You are on page 1of 13

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES

FAKULTETI I EKONOMISE DHE AGROBIZNESIT


DEPARTAMENTI I EKONOMISE DHE POLITIKAVE AGRARE

KOMUNIKIMI NE BIZNES

KAPITULLI 10:
AUDITORI DHE ANALIZA E TIJ


Pergatiti: Dr . Xhevaire Dulja

PERMBAJTJA

1. Kuptimi mbi auditorin dhe analiza e tij.
2. Llojet e organizimit te nje fjalimi.
3. Stilet e menyres se te shprehurit te nje fjalimi.

1. Kuptimi mbi auditorin dhe analiza e tij.

Auditor , quhet ai grup personash qe eshte I pranishem ne nje
salle , dhe I kushton vemendje (auditive) , folesit ne salle.Per te
patur nje performance sa me te arrire te fjalimit te mbajtur
perpara auditorit , per te manaxhuar sa me mire ate (auditorin)
dhe per ta percuar sa me qarte dhe kuptueshem mesazhin
eshte e nevojshme te ndiqen keto drejtime :
1) Analizoni auditorin tuaj , auditori ka nje ndikim te madh ne
percaktimin e ceshtjes se perzgjedhur nga folesi.Te diturit sa
me shume reth auditorit , nivelit te tij , dhe interesit qe ai
perfaqeson . Analiza e auditorit mund te shikohet nga dy
drejtime , e para pare nga aspekti demografik dhe e dyta nga
aspekti psikografik. Aspekti demografik i referohet analizes se
faktorit si mosha , gjinia, besimi , edukimi, dhe bindjet aspekti
psikografik i referohet perpjekjeve per te te njohur dhe vene
ne dukje te besimeve , qendrimeve dhe vlerave te auditorit
reth problemeve dhe koncepteve te ndryshme.
Vazhdim
Pervec aspekteve konceptuale te permendur me siper nje
rendesi te vecante mer ambjenti fizik ne te cilin folesi mban
fjalimin e tij.Psh nje dhome e zhveshur me karrike te prishura ,
pa ndricim etj, do ndikoje negativisht ne interesimin e
auditorit reth fjalimit te folesit.
2. Zgjedhja e nje ceshtje . Kjo ne disa raste nuk duhet ta
shqetesoje shume folesin , sepse nuk eshte e thene qe tema
te jete domosdoshmerisht gjithmone e paracaktur ne menyre
rigide. Folesi mund te zgjedhe dhe ceshtje te dites duke ju
referuar lajmeve , gazetave etj sidomos per ato tema ku ai ka
eksperience ne analizen e tyre.
3. Zhvillimi i nje qellimi , perpara se folesi te percaktoje temen
dhe te organizoje fjalimin , ai duhet te vendose nje qellim qe
do jete nje udhezues i pergjithshem i fjalimit te tij.Per kete
arsye ka tre qellime te pergjithshme per nje fjalim publik :

