You are on page 1of 122

BLERTA PEROLLI – SHEHU

BRIKENA KULLOLLI

Libër mësuesi
për tekstin shkollor

PSIKOLOGJI 11
(për gjimnazin e shkencave shoqërore-gjuhësore
dhe shkencave natyrore)

albas
Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, nr. 244/01 - B
datë 09.07.2019, lejohet përdorimi i këtij teksti në shkollë.

Botues:
Latif AJRULLAI
Rita PETRO

Drejtor botimi:
Driton AJRULLAI

Kryeredaktor:
Fatlum HETEMI

Redaktore:
Natasha PEPIVANI
Medina MEHMETI

Recensentë:
Fitim UKA
Amir MALOKU
Xhefer ISMAILI

Arti grafik:
Elion DRESHAJ

Kopertina:
Eva KUKALESHI

© Albas, 2019
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

ISBN 978-9951-15-079-8

Shtëpia botuese Albas


Në Prishtinë: Rr. “Muharrem Fejza”, p.n.
Tel: 00377 45 999 770
e-mail: albas_pr@yahoo.com
Në Tiranë: Rr. “Donika Kastrioti”, pallati 14, ap. 4D.
Tel: 00355 45800160; e-mail: info@albas.al
Në Tetovë: Rr. “Ilinden”, nr. 105
Tel: 00389 44 344 047; e-mail: albas_te@yahoo.com

Shtypur në shtypshkronjën:
Hyrje

Libri i mësuesit për tekstin Psikologjia 11 është hartuar duke u mbështetur në tematikat e
tekstit të nxënësit, të cilat janë në përputhshmëri me programin lëndor. Ky libër ka si qëllim
t’u vijë në ndihmë jo vetëm mësuesve, të cilët po hedhin hapat e parë në mësimdhënie, por
edhe mësuesve me përvojë shumëvjeçare në këtë profesion. Dijet janë të pafundme dhe ato
gjithnjë kanë nevojë të pasurohen sipas teknikave dhe metodave bashkëkohore. Ndërthurja
e teknikave të mësimdhënies do të sjellë një larmishmëri metodash gjithëpërfshirëse, të cilat
kanë në qendër nxënësin. Mësuesi/ja drejton dhe orienton punën kërkimore apo krijuese të
nxënësit. Këto metoda do të lehtësojnë jo vetëm procesin e mësimdhënies, por edhe atë të
mësimnxënies. Metodat kanë si qëllim të nxisin nxënësin të kuptojnë diversitetin e mendimit
dhe ta pranojnë atë, të nxisin dhe të zhvillojnë të menduarin kritik dhe krijues te nxënësi, të
rrisin punën individuale dhe në grup, vetëvlerësimin dhe vlerësimin e bashkëmoshatarëve.

Teksti i psikologjisë është hartuar në mënyrë të tillë, që, me ndihmën e mësuesit,


nxënësit t’i krijohen mundësitë të zhvillojë kompetencat kyç dhe kompetencat e lëndës
dhe mësuesit të kenë lehtësitë e mundshme gjatë gjithë vitit shkollor. Këto lehtësira
përqendrohen në:
• hartimin e planit vjetor (analitik dhe sintetik, strukturuar sipas një ndarjeje në
3-mujorë);
• planifikimin e zhvillimit të të gjitha temave mësimore, zhvillimin e testeve dhe çelësin
e përgjigjeve të tyre;
• përdorimin e metodave sa më pranë realitetit kosovar duke sjellë shembuj nga jeta
e përditshme e nxënësve dhe e shoqërisë kosovare dhe shqiptare, larmishmërinë e
mjeteve dhe burimeve të përdorura;
• planifikimin e vlerësimit të portofolit nga vetë nxënësit dhe mësuesi/ja;
• hartimi i përsëritjeve, planifikimi i disa veprimtarive praktike, të cilat ndërthurin
njohuritë teorike me ato praktike, duke pasqyruar realitetin e shoqërisë sonë etj.
Çdo temë mësimore zhvillohet nëpërmjet trajtimit të një situate të shkëputur nga realiteti.
Kjo do t’u ndihmojë nxënësve të pasurojnë njohuritë dhe kulturën e tyre, si dhe të
zhvillojnë një kuptim më të gjerë të kompleksitetit dhe diversitetit të mendimit dhe sjelljes
njerëzore, si formohet personaliteti i njeriut, cilët janë faktorët që ndikojnë në sjelljet dhe
veprimet e tyre etj. Nxënësit do të arrijnë të kuptojnë faktorët që kushtëzojnë ndryshimet
e individëve nga njëri-tjetri.

3
PËRMBAJTJA

TEMATIKA 1. STUDIMI I PSIKOLOGJISË


Nëntematika 1: Hyrje në psikologji
1. Hyrje në psikologji
2. Zhvillimi i psikologjisë si shkencë

Nëntematika 2: Metodat studimore të psikologjisë


1. Metodat studimore të psikologjisë
Veprimtari praktike
Përsëritje

TEMATIKA 2. BIOPSIKOLOGJIA
Nëntematika 1: Bazat biologjike të sjelljes
1. Struktura dhe funksionet e sistemit nervor
2. Struktura dhe funksionet e sistemit endokrin
3. Ndërveprimi midis trashëgimisë dhe ambientit
Veprimtari praktike

Nëntematika 2: Proceset e ndijimit dhe të perceptimit


1. Proceset e ndijimit dhe të perceptimit
2. Aftësitë dhe kufizimet e proceseve shqisore
3. Ndërveprimi i personit dhe i mjedisit në përcaktimin e perceptimit
Veprimtari praktike

Nëntematika 3: Gjendjet e vetëdijes


1. Marrëdhëniet mes proceseve të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme
2. Gjumi dhe ëndrrat
3. Kategoritë e drogave psikoaktive dhe efektet e tyre
Veprimtari praktike

TEMATIKA 3. ZHVILLIMI DHE TË NXËNËT


Nëntematika 1: Zhvillimi
1. Faktorët e zhvillimit dhe metodat e studimit të tij
2. Teoritë e zhvillimit
3. Zhvillimi prenatal
4. Foshnjëria
5. Fëmijëria
6. Adoleshenca
7. Mosha e rritur dhe pleqëria
Veprimtari praktike

Nëntematika 2. Të nxënit
1. Kushtëzimi klasik
2. Kushtëzimi operant

Nëntematika 3. Gjuha dhe të folurit


1. Gjuha, struktura dhe zhvillimi i saj
Përsëritje
TEMATIKA 4. KOGNITIVITETI
Nëntematika 1. Kujtesa
1. Llojet e kujtesës
2. Ruajtja e kujtesës

4
Nëntematika 2. Të menduarit
1. Elementet bazë të të menduarit
2. Pengesat që lidhen me mendimin

Nëntematika 3. Inteligjenca
1. Perspektivat dhe teoritë mbi inteligjencën
2. Vlerësimi i inteligjencës
3. Çështjet e inteligjencës
Veprimtari praktike
Përsëritje

TEMATIKA 5. PROCESET SHOQËRORE


Nëntematika 1. Motivimi dhe emocionet
1. Perspektivat mbi motivimin
2. Fushat e sjelljes së motivuar
3. Perspektiva për emocionet
4. Interpretimi dhe shprehja emocionale
5. Fushat e sjelljes emocionale
Projekt

Nëntematika 2. Personaliteti
1. Perspektivat mbi personalitetin
2. Vlerësimi i personalitetit
3. Aspekte të veçanta të personalitetit
4. Perspektivat mbi sjelljen jonormale
Përsëritje

TEMATIKA 6. SOCIOKULTURA
Nëntematika 1. Ndërveprimi social
1. Njohja shoqërore
Projekt
2. Marrëdhëniet shoqërore
3. Ndikimi social
4. Agresiviteti dhe sjellja ndihmuese
5. Diversiteti socio-kulturor midis individëve
Përsëritje

TEMATIKA 7. NORMAT, TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË


Nëntematika 1. Çrregullimet psikologjike
1. Perspektiva për trajtimin e çrregullimeve psikologjike
2. Kategoritë e trajtimit dhe llojet e ofruesve të trajtimit

Nëntematika 2. Shëndeti
1. Stresi dhe përballimi i tij
2. Sjelljet dhe qëndrimet që nxisin shëndetin
Veprimtari praktike

Nëntematika 3. Profesioni i psikologut


1. Profesioni i psikologut
2. Çështje ligjore, etike dhe profesionale në trajtimin e çrregullimeve psikologjike
Veprimtari praktike
3. Zbatimet e psikologjisë
Përsëritje

5
PLANIFIKIMET

Planifikimi i mësimdhënies për lëndën e psikologjisë përfshin:


planifikimin vjetor;
planifikimin për secilën periudhë (shtator-dhjetor; janar-mars; prill-maj);
planifikimin dymujor;
planifikimin javor;
planifikimin ditor.

Planifikimi vjetor i lëndës


Plani vjetor është një plan sintetik.
Mësuesi/ja planifikon orët dhe përmbajtjen kryesore lëndore për tri periudha. Periudhat janë:
periudha e parë: shtator-dhjetor;
periudha e dytë: janar-mars;
periudha e tretë: prill-qershor.

Plani mësimor vjetor Klasa: XI Lënda: Psikologji


Përmbledhja vjetore e shpërndarjes së orëve

Tematika Teori Veprimtari Projekt Përsëritje Vlerësim Test Totali


portofoli në orë
Tematika 1: STUDIMI I PSI- 3 orë 1orë 1orë 5 orë
KOLOGJISË

Tematika 2: BIOPSIKOLOGJIA 9 orë 3 orë 12 orë

Tematika 3: ZHVILLIMI DHE 10 orë 1orë 1orë 1 orë 1 orë 14 orë


TË NXËNËT

Tematika 4: KOGNITIVITETI 7 orë 1orë 1orë 9 orë

Tematika 5: PROCESET SHO- 9 orë 1orë 1orë 1 orë 1 orë 13 orë


QËRORE

Tematika 6: SOCIOKULTURA 5 orë 1orë 1orë 7orë


Tematika 7: NORMAT, TË DRE- 7 orë 2 orë 1orë 1 orë 1 orë 12 orë
JTAT DHE PËRGJEGJËSITË
Totali 50 orë 8 orë 3 orë 5 orë 3 orë 3 orë 72 orë

Përqindja 69.5% 11.1% 4.1% 7% 4.1% 4.1% 100%

6
REZULTATET

REZULTATET E PËRGJITHSHME TË TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE:


Nxënësi/ja:
• shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin e tij për një temë të caktuar nga jeta, nga shkenca, nga profesioni,
nga shoqëria, nga mjedisi, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit, me gojë ose me shkrim;
• përpunon në mënyrë kritike informacionet e mbledhura nga burime të ndryshme për ndonjë temë të ndjeshme
në shoqëri, formon qëndrim kritik dhe e paraqet atë gjatë një debati me moshatarët dhe me të tjerët për çështjen
e ngritur, “pro” ose “kundër”;
• diskuton në grup për mënyrat e bashkëpunimit me të tjerët për të zgjidhur një situatë të re mësimore (ose
një problem nga jeta e përditshme ose për të menaxhuar konfliktet me bashkëmoshatarët), tregon mënyrën e
shfrytëzimit të përvojave paraprake për të zhvilluar njohuritë dhe shkathtësitë e reja në zgjidhjen e situatave dhe
problemeve të tilla;
• argumenton me shembuj konkretë lidhjet midis punës, profesionit dhe karrierës, prezanton vendimmarrjen
personale referuar mundësive në dispozicion për arsimim/trajnim të mëtejshëm, mundësive personale dhe
financiare, si dhe argumenton zgjidhjet për realizimin e planit personal të karrierës;
• zgjidh konfliktet ndërpersonale në mënyrë konstruktive, duke shqyrtuar alternativat, duke marrë vendime dhe
duke shpjeguar zgjedhjet e bëra;
• prezanton mënyrën e funksionimit të mjedisit shoqëror në nivel lokal dhe më gjerë, si dhe me shembuj konkretë
tregon kontributin e vet në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mjedisit;
• përdor programet e TIK-ut në mënyrë efektive për të komunikuar dhe për të bashkëpunuar me bashkëmoshatarët
gjatë procesit të të nxënit, duke përfshirë edhe të nxënit në distancë.

7
TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇE


Orët mësimore të zhvilluara do të kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e këtyre kompetencave kyçe:

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit Nxënësi/ja:


• Shpreh mendimin e vet me gojë ose me shkrim, apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit (simbole, kode,
shenja dhe shprehje të tjera artistike), për një temë të caktuar që reflekton aspekte të përgatitjes akademike
në arsimin e mesëm të lartë.
• Lexon rrjedhshëm një tekst dhe u përgjigjet drejt pyetjeve të shtruara për kontekstin e tekstit të lexuar,
mësimet e marra dhe mënyrën e prezantimit/interpretimit para të tjerëve.
• Diskuton në mënyrë konstruktive me moshatarët dhe të rriturit për tema me interes mësimor, shoqëror ose
nga jeta e përditshme, duke bërë pyetje, përgjigje dhe duke veçuar informacionin kryesor.
• Jep dhe merr informacione në mënyrë konstruktive dhe krijuese për të dhënat e mbledhura për një temë të
caktuar në formë tekstuale, numerike, verbale, elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit.
• Shkruan një tekst për një temë nga jeta e përditshme, me tre-pesë paragrafë, me strukturë të drejtshkrimit dhe
të elementeve të tjera gjuhësore, pastaj e prezanton para të tjerëve me shqiptim të drejtë.
• Prezanton një projekt artistik, humanitar, eksperimentues etj.) nga Psikologjia, të hartuar individualisht dhe
në grup për një temë të caktuar, duke përdorur në mënyrë efektive teknologjinë informative dhe teknologji
të tjera.
• Përdor TIK-un në mënyrë efektive gjatë komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët në jetën e përditshme,
duke përfshirë edhe të nxënit e informatave të reja dhe kryerjen e detyrave shkollore.

Kompetenca e të menduarit Nxënësi/ja:


• Prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për Psikologjinë apo për
një temë të caktuar. Ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse.
• Krahason të paktën tri burime të ndryshme të informimit për trajtimin e temës së njëjtë, argumenton saktësinë,
rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara më parë, i prezanton gjetjet
kryesore para të tjerëve në forma të ndryshme shprehëse, duke përdorur teknologjinë informative.
• Harton një detyrë me tekst, apo krijon një situatë logjike nga jeta e përditshme, e cila përmban një mesazh
që kërkon zgjidhje për një problem shkencor, duke u bazuar në njohuritë paraprake, prezanton mënyrën/
procedurën e zgjidhjes së problemit para të tjerëve.
• Modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë, apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga Psikologjia,
duke e zbërthyer në hapa të vegjël dhe jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit,
duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit.
• Gjykon vërtetësinë e një rezultati të dhënë, i cili mund të jetë gjetur me përdorimin e procedurave të caktuara
dhe nxjerr përfundime për vërtetësinë e gjykimit të dhënë.
• Prezanton me sukses rezultatet e punës së një detyre eksperimentale për një temë të caktuar, përmes përdorimit
të teknologjisë informative, jep argumente që lidhin rezultatet e punës eksperimentale me udhëzimet teorike.
• Krijon një vepër artistike me pamje dy dhe tredimensionale me mesazhe nga Psikologjia dhe shpjegon para
moshatarëve hapat e ndjekur për krijimin e veprës.
• Simulon një situatë për marrjen e një vendimi për jetën e vet ose zgjidhjen e një problemi me interes shoqëror,
lidh vendimin me pasojat në mënyrë të përgjegjshme, e prezanton gjatë një debati me moshatarë në një
kohëzgjatje të caktuar, duke u bazuar në këtë përvojë merr vendime dhe iniciativa të dobishme për vete, për
shkollën dhe më gjerë.

8
Kompetenca e të mësuarit
Nxënësi/ja:
• Demonstron shkathtësi funksionale në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për
kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja.
• Shfrytëzon në mënyrë efektive përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme
apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre, aktiviteti në ndonjë fushë të caktuar mësimore, diskuton dhe ndan përvojat
me të tjerët për mënyrat më praktike të shfrytëzimit të përvojave paraprake në arritjen e dijeve të reja.
• Parashtron pyetje dhe shfaq mendime të strukturuara për zgjidhjen e një problemi apo detyre të një teme të
caktuar; bën përmbledhjen e së paku dy veprimeve të përdorura, të cilat përcaktojnë drejtimin e mëtejmë të
të nxënit të vet për temën apo problemin e caktuar.
• Zgjidh një problem të caktuar mësimor ose një situatë nga jeta e përditshme. Në bazë të një planifikimi të
dhënë dhe në bazë të rezultatit të fituar, vërteton saktësinë e planifikimit dhe tregon me shembuj se si do të
zbatojë strategjinë e ndjekur edhe në situata dhe kontekste të tjera gjatë të nxënit.
• Përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portfolios), me jo më pak se 900 fjalë, me qëllim
të vetëvlerësimit të përparimit të vet në një fushë mësimore të caktuar. Veçon në fund të përmbledhjes disa
çështje që vërtetojnë përparimin e vet dhe disa nevoja të domosdoshme për përmirësimin e avancimit të
mëtejmë.
• Shfrytëzon në mënyrë të pavarur dhe efektive teknologjinë informative dhe burime të tjera të informimit
për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas i analizon, i
klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes.
• Kërkon dhe shfrytëzon në mënyrë të duhur këshilla dhe informata për kapërcimin e vështirësive në të nxënë
dhe më pas prezanton rezultatet e arritura.
• Paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti të caktuar duke dhënë
mendime të argumentuara për rezultatet e pritura (në formë skice, grafiku, vizatimi, shkrimi, vepre artistike
etj.).
• Shfrytëzon në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në ndonjë burim të informatave për të kryer një
veprim, aktivitet, detyrë ose për të zgjidhur një problem që kërkohet prej tij. Vlerëson vetë performancën
dhe rezultatin e arritur duke iu referuar qëllimeve fillestare (p.sh., burime të informatave në libër, revistë,
enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore, skenar etj).

Kompetenca për jetë, për punë dhe mjedis Nxënësi/ja:


• Prezanton veten me shkrim ose me gojë para të tjerëve, duke vënë theksin në mundësitë, aftësitë dhe cilësitë
personale të angazhimit në një program apo projekt të caktuar.
• Merr pjesë ose udhëheq një fushatë të informimit të qytetarëve për një temë të caktuar. Për përgatitjen e
saj mbështetet në idetë progresive dhe në shembujt pozitivë, përgatitjet i prezanton para klasës duke vënë
theksin mbi qëllimet dhe rezultatet e pritura nga ky organizim (p.sh., fushatë informimi për mënyrat e jetës
së shëndetshme etj.).
• Hulumton dhe shfrytëzon mundësitë relevante në dispozicion për zgjedhje të suksesshme të shkollimit të
mëtejshëm apo për përgatitje profesionale dhe për këshillim në karrierë, duke përdorur me sukses njohuritë
dhe shkathtësitë që i zotëron.
• Demonstron shkathtësi organizative për punë ekipore në situata ku kërkohet të kontribuojnë si ekip në
realizimin e detyrave të veçanta mësimore, apo në kryerjen e ndonjë hulumtimi që kontribuon për jetë, për
punë dhe për mjedis.
• Merr pjesë ose udhëheq një grup punues për organizimin e ndonjë aktiviteti në shkollë ose në komunitet,
në të cilin do të prezantohen arritjet e nxënësve dhe të shkollës apo të komunitetit. Harton raportin duke
vlerësuar rezultatet e arritura me rezultatet e pritura, pjesëmarrjen e audiencës dhe mënyrën e prezantimit.
• Harton një projekt (individualisht ose në grup) për organizimin e një aktiviteti me karakter edukativ brenda
ose jashtë shkollës, në të cilin identifikon dhe vlerëson resurset e nevojshme njerëzore dhe materiale që
mundësojnë arritjen e objektivave të caktuara.
• Merr pjesë në aktivitete të ndryshme në nivel klase, shkolle, komunë dhe më gjerë; diskuton me të tjerët për
rezultatet e arritura, procesin e organizimit dhe jep argumente në forma të ndryshme shprehëse si të rritet
pjesëmarrja në aktivitete dhe si të përmirësohet procesi i organizimit të tyre.

