You are on page 1of 34

V.

METODOLOGJIA
E HULUMTIMIT
SHKENCOR
Prof. Dr. Fatmir Sejdiu
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(1)
 Hulumtimi shkencor paraqet një nga proceset më të
rëndësishme në punën dhe krijimtarinë shkencore të çdo
studiuesi.
Hulumtimi shkencor ka për qëllim që me rezultatin e tij të ofrojë
një të vërtetë të caktuar lidhur me fenomene të ndryshme të
cilat mund të jenë nga rrafshe të ndryshme shkencore.
 Vet hulumtimi si koncept është trajtuar dhe trajtohet në
vazhdimësi nga dijetarët e shumtë, për të dhënë një përkufizim
esencial të nocionit.
 Prandaj, pavarësisht nga fushat në të cilat një studiues ka për
qëllim t’i bëjë, ai duhet të jetë gjithmonë një proces i cili duhet
të kuptohet në thellësi si një hetim sistematik, i kontrolluar,
empirik dhe kritik i pohimeve hipotetike për marrëdhëniet e
supozuara midis dukurive natyrore ( siç thotë Kerlinger) apo edhe
fenomeneve të tjera shoqërore në përgjithësi.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(2)
 Hulumtimi po kështu siç thonë edhe autorët të tjerë
nënkuptohet si një proces hap pas hapi i cili ka të bëjë
me mbledhjen dhe shqyrtimin e informacioneve, si dhe
burimeve të tjera me qëllim që të përmirësohen
njohuritë dhe të kuptuarit e botës që na rrethon.
 Në esencë, hulumtimi ka për qëllim zbulimin e diçkaje
të re lidhur me fenomenet e caktuara varësisht nga
fushat në të cilat bëhet.
 Asnjë hulumtim nuk mund të jetë i qëndrueshëm, po që
se ai nuk do të mbështetet në metodologji të
përzgjedhur dhe adekuate, si në aspektin e grumbullimit
të lëndës, po ashtu edhe në aspektin e shqyrtimit dhe
analizës kritike të saj mbi baza të thella shkencore.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(3)
 Ndër pyetjet themeltare që shtrohen para çdo studiuesi i
cili dëshiron të merret me hulumtimin e një fenomeni të
caktuar, përkatësisht dukurie edhe në shkencat shoqërore,
siç kemi theksuar edhe më herët është ajo se: për çka
bëhet hulumtimi?
 Këtu natyrisht se ka shumë përgjigje, përkatësisht shumë
arsye.
 Në radhë të parë hulumtimi bëhet për një temë të caktuar
për të vërtetuar një ide apo një të vërtetë të caktuar, apo
për ta përgënjeshtruar atë.
 Paralelisht hulumtimi bëhet për të vënë rezultatin e tij final
në shërbim të një mjedisi të caktuar shoqëror, një shoqërie
( si koncept më i përgjithshëm); dhe
 Së fundi për qëllime te përgjithshme të shfrytëzimit të
rezultateve të tij në shkencë.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(4)
 Nëse pyetja e më hershme e shtruar se për çka bëhet hulumtimi
vlen gjithmonë për të arsyetuar një proces për të arritur një të
vërtetë shkencore e cila në thelb nuk mund të kufizohet në
hapësirë të ngushtë.
 Çështjet në vazhdim kryesisht kanë të bëjnë me shpjegimin e
elementeve të tjera të domosdoshme që duhet t’i ketë çdo
hulumtim.
 Këto elemente, në radhë të parë nisen me natyrën dhe karakterin
e hulumtimit i cili duhet të bëhet. Kjo ka të bëjë me cilësinë e
hulumtimit, konceptet themelore që lidhen me të, si dhe
elemente të tjera që kanë të bëjnë me proceset e zhvillimit të
hulumtimit.
 Kjo niset nga ideja e planifikimit përkatësisht konceptimit të tij
për një temë të caktuar e deri tek procesi përfundimtar i hartimit
të raportit, përkatësisht përfundimit të një teme diplome
( master, doktoratë, projekt i caktuar shkencor, monografi etj.).
