You are on page 1of 21

Hyrje në Shkrimin Akademik Kërkimi: Klasifikimi dhe Karakteristikat e Tij

1. Është kryer një studim për të vrojtuar nëse njerëzit shohin adresat e internetit në reklamat televizive.
Ky është një shembull i:
a) kërkimit bazë b) kërkimit të aplikuar c) të dyja së bashku d) asnjë nga të
mësipërmet

2. Një studimi është kryer për të vrojtuar se sa njerëz përdorin telefonat pa pagesë dhe sa përdorin
telefonat me pagesë për të blerë një produkt. Ky është një shembull i:
a) kërkimit bazë b) kërkimit të aplikuar c) të dyja së bashku d) asnjë nga të
mësipërmet

3. Kur një studim është kryer dhe është i disponueshëm për të tjerët për t’u parë, ai bëhet:
a) të dhëna ordinale b)të dhëna primare c) të dhëna sekondare d) asnjë nga të
mësipërmet

4. Cila metodë shkencore fokusohet shpesh në gjenerimin e hipotezave dhe teorive të reja?
a) metoda deduktive b) metoda induktive c) metoda hipotetike d) të
gjitha të mësipërmet

5. Cila metodë shkencore fokusohet në testimin e hipotezave të zhvilluara nga teoritë?


a) metoda deduktive b) metoda induktive c) metoda hipotetike d) të
gjitha të mësipërmet

6. Kërkimi cilësor është shpesh eksplorues dhe ka karakteristikat e mëposhtme me përjashtim të:
a) zakonisht përdoret kur ekzistojnë njohuri të shumta lidhur me fushën e interest
b) mbështetet në grumbullimin e të dhënave jonumerike të tilla si fjalë dhe figura
c) përdoret për të gjeneruar hipoteza dhe për të zhvilluar teori lidhur me fenomene në botë
d) përdor metodën shkencore induktive

7. Realizueshmëria e studimit kërkimor duhet të merret në konsideratë në konteksin e:


a) kostos dhe kohës së nevojshme për ta realizuar studimin
b) aftësive që i nevojiten kërkuesit
c) çështjeve të mundshme të etikës
d) të gjitha të mësipërmet

8. Cili nga termat e mëposhtëm përshkruan më së miri të dhënat që janë mbledhur fillimisht më parë
nga një person tjetër për një qëllim të ndryshëm?
a) të dhëna primare b) të dhëna sekondare c) të dhëna eksperimentale d) të gjitha
të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

9. Cila nga të mëposhtmet nuk është një metodë e kërkimit primar?


a) pyetësorët b) fokus grupet c) eksperimentet d) vrojtimet

10. Arsyetimi që përdor parime të përgjithshme për të predikuar rezultate specifike quhet:
a) induktiv b) deduktiv c) të dyja të mësipërmet d) asnjë nga të mësipërmet
11. Arsyetimi që përdor vrojtime specifike për të ndërtuar parime të përgjithshme quhet:
a) induktiv b) deduktiv c) të dyja të mësipërmet d) asnjë nga të mësipërmet

12. Qasja …. teston teorinë ose hipotezën përballë të dhënave, ndërkohë që qasja …. gjeneron teori
drejpërdrejt nga të dhënat.
a) induktive, deduktive b) deduktive, induktive c) cilësore, sasiore d) sasiore,
cilësore

13. Kërkimi …… synon të hulumtojë një fushë, që ka qenë e nënstudiuar me të dhëna paraprake dhe
ndihmon për të formëzuar drejtimin e kërkimit të ardhshëm.
a) përshkrues b) eksplorues c) shpjegues d) asnjë nga të mësipërmet

14. Të gjitha të mëposhtmet janë karakteristika të kërkimit sasior me përjashtim të:


a) kërkuesi është i shkëputur dhe i papërfshirë b) kërkuesi kontrollon variabla eksperimentalë
c) baza është analiza statistikore d) fokusohet tek vrojtimet dhe rrëfimet verbale

15. Çfarë lloj kërkimi është përdorur kur kërkuesi përdor edhe pyetësorët, testet, vrojtimet dhe
intervistat në studimin e tij?
a) sasior b) cilësor c) miks d) analitik e) të gjitha të mësipërmet

16. Cila nga mënyrat e mbledhjes së të dhënave ka më shumë gjasa të përdoret në studimin cilësor?
a) intervistat dhe fokus grupet b) analiza e dokumenteve c) vrojtimet
d) të gjitha të mësipërmet e) vetëm a dhe c

17. Jona kryen një anketim për të gjetur moshën mesatare dhe nivelin e shkollimit të studentëve të
grupit të saj. Çfarë lloj kërkimi është ky?
a) historik b) shkak-pasojë c) pothuajse eksperimental d) përshkrues

18. Cili nga të mëposhtmit është dallimi kryesor midis kërkimit bazë dhe kërkimit të aplikuar?
a) kërkimi bazë kërkon më shumë kohë që të realizohet
b) kërkimi i aplikuar është më pak i rëndësishëm
c) kërkimi bazë është më tradicional
d) kërkimi bazë nuk ka aplikim të menjëhershëm

19. Lloji i kërkimit që fokusohet në gjetjen e një zgjidhjeje për një problem akut, përkufizohet si:
a) kërkim bazë b) kërkim i aplikuar c) kërkim eksplorues d) kërkim përshkrues

20. Arsyetimi deduktiv aplikohet në:


a) kërkimin sasior b) kërkimin cilësor c) kërkimin e veprimit d) kërkimin e aplikuar

21. Procesi i kërkimit cilësor karakterizohet nga cila nga të mëposhtmet?


a) deduksioni b) induksioni c) reduksioni d) proporcioni

22. Cila nga të mëposhtmet nuk është pjesë e kërkimit tuaj sistematik?
a) identifikimi i fushës së kërkimit dhe formulimi i pyetjeve kërkimore
b) zhvillimi i një strategjie, dizejni të qartë kërkimi dhe përzgjedhja e metodave
c) financimi (gjetja e fondeve) i kërkimit tuaj
d) pasqyrimi i shpjegimeve të detajuara lidhur me tërë procesin e kërkimit dhe rezultatet

23. Cila nga shprehjet e mëposhtme është e vërtetë lidhur me dallimet midis kërkimit sasior dhe
kërkimit cilësor?
a) kërkimi sasior aplikon procedura matjeje për jetën sociale, ndërkohë që kërkimi cilësor përdor fjalët
për të analizuar shoqërinë
b) kërkimi sasior teston teoritë dhe konceptet, ndërkohë që kërkimi cilësor më shpesh gjeneron teori
nga të dhënat
c) kërkimi sasior shpesh perceptohet si pasqyrim i një fotografimi statik të realitetit shoqëror që ka në
fokus lidhjen midis varaiblave, ndërkohë që kërkimi cilësor shpesh perceptohet si i sintonizuar nga
ngjarje të paparashikueshme
d) të gjitha të mësipërmet
e) asnjë nga të mësipërmet

24. Cila nga të mëposhtmet nuk është një kritikë e kërkimit cilësor?
a) kërkimi cilësor është tejet subjektiv
b) kërkimi cilësor është shumë i vështirë për t’u përsëritur
c) gjetjet e kërkimit cilësor nuk mund të përgjithësohen në situata të tjera
d) kërkimi cilësor është shumë joelastik dhe i ngurtë