9
Kompetenca personale Nxënësi/ja:
• Analizon përparësitë dhe dobësitë personale, duke i evidentuar masat përmes të cilave synon të mbështesë
avancimin personal në përparësitë që ka dhe masat përmes të cilave synon të përmirësojë dobësitë personale.
• Merr pjesë aktivisht në lojëra, në gara sportive apo në aktivitete të tjera kulturore dhe në mënyrë konstruktive
menaxhon emocionet e veta.
• Merr pjesë ose udhëheq një grup punues që bashkëpunon me përfaqësues të komunitetit për të ndihmuar
moshatarët dhe anëtarët e tjerë të komunitetit, të cilët kanë probleme shëndetësore, sociale, ekonomike etj.,
më pas raporton me gojë ose me shkrim për përvojat personale.
• Ilustron me shembuj para të tjerëve modelet/praktikat e sjelljeve që reflektojnë mënyrat e mbrojtjes dhe të
kultivimit të kulturës së vet, vlerave, besimeve dhe kulturave të të tjerëve në mjedisin ku jeton dhe me gjerë.
• Inicion aktivitete për shmangien e paragjykimeve, stereotipave në shkollë dhe në shoqëri dhe për promovimin
e vlerave të qëndrueshme shoqërore, duke ilustruar ato me shembuj pozitivë nga ngjarje e individë të njohur.
• Gjykon mënyrën e komunikimit, të sjelljeve dhe të qëndrimeve që nxisin konflikte ndërpersonale në klasë,
në shkollë apo në shoqëri, duke vënë theksin në faktorët që kanë ndikuar në shfaqjen e saj dhe jep shembuj
të menaxhimit dhe të zgjidhjes së konflikteve ndërpersonale në mënyrë konstruktive.
• Analizon veprimet e veta dhe të kolegëve gjatë një situate konflikti/situate emocionale, duke propozuar
alternativa për kapërcimin e tyre ose shmangien në situata të ngjashme.
• Bën zgjidhje të bazuara në informata dhe në përvoja të drejta për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien
nga rreziqet e ndryshme në jetën e përditshme (p.sh., nga përdorimi i duhanit, i alkoolit, i drogave, nga
marrëdhëniet e hershme seksuale, zgjedhjet e gabuara ushqimore, ekspozimit të tepruar rrezeve të diellit
etj.).
• Vepron në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme në përzgjedhjen e mënyrave të shëndetshme të jetesës,
dietave të lejuara nga mjeku, ushtrimeve të koordinuara drejt, apo duke iu përgjigjur në mënyrë të duhur
situatave të rrezikshme me të cilat mund të ndeshet në jetën e përditshme.

Kompetenca qytetare Nxënësi/ja:


• Përshkruan dhe shpjegon të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e individit në raste të ndryshme, si: në shtëpi,
në klasë, në shkollë, në shoqëri. Dallon rastet kur hyjnë në konflikt me njëri-tjetrin dhe paraqet alternativa
të zgjidhjes së tyre.
• Paraqet në forma të ndryshme të të shprehurit mënyrën e funksionimit të mjedisit të vet shoqëror në nivel
lokal dhe më gjerë, duke dhënë shembuj konkretë se si mund të përmirësohet funksionimi i tij, p.sh. në
strukturën organizative, në rregullat e veprimit, në publikimin e pritshmërive, në bashkëpunimin me qytetarë
etj.
• Demonstron shembuj të pjesëmarrjes demokratike dhe drejton forma të ndryshme të diskutimit për
pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes demokratike në nivele të ndryshme. Gjatë diskutimit
tregon tolerancë dhe respekt për pyetjet dhe komentet e të tjerëve.
• Merr pjesë në aktivitete të organizuara në shkollë dhe në komunitet për promovimin e vlerave dhe parimeve
të të drejtave të njeriut në jetën e përditshme, si, p.sh., në promovimin e barazisë gjinore, diversitetit kulturor,
apo në luftimin e varfërisë në nivele të ndryshme dhe luftimin e margjinalizimit, duke veçuar përgjegjësitë
që do t’i marrë vetë në përkrahje të aktiviteteve.
• Demonstron veprime të ndryshme që shprehin tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve në
komunitetin ku jeton dhe i shpjegon ato në një debat me të tjerët.
• Diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit paraqet interesin personal për çështje publike,
shoqërore, historike, natyrore etj., dhe jep propozime për zgjidhjen e ndonjë problemi në komunitet e më
gjerë në një fushë të caktuar.
• Menaxhon dhe zgjidh një konflikt në mënyrë konstruktive në kohë dhe në nivel të caktuar duke shfrytëzuar
instrumente dhe teknika të ndryshme, p.sh. listën kontrolluese për zgjidhje të konflikteve etj. Përshkruan
(në formë verbale ose të shkruar) mundësinë e përdorimit të internetit dhe të informatave në mënyrë të
përgjegjshme për tema të caktuara dhe argumenton domosdoshmërinë e përdorimit të drejtë.

10
TREMUJORI I
PERIUDHA SHTATOR – DHJETOR
TEMATIKA 1: STUDIMI I PSIKOLOGJISË TEMATIKA 2: BIOPSIKOLOGJIA
TEMATIKA 3: ZHVILLIMI

REZULTATET E TË NXËNIT TË LËNDËS PËR TEMATIKAT:

Tematika 1: Studimi i psikologjisë


Në përfundim të tematikës 1, nxënësi/ja:
• Përkufizon psikologjinë si shkencë.
• Diskuton mbi zhvillimin e psikologjisë si një shkencë empirike.
• Përshkruan pikëpamjet biologjike, sjellore, kognitive dhe sociokulturore.
• Identifikon dallimet midis nëndisiplinave dhe teorive kryesore të psikologjisë.
• Shpjegon dhe krahason strategjitë e hulumtimeve cilësore dhe atyre sasiore.
• Shpjegon rëndësinë e mostrimit në hulumtimet psikologjike.
• Diskuton rëndësinë e çështjeve etike të hulumtimit psikologjik.

Tematika 2: Biopsikologjia
Në përfundim të tematikës 2, nxënësi/ja:
• Përshkruan sistemin nervor të njeriut.
• Klasifikon ndarjet dhe nënndarjet kryesore të sistemit nervor.
• Dallon funksionet e nënndarjeve të ndryshme të sistemit nervor.
• Identifikon neuronin si baza e komunikimit neural;
• Analizon se si informacioni transmetohet dhe integrohet në sistemin nervor.
• Analizon se si procesi i neurotransmetimit mund të modifikohet nga trashëgimia dhe ambienti.
• Përshkruan se si lidhen gjëndrat endokrine me sistemin nervor.
• Vlerëson se si ndikojnë trashëgimia dhe ambienti mbi sjelljen.
• Shpjegon operimin e sistemeve të ndijimit;
• Analizon format e energjisë për të cilat kemi dhe nuk kemi receptorë ndijimi;
• Përshkruan parimet geshtalt të perceptimit;
• Shpjegon konstantet dhe iluzionet perceptive;
• Krahason ndikimin e ndryshoreve të ambientit, motivimit, përvojave të kaluara, kulturës dhe pritshmërive mbi
perceptimin.
• Shpjegon se çfarë nënkupton koncepti i vëmendjes;
• Dallon se si ndryshon vëmendja nga detyrat e lehta tek ato të vështira.
• Dallon procesimin eksplicit nga ai implicit.
• Përshkruan ciklet e gjumit;
• Analizon teoritë mbi funksionet e ëndrrave.
• Përshkruan disa fenomene hipnotike.
• Shpjegon shfrytëzimin e hipnozës në psikologji
• Dallon kategoritë e drogave kryesore psikoaktive dhe efekteve të tyre;
• Vlerëson efektet e drogave narkotike, depresante, stimuluese dhe halucinative.

Tematika 3: Zhvillimi dhe të nxënit


Në përfundim të tematikës 3, nxënësi/ja:
• Përshkruan ndryshimet fizike, kognitive dhe sociale nga periudha para lindjes gjatë gjithë jetës.
• Shpjegon natyrën e ndryshimit gjatë ciklit jetësor.
• Argumenton rolin e periudhave kritike të zhvillimit.
• Përshkruan zhvillimin fizik, motorik, perceptiv, e inteligjencës, atashimit, si dhe komunikimit dhe gjuhës në fosh-
njëri.
• Përshkruan zhvillimin fizik, motorik, e kujtesës, e të menduarit, si dhe zhvillimin social, kulturor dhe emocional
në fëmijëri.
• Diskuton për ndryshimet fizike, zhvillimin e rezonimit dhe moralit, si dhe formimin e identitetit në adoleshencë.
• Reflekton për rolin e familjes dhe bashkëmoshatarëve në zhvillimin në adoleshencë.
• Identifikon ndryshimet fizike dhe kognitive në pjekuri dhe moshën madhore të vonshme.

11
TREMUJORI II
PERIUDHA JANAR – MARS

TEMATIKA 3: ZHVILLIMI DHE TË NXËNIT


TEMATIKA 4: KOGNITIVITETI
TEMATIKA 5: PROCESET SHOQËRORE

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË LËNDËS PËR TEMATIKAT

Tematika 3: Zhvillimi dhe të nxënit


Në përfundim të tematikës 3, nxënësi/ja:
• Diskuton të nxënit nga pikëpamja psikologjike.
• Përshkruan paradigmën e kushtëzimit klasik.
• Përshkruan paradigmën e kushtëzimit operant.
• Përshkruan parimet e të nxënit observues dhe kognitiv.
• Shpjegon funksionimin e të nxënit vëzhgues.
• Analizon qasjet kognitive të të nxënit.
• Dallon kushtëzimin klasik, operant dhe të nxënit observues dhe kognitiv nga jeta e përditshme.
• Përkufizon strukturën dhe funksonin e gjuhës.
• Identifikon strukturat trunore të lidhura me të folurit.
• Zbërthen lidhjen midis gjuhës dhe të menduarit.
• Përshkruan organizimin hierarkik të gjuhës.
• Diskuton efektet e zhvillimit në përvetësimin e gjuhës.

Tematika 4: Kognitiviteti
Në përfundim të tematikës 4, nxënësi/ja:
• Identifikon faktorët që ndikojnë kodimin e informacionit.
• Përshkruan operimin e kujtesës punuese.
• Përshkruan operimin e kujtesës afatgjatë.
• Analizon rëndësinë e rikuperimit të gjurmëve në kujtesë.
• Analizon rolin që luan interferenca në rikuperimin e informacionit.
• Identifikon vështirësitë që krijohen nga proceset e rikonstruksionit të kujtesës.
• Identifikon strukturat e rëndësishme trunore për kujtesën.
• Përkufizon të menduarit si një proces mendor i përfshirë në manipulimin dhe kuptimin e informacionit.
• Vlerëson se informacioni klasifikohet sipas kategorive, që përmbajnë elementë të ngjashëm dhe që njihen si koncepte.
• Identifikon zgjidhjet e problemeve si një shembull për të menduarit produktiv dhe të drejtuar.
• Përkufizon dhe kupton natyrën e ndërtimit të testeve mbi inteligjencën, kreativitetin dhe personalitetin.
• Diskuton konceptualizime të ndryshme të inteligjencës.
• Përshkruan konceptet themelore të statistikave të testimit.
• Shpjegon se si inteligjenca ndikohet nga trashëgimia dhe ambienti.
• Shpjegon se si lidhet inteligjenca me përdorimin e shkathtësive dhe strategjive kognitive.
• Argumenton se si ndryshon inteligjenca me kohën.
• Krahason teoritë mbi inteligjencën.

Tematika 5: Proceset Shoqërore


Në përfundim të tematikës 5, nxënësi/ja:
• Aplikon konceptet e motivimit te njerëzit dhe kafshët.
• Krahason ndërveprimin e stimujve të brendshëm dhe ambientalë në përcaktimin e motivimit.
• Përshkruan teoritë biologjike, kognitive dhe humaniste të motivimit.
• Diskuton për sjelljen e të ngrënit, orientimit dhe sjelljes seksuale, si dhe sjelljet për arritje personale.
• Diskuton hulumtimet për emocionet bazike njerëzore.
• Analizon dallimet në perceptime midis individëve që kanë motivim të ndryshëm.
• Shpjegon se si të nxënit, kujtesa, zgjidhja e problemeve dhe vendimmarrja ndikohen nga motivacioni dhe emocioni.

12
TREMUJORI III
PERIUDHA PRILL – QERSHOR
TEMATIKA 5: PROCESET SHOQËRORE
TEMATIKA 6: SOCIOKULTURA
TEMATIKA 7: NORMAT, TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË LËNDËS PËR TEMATIKAT:

Tematika 5: Proceset Shoqërore


Në përfundim të tematikës 5, nxënësi/ja:
• Diskuton për personalitetin si një mënyrë unike e të ndjerit, të menduarit dhe të vepruarit.
• Shpjegon rolin e konstrukteve të personalitetit si kornizë për organizimin e fenomeneve të sjelljes.
• Identifikon kontributet e rëndësishme në kuptimin tonë mbi personalitetin.
• Identifikon karakteristikat e zakonshme të sjelljes anormale.
• Citon shembuj të sjelljes anormale.
• Përshkruan pikëvështrime historike dhe ndërkulturore të anormalitetit.
• Lidh gjykimet mbi sjelljen anormale dhe kontekstit, ku shfaqen këto gjykime.
• Përshkruan shpjegimet kryesore mbi origjinat e sjelljes anormale.
• Identifikon qëllimin e metodave të ndryshme të hulumtimit të sjelljes anormale.

Tematika 6: Sociokultura
Në përfundim të tematikës 6, nxënësi/ja:
• Demonstron kuptim mbi perceptimin e personit.
• Argumenton procesin e ndikimit të atribuimeve mbi shpjegimet që japim për sjelljen.
• Identifikon burimet e formimit të qëndrimeve.
• Vlerëson disa metoda që përdoren për ndryshimet e qëndrimeve.
• Përshkruan efektin e pranisë së të tjerëve mbi sjelljen individuale.
• Zbërthen natyrën e stereotipizimit, paragjykimit dhe diskriminimit.
• Përshkruan rrethanat në të cilat është më e mundshme të ndodhin konformiteti dhe obedienca.
• Diskuton natyrën e altruizmit në shoqëri.
• Diskuton domethënien e agresivitetit dhe konfliktit.
• Diskuton faktorët që ndikojnë pëlqimin dhe marrëdhëniet njerëzore.

Tematika 7: Normat, të drejtat dhe përgjegjësitë


Në përfundim të tematikës 7, nxënësi/ja:
• Diskuton për disponibilitetin dhe përshtatshmërinë e mënyrave të ndryshme të trajtimit të njerëzve me
çrregullime psikologjike.
• Përshkruan karakteristikat e trajtimit dhe parandalimit efektiv të çrregullimeve psikologjike.
• Identifikon kategoritë e terapistëve në përputhje me arsimimin dhe trajnimin e tyre.
• Identifikon dhe shpjegon burimet e stresit.
• Rendit dhe shpjegon reagimet e mundshme fiziologjike dhe psikologjike ndaj stresit.
• Identifikon dhe shpjegon strategjitë fiziologjike kognitive dhe sjellore në përballimin e stresit dhe
promovimin e shëndetit.
• Identifikon mënyra për promovimin e shëndetit mendor dhe fizik.
• Dallon mënyrat efikase me ato joefikase në ballafaqimin me stresorët dhe çështje të tjera të shëndetit.
• Identifikon profesione/vende pune në shkencën e psikologjisë dhe praktikimit të profesionit të psikologut.
• Identifikon kërkesat për ushtrimin e profesionit të psikologut dhe profesioneve, që lidhen me psikologjinë.

13
PLANIFIKIMI I NJËSIVE
PËR ÇDO TREMUJOR

TEMATIKA 1: STUDIMI I PSIKOLOGJISË


TEMATIKA 2: BIOPSIKOLOGJIA
TEMATIKA 3: ZHVILLIMI

Metodologjia
Temat Situata e të e
Nr. Tematika Vlerësimi Burimet
mësimore nxënit veprimtarisë
së nxënësve

Tematika 1.
STUDIMI I
PSIKOLOGJISË
(5 orë, 3 njohuri
të reja dhe
2 përpunim
njohurish)

Nëntematika Përgjatë historisë Stuhi Vlerësohen Teksti


1: Hyrje në njerëzit kanë mendimesh argumentet mësimor
psikologji (2 dashur të VLD e sjella nga Psikologjia
orë njohuri të kuptojnë më (veprimtari nxënësit. 11
reja) shumë rreth me lexim të Nxënësit E‐libri
sjelljes njerëzore. drejtuar) që lidhin Fletë
Ata kanë ngritur Rrjeti i argumentin formati A4
pyetje dhe kanë diskutimit me
kërkuar përgjigje. shembullin.
Tema 1:
Po ju?
Hyrje në
psikologji

Nëntematika
2: Metodat
studimore të
Psikologjisë (1
orë njohuri të
reja)

14
Psikanalisti është Studi Teksti
një psikolog, i mendimesh Vlerësohen mësimor
cili studion se Grupi i nxënësit duke Psikologjia 11
si motivet dhe ekspertëve evidentuar E‐libri
konfliktet e Lexim i drejtuar aftësitë e tyre Informacione
pavetëdijshme në analizën e nga interneti,
Tema 2: përcaktojnë problemit. revista etj.
Zhvillimi i sjelljen njerëzore.
psikologjisë si Bihevjoristi është
shkencë një psikolog, i
cili analizon se si
njerëzit mësojnë
ose modifikojnë
sjelljen, bazuar në
përgjigjet e tyre
ndaj ngjarjeve në
mjedis.

Qëllimi i vërtetë i Stuhi


metodës shkencore mendimesh Vlerësohen Teksti
është të sigurohet Grupi i nxënësit duke mësimor
Tema 3: se Natyra nuk ekspertëve evidentuar Psikologjia 11
Metodat ju ka mashtruar, Të mendojmë si aftësitë e tyre E‐libri
studimore të duke menduar se psikologë në analizën e
Psikologjisë dini diçka që në të problemit
vërtetë nuk e dini.
- Robert M. Pirsig

Përsëritje dhe Përsëritje Vlerësohet Posterë


veprimtari praktike Imagjinatë e aftësia për Fletëpalosje
(faqe 15) drejtuar të pranuar Informacione
Veprimtari Rrjeti i opinionet e interneti
praktike diskutimit kundërta gjatë Fletë formati
diskutimit.

Projekt –
hulumtim
grupor
Tematika 2.
BIOPSIKOLOGJIA
12 orë (9 njohuri të
reja dhe 3 përpunim
njohurish)

Nëntematika 1: Nëse do të isha Stuhi Vlerësohen Teksti


Bazat biologjike të sot një student i mendimesh argumentet mësimor
sjelljes kolegjit, unë nuk VLD e sjella nga Psikologjia 11
Tema 1: mendoj se do t’i (veprimtari nxënësit. E‐libri
Struktura dhe rezistoja studimit me lexim të Nxënësit Informacione
funksionet e në neuroshkencë. drejtuar) që lidhin nga interneti,
Sistemit Nervor Tom Wolfe Rrjeti i argumentin me revista etj.
diskutimit shembullin.

