You are on page 1of 51

SHFMU”IBRAHIM BANUSHI” NË SHALË

LËNDA: EDUKATË QYTETARE

PLANIFIKIMET E ORVE MESIMORE


GJYSËMVJETORI DYTË
SHKURT–QERSHOR KL 9

Mësimdhënësi: Arton Hasani

2022-2023
SHFMU ‘’IBRAHIM BANUSHI’’

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4
/ Klasa: IX
Tema (nga plani dymujor): Kushtetuta e Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):
Kosovës - garantuese e Analizon sovranitetin shtetëror, format e qeverisjes dhe
diversitetit dhe barazitë për të gjithë ndarjet e pushtetit.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
VI. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm VI.7 Përgatit një aktivitet me bashkëpjesëmarrje me të tjerët,
duke përdorur tolerancën si mjet për promovimin e diversitetit kulturor, etnik, gjinor, fetar, social etj., në shkollë apo në
komunitet
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton normat
dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.2. Analizon sfidat e shoqërisë (në aspektin
edukativ-arsimor, kulturor, ekonomik dhe mjedisor) në kohë dhe hapësirë, duke përdor fakte,
si dhe vlerëson ndikimin e grupeve te interesit ne jetën e njerëzve të zakonshëm.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Format e qeverisjes

Fjalët kyçe: forma të qeverisjes, demokraci, tirani, monarki, oligarki, aristokraci.


Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:
 Interpreton sistemin aristotelian të klasifikimit të regjimeve politike.
 Përmbledh gjashtë format e qeverisjes.
 Shpjegon dhe dalloj karakteristikat e formave të ndryshme të qeverisjes.
Kriteret e suksesit:
 Veço dy karakteristika sipas sistemit aristotelian të klasifikimit të regjimeve politike.
 Listo gjashtë format e qeverisjes.
 Dallo karakteristikat e formave të ndryshme të qeverisjes.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri bazë,
tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për paqe, Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE


 “ DI”
 “ DUA TË DI”
 “MËSOVA”
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë bazuar
në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Renditni katër nga forma të qeverisjes nga më e vjetra deri te më e reja.
REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

“ DI”
Në hapin e parë të mësimit nxënësit plotësojnë kolonën “DI” me njohuritë që kanë për Format e
qeverisjes. Mësimdhënësi/ja paraqet edhe në tabelë kolonat, pastaj fton disa nxënës të lexojnë disa nga
informacionet që ata kanë për temën e njësisë mësimore dhe kështu i shkruan në tabelën e klasës.

“ DUA TË DI”
Në hapin e dytë në kolonën dua të di nxënësit shkruajnë pyetje se çfarë duan të dinë për Format e
qeverisjes, nëse për këtë pjesë nuk kanë pyetje, atëherë mësimdhënësi/ja i udhëzon nxënësit të lex- ojnë
njësinë mësimore në libër dhe nëse aty gjejnë diçka të paqartë e shkruajnë në formë të pyetje ose mund të
shkruajnë se çfarë duan të dinë më shumë lidhur me njësinë mësimore të cekur më lart.

“MËSOVA”
Në hapin e tretë, në kolonën Mësova, nxënësit e plotësojnë me njohuritë e
reja të fituara. Mësimdhënësi/ja fton disa nxënës të shkruajnë edhe në tabelë
njohuritë e tyre të fituara.

DI DUA TË DI MËSOVA

Përfundim përmbledhës: Në fund nxënësit me ndihmën mësimdhënësi/es, nxjerrin një përfundim përmbledhës të
mësimit për Format e qeverisjes

Detyrë shtëpie: Renditni katër nga forma të qeverisjes, nga më e vjetra deri te më e reja.
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë
bazuar në dëshmi.
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.

Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani


SHFMU ‘’IBRAHIM BANUSHI’’

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4
/ Klasa: IX
Tema (nga plani dymujor): Kushtetuta e Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):
Kosovës - garantuese e diversitetit dhe Shqyrton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të
barazitë për të gjithë shtetit, raportet ndërinstitucionale sipas të cilës
mundësohet jeta në një shoqëri multietnike.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
VI. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm VI.1 Praktikon të drejtat dhe detyrimet e qytetarisë në situata
konkrete jetësore të përditshme, qoftë në klasë, qoftë në shkollë apo gjetiu (si: gjatë diskutimit, respektimit të mendimit të
tjetrit etj.).
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton normat
dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.1. Shfrytëzon në mënyrë kritike burime të
ndryshme për të eksploruar dhe për të krahasuar ndryshimet dhe ngjashmëritë etnike, kulturore,
sociale dhe religjioze në vende dhe periudha të ndryshme.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Demokracia liberale si formë qeverisëse (sistem politik)

Fjalët kyçe: demokraci liberale, e drejtpërdrejtë, përfaqësuese, modele të demokracisë.


Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:
 Shpjegon disa karakteristika të demokracisë liberale.
 Dallon demokracinë e drejtpërdrejtë nga ajo përfaqësuese.
 Rendit disa modele të demokracive.
Kriteret e suksesit:
 Përmend tri karakteristika të demokracisë liberale.
 Dallo një element të demokracisë së drejtpërdrejtë nga ajo përfaqësuese.
 Listo disa modele të demokracive.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri bazë,
tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për paqe, Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE


 SHKRIM I SHKURTËR
 LEXIM I AVANCUAR
 PUNË KËRKIMORE
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë bazuar
në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Fletore me kritere të caktuara.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Krijo një përkufizim të thjeshtë për demokracinë.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

.
.
PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

SHKRIM I SHKURTËR
Në fazën e parë nxënësit individualisht bëjnë “një shkrim të shkurtër” për Demokracia liberale si
formë qeverisëse (sistem politik). Pastaj të dhënat bazike i shkruajmë në anën e majtë të tabelës, duke
hulumtuar në internet, më vonë i vendosin elementet e tjera në anën e djathtë.

Shkrimi i lirë: Demokracia liberale si formë qeverisëse (sistem politik)

Përkufizimi i formave të demokracisë


Demokracia e drejtpërdrejtë
Demokracia përfaqësuese
Modelet e demokracisë

LEXIM I AVANCUAR
Lexohet teksti me pjesë pasi të jenë formuar grupe dyshe.
 Grupi i parë: nxënësit shkruajnë për përkufizimi i formave të demokracisë
 Grupi i dytë: shkruajnë për demokracia e drejtpërdrejtë
 Grupi i tretë: shkruajnë për demokracia përfaqësuese
 Grupi i katërt: shkruajnë për modelet e demokracisë
 Grupi i pestë: shkruajnë për demokracitë sociale

PUNË KËRKIMORE
Pas shfaqjes në ekran kanë për detyrë të gjejnë të dhënat kryesore që lidhen me detyrën e tyre
konkrete dhe për të përfunduar detyrën shfrytëzojnë laptopin dhe internetin.

Gjatë orës mësimore te nxënësit do të vlerësohet/maten: Shkathtësitë në bashkëpunim,


përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezantimi i ideve të bazuara në dëshmi.
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.

Detyrë shtëpie: Krijo një përkufizim të thjeshtë për demokracinë.

Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani

.
.
SHFMU ‘’IBRAHIM BANUSHI’’

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4
/ Klasa: IX
Tema (nga– plani dymujor): Kushtetuta Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):
e Kosovës - garantuese e Analizon sovranitetin shtetëror, format e qeverisjes dhe
diversitetit dhe barazitë për të gjithë ndarjet e pushtetit.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
V. Kompetenca personale – Individ i shëndoshë V.6 Dallon atributet e mirësjelljes nga ato përçmuese ndaj të e
tjerëve gjatë punës në grup ose në situate emocionale dhe propozon masat për parandalimin/ kapërcimin e tyre.
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton normat
dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.1. Shfrytëzon në mënyrë kritike burime të
ndryshme për të eksploruar dhe për të krahasuar ndryshimet dhe ngjashmëritë etnike, kulturore,
sociale dhe religjioze në vende dhe periudha të ndryshme.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Ndarja e pushteteve në shoqëritë demokratike
Fjalët kyçe: Monteskje, pushtet absolut, tri forma të ndarjes së pushtetit.
Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:
 Shpjegon kontekstin historik të ndarjes së pushtetit.
 Sqaron raportin mes shtetit dhe kishës gjatë mesjetës.
 Përmbledh tri format e ndarjes së pushtetit.
Kriteret e suksesit:
 Përshkruaj një shembull në kontekstin historik të ndarjes së pushtetit.
 Trego raportin mes shtetit dhe kishës gjatë mesjetës.
 Rendit tri format e ndarjes së pushtetit.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri bazë,
tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për paqe, Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE


 STUHI MENDIMESH
 DRTA
 DIAGRAMI
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë bazuar
në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Argumento rëndësinë e tri formave të ndarjes së pushtetit.
REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE STUHMENDIMESH