25. Analiza sekondare është lloji i kërkimit që .....:


a) përdor të dhëna që janë mbledhur nga organizata të tjera përgjatë funksionimit të biznesit të tyre
b) përdor të dhëna anketimesh të publikuara nga organizata si Instat
c) përdor të dhëna që janë mbledhur nga kërkues të tjerë
d) të gjitha të mësipërmet

26. Kur një kërkim realizohet me qëllim testimin e hipotezave dhe teorive lidhur me si dhe përse
fenomeni ndodh ashtu siç ndodh, një kërkimi të tillë është:
a) përshkrues b) predikues c) eksplorues d) të gjitha të mësipërmet

27. Cila nga të mëposhtmet është më e afërt me stilin akademik?


a) një novelë b) një artikull gazete c) një njoftim d) një letër nga banka

28. Cila nga të mëposhtmet është një avantazh i kërkimit sekondar:


a) është specifik ndaj nevojave të kërkimit b) është i përditësuar
c) është i shpejtë d) u siguron kërkuesve kontroll ndaj studimit

29. Cili nga të mëposhtmit është një burim i kërkimit primar të tregut:
a) publikimet qeveritare b) fokus grupi c) motorët e kërkimit në internet d) periodikët e industrisë

30. Një kompani dëshiron të mbledhë informacion nga burime të ndryshme për të përcaktuar nëse
duhet të zgjerohet në tregjet ndërkombëtarë. Cilën metodë kërkimore duhet të përdorë kompania, nëse
nuk dëshiron që të shpenzojë shumë para dhe kohë për të siguruar informacionin?
a) intervista b) eksplorues c) shkakësor d) eksperimentues

31. Arsyeja primare për një biznes e interpretimit të gjetjeve statistikore është të:
a) influencojë blerësit b) rrisë prodhimin c) promovojë kreativitetin d) ndihmojë vendimmarrjen
32. Qëllimi kryesor i kërkimit përshkrues është të:
a) përshkruajë mënyrën se si janë gjërat
b) identifikojë lidhjet midis variablave
c) predikojë mënyrën se si do të funksionojnë gjërat nisur nga aktualiteti
d) gjejë lidhjet shkak – pasojë
e) të gjitha të mësipërmet

33. Kërkimi përshkrues është i rëndësishëm sepse:


a) mund të përdoret për të ndikuar opinionet
c) është i thjeshtë dhe përdoret shpesh
b) është i përdorshëm për të hulumtuar një llojshmëri problemesh ekonomikë
d) të gjitha të mësipërmet

34. Kërkimi cilësor dhe kërkimi përshkrues janë të ngjashëm, pasi të dy:
a) analizojnë temat kryesisht nisur nga perspektiva e pjesëmarrësve
b) kanë kampione të mëdhenj
c) përdorin vrojtimin dhe intervistat
d) udhëhiqen nga variabla të parapërcaktuar të studimit

35. Kërkimi është:


a) një aktivitet i qëllimishëm dhe sistematik
b) kryesisht i realizuar për qëllime të pastra akademike
c) një proces i rastësishëm, i paplanifikuar zbulimi
d) në rradhë të parë kryhet për t’iu përgjigjur pyetjeve që lidhen me çështje praktike

36. Kërkimi përfshin:


a) identifikimin e informacionit cilësor, nuk është një proces i kompjuterizuar
b) aplikimin e metodave shkencore të mbledhjes dhe analizës së informacionit
c) përdorimin e modeleve kompleksë ndaj metodave më të thjeshta sasiore
d) të gjitha të mësipërmet

37. Një vlerësim i pjesës së tregut së kompanisë X vitin e ardhshëm është shembull i kërkimit:
a) predikues b) përshkrues c) eksplorues d) hamendësimit të thjeshtë

38. Hapi i parë në procesin e kërkimit është:


a) zhvillimi i një plani kërkimi
b) anketimi i aksionerëve për të përcaktuar nëse problemi ekziston
c) mbledhja e burimeve të disponueshëm për informacionin e nevojshëm
d) përcaktimi i problemit dhe objektivave të kërkimit

39. Funksioni primar i kërkimit në biznes është të:


a) ofrojë informacion që ndihmon manaxherët për të marrë vendime
b) identifikojë nevojat personale
c) ofrojë zgjidhje për një problem biznesi
d) tentojë të predikojë sjelljen në të ardhmen

40. Kur marrim vendim për të ndërmarrë një kërkim në biznes, secili nga faktorët e mëposhtëm duhet
marrë në konsideratë, me përjashtim të:
a) kufizimi kohor
b) disponueshmëria e punonjësve të kompanisë që janë ekspertë të anketimit
c) vlera e informacionit të kërkimit në biznes relativisht kostove të tij
d) disponueshmëria e të dhënave

41. Kërkimi mund të klasifikohet bazuar në objektivin e tij kryesor si në vijim:


a) shkencor, eksplorues dhe përshkrues b) përshkrues, kërkim dhe eksperimental
c) përshkrues, shkakësor dhe eksplorues d) shkakësor, eksperimental dhe shkencor

42. Qëllimi kryesor i kërkimit shkakësor është të...........:


a) kërkojë në mënyrë të drejpërdrejtë zgjidhje për një problem të veçantë
b) identifikojë lidhjet shkak-pasojë midis variablave
c) qartësojë natyrën e problemeve
d) sigurojë një pohim përmbyllës lidhur me karakteristikat e një popullate apo fenomeni të veçantë

43.Pasi punoi për disa vite për një kontraktues pajisjesh hidraulike, Beni më në fund krijoi dyqanin e tij
për hidrosanitare. Fatkeqësisht, gjashtë muajt e parë ishin të zymtë. Beni vendosi të kryejë një kërkim
për të siguruar të dhëna paraprake, të cilat do të hedhin dritë mbi natyrën e problemit dhe do të mund
t’i sugjerojnë disa ide të reja. Ai duhet të ndërmarrë një kërkim........:
a) eksplorues b) shkakësor c) dytësor d) përshkrues e) vrojtues

44. Nëse kërkuesi është i interesuar të gjejë se kush, çfarë, kur, ku ose sa, atëherë ky studim është:
a) eksplorues b) përshkrues c) empirik d) shkakësor

45. Një hulumtim sistematik, i kontrolluar, empirik dhe kritik i fenomeneve natyrorë i udhëhequr nga
teoria dhe hipotezat quhet:
a) kërkim i aplikuar b) kërkim bazë c) kërkim shkencor d) asnjë nga të mësipërmet

Metodat e Mbledhjes dhe Paraqitjes së të Dhënave

1. Kur një studim është kryer dhe është i disponueshëm për të tjerët për t’u parë, ai bëhet:
a) të dhëna ordinale b)të dhëna primare c) të dhëna sekondare d) asnjë nga të mësipërmet

2. Cila nga të mëposhtmet përfshin shembuj të variablave sasiorë?


a) mosha, temperatura, të ardhurat, gjatësia
b) mesatarja e notave, niveli i ankthit, performanca e të lexuarit
c) gjinia, besimi fetar, etnia
d) a dhe b së bashku