15
Gjëndra tiroide Diskutim Vlerësohen Teksti
është gjëndra më për njohuritë nxënësit duke mësimor
e madhe e sistemit paraprake evidentuar Psikologjia 11
Tema 2: endokrin. Përvijim i të aftësitë e tyre E‐libri
Struktura dhe Rëndësia e saj është menduarit në analizën e Fletë formati
funksionet e jashtëzakonshme. Rrjeti i problemit. A4
e sistemit Gjëndra tiroide diskutimit Posterë
endokrin është përgjegjëse
për zhvillimin
mendor dhe fizik
gjatë fazave të
ndryshme të jetës.
A e dini se: Të lexuarit në Vlerësohen Teksti
Binjaket Mary bashkëveprim nxënësit që mësimor
Kate dhe Ashley Pyetja sjell kanë sjellë Psikologjia 11
Olsen shpesh pyetjen shembuj të E‐libri
janë përcaktuar Përgjigjet e qartë lidhur me Fletë formati
gabimisht si pyetjeve pse temën. A4
Tema 3: binjake identike.
Ndërveprimi Në serialin “Full
midis faktorëve House” kur
biologjikë dhe njëra lodhej,
të sjelljes zëvendësohej nga
tjetra. Por në të
vërtetë ato janë
motra binjake të
formuara nga dy
vezë.
Hulumtim Kërkim Vlerësohet Posterë
individual informacioni aftësia për Fletëpalosje
Imagjinatë e të gjetur Informacione
drejtuar informacionin interneti
Veprimtari
Rrjeti i e duhur Fletë formati
praktike
diskutimit dhe për ta
prezantuar
para tjerëve.

Nëntematika Njerëzit mund Parashikim me Vlerësohet Teksti


II: Proceset e të përjetojnë terma paraprakë niveli i mësimor
ndijimit dhe dhimbje të mëdha Diagrami i Venit përvetësimit Psikologjia 11
perceptimit te gjymtyrët, Imagjinatë e të koncepteve E‐libri
Tema 1:
të cilat i kanë i drejtuar bazë të temës, Informacione
Proceset e
prerë. Muzika duke marrë nga interneti,
ndjesisë dhe
e lartë mund të parasysh dhe revista etj.
perceptimit
çojë në humbje aftësitë e
të përhershme të nxënësit.
dëgjimit.

16
Çfarë ndodh Stuhi Nxënësit Teksti
nëse njerëzit mendimesh vlerësohen mësimor
janë të privuar Tabela e për integrimin Psikologjia 11
koncepteve e njohurive E‐libri
nga përdorimi i
Shkrim i lirë fillestare me Fletë formati
shqisave të tyre? njohuritë A4
A është kjo një përfundimtare. Posterë
përvojë çlodhëse
Tema 2:
Aftësitë dhe
dhe e këndshme,
kufizimet e pa shikime të
proceseve bezdisshme,
shqisore zhurma
apo aroma?
Apo është
pështjelluese, e
pakënaqshme
dhe depresuese?

Arta me Kejdin Rrjeti i Vlerësohet Teksti


po ecnin në rrugë. diskutimit aftësia për mësimor
Tema 3: Në largësi ata Grupi i të pranuar Psikologjia 11
Ndërveprimi shikonin një figurë. ekspertëve opinionet e E‐libri
i personit dhe Arta tha është një Marrëdhëniet në kundërta gjatë Diskutime
mjedisit në monument, ndërsa dyshe diskutimit. nga ekspertë
përcaktimin e Kejdi mendoi se të ndryshëm
perceptimit ishte një makinë
e ndaluar. Kur u
afruan...
Ana qëroi një Rrjeti i Vlerësohet Fletëpalosje
patate dhe një diskutimit aftësia për Informacione
mollë. I lidhi sytë Punë në grupe të pranuar nga biologjia
vëllait të vogël dhe Imagjinatë e opinionet e Informacione
Veprimtari i dha të nuhaste një drejtuar kundërta gjatë nga artikuj
praktike: qepë, ndërkohë që diskutimit. shkencorë
“Shqisat dhe po hante mollën.
perceptimi” A mundej që ai
t’i thoshte Anës
çfarë ishte duke
ngrënë?

Nëntematika Toni po ecte në Stuhi mendimi Vlerësohen: Teksti


Tema 1:
III: Gjendjet e rrugë, kur papritur VLD - argumentet mësimor
Marrëdhëniet
vetëdijes ndaloi. “A e mbylla (veprimtari e sjella nga Psikologjia 11
mes
derën”, - mendoi ai. me lexim të nxënësit; Fletë formati
proceseve të
drejtuar) - nxënësit A4
ndërgjegjshme
Rrjeti i që lidhin
dhe të
diskutimit argumentin me
pavetëdijshme
shembullin.

17
Xheni po flinte, Studi Vlerësohen Teksti
kur papritur filloi mendimesh nxënësit duke mësimor
Tema 2: të bërtiste. Mamaja Grupi i evidentuar Psikologjia 11
Gjumi dhe shkoi të shikonte ekspertëve aftësitë e tyre Informacione
ëndrrat çfarë kishte, por ajo Imagjinatë e në analizën e nga interneti,
i tha që ishte vetëm drejtuar problemit. revista etj
një ëndërr.
Mira dhe vëllai i saj Stuhi Vlerësohen Teksti
Tema 3: po rrinin në ballkon mendimesh nxënësit që mësimor
Kategoritë duke pirë cigare. Diagrami kanë sjellë Psikologjia 11
e drogave Mamaja u foli që pyramidal shembuj të
psikoaktive dhe Lexim i drejtuar
efektet e tyre

Ana me shokët Punë në grupe Vlerësohet Fletëpalosje


dhe shoqet e Rrjeti i niveli i Foto
klasës vendosi diskutimit përvetësimit Informacione
të shpërndante Imagjinatë e të koncepteve të ndryshme
disa fletëpalosje drejtuar bazë të temës, Posterë
informuese për duke marrë
drogat, gjumin dhe parasysh dhe
ëndrrat. aftësitë e
nxënësit.
Veprimtari
praktike

Tematika 3.
ZHVILLIMI
DHE TË
NXËNIT
10 orë (7 njohuri
të reja dhe
3 përpunim
njohurish)
Zhvillimi është Stuhi mendimi Vlerësohet Teksti
një proces i VLD aftësia për mësimor
Tema 1: pashmangshëm Ditari dypjesësh të pranuar Psikologjia 11
Faktorët e për njeriun. Nga opinionet e E‐libri
zhvillimit dhe foshnjë jeni bërë kundërta gjatë Fletë formati
metodat e fëmijë. Nga fëmijë diskutimit. A4
studimit të tij në adoleshentë dhe
në të ardhmen do të
jeni të rritur.

18
Mësuesja dhe Pyetje‐përgjigje Nxënësit Detyrat e
Tema 2:
nxënësit diskutojnë vlerësohen portofolit
Vlerësim
për portofolin. për detyrat e
portofoli
caktuara.
Jeta po shikonte Stuhi mendimi Vlerësohen Teksti
një video të saj me Tryeza rrethore argumentet mësimor
Tema 3: prindërit kur ishte Rrjeti i diskuti- e sjella nga Psikologjia 11
Teoritë e fëmijë. Ajo nisi mit nxënësit. E‐libri
zhvillimit të qeshte kur pa Nxënësit që Fletë formati
veten që kërkonte lidhin argu- A4
me forcë topin që mentin me Posterë
prindërit i thoshin shembullin.
se nuk ekzistonte
më.
Miri kishte 9 muaj Përvijim i të Vlerësohen Teksti
që po priste që menduarit nxënësit duke mësimor
motra e tij të vinte Mbajtja e struk- evidentuar Psikologjia 11
Tema 4:
në jetë. Çdo muaj ai turuar e shëni- aftësitë e tyre E‐libri
Zhvillimi
shikonte se si rritej meve në analizën e Fletë formati
prenatal
barku i mamit së Diskutim i lirë problemit. A4
bashku me motrën
e tij.
Provoni të fusni Rrjeti i dis- Vlerësohen nx- Teksti
gishtin tuaj në kutimit Grupi i ënësit që kanë mësimor
gojën e një foshnje- ekspertëve sjellë shembuj Psikologjia 11
je. Ai ose ajo do të të qartë lidhur E‐libri
Tema 5: fillojë menjëherë ta me temën. Informacione
Foshnjëria thithë atë. Ky është nga interneti,
një reagim me të revista etj.
cilin foshnja lind,
por që kalon me
kalimin e kohës.
Një prind është VLD Vlerësohen nx- Teksti
i shqetësuar për Grupi i ek- ënësit që kanë mësimor
fëmijën e tij (paras- spertëve sjellë shembuj Psikologjia 11
hkollor) dhe ju Marrëdhëniet në të qartë lidhur E‐libri
Tema 6: drejtohet juve për dyshe me temën. Informacione
Fëmijëria ndihmë. Shqetësimi nga interneti,
është: Fëmija flet revista etj.
shumë pak fjalë.
Mosha e tij është 3
vjeç.
G. Stanley Hall Diskutim mbi Vlerësohet Teksti
ishte një nga njohuritë para- aftësia për mësimor
psikologët që prake të pranuar Psikologjia 11
përshkroi Ditari trepjesësh opinionet e E‐libri
adoleshencën. Prezantimi dhe kundërta gjatë Fletë formati
Ai mendonte se në demonstrimi i diskutimit. A4
këtë stad rezultateve të Posterë
Tema 7: moshor ekziston arritura
Adoleshenca një tension mes
pjekurisë
biologjike dhe
varësisë sociale.

19
Në moshën Stuhi Vlerësohet Teksti
20-vjeçare mendimesh aftësia për mësimor
shqetësohemi për Tabela e të pranuar Psikologjia 11
Tema 8: Mosha atë që të tjerët koncepteve opinionet e Informacione
e rritur dhe mendojnë për Shkrim i lirë kundërta gjatë nga interneti,
pleqëria ne. Në moshën diskutimit. revista etj.
40-vjeçare nuk na
intereson çfarë të
tjerët mendojnë
për ne. Në moshën
60-vjeçare zbulo-
jmë se të tjerët nuk
kanë menduar fare
për ne. Anonim

Nxënësit sjellin Punë në grupe Vlerësohen Fletëpalosje


informacione, foto Rrjeti i nxënësit duke Posterë Foto
Veprimtari dhe video të diskutimit evidentuar
praktike: fëmijërisë së tyre. Imagjinatë e aftësitë e tyre
Nga foshnjëria drejtuar në analizën e
në adoleshencë. Stuhi problemit.
mendimesh

Varianti A, Varianti Stuhi Nxënësit Testet


Përsëritje/
B mendimesh vlerësohen
Testim I
Pyetje/përgjigje për përvetë-
njohurive
simin e njohu-
rive.

20
TEMATIKA 3: ZHVILLIMI DHE TË NXËNIT
TEMATIKA 4: KOGNITIVITETI
TEMATIKA 5: PROCESET SHOQËRORE

Nr. Tematika Temat Situata e të nxënit Metodologjia Vlerësimi Burimet


mësimore e veprimtarisë
së nxënësve
Tematika 3.
ZHVILLIMI DHE
TË NXËNIT 4 orë
(3 njohuri të reja
dhe 1 përpunim
njohurish)

Nëntematika II: Procesi i tretjes te Stuhi Vlerësohen Teksti


Të nxënit qentë të studiuar mendimesh nxënësit duke mësimor
nga Pavllovi Tabela e evidentuar Informacione
Tema 1: ka të bëjë me koncepteve aftësitë e tyre nga interneti,
Kushtëzimi kushtëzimin klasik. Shkrim i lirë në analizën revista
klasik
Nëntematika III:
Gjuha dhe të
folurit
Ana po luante me Rrjeti i Vlerësohen Teksti
shoqet. Njëra prej diskutimit nxënësit që mësimor
Tema 2: tyre e kaloi rrugën Grupi i kanë sjellë Psikologjia
Kushtëzimi vetëm pa një të ekspertëve shembuj të Fletë formati
operant rritur. Edhe Ana Marrëdhëniet qartë lidhur me A4
provoi të bënte të në dyshe temën. Posterë
njëjtën gjë...
“Gjuha është tepër VLD Vlerësohen Teksti
Tema 1:
e rëndësishme për Diskutim i lirë nxënësit që mësimor
Gjuha,
t’ua lënë vetëm Të mendojmë kanë sjellë Psikologjia
struktura
gjuhëtarëve” – shembuj të Fletë formati
dhe si psikologë
Heidegger qartë lidhur me A4
zhvillimi
temën. Posterë
i saj

Situata të krijuara Rrjeti i Nxënësit Posterë


nga vetë nxënësit. diskutimit nxiten të bëjnë Fletëpalosje
Përsëritje Shkrim i vlerësimin e Revista
detajuar njëri‐tjetrit. shkencore

Tematika 4.
KOGNITIVITETI
9 orë (7 njohuri
të reja dhe
2 përpunim
njohurish)

21
Nëntematika I: Kujtesa afatgjatë Rrjeti i Nxënësit Teksti
Kujtesa është si një kartë diskutimit vlerësohen mësimor
krediti magjike me Marrja e rolit të për integrimin Psikologjia
para të pakufizuara tjetrit e njohurive Fletë formati
Tema 1:
dhe pa datë Shkrim i fillestare me A4
Llojet e
skadimi. detajuar njohuritë
kujtesës
përfundimtare.

Mei ishte ulur Përvijim i të Vlerësohet Teksti


në divan dhe po menduarit aftësia për mësimor
Tema 2:
kujtonte disa lojëra Mbajtja e të pranuar Psikologjia
Ruajtja e
të fëmijërisë së saj. strukturuar e opinionet e Informacione
kujtesës
shënimeve kundërta gjatë nga interneti,
Diskutim i lirë diskutimit. revista etj.
Nëntematika II: A e dini se: Tomas Stuhi Vlerësohen Teksti
Të menduarit Edisoni ka marrë mendimesh nxënësit duke mësimor
patentën e mbi Tabela e evidentuar Informacione
Tema 1:
100 shpikjeve. koncepteve aftësitë e tyre nga interneti,
Elementet
Por disa besojnë Shkrim i lirë në analizën e revista etj.
bazë të
se ai ka ndikuar Rrjeti i problemit.
mendimit
pak në njohuritë diskutimit
shkencore.
Shumë pak njerëz Rrjeti i Vlerësohen Teksti
mund të jenë diskutimit nxënësit që mësimor
goditur nga molla. Grupi i kanë sjellë Psikologjia
Por ishte Isak ekspertëve shembuj të Fletë formati
Tema 2:
Njutoni, i cili, Marrëdhëniet qartë lidhur me A4 Posterë
Pengesat që
përmes mendimit në dyshe temën.
lidhen me
kreativ e shfrytëzoi
mendimin
këtë histori për të
zhvilluar teorinë e
gravitetit.
Nëntematika III: Duhet të jeni të Stuhi mendimi Vlerësohen Teksti
Inteligjenca kujdesshëm, nëse VLD (veprimtari argumentet mësimor
jeni i mirë në diçka. me lexim të e sjella nga Informacione
Sigurohuni që jo drejtuar) nxënësit nga interneti,
domosdoshmërisht Rrjeti i Nxënësit revista etj
mund të jeni dhe diskutimit që lidhin
aq i mirë edhe në argumentin me
Tema 1: gjërat e tjera. shembullin
Perspektivat Unë kam qenë
për shumë i suksesshëm
inteligjencën në zhvillimin
e softuerit, por
njerëzit vini dhe
prisnin nga unë
zgjuarsi edhe për
tema të tjera të cilat
nuk i bëja dot.
Bill Gates

22
Nuk ekziston asnjë
Stuhi Vlerësohen Teksti
Tema 2: njeri që të mos
mendimesh nxënësit duke mësimor
Vlerësimi i jetë i aftë të bëjë
Grupi i evidentuar Psikologjia
inteligjencës më shumë nga sa
ekspertëve aftësitë e tyre Fletë formati
mendon ai se mund
Imagjinatë e në analizën e A4
të bëjë.
drejtuar problemit. Posterë
Henri Ford
Vlerësohen Teksti
Stuhi
nxënësit që mësimor
Tema 3: “Inteligjenca është mendimesh
kanë sjellë Psikologjia
Çështje në e mësuar apo e Diagrami
shembuj të Diskutime nga
inteligjencë lindur?” piramidal Lexim
qartë lidhur me ekspertë të
i drejtuar
temën. ndryshëm
Nxënësit po
luanin “mos u Vlerësohet
Punë në grupe
Veprimtari nxeh” me njëri- aftësia për Posterë
Rrjeti i
praktike tjetrin. Teknikat të pranuar Fletëpalosje
diskutimit
: A jemi që përdornin për opinionet e Revista
Imagjinatë e
inteligjentë? të zgjidhur situatat kundërta gjatë shkencore
drejtuar
e ndryshme ishin diskutimit.
mjaft interesante.

Përsëritje: Nxënësit
Teksti mësimor
Situata të krijuara nga Rrjeti i diskutimit nxiten të bëjnë
Të nxënit dhe vetë nxënësit. Shkrim I drejtuar vlerësimin e
Psikologjia
kognitiviteti Fletë formati A4
njëri-tjetrit.

Tematika 5.
PROCESET
SHOQËRORE 8
orë (5 njohuri të
reja dhe 3
përpunim
njohurish)
Vlerësohen
Harta e argumentet e Teksti mësi-
Tema 1:
Personi i plotësuar konceptit sjella nga nx- mor
Nëntematika 1: Perspektivat
nuk i kupton nevojat VLD (veprim- ënësit; Psikologjia 11
Motivimi dhe mbi
e të uriturve. Prov- tari me lexim të nxënësit që E‐libri
Emocionet motivimin.
erb irlandez drejtuar) lidhin argumen- Fletë formati
Shkrim i lirë tin me shem- A4
bullin.

23
Në biseda tona të Harta e kon- Vlerësohen: Teksti mësi-
përditshme, pyetja ceptit - argumentet mor
“Çfarë ju ka shtyrë VLD (veprim- e sjella nga Psikologjia 11
që ta bëni këtë?” tari me lexim të nxënësit; E‐libri
është një mënyrë drejtuar) - nxënësit që Fletë formati
Tema 2 :
për të pyetur “Çfarë lidhin argumen- A4
Fushat e
e ka motivuar tin me shem-
sjelljes së
sjelljen tuaj?”. Për bullin.
motivuar te
psikologët, një
njerëzit
motivim është një
nevojë apo dëshirë
që aktivizon sjelljen
dhe e drejton atë
drejt një qëllimi.
Tema 3: Si do të ishte bota Di Vlerësohen Teksti
Perspektiva nëse asnjë nuk do të Dua të di nxënësit duke mësimor
për ndiente gëzim apo Mësova evidentuar Psikologjia 11
emocionet hidhërim, trishtim aftësitë e tyre E‐libri
apo dashuri, frikë në analizën e Informacione
apo zemërim? A do problemit. nga interneti,
të donit të jetonit në
një botë të tillë?
Tema 4: “Për lajmet e Studi Vlerësohen Teksti
Interpretimi zemrës pyesni mendimesh nxënësit që mësimor
dhe shprehja fytyrën”. Proverb Tabela e kanë sjellë Psikologjia 11
emocionale guinean koncepteve shembuj të E‐libri
Shkrim I lirë qartë lidhur me Fletë formati
temën. A4
Posterë

Tema 5: Zemërimi nuk do të Rrjeti i Vlerësohet Teksti


Fushat e duket kurrë, për aq diskutimit niveli i mësimor
sjelljes kohë sa mendimet Grupi i përvetësimit Psikologjia 12
emocionale e pakënaqësisë ekspertëve të koncepteve E‐libri
mbahen thellë. Marrëdhëniet në bazë të temës, Informacione
Buda dyshe duke marrë nga interneti,
parasysh dhe revista etj
aftësitë e
nxënësit.
Projekt Cilat janë qëndrimet
e nxënësve ndaj
pirjes së duhanit?

Testim 2 - Varianti A, Varianti Pyetje-përgjigje Nxënësit Testet


B vlerësohen
për njohuritë e
marra.

Vlerësim Mësuesja dhe Pyetje-përgjigje Nxënësit Detyrat e


portofoli nxënësit diskutojnë vlerësohen portofolit
mbi detyrat dhe për detyrat e
vlerësimin e caktuara.
portofolit.