Njësinë e re mësimore mësimdhënësi/ja e fillon me teknikën “Stuhi mendimesh”. Nxënësit do të shprehin


mendimet e tyre lidhur me atë çfarë ata dinë rreth konceptit “Ndarja e pushteteve në shoqëritë demokratike”.
Përmes pyetjeve orientuese, flitet për rolin e shoqërisë civile dhe funksionet e saj.
Mësimdhënësi/ja dëgjon dhe shkruan në tabelë mendimet e nxënësve pa i pohuar apo mohuar ato, në mënyrë
që nxënësit në fund të bëjnë vetëvlerësimin e njohurive paraprake.
Ndarja e pushteteve në shoqëritë demokratike
Anët pozitive Anët negative

DRTA
Në këtë faze nxënësit udhëzohen që të punojnë në grupe dhe të hapin librin në faqen adekuate dhe të lexojnë
dy prej grupeve paragrafin parë, dy prej grupeve paragrafin e dytë, dhe dy grupet e fundit paragrafin e tretë,
pas leximit në heshtje t’i komentojmë ato. Derisa nxënësit fillojnë diskutimin e drejtuar me pyetjen për çfarë
po bëhet fjalë në pjesën që lexuat nga paragrafi i parë? (mësimdhënësja mbanë në duar një fletë me një
skemë). Ata fillojnë të diskutojnë ndarjen e pushteteve, tregojnë përbërjen e secilit pushtet, duke filluar nga
elementet themelore të tyre (këtu ndalon diskutimin duke u treguar edhe elementet më të veçanta), për të
vazhduar më tej me elementët përbërës të tyre (veçojnë nga një element), pastaj vazhdon me veçori e tjera
dalluese. Vazhdon me nxënësit që kishin lexuar paragrafin e dytë.
Drejt një përkufizimi Konteksti historik dhe filozofik i ndarjes së
pushteteve
idenë e ndarjes së pushtetit mes shtetit dhe se në çdo shtet duhet të ketë tri lloje pushtetesh të ndara:
pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Kishës.
Pas leximit nxënësit përmes të dhënave në libër dallojnë ndarjen e pushteteve në shoqëritë
demokratike, ndërkohë që para vetes kanë edhe skemën më konkrete funksionet specifike të shoqërisë civile,
aty krahasojnë ato ndërmjet tyre, duke veçuar karakteristikat dalluese. Vazhdon me paragrafin e tretë, ku
nxënësit komentojnë dallimet mes funksioneve specifike.
DIAGRAMI
Në pjesën përfundimtare nxënësit angazhohen që përmes një diagrami të paraqesin dallimet dhe të
përbashkëtat në mes të funksioneve specifike.
Pushteti Të veçantat Të përbashkëtat
ligjvënës/legjislativ
Pushteti ekzekutiv
Ligjor

Detyrë shtëpie: Argumentoni rëndësinë e tri formave të ndarjes së pushtetit.


Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani
SHFMU ‘’IBRAHIM BANUSHI’’

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4
/ Klasa: IX
Tema (nga plani dymujor): Kushtetuta e Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):
Kosovës - garantuese e diversitetit dhe Shqyrton dispozitat kushtetuese që normojnë jetën e
barazitë për të gjithë përbashkët shoqërore në shtet të pavarur dhe
demokratik.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
VI. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm VI.1 Praktikon të drejtat dhe detyrimet e qytetarisë në situata
konkrete jetësore të përditshme, qoftë në klasë, qoftë në shkollë apo gjetiu (si: gjatë diskutimit, respektimit të mendimit të
tjetrit etj.).
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton normat
dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.2. Analizon sfidat e shoqërisë (në aspektin
edukativ-arsimor, kulturor, ekonomik dhe mjedisor) në kohë dhe hapësirë, duke përdorur fakte,
si dhe vlerëson ndikimin e grupeve te interesit në jetën e njerëzve të zakonshëm.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Organizimi shtetëror dhe shoqëria shumë etnike në Kosovë
Fjalët kyçe: organizim shtetëror, shoqëri shumetnike, multikulturalizëm, Kuvend, Qeveri.
Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:
 Përcakton se çfarë është shoqëria shumetnike dhe multikulturalizmi.
 Interpreton se si rregullohet organizimi shtetëror në Kosovë.
 Përshkruan se si përfaqësohen komunitet joshumicë në Kuvend, Qeveri dhe Gjykatë Supreme.
Kriteret e suksesit:
 Bëj dallimin mes shoqërisë shumetnike dhe multikulturalizmit.
 Trego rregullimin e organizimit shtetëror në Kosovë.
 Sqaro përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në Kuvend, Qeveri dhe në Gjykatën Supreme.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/


Libri bazë, tabela, shkumësi, laptopi, foto, fletorja etj.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për paqe, Edukimi për qytetari demokratike.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE

VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë bazuar
në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Fletore me kritere të caktuara.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Evidentoni dy përparësi dhe dy vështirësi në shtetet me shoqëri shumëetnike.
REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

IMAGJINATË E DREJTUAR
Mësimdhënësi/ja orën mësimore e fillon duke u kërkuar nxënësve që të imagjinojnë pamje (imazhe) të
ndryshme: Organizimi shtetëror dhe shoqëria shumë etnike në Kosovë. Për të ju ndihmuar
nxënësve pjesërisht lidhur me imazhet e kërkuara, në videoprojektor mund të shfaqim pamje të grupeve si
Organizimi shtetëror dhe shoqëria shumë etnike në Kosovë. Për disa minuta, nxënësit lihen t’i
krahasojnë këto pamje, dhe të reflektojnë për informacionet e tyre.
Pasi të përfundojë reflektimi i nxënësve mbi atë që panë atëherë Mësimdhënësi/ja, vazhdon me
pjesën tjetër të orës.

Shqiptar Serb Turk Boshnjak Rom Etj.

GRUPET E EKSPERTËVE
Mësimdhënësi/ja zgjedhë të punoj përmes grupeve të ekspertëve, nxënësit ndahen në grupe pune, dhe cakton
numrat nga 1-5 për secilin nxënës të çdo grupi, u caktoj të orientohen në libër dhe të lexojnë secili nxënës nga
një pjesë mësimore.
Pasi nxënësit të kenë kuptuar pjesën e tyre, fton që në një grup të bashkohen numrat 1- nga të gjitha grupet,
pastaj në grupin tjetër 2, në grupin tjetër 3-shat, në grupin tjetër 4-shat, në grupin e fundit 5-shat. Kështu të
bashkuar fton nxënësit të diskutojnë në mes tyre lidhur me atë çfarë lexuan, sa kanë mbajtur në mend, dhe këto
informacione t’i shkëmbejnë me njëri- tjetrin. Pas pak minutash fton nxënësit të kthehen në grupet e tyre
fillestare dhe aty të diskutojnë prapë për atë çfarë mbajtjen në mend secili për pjesën e tyre.

DISKUTIMI
Pasi të mbarojë diskutimi për disa minuta fton nxënësit të fillojnë diskutimin së bashku, duke i
ndihmuar me pak pyetje për orientim .
 Fillimisht udhëzon nxënësit të listojnë llojet e grupeve të interesit.
 Fton nxënësit që ishin të emëruar si 1-sha të përshkruajnë veçoritë e grupeve të interesit.
 Pastaj një nxënës tjetër të emëruar më herët si 2-shi, të na sqarojë dallimet e grupeve të interesit
nga partitë politike.
 Pastaj vazhdon me një përfaqësues të 3-shave për të treguar si përcaktohet ndikimi i grupeve të
interesit. Pastaj vazhdon me grupin e 4-shave të flasin për ndarjen e grupeve të interesit etj.
 Vazhdon me grupin e fundit, me grupin e 5-shave, faktorët që përcaktojnë ndikimin e grupit
të interesit, fton nxënësit të shpalosin njohuritë e fituara për veçoritë dalluese të grupeve,
pastaj numërojnë disa karakteristika për secilën grup.
Në fund, me ndihmën e mësimdhënësi/es nxënësit bëjnë një përfundim përmbledhës Mësimdhënësi/ja
vlerëson: shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimin i burimeve në mënyrë të drejtë, prezantimin e ideve të
nxënësve bazuar në dëshmi.