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(5)
 Procesi hulumtues, natyra e tij dhe etapat e
zhvillimit.
 Procesi hulumtues, për nga natyra e tij paraqet një
zhvillim jashtëzakonisht të ndërlikuar i cili duhet të
udhëhiqet në procedura specifike dhe shumë të veçanta,
me qëllim të arritjes të një të vërtete shkencore të
qëndrueshme.
 Kjo nënkupton se një proces hulumtues, përkatësisht vet
hulumtimi për nga natyra e tij duhet të jetë:
a. I strukturuar dhe i qëllimshëm si në mbledhjen, ashtu
edhe në interpretimin e të dhënave;
b. Rigoroz;
c. I shëndosh dhe i mbrojtshëm ( i qëndrueshëm);
d. Sistematik.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(6)
 Në të njëjtën kohë, ashtu siç theksojnë autorët
Mattheës dhe Ross, natyra e hulumtimit nuk
duhet të jetë:
a. Mbledhje e thjesht e informacioneve dhe
faktesh ( e cila mund të jetë një pjesë e
rëndësishme e procesit);
b. Nuk mund të jetë i shkëputur nga jeta e
përditshme, pavarësisht se disa hulumtime
trajtojnë ide abstrakte ose zhvillime teorike dhe
lloje të tjera të hulumtimeve që shkaktojnë
ndryshime, shpesh për të mirë, në jetën reale
dhe në mënyrën si e përjetojmë atë.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(7)
 Për çka hulumtimi duhet të jetë i strukturuar dhe i
qëllimshëm?
 Hulumtimi shkencor mund të jetë i shtrirë në rrafshe të
ndryshme, varësisht nga ambicia (qëllimi) hulumtues i
një studiuesi, apo ekipe ose institucioni të caktuar
hulumtues.
 Gjithmonë, krahas “pedanterisë” në qasjen
metodologjike, qëllimi që duhet të arrihet duhet të
jetë si rezultat-e dhënë shkencore e cila duhet të
zbatohet në praktikë.
 Natyrisht se ka edhe shumë hulumtime që mbesin në
nivelin e ideve dhe njohurive abstrakte, që po kështu
mund të jenë të dobishme edhe për proceset e tjera të
thellimit të dijës njerëzore.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(8)
 Hulumtimi duhet të jetë i shëndoshë dhe i
mbrojtshëm (i qëndrueshëm) dhe si i tillë të mos
sfidohet nga kritika, duke mos qenë i bazuar në
kritere shkencore, qoftë në përzgjedhjen e
metodologjisë hulumtuese, burimeve mbështetëse
(të sakta apo të pasakta, të pakta apo burime të
llojllojshme etj.) e deri tek përfundimet.
 Hulumtimi duhet patjetër të jetë rigoroz. Kjo
nënkupton që i gjithë procesi hulumtues të jetë i
konceptuar (planifikuar) si duhet dhe të përfillë
skemën (strategjinë) për zhvillimin e tij, nga
fillimi në mbarim.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(9)
 Çdo hulumtim shkencor për të nxjerrë rezultatin final të
qëndrueshëm duhet të jetë sistematik, i përkushtuar në
thellësi në trajtim meritor të të gjithë elementeve që kanë të
bëjnë me fenomenin që studiohet dhe i një rrjedhe të
pandërprerë përkushtimi në procesin e hulumtimit.
 Së fundi, çdo hulumtim që mëton të jetë serioz dhe i
qëndrueshëm në kohë, por edhe i dobishëm me rezultatet e
tij.
 Hulumtimi rezulton si fryt i një sistemi të tërë veprimesh, që
në fakt nuk mund të kuptohet vetëm si një mbledhje e fakteve,
sistemim i tyre i shpejtë, analizë dhe nxjerrje e përfundimeve,
që deri në këtë faze mund të ketë karakter përshkrues.
 Pra, hulumtimi është esencialisht një proces me struktura të
pashkëputshme që lidhen, ndërvartësohen dhe së fundi japin
rezultatin e përbashkët.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(10)
 Cilësia në hulumtim – po kështu është një nga
qëllimet themelore që duhet ta ketë para vete çdo
hulumtues.