24
TEMATIKA 5: PROCESET SHOQËRORE
TEMATIKA 6: SOCIOKULTURA
TEMATIKA 7: NORMAT, TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË

Tematika 5.
PROCESET
SHOQËRORE
5 orë ( 4 njohuri
të reja dhe
1 përpunim
njohurish)
Nëntematika II: A e keni pyetur Stuhi mendimi Vlerësohen Teksti mësimor
Personaliteti Tema 1: ndonjëherë veten: Kush Insert nxënësit që kanë Informacione
Perspektiva për jam unë? Marrëdhëniet sjellë shembuj të nga interneti,
personalitetin. Përgjigjet i gjeni pyetje - qartë lidhur me revista etj.
duke iu referuar përgjigje temën. Teksti mësimor
personalitetit tuaj. Psikologjia
Fletë formati A4
Posterë
Tema 2: A munden astrologët Rrjeti i Vlerësohen Teksti mësimor
Vlerësimi i dhe horoskopi t’ju diskutimit nxënësit duke Psikologjia
personalitetit. përshkruajnë saktë evidentuar
ju dhe jetën tuaj? aftësitë e tyre
Shkruesit e horoskopit në analizën e
dhe astrologët i problemit.
përshkruajnë tiparet
e personalitetit tuaj,
në mënyrë të tillë që
të mund të gjenden
pothuajse te të gjithë
njerëzit. Duke qenë se
ato synojnë që të jenë
të aplikueshme për
çdo person, ato nuk
tregojnë të vërteta për
tiparet individuale të
personalitetit.
Tema 3: Sa shpesh keni dëgjuar Përvijim i të Vlerësohen Teksti mësimor
Aspekte të për një fëmijë si “i menduarit nxënësit duke Psikologjia
veçanta të lehtë”, “i vështirë” Marrja e rolit të evidentuar
personalitetit derisa e keni njohur tjetrit aftësitë e tyre
vetë atë? Imagjinatë e në analizën e
drejtuar problemit.
Rrjeti i
diskutimit

25
Tema 4: Mirela ishte ulur në një Diskutim Vlerësohet niveli Teksti mësimor
Perspektivat karrige dhe po i bërtistepër njohuritë i përvetësimit të Psikologjia
mbi sjelljen dikujt. Por aty ajo ishteparaprake koncepteve bazë Diskutime nga
jonormale vetëm... Përvijim i të të temës, duke ekspertë të
menduarit marrë parasysh ndryshëm
Rrjeti i dhe aftësitë e
diskutimit nxënësit
Të lëxuarit në
bashkëveprim
Përsëritje Cilit tip temperamenti i Rrjeti I Vlerësohen Foto
Diskutim përkisni ju? diskutimit nxënësit që kanë Informacione
sjellë shembuj të nga revista,
qartë lidhur me gazeta etj.
temën.
Tematika 6.
SOCIOKULTURA
7 orë (5 njohuri
të reja dhe
2 përpunim
njohurish)
Nëntematika Meli po ecte në rrugë Stuhi mendimi Vlerësohen Teksti mësimor
I: Ndërveprimi Tema 1. Njohja kur pa dy të rinj me VLD nxënësit duke Psikologjia
social shoqërore prejardhje racore të (veprimtari evidentuar Fletë formati A4
ndryshme të kapur për me lexim të aftësitë e tyre
dore. Ajo u vrenjt në drejtuar) në analizën e
fytyrë dhe tundi kokën. problemit.
Projekt Zgjidhni një nga figurat Rrjeti i
më të rëndësishme në diskutimit
historinë e Punë në grupe
psikologjisë dhe Diskutim I lirë
analizojeni
Tema 2. “Dashuria në vetvete VLD Vlerësohen Teksti mësimor
Marrëdhëniet është qetësi, turbullimet Rrjeti i nxënësit duke Psikologjia
shoqërore vijnë nga individët.” diskutimit evidentuar Fletë formati A4
Proverb kinez aftësitë e tyre
në analizën e
problemit.
Tema 3: Pyetni njëri-tjetrin se si Stuhi Vlerësohen Teksti mësimor
Ndikimi social e përshkruani ju veten. mendimesh nxënësit që kanë Psikologjia
Grupi i sjellë shembuj të Informacione
ekspertëve qartë lidhur me nga interneti,
Imagjinatë e temën. revista etj
drejtuar
Tema 4: Eni ishte duke parë Stuhi Vlerësohen Teksti mësimor
Agresiviteti kartonët e tij të mendimesh nxënësit duke Psikologjia
dhe sjellja preferuar. Për një Diagrami evidentuar Fletë formati A4
ndihmuese moment ai ngrihet dhe pyramidal aftësitë e tyre
fillon të gjuajë në ajër Lexim I drejtuar në analizën e
si heroi i filmit që po problemit.
ndiqte.

26
Tema 5: Ne jetojmë tani në një Stuhi Vlerësohen Teksti mësimor
Diversiteti fshat global dhe jemi mendimesh nxënësit që kanë Psikologjia
sociokulturor si një familje e vetme. Tryeza rrethore sjellë shembuj të Informacione
midis Është përgjegjësia jonë Rrjeti i qartë lidhur me nga interneti,
individëve të sjellim miqësi dhe diskutimit temën. revista etj
dashuri nga të gjitha
vendet e ndryshme në
mbarë botën dhe të
jetojmë së bashku në
paqe. Jackie Chan.

Përsëritje Situata të krijuara nga Rrjeti i Nxënësit Teksti mësimor


vetë nxënësit diskutimit nxiten të bëjnë Psikologjia
vlerësimin e Fletë formati A4
njëri-tjetrit. Posterë
Tematika 7.
NORMAT, TË
DREJTAT DHE
PËRGJEGJËSITË
12 orë (7 njohuri
të reja dhe
5 përpunim
njohurish)
Në kohët e mëparshme Parashikim me Vlerësohet Teksti mësimor
Nëntematika 1: Tema 1. njerëzit me çrregullime terma paraprakë aftësia për të Psikologjia
Çrregullimet Perspektiva psikologjike Diagrami i Venit pranuar opinionet Fletë formati A4
psikologjike për trajtimin e etiketoheshin si të Imagjinatë e e kundërta gjatë
çrregullimeve çmendur. drejtuar diskutimit.
psikologjike
Merita dëgjoi një xham Stuhi Nxënësit Teksti mësimor
Tema 2. që u thye. mendimesh vlerësohen Psikologjia
Kategoritë e Papritur ajo mori Tabela e për integrimin Fletë formati A4
çrregullimeve çantën dhe vrapoi koncepteve e njohurive
psikologjike jashtë shtëpisë. Shkrim i lirë fillestare me
njohuritë
përfundimtare.
Ashtu si ngjarjet Rrjeti i Nxënësit Teksti mësimor
Nëntematika I1: Tema 1: Stresi negative, edhe ato diskutimit vlerësohen Psikologjia 12
Shëndeti dhe përballimi pozitive apo të gëzimit Punë në grupe për integrimin E-libri
çojnë në stres. Ju keni Imagjinatë e e njohurive Fletë formati A4
mundësi të kontrolloni drejtuar fillestare me Posterë
efektet negative të njohuritë
stresit. përfundimtare.
Tema 2: Joana nuk u ndie mirë Stuhi Vlerësohet Teksti mësimor
Sjelljet dhe në klasë dhe mësuesja mendimesh aftësia për të Psikologjia 12
qëndrimet e çoi te mjekja e Insert pranuar opinionet E-libri
që nxisin shkollës. Mjekja e pyeti Marrëdhëniet e kundërta gjatë Diskutime nga
shëndetin Joanën a kishte ngrënë pyetje ‐ diskutimit. ekspertë të
mëngjes. Joana nuk përgjigje ndryshëm
foli.
Veprimtari Situatat frustruese, Rrjeti i Vlerësohen Foto Posterë
praktike përdorimi i substancave diskutimit nxënësit që kanë Informacion nga
Punë në grupe sjellë shembuj të internet
Imagjinatë e qartë lidhur me
drejtuar temën.

27
Jo gjithmonë mund Di Vlerësohet niveli Posterë
Nëntematika Tema 1: t’ia dilni vetë të kaloni Dua të di i përvetësimit të Fletëpalosje
III: Profesioni i Profesioni I periudha të caktuara të Mësova koncepteve bazë Revista
Psikologut Psikologut jetës. Ka disa shenja që, të temës, duke shkencore
nëse shfaqen, duhet të marrë parasysh
mendoni seriozisht se dhe aftësitë e
keni nevojë për ndihmë. nxënësit
Psikologu kujdeset për
mirëqenien psikologjike
të njeriut.

Tema 2. A e dini se: Shoqata Rrjeti i Vlerësohen Teksti


Çështjet Psikologjike diskutimit nxënësit duke mësimor
ligjore, Amerikane Grupi i evidentuar Psikologjia
etike dhe (APA) është një ekspertëve aftësitë e tyre Fletë formati
profesionale nga organizatat Marrëdhëniet në analizën e A4
në punën e më të vjetra të në dyshe problemit.
Psikologut profesionistëve të
shëndetit në botë.
Veprimtari Një ditë Anxhela Përvijim i të Vlerësohet Posterë
praktike ishte shumë e menduarit aftësia për Fletëpalosje
shqetësuar, për Imagjinatë e të pranuar Informacione
shkak të një provimi drejtuar opinionet e interneti
të rëndësishëm. Rrjeti i kundërta gjatë Fletë formati
Mësuesja e këshilloi diskutimit diskutimit. A4
që ajo të shkonte të
fliste me psikologen e
shkollës.
Tema 3. A e dini se: Në Di Nxënësit Teksti mësimor
Zbatimet e Kosovë, Fakulteti i Dua të di vlerësohen Psikologjia 12
Psikologjisë Psikologjisë është mësova për integrimin E-libri
hapur ne vitin 2001 e njohurive Informacione
për herë të parë. fillestare me nga interneti,
Psikologët në Kosovë njohuritë revista etj.
duhet të përfundojnë përfundimtare.
studimet Baçelor
dhe Master për të
ushtruar profesionin e
Psikologut. Psikologët
klinikë duhet edhe
të licencohen për
ushtrimin e profesionit.
Përsëritje Situata të krijuara nga Rrjeti i Nxënësit Teksti mësimor
vjetore vetë nxënësit diskutimit nxiten të bëjnë Psikologjia
vlerësimin e Fletë formati
njëri-tjetrit. A4
Posterë
Testim 3 Varianti A, Varianti B Pyetje-përgjigje Nxënësit Testet
vlerësohen
për njohuritë e
marra

28
Vlerësim Mësuesja dhe nxënësit Pyetje-përgjigje Nxënësit Detyrat e
portofoli diskutojnë mbi detyrat vlerësohen portofolit
dhe vlerësimin e për detyrat e
portofolit. caktuara.

PLANIFIKIMI DYMUJOR Model

MODEL PLANI DYMUJOR: SHTATOR-TETOR


Fusha e kurrikulës: Shoqëria dhe Mjedisi / Lënda mësimore: PSIKOLOGJI Klasa: XI

Temat mësimore: STUDIMI I PSIKOLOGJISË/ BIOPSIKOLOGJIA


Koha e mësimore

Metodologjia e

Metodologjia e
Ndërlidhja me

mësimdhënies
(orë mësimore)

vlerësimit
lëndët e tjera

Burimet
Temat Rezultatet e të nxënit Njësitë
mësimore dhe
mësimore për tema mësimore mësimore
me çështjet
ndërkurrikulare

Përkufizon Hyrje në Punë me Informate Shkencat sociale Teksti


psikologjinë si Psikologji 5 orë projekte kthyese mësimor
shkencë. Zhvillimi i Psikologjia
Diskuton mbi psikologjisë si Diskutimi Teknika 11
zhvillimin e shkencë efektive e të
psikologjisë si një Metodat Prezantim pyeturit Posterë
shkencë empirike. studimore të
Përshkruan Psikologjisë Hulumtim Vëzhgim Fletëpalosje
pikëpamjet me
biologjike, sjellore, kompjuter Argumentim Informacion
1. STUDIMI I PSIKOLOGJISË

kognitive dhe nga


sociokulturore. Punë Hulumtim interneti,
Identifikon dallimet praktike- revista
midis nëndisiplinave kohe reale
dhe teorive kryesore Fletë formati
të psikologjisë. Stuhi A4
Shpjegon dhe mendimi
krahason strategjitë E-libri
e hulumtimeve VLD
cilësore dhe atyre (veprimtari
sasiore. me lexim të
Shpjegon rëndësinë drejtuar)
e mostrimit në
hulumtimet Shkrim i
psikologjike. detajuar
Diskuton rëndësinë
e çështjeve etike
të hulumtimit
psikologjik.

29
Përshkruan sistemin Struktura dhe 11 orë Punë me Informate Shkencat natyrore Teksti
nervor të njeriut. funksionet e projekte kthyese mësimor
Klasifikon ndarjet dhe Sistemit Nervor Psikologjia 11
i nënndarjet kryesore Struktura dhe Diskutimi Teknika
të sistemit nervor. funksionet efektive e të Posterë
Dallon funksionet e sistemit Prezantim pyeturit
e nënndarjeve të endokrin Fletëpalosje
ndryshme të sistemit Ndërveprimi Hulumtim me Vëzhgim
nervor. midis faktorëve kompjuter Informacion
Identifikon neuronin biologjikë dhe Argumentim nga interneti,
si baza e komunikimit të sjelljes Punë praktike- revista
neural; Proceset e kohe reale Hulumtim
Analizon se si ndjesisë dhe Fletë formati
informacioni perceptimit Stuhi mendimi A4
transmetohet dhe Aftësitë dhe
integrohet në sistemin kufizimet e VLD E-libri
nervor. proceseve (veprimtari
Vlerëson se si shqisore me lexim të
ndikojnë trashëgimia Ndërveprimi drejtuar)
dhe ambienti mbi i personit dhe
sjelljen. mjedisit në Shkrim i
Shpjegon operimin e përcaktimin e detajuar
sistemeve të ndijimit; perceptimit
Përshkruan parimet Marrëdhëniet
II. BIOPSIKOLOGJIA

geshtalt të perceptimit; mes


Shpjegon konstantet proceseve të
dhe iluzionet ndërgjegjshme
perceptive; dhe të
Krahason ndikimin pavetëdijshme
e ndryshoreve të Gjumi dhe
ambientit, motivimit, ëndrrat
përvojave të kaluara,
kulturës dhe
pritshmërive mbi
perceptimin.
Shpjegon, se çfarë
nënkupton koncepti i
vëmendjes;
Dallon se si ndryshon
vëmendja nga detyrat
e lehta tek ato të
vështira.
Përshkruan ciklet e
gjumit;
Analizon teoritë mbi
funksionet e ëndrrave.
Përshkruan disa
fenomene hipnotike.

30
PLANIFIKIMI JAVOR
PLANI JAVOR- JAVA 1

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Studimi i psikologjisë Situata e të nxënit:


Përgjatë historisë njerëzit kanë dashur të kuptojnë më shumë rreth
sjelljes njerëzore. Ata kanë ngritur pyetje dhe kanë kërkuar përgjigje.
Po ju?

Psikanalisti është një psikolog, i cili studion se si motivet dhe konfliktet


e pavetëdijshme përcaktojnë sjelljen njerëzore. Bihevjoristi është një
psikolog, i cili analizon se si njerëzit mësojnë ose modifikojnë sjelljen,
bazuar në përgjigjet e tyre ndaj ngjarjeve në mjedis.

Tema mësimore: Hyrje në psikologji Zhvillimi i psikologjisë si shkencë

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç: psikologji, sjellje, njohje, shkencë,


kompetencave të fushës sipas disiplinë psikologjike,
temës mësimore: drejtim psikologjik.
Nxënësi/ja:
përkufizon termin psikologji;
përshkruan historikun e zhvillimit
të shkencës së psikologjisë;
përshkruan zhvillimin e
psikologjisë si shkencë më vete;
shpjegon qëllimet e psikologjisë;
diskuton mbi lidhjen e psikologjisë
me shkencat e tjera.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, E‐ Biologji, Sociologji.
libri; Informacione nga interneti,
revista; fletë formati A4;

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja organizon me klasën Stuhi mendimesh për termin e mëposhtëm.

Theksohet fakti se psikologjia është shkenca e mendjes dhe sjelljes dhe se dy elementet e saj janë sjellja dhe
njohja.

31
Hapi II: VLD
Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e librit. Ai/ajo nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve të mëposhtme:
A e keni pyetur ndonjëherë veten kush jemi ne? Nga na vijnë mendimet, ndjenjat dhe veprimet?
Si mundemi t’i kuptojmë njerëzit rreth nesh? Argumentoni mendimin tuaj.
Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe. Ai/ajo i orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të mësimit.
Grupi I: Etapat e zhvillimit të psikologjisë
Grupi II: Qëllimet e psikologjisë
Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata nxiten që
gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë
informacionet me mësuesin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësuesi/ja, që mban
gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.

Grupi I: Nxënësit japin një shpjegim të zhvillimit të psikologjisë gjatë tri etapave të saj.
Si ka ndryshuar mendimi për psikologjinë nga njëra etapë në tjetrën?
Grupi II: Analizoni qëllimet kryesore të psikologjisë.

Hapi III: Rrjeti i diskutimit


Duke reflektuar rreth njohurive të përftuara gjatë kësaj ore mësimore, mësuesi/ja nxit në klasë një diskutim rreth
çështjes: “A mendoni se psikologjia ndihmon në përmirësimin e jetës së njerëzve?”
Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre duke sjellë shembuj konkretë nga jeta reale dhe nga
njohuritë e lëndëve të tjera.

Ora II
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje, për të kontrolluar njohuritë e marra në mësimin e mëparshëm:
Si mund ta përkufizoni termin psikologji?
Cilat janë etapat përmes të cilave është zhvilluar psikologjia?
Cilat janë qëllimet e psikologjisë?
Për t’i parapërgatitur nxënësit për njohuritë e reja, mësuesi/ja shtjellon njohuritë e reja mbi zhvillimin e shkencës së
psikologjisë, drejtimeve dhe disiplinave psikologjike.

Hapi II: Grupi i ekspertëve


Mësuesi/ja shtron pyetjen: Cilat janë drejtimet kryesore të psikologjisë?
Mësuesi/ja organizon klasën në dy grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë nxënësve të fillojnë të numërojnë (1, 2, 1, 2...)
me radhë nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1 do të jenë grupi 1 i ekspertëve,
dhe ata me numrin 2 do të jenë grupi 2 i ekspertëve.

Grupi 1 i ekspertëve do të studiojë drejtimet e hershme të psikologjisë.


Grupi 2 i ekspertëve do të studiojë drejtimet e reja të psikologjisë.
Ai/ajo vizaton dy diagrame në tabelë. Çdo diagram i përket një grupi të caktuar nxënësish dhe plotësohet vetëm prej
nxënësve të po atij grupi. Pastaj, mësuesi/ja hap diskutimin mbi përparësitë dhe të metat e drejtimeve psikologjike.

Hapi III: Lexim i drejtuar


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë në libër pjesën: “Disiplinat psikologjike”, f. 13. Më pas ai/ajo u kërkon
nxënësve të reflektojnë mbi atë çfarë kanë kuptuar nga leximi, përmes pyetjeve:
Pse lindi nevoja e ndarjes së psikologjisë në fusha të caktuar? Cili është roli i disiplinave të psikologjisë?

Vlerësimi
Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit.
Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale.
Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.

Detyrat dhe puna e pavarur


- Rubrika Kontroll njohurish dhe Detyrë në fund të dy njësive (faqe 7 dhe faqe 11).

32
PLANI JAVOR- JAVA 2

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Studimi i psikologjisë Situata e të nxënit:

“Qëllimi i vërtetë i metodës shkencore është të sigurohet se Natyra


nuk ju ka mashtruar, duke
menduar se dini diçka që në të vërtetë nuk e dini.” Robert M. Pirsig.

