (autorizimit) me kalimin e
kohes p.sh., pala e pakenaqur me nje aktvendim te organit
shteteror, nese nuk e shfrytezon kohen e cila eshte parapare per
ta deklaruar ankesen (afati 8 apo 15 dite), humb te drejten e
atakimit te serishem te aktvendimit. D.m.th., parashkruhet
(vjetrohet)
Dorembajtja (parashkrimi fitues) nenkupton institutin e se
drejtes-qe me kalimin e kohes e drejta ushtrohet, pavaresisht se
subjekti i cili e ushtron kete te drejte a eshte bartes i se drejtes,
d.m.th., pronar formal i prones, pervec se eshte bartes faktik, ai
behet edhe pronar formal, pra fiton nje te drejte te cilen nuk e
ka pasur me heret

You might also like