Vazhdim
3.1 Te informoje , eshte nje qellim shume I rendesishem I punes
ne grupe si psh : leksionet ne klase , seminare , etj, ku
objektivi kryesor eshte te ilustruarit , te sqaruarit , dhe te
analizuarit ne detaje te nje ceshtjeje.
3.2 Te mbushe mendjen ose te binde , shembuj te ketij objektivi
jane psh : fjalimet politike , lajmerimet ne TV , predikimet
fetare etj, te cilat synojne ti ndryshojne auditorit qendrimet
besimet , vlerat dhe sjelljen e tij.
3.3 Te ushqeje ose te mbaje me shpresa , shpeesh celesi per te
arritur nje argument efektiv shikohet ne zgjedhjen e historive
shembujve , dhe ilustrimeve per te perforcuar fjalimin e
folesit dhe menyren e shprehjes se tij. Aftesia e folesit per te
bere humor dhe per te zbavitur eshte gjithashtu e
rendesishme.
Vazhdim
4. Mbledhja e materialit mbeshtetes. Zakonisht pasi folesi ka
percaktuar objektivat , ka zgjedhur temen qe do referoje ,
hapi tjeter ka te beje me mbledhjen e materialit te nevojshem
per te mbeshtetur qendrimet dhe idete e tij. Pra me nje fjale
materiali mbeshtetes konsiston ne faktet , shembujt ,
statistikat , provat dhe deshmite , e dhena. Mos zgjedhja e nje
materiali mbeshtetes te pershtatshem e kthen fjalimin ne nje
fjalim te merzitshem per auditorin. Per te patur sukses ne
mbledhjen e materialit mbeshtetes duhet te konsiderohen
hapat e meposhtem :
4.1 Percaktimi , eshte menyra e te treguarit ose shpjeguarit me
terma jo familjare te nje ceshtje , si dhe te koncepteve te
ndryshme personave te tjere.
4.2 Shembujt , jane menyra me efektive per te ruajtur interesin
dhe per te mbajtur vemendjen ne ceshtjen ne fjale.
Vazhdim
4.3 Ilustrimi , eshte nje histori , fabul , ose anektode me nje
teme , moral , ose qellim qe mbeshtet nje ceshtje qe folesi
deshiron te komunikoje.
4.4 Analogjia , i referohet krahasimit , ne te cilen folesi mund te
mbeshtese nje pikpamje te tij duke e krahasuar ate me nje
objekt , koncept , ose parim tjeter. Ka dy lloje analogjish :
analogji e drejtperdrejte qe ka te beje me krahasimin ose
kontrastin e gjerave te se njejtes klase , dhe analogji
figurative , qe lidhet me krahasimin ose kontrastin e gjerave
ne menyre figurative.
4. 5 Statistikat , jane numra qe perfshijne disa fakte , prova dhe
shembuj te nje ceshtje te mare ne analize .Ato zakonisht
tregojne se sa i rendesishem eshte ose jo nje problem i mare
ne shqyrtim. Statistikat jane nje mbeshtetje e madhe e
materialit dhe zakonisht krijojne interes te auditori.

Vazhdim
4.6 Deshmia dhe prova , nje prove ose deshmi eshte nje deklarate
e bere nga nje person tjeter qe mbeshtete nje ide ose qendrim
qe nje foles perpiqet ta zhvilloje. Deshmite e bere nga persona
te kualifikuar dhe eksperte priren te jene me te besueshem nga
auditori se te tjeret.
5. Te organizosh idete e tua , do te thote te shfaqesh mendimet e
tua dhe ti organizosh ato perpara se te fillosh prezantimin gje e
cila krijon nje lloj konforti ne vetvete , dhe i jep nje vlere reale
prezences tuaj ne auditor. Nje fjalim perbehet nga keto pjese
kryesore : hyrja , trupi , skeleti , dhe konkluzioni . Supozohet se
menyra me e mire per te pergatitur nje fjalim eshte nepermjet
nje kerkimi dhe shkruajtja e fjalimit. Por kjo nuk eshte efikase
sepse ka nje ndryshim midis komunikimit gojor dhe atij te
shkruar, sepse komunikimi gojor do jete : shume personal
shume informal dhe me shume i perseritur , sepse ne nje
dokument te shkruar lexuesi mund te ndaloje dhe te reflektoje
gje qe nuk e ben dot kur degjon folesin te referoje ne salle .


2. Llojet e organizimit te nje fjalimi.


Studimet kane evidentuar shtate lloje te organizimit te fjalimit :
1) Kronologjike , i referohet fjalimeve qe jane te strukturuara mbi
bazen e nje vijushmerie kohore , si psh nje ngjarje historike ose
nje pervoje personale te cilat ndjekin nje radhe ose strukture
kohore.
2) Hapesinor , i referohet fjalimeve qe jane te organizuara sipas
pozicionit gjeografik dhe hapesinor , psh nje fjalim reth qytetit te
lindjes mund te bazohej ne pozicionin gjeografik qe ai ze.
3) Tema , i referohet fjalimeve qe jane te organizuara mbi bazen e
nje rregulli ose ndarjeje te qarte te ngjarjeve ose ceshtjeve , gje e
cila e ndihmon folesin te percaktoje lehte se cila ceshtje do
diskutohet e para , e dyta e me radhe.
4) Kompleksiteti , i referohet fjalimeve qe ndiqen nga nje lloj
kompleksiteti, ku ceshtjet e para jane te thjeshta , dhe ato qe
vijne pas behen me komlekse , dhe sqarojne ceshtjet e para.
Fjalime te tilla perfshjne shkenca ekzakte si: kimi, fizike, biologji ,
matematike, te cilat shqyrtojne parimet elementare dhe me vone
analizojne ceshtje me komlekse .