Tema mësimore: Metodat studimore të Psikologjisë Veprimtari Praktike

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: metodë studimore, eksperiment,
Nxënësi/ja: vëzhgim,
njihet me zhvillimin që ka përjetuar psikologjia; korrelim.
shpjegon këndvështrimet në të cilat psikologjia i
sheh fenomenet psikologjike;
përshkruan metodat kryesore të studimit të
psikologjisë.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, fletë formati A4; Biologji, Sociologji.
Posterë; Fletëpalosje; E-libri.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje, për të kontrolluar njohuritë e marra në mësimin e mëparshëm:
Si mund ta përkufizoni termin psikologji?
Cilat janë etapat përmes të cilave është zhvilluar psikologjia?
Cilat janë qëllimet e psikologjisë?
Për të parapërgatitur nxënësit për njohuritë e reja, mësuesi/ja shtron për diskutim thënien e mësipërme të Robert
M. Pirsig-ut. Ai/ajo u kërkon nxënësve t’u përgjigjen pyetjeve si më poshtë:
Cilat janë metodat shkencore që përdor psikologjia për të mbledhur informacione?
Cilat janë përparësitë e secilës metodë të kërkimit psikologjik?
Po të metat e tyre cilat janë?

Hapi II: Grupi i ekspertëve


Mësuesi/ja organizon klasën në dy grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë nxënësve të fillojnë të numërojnë (1, 2, 1, 2...)
me radhë nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1 do të jenë grupi 1 i ekspertëve,
dhe ata me numrin 2 do të jenë grupi 2 i ekspertëve.
Grupi 1 i ekspertëve do të studiojë metodat e kërkimit eksperimental dhe kërkimit përshkrues të psikologjisë.
Grupi 2 i ekspertëve do të studiojë metodat e kërkimit korrelues dhe kërkimit biologjik të psikologjisë.

Mësuesi/ja shënon në tabelë përparësitë dhe të metat e secilit kërkim, duke sjellë shembuj konkretë për të
mbështetur secilin nga kërkimet e psikologjisë.

33
Hapi III: Të mendojmë si psikologë
A mendoni se Psikologjia është shkencë e vërtetë krahasuar me shkencat e tjera, si kimia, fizika e biologjia?
Shpjegoni.

Vlerësimi
Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit.
Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale.
Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.

Detyrat dhe puna e pavarur


- Rubrika Kontroll njohurish dhe Detyrë faqe 14.

Ora II
Përsëritje- STUDIMI I PSIKOLOGJISË dhe Veprimtari praktike nga faqe 15 e librit Psikologjia 11

Mësuesi/ja organizon klasën në grupe dhe administron një kuiz me pyetjet e parashtruara në faqen 15.

Hapi I: Mësuesi/ja organizon ndarjen e klasës në grupe, udhëheq diskutimet sipas çështjeve në vijim:
1. Si është zhvilluar psikologjia nga vitet 1900 e deri më sot? Ndërtoni një tabelë me ngjarjet kryesore.
2. Analizoni metodat dhe teknikat kryesore në psikologji. Nxirrni në pah dallimin mes tyre.
Nëse do të bënit një kërkim shkencor, cilën nga metodat e analizuara do të përdornit?

Vlerësim
Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit.
Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale.
Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.

Detyrë
Përgatitja e hulumtimit grupor
Nxënësit përgatisin një hulumtim grupor për ta realizuar si projekt.
Nxënësit ndahen në grupe dhe mësuesi/ja jep udhëzimet në vijim:
- Identifikoni një çështje (p.sh., Si mësojnë nxënësit e klasës 11)- Secili grup identifikon një temë të ndryshme.
- Mblidhni të dhënat (pyetni miqtë e klasës/shkollës për metodën e të mësuarit që përdorin ata.)
- Analizoni ato të dhëna (sa për qind e miqve tuaj mësojnë përmes leximit, etj).
- Nxirrni përfundimet.
- Prezantoni projektin në klasë në orën e ardhshme.

34
PLANI JAVOR- JAVA 3

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Biopsikologjia Situata e të nxënit: Nëse do të isha sot një student i


kolegjit, unë nuk mendoj se do t’i rezistoja studimit në
neuroshkencë.
Tom Uolfe

Tema mësimore:
Prezentimi i Projektit nga ora paraprake
Struktura dhe funksioni i sistemit nervor

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç: psikologji, neuron,


kompetencave të fushës sipas temës sistem nervor, tru.
mësimore:
Nxënësi/ja:
diskuton mbi projektin;
njeh bazat biologjike të sjelljes njerëzore;
shpjegon organizimin e Sistemit Nervor.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Psikologjia 1I, e-libri, ndërkurrikulare:
fletë formati A4, informacione të Biologji,
ndryshme. Sociologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Prezantimet e hulumtimeve grupore
Mësuesi/ja organizon me klasën stuhi mendimesh për temat e prezantuara.
Mësuesi/ja bën disa pyetje të thjeshta në klasë, për të orientuar nxënësit rreth temave të projektit.

Ora II
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja organizon me klasën stuhi mendimesh për termat e mëposhtëm:
Çfarë quajmë sistem nervor?
Nga se përbëhet sistemi nervor?
Mësuesi/ja shënon në dërrasën e zezë përgjigjet e nxënësve. Nxënësit përpiqen të japin një përcaktim të termave
sistem nervor dhe neuron.

Hapi II: VLD


Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e librit f. 20. Ai/ajo nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve të
mëposhtme:
A e keni pyetur ndonjëherë veten si funksionon truri ynë?
Nga na vijnë ngacmimet dhe perceptimet?
Si mundemi t’i kuptojmë njerëzit rreth nesh? Argumentoni mendimin tuaj.
Më pas mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe. Ai/ajo i orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të
mësimit.

Grupi I: Struktura anatomike e sistemit nervor


Grupi II: Funksionet e sistemit nervor
Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata nxiten që

35
gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë
informacionet me mësuesin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësuesi/ja, që mban
gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.

Grupi I: Nxënësit japin një shpjegim të strukturës anatomike të sistemit nervor dhe pjesëve të tij.
Grupi II: Analizoni funksionet kryesore të sistemit nervor.

Hapi III: Rrjeti i diskutimit


Duke reflektuar rreth njohurive të përftuara gjatë kësaj ore mësimore, mësuesi/ja nxit në klasë një diskutim rreth
çështjes: “A mendoni se dëmtimi i trurit është përgjegjës për ndryshimet e tij në personalitet? Pse po ose jo?
Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre, duke sjellë shembuj konkretë nga jeta reale dhe nga
njohuritë e lëndëve të tjera.

Vlerësimi
Vlerësohen nxënësit sipas arritjeve.
Vlerësohen ata nxënës që u aktivizuan më së shumti, por edhe të tjerët.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Kontrollë Njohurish dhe Detyrë, f. 18.

36
PLANI JAVOR- JAVA 4

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Biopsikologjia Situata e të nxënit:


Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe e sistemit
endokrin. Rëndësia e saj është e jashtëzakonshme.
Gjëndra tiroide është përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe
fizik gjatë fazave të ndryshme të jetës.
A e dini se: Binjaket Mary Kate dhe Ashley Olsen shpesh janë
përcaktuar gabimisht si binjake identike. Në serialin “Full
House” kur njëra lodhej, zëvendësohej nga tjetra. Por, në të
vërtetë, ato janë motra binjake të formuara nga dy vezë.

Tema mësimore: Struktura dhe funksionet e sistemit endokrin Ndërveprimi midis faktorëve biologjikë dhe të
sjelljes

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:


të fushës sipas temës mësimore: sistem endokrin, hormone,
Nxënësi/ja: gjëndra, trashëgimi,
përshkruan strukturën dhe funksionimin e gjene,
sistemit endokrin; mjedis.
përshkruan rolin e trashëgimisë te sjellja
njerëzore;
vlerëson rolin e mjedisit te sjellja njerëzore;
shpjegon bashkëveprimin e trashëgimisë me
mjedisin në lidhje me sjelljen.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 1I, E-Libri; Biologji, Qytetari.
posterë, fletë formati A4.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Diskutim për njohuritë paraprake
Fillimisht, mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje për të kontrolluar përvetësimin e njohurive të marra në
mësimin e kaluar:
Cila është përbërja e sistemit nervor?
Cilat janë funksionet kryesore të tij?
Për të bërë lidhjen me temën e re, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të thonë gjithë çfarë dinë rreth termit sistem
endokrin.

Sistemi Endokrin

Hapi II: Përvijim i të menduarit


Në këtë fazë, nëpërmjet një diskutimi të përqendruar në konceptin e mëposhtëm, rikujtohen njohuritë që nxënësit
kanë për sistemin endokrin. Nxënësit mundohen që me njohuritë që kanë të formojnë një hartë të mendjes, e cila
tregon lidhjen midis termave.

37
Hapi III: Rrjeti i diskutimit
Mësuesja shtron për diskutim situatën: “Dea ka kaluar një situatë shumë stresuese ditët e fundit. Nuk ka oreks, zemra
i rreh fort, tensioni i gjakut është rritur. A mund të gjeni se rrjedhojë e cilit hormon është ky ndryshim? Argumentoni
përgjigjen.
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrika Të mendojmë si psikologë dhe Detyrë, faqe 21.

Ora II
Hapi I: Të lexuarit në bashkëveprim
Mësuesi/ja organizon nxënësit të punojnë në dyshe, sipas bankave ku janë ulur. Ai/ajo kërkon nga nxënësit që të
lexojnë me kujdes kuriozitetin në tekstin e nxënësit.
Duke bashkëpunuar në dyshe, njëri nga nxënësit duhet të mbajë qëndrim pro idesë se sjellja njerëzore është
instinktive, kurse nxënësi tjetër duhet të mbajë qëndrim pro idesë se sjellja është e mësuar. Mendimet e tyre duhet
t’i hedhin në fletë dhe pastaj t’i diskutojnë me nxënësit e tjerë të klasës.

Sjellja instiktive Sjellja e mësuar

Mësuesi/ja strukturon mendimet e nxënësve dhe i shkruan ato në tabelë duke plotësuar kolonat e mësipërme.
Hapi II: Pyetja sjell pyetjen
Mësuesi/ja nxit diskutimin mes nxënësve nëpërmjet pyetjes “Pse?”.
Si mendoni, sjellja njerëzore është instinktive apo e mësuar?
Si ndikojnë gjenet në sjellje?
Po mjedisi ku veprojmë si ndikon në sjellje?
Pse gjenet duhet të ndërveprojnë me mjedisin?
Cilat janë metodat e studimit të trashëgimisë te njerëzit?
Pyetjet mund të paraqiten me projektor ose të shënohen në tabelë, me qëllim që nxënësit të jenë më të
përqendruar në dhëniet e përgjigjeve. Gjatë kohës që nxënësit kërkojnë përgjigjet e mundshme, mësuesi/ja
thekson atë informacion që është më i plotë dhe më i saktë.
Hapi III: Përgjigjet e pyetjeve “Pse”
Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të bëjnë analizën e pyetjes “Pse?” për secilën prej pyetjeve të paraqitura në fazën e
mësipërme. Kjo ka rëndësi që materiali të bëhet më i kuptueshëm dhe të mbahet mend më lehtësisht.

Vlerësimi
Për vlerësimin mund të mbahet parasysh:
realizimi i kompetencave të orës së mësimit;
aftësia e nxënësve për të komunikuar dhe për të argumentuar idetë e tyre dhe të të tjerëve.
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrika Veprimtari praktike fq. 25- Punim individual

38
PLANI JAVOR- JAVA 5

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Biopsikologjia Situata e të nxënit:
Njerëzit mund të përjetojnë dhimbje të mëdha te gjymtyrët të cilat i
kanë prerë. Muzika e lartë mund të çojë në humbje të përhershme të
dëgjimit.
Çfarë ndodh nëse njerëzit privohen nga përdorimi i shqisave të tyre?
A është kjo një përvojë çlodhëse dhe e këndshme, pa shikime
të bezdisshme, zhurma apo aroma? Apo është pështjelluese, e
pakënaqshme dhe depresuese?
Tema mësimore: Proceset e ndijimit dhe perceptimit Aftësitë dhe kufizimet e proceseve shqisore
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç: ndijim, perceptim, shqisa, funksione.
kompetencave të fushës sipas temës
mësimore:
Nxënësi/ja:
- njihet me perceptimin dhe faktorët
ndërmjetës në procesin e perceptimit;
- përshkruan rrugët që ndjekin sinjalet
që prej shqisave e deri në tru;
- shpjegon perceptimin dhe
bashkëveprimin e personit me
mjedisin;
- përshkruan shumëllojshmërinë e
shqisave dhe
funksionet e tyre;
- dallon kufizimet e shqisave.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, Biologji.
fletë formati A4.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Parashikim me terma paraprakë
Pasi mësuesi/ja prezanton temën e mësimit në tabelë, shënon poshtë saj fjalët kyç.

Hapi II: Diagrami i Venit


Mësuesi/ja paraqet në tabelë një strukturë të Diagramit të Venit. Nxënësve u kërkohet të krahasojnë ndijimin me
perceptimin, të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre. Mësuesi/ja orienton reflektimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve:
-Çfarë të përbashkëtash kanë ndijimi dhe perceptimi?
-Cilat janë të veçantat e tyre?

39
Shënim. Në pjesën e mesit te ngjyra e bardhë, që është edhe pjesa e përbashkët, vendosen të përbashkëtat që
kanë ato, p.sh., që janë pamore, dëgjimore etj.

Hapi III: Imagjinatë e drejtuar


Lexoni me vëmendje situatën: Provoni të kaloni 15 minuta me një fashë mbi sytë tuaj. Nëse planifikoni të ecni
përreth, do t’ju duhet që dikush t’ju udhëzojë. Çfarë përvojash ndijore do të vëreni, përvoja për të cilat zakonisht
nuk jeni të vetëdijshëm?
Mësuesi/ja nxit një gjithëpërfshirje të nxënësve.
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrika Kontrollë Njohurish dhe Detyrë.

Ora II
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja shënon në tabelë temën e mësimit. Nxënësit nxiten në një diskutim rreth pyetjeve të mëposhtme:
Çfarë janë shqisat?
Si janë ndërtuar ato?
Çfarë funksionesh kanë shqisat?

Mësuesi/ja strukturon përgjigjet e nxënësve dhe i shënon ato në tabelë.

Hapi II: Tabela e koncepteve


Klasa organizohet në dy grupe pune. Në dy posterë të veçantë shënohen dy fjalët kyç. Nxënësit orientohen që të
lexojnë tekstin dhe të plotësojnë tabelat me çdo informacion që ata mendojnë se është i rëndësishëm.

Shqisat Funksionet

Më pas, nxënësit kontrollojnë informacionin e tyre të parë me atë të nxjerrë nga libri. Ata diskutojnë së bashku për
materialet e përzgjedhura, të cilat prezantohen nga liderët e dy grupeve.

Hapi III: Shkrim i lirë


Mësuesi/ja orienton nxënësit të shkruajnë një shkrim të lirë me temë Nëse ndotja akustike, e ajrit dhe e ujit do të
vazhdojnë të rriten, a mendoni se shqisat tona mund të ndikohen në të ardhmen?
Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për aftësinë për të integruar njohuritë e tyre fillestare në një përkufizim.
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrika Kontrollë Njohurish dhe Detyrë, faqe 31.
Nxënësve u kërkohet të shkruajnë një ese: “Si do të ishte një botë pa shqisa?”

40
PLANI JAVOR- JAVA 6

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Shkalla: V Klasa: XI


Psikologji

Tematika: Biopsikologjia Situata e të nxënit:


Ana qëroi një qepë dhe një mollë. I lidhi sytë vëllait të
vogël dhe i dha të nuhaste një qepë, ndërkohë që po hante
mollën. A mundet ai t’i thotë Anës çfarë ishte duke ngrënë?

Tema mësimore: Ndërveprimi i personit dhe mjedisit në përcaktimin e perceptimit Veprimtari


praktike: Shqisat dhe perceptimi

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç: afërsi,


kompetencave të fushës sipas temës vazhdimësi,
mësimore: ngjashmëri, thjeshtësi, mbyllje.
Nxënësi/ja:
përshkruan konceptin e perceptimit;
shpjegon ndërveprimin e personit dhe
mjedisit në përcaktimin e perceptimit;
shpjegon faktorët që ndikojnë në
perceptim;
njeh parimet e organizimit perceptues.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, E-libri Biologji
fletë formati A4.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e mësipërme.
Çfarë mendimi keni ju ndaj kësaj situate?
Kush mendoni se kishte të drejtë?
Mësuesi/ja ndan nxënësit në dy grupe, përkatësisht sipas bindjeve që ata kanë.
Nxënësit mbajnë qëndrimet e tyre dhe pozicionohen në grupin që ata dëshirojnë. Nxënësit ndajnë së bashku
argumentet e tyre. Secili prej grupeve përfaqësohet nga një poster.

Hapi II: Grupi i ekspertëve


Mësuesi/ja organizon klasën në tri grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë nxënësve të fillojnë të numërojnë (1, 2, 3
1, 2, 3...) me radhë, nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1 do të jenë grupi 1 i
ekspertëve, ata me numrin 2 do të jenë grupi 2 i ekspertëve, ata me numrin 3 do të jenë grupi 3 i ekspertëve.

Grupi 1 i ekspertëve do të studiojë ndikimin e perceptimit nga nevojat.


Grupi 2 i ekspertëve do të studiojë ndikimin e perceptimit nga besimet.
Grupi 3 i ekspertëve do të studiojë ndikimin e perceptimit nga pritshmëritë.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i shkruajnë mendimet e tyre në një fletë formati. Nxënësit i diskutojnë së bashku
duke sjellë argumente dhe kundërargumente ndaj mendimit të shokëve. Në tabelë mësuesi/ja shënon disa prej
rasteve të trajtuara saktë dhe disa të trajtuara jo siç duhet. Më pas nxënësit kthejnë fletën nga banka dhe e vendosin
atë mënjanë.
Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve argumentet e sakta dhe më pas ndalon në shpjegimin e gjykimeve jo të sakta.

41
Hapi III: Marrëdhëniet në dyshe
Klasa organizohet në çifte. Njëri nga anëtarët e çiftit sjell një situatë në të cilën pjesëmarrësit u privuan nga ushqimi
për disa orë. Anëtari tjetër i çiftit analizon situatën duke argumentuar se si ndikohet perceptimi nga nevojat.

Në klasë diskutohen situatat e trajtuara nga disa prej çifteve.


Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrika Kontrollë Njohurish dhe Detyrë, faqe 34.
Ora II
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e mësipërme. Çfarë mendimi keni ju ndaj kësaj situate? Cili është mendimi
juaj, po apo jo?
Ai/ajo u kërkon nxënësve të ndahen në dy grupe, përkatësisht sipas bindjeve që kanë. Nxënësit mbajnë qëndrimet
e tyre dhe pozicionohen në grupin që ata dëshirojnë. Nxënësit ndajnë së bashku argumentet e tyre. Secili prej
grupeve përfaqësohet nga një mendim.

Hapi II: Punë në grupe


Mësuesi/ja organizon nxënësit duke i ndarë në dy grupe. Çdo grup zgjedh përfaqësuesin e tij. Më pas mësuesi/ ja
ndan temat për secilin prej tyre:
Grupi 1: Shqisat
Grupi II: Perceptimin

Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për evidentimin dhe shtjellimin e çështjeve kryesore të trajtuara
në çdo tematikë. Më pas, rezultatin e punës së bërë deri më tani, nxënësit e pasqyrojnë në formën e një posteri,
sipas grupit përkatës. Për këtë ju vjen në ndihmë mësuesja me tabakë, foto apo revista të ndryshme shkencore si
materiale burimore.

Hapi III: Imagjinatë e drejtuar


Imagjinoni sikur njerëzit të mos shijonin ose nuhatnin asgjë.
Si do të ndiheshit ju?
Çfarë do të mendonit?

Vlerësimi
Nxënësit nxiten të bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit.
Nxënësit japin mendimin e tyre për zgjidhjen e problemeve konkrete.

