You are on page 1of 3

Të dhëna bazike të lëndës

Njësia akademike: Shkenca Politike


Titulli i lëndës: Politika Krahasimtare e Ballkanit
Niveli: Bachelor
Statusi lëndës: Zgjedhore
Viti i studimeve: 3
Numri i orëve në javë: 2+2
Vlera në kredi – ECTS: 5
Koha / lokacioni:
Mësimëdhënësi i lëndës: Anton Vukpalaj
Detajet kontaktuese: antonvukpalaj@hotmail.com

Përshkrimi i lëndës Kjo ligjeratë është një analizë e institucioneve dhe


politikave të shteteve të Ballkanit dhe në mënyrë më
të vecantë të shteteve të ish-Jugosllavisë. Më shumë
se 20 vjet pas ramjes së Komunizmit, Shtetet e
Ballkanit kanë evoluar në mënyra të ndryshme. Disa
nga ato janë të orientuara mirë kah demokracia dhe
kane hyrë në Bashkim Evropian dhe NATO kurse të
tjera gjinden ende ndërmjet një qeverisje gjysëm-
autoritare dhe gjysëm-demokratike. Në këtë ligjeratë
do të eksplorojmë tranzicionin paprecedent të
« trefishtë » të institucioneve politike, sistemit
ekonomik dhe identiteteve nacionale të cilat kanë
rezultuar nga ndryshimet e shkaktuara nga ramja e
Komunizmit në këtë regjion. Fokusimi i këtij seminari
do te jetë në politika që përfshijnë jo vetëm
transformimin eksplicit të institucioneve politike por
edhe të ndryshimeve të institucioneve ekonomike dhe
të identiteteve sociale.
Qëllimet e lëndës: Qëllimi i këtij seminari është që ti pregatisë
studentet të mendojnë në mënyrë kritike mbi
realitetin e Ballkanit. Në përgjithësi, lënda shërben si
një hyrje për ata të cilët janë të panjohur me historinë,
politikën, dhe strukturën sociale të rajonit. Ligjerimi
në këtë klasë, megjithatë, do të shkojë përtej një hyrje
të thjeshtë të historisë politike të Ballkanit. Ajo do të
stimulojë nxënësit për të analizuar problemet
komplekse në politikën dhe zhvillimin e Ballkanit dhe
për të inkurajuar ata që të japin argumente të
kompletuara mbi këto çështje. Përveç leximit dhe
dëgjimit të ligjeratave, kjo lendë do të ftojë studentët
të shkruajnë ose të komunikojnë me gojë vërejtjet e
tyre në lidhje me çështjet thelbësore të lëndës.
Rezultatet e pritura të nxënies: Pritet nga studentët që të lexojnë, mendojnë,
kritikojnë, dhe të formulojnë argumente. Kjo kërkon
që studentët tu përmbahen rekomandimeve të leximit
dhe të vinë rregullisht në ligjerata. Studentët duhet të
jenë të përgatitur plotësisht në çdo kohë për të
diskutuar leximet dhe konceptet nga ligjëratat e
mëparshme. Studentët duhet të jenë kritik dhe të
matur në vlerësimet e tyre, dhe të zhvillojnë
argumente koherente që ata mund të mbrojnë në
shkrimet e tyre dhe diskutimet në klasë.

Literatura
Literatura bazë: Susan L. Woodward. Balkan Tragedy: Chaos and
Dissolution after the Cold War. Brookings Institution,
1995.
Philip G. Roeder, Where Nation-States Come From?
Institutional Change in the Age of Nationalism, Princeton
University Press, 2007.
G. Ekiert and S. Hanson, eds., Capitalism and
Democracy in Central and Eastern Europe, Cambridge
University Press 2003.
S. Solnick, Stealing the State: Control and Collapse in Soviet
Institutions, Harvard University Press, 1999.
Steven Levitsky and Lucan A. Way, Competitive
Authoritarianism: Hybrid Regimes After the Cold War,
Cambridge University Press, 2010.
Literatura shtesë: J. David Brown, John S. Earle, and Scott Gehlbach,
“Helping Hand or Grabbing Hand? State
Bureaucracy and Privatization Effectiveness,”
American Political Science Review, 103(2) (May
2009), pp. 264–283.
Anna Grzymala-Busse and Abby Innes, "Great
Expectations: The EU and Domestic Political
Competition in East Central Europe" East European
Politics and Societies 17:1 (2003), pp.
64-73.
Plani i dizejnuar i mësimit:

Java Ligjerata që do të zhvillohet


Java e parë:Hyrje Hyrje dhe diskutim mbi planprogramin e lëndës
Java e dytë:Koncepte Thyerja e stereotipeve, kuptim i formimit kulturor dhe historik
dhe Qasje të shteteve të Ballkanit
Java e tretë: Koncepte Komunizmi dhe ramja e tij ;
dhe Qasje (vazhdim)
Java e katërt:Koncepte Ndryshimet politike, Tranzicioni dhe diversitetet udhëheqëse ;
dhe Qasje (vazhdim)
Java e pestë: Identitetet sociale, nacionalizmi dhe konfliktet ;
Eksperiencat e shtetve
Java e gjashtë: Institucionet, rregullat dhe korrupcioni;
eksperiencat e shteteve
Java e shtatë: Testi gjysëmsemestrial
Java e tetë: Rindërtimi i shteteve pas konflikteve
shtetndertimi
Java e nëntë: krahasim Drejtësia: politikat e drejtësisë, tribunalet, drejtësia e
I sistememve te tranzicionit;
drejtesise
Java e Partite politike dhe zgjedhjet ;
dhjetë:perfaqesimi
politik
Java e njëmbedhjetë: Shoqëria civile;
shoqeria civile
Java e dymbëdhjetë: Ekonomitë politike dhe reformat ekonomike
krahasim i politikave
ekonomike
Java e trembëdhjetë: Pabarazia dhe mirëqenia sociale;
shteti i mirëqenies
Java e katërmbëdhjetë: Integrimi (ose jo) në Bashkim Evropian dhe në Institucione
BE-ja dhe Ballkani ndërkombëtare
Java e pesëmbëdhjetë: Kollokviumi i dytë

Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes:


Kodi i universitetit mbi integritetin akademik do të aplikohet në ketë lëndë. Studentët janë
të udhëzuar të familiarizohen me këtë kodë dhe t’i përmbahen atij me përputhshmëri. Ky
planprogram është një dokument pune. Rezervohet e drejte për të bërë ndryshime në raport
me planprogramin (shtesa apo ndryshime) ose në raport me zhvillimin e temave, nëse
konsiderohet e nevojshme.

You might also like