You are on page 1of 3

Projekt

Tema: Individi pë rballë shtetit në epoka të ndryshme

Kompetencat që synon të arrijë ora e projektit:

Nxënësi/ ja përmes projektit:

• Shpreh aftësi komunikimi duke përdorur koncepte, si: qeverisje, individ me të drejta, roli i
shtetit në respektimin e individëve.
• Demonstron përgjegjësi në diskutimin e lidhjes së filozofisë me politikën.
• Diskuton me përgjegjësi çështje me interes publik në shoqërinë e sotme.
• Shkëmben përvoja pozitive në grup.
• Përpunon në mënyrë të pavarur, informacione mbi individin dhe raportin e tij me shtetin, nga
lashtësia deri në ditët tona.
• Identifikon strategji të kuptuarit, reflektimit të individit ndaj qeverisjes në epoka të ndryshme.
• Zgjidh dilema personale lidhur me rolin e tij në demokracinë aktuale.
• Ndërton marrëdhënie me të tjerët dhe me kulturat e huaja, nisur nga ndikimet e historisë në
politikë.
• Mban qëndrim të pavarur duke zhvilluar mendimin kritik, përmes debatit, analogjisë dhe
hulumtimit filozofik.
• Përkrah ndyshimet në jetën personale në ndikimin e debatit filozofik konstruktiv.
• Zhvillon mendimin kritik dhe krijues përmes teknologjisë.
• Krijon “Manual filozofik” me ide të projektit sipas grupeve të punës.

Individi përballë shtetit në epoka të ndryshme

Shtrimi i problematikës:
Gjatë gjithë mësimeve të filozofisë nxënësit kanë mësuar se shkenca e të arsyetuarit mbështetet
tek njeriu dhe mënyra e tij e të menduarit për problemet që e shqetësojnë. Në epoka të ndryshme
të historisë, ky mendim ndryshon, sepse edhe individi, në sajë të zhvillimit të shoqërisë nuk
mbetet i njëjtë. Disa elementë, të cilët kanë ndryshuar pozitivisht në ditët e sotme, janë:
-Individët kuptojnë dhe mbrojnë më mirë liritë dhe të drejtat e tyre.
- Individët ndërgjegjësohen se qeverisja dhe ata që drejtojnë nuk janë të përjetshëm.
- Individit i dëgjohet fjala dhe gjykimi për probleme me interes për të gjithë shoqërinë.
o Por a ka qenë gjithmonë kështu?
o A është ndjerë individi i lirë në epoka të ndryshme historike?
o A ka qenë shteti përherë garantues i të drejtave të qytetarëve të tij, me qëllim që ai të
ndihet i sigurtë dhe i mbështetur?
Kohëzgjatja e projektit: 4 - 5 muaj (janar - maj).
Materiale burimore: Libra nga biblioteka e shkollës ose të sjella nga vetë nxënësit, tekstet
mësimore (histori, sociologji, qytetari etj), interneti, enciklopedi, fjalor, materiale të tjera
mësimore në format elektronike (CD, USB) etj.
Orët në dispozicion: 3orë (të shtrira gjatë vitit shkollor). Për këtë projekt mund të shfrytëzohen
edhe orët e lira që janë në dispozicion në programin e lëndës.
Faza e parë: Gjatë kësaj faze, mësuesit realizojnë këto objektiva kryesorë:
1. Nxënësit njihen me temën dhe kompetencat e projektit. Ata do të grumbullojnë materiale, që
lidhen me problematikën e tij, duke përcaktuar rolin e individit të thjeshtë në raport me
qeverisjen e shoqërisë.
2. Nxënësit ndahen në grupe, zgjidhen përfaqësuesit e secilit grup dhe udhëzohen për mënyrën e
zhvillimit të projektit, sipas fazave të caktuara nga mësuesi/ja. Klasa do ndahet në 4 grupe. Secili
prej tyre do të zgjedhë një epokë të caktuar, për të cilën mendojnë, se njohin më mirë idetë
filozofike të mendimtarëve të saj.
3. Njohja e secilit grup me punën dhe mënyrat e paraqitjes së materialeve.

Ndarja e temave sipas grupeve:

Grupi i parë: Epoka e lashtësisë dhe individi.


Nxënësit përcaktojnë burimet e materialeve që do të përzgjedhin dhe format e kërkimit, për
autorët kryesorë të periudhës së lashtësisë: Aristoteli, Platoni, Sokrati, Stoikët, Epikurianët.
Nxënësit argumentojnë duke përdorur pjesë të veprave të Platonit, “Republika”, të Aristotelit,
“Politika” etj.