 Çështjet që u shtruan më herët, duke filluar nga vet
natyra e hulumtimit, idesë dhe zhvillimit të një
procesi hulumtues, si qëllim fondamental kanë
arritjen e një të vërtete shkencore duke u
mbështetur në cilësi të lartë të procesit hulumtues.
 Proceset hulumtuese, mund të jenë të ndryshme,
mund të përdorin metodologji të ndryshme, mund të
jenë të fushave të ndryshme, sikur që edhe mund të
jenë të një teme bosht, por që qasja për studimin e
saj vjen nga disiplina të ndryshme shkencore.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(11)
 Autori Becker radhitë një numër të madh të kritereve për një
hulumtim cilësor. Nga kriteret më të rëndësishme sipas tij
mund të veçohen:
1. Hulumtimi duhet të shkruhet në mënyrë të kuptueshme
për audiencat e duhura;
2. Modeli i hulumtimit është i tillë që trajton qartë pyetjet
e bëra prej tij;
3. Transparencë në mbledhjen e të dhënave dhe analizimin
e tyre;
4. Shpjegim qartë se si është kryer procesi i hulumtimit;
5. Hulumtimi duhet të kontribuoj në shtimin (përmirësimin)
e njohurive.
 Secili nga këto elemente dhe elementet tjera janë
absolutisht të ndërlidhura njëri me tjetrin dhe së fundi
kanë qëllimin e përbashkët – rezultatin e qëndrueshëm.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(12)
 Kriteret tjera të rëndësishme dhe që janë tepër të
nevojshme për çdo hulumtim shkencor, janë ato që
mbështetën në natyrën e të dhënave, për të cilat kemi
folur më herët dhe do t’i shkoqisim më vonë, duke veçuar
me këtë rast besueshmërinë e tyre.
 Hulumtimet për nga natyra e tyre, të cilësuara si
hulumtime të vërteta, domosdo duhet të kenë një
bazueshmëri dhe transparencë të procesit.
 Kjo nënkupton se duhet të përfshihen në proces hulumtimi,
në radhë të parë të gjitha të dhënat që në mënyrë të
drejtpërdrejt apo të tërthortë lidhen me fenomene të
caktuara.
 Së dyti, transparenca nënkupton edhe regjistrimin e plotë
të çdo elementi të procesit hulumtues i cili mund të jetë i
shfrytëzueshëm edhe nga të tjerët.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(13)
 Varësisht prej temave që zgjidhen për
hulumtim, përkatësisht qëllimi që duhet të
arrihet, por edhe elemetit subjektiv ( që
nënkupton hulumtuesin, apo ekip të caktuar
hulumtuesish), nuk mund të pritet gjithmonë
qasje identike hulumtuese. Por megjithatë
duhet të jetë i pritshëm rezultati i njëjtë për
fenomenin e caktuar – objektin e studimit.
V. HULUMTIMI DHE ELEMENTET
QENËSORE TË TIJ……………………(14)
 Krahas elementit se ku mbështet hulumtimi, vlefshmërisë dhe
besueshmërisë së një rezultati shkencor që ka dalë nga ai
hulumtim, element i rëndësishëm që lidhet me cilësinë është
transferueshmëria (përgjithshmëria) e një procesi hulumtues
me të vërtetat e tij në popullatën, përkatësisht në një shoqëri
të caktuar.
 Element i veçantë në gjithë procesin hulumtues është
mbështetja në etikë, përkatësisht respektimin e kodit etik dhe
parimeve të përgjithshme etike.
 Kjo nënkupton tiparet e ndershmërisë së studiuesit jo vetëm
sa i përket menaxhimit të procesit në kuptimin metodologjik
(metodat, teknikat e punës, çështjen e burimeve të nxjerra,
sistemimi i tyre, hulumtimi i bazueshmërisë së tyre etj.) por
edhe sjelljen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj pjesëmarrësve
të tjerë në proces (që mund të jenë edhe objekt hulumtimi).
