You are on page 1of 2

TË DREJTAT E FËMIJËVE

 Ligji në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve

-Kë mund të quajmë fëmijë dhe cilat janë të drejtat e tij?

-Fëmijë quhet çdo njeri që nuk ka mbushur moshën e rritur, e cila është 18 vjec. Në rastet e
veçanta mosha e rritur fillon më shpejtë. Këto raste varen nga ligjet e shtetit ku ai jeton. Çdo
shtet harton dhe miraton ligje për të mbrojtur fëmijët.

-Fëmijët mbrohen nga ligje te ndryshme si:

Përdorimin e fëmijëve në luftë,

I mbrojnë fëmijët nga braktisja dhe dhuna,

Mbrojnë mirëqenien dhe sigurinë e tyre,

Nuk lejojnë të pengohen për arsimimin dhe edukimin,

Pengojnë çdo veprimtari që dëmton shëndetin e tyre etj.

Pra, ligji mbron fëmijët në të gjitha fushat e jetës së tij.

 SFIDAT E FËMIJËVE NË BOTË


Çdo ditë e më shumë fëmijët po ballafaqohen me sfida të reja dhe të ndryshme të cilat mund të
ndikojnë edhe në të ardhmen e tyre.

Sfidat të cilat po i kalojnë fëmijët në tërë botën janë:

1. Diskriminimi gjinor.
2. Sulmet nëpër shkolla.
3. Aftësitë e kufizuara.
4. Martesat e hershme.
5. Çmimet e larta të shkollave.
6. Dhuna.
7. Gjuhët e huaja(për fëmijët emigrant).
8. Qëndrimi në një rutinë.
9. Bullizmi.
10. Socializimi (në shoqëri, shkollë).
 DISKRIMINIMI I FËMIJËVE NË KOSOVË
Fëmijët në Kosovë përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme. Jetët e tyre preken çdo ditë nga
politikat e Qeverisë, Kuvendit, Komunave, shoqërisë civile dhe veprimet e tyre.

Gjendja më e rëndë, sipas organizatave vendore dhe ndërkombëtare, pasqyrohet te fëmijët që


u takojnë komuniteteve rom, ashkali e egjiptian (RAE).

Në vitin 2019, Kosova për herë të parë ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili ka për
qëllim të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e dhunës, diskriminimit, keqpërdorimit,
shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin,
edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve.

 ORGANIZATAT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE


Në mesin e shumë organizatave botërore sigurisht që kemi edhe organizata për të drejtat e
fëmijëve, më të njohurat janë : THE UNITED NATIONS CHILDREN’S FUND (UNICEF), SAVE THE
CHILDREN, CHILD RIGHTS INTERNATIONAL NETWORK (CRIN), KIDSRIGHTS e shumë të tjera. Në
Kosovë dhe në Shqipëri përveq organizatave lart të përmendura janë edhe disa të tjera që
merren me të drejtat e fëmijëve në trevat shqiptare si: KOALICIONI I OJQ-VE PËR MBROJTJEN E
FËMIJËVE, SOS FSHATRAT E FËMIJËVE, PEMA, TERRE DE HOMMES- KOSOVO e shumë të tjera.

Urimi 1 Qershori nga grupi i Super-vullnetarëve


“Changemakers”- Gjilan

You might also like