You are on page 1of 3

Struktura e punimit shkencor në Word 

Punimet kërkimore ose, shpesh, të njohura si punime shkencore në shumë universitete edhe si
punime seminarike, janë punime të cilat studiojnë një problematikë të caktuar të një fushe
studimore. Punime të tilla në lëndë të ndryshme gjatë studimeve (Bachelor ose Master) janë
punime edukativo-studimore, në të cilat studentët angazhohen të realizojnë punime, kurse
mbikëqyrësit kontrollojnë punën dhe ofrojnë sugjerime për përmirësim.

Llojet e kërkimit.

Punimet kërkimore mund te jene Punime me strukturë të hapur ose Punime me strukturë të
paracaktuar. Ato janë unike dhe të papërsëritshme. Përndryshe, në raste të përsëritjes kemi të
bëjmë me ripunim ose me plagjiaturë. Përkundër asaj që punimet janë unike dhe të pa
-përsëritshëm, ato kanë një pjesë ose të tërë strukturën e tyre të ngjashme përmes së cilës mund
të identifikohen lehtë pjesët kyçe.

Struktura e punimit.

Puna e pavarur semestrale, që do të realizoni këtë semestër, është një punim i thjeshtë ku ju
duhet të tregoni konkretisht se njihni dhe dini të aplikoni procedurën si mund të konceptohet
dhe të realizohet konkretisht një punë e pavarur. Sigurisht, kjo është një punë jo aq e ndërlikuar
dhe e detajuar siç mund të jetë puna kërkimore për mbrojtjen e diplomës (Mikroteza) që keni në
përfundim të Masterit, por do t’ju ndihmojë shumë për të finalizuar me sukses atë.

Struktura studimore/kërkimore – është pjesa kryesore e punimit, pasi në të paraqitet problemi


studimor, metodat kërkimore që përdoren dhe rezultatet e arritura. E gjithë kjo punë kërkon të
prezantohet me një strukturë, e cila, në vetvete, (përmes çështjeve/kapitujve dhe
nënçështjeve/nënkapitujve) logjikisht ka një hyrje, një trup dhe arritjet apo gjetjet e kërkimit.
Nga stilet më të përhapura të realizimit të punimeve (puna a e pavarur që keni ju) është ajo e
punimeve me strukturë pjesërisht të ngjashme ku punimet kanë këto pjesë, të cilat janë pak a
shumë të ngjashme. Kështu, më konkretisht, struktura formhet nga këto pjesë:

Hyrja. Paraqet temën e formuluar qartë, duke qartësuar pse u zgjodh kjo temë, problemi që vihet
në qendër të saj, qëllimi i studimit dhe metoda që është përdorur për mbledhjen e të

1
dhënave/informatave/studimeve ekzistuese mbi temën e caktuar. Këtu mund të parashtrohen 2
apo 3 pyetje kërkimore, por dhe një hipotezë, të cilave duhet t’u jepet përgjigje në fund.

Trupi. Kjo nënkupton analizën e të dhënave të mbledhura dhe arrijet apo gjetjet, që janë
përfundime mbi elemente të veçanta dhe që formojnë trupin apo shtyllën e studimit në
përgjithësi. Këtu përfshihet edhe vlerësimi apo qëndrimi juaj si studiues i problemit.
Pra, në këtë pjesë shtjellohen:
a. Çfarë kanë thënë studiuesit (Shfletimi i literaturës, autorë të huaj apo dhe tanët). Të
dhënat e mbledhura nga burimet e literaturës. Ne u referohemi studiuesve që kanë
kontribuar lidhur me çështjen që na intereson (tema jonë), duke i cituar ata, sipas
rregullave të citimit.
b. Puna jonë origjinale (metodologjia e punës tonë). Duke e përfytyruar veten në rolin e
studiuesit, mbledhim të dhëna në realitetin shkollor shqiptar. Përshkruajmë çfarë
metodologjie kemi përdorur (sasiore, cilësore apo të kombinuar); përshkruajmë
instrumentin që kemi përdorur konkretisht (Pyetësor, anketë, intervistë....); popullsia e
përfshirë në studim e të tjera.
c. Analiza e të dhënave dhe gjetjet tona. Prezantimi i tyre me fjalë, tabela, grafikë e të tjera.
Në pjesën e fundit arrihen dy lloj rezultatesh: të kuptuarit e literaturës ekzistuese dhe përgjigjes
së pyetjes/pyetjeve studimore, arritja në konkluzione apo dhënia e gjykimeve ose zgjedhjeve
tuaja mbi problematikën e studiuar.

Përfundimi: Përmbledhje e gjetjeve në nën-temat e punimit si dhe një përfundim i përgjithshëm.

Referencat: Stili i referimit zakonisht caktohet nga institucioni për të cilin realizohet punimi.
Edhe universitetet zakonisht përcjellin një stil të caktuar të referimit.
Ky është modeli më i përhapur shkencor i strukturimit të punimeve. Kjo lloj strukture lehtëson
edhe grumbullimin e punimeve nga programe të ndryshme kompjuterike bazuar në elementet
“fikse” të strukturës.

---------------------------------------------------------------------

2
Në punimin e diplomës (Mikroteza), struktura është më plotë:

Abstrakti – shkruhet pas përfundimit të punimit, dmth edhe pas të shkruarit të Përfundimeve. Në
abstrakt duhen përfshirë çështjet: përse merremi me problemin, cili është problemi, si u zgjodh problemi,
cilat janë pyetjet dhe cili është përfundimi.
Fjalët kyçe – termat specifike të cilat i përkasin temës dhe qe janë përdorur e spieguar në punim.

Hyrje.
Kapitulli I. Shfletimi i literaturës.
Kapitulli II. Metodologjia e kërkimit.
Kapitulli III. Analiza e të dhënave dhe gjetjet.
Kapitulli IV. Konkluzione
Referencat.

Për këtë strukturë do të flasim më vonë, kur të vijë radha.

You might also like