You are on page 1of 36

Metodologjia e hulumtimit juridik dhe politik

Ligjerues Prof.Dr. Nazmi Maliqi

MËNYRA E HULUMTIMIT NË PROJEKTIN


SHKENCOR HULUMTUES

1/20/2014 1
 Mënyra e hulumtimit si pjesë e posaçme e
hulumtimit dhe e skicës ideore shkencore për nga
përmbajtja themelore konsiderohet pjesë e
dokumentit shkencor.
 Ai vërtetë përmban edhe vendimet themelore
qenësore për atë se si do ta përcaktojmë dhe
hulumtojmë paraprakisht objektin e hulumtimit,
 si do ta verifikojmë qëllimin shkencorë dhe
shoqëror dhe si do ti vërtetojmë, argumentojmë,
 përgënjeshtrojmë apo ndryshojmë hipotezat, dhe
 si do ta plotësojmë fondin shkencor.

1/20/2014 2
 Kjo pjesë e projektit të hulumtimit i ka edhe
karakteristikat e dokumentit operativ sepse:
 nominon shumësinë e procedurave në
zgjedhjen dhe definimin e kritereve
 zbatimin e tyre në veprimin,
 realizimin e marrëdhënieve funksionale midis
metodave,
 veprimin me zbatimin e teknikave dhe
instrumenteve të hulumtimit,
 obligimin për nxjerrjen e planit, etj.

1/20/2014 3
 Ekzistojnë tri determinante të rëndësishme të
hartimit dhe të përmbajtjes të kësaj pjesë të
projektit ideorë shkencor:

 1. veçoritë dhe struktura e objektit;

 2. qëllimet e hipotezave të hulumtimit;

 3.praktika hulumtuese – shkencore dhe zhvillimi


i njohurive metodologjike.

1/20/2014 4
 Puna në hartimin e pjesës “mënyra e hulumtimit”
mund të fillohet me njërën nga këto dy mënyra:

 1. Me kumtimin se cilit drejtim teorik- metodologjik i


përket hulumtimi konkret;

 2. Me shpjegimin e paradigmës gjegjësisht tezave


themelore të paradigmave me të cilat faktikisht
përcaktohet kriteri për zgjedhjen dhe zbatimin e
kriterit të metodave për realizimin e hulumtimit.

1/20/2014 5
 Fjala paradigme vjen nga greqishtja e vjeter dhe ka disa
nenkuptime te peraferta , nder te cilat mund te permendim si
vijon :

 “Paradeigma “ = model ,shembull ,moster .

 ”Paradeiknumi “= qe eshte folje dhe do te thote =shfaqin


perfaqesojne, vene ne dukje .

 Po te copezohet fjala, ajo perbehet nga dy pjese, qe jane :


 “para “ + “deiknumi “ = prane, pertej + per te treguar, per te
vene ne dukje .

1/20/2014 6
 Në çdo hulumtim qoftë teorik apo empirik,
zbatohet së paku një apo më tepër metoda të
përgjithshme shkencore.
 Për hulumtimin empirik është karakteristike
zbatimi i metodës së përgjithshme shkencore
statistikore në bashkëpunim me metodën e
modelimit dhe me metodën hipotetike-
deduktive.

 Për hulumtimet teorike mund të zbatohen


metmdat analitike – deduktive dhe aksiomatike
të përgjithshme shkencore.
1/20/2014 7
 Forma e zhvilluar e metodës deduktive quhet
metoda aksiomatike (eaksiomave), e cila
bazohet në njohuritë ose në parimet
(aksiomat), të cilat nuk mund të vërtetohen,
ose nuk imponojnë vërtetësi, ngase janë
drejtpërdrejtë të qarta.

 Konkluzionet deduktive dhe metodat


deduktive kanë rëndësi të posaçme nëpunën
shkencore kërkimore, natyrisht, në kombinim
me metodat tjera shkencore, veçanërisht në
kibernetikë
1/20/2014 8
 Metoda historike komparative (metoda komparative)
në shkencat shoqërore gjithashtu konsiderohet metodë
e përgjithchme shkencore.

 Kur ceket metoda statistikore duhet të theksohet se në


cilen masë statistikore llogaritet, a do të realizohet ajo
përmes mostrës dhe cilës mostër si dhe cilat procedura të
metodës statistikore do të zbatohen dhe me cilin induksion
dhe tendencë statistikore synohet të operohet.
 Në të njëjtën mënyrë duhet të veprohet edhe me metodat
tjera.
 Këtu bëjnë pjesë edhe zbatimi eventual i metodave që janë
karakteristike për disa drejtime metodologjike siç janë
metodat ideografike, të tipeve ideale apo biografike.
1/20/2014 9
 Hulumtimi nuk mund të realizohet pa zbatimin e
metodave të caktuara të mbledhjes të së dhënave dhe
metodave të përpunimit dhe prezantimit të tyre.

