You are on page 1of 4

Udhëzues për shkrimin e punimeve të seminarit

1. Shkrimi i punimeve seminarike

1.1. Kërkesat formale

 Kopertina duhet të përmbajë: Emrin e universitetit, fakultetit, departamentit dhe logo e


universitetit (në mes të kopertinës në pjesën e sipërme), titullin e seminarit, lëndën (në mes
të kopertinës), emrin e autorit (në fund të faqes në anën e majtë) dhe emrin e mësimdhënësit
(në fund të faqes në anën e djathtë).

 Titulli i punimit shkruhet në mes të kopertinës;

 Faqja e dytë rezervohet për Tabelën e Përmbajtjes;

 Në këto faqe, nuk shkruhen numrat e faqeve;

- Kërkesat e formatit:

 Hapësira ndërmjet rreshtave 1.5

 Të paktën 1 cm hapësirë për të gjitha margjinat

 Madhësia e fontit 12

 Formati i shkronjave Times New Roman

- Punimi seminarik nuk duhet të kalojë 10 faqe.

 Kufiri i faqes ju ndihmon, me të vërtetë! Ju shtyn të përqendroheni në pjesët thelbësore të


temës së punimit tuaj. Sa më i zgjeruar që të jetë punimi, aq më i paktë është qartësia e
përqendrimit.

 Idealisht, së pari shkruani një punim prej rreth 15 faqesh dhe pastaj provoni me kujdes që
ta reduktoni në vetëm 10 faqe.

1.2. Përmbajtja

 Struktura e seminarit duhet të jetë si vijon:

 Tabela e Përmbajtjes

 Hyrja

 Pjesa kryesore (ndoshta e nëndarë në disa kapituj)

 Pjesa empirike
 Përfundimi

 Bibliografia

 Shtojcat (nëse janë të aplikueshme).

 Duhet të demonstroni se jeni në gjendje të kuptoni një argumentim kompleks, model-teorik,


ta filtroni thelbin e saj dhe pastaj ta riprodhoni atë me fjalët tuaja sa më qartë dhe me saktësi
që të jetë e mundur;

 Për më tepër, duhet të demonstroni se mund ta vendosni argumentimin / qasjen / modelin në


një kontekst më të gjerë (p.sh. duke iu referuar literaturës relevante me temën) dhe se mund
të diskutoni atë temë në mënyrë kritike;

 Mundohuni që punimet që i diskutoni t’i vlerësoni në mënyrë kritike. Pyesni veten: Cilat janë
supozimet (hipotezat) kryesore dhe a kanë kuptim ato? A ka qasje të tjera në pyetjen e
hulumtimit që mund të jetë më mirë në një farë mënyre? A janë testuar implikimet
(rezultatet) e modelit; nëse po, si; nëse jo, si mund të bëhet kjo? Gjithashtu mund të dilni me
ide dhe pyetje që burojnë nga ju rreth punimit.

 Mos u mundoni t’i përshkruani argumentet komplekse shumë formalisht. Teksti juaj duhet të
demonstrojë se e keni kuptuar argumentimin. Kjo nuk do të funksionojë kur thjesht kopjoni
materialin nga literatura origjinale! Në vend të kësaj, gjithmonë përpiquni të krijoni intuitë
(mendim) që qëndron prapa një argumenti formal sa më qartë që të jetë e mundur.

 Shtojca duhet të përfshihet në fundin e punimit dhe nuk mund të përdoret për ta rritur
hapësirën e punimit tuaj.

1.3. Hyrja

- Përpiquni maksimalisht që ta shkruani një hyrje të mirë! Hyrja i shërben qëllimeve të


mëposhtme:

 Motivimi: Pse tema është interesante? Cili është konteksti më i gjerë? Kujt i kontribuon
kjo temë?

 Pyetjet e hulumtimit: Cilat pyetje kërkimore doni t’i adresoni në tezën tuaj?

 Pikëpamja: Ofroni një vështrim apo pikëpamje të shkurtër për rezultatet tuaja kryesore.

 Rishikimi i literaturës: Cila është literatura relevante (si empirike ashtu edhe teorike)?
Cilës literaturës ju referoheni në veçanti?

 Struktura: Përshkruani shkurtimisht strukturën e punimit tuaj.


1.4. Citimi, Fusnotat dhe Bibliografia sipas APA

 Të gjitha mendimet e reja që i keni adoptuar nga autorët tjerë duhet të dokumentohen në
tekst ose në fusnota;

 Duhet të përpiqeni t'ia atribuoni mendimin autorit i cili e ka thënë atë së pari;

 Fusnotat duhet të jenë sa më precize. Referenca duhet të përmbajë burimin. Nëse një nga
fusnotat e shënimeve thotë "krahasoni Müller (1994), f. 15 ", duhet të shihet nga
konteksti se çfarë do të krahasohet. Përndryshe, një shpjegim shtesë është i nevojshëm,
p.sh. "Një diskutim kritik i efekteve… mund të gjendet në Müller (1994), f. 15 ".

 Konsolidoni fusnotat brenda faqes.