42
PLANI JAVOR- JAVA 7

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika : Biopsikologjia Situata e të nxënit:


Toni po ecte në rrugë, kur papritur ndaloi. “A e mbylla
derën”, - mendoi ai.
Xheni po flinte, kur papritur filloi të bërtiste. Mamaja shkoi
të shikonte çfarë kishte, por ajo i tha që ishte vetëm një
ëndërr.

Tema mësimore:
Marrëdhëniet mes proceseve të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme
Gjumi dhe ëndrrat

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:


kompetencave të fushës sipas temës vetëdije,
mësimore: pavetëdije,
Nxënësi/ja: alternim/ndryshim,
përshkruan natyrën e vetëdijes; gjumë,
njeh kuptimin e vetëdijes dhe nivelet e saj; ëndrra.
dallon format e alternuara të vetëdijes;
përshkruan kuptimin e gjumit dhe të
fazave të tij;
njeh teoritë mbi gjumin dhe ëndrrat;
vlerëson ëndrrat dhe formimin e tyre.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, E-libri, Biologji,
fletë formati A4, informacione të Sociologji.
ndryshme.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja organizon me klasën një diskutim për termat e mëposhtëm:
Çfarë quajmë vetëdije?
Cilat janë nivelet e vetëdijes?
Mësuesi/ja shënon në tabelën e zezë përgjigjet e nxënësve. Nxënësit përpiqen të japin një përcaktim të termave
Vetëdije dhe Pavetëdije.

Hapi II: VLD


Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e librit. Ai/ajo nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve të mëposhtme:
A e keni pyetur ndonjëherë veten si funksionon mendja jonë?
A jemi gjithmonë të vetëdijshëm për veprimet që kryejmë?

Argumentoni mendimin tuaj.


Më pas mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe. Ai/ajo i orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të
mësimit.
Grupi I: Format e alternuara të vetëdijes
Grupi II: Marrëdhënia mes vetëdijes dhe pavetëdijes

43
Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata nxiten që
gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë
informacionet me mësuesin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësuesi/ja, që mban
gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.

Grupi I: Nxënësit japin një shpjegim të gjendjeve të ndryshuara të ndërgjegjes.


Grupi II: Nxënësit analizojnë marrëdhënien vetëdije-pavetëdije.

Hapi III: Rrjeti i diskutimit


Duke reflektuar rreth njohurive të përftuara gjatë kësaj ore mësimore, mësuesi/ja nxit në klasë një diskutim rreth
çështjes “Kufijtë e vëmendjes sonë kontribuojnë në aksidentet e makinave dhe të këmbësorëve”.
Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre, duke sjellë shembuj konkretë nga jeta reale dhe nga
njohuritë e lëndëve të tjera.
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrika Kontrollë Njohurish dhe Detyrë, faqe 37.

Ora II
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje, për të kontrolluar njohuritë e marra në mësimin e mëparshëm:
Si mund ta përkufizoni termin vetëdije?
Cilat janë nivelet e vetëdijes?
Për të parapërgatitur nxënësit për njohuritë e reja, mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e mësipërme (1). Ai/ajo
u kërkon nxënësve t’u përgjigjen pyetjeve si më poshtë:
Cilat janë karakteristikat e gjumit?
Cilat janë fazat e gjumit?

Hapi II: Grupi i ekspertëve


Mësuesi/ja organizon nxënësit në dy grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë nxënësve të fillojnë të numërojnë (1, 2,
1, 2...) me radhë nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1, do të jenë grupi 1 i
ekspertëve dhe ata me numrin 2, do të jenë grupi 2 i ekspertëve.
Grupi 1 i ekspertëve studion teoritë mbi gjumin.
Grupi 2 i ekspertëve studion ëndrrat.

Mësuesi/ja shënon në tabelë teoritë kryesore të gjumit, ëndrrat dhe formimin e tyre.

Hapi III: Imagjinatë e drejtuar


Imagjinoni sikur njerëzit të mos mund të flinin.
Si do të ndiheshit ju? Teoritë mbi Gjumin Ëndrrat
Cilat do të ishin avantazhet dhe disavantazhet e kësaj situate?

Vlerësimi
Vlerësohen nxënësit sipas arritjeve.
Vlerësohen ata nxënës që u aktivizuan më së shumti, por edhe të tjerët.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Kontrollë Njohurish dhe Detyrë, faqe 40.

44
PLANI JAVOR- JAVA 8

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Biopsikologjia Situata e të nxënit:


Mira dhe vëllai i saj po rrinin në ballkon duke pirë
cigare. Mamaja u foli që ta linin, por ata...
Ana me shokët dhe shoqet e klasës vendosi të shpërndante
disa fletëpalosje informuese për drogat, gjumin dhe ëndrrat.

Tema mësimore
Kategoritë e drogave psikoaktive dhe efektet e tyre
Veprimtari praktike

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: drogë psikoaktive,
Nxënësi/ja: abuzimi me drogën,
përshkruan drogat psikoaktive dhe kategoritë varësia nga droga.
e tyre;
shpjegon rolin e drogave psikoaktive në
psikikë;
njeh gjendjet që krijohen prej drogave
psikoaktive.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, fletë Biologji,
formati A4, posterë. Sociologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Pasi nxënësit lexojnë detyrat e orës së mëparshme, mësuesi/ja u drejton disa pyetje, për të kontrolluar njohuritë e
marra më parë:
Çfarë kuptoni me termin vetëdije?
Cilat janë gjendjet e ndryshuara të vetëdijes? Mësuesi/ja diskuton me nxënësit për këto çështje.

Hapi II: Diagrami piramidal


Për të përgatitur nxënësit për njohuritë e reja, mësuesi/ja u lexon atyre situatën e mësipërme (2). Ai/ajo e ndan
klasën në dy grupe.
Grupi 1: Diskuton mbi drogat dhe kategoritë e tyre.
Grupi 2: Diskuton mbi abuzimin dhe varësinë ndaj drogës.

Mësuesi/ja shtron pyetjen: Cilat janë kategoritë kryesore të drogave?Ai/ajo vizaton një diagram në tabelë. Çdo
diagram i përket një grupi të caktuar nxënësish dhe plotësohet vetëm prej nxënësve të po atij grupi. Diagrami më i
plotë me shembuj dhe shpjegime shpall grupin më të saktë.

45
Hapi VI: Lexim i drejtuar
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë në libër pjesën: “Abuzimi me drogat”. Më pas ai/ajo u kërkon nxënësve të
reflektojnë mbi atë çfarë kanë kuptuar nga leximi, përmes pyetjeve:
Pse njerëzit abuzojnë me drogën?
Cilat janë trajtimet për abuzimin me drogën?

Vlerësimi
Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit.
Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale.
Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Kontrollë njohurish, faqe 43.

Ora II
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e të nxënit.
Çfarë mendimi keni ju ndaj kësaj situate?
Nxënësit ndahen në dy grupe, përkatësisht sipas bindjeve që kanë. Nxënësit mbajnë qëndrimet e tyre dhe
pozicionohen në grupin që dëshirojnë. Ata ndajnë së bashku argumentet e tyre. Secili prej grupeve përfaqësohet
nga një mendim.

Hapi II: Punë në grupe


Mësuesi/ja organizon nxënësit duke i ndarë në tri grupe. Çdo grup zgjedh përfaqësuesin e tij. Më pas mësuesi/ja
ndan temat për secilin prej tyre:

Grupi I: Drogat

Grupi II: Dëmet e drogave

Grupi III: Trajtimi i abuzuesve të drogës

Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për evidentimin dhe shtjellimin e çështjeve kryesore të trajtuara
në çdo tematikë. Më pas, rezultatin e punës së bërë deri më tani, nxënësit e pasqyrojnë në formën e një posteri,
sipas grupit përkatës. Për këtë u vjen në ndihmë mësuesja me tabakë, foto apo revista të ndryshme shkencore, si
materiale burimore.

Hapi III: Imagjinatë e drejtuar


Imagjinoni sikur njerëzit të mos e dinin çfarë sjell përdorimi i drogës.
Si do të ishte shoqëria sot?
Çfarë do të ndodhte me përdoruesit e drogës?

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Detyrë, faqe 43

46
PLANI JAVOR- JAVA 9

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Zhvillimi dhe të nxënit Situata e të nxënit:


Zhvillimi është një proces i pashmangshëm për njeriun.
Nga foshnje jeni bërë fëmijë. Nga fëmijë në adoleshentë
dhe në të ardhmen do të jeni të rritur.
Mësuesja dhe nxënësit diskutojnë për
portofolin.

Tema mësimore: Zhvillimi dhe metodat e studimit të tij Vlerësim portofoli

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: psikologjia e zhvillimit, stad zhvillimi.
Nxënësi/ja:
përshkruan zhvillimin si proces jetësor;
diskuton vazhdimësinë apo ndërprerjen e
zhvillimit;
vlerëson qëndrueshmërinë dhe
paqëndrueshmërinë e zhvillimit.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, fletë ndërkurrikulare:
formati A4, detyrat e portofolit. Biologji,
Sociologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT

Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja organizon me klasën stuhi mendimesh për termin e mëposhtëm:
Çfarë quajmë Psikologji zhvillimi?
Çfarë studion Psikologjia e zhvillimit?

Mësuesi/ja shënon në dërrasën e zezë përgjigjet e nxënësve.

Hapi II: VLD


Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e librit. Ai/ajo nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve të mëposhtme:

47
A e keni pyetur ndonjëherë si ndryshojmë ne?
Cilat janë kategoritë e zhvillimit?
Argumentoni mendimin tuaj.
Më pas nxënësit ndahen në dy grupe. Mësuesi/ja i orienton të marrin informacion rreth çështjeve të mësimit.

Grupi I: Periudhat e zhvillimit


Grupi II: Studimi i zhvillimit

Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata nxiten që
gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë
informacionet me mësuesin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësuesi/ja, që
mbajnë gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.

Grupi I: Nxënësit japin një shpjegim të periudhave të zhvillimit njerëzor.


Grupi II: Nxënësit analizojnë çështjet që studiojnë psikologët e zhvillimit.

Hapi III: Ditari dypjesësh


Mësuesi/ja organizon nxënësit të marrin informacion nga teksti ose interneti rreth metodave të kërkimit të
psikologjisë së zhvillimit. Nxënësve u kërkohet të nënvizojnë pjesët që u bëjnë më shumë përshtypje, për të cilat
duan të bëjnë ndonjë koment apo pyetje. Të gjitha këto informacione, nxënësit duhet t’i strukturojnë në një poster.
Nxënësve u lihet në dispozicion koha e përshtatshme për të bërë komentet e tyre. Pasi të jenë gati, posterët e tyre
ngjiten në tabelë dhe komentet bëhen së bashku me të gjithë nxënësit e tjerë të klasës.

Pjesët e shkëputura nga teksti Komente, pyetje, sugjerime


Posteri 1: Kërkimi ndërseksional Posteri 2: Kërkimi Si studiohen njerëzit gjatë kërkimit
gjatësor ndërseksional?

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Kontrollë njohurish, faqe 47

Ora II
Hapi I: Pyetje - Përgjigje
Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje në lidhje me detyrat që kanë realizuar dhe kanë prezantuar:
Si e keni realizuar detyrën?
Ku jeni bazuar për të realizuar këtë detyrë?
Cilat janë burimet që keni përdorur për realizimin e detyrës?
Cilat ishin pikat më të lehta për t’u realizuar dhe cilat më të vështira?
Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja i njofton ata me vlerësimin. Ai/ajo u jep mundësinë nxënësve që
kanë dëshirë ta rishohin dhe një herë detyrën e tyre, ta bëjnë atë. Këta nxënës mund ta prezantojnë përsëri
detyrën orën tjetër.

Vlerësimi
Vlerësohet aftësia për të pranuar opinionet e kundërta gjatë diskutimit. Nxënësit vlerësohen për detyrat e caktuara.

48
PLANI JAVOR- JAVA 10

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Zhvillimi dhe të nxënit Situata e të nxënit:


Jeta po shikonte një video të saj me prindërit kur ishte fëmijë.
Ajo nisi të qeshte kur pa veten që kërkonte me forcë topin që
prindërit i thoshin se nuk ekzistonte më.
Miri kishte 9 muaj që po priste që motra e tij të vinte në jetë.
Çdo muaj ai shikonte se si rritej
barku i mamit së bashku me motrën e tij.

Tema mësimore: Teoritë e zhvillimit Zhvillimi prenatal

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç: psikoseksual, psikosocial, asimilim, akomodim,
të fushës sipas temës mësimore: zigotë,
Nxënësi/ja: fetus,
përshkruan teoritë kryesore për zhvillimin embrion.
njerëzor;
krahason teoritë e zhvillimit njerëzor;
diskuton zhvillimin në periudhën e
paralindjes.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, fletë Biologji
formati A4, posterë. Sociologji

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Nxënësit ftohen të lexojnë situatën dhe të diskutojnë rreth tyre. Nga ky diskutim nxirret në pah se si zhvillohet njeriu
sipas psikologëve. Nga situata e mësipërme theksohet fakti se: zhvillimi njerëzor kalon në disa faza dhe se çdo
fazë ka karakteristikat e veta. Psikologë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme për stadet që kalon çdo fazë e
zhvillimit njerëzor.

Hapi II: Tryeza rrethore


Klasa ndahet në tri grupe të mëdha:
Grupi 1 – Teoria e zhvillimit psikoseksual sipas Frojdit
Grupi 2 – Modeli psikosocial i Eriksonit
Grupi 3 – Teoria e zhvillimit mendor të Piazhesë
Fillimisht secilit grup i jepet kohë të njihet me informacionin e tekstit. Më pas u kërkohet: Grupi 1 – evidenton
periudhat e zhvillimit sipas Frojdit.
Grupi 2 – shpjegon stadet e zhvillimit të Eriksonit dhe sfidat e secilit stad. Grupi 3 – analizon stadet e zhvillimit të
fëmijës sipas Piazhesë.
Përfaqësuesit e grupeve japin përgjigjet e pyetjeve dhe diskutohet rreth tyre.

Hapi III: Rrjeti i diskutimit


Nxënësit lexojnë shembullin e Andit dhe ftohen të diskutojnë duke iu përgjigjur pyetjes së mëposhtme:
– Si mendoni ju, a është e vërtetë se asimilimi dhe akomodimi rritin inteligjencën e fëmijës? Diskutohet në klasë
mbi argumentet pro dhe kundër.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Të mendojmë si psikologë, faqe 50

49
Ora II
Hapi I: Përvijim i të menduarit

Në këtë fazë, nëpërmjet një diskutimi të përqendruar në konceptin e mëposhtëm, rikujtohen njohuritë që nxënësit
kanë për psikologjinë. Nxënësit mundohen që me njohuritë që kanë të formojnë një hartë të mendjes, e cila tregon
lidhjen midis termave.

Hapi II: Mbajtja e strukturuar e shënimeve


Në këtë fazë të orës mësimore, pasi nxënësit janë ndarë në grupe dhe janë njohur me materialin informues në tekst,
u kërkohet të organizojnë grafikisht këto njohuri, në një fletë A4.
Punimet e tyre afishohen në mur dhe përfaqësuesit e grupeve i lexojnë ato.

Hapi III: Diskutim i lirë


Mësuesi/ja e organizon këtë fazë të orës së mësimit duke u kërkuar nxënësve të reflektojnë për teratogjenet dhe
ndikimin e tyre në lindjen e fëmijës.

Vlerësimi
Vlerësohen argumentet e sjella nga nxënësit. Nxënësit që lidhin argumentin me shembullin. Vlerësohen
argumentet e sjella nga nxënësit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 53.

50
PLANI JAVOR- JAVA 11

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Zhvillimi dhe të nxënit Situata e të nxënit:


Provoni të fusni gishtin tuaj në gojën e një foshnjeje. Ai ose
ajo do të fillojë menjëherë ta thithë atë. Ky është një reagim me
të cilin foshnja lind, por që kalon me kalimin e kohës.
2. Një prind është i shqetësuar për fëmijët e tij (parashkollor)
dhe ju drejtohet juve për ndihmë. Shqetësimi i tij është se
fëmija flet shumë pak fjalë. Mosha e tij është 3 vjec.

Tema mësimore: Foshnjëria Fëmijëria

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:


të fushës sipas temës mësimore: reflekse,
Nxënësi/ja: atashim,
diskuton dhe shpjegon zhvillimin në ankthi i ndarjes,
foshnjëri; ankthi ndaj të panjohurit,
diskuton dhe shpjegon zhvillimin në fëmijëri. operacional konkret,
paraoperacional,
egocentrizëm.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 12, e-libri, Biologji,
fletë formati A4, posterë, informacione nga Sociologji.
interneti, revista etj.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Shtrohet për diskutim situata: Kur fëmija shfaq reflekset e para? Çfarë mendimi keni ju? Nxënësit ndahen në dy
grupe, përkatësisht sipas bindjeve që kanë.
Nxënësit mbajnë qëndrimet e tyre dhe pozicionohen në grupin që dëshirojnë. Nxënësit ndajnë së bashku
argumentet e tyre. Secili prej grupeve përfaqësohet nga një poster.
Hapi II: Grupi i ekspertëve
Mësuesi/ja organizon klasën në katër grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë nxënësve të fillojnë të numërojnë (1, 2, ,3,
4; 1, 2, 3, 4...) me radhë nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1 do të jenë grupi 1
i ekspertëve, ata me numrin 2 do të jenë grupi 2 i ekspertëve, ata me numrin 3 do të jenë grupi 3 i ekspertëve dhe
ata me numrin 4 do të jenë grupi 4 i ekspertëve.

Grupi 1 i ekspertëve studion reflekset dhe zhvillimin fizik te foshnjat.


Grupi 2 i ekspertëve studion zhvillimin gjuhësor dhe atë të emocioneve te foshnjat.
Grupi 3 i ekspertëve studion zhvillimin mendor te foshnjat.
Grupi 4 i ekspertëve studion zhvillimin social të foshnjat.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i shkruajnë mendimet e tyre në një fletë formati. Nxënësit i diskutojnë së bashku
duke sjellë argumente dhe kundërargumente ndaj mendimit të shokëve. Mësuesi/ja shënon në tabelë disa prej
rasteve të trajtuara saktë dhe disa të trajtuara jo siç duhet. Më pas nxënësit kthejnë fletën nga banka dhe e
vendosin atë mënjanë.
Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve argumentet e sakta dhe më pas ndalon në shpjegimin e gjykimeve jo të sakta.
Ora II
Hapi 1: VLD
Nxënësit lexojnë për fëmijërinë. Mësuesi/ja nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve të mëposhtme:

51
Si ndryshon foshnjëria prej fëmijërisë? Cilat janë zhvillimet kryesore në këtë fazë?
Argumentoni mendimin tuaj.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Të mendojmë si psikologë dhe Detyrë, faqe 56.

Hapi II: Grupi i ekspertëve


Mësuesi/ja organizon nxënësit në katër grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë nxënësve të fillojnë të numërojnë (1, 2, ,3,
4; 1, 2, 3, 4...) me radhë nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1 do të jenë grupi 1
i ekspertëve, ata me numrin 2 do të jenë grupi 2 i ekspertëve, ata me numrin 3 do të jenë grupi 3 i ekspertëve dhe
ata me numrin 4 do të jenë grupi 4 i ekspertëve.
Grupi 1 i ekspertëve studion reflekset dhe zhvillimin fizik në fëmijëri.
Grupi 2 i ekspertëve studion zhvillimin gjuhësor dhe atë të emocioneve në fëmijëri.
Grupi 3 i ekspertëve studion zhvillimin mendor në fëmijëri.
Grupi 4 i ekspertëve studion zhvillimin social në fëmijëri.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i shkruajnë mendimet e tyre në një fletë formati. Nxënësit i diskutojnë së bashku
duke sjellë argumente dhe kundërargumente ndaj mendimit të shokëve. Mësuesi/ja shënon në tabelë disa prej
rasteve të trajtuara saktë dhe disa të trajtuara jo siç duhet. Më pas nxënësit kthejnë fletën nga banka dhe e
vendosin atë mënjanë.
Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve argumentet e sakta dhe më pas ndalon në shpjegimin e gjykimeve jo të sakta.