 Instrumentet dhe udhëzimet për përdorimin e tyre janë


pjesë përbërëse e hulumtimit shkencor.

1/20/2014 10
ARSYESHMËRIA SHKENCORE DHE
SHOQËRORE E HULUMTIMIT

1/20/2014 11
 Kjo pjesë e hulumtimit kupton parashikimin dhe
obligimin e marrë përsipër se hulumtimi do ti
kontribuojë shkencës dhe mirëqenies shoqërore
përmes rezultateve të hulumtimit.

 Është e hapur pyetja;


 a është vërtetë e mundur në mënyrë realiste të
parashhhet kontributi shkencor sidomos shoqëror?
 A mund të operacionalizohet dhe konkretisht të
tregohet ai kontribut?

1/20/2014 12
 Hulumtimi i arsyeshëm shkencorë është ai që i
kontribuon thellimit, zgjerimit, probabilitetit
(mundesive – gjasave) dhe ndryshueshmërisë së
njohurisë shkencore për objektin apo metodën
shkencore gjegjësisht për objektin apo metodën e
hulumtimit ose për te dyjat së bashku.

 Kjo realizohet përmes stimulimit ose arritjes së


rezultatit verifikues.

 Mirëpo, është e mundur që të arrihen njëkohësisht të


njëjtat rezultate lidhur me objektin dhe metodën
sikurse që është e mundur që lidhur me njërën të
arrihet stimulimi, kurse lidhur me tjetrën të arrihet
rezultati verifikuar.
1/20/2014 13
 Arsyeshmëria shoqërore vlerësohet në bazë të
kontributit aktual dhe potencial të besueshëm me
rezultatet e hulumtimit në zgjidhjen e problemit
shoqëror.
 Prsh. është e mundur që njohuria të zhvillohet dhe ti
kontribuojë qetësimit të gjendjes së tendosur
shoqërore sepse kjo mund të kuptohet si qasje serioze
dhe e përgjegjshme ndaj zgjidhjes së problemit.
 Rezeltatet e hulumtimit mund ta hulumtojnë apo
kanalizojnë aksionin shoqëror.
 Arsyeshmërinë shoqërore, faktikisht e vlerëson
porositësi gjegjësisht financuesi i hulumtimit, mirëpo
nganjëherë këtë ai e bënë sipas kritereve objektive
kurse nganjëherë sipas kritereve plotësisht subjektive.14
1/20/2014
 MBLEDHJA E TË DHËNAVE NË
HULUMTIMIN SHKENCOR

1/20/2014 15
 Mbledhja e të dhënave është etapë e domosdoshme për
secilin hulumtim shkencor, qoftë ai kryesisht empirik
apo kryesisht teorik.

 Kjo etapë vjen menjëherë pas stërvitjes dhe verifikimit


të bashkëpunëtorëve, hetimeve paraprake me të cilat
verifikohet qëndrueshmëria e projektit hulumtues dhe
rikonceptualizimi eventual.

 Procesi i mbledhjes së të dhënave zhvillohet sipas


procedurës së përcaktuar qartë dhe sipas planeve të
përfshira në “Projektin e mendimit shkencor –
mënyrën e hulumtimit”, si edhe në pajtim më mostrën,
metodat dhe teknikat e përzgjedhura.
1/20/2014 16
 KONCEPTI I TË DHËNAVE,
 FAKTEVE,
 INDIKATORËVE DHE
 VARIABILEVE

1/20/2014 17
 Në literaturë mund të hasen qëndrime që nuk i
dallojnë sa duhet faktet dhe të dhënat, si dhe atë
se gjatë hulumtimit mbledhen faktet.

 1) Për shumicën e hulumtimeve shkencore në
shkencat shoqërore kjo nuk është e saktë, sepse
ato merren me mbledhjen të dhënave, kurse
vetëm hulumtimet e disa prej këtyre shkencave
janë të orientuara në mbledhjen e fakteve, të
cilat shfaqen në rolin e burimeve të të dhënave.

1/20/2014 18
 Është e domosdoshme të bëhet dallimi ndërmjet fakteve dhe të
dhënave, si dhe dallimi i të dhënave nga indikatorët dhe
variabilet.
 Faktet janë përbërës faktikë të realitetit shoqëror, shoqërisë,
dukurive shoqërore, etj. Ato manifestohen në mënyra të
ndryshme dhe janë të llojeve të ndryshme.

