You are on page 1of 7

Si të përcaktojmë temën e kërkimit

Rishikimi i Literaturës

I. Rrethoni alternativën e saktë:

1. Çfarë kriteri duhet pyetjet kërkimore të përmbushin?


a) duhet të jenë të përshtatshme për të dizenjuar kërkimin, në mënyrë që të mund të mblidhen të dhëna të
rëndësishme
b) duhet të ekzistojë mjaftueshëm literaturë kërkimore e disponueshme në lidhje me temën
c) duhet të jenë të kuptueshme d) të gjitha të mësipërmet

2. Cili është qëllimi kryesor i rishikimit të literaturës?


a) ndihmon për të zhvilluar një linjë historie b) vërteton se kërkuesi ka njohuri në fushën e përzgjedhur
c) dëshmon se ekzistojnë pyetje pa përgjigje në fushën e përzgjedhur të kërkimit d) të gjitha të mësipërmet

3. Kur lexoni për të realizuar rishikimin tuaj të literaturës është e rëndësishme të...:
a) të mbani referenca të detajuara për të patur informacion të plotë të publikimeve për gjithçka që lexoni
b) të mbani shënime të mira për çdo ide që ju vjen gjetë procesit të të lexuarit
c) të jeni kritik ndërkohë që lexoni d) të gjitha të mësipërmet

4. Cila nga shprehjet e mëposhtme nuk është e vërtetë për rishikimin e literaturës?
a) rishikimi i literaturës tregon se përse pyetjet kërkimore janë të rëndësishme
b) është e rëndësishme të përfshihet gjithçka që kërkuesi ka lexuar gjatë rishikimit të literaturës
c) studentët duhet të vijojnë kërkimin dhe të lexojnë literaturën e rëndësishme përgjatë gjithë procesit të kërkimit
d) rishikimi i literaturës ndihmon kërkuesit ndërtojnë një argument

5. Cila nga shprehjet e mëposhtme nuk është korrekte lidhur me procecin e rishikimit sistematik të literaturës?
a) është një qasje shumë transparente b) përdoret nga kërkuesit cilësorë, edhe nga ata sasiorë
c) ofron një bazë më të besueshme lidhur me mënyrën e dizenjimit të kërkimit, sepse bazohet në një të kuptuar më të
mirë të subjektit
d) rishikimi sistematik ka të bëjë me përpjekjet për të kuptuar efektet e variablave specifikë ose ndikimet që janë
gjetur në studimet e mëparshme

6. Çfarë është rishikimi narativ i literaturës?


a) një përmbledhje e të gjithë literaturës që është publikuar tashmë në fushën që po hulumtohet
b) përshtypja fillestare e kërkuesit lidhur me subjektin, që do të kuptohet plotësisht me përparimin e procesit të
kërkimit
c) një rishikim historik që synon të japë një tablo të zhvillimit të një fushe specifike
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

7. Çfarë është një teori?


a) një koncept b) një përkufizim c) një shpjegim i rregullsive të vrojtuara d) të gjitha të mësipërmet

8. Kur një kërkim realizohet me qëllim testimin e hipotezave dhe teorive lidhur me si dhe përse fenomeni ndodh
ashtu siç ndodh, një kërkimi të tillë është:
a) përshkrues b) predikues c) eksplorues d) të gjitha të mësipërmet

9. Mënyra më e mirë për të nisur një tekst akademik është


a) me një pyetje b) me disa të detaje në sfond c) me temën e tekstit
d) me ndonjë informacion të ri ose surprizues e) të gjitha të mësipërmet

10. Mënyra më e mirë për të ruajtur vëmendjen e lexuesit në një tekst akademik është:
a) të shkruash fjali të shkurtra b) të jesh miqësor p.sh. si në një e-mail
c) të jepni informacione familjare fillimisht dhe më pas informacionin e ri
d) të bëni pyetje fillimisht dhe më pas të jepni përgjigjet p.sh. si në një bisedë