Detyrë shtëpie: Evidentoni dy përparësi dhe dy vështirësi në shtetet me shoqëri shumë etni

Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani


SHFMU ‘’IBRAHIM BANUSHI’’

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE
Shkalla e kurrikulës: 4 / Klasa: IX
Tema (nga plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):
Kushtetuta e Kosovës - garantuese e diversitetit dhe Vlerëson të drejtat e komuniteteve si parime favorizuese,
barazitë për të gjithë në kuptimin e përfaqësimit politik, punësimit,
konsultimeve dhe vendimeve të
domosdoshme.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
IV. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribuues produktiv IV.1 Vlerëson rëndësinë e punës individuale dhe në grupe për
zhvillimin e komunitetit duke paraqitur, në forma të ndryshme të të shprehurit, shembuj konkretë nga jeta e përditshme.
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton normat dhe rregullat
shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.1. Shfrytëzon në mënyrë kritike burime të ndryshme për të eksploruar dhe
për të krahasuar ndryshimet dhe ngjashmëritë etnike,
kulturore, sociale dhe religjioze në vende dhe periudha të ndryshme.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Të drejtat e komuniteteve në Kosovë
Fjalët kyçe: Kushtetutë, komunitete, pakicë, shumicë e dyfishtë.
Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:
 Sqaron se çfarë janë pakicat.
 Reflekton se pse në rastin e Kosovës është përdorur fjala "komunitet".
 Shpjegon se cilat ligje nuk mund të ndryshohen pa miratimin e komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Kriteret e suksesit:
 Trego kuptimin e termit “pakica”.
 Sqaro arsyen e përdorimit të fjalës “komunitet” në Kosovë.
 Përshkruaj ato ligje që nuk mund të ndryshohen pa miratimin e komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri bazë,
tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për paqe, Edukimi për qytetari demokratike.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
 STUHI MENDIMESH
 INSERT
 RRJETI I DISKUTIMIT
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë bazuar
në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Shkruani për raportin mes shqiptarëve shumicë dhe etnive e tjera pakicë në Kosovë.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

STUHI MENDIMESH
Mësimdhënësi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit dhe u kërkon nxënësve fillimisht të mendojnë për
njohuritë e tyre lidhur me temën e dhënë. Pastaj fton disa prej tyre të diskutojnë dhe të shpalosin mendimet
e tyre për vullnetarizmin, duke mos i pohuar apo mohuar mendimet e tyre mësimdhënësi/ ja i shkruan ato në
tabelë, në mënyrë që vetë nxënësit të vetëvlerësojnë mendimet e tyre pasi të kenë mësuar njësinë mësimore.

Të drejtat e komuniteteve në Kosovë


(Të dhëna të mundshme nga përgjigjet e nxënësve)
 Komunitet apo pakicë
 Korniza ligjore për komunitetet në Kosovë
 Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve
 Kushtetuta e Kosovës, në nenin 81, janë 8 ligje që nuk ndryshohen apo
shfuqizohen në Kosovë pa miratimin e komuniteteve joshumicë

INSERT
Përdorimi i teknikës INSERT bëhet në këtë mënyrë, në libër lexohet mësimi, duke vendosur shenjat e teknikës
INSERT.
 √ për ato informacione që lexojnë dhe i dinë;
 - për ato informacione që janë të ndryshme nga ato që dinë;
 + për informacionin e ri për nxënës;
 ? për informacionin e paqartë ose që duhet të dijë më shumë;

Informacion i Informacion i Informacion i ri Informacion që nuk


njohur ndryshuar e kuptoj
√ - + ?

RRJETI I DISKUTIMIT
Për të krijuar një lidhje analogjie me konceptin e ri “Të drejtat e komuniteteve në Kosovë”, mund të
zgjidhet si koncept i njohur nga mësimdhënësi/ja koncepti “aktivitete vullnetare”. Paraqitet organizuesi
grafik i analogjisë në tabelë. Zhvillohet një diskutim me nxënësit rreth veçorive të përbashkëta e të veçanta
për të dy konceptet. Paraqiten ato përkatësisht në kolonën e ngjashmërive dhe ndryshimeve. Shkruhen të
përmbledhura ngjashmëritë e dallimet e dy koncepteve në tabelë nga mësimdhënësi/ja.

Të përbashkëtat Të veçantat
Shqiptarët Shtetas të Kosovës Shumicë
Minoritetet Shtetas të Kosovës Pakicë

Detyrë shtëpie: Shkruani për raportin mes shqiptarëve shumicë dhe etnive e tjera pakicë në Kosovë

Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani


]

SHFMU ‘’IBRAHIM BANUSHI’’

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4
/ Klasa: IX
Tema (nga plani dymujor): Kushtetuta e Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):
Kosovës - garantuese e Vlerëson rëndësinë e barazisë ligjore dhe të drejtës së
diversitetit dhe barazitë për të gjithë përdorimit të gjuhëve amtare për secilin.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
IV. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribuues produktiv IV.2 Ndërmerr aktivitete të
ndryshme (ekspozitë, performancë, instalacion, fushatë, protestë paqësore, tubim, avokim etj.) në bazë të projektit, të
hartuar me anëtarët e grupit, për zgjidhjen e një problemi me rëndësi shoqërore, për shkollën ose për komunitetin.

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton normat
dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet. 3.2. Analizon sfidat e shoqërisë (në aspektin
edukativ-arsimor, kulturor, ekonomik dhe mjedisor) në kohë dhe hapësirë, duke përdor fakte,
si dhe vlerëson ndikimin e grupeve te interesit ne jetën e njerëzve të zakonshëm.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Identiteti, gjuhët dhe përfaqësimi lokal i komuniteteve

Fjalët kyçe: identitet, gjuhë, përfaqësim lokal, komunitete.


Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:
 Shpjegon mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë.
 Përshkruan ligjin që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve pakicë.
 Shtjellon të drejtën për përdorimin e gjuhëve në Kosovë.
Kriteret e suksesit:
 Sqaro mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë.
 Trego ligjin që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve pakicë.
 Arsyeto të drejtën për përdorimin e gjuhëve në Kosovë.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri bazë, tabela,
shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për paqe, Edukimi për qytetari demokratike.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
 “DI” * “DUA TË DI” * “MËSOVA”
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë bazuar
në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Fletore me kritere të caktuara.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë për temën: Të drejtat e komuniteteve në Kosovë.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


]

- PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

“ DI”
Në hapin e parë të mësimit nxënësit plotësojnë kolonën “DI” me njohuritë që kanë për Identiteti, gjuhët
dhe përfaqësimi lokal i komuniteteve Mësimdhënësi/ja paraqet edhe në tabelë kolonat, pastaj fton disa
nxënës të lexojnë disa nga informacionet që ata kanë për temën e njësisë mësimore dhe kështu i shkruan në
tabelën e klasës.

“ DUA TË DI”
Në hapin e dytë në kolonën dua të di nxënësit shkruajnë pyetje se çfarë duan të dinë për Identiteti,
gjuhët dhe përfaqësimi lokal i komuniteteve, nëse për këtë pjesë nuk kanë pyetje, atëherë
mësimdhënësi/ja i udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë mësimore në libër dhe nëse aty gjejnë diqka të
paqartë e shkruajnë në formë të pyetje ose mund të shkruajnë se çfarë duan të dinë më shumë lidhur me
njësinë mësimore të cekur më lart.

“MËSOVA”
Në hapin e tretë në kolonën Mësova nxënësit e plotësojnë me njohuritë e reja të fituara. Mësimdhënësi/ja fton
disa nxënës të shkruajnë edhe në tabelë njohuritë e tyre të fituara.

DI DUA TË DI MËSOVA

Përfundim përmbledhës: Në fund nxënësit me ndihmën mësimdhënësi/es, bëjnë një përfundim përmbledhës të
mësimit për Identitetin, gjuhët dhe përfaqësimin lokal të komuniteteve
Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë për temën: Të drejtat e komuniteteve në Kosovë.
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë
bazuar në dëshmi.
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.

Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani


]
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4
/ Klasa: IX
Tema (nga plani dymujor): Kushtetuta Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):
e Kosovës - garantuese e Diskuton rëndësinë e laicitetit shtetëror për
diversitetit dhe barazitë për të gjithë shumëllojshmërinë religjioze dhe bindjes së lirë të secilit.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
VI. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm VI.1 Praktikon të drejtat dhe detyrimet e qytetarisë në situata
konkrete jetësore të përditshme, qoftë në klasë, qoftë në shkollë apo gjetiu (si: gjatë diskutimit, respektimit të mendimit të
tjetrit etj.).
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton normat
dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet. 3.2. Analizon sfidat e shoqërisë (në aspektin
edukativ-arsimor, kulturor, ekonomik dhe mjedisor) në kohë dhe hapësirë, duke përdor fakte,
si dhe vlerëson ndikimin e grupeve te interesit ne jetën e njerëzve të zakonshëm.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Sovraniteti: Nga mesjeta në modernitet

Fjalët kyçe: mesjetë, Vestfali, sovranitet, Europë, modernitet.

Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:


 Shpjegon kontekstin historik të lindjes së sovranitetit.
 Interpreton dy dimensionet e sovranitetit.
 Përshkruan sovranitetin popullor në modernitet.
Kriteret e suksesit:
 Përshkruaj me tri karakteristika kontekstin historik të lindjes së sovranitetit.
 Krahaso dy dimensionet e sovranitetit.
 Veço sovranitetin popullor në modernitet.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri bazë,
tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për paqe, Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE


VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë bazuar
në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Fletore me kritere të caktuara.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Evidento në fletore tri karakteristika kryesore të sovranitetit.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

SHFMU ‘’IBRAHIM BANUSHI’’


]
]

- PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

STUHI MENDIMESH
Në tabelë mësimdhënësi/ja shkruan titullin e mësimit dhe u kërkon nxënësve të mendojnë për njohuritë e tyre
lidhur me temën e njësisë mësimore të dhënë në tabelë. Disa nga nxënësit i fton të diskutojnë dhe të
shpalosin mendimet e tyre për Sovraniteti: nga mesjeta në modernitet, duke mos i pohuar apo mohuar
mendimet e tyre mësimdhënësi/ja i shkruan ato në tabelë në mënyrë që vetë nxënësit të vetëvlerësojnë
mendimet e tyre pasi të kenë mësuar njësinë mësimore deri në fund të orës mësimore.

LEXIM - PËRMBLEDHJE NË DYSHE. PUNË NË GRUPE


Mësimdhënësi/ja hap librin dhe u tregon nxënësve tekstin që do të punojnë në dyshe. Ndahet teksti në
paragraf, në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë përpunimin e tekstit.
Njëri nga nxënësit lexon paragrafin dhe e përmbledh, ndërsa tjetri bën pyetje rreth materialit të
përmbledhur. Në qoftë se shohim që paragrafi është përvetësuar, në paragrafin tjetër nxënësit ndërrojnë rolet.
Mësimdhënësi/ja i ndjek nga afër punën e dysheve. Rëndësi u kushton përgjigjeve për pyetjet:

Si përkufizohet sovraniteti popullor dhe ku dallon ky nga doktrina e mëhershme? Si


përkufizohet sovraniteti me Kushtetutën e Kosovës?
Rendisni katër dimensionet e sovranitetit dhe shpjegoni ato.

DISKUTIM
Kërkohet nga nxënësit që të mbyllin librat dhe të fillojnë diskutimin për njësinë mësimore, duke shfrytëzuar
vetëm fletët e punës. Të gjitha grupet kanë mundësi të prezantojnë mendimet e tyre, prezantimin e bën
përfaqësuesi i grupit dhe të e tjerët e ndihmojnë atë nëse ka nevojë. Dhe në fund nxënësit mund të bëjnë
vlerësimin e mendimeve të tyre lidhur me Sovranitetin: nga mesjeta në modernitet, mendime këto të
shprehura në fillim të orës mësimore.

Sovraniteti: nga mesjeta në modernitet

- Konteksti historik i lindjes së sovranitetit


- Nga mesjeta në modernitet
- Dimensionet e sovranitetit

Do të vlerësohen/maten: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë


bazuar në dëshmi.
Instrumenti që do të përdoret: Fletore me kritere të caktuara.

Detyrë shtëpie: Evidentoni në fletore tri karakteristika kryesore të sovranitetit.

Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani


]
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4
/ Klasa: IX
Tema (nga plani dymujor): Kushtetuta e Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):
Kosovës - garantuese e Diskuton rëndësinë e laicitetit shtetëror për
diversitetit dhe barazitë për të gjithë shumëllojshmërinë religjioze dhe bindjes së lirë të secilit.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
V. Kompetenca personale – Individ i shëndoshë V.6 Dallon atributet e mirësjelljes nga ato përçmuese ndaj të tjerëve
gjatë punës në grup ose në situatë emocionale dhe propozon masat për parandalimin/ kapërcimin e tyre.

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton normat dhe
rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.1. Shfrytëzon në mënyrë kritike burime të ndryshme për të
eksploruar dhe për të krahasuar ndryshimet dhe ngjashmëritë etnike, kulturore,
sociale dhe religjioze në vende dhe periudha të ndryshme.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Laiciteti (sekularizmi)

Fjalët kyçe: laicitet (sekularizëm), kishë, shtet, sekularizim, parime.

Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:


– Përcakton parimin e laicitetit (sekularizmit).
– Interpreton karakteristikat e këtij parimi.
– Përmbledh parimet e sekularizmit dhe shpjegoj ato.
Kriteret e suksesit:
– Trego parimin e laicitetit (sekularizmit).
– Veço tri karakteristika të këtij parimi.
– Listo parimet e sekularizmit dhe shpjegoji ato.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri bazë,
tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për paqe, Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE


 GRUPI GUMËZHITËS
 LEXIM - PËRMBLEDHJE NË DYSHE. PUNË NË GRUPE
 KLLASTER
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë bazuar në
dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Komentoni tri parimet e sekularizmit.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


SHFMU ‘’IBRAHIM BANUSHI’’
PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

GRUPI GUMËZHITËS
Shkruhet në tabelë titulli i njësisë mësimore, dhe Mësimdhënësi/ja u kërkon nxënësve të shkëmbejnë idet e
tyre sa më shpejt, ide të cilat mund të shfrytëzohen më vonë në diskutime ose në ndonjë formë tjetër të
punës. Nxënësit diskutojnë për temën e dhënë njëri me tjetrin (flasin me zë të ulët duke gumëzhitur si
bletët) bisedojnë për gjërat për të cilat janë duke menduar. Pas kësaj nxënësve u kërkohet të shpalosin
mendimet e tyre edhe për klasën.

LEXIM - PËRMBLEDHJE NË DYSHE. PUNË NË GRUPE


Ndahet teksti në paragrafë, ndërsa nxënësit do të punojnë në dyshe.
Nxënësi i parë do të lexojë paragrafin e parë të mësimit Laiciteti (sekularizmi) me zë dhe do të
bëjë përmbledhjen e tij. Kërkohet nga disa nxënës të thonë përmbledhjen e paragrafit. Nëse është e
nevojshme, jepen sugjerime nga mësimdhënësi/ja. Nxënësi i dytë bën pyetje rreth këtij paragrafi. Disa
nxënës thonë pyetjet e tyre. Bëhen sugjerime për t’i përmirësuar ato. Nxënësi i parë jep përgjigjet e
pyetjeve. Disa nxënës thonë përgjigjet e tyre ndërsa mësimdhënësi/ja ose shokët mund t’i plotësojnë e
saktësojnë ato. Duke këmbyer idetë e tyre, kështu vazhdohet me çdo paragraf, Mësimdhënësi/ja kujdeset të
jepen përgjigje për pyetjet si në vijim: Si përkufizohet laiciteti (sekularizmi)? Cilat janë tri parimet e
sekularizmit? Shpjegoni ato. Cilat janë karakteristikat e këtij parimi dhe për çfarë thërret ai?

KLLASTER
Në formë përmbledhje përmes kllasterit, mësimdhënësi/ja i lë nxënësit për 5 minuta të shkruajnë se
çfarë mësuan. Pastaj u kërkon nxënësve të njejtin kllaster ta punojnë edhe në tabelë, këtu do të jenë
pjesëmarrës grupi më i madh i nxënësve dhe kllasteri do të plotësohe më me shumë informacione.

Laiciteti (sekularizm)
Drejt një përkufizimi Sekularizmi dhe parimet
Parimet:
Ndarja e institucioneve fetare nga institucionet shtetërore.
Liria e besimit.
Barazia.

Do të vlerësohen/maten: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë,


prezanton idetë bazuar në dëshmi. Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.

Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani


SHFMU ‘’IBRAHIM BANUSHI’’

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4 /
Klasa: IX
Tema (nga plani dymujor): Të Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Analizon
drejtat e njeriut të Drejtat e Njeriut – konceptin, idenë e të drejtave të njeriut, rëndësinë,
burimin, historinë dhe vlefshmërinë e tyre.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
VI. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm VI.1 Praktikon të drejtat dhe detyrimet e qytetarisë në situata
konkrete jetësore të përditshme, qoftë në klasë, qoftë në shkollë apo gjetiu (si: gjatë diskutimit, respektimit të mendimit të tjetrit
etj.).
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton normat dhe
rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.1. Shfrytëzon në mënyrë kritike burime të ndryshme për të
eksploruar dhe për të krahasuar ndryshimet dhe ngjashmëritë etnike, kulturore, sociale
dhe religjioze në vende dhe periudha të ndryshme.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Të drejtat dhe liritë e njeriut: konteksti historik dhe filozofik
Fjalët kyçe: të drejtat e njeriut, Deklaratë Universale, liri, barazi, solidaritet.
Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:
 Përshkruan kontekstin e drejtave të njeriut.
 Shpjegon konceptet bazë të të drejtave të njeriut.
Kriteret e suksesit:
 Sqaro me një shembull kontekstin e drejtave të njeriut.
 Trego me dy fjali konceptet bazë të të drejtave të njeriut.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri bazë,
tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për qytetari demokratike.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë bazuar
në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Fletore me kritere të caktuara.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Argumentoni rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


NJËSIA 46 - PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

Hapi i parë, faza e evokimit (5 minuta – stuhi mendimesh)


Secili nxënës shpreh njohuritë që ka rreth konceptit: Të drejtat dhe liritë e njeriut: konteksti historik
dhe filozofik
Mësimdhënësi/ja informacionin e shkruan në tabelë ose në letra.
Përmes kësaj faze mësimdhënësi/ja merr informacionin për njohuritë e nxënësve rreth titullit të njësisë mësimore.
− Çfarë janë të drejtat dhe liritë e njeriut
− Liria, barazia dhe solidariteti
− Konteksti i të drejtave të njeriut

Hapi i dytë, faza e realizimit - kuptimit (25 minuta – loja, dramatizimi)


Në këtë fazë, klasa ndahet në grupe (4-5) informacioni i dhënë, me qëllim që mos të mbetet vetëm në nivel
njohje të konceptit të njësisë mësimore, duhet që informacioni të thellohet përmes zbatimit, argumentimit,
analizës deri te vlerësimi i tij, në këtë proces realizimi bëhet përmes dy teknikave: loja me puzle, dhe
dramatizimi.
Grupet marrin 1-2 pjesë nga puzle i fletëmaterialeve për njësinë:

Të drejtat dhe liritë e njeriut: konteksti historik dhe filozofik.


