You are on page 1of 2

Pyetje 7

1. Cila është metoda më e njohure strukturës së shkrimit akademik?


Metoda IMRaD (introduction methods results and discussions)
2. Çdo shkrim akademik duhet të ketë këto aspekte të përfshira ,cilat jane ato ?
Titullin, emrin e autorit, emrin e institucionit dhe vitin e publikimit
• Abstraktin dhe/apo përmbledhjen ,Mirënjohjen, Listën e tabelave dhe figurave,Përmbajtjen,
Hyrjen ,Metodologjinë, Rezultatet, Diskutimin, Konkluzionet, Rekomandimet, Referencat,
Anekset apo shtojcat
3. Çdo artikull shkencor ka një apo më shumë autorë dhe sipas APA si duhet shkruar nga i
pari tek i fundit,shkruani te gjitha radhazi nje reference te sakt me dy autor...
Sipas APA, renditja e emrave (nga i pari tek i fundit) duhet të reflektojë kontributin shkencor
dhe profesional të autorëve në artikull, pavarësisht statusit të tyre akademik apo titujve
shkencorë. Kur shkruani emrat e autorëve, asnjëherë nuk duhet të shkruani edhe titujt e
tyre akademik
4. E përkthyer në fjalë të tjera nga Hall (1998), abstrakti duhet të japë përgjigje në këto
katër pyetje kryesore:
Pse është realizuar një studim i tillë?
Çfarë dhe si është realizuar?
Çfarë është gjetur?
Çfarë është konkluduar?
5. Sipas (APA)Asociacionit të Psikologëve Amerikanë (2010), hyrja e një artikulli shkencor
duhet të përmbajë:
Prezantimin e problemit,
Përshkrimin e rëndësisë së studimit të atij problemi,
Përshkrimin e kontributit (të mëhershëm) të studiuesve në atë fushë,
Përshkrimin e hipotezave dhe ndërlidhjen me dizajnin e hulumtimit.
6. Struktura e Metodave sipas APA perfshine:
Pjesëmarrësit
Procedura
Instrumentet
7. Një nga nënkapitujt e metodës është edhe procedura, ku përgjatë secilës pjesë, duhet të
sqarohet në detaje rruga që është ndjekur gjatë hulumtimit shkencor,pra në këtë
nënkapitull duhet të përshkruhet në detaje :
mjedisi ku janë mbledhur të dhënat,
të sqarohen kushtet në të cilat është realizuar hulumtimi,
kohën e realizimit të hulumtimit dhe kohëzgjatjen,
si dhe rendin e aplikimit të pyetësorëve apo testeve.
8. Instrumenetet dhe kuptimi i tyre si dhe tek nënkapitulli i instrumenteve cka duhet ditur?
Instrumentet për mbledhjen e të dhënave mund të jenë pyetësorët e shkruar, por mund të
shkruani edhe intervistat apo vëzhgimin.

Studiuesve ju intereson në veçanti që të kuptojnë, se cilat instrumente i keni përdorur për


mbledhjen e të dhënave dhe nëse ato instrumente janë përdorur apo jo edhe në hulumtimet e
tjera.
9. Cilet jane hapat qe ndiqen te diskutimi?
Jane 5 hapa:
Paraqitja e te dhenave kryesore,
vleresimi I perputhjes se rezultateve me te gjeturat studimore,
listimi I kufizimit te studimit,
ofimi I interpretimit,
sqarimi I implikimit te studimit

You might also like