11. Rendi më i mirë ideve në një paragraf akademik është:


a) nga ideja e përgjithshme e pikës kryesore tek detajet specifikë
b) nga detajet specifikë tek ideja e përgjithshme e pikës kryesore
c) në rendin që unë i mendoj idetë kur po shkruaj d) nuk ekziston asnjë rend i veçantë pasi nuk ka rëndësi

12. Mënyra më e mirë për të filluar fjalinë në një tekst akademik është:
a) me disa informacione të cilat lexuesi tashmë i di b) me disa informacione që japin sfondin
c) me disa informacione të reja ose surprizues d) me një person ose përemër vetor p.sh. siç e shikojmë

13. Lloji më i mirë i fjalëve (termave) për t’u përdorur në një tekst akademik është:
a) fjalë të pazakonta të cilat lexuesi do i pikasë dhe do i admirojë
b) fjalë të thjeshta të tilla si i madh dhe i rëndësishëm, të cilat janë të thjeshta për t’u kuptuar
c) fjalë të tilla si arsye ose ngjashmëri të cilat tregojnë lidhjet midis ideve
d) fjalë të veçanta teknike të cilat janë shumë specifike për subjektin për të cilin po shkruaj

14. Metoda shkencore është e preferuar përballë mënyrave të tjera të sigurimit të njohurive, sepse është më:
a) e besueshme b) sistematike c) e saktë d) të gjitha të mësipërmet

15. Cila nga hapat e mëposhtëm të metodës shkencore ilustrohet nga kërkuesi i cili hulumton literaturën dhe
fokusohet në një problem specifik që nuk është zgjidhur ende?
a) identifikimi i temës b) përshkrimi i procedurave për të mbledhur informacionin
c) analizimi i informacionit të mbledhur d) deklarimi i rezultateve të marrë nga analiza e të dhënave

16. Cila është arsyeja e konsultimit të manualeve, vjetarëve, enciklopedive ose rishikimi në fazat fillestare të
identifikimit një teme kërkimi?
a) ato janë tashmë të disponueshme b) ato japin një tablo të çështjeve që lidhen me temën
c) ato janë burime primare
d) ato nuk përmbajnë raporte statistikore, për pasojë individi mund të interpretojë rezultatet më thjeshtë

17. Cila nga të mëposhtmet është një pasojë e formulimit të temës së kërkimit në fillim të raportit?
a) jep orientime për të gjithë aspektet e kërkimit b) ofron vështrim të përgjithshëm mbi temën
c) justifikon studimin në terma të rëndësisë së tij d) të gjitha të mësipërmet

18. Cila nga të mëposhtmet është një arsye e mirë për të zhvilluar një plan kërkimi?
a) ofron strukturën e studimit b) redukton mundësitë e gabimeve të kushtueshëm
c) kursen kohë d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

19. Cila nga të mëposhtmet është një karakteristikë e një pyetjeje të mirë në pyetësor?
a) adreson një koncept të vetëm b) eviton përdorimin e zhargonit
c) eviton drejtimin e të anketuarit d) të gjitha të mësipërmet

20. Si mund ta përcaktojmë nëse pyetjet kërkimore janë realisht të mira?


a) nëse ato udhëheqin kërkimin e literaturës
b) nëse janë të lidhura bashkë dhe ndihmojnë për të ndërtuar argumenta koherentë
c) nëse na detyrojnë që të ngushtojmë qëllimin e kërkimit d) të gjitha të mësipërmet

21. Kërkimi kalon nëpër faza të dallueshme nga njëra-tjetra. Cila nga të më poshtmet ndodhet në vendin e gabuar:
a) raporti b) rishikimi kritik i literaturës c) formulimi i pyetjes kërkimore
d) përcaktimi i teknikave për të siguruar informacionin

22. Cilat janë pesë objektivat themelore të shkencës?


a) predikimi, përmbledhja, konkludimi, shpjegimi, përshkrimi
b) ndikimi, predikimi, ngritja e pyetjeve, eksplorimi, përgjigjet
c) eksplorimi, përshkrimi, shpjegimi, predikimi, ndikimi
d) ngritja e pyetjeve, përgjigjet ndaj pyetjeve, predikimi, shpjegimi, përmbledhja