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(15)
 Çdo hulumtim shkencor dhe në veçanti
hulumtimet nga fushat e shkencave
shoqërore, mbështetet në një gamë të
madhe të dijeve bazike, paradigmave të
shumta dhe niset nga këndvështrime të
ndryshme.
 Kjo nënkupton një botë të tërë të
informacioneve, përkatësisht të të dhënave
dhe të të vërtetave shkencore të cilat mund
të jenë të një shtrirje të gjerë dhe se
shërbejnë si bazë për hulumtim të mëtejmë.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(16)
 Para se të hyjmë në thellësitë e një hulumtimi ka për
borxh t’i ketë të qarta para vetës disa kategori-koncepte
thelbësore të cilat ndikojnë në vet hulumtimin. Nga to
duhet dalluar dhe dhënë shpjegime:
a. Cila është natyra e subjektit të hulumtimit shoqëror -
ç’është bota shoqërore;
b. Çfarë dimë për subjektin si pjesë e kësaj bote, cilat
janë marrëdhëniet që vendosë hulumtuesi me botën
shoqërore që studion;
c. Ontologjia e asaj se çfarë ka për tu studiuar dhe pse
dallojnë qasjet e studiuesve dhe së fundi;
d. Epistemologjinë, përkatësisht mënyrat e vështrimit të
botës shoqërore – si teori e dijes dhe e mënyrës se si i
dimë – i mësojmë gjërat.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(17)
 Në praktikat e deritashme të hulumtimeve një objekt studimi,
përkatësisht një fenomen ose një kategori e caktuar shoqërore, mund
të hulumtohet me qasje të ndryshme dhe kjo merr karakterin
multidisiplinar, apo edhe komparativ kur krahasohen faktorët e atij
fenomeni por edhe rezultatet shkencore lidhur me të.
 Shembull mund të shërbej kriminaliteti tek të rinjtë, ku duhet të
merren në analizë faktorët e shumtë ndikues si familja, stabiliteti i
saj, struktura, standardi, numri i anëtarëve të saj, si një tablo në
njërën anë.
 Elementi i dytë ka të bëjë me zhvillimet e përgjithshme shoqërore
karshi saj, si rregullimi ligjor i familjes zgjidhja e problemeve
martesore; arsimimi dhe punësimi i gruas; dhuna në familje ,çështja
e jetëgjatësisë së partnerëve në familje etj.
 E përshkruar si njësia themelore e një shoqërie, në një hulumtim të
përgjithshëm del se struktura e saj, qoftë historikisht, qoftë në
bashkëkohësi është komplekse dhe shumëdimensionale.
 E gjithë kjo ka të bëjë me vetë natyrën e subjektit.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(18)
 Dijet përkatësisht njohuritë pasojnë nga pesë (5) mënyra esenciale:
1. Bindjet;- që mund të jenë relative dhe të forta( hulumtuesi ka
për borxh të shkoj edhe kundër mendimeve edhe bindjeve të
krijuara);
2. Njohuritë e marra nga burimet autoritare (Bibël, Kuran,
mendimtar i shquar, mësues, prind ,etj.).Hulumtuesi ka për borxh
ta vë në dyshim këtë autoritet të dijes;
3. Njohuritë e fituara nga përvoja, (ku hulumtuesi ka për borxh që
ato t’i përzgjedhë si duhet dhe t’i vejë në shërbim të të tjerëve;
4. Njohuritë të mbështetura në teori, ose grup idesh që mund të
shërbejnë për qasje të mëtëjshme;
5. Njohuritë empirike ( mbështetur në prova ekzistuese të
hulumtimeve të mëhershme. P.sh. Cilët janë faktorët që ndikojnë
në kriminalitet të fëmijëve, familja rrethi etj.). Hulumtuesi duhet
të shkojë përtej asaj që është konstatim i parë rreth atij
fenomeni.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(19)
 Pretenca themelore e çdo studiuesi është
ndërtimi i një baze të qëndrueshme të
njohurive dhe në të njëjtën kohë ato të jenë
të mbështetura në të vërtetën dhe në
funksion të së vërtetës.