 Në këtë aspekt, dallohen:


– faktet materiale – ato janë objektive, tërësi fizike me
përmbajtje dhe formë të caktuar;
– faktet shpirtërore – si krijime dhe aktivitete shpirtërore ose
fakte psikike;
– fakte të sjelljes apo veprimit shoqëror – që përfshin të gjitha
aktivitetet e njeriut si qenie shoqërore dhe natyrore.
 Të gjitha këto fakte, në njëfarë mënyre, shprehin përmbajtjen,
formën dhe esencën e tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të
tërthortë.
1/20/2014 19
 2) Asnjë projekt hulumtues dhe asnjë hulumtim nuk
ka të bëjë me të gjitha faktet e realitetit shoqëror.

 Faktet për të cilat arrihen njohuri shkencore, para së


gjithash, varen nga:
• Objekti i hulumtimit,
• hipotezat,
• variabilet dhe
• indikatorët e projektit hulumtues.
 Për to kërkohen të dhëna. Të dhënat janë njohuritë
tona pak a shumë të pjesshme mbi manifestimet e
caktuara të fakteve.

1/20/2014 20
 Përmbajtje e drejtpërdrejtë e të dhënave janë
indikatorët – manifestimet e zgjedhura të dukurisë që
pasqyron dhe pasqyrohet;

 ndërsa vetëm, nëpërmjet tyre përmbajtjet e të dhënave


janë edhe dukuri gjegjësisht pjesë të tyre, aspekte,
tipare, etj., të cilat i kemi cilësuar si variabile, për
shkak ndryshueshmërisë reale dhe potenciale.

 Me rastin e mbledhjes së të dhënave, nëpërmjet


veprimtarisë shqisore dhe intelektuale, konstatohet së
pari ekzistimi ose mosekzistimi i indikatorit të caktuar,
e pastaj përmbajtja dhe kuptimi i tij.

1/20/2014 21
 Asnjë e dhënë, përmbajtja e të cilës është fakt i thjeshtë,
nuk mund të shërbejë si provë e mjaftueshme ose si
negacion për çfarëdo teze.

 Në fakt, indikatori dhe e dhëna e thjeshtë mbi të është e


varfër përmbajtësisht që të mund të konsiderohet argument
i qëndrueshëm.

 Argumenti është njoftim i bindshëm.

 informacioni mbi realitetin - argumenti - është pozitiv,


vërtetim, dëshmi, ndërsa negacion i tij nuk mund të jetë e
dhënë e thjeshtë, por mund të jetë vetëm informacion.

1/20/2014 22
 Lloj të veçantë të fakteve përbëjnë “faktet shkencore”
dhe “faktet e kumtuara”.

 Ato mund të renditen në mesin e fakteve shpirtërore.

 “Faktet shkencore” kuptohen si fakte të verifikuara


shkencërisht, të dëshmuara në praktikën shoqërore.

 “Faktet e kumtuara” janë fakte të pranuara, të cilat


nuk janë dëshmuar ende shkencërisht, por janë të
evidentuara.

 Për këto fakte nuk mund të gjenden indikatorë të


thjeshtë, pra as të dhëna të thjeshta.
1/20/2014 23
LLOJET E TË DHËNAVE DHE
KRITERET THEMELORE TË
KLASIFIKIMIT

1/20/2014 24
 Ka disa lloje të dhënash dhe kriteresh për klasifikim:

 (a) të dhënat e supozuara që gjenden në hipotezat mbi


“mënyrën e hulumtimeve” dhe planet e përpunimit. Ato
edhe quhen “të supozuara”, sepse konsiderohet që është e
besueshme që gjatë hulumtimeve do të gjenden;

 (b) të dhënat provuese, të cilat janë shfaqur në fazën para


hulumtimeve gjatë të cilës e kemi testuar zbatimin në
praktikë të projektit hulumtues;

 (c) të dhënat funksionale që sigurohen me realizimin e


hulumtimeve dhe në bazë të të cilave gjykojmë dhe
nxjerrim përfundim mbi objektin e hulumtimit.
1/20/2014 25
 Për projektimin e hulumtimit, planifikimin e të dhënave dhe
metodave të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave i
konsiderohen më të rëndësishme:

• (1) burimet dhe të dhënat burimore;


• (2) natyrën e materies – bazat e të dhënave;
• (3) objektin e përmbajtjes së të dhënave;
• (4) subjektin – autorin e të dhënave;
• (5) formën e shprehjes së përmbajtjes;
• (6) opinionin e të dhënave;
• (7) qasjen në të dhëna; dhe
• (8) zyrtarizmin e të dhënave.