3. Realizueshmëria e studimit kërkimor duhet të merret në konsideratë në konteksin e:


a) kostos dhe kohës së nevojshme për ta realizuar studimin
b) aftësive që i nevojiten kërkuesit
c) çështjeve të mundshme të etikës
d) të gjitha të mësipërmet

4. Cili është problemi me setin e mëposhtëm të kategorive të përgjigjeve ndaj pyetjes “Cila është mosha
juaj aktuale?”  1-5 5-10 10-20 20-30 30-40
a) kategoritë nuk janë reciprokisht përjashtuese b) kategoritë nuk janë të plota
c) a dhe b janë problem d) nuk ekziston asnjë problem me kategoritë e përgjigjeve

5. Cila nga të mëposhtmet nuk është një metodë gjerësisht e përdorur në studimet e tregut për
mbledhjen e të dhënave?
a) pyetësorët b) intervistat c) eksperimentet d) vrojtimet

6. Cili nga termat e mëposhtëm përshkruan më së miri të dhënat që janë mbledhur fillimisht më parë
nga një person tjetër për një qëllim të ndryshëm?
a) të dhëna primare b) të dhëna sekondare c) të dhëna eksperimentale d) të gjitha të
mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

7. Karakteristikat e personit ose gjërave që mund të marrin vlera të ndryshme quhen:


a) shpërndarje b) vrojtime c) të dhëna d) variabla

8. Hapi i parë në përzgjedhjen e një kampioni duhet të jetë:


a) përcaktimi i popullatës b) vendimi si të ndajmë në strata popullatën
c) përpilimi i listës së popullatës d) përcaktimi se si do të zgjedhim në mënyrë të rastësishme

9. Konsiderata më e rëndësishme në përzgjedhjen e kampionit është që kampioni duhet të jetë:


a) i përzgjedhur nga popullata nëpërmjet një tabele numrash të rastësishëm
b) i përbërë nga numër i madh subjektesh
c) përfaqësues i popullatës
d) i përzgjedhur nga një numër i madh individësh ose elementesh

10. Një burim i vlefshëm informacioni, i karakterizuar nga mbledhja, analiza dhe interpretimi sistematik i
të dhënave është:
a) përvoja personale b) autoritetet c) kërkimi d) tradita

11. Çfarë lloj kërkimi është përdorur kur kërkuesi përdor edhe pyetësorët, testet, vrojtimet dhe
intervistat në studimin e tij?
a) sasior b) cilësor c) miks d) analitik e) të gjitha të mësipërmet

12. Një kërkues po studion ndikimin e dhunës në televizion ndaj sjelljes sociale të fëmijëve 11-13 vjeç. Ai
përzgjedh 100 nxënës të shkollës nëntëvjeçare për të marrë pjesë në këtë studim. Këta nxënës janë:
a) subjekte b) popullata e shënjestruar c) popullata d) grupi kërkimor

13. Është e rëndësishme të kemi një përshkrim të plotë të kampionit me qëllim:


a) përshkrimin e popullatës
b) përzgjedhjen e subjektive informues
c) stratifikimin
d) përgjithësimin e rezultateve
e) të gjitha të mësipërmet

14. Cila nga mënyrat e mbledhjes së të dhënave ka më shumë gjasa të përdoret në studimin cilësor?
a) intervistat dhe fokus grupet b) analiza e dokumenteve c) vrojtimet
d) të gjitha të mësipërmet e) vetëm a dhe c
15. Në një studim mbi ndikimin e sasisë së të parit televizor mbi agresivitetin e fëmijëve, sasia e parë e
televizorit do të jetë një variabël:
a) i varur b) i pavarur c) kontrollues d) ekzogjen

16. Cila nga të mëposhtmet ndikon pozicionin që kërkuesi merr në procesin e kërkimit?
a) fenomenologjia b) grupi i interesit c) kuadri i kërkimit d) dëshirueshmëria sociale

17. Në cilin nga nivelet e mëposhtëm munden kërkuesit të fokusojnë kërkimin e tyre?
a) individët b) grupe të vegjël c) organizata dhe shoqëri d) të gjitha të mësipërmet

18. Cila nga shprehjet e mëposhtme është e saktë?


a) pyetësorët që plotësohen vetë kanë më pak pyetje të hapura sesa llojet e tjerë të pyetësorëve
b) një pyetësor që plotësohet vetë u dërgohet me e-mail individëve
c) në një pyetësor që plotësohet vetë pyetjet duhet të jetnë të thjeshta për t’iu përgjigjur
d) të gjitha të mësipërmet
e) asnjë nga të mësipërmet

19. Cili nga të mëposhtmit është një rregull i përgjithshëm i rëndësishëm për ta mbajtur të ngulitur
ndërkohë që hartojmë pyetjet?
a) mbaj në mendje pyetjet e tua kërkimore
b) anjëherë mos bëj pyetje të mjegullta
c) përfshi gjithmonë pyetje personale dhe faktike në mes të intervistës
d) përfshi gjithmonë pyetje personale dhe faktike në fillim të intervistës

20. Cili nga të mëposhtmit nuk është një avantazh i intervistës telefonike krahasuar me intervistën
personale?
a) intervista telefonike është më pak e kushtueshme dhe më e shpejtë për t’u administruar
b) intervista telefonike mund të kontrollohet në lidhje me konsistencën e intervistuesit
c) gjatë intervistës telefonike, të anketuarit nuk ndikohen nga karakteristikat e intervistuesit
d) gjatë intervistës telefonike, intervistuesi mund të përfshihet në vrojtim

21. Përse përdoret metoda e fokus grupit?


a) i ofron kërkuesit të kuptuarin e ndjenjave të pjesëmarrësve
b) pjesëmarrësit janë në gjendje të theksojnë çështjet që janë të rëndësishme për ta
c) i ofron kërkuesve një mënyrë për të studiuar se si pjesëmarrësit i japin kuptim kolektiv fenomenit
d) të gjitha të mësipërmet
e) asnjë nga të mësipërmet

22. Analiza sekondare është lloji i kërkimit që .....:


a) përdor të dhëna që janë mbledhur nga organizata të tjera përgjatë funksionimit të biznesit të tyre
b) përdor të dhëna anketimesh të publikuara nga organizata si Instat
c) përdor të dhëna që janë mbledhur nga kërkues të tjerë
d) të gjitha të mësipërmet

23. Cilët faktorë duhet të marrin studentët në konsideratë kur duan të përcaktojnë numrin korrekt të
kampionit?
a) madhësinë absolute dhe relative të kampionit
b) kohën dhe koston
c) heterogjenitetin e popullatës
d) të gjithë të mësipërmit

24. Nëse është realizuar një intervistë me të gjithë menaxherët e kompanive më të rëndësishme të
naftës në Itali, studimi mund të përgjithësohet për popullatën e .....:
a) të gjithë kompanive në Itali
b) të gjithë menaxherëve në Itali
c) të gjithë menaxherëve të kompanive të naftës në Itali
d) të gjithë menaxherëve të kompanive të naftës në botë