Hapi III: Marrëdhëniet në dyshe


Mësuesi/ja organizon nxënësit në çifte. Njëri nga anëtarët e çiftit sjell një situatë në të cilin një prind i shqetësuar
për fëmijën e tij i drejtohet psikologut të shkollës për ndihmë, sepse: Fëmija është tre vjeç dhe flet shumë pak fjalë.
Anëtari tjetër i çiftit analizon situatën duke argumentuar se si ndikohet perceptimi nga nevojat.

Në klasë diskutohet situata e trajtuar nga disa prej çifteve.

Vlerësimi
Vlerësohen argumentet e sjella nga nxënësit. Nxënësit që lidhin argumentin me shembullin. Vlerësohen
argumentet e sjella nga nxënësit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Kontroll njohurish dhe Detyrë, faqe 58.

52
PLANI JAVOR- JAVA 12

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Zhvillimi dhe të nxënit Situata e të nxënit:


1. G. Stanley Hall ishte një nga psikologët që përshkroi
adoleshencën. Ai mendonte se në këtë stad
moshor ekziston një tension mes pjekurisë
biologjike dhe varësisë sociale.
“Në moshën20- vjeçare shqetësohemi për atë që të tjerët
mendojnë për ne. Në moshën 40-vjeçare nuk na intereson çfarë
të tjerët mendojnë për ne. Në moshën 60-vjeçare zbulojmë se të
tjerët nuk kanë menduar fare për ne.” Anonim

Tema mësimore: Adoleshenca Mosha e rritur dhe pleqëria

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyçe:


të fushës sipas temës mësimore: adoleshencë,
Nxënësi/ja: operacional formal,
diskuton zhvillimin në adoleshencë; egocentrizëm,
vlerëson periudhën personale të zhvillimit identitet,
dhe rëndësinë që ka ajo për jetën mosha e rritur, pleqëri,
përshkruan ndryshimet fizike në moshën e mendimi postformal.
rritur;
shpjegon karakteristikat e zhvillimit socio-
emocional në moshën e rritur;
diskuton zhvillimet në moshën e pleqërisë.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 12, e-libri, fletë Biologji, Sociologji.
formati A4, informacione nga interneti,
revista etj.
Portfolio e nxënësit

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Diskutim rreth njohurive paraprake
Mësuesi/ja vendos një fjalë apo një koncept kryesor që lidhet me materialin që nxit përgjigje nga nxënësit. P.sh.:
Çfarë është zhvillimi? Cilat janë fazat e zhvillimit?

Mësuesi/ja aktivizon nxënësit të punojnë në fletore më pas në tabelë. Diskutohet dhe argumentohen
përgjigjet.
Hapi II: Ditari trepjesësh
Nxënësve u kërkohet që të lexojnë temën mësimore. ‒ Çfarë është adoleshenca?

53
Ata udhëzohen të nënvizojnë pjesë që u bëjnë përshtypje dhe që për to janë informacion i ri, pjesët që i bëjnë
përshtypje për të cilat duan të thonë diçka apo që kanë pyetje.
Nxënësve u lihet kohë që të gjitha shënimet e tyre t’i hedhin në një fletë formati A4. Në kolonën e parë shënohen
pjesët që nxënësit kanë shkëputur nga teksti. Në kolonën e dytë shënohen komentet apo shënimet që nxënësit
kanë. Kolona e tretë i lihet mësuesit për të bërë komentet.

Citimi nga libri Komenti i nxënësit Komenti i mësuesit


1. Çfarë është adoleshenca? 1. 1.
2. Cilat janë karakteristikat e kësaj 2. 2.
moshe?
3. Cili është roli i familjes dhe i 3. 3.
moshatarëve në adoleshencë?
Mësuesi/ja nxit diskutime mes nxënësve nëpërmjet pyetjeve.
Hapi III: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Nxënësit reflektojnë në mënyrë kritike: A mendoni se adoleshenca dhe karakteristikat e saj njihen nga të gjithë?
Mësuesi/ ja nxit diskutimin midis rolit të familjes dhe rolit të moshatarëve gjatë moshës së adoleshencës.
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Të mendojmë si psikologë, faqe 61.

Ora II
Hapi I: Stuhi mendimesh
Pasi mësuesi/ja prezanton temën e mësimit në tabelë, nxënësit nxiten në një diskutim për pyetjet e mëposhtme:
Çfarë përfaqëson mosha e rritur?
Po pleqëria?
Mësuesi/ja shënon në tabelë përgjigjet e nxënësve.

Hapi II: Tabela e koncepteve


Klasa organizohet në dy grupe pune. Në dy posterë të veçantë shënohen dy fjalët kyç. Nxënësit orientohen që të
lexojnë tekstin dhe të plotësojnë tabelat me çdo informacion që ata mendojnë se është i rëndësishëm.
Mosha e rritur Pleqëria

Më pas, nxënësit kontrollojnë informacionin e tyre të parë me atë të nxjerrë nga libri. Ata diskutojnë së bashku për
materialet e përzgjedhura, të cilat prezantohen nga liderët e grupeve.

Hapi III: Shkrim i lirë


Mësuesi/ja orienton nxënësit rreth asaj pse pleqëria është një kohë reflektimi për jetën. Shpjegoni pse ndodh
kështu.

Vlerësimi
Vlerësohen nxënësit që kanë sjellë shembuj të qartë lidhur me temën. Vlerësohet aftësia për të pranuar opinionet
e kundërta gjatë diskutimit.
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 64.

54
PLANI JAVOR- JAVA 13

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Zhvillimi dhe të nxënit Situata e të nxënit:


Nxënësit sjellin informacione, foto dhe video të fëmijërisë së
tyre.
Situata të krijuara nga vetë nxënësit.
Varianti A, Varianti B.

Tema mësimore: Veprimtari praktike: Nga foshnjëria në adoleshencë


Përsëritje - Studimi i Psikologjisë dhe Biopsikologjia/ testim i njohurive

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:


kompetencave të fushës sipas temës Zhvillimi dhe të nxënit
mësimore:
Nxënësi/ja:
Analizon dhe vlerëson zhvillimin nga
foshnjëria deri në adoleshencë.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, fletë Biologji,
formati A4, detyrat e portofolit. Sociologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të tregojnë fotot që kanë sjellë me vete, kur kanë qenë fëmijë. Ata diskutojnë së
bashku si kanë qenë dhe si janë sot, si kanë ndryshuar.

Hapi II: Punë në grupe


Mësuesi/ja organizon nxënësit duke i ndarë në dy grupe. Çdo grup zgjedh përfaqësuesin e tij. Më pas mësuesi/ja
ndan temat për secilin prej tyre:

Grupi I: Fëmijëria
Grupi II: Adoleshenca
Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për evidentimin dhe shtjellimin e çështjeve kryesore të trajtuara
në çdo tematikë. Më pas, rezultatin e punës së bërë deri më tani, nxënësit e pasqyrojnë në formën e një posteri,
sipas grupit përkatës. Për këtë ju vjen në ndihmë mësuesja me tabakë, foto apo revista të ndryshme shkencore si
materiale burimore.

Hapi III: Imagjinatë e drejtuar


Imagjinoni sikur njerëzit të mos mbanin mend asgjë nga fëmijëria e tyre.
Si do të silleshin ata?

Hapi IV: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja drejton disa pyetje për të kontrolluar përvetësimin e njohurive të marra në mësimin e kaluar.
Ç’kuptojmë me termin zhvillim?
Cili janë fazat kryesore të zhvillimit?

55
Vlerësimi
Gjatë kësaj ore, nxënësit vlerësohen për:
aftësinë për të lidhur temën e re me njohuritë e mëparshme;
aftësinë për të prezantuar mendimin e tyre.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Të mendojmë si psikologë

Ora II
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja organizon një konkurs duke e organizuar klasën në 2 grupe pune. Çdo grup zgjedh liderin e tij. Lideri i
drejtohet tryezës së mësuesit dhe zgjedh njërën prej fushave.
Fusha 1 - Tematika 1, Studimi i psikologjisë. Fusha 2 - Tematika 2, Biopsikologjia.

Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për hartimin e 10 pyetjeve, të cilat duhet të përmbledhin
përkatësisht tematikën që është shënuar te fusha. Grupi i parë i drejton pyetjet grupit të dytë… e me radhë.
Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 2 pikë.
Në qoftë se përgjigjja është jo e plotë, atëherë grupi vlerësohet me një pikë.
Në qoftë se asnjë nuk e di përgjigjen, atëherë përgjigjet ai nxënës që bëri pyetjen dhe i fal grupit të tij 2 pikë.
Pikët e grupeve shënohen në tabelë.
Nxënësit diskutojnë së bashku çështje të ndryshme të të dy tematikave.

Në fund të orës mësuesi/ja shpall grupin fitues.


Për një gjykim sa më të drejtë sugjerohet që të plotësohet tabela si më poshtë, të cilën mësuesi/ja e ka fotokopjuar
në dy fleta dhe e ka shpërndarë te dy liderët e grupeve.

Nr. Grupi 1 Grupi 2


Pyetja 1
2
3


10
Totali i pikëve 20

Hapi II: Pyetje - Përgjigje


Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve testet. Pasi ata i shohin mësuesi/ja u shpjegon atyre paqartësitë që ata mund të
kenë për pyetje të veçanta, përgjigjet që mund të japin etj.
Në fund të orës mësuesi/ja mbledh testet për t’i vlerësuar ato.

Vlerësimi
Nxënësit nxiten të bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit. Nxënësit vlerësohen për përvetësimin e njohurive.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rishikim i njohurive, përsëritje.

56
PLANI JAVOR- JAVA 14

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Zhvillimi dhe të nxënit Situata e të nxënit:


Procesi i tretjes te qentë e studiuar nga Pavllovi ka të bëjë
me kushtëzimin klasik.
Ana po luante me shoqet. Njëra prej tyre e kaloi rrugën
vetëm pa një të rritur. Edhe Ana provoi të bënte të njëjtën
gjë...

Tema mësimore: Kushtëzimi klasik Kushtëzimi operant

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyçe:


fushës sipas temës mësimore: të mësuarit, kushtëzimi klasik, kushtëzimi operant.
Nxënësi/ja:
përshkruan paradigmën e kushtëzimit klasik;
përshkruan paradigmën e kushtëzimit operant;
përshkruan parimet e të nxënit observues dhe
kognitiv;
shpjegon funksionimin e të nxënit vëzhgues;
analizon qasjet kognitive të të nxënit;
dallon kushtëzimin klasik, operant dhe të nxënit
observues dhe kognitiv nga jeta e përditshme.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Psikologjia 11, fletë formati A4, ndërkurrikulare:
informacione nga interneti, revista etj. Biologji,
Sociologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Pasi mësuesi/ja prezanton temën e mësimit në tabelë, nxënësit nxiten në një diskutim për pyetjet e mëposhtme:
Çfarë është të mësuarit? Pse shërben ai?
Mësuesi/ja shënon në tabelë përgjigjet e nxënësve.
Hapi II: Tabela e koncepteve
Klasa organizohet në dy grupe pune. Në dy posterë të veçantë shënohen dy fjalët kyç. Nxënësit orientohen që të
lexojnë tekstin dhe të plotësojnë tabelat me çdo informacion që ata mendojnë se është i rëndësishëm.

Kushtëzimi klasik Parimet e kushtëzimit klasik

Më pas, nxënësit kontrollojnë informacionin e tyre të parë me atë të nxjerrë nga libri. Ata diskutojnë së bashku për
materialet e përzgjedhura, të cilat prezantohen nga liderët e grupeve.
Hapi III: Shkrim i lirë
Mësuesi/ja orienton nxënësit rreth ndikimit të kushtëzimit klasik në sjelljen njerëzore.
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 67.

57
Ora II
Hapi IV: Rrjeti i diskutimit
Shtrohet për diskutim situatën e mësipërme (2).
Çfarë mendimi keni ju ndaj kësaj situate? Pse Ana veproi kështu?
Pasi ka lexuar situatën, nxënësit ndahet në dy grupe, përkatësisht sipas bindjeve që kanë, pro ose kundër veprimit
të Anës. Nxënësit mbajnë qëndrimet e tyre dhe pozicionohen në grupin që ata dëshirojnë. Nxënësit ndajnë së
bashku argumentet e tyre. Secili prej grupeve përfaqësohet me nga një poster.

Hapi V: Grupi i ekspertëve


Mësuesi/ja organizon klasën në tri grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë nxënësve të fillojnë të numërojnë (1, 2, 1, 2,,...)
me radhë nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1 do të jenë grupi 1 i ekspertëve,
dhe ata me numrin 2 do të jenë grupi 2 i ekspertëve.
Grupi 1 i ekspertëve studion kushtëzimin veprues.
Grupi 2 i ekspertëve studion të mësuarin social.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i shkruajnë mendimet e tyre në një fletë formati. Nxënësit i diskutojnë së bashku,
duke sjellë argumente dhe kundër argumente ndaj mendimit të shokëve. Mësuesi/ja shënon në tabelë disa prej
rasteve të trajtuar saktë dhe disa të trajtuar jo siç duhet. Më pas nxënësit kthejnë fletën nga banka dhe e vendosin
atë mënjanë.
Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve argumentet e sakta dhe më pas ndalon në shpjegimin e gjykimeve jo të sakta.

Hapi VI: Marrëdhëniet në dyshe


Mësuesi/ja organizon klasën në çifte. Njëri nga anëtarët e çiftit lexon situatën në rubrikën Të mendojmë si
psikologë. Anëtari tjetër i çiftit analizon situatën, duke argumentuar se si ndikohen njerëzit nga të mësuarit veprues
dhe social.

Në klasë diskutohen situatat e trajtuara nga disa prej çifteve.

Vlerësimi
Nxënësit nxiten të bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit. Nxënësit japin mendimin e tyre për zgjidhjen e problemeve konkrete.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Detyrë, faqe 69.

58
PLANI JAVOR- JAVA 15

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Zhvillimi dhe të nxënit Situata e të nxënit:


Gjuha është tepër e rëndësishme për t’iu lënë vetëm
gjuhëtarëve.
Heidegger
Situata të krijuara nga vetë nxënësit.

Tema mësimore: Gjuha, struktura dhe zhvillimi i saj Përsëritje – Biopsikologjia dhe Zhvillimi dhe të Nxënit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç: gjuhë,


fushës sipas temës mësimore: simbol,
Nxënësi/ja: të folurit.
përkufizon strukturën dhe funksionin e gjuhës;
zbërthen lidhjen mes gjuhës dhe të menduarit;
diskuton efektet e zhvillimit në përvetësimin e
gjuhës.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, fletë ndërkurrikulare:
formati A4, posterë. Biologji,
Sociologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT

Ora I
Hapi I: VLD
Nxënësit udhëzohen të lexojnë tekstin nga libri dhe pasi janë njohur me materialin informues në tekst, u kërkohet të
organizojnë grafikisht këto njohuri, në një fletë A4.
Në mënyrë specifike kërkohet nga nxënësit të bëjnë lidhjen mes të gjuhës, të folurit dhe të menduarit.
Punimet e tyre afishohen në mur dhe përfaqësuesit e grupeve i lexojnë ato.

Hapi II: Diskutim i lirë


Mësuesi/ja e organizon këtë fazë të orës së mësimit duke u kërkuar nxënësve të reflektojnë për gjuhën dhe të
folurit. Ata fillimisht diskutojnë në dyshe, pastaj shkëmbejnë idetë me tërë klasën.

Hapi III: Të mendojmë si psikologë


Nxënësit ndahen në dy grupe ekspertësh dhe debatojnë për gjërat që mund të bëjnë prindërit për të zhvilluar të
folurit te fëmijët:
Grupi I parë i ekspertëve mbron idenë se duke u lexuar fëmijëve vazhdimisht libra zhvillohet të folurit e tyre.
Grupi I dytë i ekspërtëve mbron idenë se të folurit më së miri zhvillohet nëse fëmija u ekspozohet mjeteve të
teknologjisë.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 71.

59
Ora II
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja organizon një konkurs, duke e organizuar klasën në 2 grupe pune. Çdo grup zgjedh liderin e tij. Lideri i
drejtohet tryezës së mësuesit dhe zgjedh njërën prej fishave.
Fusha 1 – Biopsikologjia.
Fusha 2 – Zhvillimi dhe të nxënit.

Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për hartimin e 10 pyetjeve, të cilat duhet të përmbledhin
përkatësisht çështjen që është shënuar te fisha. Grupi i parë i drejton pyetjet grupit të dytë… e me radhë.
Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 2 pikë.
Në qoftë se përgjigjja është jo e plotë, atëherë grupi vlerësohet me një pikë.
Në qoftë se asnjë nuk e di përgjigjen, atëherë përgjigjet ai nxënës që bëri pyetjen dhe i fal grupit të tij 2 pikë.
Pikët e grupeve shënohen në tabelë.
Nxënësit diskutojnë së bashku probleme të ndryshme të të dyja çështjeve.

Hapi II: Shkrim i drejtuar


Secili prej grupeve krijon një ese në lidhje me çështjen që ai ka trajtuar që në fillim të orës.
Esetë janë të shkruara në fleta formati A4 dhe, pasi përfundohen, dorëzohen në tryezën e mësuesit/es. Mësuesi/ja
cakton dy liderët të zgjedhin nga një fletë dhe të lexojnë esenë që u ka rënë në mënyrë të rastësishme. Secila prej
eseve do të vlerësohet me 4 pikë.
Në fund të orës, mësuesi/ja shpall grupin fitues.
Për një gjykim sa më të drejtë sugjerohet që të plotësohet tabela si më poshtë, të cilën mësuesi e ka fotokopjuar në dy
fleta dhe e ka shpërndarë te dy liderët e grupeve.

Nr. Grupi 1 Grupi 2


Pyetja 1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
Totali i pikëve
20

Vlerësimi
Vlerësohen argumentet e sjella nga nxënësit. Nxënësit që lidhin argumentin me shembullin. Vlerësohen
argumentet e sjella nga nxënësit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Përsëritje (tematika 2 dhe 3)

60
PLANI JAVOR- JAVA 16

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Kognitiviteti Situata e të nxënit:


Kujtesa afatgjatë është si një kartë krediti magjike me para
të pakufizuara dhe pa datë skadimi.
Mira ishte ulur në divan dhe po kujtonte disa lojëra të
fëmijërisë së saj.

Tema mësimore: Llojet e kujtesës Ruajtja e kujtesës

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç: kujtesë, kodim, depozitim,


fushës sipas temës mësimore: harresa,
Nxënësi/ja: hipermnezia.
përshkruan konceptin e kujtesës;
përcakton sistemet e kujtesës;
vlerëson mënyrën se si bëhet regjistrimi dhe
përdorimi i informacionit të kujtesës;
përshkruan harresën dhe shkaqet e saj;
krahason metodat e përmirësimit të kujtesës;
diskuton mbi konceptet kryesore të tematikës.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, fletë ndërkurrikulare:
formati A4, diskutime nga ekspertë të ndryshëm. Biologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja organizon një konkurs, duke e organizuar klasën në 2 grupe pune. Çdo grup zgjedh liderin e tij. Lideri i
drejtohet tryezës së mësuesit dhe zgjedh njërën prej fushave.
Fusha 1 - llojet e kujtesës.
Fusha 2 - stadet e kujtesës.

Llojet e kujtesës Stadet e kujtesës

Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për hartimin e 10 pyetjeve, të cilat duhet të përmbledhin
përkatësisht çështjen që është shënuar te fisha. Grupi i parë i drejton pyetjet grupit të dytë… e me radhë.
Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 2 pikë.
Në qoftë se përgjigjja është jo e plotë, atëherë grupi vlerësohet me një pikë.
Në qoftë se asnjë nuk e di përgjigjen, atëherë përgjigjet ai nxënës që bëri pyetjen dhe i fal grupit të tij 2 pikë.
Pikët e grupeve shënohen në tabelë.
Nxënësit diskutojnë së bashku probleme të ndryshme të të dyja çështjeve.