Përmes tyre ata do të nxiten të:
– Identifikojnë pozitën e të drejtave të njeriu në Kosovë
– Përcaktojnë pozicionin e minoriteteve në Kosovë.
– Përshkruajnë elementet dalluese të pakicës dhe shumicës në Kosovë
Grupet lihen të punojnë materialin dhe pastaj ftohen të demonstrojnë materialin në klasë. Gjatë
dramatizimit nxënësit evidentojnë karakteristikat e shoqërisë civile pas vitit 1999.
Në këtë hap Mësimdhënësi/ja, vlerëson sa nxënësit e njohin Të drejtat dhe liritë e njeriut: konteksti
historik dhe filozofik.

Hapi i tretë, faza e reflektimit (10 minuta – ruaje fjalën e fundit për mua)
Mësimdhënësi/ja, gjatë fazës së tretë kërkon nga grupet e nxënësve në klasë të japin pikët për secilin
grup (por jo për grupin e tyre,) nxënësit duke komentuar pse kanë votuar në këtë mënyrë, kjo realizohet
përmes teknikës "Ruaje fjalën e fundit për mua", ku nga secili grup kryetari i tyre saktëson informacionin e
dhënë për të nga grupet e tjera.
Pas vlerësimit të dhënë nga ana e grupeve, mësimdhënësi/ja bën një përmbledhje duke vendosur pikat
kryesore të njësisë mësimore.
Detyrë shtëpie: Argumento rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani


.

SHFMU ‘’IBRAHIM BANUSHI’’

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE
Shkalla e kurrikulës: 4 / Klasa: IX
Tema (nga plani dymujor): Të Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Analizon të drejtat politike,
drejtat e njeriut ekonomike, sociale, kulturore, gjinore, të njohura me kushtetutë, duke përfshirë edhe të
drejtën e kuotimit të
përfaqësimit në Kuvend.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):


V. Kompetenca personale – Individ i shëndoshë V. 9 Reagon ndaj sjelljeve asociale të moshatarëve duke identifikuar shkaqet e
shfaqjes dhe pasojat e mundshme për shëndetin dhe mirëqenien e individit nga dukuritë dhe shprehitë negative (p.sh., përdorimi i duhanit, i
alkoolit apo drogës) etj.
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton normat dhe rregullat
shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.2. Analizon sfidat e shoqërisë (në aspektin edukativ-arsimor, kulturor, ekonomik dhe
mjedisor) në kohë dhe hapësirë, duke përdorur fakte,
si dhe vlerëson ndikimin e grupeve te interesit ne jetën e njerëzve të zakonshëm.

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Njësia mësimore: Të drejtat civile, politike, ekonomike dhe sociale
Fjalët kyçe: të drejta civile, politike, ekonomike, parimet.
Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:
 Shpjegon tri fazat e zhvillimit të të drejtave të njeriut.
 Analizon të drejtat dhe liritë pozitive dhe negative.
 Rendit parimet e të drejtave të njeriut.
Kriteret e suksesit:
 Krahaso tri fazat e zhvillimit të të drejtave të njeriut.
 Trego të drejtat dhe liritë pozitive dhe negative.
 Sqaro tri parimet e të drejtave të njeriut.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri bazë, tabela, shkumësi,
laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për qytetari demokratike.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
 Hapi i parë: Në pjesë hyrëse (evokuese) stuhi mendimesh
 Hapi i dytë: Në këtë pjesë të orës zbatohet puna në grupe
 Hapi i tretë: Paraqet tri pyetje e tjera për të cilat nxitet një diskutim.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë bazuar në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR


Detyrë shtëpie: Renditni të drejtat e njeriut.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


.
.

NJËSIA 47 - PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

Hapi i parë, në pjesë hyrëse (evokuese) stuhi mendimesh


Nxënësit nxiten të shpalosin njohuritë e tyre të mëhershme dhe t’i shprehin ato me një fjali të vetme ku ju
përmendet shprehja Të drejtat civile, politike, ekonomike dhe sociale

Pyetja fillestare: çfarë iu bie ndërmend kur përmendim shprehjen Të


drejtat civile, politike, ekonomike dhe sociale?
Përfundimi i saj duhet të jetë: Të drejtat civile, politike, ekonomike dhe sociale

Të gjitha përgjigjet e nxënësve mësimdhënësi/ja i shënon në tabelë. Pastaj i nxit nxënësit të gjejnë një
togfjalësh a shprehje të vetme, e cila do t’i përmblidhte të gjitha mendimet e tyre e që zakonisht, do të duhej
të ishte Të drejtat civile, politike, ekonomike dhe sociale.

Hapi i dytë
Në këtë pjesë të orës zbatohet puna në grupe. Nxënësve të ndarë në grupe do t’u jepen burime/ materiale të
ndryshme. Krahas materialeve secilit grup do t’i jepen edhe pyetjet konkrete për të cilat ata do të diskutojnë
dhe do të japin përgjigjet e tyre. Secili grup cakton një përfaqësues që do të prezantojë përgjigjet në pyetjet
para klasës.

Pyetjet për grupet: Për çka bën fjalë ky burim? Çfarë kuptoni me të drejta dhe liri të njeriut?
Shpjegoni kontekstin historik të të drejtave të njeriut.
Argumentoni se pse liria, barazia dhe solidariteti bashkëshoqërojnë konceptin e të drejtave të
njeriut.

Në vazhdim secili grup i shkruan përgjigjet e veta në fletët e mëdha të shkrimit dhe përmes
përfaqësuesit i prezanton shkurtimisht para gjithë klasës.

Hapi i tretë
Mësimdhënësi/ja paraqet tri pyetje e tjera për të cilat nxitet një diskutim. Mësimdhënësi/ja nxit nxënësit që
në mënyrë të argumentuar të paraqesin mendimet e tyre.

Pyetjet për tërë klasën: Çfarë është dinjiteti njerëzor? Kërkoni përkufizimin e kësaj fjale
në fjalorë të ndryshëm dhe jepni një përkufizim të plotë për të këtu:

Në fund nga ana e mësimdhënësi/es paraqitet një tabelë me dy kolona, ku do të nxirën përfundimet nga
mësimi.

Të drejtat e njeriut Lirit e njeriut

Detyrë shtëpie: Renditi të drejtat të njeriut.


Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani
.
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4
/ Klasa: IX
Tema (nga plani Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Shpjegon
dymujor): Të drejtat e raportin e dispozitave juridike vendore me aktet ndërkombëtare, me
njeriut qëllim realizimin e drejtësisë tranzicionale në dënimin e krimeve
kundër të drejtave të njeriut.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
IV. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribuues produktiv IV. 1 Vlerëson rëndësinë e
punës individuale dhe në grupe për zhvillimin e komunitetit duke paraqitur, në forma të ndryshme të të shprehurit,
shembuj konkretë nga jeta e përditshme.
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton
normat dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.1. Shfrytëzon në mënyrë kritike
burime të ndryshme për të eksploruar dhe për të krahasuar ndryshimet dhe ngjashmëritë etnike, kulturore, sociale
dhe religjioze në vende dhe periudha të ndryshme.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut
Fjalët kyçe: Deklarata, instrumente të të drejtave të njeriut, dokumente.
Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:
 Përshkruan Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
 Përshkruan Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.
 Përshkruan Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.
Kriteret e suksesit:
 Komento tri nene në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
 Sqaro Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.
 Veço një karakteristikë për Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri
bazë, tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS


MËSIMORE
Hapi 1. Hyrje (Prezantimi i disa informatave të përgjithshme për temën e njësisë mësimore).
Hapi 2. Ndarja e nxënësve në grupe, shpërndarja e burimeve dhe udhëzimet për aktivitetet që do të bëhen. Hapi 3.
Çdo grup bën leximin dhe analizën e burimeve dhe u përgjigjet pyetjeve.
Hapi 4. Çdo grup paraqet rezultatet e veta para klasës dhe bëhet diskutim i shkurtër.
Hapi 5. Nxjerrja e konkludimeve (Mësimdhënësi/ja bën një përmbledhje të shkurtër)
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë
bazuar në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Fletore me kritere të caktuara.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Përshkruani shkurtimisht Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

119
.
/
NJËSIA 48 - PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

Hapi 1. Hyrje (Prezantimi i disa informatave të përgjithshme për temën e njësisë mësimore).
Në pjesën hyrëse (evokuese) të orës mësimore bëhet një prezantim (në power point, nëse mësimdhënësi ka
në klasë laptop dhe projektor. Nëse nuk ka, atëherë në tabelë mund të vendosen tri deri katër letra me
koncepte bazë për shoqërinë civile) me disa informatave të thjeshta, që kanë lidhje me shprehjen shoqëria
civile. Nxënësve u bëhen pyetjet:
- Ç’ka përmbajnë Dokumentet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut?
- Si e kuptoni ju Dokumentet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut?
- Nxënësit japin mendime për konceptin e shoqërisë civile.