25. Cila nga të mëposhtmet nuk është një avantazh i pyetësorëve që plotësohen vetë krahasuar me
intervistën e strukturuar?
a) pyetësorët që plotësohen vetë1 janë më pak të kushtueshëm sesa intervista e strukturuar
b) pyetësori që plotësohet vetë nuk përfshin efektet e intervistuesit
c) është e mundur të pyesësh shumë pyetje në pyetësorin që plotësohet vetë
d) të gjitha të mësipërmet
e) asnjë nga të mësipërmet

26. Procesi i nxjerrjes së një kampioni nga një populate njihet si…..:
a) kampionimi b) census2 c) hulumtim kërkimor d) asnjë nga të mësipërmet

27. Një pyetje e mbyllur është ajo që...:


a) ofron një llojshmëri fikse përgjigjesh
b) është e thjeshtë për t’u plotësuar
c) mundëson krahasueshmërinë e përgjigjeve për të gjitha pyetjet
d) të gjitha të mësipërmet

28. Cila nga të mëposhtmet nuk përbën një avantazh të pyetjeve të mbyllura?
a) në intervista, pyetjet e mbyllura reduktojnë mundësinë për shumëllojshmëri në regjistrimin e
përgjigjeve
b) është e thjeshtë për të përpunuar përgjigjet e pyetjeve të mbyllura
c) pyetjet e mbyllura nuk mundësojnë spontanitetin në përgjigjet e të anketuarve
d) pyetjet e mbyllura shpesh qartësojnë kuptimin e pyetjeve për të anketuarit

29. Cila nga të mëposhtmet përbën një disavantazh të pyetjeve të mbyllura?


a) është e vështirë për kërkuesin që të hartojë përgjigje të detyruara reciprokisht përjashtuese
b) është e vështirë për kërkuesit të analizojë të gjitha përgjigjet e mundshme të detyruara për pyetjet e
mbyllura
c) kur përdoren shumë pyetje të mbyllura mund të jetë e vështirë që të vendosen lidhje midis
intervistuesit dhe të intervistuarit
d) të gjitha të mësipërmet
e) asnjë nga të mësipërmet

30. Cila nga të mëposhtmet përbën një disavantazh të pyetjeve të hapura?


a) kodimi është më i vështirë kur pyetjet e hapura krahasohen me pyetjet e mbyllura
b) pyetjet e hapura mund të shkaktojnë diferenca midis intervistuesve që mbajnë shënim përgjigjet
c) transkriptimi i pyetjeve të hapura është proces që konsumon shumë kohë
d) të gjitha të mësipërmet
31. ___________është një tërësi elementësh të marrë nga një populate më e madhe sipas disa
rregullave specifikë.
a) kampion b) popullatë c) variabël d) element

32. Cili nga variablat e mëposhtëm të pavarur nuk mund të manipulohet në një studim kërkimor?
a) gjinia b) etnia c) inteligjenca ose veçori të tjera d) asnjë nga të mësipërmet

33. Mira në detyrën e saj të kursit dëshiron të paraqesë grafikisht kontributin që sektorët e ekonomisë
japin në produktin e brendshëm bruto. Sipas jush, forma më e përshtatshme do të ishte:
a) grafiku kolonë b) diagrama rreth c) diagrama vijë d) diagrama shpërndarje

34. Një kërkues ishte i interesuar për të studiuar se përse “matematika e re” e viteve 1960 dështoi. Ai
intervistoi disa mësues që përdorën matematikën e re gjatë viteve 1960. Mësuesit konsiderohen si:
a) burime primarë b) burime sekondarë c) kritikë të jashtëm d) kritikë të brendshëm

35. ___________ përdoren kur ju doni të analizoni vizualisht lidhjen midis dy variablave sasiorë:
a) grafiku kolonë b) diagrama rreth c) diagrama vijë d) diagrama shpërndarje

36. Një avantazh i përdorimit të programeve kompjuterikë për të dhënat cilësore është se ata…..:
a) mund të reduktojnë kohën e kërkuar për analizimin e të dhënave
b) i bëjnë shumë procedura, që rrallë mund të realizohen manualisht për shkak të kufizimeve kohore, të
disponueshme
c) ndihmojnë në ruajtjen dhe organizimin e të dhënave
d) të gjitha të mësipërmet

37. Cila nga të mëposhtmet është një avantazh i të dhënave sekondare:


a) janë specifike ndaj nevojave të kërkimit
b) janë të përditësuara
c) janë të shpejta
d) u siguron kërkuesve kontroll ndaj studimit

38. Cili nga të mëposhtmit është një burim i kërkimit primar të tregut:
a) publikimet qeveritare b) fokus grupi c) motorët e kërkimit në internet d) periodikët e
industrisë

39. Cili nga të mëposhtmit përfaqëson një avantazh të pyetësorit kundrejt intervistës?
a) një pyetësor zakonisht është më pak i kushtueshëm
b) pyetësori është më efiçent
c) mund të anketohet një kampion më i madh në numër duke përdorur pyetësorin
d) të gjitha të mësipërmet

40. Një avantazh kryesor i intervistës personale është:


a) shpenzimi b) numri i mungesës së përgjigjes c) thellësia e përgjigjeve d) efiçenca

41. Përgjithësisht, kërkuesi duhet të zhvillojë një pyetësor që është:


a) tërheqës b) i shkurtër c) i thjeshtë për t’iu përgjigjur d) të gjitha të mësipërmet
42. Cila nga të mëposhtmet është një karakteristikë e një pyetjeje të mirë në pyetësor?
a) adreson një koncept të vetëm
b) eviton përdorimin e zhargonit
c) eviton drejtimin e të anketuarit
d) të gjitha të mësipërmet

43. Çfarë është një kampion?


a) një segment e popullatës së përzgjedhur për një hulumtim
b) numërimi i të gjithë popullatës
c) një listë e të gjithë njësive të një populate
d) një burim i gabimeve që nuk lidhen me kampionimin

Shkrim Akademik

1. Gjatë një provimi, nëse lejon dikë tjetër që të kopjojë përgjigjet, a jam fajtor për sjellje të pahijshme
akademike?
a) jo, sepse nuk jam unë që po kopjoj
b) po, sepse po ndihmoj dike tjetër që të mashtrojë
c) jo, sepse kam studiuar për provimin dhe jam plotësisht i përgatitur
d) jo, sepse ndoshta nuk e di nëse personi po kopjon vërtet përgjigjet e mia

2. Kërkimi kalon nëpër faza të dallueshme nga njëra-tjetra. Cila nga të më poshtmet ndodhet në vendin
e gabuar:
a) raporti
b) rishikimi kritik i literaturës
c) formulimi i pyetjes kërkimore
d) përcaktimi i teknikave për të siguruar informacionin

3. Shkruajtja e një eseje për një temë në fushën tuaj pa lexuar asgjë apo pa vendosur asnjë burim në
tekstin tuaj është:
a) plagjaturë
b) praktikë e gabuar
c) praktikë e pranueshme
d) asnjë nga të mësipërmet

4. Shkrimi i detyrave në orët përpara afatit përfundimtar është:


a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

5. Vendosja e referencave të plota, por evitimi i citimeve në tekst është:


a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

6. Përdorimi i shprehjeve standarte akademike (të tilla si “shumë studime kanë dëshmuar ...”) që i keni
hasur në shumë artikuj akademikë, pa përdorur referimin në tekst është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

