You are on page 1of 5

Metodat e Mbledhjes dhe Paraqitjes së të Dhënave

I. Rrethoni alternativën e saktë:

1. Kur një studim është kryer dhe është i disponueshëm për të tjerët për t’u parë, ai bëhet:
a) të dhëna ordinale b)të dhëna primare c) të dhëna sekondare d) asnjë nga të mësipërmet

2. Cila nga të mëposhtmet përfshin shembuj të variablave sasiorë?


a) mosha, temperatura, të ardhurat, gjatësia b) mesatarja e notave, niveli i ankthit, performanca e të lexuarit
c) gjinia, besimi fetar, etnia d) a dhe b së bashku

3. Realizueshmëria e studimit kërkimor duhet të merret në konsideratë në konteksin e:


a) kostos dhe kohës së nevojshme për ta realizuar studimin b) aftësive që i nevojiten kërkuesit
c) çështjeve të mundshme të etikës d) të gjitha të mësipërmet

4. Cili është problemi me setin e mëposhtëm të kategorive të përgjigjeve ndaj pyetjes “Cila është mosha juaj aktuale?”
 1-5 5-10 10-20 20-30 30-40
a) kategoritë nuk janë reciprokisht përjashtuese b) kategoritë nuk janë të plota
c) a dhe b janë problem d) nuk ekziston asnjë problem me kategoritë e përgjigjeve

5. Cila nga të mëposhtmet nuk është një metodë gjerësisht e përdorur në studimet e tregut për mbledhjen e të
dhënave?
a) pyetësorët b) intervistat c) eksperimentet d) vrojtimet

6. Cili nga termat e mëposhtëm përshkruan më së miri të dhënat që janë mbledhur fillimisht më parë nga një person
tjetër për një qëllim të ndryshëm?
a) të dhëna primare b) të dhëna sekondare c) të dhëna eksperimentale
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

7. Karakteristikat e personit ose gjërave që mund të marrin vlera të ndryshme quhen:


a) shpërndarje b) vrojtime c) të dhëna d) variabla

8. Hapi i parë në përzgjedhjen e një kampioni duhet të jetë:


a) përcaktimi i popullatës b) vendimi si të ndajmë në strata popullatën
c) përpilimi i listës së popullatës d) përcaktimi se si do të zgjedhim në mënyrë të rastësishme

9. Konsiderata më e rëndësishme në përzgjedhjen e kampionit është që kampioni duhet të jetë:


a) i përzgjedhur nga popullata nëpërmjet një tabele numrash të rastësishëm
b) i përbërë nga numër i madh subjektesh c) përfaqësues i popullatës
d) i përzgjedhur nga një numër i madh individësh ose elementesh

10. Një burim i vlefshëm informacioni, i karakterizuar nga mbledhja, analiza dhe interpretimi sistematik i të dhënave
është:
a) përvoja personale b) autoritetet c) kërkimi d) tradita

11. Çfarë lloj kërkimi është përdorur kur kërkuesi përdor edhe pyetësorët, testet, vrojtimet dhe intervistat në studimin
e tij?
a) sasior b) cilësor c) miks d) analitik e) të gjitha të mësipërmet

1
12. Një kërkues po studion ndikimin e dhunës në televizion ndaj sjelljes sociale të fëmijëve 11-13 vjeç. Ai përzgjedh 100
nxënës të shkollës nëntëvjeçare për të marrë pjesë në këtë studim. Këta nxënës janë:
a) subjekte b) popullata e shënjestruar c) popullata d) grupi kërkimor

13. Është e rëndësishme të kemi një përshkrim të plotë të kampionit me qëllim:


a) përshkrimin e popullatës b) përzgjedhjen e subjektive informues c) stratifikimin
d) përgjithësimin e rezultateve e) të gjitha të mësipërmet

14. Cila nga mënyrat e mbledhjes së të dhënave ka më shumë gjasa të përdoret në studimin cilësor?
a) intervistat dhe fokus grupet b) analiza e dokumenteve c) vrojtimet
d) të gjitha të mësipërmet e) vetëm a dhe c

15. Në një studim mbi ndikimin e sasisë së të parit televizor mbi agresivitetin e fëmijëve, sasia e parë e televizorit do të
jetë një variabël:
a) i varur b) i pavarur c) kontrollues d) ekzogjen

16. Cila nga të mëposhtmet ndikon pozicionin që kërkuesi merr në procesin e kërkimit?
a) fenomenologjia b) grupi i interesit c) kuadri i kërkimit d) dëshirueshmëria sociale

17. Në cilin nga nivelet e mëposhtëm munden kërkuesit të fokusojnë kërkimin e tyre?
a) individët b) grupe të vegjël c) organizata dhe shoqëri d) të gjitha të mësipërmet

18. Cila nga shprehjet e mëposhtme është e saktë?


a) pyetësorët që plotësohen vetë kanë më pak pyetje të hapura sesa llojet e tjerë të pyetësorëve
b) një pyetësor që plotësohet vetë u dërgohet me e-mail individëve
c) në një pyetësor që plotësohet vetë pyetjet duhet të jetnë të thjeshta për t’iu përgjigjur
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