Çështje për diskutim:


o Cili ishte koncepti i epokës në lidhje me qeverisjen?
o A kishte shtet garantues të të drejtave individuale?
o Cilat ide filozofike lidhen me drejtimin e shoqërisë?
o A ishte koncepti i lumturisë njerëzore, i lidhur me qeverisjen e mirë?

Grupi i dytë:
Mesjeta dhe individi
Periudha e errët e sundimit të besimit ndaj arsyes njerëzore pati ndikim edhe në konceptin mbi
qeverisjen. Në këtë periudhë frika e individit ishte e justifikuar prej ndëshkimeve të rënda ndaj të
menduarit ndryshe. Nxënësit e këtij grupi do pasqyrojnë idetë filozofike të kësaj periudhe.
Çështje për diskutim:
- A ekzistonte filozofia e mirëfilltë?
- Cilat do ishin cilësitë e individit të periudhës mesjetare?
- A kishte shteti në themel, frikën dhe bindjen apo arsyen e lirë të individit?
Për të argumentuar idetë e kësaj periudhe, nxënësit shfrytëzojnë materialet filozofike të epokës
dhe vepra të mendimtarëve të saj.
Grupi i tretë:
Rilindja e individit në epokën e re
Nxënësit do të grumbullojnë materiale, që lidhen me filozofët e kësaj periudhe: Mori,
Kampanela, Montenji, Makiaveli.
Ata do të argumentojnë, lindjen e koncepteve të reja për shtetin dhe utopitë e mendimtarëve, që
idealizuan shoqëri të reja, të bazuara në lirinë e individit dhe progresin shoqëror. Përmes librave
filozofikë, si: “Princi”i Makiavelit” , “Utopia e Morit”, “Qyteti i diellit” i Kampanelës, nxënësit
parashtrojnë vizionin e ri të qeverisjes.
Çështje për diskutim:
- Kush duhet të qeverisë?
- Cili do ishte përshkrimi i individit të kësaj periudhe?
- Si e shihte individi shtetin? Sa i dhunshëm ishte ai?
- Cilët do ishin personat e duhur për të qeverisur?
Grupi i katërt:
Individi dhe shteti modern
Ky grup do parashtrojë argumentat filozofike të shoqërisë moderne dhe mënyrat e qeverisjes së
saj. Diskutimi do të zhvillohet me anë të analogjisë dhe krahasimit me epokat e mëparshme.
Çështje për diskutim:
- Pse sot individi konceptohet i lirë?
- Deri ku shkon ky cilësim i tij, sipas filozofisë moderne?
- Kush e drejton dhe si drejtohet shoqëria sot?
- Si i vendos individi, raportet me shtetin?
- Cilët mendimtarë të shek. XVIII që i paraprinë këtij koncepti?
- A është shteti sot, dhunim i individit?
- Argumentimi i grupit do bazohet edhe në shembuj nga jeta politike dhe ekonomike aktuale e
shoqërisë.
Faza e dytë: Gjatë kësaj faze, mësuesit realizojnë disa objektiva kryesorë:
Grumbullimi dhe analiza e materialeve të çdo grupi. Në këtë material do të përfshihen të gjitha
idetë e projektit, për idealin e një qeverisjeje të arsyeshme, që garanton të drejtat e individit.
Në hartimin e këtij manuali u aktivizuan nxënës me prirje në lëndën e teknologjisë së
informacionit. Materialet e manualit do të përmbajnë skica dhe vizatime të nxënësve me prirje në
pikturë. Manuali do të përpunohet dhe faqoset nga nxënësit me prirje në fushën e teknologjisë.
Ecuria e punës kryhet nën kujdesin e mësuesit/es.
Faza e tretë: Gjatë kësaj faze, mësuesit realizojnë disa objektiva kryesorë:
Prezantimet e punës sipas grupeve.
Prezantimi i produktit të projektit: “Manuali filozofik i qeverisjes”
Vlerësimi për çdo fazë të projektit.
Promovimi në shkollë i “Manualit filozofik të qeverisjes”, edhe me nxënësit e tjerë dhe mësuesit
e lëndëve shoqërore.
Bashkëpunëtorët:
Mësuesit e lëndëve përkatëse, prindër dhe nxënës të klasave të tjera.
Buxheti:
Shpenzimet kancelarike, tekstet përballohen nga familja, mund të shfrytëzohen bibliotekat e
shkollave, por mund të përballohet edhe me buxhetin e bordit të shkollës.
Konkluzionet dhe mendime për projektin.

You might also like