23. Cila nga të mëposhtmet paraqet etapat e rekomanduar për zhvillimin e një ideje për kërkim?
a) fusha e kërkimit, problemi i kërkimit, qëllimi i kërkimit, pyetja e kërkimit, hipoteza
b) fusha e kërkimit, qëllimi i kërkimit, problemi i kërkimit, pyetja e kërkimit, hipoteza
c) fusha e kërkimit, problemi i kërkimit, qëllimi i kërkimit, pyetja e kërkimit, hipoteza
d) fusha e kërkimit, hipoteza, problemi i kërkimit, pyetja e kërkimit, qëllimi i kërkimit

24. Cila nga të mëposhtmet nuk është një karakteristikë e një teorie apo shpjegimi të mirë?
a) është e kufizuar b) është e testueshme
c) është mjaftueshëm e përgjithshme për t’u aplikuar në më shumë se një vend, situate apo person
d) të gjitha të mësipërmet janë karakteristika të teorive të mira

25. Cila nga shprehjet e mëposhtme është e vërtetë për një teori?
a) në kuptimin më të thjeshtë do të thotë “shpjegim” b) u jep përgjigje pyetjeve “si” dhe “përse”
c) mund të ofrojë një sistem të mirëzhvilluar shpjegues d) të gjitha të mësipërmet janë të vërteta

26. Një pohim i mirë sasior i problemit:


a) përkufizon variablat e varur dhe të pavarur b) specifikon hipetezat e kërkimit që do të testohen
c) specifikon lidhjen midis variablave që kërkuesi pret të gjejë
d) përçon konteksin e dizajnit që zhvillon e) a dhe c së bashku

27. Një hap që nuk përfshihet në planifikimin e studimit kërkimor është:


a) identifikimi i problemit kërkimor b) rishikimi i kërkimit ekzistues
c) ngritja e pyetjes së kërkimit d) zhvillimi i një analize gjithëpërfshirëse kërkimore

28. Burimet e problemeve për kërkim përfshijnë:


a) eksperiencat vetjake b) çështje praktike që kërkojnë zgjidhje
c) teoria dhe kërkimi i kaluar d) të gjitha të mësipërmet

29. Një karakteristikë themelore e kërkimit ekzistues që orienton kërkuesit në pyetje të reja kërkimore është:
a) kërkimi ekstensiv (i gjerë) është konkludues dhe u përgjigjet përfundimisht pyetjeve kërkimore
b) studimet zakonisht gjenerojnë më shumë pyetje kërkimore sesa u përgjigjen atyre
c) a dhe b së bashku d) asnjë nga të mësipërmet

30. Cila nga të mëposhtmet është funksion i teorisë?


a) integrimi dhe përmbledhja e njohurive ekzistuese b)predikimi
c) shpjegimi i fenomenit d) të gjitha të mësipërmet janë funksione të rëndësishme të teorisë

31. Rishikimi i literaturës përpara formulimit të pyetjeve të kërkimit i mundëson kërkuesit cilat nga të mëposhtmet?
a) të familjarizohet me kërkimin e mëparshëm lidhur me fenomenin që është i interesuar
b) të identifikojë problemet potencialë metodologjikë në fushën e kërkimit
c) të zhvillojë një listë të problemeve përkatës që lidhen me fenomenin që i intereson
d) të gjitha të mësipërmet

32. Hipotezat e kërkimit:


a) formulohen përpara rishikimit të literaturës b) janë pohime të lidhjeve të predikuara midis variablave
c) formulohen në mënyrë të tillë që të konfirmohen ose hidhen poshtë d) b dhe c së bashku

33. Funksioni “mjet” i teorisë është të:


a) përmbledhë njohuritë ekzistuese b) përmbledhë hipotezat ekszistuese
c) sugjerojë lidhje të reja dhe të bëjë predikime d) sugjerojë teori të reja

