You are on page 1of 2

DATA:

Fusha: Lënda:
Shkalla: VI Klasa: XII
Shoqëria dhe mjedisi Ekonom
i mësimore: Tregu i tokës dhe i kapitalit
Tema
Situata e të nxënit:
Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë: Pse çmimi i apartamenteve në Tiranë është më i lartë se
çmimi i apartamenteve në qytete të tjera?
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: renta; interesi
• interpreton ofertën dhe kërkesën për
faktorët e prodhimit;
• shpjegon se si kërkesa dhe oferta
përcaktojnë çmimin e tokës;
• shpjegon se si kërkesa dhe oferta
përcaktojnë çmimin e kapitalit.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me


Teksti mësimor; Tabela; Shkumës. temat ndërkurrikulare:
Qytetari; Shoqëria; Gjuhë; Matematikë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
1. Rikujtim/përsëritje:
a) Cilët janë faktorët e prodhimit?
b) Si quhet shpërblimi për përdorimin e tokës?
c) Çdo të thotë që kërkesa për faktorë prodhimi është kërkesa e derivuar (prejardhur)?
2. Diskutim:
a) Çfarë ndodh me kërkesën për tokë kur çmimi i tokës (renta‐qiraja) rritet? (ulet)
b) Çfarë pjerrësie do të ketë kërkesa për tokë? (rënëse/negative).
Fton një nxënës ta vizatojë në tabelë.
c) Çfarë ndodh me ofertën për tokë kur çmimi i tokës (renta‐qiraja) rritet? (nxënësit mund
të thonë se ajo rritet). POR:
d) A mund të rritet sipërfaqja e tokës kur ajo është e kufizuar? Si mund të rritet ajo?
Jep shpjegimin që për shkak se toka nuk mund të shtohet, oferta për tokë është plotësisht joelastike.
e) Kush përcakton qiranë e tokës ekonominë e tregut? (kërkoju nxënësve të shikojnë
grafikun në tabelë të kërkesës dhe ofetës për punë).
f) Pse çmimet e apartamenteve janë më të larta në Tiranë se, p.sh., në Gramsh?
3. Punë e pavarur/diskutim:
U jepet nxënësve Mëso duke vepruar të lexojnë pjesën e librit “Tregu i kapitalit” dhe i fton ata të
shpjegojnë në tabelë me grafik këtë treg.
5. Mbyllje: Permblidhen momentet kryesore të mësimit.
Vlerësimi i nxënësve:
• Nxënësit vlerësohen për:
•  pjesëmarrjen aktive të tyre në etapat e mësimdhënies dhe mësimnxënies;
•  aftësinë për të lidhur temën me njohuritë e mëparshme;
•  saktësinë e përgjigjeve, të dhëna dhe argumentimin e tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:

You might also like