 Është e vërtetë se të vërtetat për një
fenomen të caktuar mund të arrihen në rrugë
të ndryshme. Me gjithë atë e vërteta është
vetëm një. Ajo është dhe mbetet si e tillë,
për deri sa nuk ka argumente të tjera që e
shembin.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(20)
 Njohuritë mund të jenë të lokalizuara si tek
njerëzit, ashtu edhe në kontekste të
ndryshme të caktuara. Kjo varet në radhë të
parë prej qasjeve subjektive që mund t’i
ketë vet hulumtuesi,pra duke nënkuptuar
edhe aspektin etik, por në të njëjtën kohë
edhe për nga qasje po kështu subjektive e
atyre që mund të jenë objekt studimi. P.sh.
Kallëzimet e ndryshme të anëtarëve të një
familjeje për jetën dhe rrethanat e tyre.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(21)
 Një hulumtues serioz duhet të ketë parasysh disa nga
konceptet, përkatësisht terma që e përcjellin atë në punën e
tij për të nxjerrë të vërtetën për një fenomen të caktuar dhe
këto janë:
1. Ontologjia;
2. Objektivizmi;
3. Konstruktivizmi;
4. Realizmi;
 Me ontologji - nënkuptojmë mënyrën se si shihet bota
shoqërore , dukuritë dhe njësitë shoqërore që e bëjnë atë.
 Pra ontologjia është shkenca ose studimi i të qenurit në
hulumtime shoqërore. Ajo ka të bëjë me mënyrën se si
shihet se është bota shoqërore dhe se çfarë mund të dihet
për natyrën ose realitetin e dukurive shoqërore që përbëjnë
botën shoqërore.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(22)
 Me objektivizëm – nënkuptojmë faktin se dukuritë shoqërore
që përbëjnë botën tonë shoqërore kanë ekzistencë të vetën,
të ndarë dhe të pavarur nga aktorët shoqëror (njerëzit) që
janë të përfshirë në to.
 Konstruktivizmi – na bën të kuptojmë se dukuritë shoqërore
që përbëjnë botën tonë janë të vërteta vetëm në kuptimin
që ato janë ide të ndërtuara, të cilat shqyrtohen,
rishqyrtohen dhe përpunohen vazhdimisht nga personat e
përfshirë në to (aktorët shoqëror) përmes ndërveprimit dhe
reflektimit shoqëror. P.sh. Familja mund të vështrohet edhe
nga qasja objektiviste dhe nga ajo konstruktiviste.
 Realizmi – nënkupton qëndrimin ontologjik që thotë se bota
shoqërore ka një realitet që ekziston, ndarazi nga aktorët
shoqëror të përfshirë në të dhe se kjo mund të njihet përmes
shqisave si dhe përmes ndikimit të strukturave dhe
mekanizmave të fshehura.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(23)
 Mënyrat apo teoritë e njohjes të botës
shoqërore janë të shumta.
 Nga qasjet themelore, përkatësisht mbështetje
teorike dallojmë: epistemologjinë për të cilën
kemi dhënë elemente edhe të më hershme për
definimin e saj.
 Epistemologjia- është teori e njohjes. Ajo
paraqet pikëpamje dhe përligje për atë që
mund të quhet njohuri – çfarë mund të njihet
(dihet) dhe çfarë kriteresh duhet të përmbushin
për t’u quajtur njohuri dhe jo thjesht vetëm
bindje.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(24)
 Në metodologji njihen tri (3) qëndrime të
ndryshme epistemologjike:
1. Pozitivizmi;
2. Interpretivizmi;
3. Realizmi.
 Secili prej këtyre elementeve janë të
rëndësishëm dhe ndikues në përzgjedhjen e
temës hulumtuese por edhe të qasjeve
metodologjike që mund të shërbejnë në
procesin e hulumtimeve.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(25)
 Pozitivizmi – është qasje epistemologjike, që thotë se
njohuritë për një dukuri shoqërore mbështetën në atë që
mund të vëzhgohet dhe të regjistrohet dhe jo në të
kuptuarit subjektiv.