7. Kopjimi i esesë së shokut të klasës është:


a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet
8. Përdorimi i citimeve dhe shënjave të thonjëzave tek fjalët e autorit, dhe më pas përdorimi i pasazheve
nga i njëjti burim pa referime në tekst dhe pa përdorur shenjat e citimit është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

9. Leximi i disa burimeve, mbajtja e shënimeve lidhur me ta, shkrimi i ideve me referenca është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

10. Dorëzimi i të njëjtës detyrë që keni dorëzuar në një lëndë tjetër është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

11. Vendosja e disa pikave që janë njohuri e përgjithshme pa përdorur referimin është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

12. Kopjimi i disa fjalive nga një autor tjetër, ndryshimi i çdo katër fjalëve dhe vendosja e referencave në
fund është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

13. Përdorimi i një burimi të cilin e citoni për pjesën më të madhe të ideve tuaja është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

14. Seksioni Metodat në studimin kërkimor specifikon në përgjithësi:


a) pjesëmarrësit e kërkimit
b) procedurat e kërkimit
c) rezultatet e studimeve të mëparshëm, që adresojnë fenomenin e interesit
d) aparatin, instrumentat dhe materialet për studimin kërkimor
e) a, b dhe d

15. Kopjimi dhe bashkimi i tekstit nga interneti/website pa referenca është:


a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

16. Vendosja e citimeve në tekst, por mosvendosja e të gjitha referencave të cituara në listën e
referencave është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

17. Leximi i disa burimeve për temën tuaj, shkrimi i ideve pa përdorur referencat është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

18. Përdorimi i sistemeve të ndryshëm të referimit për pjesë të ndryshme në tekstin tuaj është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet

19. Kopjimi i disa fjalëve, vendosja e tyre në thonjëza dhe shkrimi i autorit, vitit dhe faqes pas saj është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të
mësipërmet

20. Gjetja e sinonimeve për çdo fjalë që përdorni nga një tekst tjetër është:
a) plagjaturë b) praktikë e gabuar c) praktikë e pranueshme d) asnjë nga të mësipërmet
21. Çfarë informacioni thelbësor mungon nga citimi i burimit në kuotimin e mëposhtëm? “Shumë
studime konkludojnë që rritja e taksave, ndikon negativisht konsumin e familjeve” (1995).
a) emri i autorit
b) numri i faqes ku kuotimi mund të gjendet
c) A dhe B së bashku
d) asnjë nga të mësipërmet

22. Çfarë informacioni thelbësor mungon nga referenca e mëposhtme? Frieden, Terry. FBI: Violent
Crime Rate Declines Again. 17 October, 2005. CNN.
http://www.cnn.com/205/LAW/10/17/crime.rate/index.html
a) emri i autorit
b) numri i faqes ku kuotimi mund të gjendet
c) data e marrjes së materialit nga adresa
d) asnjë nga të mësipërmet

23. Seksioni Hyrja në studimin e kërkimit:


a) jep një paraqitje të studimeve të rëndësishëm të realizuar më pare
b) përmban formulimin e qëllimit të studimit
c) përfundon me formulimin e pyetjeve kërkimore dhe për kërkimin sasior përfshin hipotezat e kërkimit
d) të gjitha të mësipërmet

24. Cili nga komponentët e mëposhtëm të raportit kërkimor përfshin rekomandimet dhe implikimet?
a) diskutime b) rezultatet c) referencat d) konkluzionet e) hyrja

25. Në seksionin “Diskutime” të raportit të kërkimit, kërkuesi paraqet:


a) konkluzionet
b) rekomandimet dhe implikimet
c) interpretimin e rezultateve
d) të gjitha të mësipërmet e) vetëm a dhe b

26. Në raportet kërkimore, paraqitja e konkluzioneve:


a) gjithmonë është e shkruar në gjuhë teknike
b) përmbledh gjetjet kryesore
c) përfshin një seksion të veçantë në fund të raportit
d) ngre pyetje për studim të mëtejshëm

27. Cila nga të mëposhtmet shërben si kriter vlerësimi i seksionit “Diskutime” të një raporti kërkimor?
a) konkluzionet duhet t’u japin përgjigje pyetjes/pyetjeve kërkimore
b) rezultatet duhet të interpretohen në mënyrën e duhur
c) rekomandimet dhe implikimet duhet të jenë specifikë
d) rëndësia statistikore nuk duhet të ngatërrohet me rëndësinë praktike
e) të gjitha të mësipërmet

28. Cila nga të mëposhtmet është arsyeja më e rëndësishme për të përfshirë referenca në rishikimin e
literaturës?
a) për të evituar plagjaturën dhe të vlerësojm në rishikimin e literaturës burimet e ndryshme të
përdorur që kanë kontribuar në fushën e kërkimit
b) pedagogu dëshiron të dijë nëse studenti ka cituar artikullin kryesor
c) kërkuesit duan të citohen në sa më shumë publikime që të jetë e mundur
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

29. Cili nga të mëposhtmit është shembull i plagjaturës?


a) akti i paraqitjes së një teze si të re, ndërkohë që argumenti është përdorur diku tjetër
b) përdorimi i fjalëve, ideve, mendimeve të dikujt tjetër sikur janë personale
c) përdorimi i risive dhe dizenjimit të dikujt tjetër sikur të jenë tonat
d) të gjitha të mësipërmet

30. Si mund të evitohet plagjatura?


a) gjatë procesit të kërkimit është e rëndësishme të përgatisim shënime të kujdesshme për të gjithë
burimet e përdorur
b) duke evituar perifrazimin e fjalive të plota pa i futur ato në shenjat përkatëse të citimit
c) kur dorëzojmë punimin të jemi të sigurt që kemi vlerësuar idetë që janë eksploruar nga të tjerët
d) të gjitha të mësipërmet

31. Cila nga të mëposhtmet nuk është pjesë e strukturës së një punimi kërkimor?
a) hyrja b) rishikimi i literaturës c) grafiku kohor d) metodat e kërkimit

32. Kur referoni punën e të tjerëve, që keni cituar në tekstin e raportit tuaj, ju duhet:
a) të bëni të ditur emrin dhe mbiemrin e autorit b) të përdorni metodën e citimit autor – datë
c) të përdorni një yll dhe një shënim në fund të faqes d) të futni citimin e plotë në kllapë

33. Cila nga të mëposhtmet nuk është një nga shtatë pjesët kryesore të një raporti kërkimor?
a) rezultatet b) abstrakti c) metoda d) fusnotat

34. Në këtë seksion ju interpretoni dhe vlerësoni plotësisht rezultatet tuaja.


a) hyrja b) metoda c) rezultatet d) diskutime

35. Mënyra më e mirë për të nisur një tekst akademik është


a) me një pyetje
b) me disa të detaje në sfond
c) me temën e tekstit
d) me ndonjë informacion të ri ose surprizues e) të gjitha të mësipërmet

36. Mënyra më e mirë për të ruajtur vëmendjen e lexuesit në një tekst akademik është:
a) të shkruash fjali të shkurtra
b) të jesh miqësor p.sh. si në një e-mail
c) të jepni informacione familjare fillimisht dhe më pas informacionin e ri
d) të bëni pyetje fillimisht dhe më pas të jepni përgjigjet p.sh. si në një bisedë