19. Cili nga të mëposhtmit është një rregull i përgjithshëm i rëndësishëm për ta mbajtur të ngulitur ndërkohë që
hartojmë pyetjet?
a) mbaj në mendje pyetjet e tua kërkimore b) anjëherë mos bëj pyetje të mjegullta
c) përfshi gjithmonë pyetje personale dhe faktike në mes të intervistës
d) përfshi gjithmonë pyetje personale dhe faktike në fillim të intervistës

20. Cili nga të mëposhtmit nuk është një avantazh i intervistës telefonike krahasuar me intervistën personale?
a) intervista telefonike është më pak e kushtueshme dhe më e shpejtë për t’u administruar
b) intervista telefonike mund të kontrollohet në lidhje me konsistencën e intervistuesit
c) gjatë intervistës telefonike, të anketuarit nuk ndikohen nga karakteristikat e intervistuesit
d) gjatë intervistës telefonike, intervistuesi mund të përfshihet në vrojtim

21. Përse përdoret metoda e fokus grupit?


a) i ofron kërkuesit të kuptuarin e ndjenjave të pjesëmarrësve
b) pjesëmarrësit janë në gjendje të theksojnë çështjet që janë të rëndësishme për ta
c) i ofron kërkuesve një mënyrë për të studiuar se si pjesëmarrësit i japin kuptim kolektiv fenomenit
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

22. Analiza sekondare është lloji i kërkimit që .....:


a) përdor të dhëna që janë mbledhur nga organizata të tjera përgjatë funksionimit të biznesit të tyre
b) përdor të dhëna anketimesh të publikuara nga organizata si Instat
c) përdor të dhëna që janë mbledhur nga kërkues të tjerë d) të gjitha të mësipërmet

2
23. Cilët faktorë duhet të marrin studentët në konsideratë kur duan të përcaktojnë numrin korrekt të kampionit?
a) madhësinë absolute dhe relative të kampionit b) kohën dhe koston
c) heterogjenitetin e popullatës d) të gjithë të mësipërmit

24. Nëse është realizuar një intervistë me të gjithë menaxherët e kompanive më të rëndësishme të naftës në Itali,
studimi mund të përgjithësohet për popullatën e .....:
a) të gjithë kompanive në Itali b) të gjithë menaxherëve në Itali
c) të gjithë menaxherëve të kompanive të naftës në Itali
d) të gjithë menaxherëve të kompanive të naftës në botë

25. Cila nga të mëposhtmet nuk është një avantazh i pyetësorëve që plotësohen vetë krahasuar me intervistën e
strukturuar?
a) pyetësorët që plotësohen vetë1 janë më pak të kushtueshëm sesa intervista e strukturuar
b) pyetësori që plotësohet vetë nuk përfshin efektet e intervistuesit
c) është e mundur të pyesësh shumë pyetje në pyetësorin që plotësohet vetë
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

26. Procesi i nxjerrjes së një kampioni nga një populate njihet si…..:
a) kampionimi b) census2 c) hulumtim kërkimor d) asnjë nga të mësipërmet

27. Një pyetje e mbyllur është ajo që...:


a) ofron një llojshmëri fikse përgjigjesh b) është e thjeshtë për t’u plotësuar
c) mundëson krahasueshmërinë e përgjigjeve për të gjitha pyetjet d) të gjitha të mësipërmet

28. Cila nga të mëposhtmet nuk përbën një avantazh të pyetjeve të mbyllura?
a) në intervista, pyetjet e mbyllura reduktojnë mundësinë për shumëllojshmëri në regjistrimin e përgjigjeve
b) është e thjeshtë për të përpunuar përgjigjet e pyetjeve të mbyllura
c) pyetjet e mbyllura nuk mundësojnë spontanitetin në përgjigjet e të anketuarve
d) pyetjet e mbyllura shpesh qartësojnë kuptimin e pyetjeve për të anketuarit

29. Cila nga të mëposhtmet përbën një disavantazh të pyetjeve të mbyllura?


a) është e vështirë për kërkuesin që të hartojë përgjigje të detyruara reciprokisht përjashtuese
b) është e vështirë për kërkuesit të analizojë të gjitha përgjigjet e mundshme të detyruara për pyetjet e mbyllura
c) kur përdoren shumë pyetje të mbyllura mund të jetë e vështirë që të vendosen lidhje midis intervistuesit dhe të
intervistuarit
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

30. Cila nga të mëposhtmet përbën një disavantazh të pyetjeve të hapura?


a) kodimi është më i vështirë kur pyetjet e hapura krahasohen me pyetjet e mbyllura
b) pyetjet e hapura mund të shkaktojnë diferenca midis intervistuesve që mbajnë shënim përgjigjet
c) transkriptimi i pyetjeve të hapura është proces që konsumon shumë kohë
d) të gjitha të mësipërmet