 Në këtë kuadër sipas kësaj qasjeje dallohen disa veçori:

a. Njohuritë si rezultat i vëzhgimit shqisorë;


b. Njohuritë për dukuri shoqërore që mbështeten në çka
mund të vëzhgohet dhe regjistrohet dhe jo mbi të
kuptuarit subjektiv;
c. Të dhënat mblidhen për të testuar një hipotezë (“një
hamendje të informuar”) e cila ka dalë nga teoria
ekzistuese;
d. Hulumtuesi është i pavarur nga të dhënat dhe nuk ka
ndikim nga to – hulumtuesi është objektiv.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(26)
 Qëllim i çdo studiuesi përmes qasjes
pozitiviste duhet të jetë:
a. Mbledhja e të dhënave sasiore:
b. Matja e aspekteve te botës shoqërore dhe
dukurive shoqërore;
c. Gjetja e marrëdhënieve shkakore midis
aspekteve të ndryshme të botës shoqërore;
d. Përdorimi i shpeshtë i grupeve të mëdha, i
të dhënave dhe analizave statistikore.
V. DIJET, TEORITË, PARADIGMAT
DHE KËNDVËSHTRIMET.........(27)
 Interpretivizmi - nënkupton qëndrimin
epistemologjik që i jep rëndësi
interpretimeve dhe të kuptuarit subjektiv të
dukurive shoqërore dhe veprimeve njerëzore
nga vetë njerëzit.
 Realizmi – nënkupton një qasje
epistemologjike që thotë se njohja e një
dukurie shoqërore mbështetet se në çka mund
të vëzhgohet dhe regjistrohet, ashtu edhe në
strukturat dhe mekanizmat “ e fshehura”
ndikimet e të cilave mund të vëzhgohen.
ETIKA NË HULUMTIMIN
SHKENCOR……………………………….(28)
 Fjala etikë rrjedh prej fjalës greke èthicós (ethos) që do të thotë sjellje ose
zakon.
 Që nga antika e, edhe sot e kësaj dite vazhdimisht ka përpjekje që të jepet
përkufizimi i plotë i këtij termi. As sot e kësaj dite nuk mund të thuhet se
është përfunduar ky proces. Shumë studiues kanë dhënë përkufizime të
llojllojshme, si edhe që të njëjtat përpjekje, apo “definicione” i gjejmë tek
vet qytetarët.
 Etika mund të kuptohet si sjellje, që është e përputhshme me ligjin;
 Etika lidhet me sjellje të përputhshme me besimin;
 Etika nënkupton sistem të parimeve morale ose vlerash dalluese të një
kulture, apo të një grupi (etikë grupi ose fisnore);
 Etika nënkupton një kompleks, parimesh ose normash të sjelljeve të
individëve ( etika personale) etj.
 Etika nënkuptohet edhe si qëndrim moral kur nuk duhet të bëjmë veprime
të këqia ndaj njerëzve, aso çfarë nuk do të dëshironim që t’I bëjnë ata
ndaj nesh.
 Etika është ajo që u referohet koncepteve të së mirës, ose të së drejtës,
përballë së keqes dhe të gabuarës.
 Këto janë disa përkufizime që i gjejmë në cilësimet e shumë autorëve.
ETIKA NË HULUMTIMIN
SHKENCOR……………………………….(29)
 Në kuptimin më të përgjithshëm “etika i referohet asaj që duhet
të jetë, ndërsa karshi saj shkenca i referohet asaj që është”.
 Si përfundim mund të thuhet se “Etika është shkenca e parimeve
të moralit” (Didie).
 Në procesin e njohjes (“njohja e botës së jashtme” dhe kalimin në
“njohjen e botës së brendshme”) etika do të shërbejë motiv,
përkatësisht bazë e vazhdueshme e mbështetjes tek dijetarët e
ndryshme nga antika e gjer sot.
 Sokrati dhe porosia e tij “Njih vetveten!”
 Sipas tij “njerëzit duhet të dinë se çfarë është e mirë, që të
kuptojnë se çfarë është e drejtë”.
 “Njerëzit bëjnë keq sepse nuk janë plotësisht të ndërgjegjshëm
për domethënien dhe pasojat e asaj që bëjnë”.