34. Një pyetje e kërkimit cilësor:


a) ngre pyetje për procese apo fenomene që duhet eksploruar b) është e përgjithshme dhe e hapur në përgjigje
c) a dhe b janë të sakta d) asnjë nga të mësipërmet
35. Ngritja e një pyetjeje kërkimore sasiore duhet të:
a) zgjerojë qëllimin duke specifikuar ekzaktësisht pyetjen/pyetjet të cilat kërkuesi do të adresojë
b) ndihmojë kërkuesin që të përzgjedhë pjesëmarrësit, metodat kërkimore, treguesit dhe materialet e duhur
c) specifikojë variablat për të cilët është i interesuar kërkuesi d) të gjitha të mësipërmet

36. Plani i kërkimit:


a) duhet të jetë i detajuar b) duhet t’u jepet të tjerëve për t’u parë dhe komentuar
c) parashtron argumentat racionalë për studimin kërkimor d) të gjitha të mësipërmet

37. Cila nga të mëposhtmet nuk është një burim i ideve për kërkim?
a) jeta e përditshme b) çështjet praktike c) kërkimi në të shkuarën d) teoria
e) të gjitha të mësipërmet janë burime të ideve të kërkimit

38. Metoda që konsiston në mbledhjen e të dhënave nëpërmjet vrojtimit dhe eksperimentimit, formulimit dhe testimit
të hipotezave quhet:
a) metoda empirike b) metoda shkencore c) informacion shkencor d) njohuri praktike

39. Të gjithë proceset e kërkimit fillojnë me:


a) hipoteza b) eksperimente për të testuar hipotezat c) vrojtime d) të gjitha të mësipërmet

40. Cili nga faktorët e mëposhtëm nuk duhet të ndikojë vendimin kur zgjedhim një fushë apo problem kërkimi?
a) A do të ndikojë zgjidhja e problemit në përparimin e njohurive në fushën time?
b) A do të jem në gjendje të vërtetoj çka besoja më parë?
c) A do të ndikojë studimi në zhvillimin e hulumtime të tjerë?
d) A është fusha apo problemi i bindshëm/ përshtatshëm për kërkim?

41. Shprehjet apo predikimet që testohen nëpërmjet mbledhjes dhe analizimit të evidencave objektive quhen:
a) supozime b) tregues c) hipoteza d) premtime

42. Cila nga të mëposhtmet ka më shumë gjasa të ketë më shumë vlerë në procesin e formulimit të hipotezave për një
kërkim shkencor?
a) përfshirja e madhe emocionale në problemin e kërkimit b) parashtrimi i një problemit të gjerë në qëllim
c) një kuadër strikt statistikor d) paraqitja e qartë e variablave të përfshirë

43. Karakteristikat e personit ose gjërave që mund të marrin vlera të ndryshme quhen:
a) shpërndarje b) vrojtime c) të dhëna d) variabla

44. Pyetjet kërkimore në studimet cilësore zakonisht fillojnë me cilën nga fjalët e mëposhtme?
a) Përse b) Si c) Çfarë d) të gjitha të mësipërmet e) vetëm a dhe b

45. Cila nga arsyet e mëposhtme justifikon përdorimin e hipotezave?


a) ofron fokus për studimin b) nënkupton se si studimi duhet të organizohet dhe strukturohet
c) siguron bazën për testimin e lidhjes midis variablave
d) i mundëson studiuesit të konfirmojë ose jo lidhjet e) të gjitha të mësipërmet

46. Cila nga të mëposhtmet është një karakteristikë e rëndësishme e një hipoteze të mirë?
a) është e qartë dhe konçize(e përmbledhur) b) shkruhet si një pohim/ ekspoze
c) paraqet një lidhje të pritshme midis dy ose më shumë variablave
d) është në përputhje me fakte të njohur, kërkimin e mëparshëm ose teorinë e) të gjitha të mësipërmet