37. Rendi më i mirë ideve në një paragraf akademik është:


a) nga ideja e përgjithshme e pikës kryesore tek detajet specifikë
b) nga detajet specifikë tek ideja e përgjithshme e pikës kryesore
c) në rendin që unë i mendoj idetë kur po shkruaj
d) nuk ekziston asnjë rend i veçantë pasi nuk ka rëndësi

38. Mënyra më e mirë për të filluar fjalinë në një tekst akademik është:
a) me disa informacione të cilat lexuesi tashmë i di
b) me disa informacione që japin sfondin
c) me disa informacione të reja ose surprizues
d) me një person ose përemër vetor p.sh. siç e shikojmë

39. Lloji më i mirë i fjalëve (termave) për t’u përdorur në një tekst akademik është:
a) fjalë të pazakonta të cilat lexuesi do i pikasë dhe do i admirojë
b) fjalë të thjeshta të tilla si i madh dhe i rëndësishëm, të cilat janë të thjeshta për t’u kuptuar
c) fjalë të tilla si arsye ose ngjashmëri të cilat tregojnë lidhjet midis ideve
d) fjalë të veçanta teknike të cilat janë shumë specifike për subjektin për të cilin po shkruaj

45. Cila nga të mëposhtmet është një pasojë e formulimit të temës së kërkimit në fillim të raportit?
a) jep orientime për të gjithë aspektet e kërkimit
b) ofron vështrim të përgjithshëm mbi temën
c) justifikon studimin në terma të rëndësisë së tij
d) të gjitha të mësipërmet

46. Cili nga të mëposhtmit është një komponent i nevojshëm i kërkimit përshkrues?
a) identifikimi i problemit
b) rishikimi i literaturës
c) mbledhja dhe analizimi i të dhënave
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

47. Cilët janë tre pjesët e një paragrafi?


a) formulimi i tezës, fjalia hyrëse, zhvillimi
b) zhvillimi, teza, konkluzioni
c) fjalia hyrëse, zhvillimi, fjalia mbyllëse d) hyrja, zhvillimi, mbyllja

48. Cili është qëllimi i fjalisë mbyllëse?


a) i kujton lexuesit temën dhe i mban ata në mendime
b) riformulon hyrjen
c) na jep detaje për çështjen
d) na tregon se për çfarë bën fjalë paragrafi

49. Një fjali e mirë hyrëse duhet të jetë gjithmonë...


a) e mërzitshme b) e detajuar c) interesante d) e gjatë

Si të përcaktojmë temën e kërkimit


Rishikimi i Literaturës

1. Çfarë kriteri duhet pyetjet kërkimore të përmbushin?


a) duhet të jenë të përshtatshme për të dizenjuar kërkimin, në mënyrë që të mund të mblidhen të dhëna
të rëndësishme
b) duhet të ekzistojë mjaftueshëm literaturë kërkimore e disponueshme në lidhje me temën
c) duhet të jenë të kuptueshme
d) të gjitha të mësipërmet
2. Cili është qëllimi kryesor i rishikimit të literaturës?
a) ndihmon për të zhvilluar një linjë historie
b) vërteton se kërkuesi ka njohuri në fushën e përzgjedhur
c) dëshmon se ekzistojnë pyetje pa përgjigje në fushën e përzgjedhur të kërkimit
d) të gjitha të mësipërmet

3. Kur lexoni për të realizuar rishikimin tuaj të literaturës është e rëndësishme të...:
a) të mbani referenca të detajuara për të patur informacion të plotë të publikimeve për gjithçka që
lexoni
b) të mbani shënime të mira për çdo ide që ju vjen gjetë procesit të të lexuarit
c) të jeni kritik ndërkohë që lexoni
d) të gjitha të mësipërmet

4. Cila nga shprehjet e mëposhtme nuk është e vërtetë për rishikimin e literaturës?
a) rishikimi i literaturës tregon se përse pyetjet kërkimore janë të rëndësishme
b) është e rëndësishme të përfshihet gjithçka që kërkuesi ka lexuar gjatë rishikimit të literaturës
c) studentët duhet të vijojnë kërkimin dhe të lexojnë literaturën e rëndësishme përgjatë gjithë procesit
të kërkimit
d) rishikimi i literaturës ndihmon kërkuesit ndërtojnë një argument

5. Cila nga shprehjet e mëposhtme nuk është korrekte lidhur me procecin e rishikimit sistematik të
literaturës?
a) është një qasje shumë transparente
b) përdoret nga kërkuesit cilësorë, edhe nga ata sasiorë
c) ofron një bazë më të besueshme lidhur me mënyrën e dizenjimit të kërkimit, sepse bazohet në një të
kuptuar më të mirë të subjektit
d) rishikimi sistematik ka të bëjë me përpjekjet për të kuptuar efektet e variablave specifikë ose ndikimet
që janë gjetur në studimet e mëparshme

6. Çfarë është rishikimi narativ i literaturës?


a) një përmbledhje e të gjithë literaturës që është publikuar tashmë në fushën që po hulumtohet
b) përshtypja fillestare e kërkuesit lidhur me subjektin, që do të kuptohet plotësisht me përparimin e
procesit të kërkimit
c) një rishikim historik që synon të japë një tablo të zhvillimit të një fushe specifike
d) të gjitha të mësipërmet
e) asnjë nga të mësipërmet

7. Çfarë është një teori?


a) një koncept b) një përkufizim c) një shpjegim i rregullsive të vrojtuara
d) të gjitha të mësipërmet

8. Kur një kërkim realizohet me qëllim testimin e hipotezave dhe teorive lidhur me si dhe përse
fenomeni ndodh ashtu siç ndodh, një kërkimi të tillë është:
a) përshkrues b) predikues c) eksplorues d) të gjitha të mësipërmet

9. Mënyra më e mirë për të nisur një tekst akademik është


a) me një pyetje b) me disa të detaje në sfond c) me temën e tekstit
d) me ndonjë informacion të ri ose surprizues e) të gjitha të mësipërmet
10. Mënyra më e mirë për të ruajtur vëmendjen e lexuesit në një tekst akademik është:
a) të shkruash fjali të shkurtra
b) të jesh miqësor p.sh. si në një e-mail
c) të jepni informacione familjare fillimisht dhe më pas informacionin e ri
d) të bëni pyetje fillimisht dhe më pas të jepni përgjigjet p.sh. si në një bisedë

11. Rendi më i mirë ideve në një paragraf akademik është:


a) nga ideja e përgjithshme e pikës kryesore tek detajet specifikë
b) nga detajet specifikë tek ideja e përgjithshme e pikës kryesore
c) në rendin që unë i mendoj idetë kur po shkruaj
d) nuk ekziston asnjë rend i veçantë pasi nuk ka rëndësi

12. Mënyra më e mirë për të filluar fjalinë në një tekst akademik është:
a) me disa informacione të cilat lexuesi tashmë i di
b) me disa informacione që japin sfondin
c) me disa informacione të reja ose surprizues
d) me një person ose përemër vetor p.sh. siç e shikojmë