Hapi 2. Ndarja e nxënësve në grupe, shpërndarja e burimeve dhe udhëzimet për aktivitetet që do të bëhen. Në
këtë hap, ora mësimore organizohet duke i ndarë nxënësit në grupe dhe secilit grup iu shpërndahen burimet
(materialet). Nxënësve u jepen udhëzime për aktivitetet që do të realizohen.

Dokumentet Dokumentet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Grupi 1


Ndërkombëta Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (1948). Grupi 2
r e për të Konventa për Parandalimin dhe Ndëshkimin Grupi 3
Drejtat e e Krimit të Gjenocidit (1948)
Njeriut Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Grupi 4
Civile dhe Politike (1966)
Hapi 3. Çdo grup bën leximin dhe analizën e burimeve dhe u përgjigjet pyetjeve.
Në këtë hap, nxënësit kanë materialet e duhura të burimeve të mësimit. Ata, të ndarë në grupe, bëjnë leximin e
materialit, ku gjatë kësaj kohe, në kuadër të grupeve, bëjnë analizën e burimeve dhe në bashkëpunim brenda
grupeve përkatëse u përgjigjen pyetjeve që lidhen me materialin (burimet) mësimore. Mësimdhënësi/ja mban
shënime për mënyrën e angazhimit të nxënësve në kuadër të grupeve përkatëse. Nxënësit brenda grupeve,
diskutojnë për përmbajtjen e pjesëve mësimore të nëntitujve që kanë lidhje me shprehjen Dokumentet
Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Hapi 4. Çdo grup paraqet rezultatet e veta para klasës dhe bëhet diskutim i shkurtër.
Në këtë hap, nxënësit e ndarë në grupe paraqesin rezultatet e tyre para klasës, ku bëhet një diskutim i shkurtër
për përmbajtën mësimore që lidhet me shoqërinë civile.
Dëgjohen përgjigjet e nxënësve, të cilët respektojnë mendimin e shokëve të klasës dhe argumentojnë e
përshkruajnë:
– Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
– Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.
– Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.
Me anë të listës së kontrollit, mësimdhënësi vlerëson në këto tri çështje: shkathtësitë në bashkëpunim,
përdorimin e burimeve në mënyrë të drejtë, mënyrën e prezantimit të ideve nga ana e nxënësve të bazuar në
dëshmi.

EMRI SHFAQ SHKATHTËSI PËRDOR BURIMET NË PREZANTON IDETË


MBIEMRI I NË MËNYRË TË BAZUAR NË
NXËNËSIT BASHKËPUNIM ME TË E DREJTË ARGUMENTE DHE
DËSHMI
Pak Mjaftuesh Nivel Pak Mjaftuesh Nive Pak Mjaftuesh Nivel të
ëm të ëm l të ëm lartë
lart lartë
ë

Hapi 5. Nxjerrja e konkludimeve. (Mësimdhënësi bën një përmbledhje të shkurtër)


Në hapin e fundit, mësimdhënësi/ja bën një përmbledhje të shkurtër, ku bëhet nxjerrja e përfundimeve.
Mësimdhënësi u sugjeron nxënësve për detyrë shtëpi
Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4
/ Klasa: IX
Tema (nga plani Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Shqyrton
dymujor): Të drejtat dallimin mes të drejtave natyrore dhe pozitive, si dhe detyrimet e
e njeriut shtetit për të njohur dhe respektuar ato, rregullat dhe përcaktimet
juridike të zbatueshmërisë së tyre.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
IV. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribuues produktiv IV. 2 Ndërmerr aktivitete të
ndryshme (ekspozitë, performancë, instalacion, fushatë, protestë paqësore, tubim, avokim etj.) në bazë të projektit, të
hartuar me anëtarët e grupit, për zgjidhjen e një problemi me rëndësi shoqërore, për shkollën ose për komunitetin.

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton
normat dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.1. Shfrytëzon në mënyrë kritike
burime të ndryshme për të eksploruar dhe për të krahasuar ndryshimet dhe ngjashmëritë etnike, kulturore, sociale
dhe religjioze në vende dhe periudha të ndryshme.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Të drejtat natyrore dhe të drejtat ligjore

Fjalët kyçe: të drejta natyrore, të drejta pozitive/ligjore.

Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:


 Përshkruan se çfarë janë të drejtat natyrore.
 Përshkruan se çfarë janë të drejtat pozitive (ligjore).
 Argumenton mbi të drejtat pozitive dhe karakteristikat e tyre.
Kriteret e suksesit:
– Veço tri karakteristika të drejtave natyrore.
– Dallo tri karakteristika të drejtave pozitive (ligjore).
– Jep dy shembuj mbi të drejtat pozitive dhe karakteristikat e tyre.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri
bazë, tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS


MËSIMORE
 “DI”
 “DUA TË DI”
 “MËSOVA”
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë
bazuar në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Fletore me kritere të caktuara.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Shpjegoni karakteristikat e të drejtave natyrore.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


NJËSIA 49 - PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

“ DI”
Në hapin e parë të mësimit nxënësit plotësojnë kolonën “DI” me njohuritë që kanë për Të drejtat natyrore
dhe të drejtat ligjore. Mësimdhënësi/ja paraqet edhe në tabelë kolonat, pastaj fton disa nxënës të lexojnë
disa nga informacionet që ata kanë për temën e njësisë mësimore dhe kështu i shkruan në tabelën e klasës.

“ DUA TË DI”
Në hapin e dytë në kolonën dua të di nxënësit shkruajnë pyetje se çfarë duan të dinë për Të drejtat
natyrore dhe të drejtat ligjore, nëse për këtë pjesë nuk kanë pyetje, atëherë mësimdhënësi/ ja i
udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë mësimore në libër dhe nëse aty gjejnë diçka të paqartë e shkruajnë në
formë të pyetje ose mund të shkruajnë se çfarë duan të dinë më shumë lidhur me njësinë mësimore të cekur
më lartë.

“MËSOVA”
Në hapin e tretë, në kolonën Mësova, nxënësit e plotësojnë me njohuritë e reja
të fituara. Mësimdhënësi/ja fton disa nxënës të shkruajnë edhe në tabelë
njohuritë e tyre të fituara.

DI DUA TË DI MËSOVA

Përfundim përmbledhës: Në fund nxënësit me ndihmën mësimdhënësi/es bëjnë një përfundim


përmbledhës të mësimit për Të drejtat natyrore dhe të drejtat ligjore.
Detyrë shtëpie: Shpjegoni karakteristikat e të drejtave natyrore.
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton
idetë bazuar në dëshmi.
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.
NJËSIA MËSIMORE 50

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4 /
Klasa: IX
Tema (nga plani Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Shpjegon
dymujor): Të drejtat e të drejtën e njeriut për jetë, pacenueshmërinë e jetës dhe trupit të tij,
njeriut dinjitetin e njeriut, të drejtën për barazi dhe trajtim të barabartë,
integritetin personal, të drejtën për të qenë i lirë, të drejtën e pronës, të
drejtën aktive dhe pasive elektorale, të drejtën dhe
lirinë për të besuar, lirinë e organizimit etj.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
IV. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribuues produktiv IV.1 Vlerëson rëndësinë e punës individuale
dhe në grupe për zhvillimin e komunitetit duke paraqitur, në forma të ndryshme të të shprehurit, shembuj konkretë
nga jeta e përditshme.
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton
normat dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.2. Analizon sfidat e shoqërisë
(në aspektin edukativo-arsimor, kulturor, ekonomik dhe mjedisor) në kohë dhe hapësirë, duke përdor fakte,
si dhe vlerëson ndikimin e grupeve te interesit në jetën e njerëzve të zakonshëm.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: E drejta për jetë

Fjalët kyçe: e drejta për jetë, detyrim negative dhe pozitiv, dënim me vdekje.
Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:
 Shpjegon pse e drejta për jetë është më e rëndësishmja.
 Përcakton detyrimet e shtetit në raport me të drejtën për jetë.
 Liston disa konventa që garantojnë të drejtën për jetë.
Kriteret e suksesit:
 Arsyeto me një shembull të drejtën për jetë.
 Dallo detyrimet e shtetit në raport me të drejtën për jetë.
 Rendit disa konventa që garantojnë të drejtën për jetë.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri
bazë, tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS


MËSIMORE
 DISKUTIM PËR NJOHURITË PARAPRAKE
 MARRËDHËNIET PYETJE - PËRGJIGJE
 DISKUTIM
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë
bazuar në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Argumentoni rëndësinë e të drejtës për jetë.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


NJËSIA MËSIMORE
NJËSIA 50
50 - PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

DISKUTIM PËR NJOHURITË PARAPRAKE


Mësimdhënësi/ja u paraqet nxënësve një skemë (E drejta për jetë) dhe u kërkon nxënësve të thonë një të
përbashkët të njëjtë dhe një dallim (e drejta për jetë dhe e drejta për të vdekur). Nga përgjigjet e tyre
veçohen dy veçoritë (karakteristikat) që janë në interes të mësimit. Pastaj pyet ata:
- Nga se e dallojmë konceptin “E drejta për jetë”?