 “Njeriu duhet të dijë se çfarë është e drejtë,. Të bëjë atë që
është mirë të bëhet dhe, duke vepruar kështu, duhet btë ndjehet
i lumtur”
ETIKA NË HULUMTIMIN
SHKENCOR……………………………….(30)
 Aristoteli ndërton sistemin etik të lidhur me “vetërealizimin”.
 Ai shpjegon se “kur njeriu vepron në përputhje me natyrën e tij dhe
realizon potencialin e tij – ai vepron në mënyrë të duhur dhe duhet të
ndjehet i kënaqur. Një i porsalindur, një bebe, nuk është ende një
person “real”, por vetëm një person “potencial”. Që të bëhet një
person real ai duhet të“realizohet”.
 “Njeriu , në përputhje me natyren e tij, duhet të zbulojë “talentin e
fshehur” dhe të zhvillojë atë, për t’u realizuar. Lumturia është qëllimi
më i lartë i jetës”
 Më vonë Hedonistët zhvillojnë parimet etike të maksimalizimittë
kënaqësive dhe minimizimit të dhimbjeve.;
 Në bashkëkohsi shpeshgjejmë rastet kur fjalët “vlerë” dhe “etikë”
përdoren në vend të njëra tjetrës.. Ato në esencë nuk janë identike.
“Vlerë” do të thotë “e mirë e dëshirueshme nga shoqëria”. Ndërsa
“etikë” do të thotë sjellje e drejtë dhe korrekte, e pakushtëzuar nga
masa e përfitimit personal apo të qastit, apo e pakushtëzuar nga
rrethanat, në të cilat mund të jenë, por edhe mund të mos jenë
favorizuese” (Dhamo- Sulstarova).
ETIKA NË HULUMTIMIN
SHKENCOR……………………………….(31)
 Etika dhe morali janë të lidhura me ligjin.
 Kjo në esencë do të nënkuptonte përputhjen reciproke të
ligjit dhe të moralit (etikës).
 Me fjalë të tjera edhe ligjet duhet të ndërtohen me
gjithë strukturën e tyre “mbi të moralshmen”, por në të
njejtën kohë edhe të përfillet “vullneti I shumicës” se
çfarë është e moralshme në ato kontekste.
 Kemi shumë shembuj të mirë të ndërtimit të
kushtetutave dhe të ligjeve mbi bazë të kësaj
përputhjeje, por edhe shembuj të kundërt. Kjo vije në
shprehje sidomos tek vendet totalitare.
 Në këtë kuadër janë edhe dilemat e shumta etike në vetë
zbulimet shkencore. Bomba atomike si shembull, etj
 Nga kjo edhe del edhe e ashtuquajtura shkenca jo – etike.
ETIKA NË HULUMTIMIN
SHKENCOR……………………………….(32)
 Kodi etik nënkupton një qasje të veçantë si
pjesë e mishërimit të vlerave reale që e gjejmë
tek profesionistet e fushave të ndryshme të
shkencës. Bie fjala “Kodi Etik” në shëndetësi i
njohur si “Betimi I Hipokratit”, “Dhjetë Porositë
e Mëdha” fetare, Aforizmat e Konfucies etj.
 Në hulumtimit shkencore janë tepër të
rëndësishme kërkesat etike të cilat parashtrohen
para hulumtuesit, kur kemi të bëjmë me
marrëdhëniet e tij drejtpërdrejtë me individët
që përfshihen në objektin e studimit. (Sokoli)
ETIKA NË HULUMTIMIN
SHKENCOR……………………………….(33)
 Kërkesat më të rëndësishme janë:
1. Ndershmëria;
2. Objektivizmi;
3. Integriteti;
4. Të qenurit i hapur;
5. Respektimi i të drejtës së autorit dhe pronësisë
intelektuale;
6. Konfidencialiteti;
7. Mosndërhyrja në jetën private të individëve;
8. E drejta e publikimit të rezultateve;
9. Kërkesat etike janë edhe në relacion me kafshët.
 Kjo natyrë e kërkesave vlen edhe për punën dhe
hulumtimet shkencore të studentëve.

You might also like