13. Lloji më i mirë i fjalëve (termave) për t’u përdorur në një tekst akademik është:
a) fjalë të pazakonta të cilat lexuesi do i pikasë dhe do i admirojë
b) fjalë të thjeshta të tilla si i madh dhe i rëndësishëm, të cilat janë të thjeshta për t’u kuptuar
c) fjalë të tilla si arsye ose ngjashmëri të cilat tregojnë lidhjet midis ideve
d) fjalë të veçanta teknike të cilat janë shumë specifike për subjektin për të cilin po shkruaj

14. Metoda shkencore është e preferuar përballë mënyrave të tjera të sigurimit të njohurive, sepse
është më:
a) e besueshme b) sistematike c) e saktë d) të gjitha të mësipërmet

15. Cila nga hapat e mëposhtëm të metodës shkencore ilustrohet nga kërkuesi i cili hulumton literaturën
dhe fokusohet në një problem specifik që nuk është zgjidhur ende?
a) identifikimi i temës b) përshkrimi i procedurave për të mbledhur informacionin
c) analizimi i informacionit të mbledhur d) deklarimi i rezultateve të marrë nga analiza e të dhënave

16. Cila është arsyeja e konsultimit të manualeve, vjetarëve, enciklopedive ose rishikimi në fazat
fillestare të identifikimit një teme kërkimi?
a) ato janë tashmë të disponueshme
b) ato japin një tablo të çështjeve që lidhen me temën
c) ato janë burime primare
d) ato nuk përmbajnë raporte statistikore, për pasojë individi mund të interpretojë rezultatet më
thjeshtë

17. Cila nga të mëposhtmet është një pasojë e formulimit të temës së kërkimit në fillim të raportit?
a) jep orientime për të gjithë aspektet e kërkimit b) ofron vështrim të përgjithshëm mbi temën
c) justifikon studimin në terma të rëndësisë së tij d) të gjitha të mësipërmet

18. Cila nga të mëposhtmet është një arsye e mirë për të zhvilluar një plan kërkimi?
a) ofron strukturën e studimit
b) redukton mundësitë e gabimeve të kushtueshëm
c) kursen kohë d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

19. Cila nga të mëposhtmet është një karakteristikë e një pyetjeje të mirë në pyetësor?
a) adreson një koncept të vetëm b) eviton përdorimin e zhargonit
c) eviton drejtimin e të anketuarit d) të gjitha të mësipërmet

20. Si mund ta përcaktojmë nëse pyetjet kërkimore janë realisht të mira?


a) nëse ato udhëheqin kërkimin e literatures
b) nëse janë të lidhura bashkë dhe ndihmojnë për të ndërtuar argumenta koherentë
c) nëse na detyrojnë që të ngushtojmë qëllimin e kërkimit
d) të gjitha të mësipërmet

21. Kërkimi kalon nëpër faza të dallueshme nga njëra-tjetra. Cila nga të më poshtmet ndodhet në vendin
e gabuar:
a) raporti b) rishikimi kritik i literaturës c) formulimi i pyetjes kërkimore
d) përcaktimi i teknikave për të siguruar informacionin

22. Cilat janë pesë objektivat themelore të shkencës?


a) predikimi, përmbledhja, konkludimi, shpjegimi, përshkrimi
b) ndikimi, predikimi, ngritja e pyetjeve, eksplorimi, përgjigjet
c) eksplorimi, përshkrimi, shpjegimi, predikimi, ndikimi
d) ngritja e pyetjeve, përgjigjet ndaj pyetjeve, predikimi, shpjegimi, përmbledhja

23. Cila nga të mëposhtmet paraqet etapat e rekomanduar për zhvillimin e një ideje për kërkim?
a) fusha e kërkimit, problemi i kërkimit, qëllimi i kërkimit, pyetja e kërkimit, hipoteza
b) fusha e kërkimit, qëllimi i kërkimit, problemi i kërkimit, pyetja e kërkimit, hipoteza
c) fusha e kërkimit, problemi i kërkimit, qëllimi i kërkimit, pyetja e kërkimit, hipoteza
d) fusha e kërkimit, hipoteza, problemi i kërkimit, pyetja e kërkimit, qëllimi i kërkimit

24. Cila nga të mëposhtmet nuk është një karakteristikë e një teorie apo shpjegimi të mirë?
a) është e kufizuar
b) është e testueshme
c) është mjaftueshëm e përgjithshme për t’u aplikuar në më shumë se një vend, situate apo person
d) të gjitha të mësipërmet janë karakteristika të teorive të mira

25. Cila nga shprehjet e mëposhtme është e vërtetë për një teori?
a) në kuptimin më të thjeshtë do të thotë “shpjegim”
b) u jep përgjigje pyetjeve “si” dhe “përse”
c) mund të ofrojë një sistem të mirëzhvilluar shpjegues
d) të gjitha të mësipërmet janë të vërteta

26. Një pohim i mirë sasior i problemit:


a) përkufizon variablat e varur dhe të pavarur
b) specifikon hipetezat e kërkimit që do të testohen
c) specifikon lidhjen midis variablave që kërkuesi pret të gjejë
d) përçon konteksin e dizajnit që zhvillon
e) a dhe c së bashku
27. Një hap që nuk përfshihet në planifikimin e studimit kërkimor është:
a) identifikimi i problemit kërkimor
b) rishikimi i kërkimit ekzistues
c) ngritja e pyetjes së kërkimit
d) zhvillimi i një analize gjithëpërfshirëse kërkimore

28. Burimet e problemeve për kërkim përfshijnë:


a) eksperiencat vetjake b) çështje praktike që kërkojnë zgjidhje
c) teoria dhe kërkimi i kaluar d) të gjitha të mësipërmet

29. Një karakteristikë themelore e kërkimit ekzistues që orienton kërkuesit në pyetje të reja kërkimore
është:
a) kërkimi ekstensiv (i gjerë) është konkludues dhe u përgjigjet përfundimisht pyetjeve kërkimore
b) studimet zakonisht gjenerojnë më shumë pyetje kërkimore sesa u përgjigjen atyre
c) a dhe b së bashku
d) asnjë nga të mësipërmet

30. Cila nga të mëposhtmet është funksion i teorisë?


a) integrimi dhe përmbledhja e njohurive ekzistuese
b)predikimi
c) shpjegimi i fenomenit
d) të gjitha të mësipërmet janë funksione të rëndësishme të teorisë

31. Rishikimi i literaturës përpara formulimit të pyetjeve të kërkimit i mundëson kërkuesit cilat nga të
mëposhtmet?
a) të familjarizohet me kërkimin e mëparshëm lidhur me fenomenin që është i interesuar
b) të identifikojë problemet potencialë metodologjikë në fushën e kërkimit
c) të zhvillojë një listë të problemeve përkatës që lidhen me fenomenin që i intereson
d) të gjitha të mësipërmet

32. Hipotezat e kërkimit:


a) formulohen përpara rishikimit të literaturës
b) janë pohime të lidhjeve të predikuara midis variablave
c) formulohen në mënyrë të tillë që të konfirmohen ose hidhen poshtë
d) b dhe c së bashku

33. Funksioni “mjet” i teorisë është të:


a) përmbledhë njohuritë ekzistuese
b) përmbledhë hipotezat ekszistuese
c) sugjerojë lidhje të reja dhe të bëjë predikime
d) sugjerojë teori të reja