47. Cila nga të mëposhtmet nuk është një karakteristikë e rëndësishme e një problemi të mirë kërkimi cilësor?
a) përfshin një pyetje qendrore si edhe pjesëmarrësit dhe vendin
b) është i prirur të ndryshojnë në varësi të mbledhjes dhe analizës së të dhënave
c) reflekton supozimet dhe gjetjet e dëshiruara të kërkuesit
d) shkruhet me pyetjet “Si” dhe “Përse” me qëllim fokusimin në përshkrimin e fenomenit
48. Një burim i vlefshëm informacioni, i karakterizuar ngambledhja, analiza dhe interpretimi sistematik i të dhënave
është:
a) përvoja personale b) autoritetet c) kërkimi d) tradita

49. Në përgjithësi, kur zgjedhim faktorë për një studim, ju dëshironi të jeni të sigurtë për cilën nga të mëposhtmet:
a) kanë qenë më parë të studiuar b) janë të disponueshëm për t’u hulumtuar
c) nuk paraqesin interes për ju d) nuk ngrenë asnjë pyetje tjetër

50. Cila nga të mëposhtmet përshkruan më së mirë një hipotezë?


a) pohim që keni nxjerrë me qëllim vërtetimin e saj b) e testuar vetëm duke mbledhur të dhëna që e mbështesin atë
c) e propozuar përpara se të zhvillohet një pyetje e mirë kërkimore
d) paraqet një lidhje të qartë midis faktorëve të ndryshëm

51. Çfarë është zakonisht një pyetje e mirë kërkimore?


a) një pjesëz e vogël e një fushe të gjerë b) një fushë që nuk ka asnjë lidhje me të tjerët
c) e njëjta gjë me hipotezën zero d) një fushë/subjekt i gjerë

52. Cila nga të mëposhtmet është karakteristikë e hipotezave kërkimore të shkruara mirë?
a) ngre një pyetje me vend b) bazohet në instiktin e kërkuesit
c) duhet të jetë e gjatë dhe e detajuar d) të jetë e testueshme

53. Në një studim mbi ndikimin e sasisë së të parit televizor mbi agresivitetin e fëmijëve, sasia e parë e televizorit do
të jetë një variabël:
a) i varur b) i pavarur c) kontrollues d) ekzogjen

54. Identifikoni dhe përzgjidhni renditjen e saktë të hapave në kërkimin shkencor (vërejtje: nuk janë përfshirë të
gjithë hapat e procesit)
a) formulimi i hipotezës, mbledhja e informacioneve të rëndësishëm, testimi i hipotezës, përpunimi i hipotezave
b) marrja në konsideratë e teorisë, ngritja e pyetjeve të reja, identifikimi i faktorëve të rëndësishëm, mbledhja e
informacionit të rëndësishëm
c) ngritja e pyetjes, identifikimi i faktorëve të rëndësishëm, ngritja e pyetjeve të reja, testimi i hipotezës
d) ngritja e pyetjeve të reja, rikonsiderimi i teorisë, përpunimi i hipotezave, testimi i hipotezave

55. Cila nga të mëposhtmet nuk është e vërtetë për metodën shkencore të kërkimit?
a) është e plotë kur hipotezat testohen b) mund të ndryshojë në varësi të pyetjes specifike kërkimore
c) është një proces sistematik që përdoret për t’u dhënë përgjigje pyetjeve
d) është e ndryshme në kërkimin bazë ndaj asaj në kërkimin e aplikuar

