You are on page 1of 2

DATA:

Fusha: Lënda:
Shkalla: VI Klasa: XII
Shoqëria dhe mjedisi Ekonom
i
Tema mësimore: Paraja, funksionet dhe format e saj
Situata e të nxënit:
Nxënësit diskutojnë pas leximit online të librit “7 mësime të shkurtra mbi paranë”, si dhe të
aplikacionit “Albanian Money”, marrë nga faqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë.
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: para; mjet shkëmbimi; masë vlere; ruajtëse e
• interpreton konceptin, karakteristikat, vlerës; likuiditet; monedha; kartëmonedha; oferta
funksionet e parasë në një ekonomi monetare.
monetare;
• përshkruan procesin e lindjes dhe të
zhvillimit të parasë duke evidentuar format
e saj;
• identifikon tipat e parasë që janë në
qarkullim, në vendin tonë;
• shpjegon oferten monetare
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
Teksti mësimor; Tabela; Shkumës,Projektor. temat ndërkurrikulare:
Laptop; Shoqëria; Gjuhe ,TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
1. Lexim libri: Mësuesi u kërkon nxënësve të lexojnë librin “7 mësime të shkurtra mbi
paranë” duke e ndare klasën në 7 grupe dhe secilit grup i kërkon të lexojë si më poshtë:
grupi 1 Çfarë është paraja? Fq. 7
grupi 2 Historia e parasë. Fq. 10
grupi 3 Banka e Shqipërisë, banka jonë qendrore . Fq. 14
grupi 4 Kartëmonedhat dhe monedhat në qarkullim. Fq. 18
grupi 5 Karakteristikat dhe elementet e sigurisë së kartëmonedhave. Fq. 22
grupi 6 Falsifikimi i kartëmonedhave. Fq. 26
grupi 7 Mirëmbajtja e kartëmonedhave dhe këshilla praktike. Fq. 33
2. Diskutim: Pasi lexohet libri diskutohet mbi problemet e mëposhtme:
a) Ç’është paraja?
b) Cilët janë funksionet e parasë?
c) Ç’është funksioni i parasë si mjet shkëmbimi? Ilustrojeni këtë funksion.
d) Ç’është funksioni i parasë si njësi matëse e vlerës së mallrave? Ilustrojeni këtë funksion.
e) Ç’është funksioni i parasë si ruajtëse e vlerës? Ilustrojeni këtë funksion.
f) Si realizohej shkëmbimi më parë? Pak histori mbi paranë?
g) Cilët janë format e parasë? (mall, kartëmonedha, monedha)
h) Si lindi paraja në Shqipëri?
i) Ç’është Banka e Shqipërisë dhe cili është roli i saj në lidhje me paranë?
j) Cilat janë kartëmonedhat që janë në qarkullim aktualisht në vendin tonë?
k) Cilat janë monedhat që janë në qarkullim në vendin tonë?
3. Shpjegim: Shpjegoni “Karakteristikat e parasë” dhe konceptin “Oferta e parasë”
4. Diskutim:
a) Cilat janë disa elemente të sigurisë së kartëmonedhave?
b) Çfarë duhet të bëjmë kur vëmë re një monedhë të falsifikuar?
c) Cilat janë disa rregulla dhe këshilla mbi mirëmbajtjen e kartëmonedhave?
Vlerësimi i nxënësve:
• Nxënësit vlerësohen për:
• punuar në mënyrë të pavarur;
• qenë aktiv në diskutim;
• qartësinë dhe saktësinë e përgjigjeve të dhëna.
Detyrat dhe puna e pavarur:

You might also like