34. Një pyetje e kërkimit cilësor:


a) ngre pyetje për procese apo fenomene që duhet eksploruar
b) është e përgjithshme dhe e hapur në përgjigje
c) a dhe b janë të sakta
d) asnjë nga të mësipërmet
35. Ngritja e një pyetjeje kërkimore sasiore duhet të:
a) zgjerojë qëllimin duke specifikuar ekzaktësisht pyetjen/pyetjet të cilat kërkuesi do të adresojë
b) ndihmojë kërkuesin që të përzgjedhë pjesëmarrësit, metodat kërkimore, treguesit dhe materialet e
duhur
c) specifikojë variablat për të cilët është i interesuar kërkuesi
d) të gjitha të mësipërmet

36. Plani i kërkimit:


a) duhet të jetë i detajuar
b) duhet t’u jepet të tjerëve për t’u parë dhe komentuar
c) parashtron argumentat racionalë për studimin kërkimor
d) të gjitha të mësipërmet

37. Cila nga të mëposhtmet nuk është një burim i ideve për kërkim?
a) jeta e përditshme b) çështjet praktike c) kërkimi në të shkuarën d) teoria
e) të gjitha të mësipërmet janë burime të ideve të kërkimit

38. Metoda që konsiston në mbledhjen e të dhënave nëpërmjet vrojtimit dhe eksperimentimit,


formulimit dhe testimit të hipotezave quhet:
a) metoda empirike b) metoda shkencore c) informacion shkencor d) njohuri praktike

39. Të gjithë proceset e kërkimit fillojnë me:


a) hipoteza b) eksperimente për të testuar hipotezat c) vrojtime d) të gjitha të mësipërmet

40. Cili nga faktorët e mëposhtëm nuk duhet të ndikojë vendimin kur zgjedhim një fushë apo problem
kërkimi?
a) A do të ndikojë zgjidhja e problemit në përparimin e njohurive në fushën time?
b) A do të jem në gjendje të vërtetoj çka besoja më parë?
c) A do të ndikojë studimi në zhvillimin e hulumtime të tjerë?
d) A është fusha apo problemi i bindshëm/ përshtatshëm për kërkim?

41. Shprehjet apo predikimet që testohen nëpërmjet mbledhjes dhe analizimit të evidencave objektive
quhen:
a) supozime b) tregues c) hipoteza d) premtime

42. Cila nga të mëposhtmet ka më shumë gjasa të ketë më shumë vlerë në procesin e formulimit të
hipotezave për një kërkim shkencor?
a) përfshirja e madhe emocionale në problemin e kërkimit
b) parashtrimi i një problemit të gjerë në qëllim
c) një kuadër strikt statistikor
d) paraqitja e qartë e variablave të përfshirë

43. Karakteristikat e personit ose gjërave që mund të marrin vlera të ndryshme quhen:
a) shpërndarje b) vrojtime c) të dhëna d) variabla

44. Pyetjet kërkimore në studimet cilësore zakonisht fillojnë me cilën nga fjalët e mëposhtme?
a) Përse b) Si c) Çfarë d) të gjitha të mësipërmet e) vetëm a dhe b
45. Cila nga arsyet e mëposhtme justifikon përdorimin e hipotezave?
a) ofron fokus për studimin
b) nënkupton se si studimi duhet të organizohet dhe strukturohet
c) siguron bazën për testimin e lidhjes midis variablave
d) i mundëson studiuesit të konfirmojë ose jo lidhjet
e) të gjitha të mësipërmet

46. Cila nga të mëposhtmet është një karakteristikë e rëndësishme e një hipoteze të mirë?
a) është e qartë dhe konçize(e përmbledhur)
b) shkruhet si një pohim/ ekspoze
c) paraqet një lidhje të pritshme midis dy ose më shumë variablave
d) është në përputhje me fakte të njohur, kërkimin e mëparshëm ose teorinë
e) të gjitha të mësipërmet

47. Cila nga të mëposhtmet nuk është një karakteristikë e rëndësishme e një problemi të mirë kërkimi
cilësor?
a) përfshin një pyetje qendrore si edhe pjesëmarrësit dhe vendin
b) është i prirur të ndryshojnë në varësi të mbledhjes dhe analizës së të dhënave
c) reflekton supozimet dhe gjetjet e dëshiruara të kërkuesit
d) shkruhet me pyetjet “Si” dhe “Përse” me qëllim fokusimin në përshkrimin e fenomenit

48. Një burim i vlefshëm informacioni, i karakterizuar ngambledhja, analiza dhe interpretimi sistematik i
të dhënave është:
a) përvoja personale b) autoritetet c) kërkimi d) tradita

49. Në përgjithësi, kur zgjedhim faktorë për një studim, ju dëshironi të jeni të sigurtë për cilën nga të
mëposhtmet:
a) kanë qenë më parë të studiuar
b) janë të disponueshëm për t’u hulumtuar
c) nuk paraqesin interes për ju
d) nuk ngrenë asnjë pyetje tjetër

50. Cila nga të mëposhtmet përshkruan më së mirë një hipotezë?


a) pohim që keni nxjerrë me qëllim vërtetimin e saj
b) e testuar vetëm duke mbledhur të dhëna që e mbështesin atë
c) e propozuar përpara se të zhvillohet një pyetje e mirë kërkimore
d) paraqet një lidhje të qartë midis faktorëve të ndryshëm

51. Çfarë është zakonisht një pyetje e mirë kërkimore?


a) një pjesëz e vogël e një fushe të gjerë
b) një fushë që nuk ka asnjë lidhje me të tjerët
c) e njëjta gjë me hipotezën zero
d) një fushë/subjekt i gjerë

52. Cila nga të mëposhtmet është karakteristikë e hipotezave kërkimore të shkruara mirë?
a) ngre një pyetje me vend b) bazohet në instiktin e kërkuesit
c) duhet të jetë e gjatë dhe e detajuar d) të jetë e testueshme
53. Në një studim mbi ndikimin e sasisë së të parit televizor mbi agresivitetin e fëmijëve, sasia e parë e
televizorit do të jetë një variabël:
a) i varur b) i pavarur c) kontrollues d) ekzogjen

54. Identifikoni dhe përzgjidhni renditjen e saktë të hapave në kërkimin shkencor (vërejtje: nuk janë
përfshirë të gjithë hapat e procesit)
a) formulimi i hipotezës, mbledhja e informacioneve të rëndësishëm, testimi i hipotezës, përpunimi i
hipotezave
b) marrja në konsideratë e teorisë, ngritja e pyetjeve të reja, identifikimi i faktorëve të rëndësishëm,
mbledhja e informacionit të rëndësishëm
c) ngritja e pyetjes, identifikimi i faktorëve të rëndësishëm, ngritja e pyetjeve të reja, testimi i hipotezës
d) ngritja e pyetjeve të reja, rikonsiderimi i teorisë, përpunimi i hipotezave, testimi i hipotezave

55. Cila nga të mëposhtmet nuk është e vërtetë për metodën shkencore të kërkimit?
a) është e plotë kur hipotezat testohen
b) mund të ndryshojë në varësi të pyetjes specifike kërkimore
c) është një proces sistematik që përdoret për t’u dhënë përgjigje pyetjeve
d) është e ndryshme në kërkimin bazë ndaj asaj në kërkimin e aplikuar

You might also like