Disa konventa ndërkombëtare për të drejtën për jetë Dallimet


Konventa Europiane për Drejtat e Njeriut
E drejta për të vdekur?
E drejta për jetë

U kërkon të përmendin konventat për të drejtën për jetë (ata shprehen siç e mendojnë dhe nuk i korrigjon).

MARRËDHËNIET PYETJE - PËRGJIGJE


Mësimdhënësi/ja jep shembuj se si të bëjmë dallimin mes të drejtës për jetë dhe të drejtës për të
vdekur. Ndahen nxënësit në grupe. Analizojmë dy konceptet. Për të orientuar diskutimin mund të përdoren
edhe pyetjet:
− Çfarë është e drejta për jetë?
− Çfarë përmban Konventa Europiane për Drejtat e Njeriut
− Shpjegoni dy modelet e të drejtës (për jetë dhe të drejtës për vdekur)
Marrim përgjigje nga secili grup dhe i shkruajmë në tabelë.

E drejta për jetë E drejta për të vdekur

DISKUTIM
Pastaj nxënësit lexojnë me hapa tekstin në faqen e mësimit dhe, pas çdo paragrafi diskutojnë, japin shembuj,
ndërsa mësimdhënësi/ja plotëson veçoritë kryesore në tabelë, në një skemë të ngjashme me të parën. Pasi
përfundojnë, diskutojnë se cilët janë: kontributi, roli dhe ndikim i shoqërisë civile dhe i nxit ata të japin
shembuj.

Detyrë shtëpie: Argumentoni rëndësinë e të drejtës për jetë.


ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4 /
Klasa: IX
Tema (nga plani Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Diskuton
dymujor): Të drejtat rëndësinë e pranimit si direktivë të zbatueshme konventën për
e njeriut eliminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit ndaj gruas
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
IV. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribuues produktiv IV.2 Ndërmerr aktivitete të ndryshme
(ekspozitë, performancë, instalacion, fushatë, protestë paqësore, tubim, avokim etj.) në bazë të projektit, të hartuar
me anëtarët e grupit, për zgjidhjen e një problemi me rëndësi shoqërore, për shkollën ose për komunitetin.

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton
normat dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.1. Shfrytëzon në mënyrë kritike
burime të ndryshme për të eksploruar dhe për të krahasuar ndryshimet dhe ngjashmëritë etnike, kulturore,
sociale dhe religjioze në vende dhe periudha të ndryshme.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Diskriminimi dhe e drejta për barazi gjinore

Fjalët kyçe: diskriminim, barazi gjinore, e drejtë për barazi gjinore.

Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:


 Përshkruan se si përkufizohet diskriminimi me ligj ndërkombëtar.
 Përcakton parimin kushtetues kosovar për barazi gjinore.
 Analizon legjislacionin kosovar për barazi gjinore.
Kriteret e suksesit:
 Sqaro tri elemente të diskriminimit sipas ligjit ndërkombëtar.
 Veço parimin kushtetues kosovar për barazi gjinore.
 Dallo tri elemente në legjislacionin kosovar për barazi gjinore.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/
Libri bazë, tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS


MËSIMORE
 SHKRIM I SHKURTËR
 LEXIM I AVANCUAR
 PUNË KËRKIMORE

VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë
bazuar në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Fletore me kritere të caktuara.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë tema: Parandalimi i dhunës ndaj grave.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

SHKRIM I SHKURTËR,
Në fazën e parë nxënësit individualisht bëjnë “një shkrim të shkurtër” për Diskriminimi dhe e drejta për
barazi gjinore. Pastaj të dhënat bazë i shkruajmë në anën e majtë të tabelës, duke hulumtuar në internet, më
vonë i vendosin elementet e tjera në anën e djathtë.

Shkrimi i lirë: Diskriminimi dhe e drejta për barazi gjinore

Konventa ndërkombëtare mbi të drejtat e grave


Kushtetuta e Kosovës
Ligji nr. 05/L- 21 për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Ligji nr. 05/L-20 për Barazi Gjinore
Ligji nr. 03/L-182 për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje

LEXIM I AVANCUAR
Lexohet teksti me pjesë pasi të jenë formuar grupe dyshe.
 Grupi i parë: nxënësit shkruajnë për konventa ndërkombëtare mbi të drejtat e grave
 Grupi i dytë: shkruajnë për Kushtetutën e Kosovës
 Grupi i tretë: shkruajnë për Ligji nr. 05/L- 21 për Mbrojtjen nga Diskriminimi
 Grupi i katërt: shkruajnë për Ligji nr. 05/L-20 për Barazi Gjinore
 Grupi i pestë: shkruajnë për Ligji nr. 03/L-182 për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje

PUNË KËRKIMORE
Pas shfaqjes në ekran kanë për detyrë të gjejnë të dhënat kryesore që lidhen me detyrën e tyre konkrete
dhe për të përfunduar detyrën shfrytëzojnë laptopin dhe internetin.

Gjatë orës mësimore te nxënësit do të vlerësohet/maten: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdori- mi


i burimeve në mënyrë të drejtë, prezantimi i ideve të bazuara në dëshmi.

Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.

Detyrë shtëpie: Diskriminimi dhe e drejta për barazi gjinore


ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4 /
Klasa: IX
Tema (nga plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Diskuton
Të drejtat e njeriut rëndësinë e pranimit si direkt të zbatueshme konventën për eliminimin e
të gjitha llojeve të diskriminimit ndaj gruas.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
IV. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribuues produktiv IV.1 Vlerëson rëndësinë e punës individuale
dhe në grupe për zhvillimin e komunitetit duke paraqitur, në forma të ndryshme të të shprehurit, shembuj konkretë
nga jeta e përditshme.
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton
normat dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.1. Shfrytëzon në mënyrë kritike
burime të ndryshme për të eksploruar dhe për të krahasuar ndryshimet dhe ngjashmëritë etnike, kulturore,
sociale dhe religjioze në vende dhe periudha të ndryshme.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Veprimtari praktike: Mbrojtja e të drejtave njerëzore

Fjalët kyçe: mbrojtje ligjore, procedure ligjore, asistencë ligjore.

Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:


 Arsyeton të drejtën e mbrojtjes ligjore.
 Përshkruan një procedurë të rëndomtë të mbrojtjes ligjore.
 Shpjegon rëndësinë e asistencës ligjore.
Kriteret e suksesit:
 Argumento të drejtën e mbrojtjes ligjore.
 Sqaro një procedurë të rëndomtë të mbrojtjes ligjore.
 Vlerëso rëndësinë e ndihmë ligjore.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri
bazë, tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS


MËSIMORE
Hapat e realizimit të veprimtarisë praktike:
 Shpërndarja e fletës së punës
 Sqarime nga ana e mësimdhënësi/es
 Plotësimi nga ana e nxënësve
 Kontrollimi i fletëve të punës

VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë
bazuar në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Komento për kontributin institucional në mbrojtjen e të drejtave njerëzore.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


NJËSIA 52 - PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

FLETË PUNE
Emri i mbiemri i nxënësit/es.:
Kompleto rreshtat e zbrazura në vijim:
Shkruaj afërsisht tre rreshta, ku të arsyetosh të drejtën e mbrojtjes ligjore:

Trego afërsisht me tre rreshta, një procedurë të rëndomtë të mbrojtjes ligjore:

Përshkruaj me tre rreshta rëndësinë e asistencës ligjore:


ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4 / Klasa:
IX
Tema (nga plani Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Diskuton
dymujor): Të drejtat e rëndësinë e pranimit si direkt të zbatueshme konventën për eliminimin e
njeriut të gjitha llojeve të diskriminimit ndaj gruas.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
IV. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribuues produktiv IV.2 Ndërmerr aktivitete të ndryshme
(ekspozitë, performancë, instalacion, fushatë, protestë paqësore, tubim, avokim etj.) në bazë të projektit, të hartuar
me anëtarët e grupit, për zgjidhjen e një problemi me rëndësi shoqërore, për shkollën ose për komunitetin.

