You are on page 1of 2

DATA:

Fusha: Lënda:
Shkalla: VI Klasa: XII
Shoqëria dhe mjedisi Ekonom
i mësimore: Aspekte të tregut të punës
Tema
Situata e të nxënit:
Individët duhet të paguhen në bazë të punës që bëjnë.
Pse individët nuk marrin të njëjtën pagë për punë të njëjtë?
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: diskriminimi; ligjet e pagës minimum; sindikata.
• rendit faktorë të tjerë jashtë tregut që
ndikojnë në page
• vlerëson shkallën në të cilën forcat e tregut
dhe forcat jo të tregut ndikojnë në pagat.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me


Teksti mësimor; Tabelë; Shkumës.Projektor; temat ndërkurrikulare:
Laptop; Qytetari; TIK; Shoqëria; Gjuhe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
1. Rikujtim/përsëritje:
a) Çfarë ndodh me kërkesën (sasinë e kërkuar) për punë kur çmimi i punës (paga) rritet? (ulet)
b) Çfarë ndodh me ofertën (sasinë e ofruar) e punës kur çmimi i punës (paga) rritet? (rritet)
c) Kush e përcakton pagën në një ekonomi tregu? (Tregu‐kërkesa dhe oferta)
2. Brainstorming:
a) A marrin individët të njëjtën pagë për punë të njëjtë? (Jo)
b) Cilët janë disa nga rastet/arsyet pse individët nuk paguhen me të njëjtën pagë për punë të njëjtë?
Shkruhen në tabelë disa nga arsyet që përmendin nxënësit.
3. Punë individuale/Diskutim në grupe dyshe:
U jepet nxënësve Mëso duke vepruar të lexojnë pjesën e librit “Aspekte të ndryshimit të pagës ndikuar
nga faktorë jomonetarë” dhe të diskutojnë me shokun e bankës për këto aspekte dhe shembuj të tyre
në realitetin e tregut të punës në vendin tonë.
4. Diskutim:
Ftohen nxënësit të rendisin/shkruajnë në tabelë aspekte të ndryshimit të pagës ndikuar nga faktorë
jo monetarë duke sjellë shembuj konkretë nga realiteti i tregut të punës në vendin tonë.
Shikim video: Shikohet video: https://www.bankofalbania.org/Muzeu_dhe_Edukimi/Edukimi/Lojer
5. Punë e pavarur/diskutim:
U jepet nxënësve Mëso duke vepruar të lexojnë pjesën e librit “ Ndikimi në paga i forcave
jashtë tregut” dhe të diskutojnë:
a) Cilët janë disa forca jashtë tregut që ndikojnë në pagë?
b) Çfarë është paga minimum?
c) Pse qeveria vendos me ligj pagën minimum?
d) Si ndikojnë në pagë diskriminimi?‐Jepni shembuj të ndikimit të këtij faktori në pagë.
e) Çfarë janë sindikatat?
f) Si ndikojnë në pagë sindikatat?
g) A kanë ndikim sindikatat në vendin tonë në ndikimin në pagë? Si kanë ndikuar ato? Të këtij faktori
në pagë.
Vlerësimi i nxënësve:
• pjesëmarrjen aktive të tyre në etapat e mësimdhënies dhe mësimnxënies;
•  aftësinë për të lidhur temën me njohuritë e mëparshme;
•  punën e pavarur;
•  punën në grup;
•  saktësinë e përgjigjeve, të dhëna dhe argumentimin e tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Arsyeto, diskuto, reflekto: Ushtrimi 2

You might also like