31. ___________është një tërësi elementësh të marrë nga një populate më e madhe sipas disa rregullave specifikë.
a) kampion b) popullatë c) variabël d) element

32. Cili nga variablat e mëposhtëm të pavarur nuk mund të manipulohet në një studim kërkimor?
a) gjinia b) etnia c) inteligjenca ose veçori të tjera d) asnjë nga të mësipërmet

1
Me pyetësorë që plotësohen vetë kuptohen të gjithë pyetësorët të cilët plotësohen nga individët e anketuar pa praninë e anketuesit, të tillë mund të jenë
pyetësorët online ose të ëdrguar me postë.
2
Census – numërimi i popullsisë dhe banesave
3
33. Mira në detyrën e saj të kursit dëshiron të paraqesë grafikisht kontributin që sektorët e ekonomisë japin në
produktin e brendshëm bruto. Sipas jush, forma më e përshtatshme do të ishte:
a) grafiku kolonë b) diagrama rreth c) diagrama vijë d) diagrama shpërndarje

34. Një kërkues ishte i interesuar për të studiuar se përse “matematika e re” e viteve 1960 dështoi. Ai intervistoi disa
mësues që përdorën matematikën e re gjatë viteve 1960. Mësuesit konsiderohen si:
a) burime primarë b) burime sekondarë c) kritikë të jashtëm d) kritikë të brendshëm

35. ___________ përdoren kur ju doni të analizoni vizualisht lidhjen midis dy variablave sasiorë:
a) grafiku kolonë b) diagrama rreth c) diagrama vijë d) diagrama shpërndarje

36. Një avantazh i përdorimit të programeve kompjuterikë për të dhënat cilësore është se ata…..:
a) mund të reduktojnë kohën e kërkuar për analizimin e të dhënave
b) i bëjnë shumë procedura, që rrallë mund të realizohen manualisht për shkak të kufizimeve kohore, të disponueshme
c) ndihmojnë në ruajtjen dhe organizimin e të dhënave d) të gjitha të mësipërmet

37. Cila nga të mëposhtmet është një avantazh i të dhënave sekondare:


a) janë specifike ndaj nevojave të kërkimit b) janë të përditësuara
c) janë të shpejta d) u siguron kërkuesve kontroll ndaj studimit

38. Cili nga të mëposhtmit është një burim i kërkimit primar të tregut:
a) publikimet qeveritare b) fokus grupi c) motorët e kërkimit në internet d) periodikët e industrisë

39. Cili nga të mëposhtmit përfaqëson një avantazh të pyetësorit kundrejt intervistës?
a) një pyetësor zakonisht është më pak i kushtueshëm b) pyetësori është më efiçent
c) mund të anketohet një kampion më i madh në numër duke përdorur pyetësorin d) të gjitha të mësipërmet

40. Një avantazh kryesor i intervistës personale është:


a) shpenzimi b) numri i mungesës së përgjigjes c) thellësia e përgjigjeve d) efiçenca

41. Përgjithësisht, kërkuesi duhet të zhvillojë një pyetësor që është:


a) tërheqës b) i shkurtër c) i thjeshtë për t’iu përgjigjur d) të gjitha të mësipërmet

42. Cila nga të mëposhtmet është një karakteristikë e një pyetjeje të mirë në pyetësor?
a) adreson një koncept të vetëm b) eviton përdorimin e zhargonit
c) eviton drejtimin e të anketuarit d) të gjitha të mësipërmet

43. Çfarë është një kampion?


a) një segment e popullatës së përzgjedhur për një hulumtim b) numërimi i të gjithë popullatës
c) një listë e të gjithë njësive të një populate d) një burim i gabimeve që nuk lidhen me kampionimin

II. Pyetje për diskutim:

- Metoda e mbledhjes së të dhënave: përkufizimi, pse është e rëndësishme?


- Llojet e të dhënave: primare dhe sekondare. Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilës prej tyre?

4
- Qasjet në mbledhjen e të dhënave dhe mënyrat e mbledhjes së tyre: sasiore dhe cilësore. Citoni të
paktën tri mënyra të mbledhjes së të dhënave sasiore ose cilësore; cilat janë avantazhet ose disavantazhet e
tyre?
- Cilët janë faktorët kryesorë, të cilët përcaktojnë mënyrën e mbledhjes së të dhënave? Jepni shembuj
praktikë.
- Çfarë është pyetësori? Çfarë natyre mund të ketë ai? Cili është lloji i pyetjeve që mund të përmbajë dhe
cilat janë karakteristikat që ato duhet të plotësojnë?
- Çfarë është kampioni? Përse është i rëndësishëm kampionimi? Cilët janë hapat në dizenjimin e
kampionit? Trajtoni shkurtimisht secilin prej tyre.
- Cilat janë disa nga mënyrat e paraqitjes së të dhënave (të paktën tri), karakteristikat e tyre, ilustojeni
secilën me të paktën nga dy shembuj.

You might also like