II. Trajtoni shkurtimisht çështjet e mëposhtme:

- Cilat janë karakteristikat e një kërkimi të mirë? Çfarë është problemi i kërkimit? Cilat janë veçoritë
e një problemi të mirë kërkimor?
- Çfarë përfaqëson teoria? Cilët janë kriteret që duhet të plotësojë? Cili është roli i teorisë në kërkim?
- Një nga hapat e rëndësishëm të kërkimit është përcaktimi i pyetjes ose hipotezës kërkimore. Cilat
janë karakteristikat e një pyetjeje të mirë kërkimore? Cilat janë disa nga mënyrat që ndihmojnë në
këtë fazë të kërkimit?
- Çfarë është harta e ideve? Cilat janë avantazhet e saj? Cilat janë karakteristikat e saj? Përse
përdoren hartat e ideve? Paraqisni grafikisht një model harte ideje.
- Çfarë përfaqëson koncepti? Cilët janë kriteret që duhet të përmbushë?
- Çfarë është hipoteza? Cilat janë karakteristikat që duhet të përmbushë?
- Çfarë është rishikimi i literaturës? Cilat janë karakteristikat dhe mënyra e organizimit të saj? Përse
është i rëndësishëm rishikimi i literaturës?
III. Kombinoni të dyja anët: (në kolonën e mesit vendosni numrin romak që i korrespondon
termave në kolonën e majtë)

I. toni formal, përdorimi i vetës së tretë


1. KËRKIMI BAZË (impersonal) sesa të shkruarit në vetën e
parë, fokus i qartë tek çështja apo tema sesa
opinioni i autorit, zgjedhja e saktë e fjalëve
2. KËRKIMI EKSPLORUES II. një mjet për të gjeneruar ide

3. KËRKIMI PËRSHKRUES III. është një diagram që përdoret për të


paraqitur konceptet, idetë, detyrat apo
aspekte të tjera të një teme qendrore
4. KËRKIMI I APLIKUAR IV. mund të marrë vlera të ndryshme
numerike
5. KËRKIMI SASIOR V. i zhvilluar me qëllim eksplorimin e
fenomenit
VI. mund të përdoret për të hedhur dritë
6. KËRKIMI CILËSOR mbi rrethanat social-ekonomike të grupeve
të popullsisë, të cilat janë në ndryshim

VII. transferon informacion lidhur me


situatën, produktin, shërbimin ose
7. HIPOTEZA konceptin..... audiencës që ka nivele të
ndryshme njohurish teknike, në mënyrë të
tillë që çdo pjesëtar i audiencës të kuptojë
qartësisht mesazhin
VIII. ka të bëjë në rradhë të parë me
8. INDUKSIONI nxjerrjen e konkluzioneve nga kampionët e
zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga një
popullatë e madhe në numër
IX. është një term ose tërësi termash që
9. DEDUKSIONI shprehin një ide të përgjithshme lidhur me
natyrën e diçkaje
10. TEORIA X. ka të bëjë me sigurimin apo gjetjen e
informacioneve të reja
11. KONCEPTI XI. Kërkimi ka si qëllim testimin e teorisë

12. SHKRIM TEKNIK XII. një pohim empirik që thekson lidhjen


mes variablave
XIII. një pohim i qartë në trajtën e një
13. SHKRIM AKADEMIK pyetjeje për një temë apo çështje specifike,
të cilën kërkuesi dëshiron ta analizojë
XIV. Si duhet të përmirësojmë prodhimin e
14. RISHIKIMI I LITERATURËS produkteve bujqësore?

15. PYETJE KËRKIMORE XV. i zhilluar me qëllim shpjegimin e


fenomenit
XVI. fokusohet në rradhë të parë në
16. HARTA E IDEVE përshkrimin e kampionëve të vegjël në
mënyra jostatistikore
17. BRAINSTORMING XVII. zbulimi i njohurive për t’i zgjeruar

XVIII. metodë studimi që fillon me vrojtime


18. VARIABËL dhe matje specifike, nga të cilat gjenden
specifikat dhe rregullsitë
XIX. një ekzaminim i publikimeve ekzistues
19. KËRKIM PRIMAR kërkimorë në fushën e studimit, shërben për
të diskutuar qasjet dhe teoritë ekzistuese
XX. përkufizohet si tërësia e koncepteve,
përkufizimeve dhe supozimeve të
20. KËRKIMI SHPJEGUES ndërlidhur në mënyrë sistematike të cilët
përdoren për të shpjeguar dhe predikuar
një fenomen.

You might also like