1/20/2014 26
 Sipas kriterit të autorësisë, burimet mund të
klasifikohen në disa mënyra (sipas kolektivitetit,
roleve, orientimeve vlerësuese, etj.), por është e
rëndësishme të dallohen:

 (1) burimet kompetente dhe

 (2) burimet jokompetente, sipas shkallës ose


nivelit të kompetencës së burimit. Forma ose
mënyra e pasqyrimit të përmbajtjes së burimeve
është në lidhshmëri me mënyrën e shfrytëzimit të
tyre.
1/20/2014 27
 Sipas këtij kriteri mund të dallohen:

 (1) mënyrat auditive,


 (2) mënyrat vizuale
 (3) mënyrat audio-vizuele dhe
 (4) mënyrat tjera, të cilat nuk mund të shqyrtohen.

1/20/2014 28
 Kriteri i opinionit është shumë kompleks dhe i pa
definuar qartë, kur shkencat shoqërore vështrohen
si tërësi. Ai kërkon më shumë nivele të dallimit.
Niveli i parë është dallimi:

 (1) burimeve shoqërore nga


 (2) burimet private, për shkak të mundësisë së
mbrojtjes speciale dhe kushtëzimit të shfrytëzimit
të burimit.

1/20/2014 29
 Niveli i dytë është dallimi i:

 (1) burimeve legale,


 (2) burimeve ilegale dhe
 (3) burime gjysmë-legale, gjë që është shumë e
rëndësishme për shkak të përgjegjësisë shoqërore dhe
juridike dhe vetëdijes shkencore.

 Niveli i tretë është dallimi që nënkupton ndarjen në:


 (1) burime publike,
 (2) burime interne,
 (3) burime sekrete,
 (4) burime tepër sekrete.
1/20/2014 30
 Mandej kezitojne dallime te burimeve:
 (1) burimet në të cilat kemi qasje dhe
 (2) burimet në të cilat nuk kemi qasje.

 Për hulumtuesit është e rëndësishme arsyeja e mungesës së


qasjes, ne mënyrë që të eliminojë faktorët që i bëjnë burimet të
mos kemi qasje. Këtu arsye mund të jenë:
 (1) administrative (politike, afariste, juridike);
 (2) arsimore - kulturore;
 (3) ekonomike - financiare;
 (4) teknike;
 (5) organizative;
 (6) informative;
 (7) numri i vogël i burimeve, etj.
1/20/2014 31
 Autenticitetit nuk mund t’i jepet apriori forma
e vërtetësisë dhe objektivitetit, prandaj duhet
qasur me njëfarë rezerve.

 Sipas autentitetit të tyre, burimet mund të


ndahen në:
 (1) burimore – autentike;
 (2) të interpretuara – autentike;
 (3) të interpretuara – autentike dhe
 (4) arbitrare.

1/20/2014 32
 Për hulumtuesin është i rëndësishëm treguesi i vlerës dhe dobisë
së burimit, në qoftë se e di se cilit lloj të dokumenteve i përket.
Duket se është e rëndësishme të dallohen këto lloje të dokumenteve:

 (a) shkencore – veprat shkencore;


 (b) publicistike – në të cilat, ndoshta edhe pa arsye të mjaftueshme,
përfshihen edhe veprat artistike;
 (c) informative – prodhimet e mediave;
 (d) të aksionit – programet, planet, udhëzimet, urdhëresat, etj.;
 (e) propaganduese dhe reklamuese;
 (f) të evidencës;
 (g) normative – të dispozitave dhe procedurave;
 (h) punuese – afariste.

1/20/2014 33
 Është e kuptueshme se janë të mundura dhe e
dobishme edhe klasifikime të tjera, por ky klasifikim,
si pikënisje e hulumtimeve, është i përshtatshëm,
sidomos nëse dallohen:
• materia muzeore,
• material arkivore,
• materia bibliotekare dhe duke vepruara në mënyrë
aktuale –
• dokumentet funksionale aktuale.

 Për çdo hulumtues të ndërgjegjshëm, është shumë e rëndësishme


që në hulumtimin e tij shkencor të dallojë dhe të identifikojë të
dhënat empirike, vlerën dhe kuptimin e tyre.
 Të dhënat empirike nuk janë assesi vërejtje të shqisave, por janë
edhe krijim i përvojës njerëzore dhe shoqërore si dhe i njohurive
dhe përvojave e njohurive të hulumtuesve.
1/20/2014 34
 Sipas formës së manifestimit, të dhënat mund të jenë:

 (1) dëshmi – me gojë, me shkrim, me figurë (vizuale),


auditive –muzikore, etj., por mund të jetë njëkohësisht
kombinim i më shumë prej tyre, siç ndodh te dëshmitë
televizive.
 (2) sjelljet;
 (3) veprimet;
 (4) krijimet, etj.,

1/20/2014 35
1/20/2014 36

You might also like