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 3. Shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton
normat dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet 3.1. Shfrytëzon në mënyrë kritike
burime të ndryshme për të eksploruar dhe për të krahasuar ndryshimet dhe ngjashmëritë etnike, kulturore,
sociale dhe religjioze në vende dhe periudha të ndryshme.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Formë vlerësimi

Fjalët kyçe: Të drejtat, dokumentet për të drejtat njerëzore.

Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:


– Plotëson në mënyrë të saktë formën e vlerësimit për konceptet kryesore të temës.
– Demonstron efikasitet në zotërimin e përmbajtjes mësimore për punën, ekonominë dhe
shoqërinë.
Kriteret e suksesit:
– Demonstro shkathtësi në plotësimin e formës së vlerësimit për konceptet kryesore të temës.
– Trego efikasitet në zotërimin e përmbajtjes mësimore për punën, ekonominë dhe shoqërinë.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fletë vlerësim.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS


MËSIMORE
Mësimdhënësi/ja ka lirinë dhe mundësinë që orën mësimore të quajtur formë vlerësimi ta përdorë në
mënyrën dhe mundësitë e tij/saj, në varësi prej varianteve dhe specifikave që i duken më të përshtatshme.
Cilindo nga variantet e mëposhtme të propozuara në vijim, mësimdhënësi/ja ka mundësinë dhe lirinë
e tij t’i përzgjedhë.

VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë
bazuar në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Fletore me kritere të caktuara.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Reflektim për formën e vlerësimit në klasë.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


NJËSIA 53 - PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

Mësimdhënësi/ja ka lirinë dhe mundësinë që orën mësimore të quajtur formë vlerësimi ta përdorë në
mënyrën dhe mundësitë e tij/saj, në varësi prej varianteve dhe specifikave që i duken më të përshtatshme.

Cilindo nga variantet e më poshtme të propozuara në vijim, mësimdhënësi/ja ka mundësinë dhe lirinë e tij t’i

përzgjedhë.
– Varianti 1. Mësimdhënësi/ja në këtë orë mësimore mund të përdorë test

– Varianti 2. Mësimdhënësi/ja në këtë orë mësimore mund të përdorë fleta vlerësimi

– Varianti 3. Mësimdhënësi/ja në këtë orë mësimore mund të përdorë pyetësorë vlerësimi

– Varianti 3. Mësimdhënësi/ja në këtë orë mësimore mund të përdorë vlerësim verbal Varianti 4 etj.

SHEMBUJ DHE SQARIME 8


Parashtrimi i pyetjeve sipas niveleve të ndryshme të të menduarit – Taksonomia e Bloom-it-11
PYETJE PËRGJIGJE
Njohja – Si quhet …?

Kur ka ndodhur...?
Cilat janë llojet e shoqërisë civile?
Cilat janë llojet e ...?
Të kuptuarit – Shpjego situatën e zhvilluar në ?;
Cilat janë karakteristikat themelore të ...?;
Çfarë mund të thoni për........?;
Zbatimi - Çfarë ndodh pas përdorimit të ...?
Analiza - Cili është funksioni i ...?
Çfarë roli luan ....në ...?
Sinteza – Cilat përfundimesh mund t’i nxirrni nga.........?
Vlerësimi – Cila strategji ishte më e mirë për t’u zbatuar?
A mendoni se .....është më e përshtatshme se sa................?
Sipas funksionit që kanë, pyetjet mund të jenë:
1. Pyetje të mbyllura - për të vlerësuar njohuritë apo të kuptuarit e nxënësve për materialet në
mënyrë të drejtpërdrejtë ose për të paraqitur tema për diskutim: Kur është hapur shkolla e parë shqipe?
2. Pyetje të hapura - që u kërkojnë nxënësve të përdorin, lidhin apo zbatojnë ide, japin arsye,
përmbledhin apo vlerësojnë dhe shpesh përfshijnë përgjigje të zgjeruara, që u mundësojnë atyre të
paraqesin të kuptuarit më të thellë: - Çfarë rëndësie ka për ju zbulimi i rrjetit pa tela?
3. Pyetje nxitëse - për t’i inkurajuar ose drejtuar përgjigjet e nxënësve tek aspektet specifike të të
nxënit: Si mund ta zhvilloni një grafik ose tabelë që organizon këtë informacion në një mënyrë
të dobishme?
NJËSIA MËSIMORE 54

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: SHOQËRIA DHE MJEDISI / Lënda: EDUKATË QYTETARE Shkalla e kurrikulës: 4
/ Klasa: IX
Tema (nga plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Shqyrton të
Të drejtat e njeriut drejtën e gruas për të qenë trashëgimtare e pronës dhe pasurisë.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
V. Kompetenca personale – Individ i shëndoshë V.6 Dallon atributet e mirësjelljes nga ato përçmuese ndaj
të tjerëve gjatë punës në grup ose në situata emocionale dhe propozon masat për parandalimin/ kapërcimin e tyre.

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF: 4. Jep ide dhe propozime si dhe merr vendime
në mënyrë të vetëdijshme dhe të përgjegjshme 4.1. Arsyeton llojet e vendimmarrjes në jetën e përditshme
shoqërore, kupton nevojën dhe rëndësinë e zbatimit të procedurave demokratike përgjatë proceseve.

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Njësia mësimore: E drejta e grave për përfaqësim dhe pronë
Fjalët kyçe: vendimmarrje, përfaqësim, trashëgimi pronësore.

Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:


– Përshkruan kuotën përfaqësuese për gratë.
– Krahason përfaqësimin e grave ndër vite.
– Analizon të drejtën e grave në trashëgimi pronësore.
Kriteret e suksesit:
– Komento kuotën përfaqësuese për gratë.
– Argumento përfaqësimin e grave ndër vite.
– Sqaro të drejtën e grave në trashëgimi pronësore.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: https: //www.living-democracy.com/sq/ Libri
bazë, tabela, shkumësi, laptopi, fletorja etj. www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Histori, Gjeografi / Edukimi për qytetari demokratike.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS


MËSIMORE
− STUHI MENDIMESH
− INSERT
− RRJETI I DISKUTIMIT
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Do të vlerësohet/matet: Shkathtësitë në bashkëpunim, përdorimi i burimeve në mënyrë të drejtë, prezanton idetë
bazuar në dëshmi
Instrumenti që do të përdoret: Lista e kontrollit.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë tema: Përfaqësimi i grave në Kosovë.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


NJËSIA 54 - PËRSHKRIMI MË KONKRET I VEPRIMTARISË GJATË ORËS MËSIMORE

STUHI MENDIMESH
Mësimdhënësi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit dhe u kërkon nxënësve fillimisht të mendojnë për
njohuritë e tyre lidhur me temën e dhënë. Pastaj fton disa prej tyre të diskutojnë dhe të shpalosin mendimet e
tyre për vullnetarizmin, duke mos i pohuar apo mohuar mendimet e tyre. Mësimdhënësi/ ja i shkruan ato në
tabelë, në mënyrë që vetë nxënësit të vetëvlerësojnë mendimet e tyre pasi të kenë mësuar njësinë mësimore.

E drejta e grave për përfaqësim dhe pronë


(Të dhëna të mundshme nga përgjigjet e nxënësve)
− Gratë në vendimmarrje
− E drejta e grave në trashëgimi pronësore

INSERT
Përdorimi i teknikës INSERT bëhet në këtë mënyrë, në libër lexohet mësimi, duke vendosur shenjat e teknikës
INSERT.
– √ për ato informacione që lexojnë dhe i dinë;
- për ato informacione që janë të ndryshme nga ato që dinë;
− + për informacionin e ri për nxënës;
– ? për informacionin e paqartë ose që duhet të dijë më shumë.

Informacion i Informacion i Informacion i ri Informacion që nuk


njohur ndryshuar e kuptoj
√ - + ?

RRJETI I DISKUTIMIT
Për të krijuar një lidhje analogjie me konceptin e ri “E drejta e grave për përfaqësim dhe pronë”, mund
të zgjidhet si koncept i njohur nga mësimdhënësi/ja koncepti “e drejta e gruas”. Paraqitet organizuesi grafik i
analogjisë në tabelë. Zhvillohet një diskutim me nxënësit rreth veçorive të përbashkëta e të veçanta për të dy
konceptet. Paraqiten ato përkatësisht në kolonën e ngjashmërive dhe ndryshimeve. Shkruhen të përmbledhura
ngjashmëritë e dallimet e dy koncepteve në tabelë nga mësimdhënësi/ja.

Të përbashkëtat Të veçantat
Gratë në
vendimmarrje
E drejta e grave në
trashëgimi pronësore

Detyrë shtëpie
Shkrim i lirë tema: Përfaqësimi i grave në Kosovë.

Me:___/____/______. Mёsimdhёnёsi: Arton Hasani

You might also like