Vazhdim
5. Zgjidhja e problemit , per arsye se zgjidhja e problemit nuk
eshte nje alternative e pershtatshme per tu prezantuar dhe
diskutuar para auditorit , rekomandohet qe folesi te paraqese
problemin dhe pastaj te bisedoje reth alternativave te
mundeshme per zgjidhjen e tij.
6. Shkaku dhe pasoja , maredhenia shkak pasoje mund te
ndihmoje auditorin te kuptoje problemet dhe ceshtjet
komplekse , sepse cdo shkak shoqerohet gjithmone me nje
pasoje dhe ky fenomen zinxhir eshte konceptualisht me i
asimilueshem nga publiku .
7. Pro dhe kunder , nje fjalim i organizuar sipas modelit pro
dhe kunder ka nje avantazh madhor pasi, i nenshtrohet nje
analize me objektive dhe gjithperfshirese duke mare ne
shqyrtim mendimet pro dhe kunder dhe i jep auditorit nje
kuptim multidimensional te problemit ne fjale.
Vazhdim
8. Perparesia , rekomandohet qe te gjitha ceshtjet qe do
trajtohen te vihen sipas nje radhe ku ato me te rendesishme
te vendosen ne fillim , dhe keshtu me radhe , me qellim
terheqjen e vemendjes se auditorit dhe sepse ne kete menyre
ato kujtohen me lehte nga auditori se ceshtjet e vendosura ne
mes te fjalimit.
9. Fundi , zakonisht rekomandohet qe ne nje fjalim folesi te
vendose idene e tij me te rendesishme si dhe alternativat qe
ai mendon ne fund te fjalimit , per shkak se ka nje impakt dhe
nje avant psikologjik te auditori qe thekson idete kyce te
folesit .

3.Stilet e menyres se te shprehurit te nje fjalimi.

Jane kater stile te menyres se te shprehurit te nje fjalimi :
1. Doreshkrimi , nje doreshkrim eshte nje format teresisht i
shkruajtur ne leter, i cili lexohet fjale per fjale nga folesi. i tille
mund te jete nje lektor qe lexon shenimet e tij gjate nje
leksioni. Ky stil ne pergjithesi nuk eshte shume i preferuar nga
auditori sepse pak prej tyre e bejne ate interesant duke e
lexuar mire dhe se ketij stili i mungon vitaliteti dhe
spontaniteti . Nje avantazh i stilit doreshkrim eshte se folesi
mund te zgjedhe fjalet e duhura ne menyre te kujdeseshme
dhe ndjehet me komod sepse ata nuk mund te harrojne ate
qe deshirojne ta thone.
2. Memorizimi dhe kujtesa , ne kete stil , spikeri pasi e ka
memorizuar fjalimin qe do mbaje , e referon ate nga mendja
pa e pare konkretisht ate, si dhe arrin te mbaje nje kontakt te
mire te syve me auditorin ne salle.
Vazhdim
3. Improvizimi , ky eshte stili aty per aty ose ne cast. Folesit ne
kete rast nuk bejne pergatitje , ose prova paraprake per
fjalimin qe do mbajne , por gjithcka del spontanisht dhe ne
menyre jo zyrtare , dhe ata perdorin shume kontaktin e syve
me auditorin. Disavantazh ne kete stil eshte se fjalimit i
mungon organizimi llogjik dhe puna ose pergatitja per te .
4. Nje stil extemporanes , ky eshte stili me i mire qe
rekomandohet te perdoret nga folesi. Avantazhet qe ofron ky
stil jane : fjalimi kerkon nje pergatitje paraprake por jo nga
doreshkrimet ; spikeri flet nga nje paraqitje koncize , por jo
nga nje doreshkrim fjale per fjale ; ai ka referuar fjalimin jo ne
menyre te memorizuar dhe idete kryesore i jane fiksuar ne
mendje .

You might also like