 Përpiquni të shmangni citime të gjata direkte. Duke vepruar kështu, krijoni përshtypjen se
nuk jeni në gjendje të shprehni një argument me fjalët tuaja. E kjo është pikërisht ajo që
ju duhet të tregoni.

 Referencat (Bibliografia) duhet të përmbajnë vetëm ato burime që ju referoni në tekst, të


renditura në renditje alfabetike:

 Burimet e të gjitha figurave dhe tabelave të cilat i keni adoptuar nga tekstet e tjera duhet
të citohen.

 Udhëzuesi që tregon mënyrën e citimit sipas APA

2. Përgatitja, prezantimi dhe diskutimi në seminar

Para se të zhvillohet seminari, lexoni literaturën relevante për seminarin! Lexoni referencën
kryesore të çdo prezantimi. Kjo është thelbësore për të kuptuar temat e seminarit, kontributin tuaj
si diskutues formal dhe pjesëmarrjen tuaj në diskutim.

Secili prezantim ndjek një diskutim të shkurtër nga dy studentë të zgjedhur rastësisht. Pastaj,
zhvillohet një diskutim i hapur në të cilin të gjithë mund të marrin pjesë. Prandaj, kontributi juaj
në seminar është i trefishtë: si prezantues, si diskutues (formal) dhe si pjesëmarrës në diskutimet
e përgjithshme.

2.1. Prezantimi

 Nëse është vetëm një prezantues për një temë, prezantimi duhet të marrë më së shumti 20
minuta (nëse nuk përcaktohet ndryshe). Nëse ka dy prezantues, secili prej tyre mund të
zgjasë deri në 15 minuta, kështu që prezantimi i tërë nuk duhet të zgjasë më shumë se 30
minuta. Është e rëndësishme që të mbani kufirin tuaj kohor! Praktikoni prezantimin tuaj
disa herë përpara seminarit dhe merrni feedback nga miqtë dhe shokët e tjerë;
 Gjatë prezantimit të seminarit, duhet të paraqisni punimin kryesor me temën e seminarit
tuaj. Prezantimi juaj duhet të fokusohet në motivimin, pyetjen e hulumtimit, qasjen e
përgjithshme, rezultatet kryesore, etj. Nuk duhet t’i diskutoni detajet teknike. Mundohuni
të përqendroheni në rezultatet kryesore, t'i shpjegoni mirë, dhe mos lini asnjë dyshim në
lidhje me gjërat e rëndësishme;

 Në punimin tuaj seminarik, duhet t'i kushtoni vëmendje të veçantë motivimit të temës së
prezantimit tuaj dhe saktësimit të pyetjeve kërkimore shkencore;

 Mos përdorni shumë sllajde. Për një prezantim prej 15 minutash, dhjetë deri në
dymbëdhjetë sllajde është maksimumi! Për më tepër, kur i krijoni sllajdet për prezantim,
bëni ato të lehta për t’u lexuar dhe kuptuar. Përdorni një madhësi të shkrimit (të paktën të
formatit 20 të shkronjave). Mos i mbingarkoni sllajdet me shumë përmbajtje tekstore.
Nuk është e domosdoshme që çdo gjë që e thoni të gjendet në sllajde. Përmbajtja e
sllajdeve duhet të "udhëzojë" audiencën tuaj. Por prap se prap mos harroni ndonjë pikë të
rëndësishme! Për më tepër, bëni sllajdet tërheqëse, do të thotë, gjeni ekuilibrin e duhur në
mes të figurave, argumenteve intuitive dhe formulave.

 Kur prezantoni, mos lexoni vetëm shënimet tuaja. Mos e mësoni prezantimin tuaj
përmendësh, por flisni lirshëm dhe adresojuni audiencës tuaj! Për këtë qëllim, është
thelbësore që ta praktikoni prezantimin tuaj disa herë përpara seminarit.

2.2. Roli i diskutuesit

 Pas çdo prezantimi, dy studentë do të zgjidhen rastësisht (veçmas) për të diskutuar temën
e prezantimit për 2-3 minuta secili.

 Filloni me pikat kryesore të prezantimit, p.sh. motivimi, pyetja kërkimore dhe rezultatet e
arritura.

 Mund të merrni shënime gjatë prezantimeve, por shmanguni thjesht nga leximi i tyre.

2.3. Pika të tjera në lidhje me pjesëmarrjen tuaj në seminar

 Pjesëmarrja juaj aktive në diskutimin e hapur është shumë e rëndësishme. Përgatituni për
diskutimin duke marrë shënime për pyetjet ose komentet tuaja derisa e lexoni apo dëgjoni
prezantimin. Mos hezitoni të kontribuoni në diskutimin nëse keni diçka për të thënë (në të
kundërtën qëndroni të qetë).

 Mos hezitoni të pyesni nëse ka diçka që nuk e keni kuptuar. Nuk është dobësi nëse nuk
kuptoni gjithçka. Mos pretendoni se kuptoni diçka nëse në fakt nuk e kuptoni.

Vërejtje: Një javë para prezantimit duhet të dërgohet punimi në word tek mësimdhënësi
përmes email adresës, ashtu që të merrni konfirmimin për të.

You might also like