You are on page 1of 3

Instruksione për përgatitjen e seminarit në lëndën

Metodat e Hulumtimeve
Informata të përgjithshme:
a) Seminari duhet të punohet dhe dorëzohet në MS Word,
b) Prezantimi bëhet në sllajde powerpoint (10-15 sllajde max.)
c) Fonti duhet të jetë Times New Roman 12pt
d) Sasia e fjalëve – nga 1500-1800 (ose 10-12 faqe)
e) Punimi mund të bëhet individualisht, deri në 3 anëtarë ne ekip (maksimum, pa
perjashtime). Rekomandohet 2- anëtarë.
f) Secili anëtar duhet të dij të gjitha pjesët e punimit, të gjithë do të përgjigjen në pyetje.
g) Afati i fundit për dorëzim: May 7, 2022
h) Koha e prezantimit: Të vendoset bashkërisht për kohën më të përshtatshme.

Sqarim shtesë:
Punimi duhet të bëhet në MS Word dhe prezantimi te përgatitet në MS Powerpoint, duke i
përdorur të dhënat nga fajlli DATABAZA i bashkangjitur në follderin Materiali nga Ushtrimet.
Këta dy fajlla, së bashku me databazen* duhet të dorëzohen bashkë deri në afatin e paraparë,
në hapësirën e krijuar në moodle.
*Databaza me të dhënat në forme tekstuale dhe numerike, duhet të konvertohet në numerike
për të gjitha variablat e mundshme, si dhe të bashkangjitet Descriptive Statistics për të gjitha
variablat, duke perfshirë patjetër: Mean, Max, Min.
Struktura e PUNIMIT SEMINARIK
Tema e hulumtimit (Research topic)
Vendosni per emrin e temës. Duhet te jete specifik, jo gjeneral (shikojeni
materialin e perdorur ne kete lende per me shume)

Abstrakti (Abstract)
Vendoset ne fillim, shkruhet ne fund.

1. Hyrje (Introduction/Background)
a. Shkruaj shkurtimisht për temën qe e keni zgjedhur.
b. Cila është arsyeja qe e keni zgjedhur atë? Pse eshte interesant?
c. Si e keni organizaur shkrimin e punimit?
d. Shto detaje tjera varesisht prej nevojes, duke u bazuar ne materialin qe e keni
perdorur gjate semestrit.

2. Te dhënat (Data)
a. Cilat lloje te te dhenave jane perdorur? (primare/sekondare)
b. Ku I keni gjetur/Si i keni prodhuar ato?
c. Cilat lloje (shkalle) te pyetjeve i keni përdorur?
d. Shto informata tjera te nevojshme per te dhenat.
e. Paraqitni Statistikat Deskriptive (Descriptive Statistics)

3. Metodologjia (Methodology)
a. Cilat janë pyetjet tuaja hulumtuese?
b. Cfare metode keni perdorur ne studimin tuaj (kualitative/kuantitative)
c. Cilat jane hipotezat e punimit tuaj?

4. Analiza/Rezultatet (Results)
Vemendje: Nga analizat e mëposhtme, minimum duhet te bëni 1 analize,
varësisht prej temes qe e trajtoni dhe pyetjes(ve) hulumtuese:
o Analiza e korrelacionit.
 Tabelat
 Interpretimi
o T-tests
 Tabelat
 Interpretimi
o ANOVA
 Tabelat
 Interpretimi
o Chi-square
 Tabelat
 Interpretimi
o Regressioni
 Tabelat
 Interpretimi

a. Cfare tregojn keto rezultate? Interpretojini rezultatet


b. Vendosni tabelat dhe grafikët qe I keni prodhuar me SPSS.

5. Konkludimet/Rekomandimet/Diskutimet (Conclusions, Recommendations,


Discussions)
a. Cfare mund te thuash qe ke gjetur?
b. A i keni vertetuar hipotezat tuaja?
c. Cfare ke kerkuar te gjesh, mirepo nuk ke mundur? (limitimet)
d. Pse nuk ke mundur ta gjesh? Nuk ka informata dhe s’ke mund t’I mbledhesh?
Mund te kete, mirepo ke qene i/e limituar per t’I marre ato? (Limitimet)
e. A ke ndonjë rekomandim qe e ke nxjerrur qe i dedikohet dikujt (p.sh. E ke gjet
shkaktarin qe bizneset vendore nuk janë te motivuara per te eksportuar jashtë
dhe i rekomandon organit perkates qeveritar te marr veprime te caktuara?!)
(Implikimet men...)

6. Referencat (References) (nese keni perdorur referenca ne tekst)


a. Cilin stil te referencimit e keni perdorur? (APA- HARVARD-CHIKAGO...)
b. Shkruaji referencat e te gjithë artikujve qe i keni përdorur.

Apendiksi (Appendix) (nese ka)


Paraqitni materialet shtese qe i keni perdorur. (Pyetsori...)

You might also like