Hapi II: Marrja e rolit të tjetrit


Secili prej grupeve duhet të paraqesë dy situata në të cilat anëtarët e grupeve marrin rolet përkatëse.
Grupi 1 merr rolin e njerëzve me kujtesë afatshkurtër.
Grupi 2 merr rolin e individëve me kujtesë afatgjatë.
Grupet përcjellin mesazhin e tyre nëpërmjet një posteri ose fletëpalosje. Çdo situatë e realizuar siç duhet,

61
vlerësohet nga mësuesi/ja me 2 pikë.

Hapi VI: Shkrim i drejtuar


Secili prej grupeve krijon një ese në lidhje me çështjen që ai ka trajtuar që në fillim të orës.
Esetë janë të shkruara në fleta formati A4 dhe, pasi përfundohen, dorëzohen në tryezën e mësuesit/es. Mësuesi/ ja
cakton dy liderët të zgjedhin nga një fletë dhe të lexojnë esenë që u ka rënë në mënyrë të rastësishme. Secila prej
eseve do të vlerësohet me 4 pikë.

Në fund të orës mësuesi/ja shpall grupin fitues.


Për një gjykim sa më të drejtë sugjerohet që të plotësohet tabela si më poshtë, të cilën mësuesi/ja e ka fotokopjuar
në dy fleta dhe e ka shpërndarë te dy liderët e grupeve.

Nr. Grupi 1 Grupi 2


Pyetja 1
Situata 1
Ese
Gjithsej pikë

Ora II
Hapi I: Përvijim i të menduarit
Në këtë fazë, nëpërmjet një diskutimi të përqendruar në konceptin e mëposhtëm, rikujtohen njohuritë që nxënësit
kanë për kujtesën. Nxënësit mundohen që me njohuritë që kanë të formojnë një hartë të mendjes, e cila tregon
lidhjen midis termave.

Hapi II: Mbajtja e strukturuar e shënimeve


Në këtë fazë të orës mësimore, pasi nxënësit janë ndarë në grupe dhe janë njohur me materialin informues në tekst,
u kërkohet të organizojnë grafikisht këto njohuri, në një fletë A4.
Punimet e tyre afishohen në mur dhe përfaqësuesit e grupeve i lexojnë ato.

Hapi III: Diskutim i lirë


Mësuesi/ja e organizon këtë fazë të orës së mësimit duke u kërkuar nxënësve të reflektojnë për harresën dhe
shkaqet e saj.
Vlerësimi
Vlerësohen nxënësit që kanë sjellë shembuj të qartë lidhur me temën. Vlerësohet aftësia për të pranuar opinionet
e kundërta gjatë diskutimit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 78.

62
PLANI JAVOR – JAVA 17

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Kognitiviteti Situata e të nxënit:


A e dini se: Tomas Edisoni ka marrë patentën e mbi
100 shpikjeve. Por disa besojnë se ai ka ndikuar pak në
njohuritë shkencore.
Shumë pak njerëz mund të jenë goditur nga molla. Por
ishte Isak Njutoni, i cili përmes mendimit kreativ e
shfrytëzoi këtë histori për të zhvilluar teorinë e gravitetit.

Tema mësimore: Elementet bazë të mendimit Pengesat që lidhen me mendimin

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyçe:


fushës sipas temës mësimore: të menduarit, problem,
Nxënësi/ja: zgjidhje,
përshkruan funksionet e të menduarit; pengesë,
shpjegon strategjitë e të menduarit; strategji.
diskuton strategjitë dhe pengesat për zgjidhjen e
problemeve dhe marrjen e vendimeve.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, fletë Biologji, Sociologji.
formati A4, informacione nga interneti.

Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja shënon në tabelë temën e mësimit. Nxënësit nxiten në një diskutim rreth pyetjeve të mëposhtme:
Çfarë është të menduarit?
Cilat janë funksionet e tij?

Mësuesi/ja strukturon përgjigjet e nxënësve dhe i shënon ato në tabelë.

Hapi II: Tabela e koncepteve


Klasa organizohet në dy grupe pune. Në dy posterë të veçantë shënohen dy fjalët kyç. Nxënësit orientohen që të
lexojnë tekstin dhe të plotësojnë tabelat me çdo informacion që mendojnë se është i rëndësishëm.

Të menduarit Zgjidhja e Problemeve

Më pas, nxënësit kontrollojnë informacionin e tyre të parë me atë të nxjerrë nga libri. Ata diskutojnë së bashku për
materialet e përzgjedhura të cilat prezantohen nga liderët e dy grupeve.

Hapi III: Shkrim i lirë


Mësuesi/ja orienton nxënësit të krijojnë një shkrim të lirë me temë “Sa ndikon zgjidhja e problemeve në jetën
tonë?”.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 81.
Ora II
Hapi I: Rrjeti i diskutimit

63
Shtrohet për diskutim situata e mësipërme (2). Çfarë mendimi keni ju ndaj kësaj situate? Kush mendoni se kishte
të drejtë?
Nxënësit ndahen në dy grupe, përkatësisht sipas bindjeve që kanë.
Nxënësit mbajnë qëndrimet e tyre dhe pozicionohen në grupin që ata dëshirojnë. Ata ndajnë së bashku argumentet
e tyre. Secili prej grupeve përfaqësohet nga një poster.

Hapi II: Grupi i ekspertëve


Mësuesi/ja organizon nxënësit në tri grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë atyre të fillojnë të numërojnë (1, 2, 3 1, 2, 3...)
me radhë nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1, do të jenë grupi 1 i ekspertëve,
ata me numrin 2 do të jenë grupi 2 i ekspertëve, ata me numrin 3 do të jenë grupi 3 i ekspertëve.

Grupi 1 i ekspertëve studion pengesat në zgjidhjen e problemit.


Grupi 2 i ekspertëve studion gjuhën dhe zhvillimin e saj.
Grupi 3 i ekspertëve studion ndërveprimin mes gjuhës dhe mendimit.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i shkruajnë mendimet e tyre në një fletë formati. Nxënësit i diskutojnë së bashku
duke sjellë argumente dhe kundërargumente ndaj mendimit të shokëve. Shënohen në tabelë disa prej rasteve
të trajtuara saktë dhe disa të trajtuara jo siç duhet. Më pas nxënësit kthejnë fletën nga banka dhe e vendosin atë
mënjanë.
Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve argumentet e sakta dhe më pas ndalon në shpjegimin e gjykimeve jo të sakta.

Hapi III: Marrëdhëniet në dyshe


Mësuesi/ja organizon klasën në çifte. Njëri nga anëtarët e çiftit lexon rubrikën Të mendojmë si psikologë. Anëtari
tjetër i çiftit analizon situatën duke argumentuar se si ndikohet perceptimi nga nevojat.

Në klasë diskutohen situatat e trajtuara nga disa prej çifteve.

Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për aftësinë për të integruar njohuritë e tyre fillestare në një përkufizim.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 83.

64
PLANI JAVOR – JAVA 18

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Kognitiviteti Situata e të nxënit:


“Duhet të jeni të kujdesshëm, nëse jeni i mirë në diçka.
Sigurohuni që jo domosdoshmërisht mund të jeni dhe aq i mirë
edhe në gjërat e tjera. Unë kam qenë shumë i suksesshëm në
zhvillimin e softuerit, por njerëzit prisnin nga unë zgjuarsi edhe
për tema të tjera të cilat nuk i bëja dot.”
Bill Gates
Nuk ekziston asnjë njeri që të mos jetë i aftë të bëjë më shumë nga
sa mendon ai se mund të bëjë.”
Henri Ford

Tema mësimore: Perspektivat dhe teoritë mbi inteligjencën Vlerësimi i inteligjencës

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç: inteligjencë, inteligjent, aftësi,


kompetencave të fushës sipas temës koeficient inteligjence.
mësimore:
Nxënësi/ja:
analizon kuptimin mbi inteligjencën;
vlerëson teoritë mbi inteligjencën;
përshkruan si testohet inteligjenca;
shpjegon zhvillimin e testeve të
inteligjencës;

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, Biologji, Sociologji.
fletë formati A4, informacione të
ndryshme, revista shkencore, tezat e
provimit.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Stuhi Mendimesh
Mësuesja thekson faktin se inteligjenca është aftësia për të përdorur proceset mendore në ballafaqim me botën.

Hapi II: VLD


Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e librit f. 113. Ai/ajo nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve të
mëposhtme:
A ka të bëjë inteligjenca me aftësinë për të mësuar shpejt?
A është inteligjenca aftësi për të zgjidhur probleme? Argumentoni mendimin tuaj.
Më pas mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe. Ai/ajo i orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të

65
mësimit.

Grupi I: Natyra e inteligjencës

Grupi II: Teoritë e inteligjencës


Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata nxiten që
gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë
informacionet me mësuesin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësuesi/ja, që mban
gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.

Grupi I jep një shpjegim të natyrës së inteligjencës.

Grupi II Analizon teoritë për inteligjencën.

Hapi III: Rrjeti i diskutimit


Duke reflektuar rreth njohurive të përftuara gjatë kësaj ore mësimore, mësuesi/ja nxit në klasë një diskutim rreth
çështjes: “A mendoni se inteligjenca zgjidh problemet e vështira të njerëzve?”
Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre, duke sjellë shembuj konkretë nga jeta reale dhe nga
njohuritë e lëndëve të tjera.
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrikat Kontroll njohurish dhe Të mendojmë si psikologë, faqe 86.

Ora II
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje, për të kontrolluar njohuritë e marra në mësimin e mëparshëm:
Si mund ta përkufizoni termin inteligjencë?
Cilat janë teoritë mbi inteligjencën?
Për të parapërgatitur nxënësit për njohuritë e reja, mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e mësipërme (1). Ai/ajo
u kërkon nxënësve t’u përgjigjen pyetjeve si: Si mund ta vlerësojmë inteligjencën?

Hapi II: Grupi i ekspertëve


Mësuesi/ja organizon klasën në dy grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë nxënësve të fillojnë të numërojnë (1, 2, 1, 2...)
me radhë nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1 do të jenë grupi 1 i ekspertëve,
dhe ata me numrin 2 do të jenë grupi 2 i ekspertëve.

Grupi 1 i ekspertëve studion testet psikologjike për inteligjencën.


Grupi 2 i ekspertëve studion pikët e koeficientit të inteligjencës.

Testet Psikologjike Koeficienti i


Inteligjencës

Mësuesi/ja shënon në tabelë si testohet inteligjenca.

Hapi III: Imagjinatë e drejtuar


Supozoni sikur të gjithë të kishim të njëjtin KI. A do të ndryshonin shoqëritë nga mënyra se si janë sot?

Vlerësimi
Nxënësit nxiten të bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit. Nxënësit vlerësohen për përvetësimin e njohurive.
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrika Detyrë, faqe 89.

66
PLANI JAVOR – JAVA 19

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika 4: Kognitiviteti Situata e të nxënit:


Inteligjenca është e mësuar apo e lindur?
2. Nxënësit po luanin mos u nxeh me njëri-tjetrin. Teknikat
që përdornin për të zgjidhur situatat e ndryshme, ishin mjaft
interesante.

Tema mësimore Çështjet e inteligjencës Veprimtari praktike: A jemi inteligjentë?

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:


kompetencave të fushës sipas inteligjent,
temës mësimore: inteligjencë emocionale.
Nxënësi/ja:
vlerëson inteligjencën
emocionale;
përshkruan konceptin e
inteligjencës.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, Biologji, Sociologji.
e-libri, fletë formati A4, posterë.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi IV: Stuhi mendimesh
Pasi nxënësit lexojnë detyrat e orës së mëparshme, mësuesi/ja u drejton disa pyetje për të kontrolluar njohuritë e
marra më parë:
Çfarë kuptoni me termin inteligjencë? Inteligjenca
Si testohet inteligjenca?
Mësuesi/ja diskuton me nxënësit për këto çështje.

Hapi V: Diagrami piramidal


Për të përgatitur nxënësit për njohuritë e reja, mësuesi/ja u lexon atyre situatën e mësipërme (2). Ai/ajo e ndan klasën
në dy grupe.
Grupi 1: Diskuton mbi inteligjencën e lindur apo e mësuar.
Grupi 2: Diskuton mbi inteligjencën emocionale.

Mësuesi/ja shtron pyetjen: Inteligjenca e lindur apo e mësuar? Ai/ajo vizaton një diagram në tabelë. Çdo diagram i
përket një grupi të caktuar nxënësish dhe plotësohet vetëm prej nxënësve të po atij grupi. Diagrami më i plotë me
shembuj dhe shpjegime shpall grupin më të saktë.

67
Hapi VI: Lexim i drejtuar
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë në libër pjesën: “Paragjykimet kulturore të testeve”.
Më pas ai/ ajo u kërkon nxënësve të reflektojnë mbi atë çfarë kanë kuptuar nga leximi, përmes pyetjeve:
A mund të jenë testet paragjykuese?

Vlerësimi
Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit.
Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale.
Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 92.

Ora II
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën 1.
Çfarë mendimi keni ju ndaj kësaj situate?
Përkatësisht sipas bindjeve që ka, nxënësit ndahen në dy grupe. Nxënësit mbajnë qëndrimet e tyre dhe pozicionohen
në grupin që ata dëshirojnë. Nxënësit ndajnë së bashku argumentet e tyre. Secili prej grupeve përfaqësohet nga
një mendim.
Hapi II: Punë në grupe
Mësuesi/ja organizon nxënësit duke i ndarë në dy grupe. Çdo grup zgjedh përfaqësuesin e tij. Më pas mësuesi/ja
ndan temat për secilin prej tyre:

Grupi I: Inteligjenca

Grupi II: Testimi i inteligjencës

Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për evidentimin dhe shtjellimin e çështjeve kryesore të trajtuara
në çdo tematikë. Më pas, rezultatin e punës së bërë deri më tani, nxënësit e pasqyrojnë në formën e një posteri,
sipas grupit përkatës. Për këtë ju vjen në ndihmë mësuesja me tabakë, foto apo revista të ndryshme shkencore si
materiale burimore.

Hapi III: Imagjinatë e drejtuar


Imagjinoni sikur njerëzit të mos ishin inteligjentë.
Si do të ishte shoqëria sot?
A do të ishte bota kaq e zhvilluar?

Detyrat dhe puna e pavarur


Përsëritje

68
PLANI JAVOR – JAVA 20

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Kognitiviteti Situata e të nxënit:


Tematika: Proceset Shoqërore Personi i plotësuar nuk i kupton nevojat e të uriturve.
Proverb irlandez.

Tema mësimore:
Përsëritje: Të nxënit dhe kognitiviteti
Perspektivat mbi motivimin

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:


kompetencave të fushës sipas temës të nxënë,
mësimore: kognitivitet,
Nxënësi/ja: motive,
diskuton të nxënit dhe kognitivitetin motivacion,
njeh motivet dhe motivacionin; nevoja.
shpjegon teoritë mbi motivacionin.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, fletë Biologji, Sociologji.
formati A4, informacione të ndryshme.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja organizon një konkurs, duke e ndarë klasën në 2 grupe pune. Çdo grup zgjedh liderin e tij. Lideri i
drejtohet tryezës së mësuesit dhe zgjedh njërën prej fushave.
Fusha 1 - Të menduarit
Fusha 2 - Inteligjenca

Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për hartimin e 10 pyetjeve, të cilat duhet të përmbledhin
përkatësisht çështjen që është shënuar te fisha. Grupi i parë i drejton pyetjet grupit të dytë… e me radhë.
Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 2 pikë.
Në qoftë se përgjigjja është jo e plotë, atëherë grupi vlerësohet me një pikë.
Në qoftë se asnjë nuk e di përgjigjen, atëherë përgjigjet ai nxënës që bëri pyetjen dhe i fal grupit të tij 2 pikë.
Pikët e grupeve shënohen në tabelë.
Nxënësit diskutojnë së bashku probleme të ndryshme të të dyja çështjeve.

Hapi II: Shkrim i drejtuar


Secili prej grupeve krijon një ese në lidhje me çështjen që ai ka trajtuar që në fillim të orës.
Esetë janë të shkruara në fleta formati A4 dhe, pasi përfundohen, dorëzohen në tryezën e mësuesit/es. Mësuesi/ ja
cakton dy liderët të zgjedhin nga një fletë dhe të lexojnë esenë që u ka rënë në mënyrë të rastësishme. Secila prej
eseve do të vlerësohet me 4 pikë.

69
Në fund të orës, mësuesi/ja shpall grupin fitues.
Për një gjykim sa më të drejtë sugjerohet që të plotësohet tabela si më poshtë, të cilën mësuesi/ja e ka fotokopjuar në
dy fleta dhe e ka shpërndarë te dy liderët e grupeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Përsëritje

Ora II
Hapi I: Harta e konceptit
Pasi mësuesi/ja prezanton temën e mësimit në tabelë, shënon poshtë saj konceptet kyç:

Mësuesi/ja u drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje mbi konceptet në tabelë:
Çfarë kuptoni me motivacion?
Si motivoheni ju në jetën tuaj?

Hapi II: VLD


Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e librit. Ai/ajo nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve të mëposhtme:
A e keni pyetur ndonjëherë veten çfarë ju ka motivuar ta bëni këtë?
Çfarë e ka shkaktuar sjelljen tuaj? Argumentoni mendimin tuaj.

Më pas mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe. Ai/ajo i orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të
mësimit.

Grupi I: Pikëpamjet biologjike dhe frojdiste për motivimin

Grupi II: Pikëpamjet kognitive dhe humaniste për motivimit

Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata nxiten që
gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë
informacionet me mësuesin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësuesi/ja, që mban
gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.

Vlerësimi
Vlerësohen argumentet e sjella nga nxënësit. Nxënësit që lidhin argumentin me shembullin.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Kontrollë njohurish dhe detyrë, faqe 95.

70
PLANI JAVOR – JAVA 21

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Proceset Shoqërore Situata e të nxënit: 1. Për psikologët, një motivim është një
nevojë apo dëshirë që aktivizon sjelljen dhe e drejton atë drejt
një qëllimi.
2. Si do të ishte bota nëse asnjë nuk do të ndiente gëzim apo
hidhërim, trishtim apo
dashuri, frikë apo zemërim? A do të donit të jetonit në një botë
të tillë?

Tema mësimore:
Fushat e sjelljes së motivuar te njerëzit
Perspektiva për emocionet

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç: motive,


kompetencave të fushës sipas motiv biologjik dhe social,
temës mësimore: emocion.
Nxënësi/ja:
njeh motivet dhe motivacionin;
klasifikon motivet;
njeh dhe krahason teoritë kryesore
të emocionit
përshkruan emocionin dhe teoritë
për emocionin.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, Biologji Sociologji
e-libri, fletë formati A4.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: VLD
Mësuesi/ja shtron për diskutim llojet e ndryshme të motiveve.
Më pas mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe. Ai/ajo i orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të
mësimit.

Grupi I: Motivet biologjike


Grupi II: Motivet sociale

Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata nxiten që
gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë
informacionet me mësuesin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësuesi/ja, që mban
gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.
Diskutim i hapur. Ku ndryshon motivi biologjik nga motivi social?

Hapi III: Shkrim i lirë. Në cilat lloje të sjelljes do të kishte ndryshime, nëse vetëm motivimi i jashtëm do të ishte i
mundur? Si do të ishin këto ndryshime?
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 97.

71
Ora II
Hapi i I: DI
Mësuesi/ja e ndan tabelën në tri kolona: Di – Dua të di – Mësova.
Nxënësve u kërkohet të thonë ato çfarë dinë për psikologjinë dhe fushat e saj. Mendimet e tyre shënohen në
kolonën e parë (Di). Mësuesi/ja nxit mendimet e nxënësve nëpërmjet pyetjeve:
Çfarë dini ju për emocionet?
Si ndahen emocionet?
Përgjigjet strukturohen dhe shënohen në tabelë, në kolonën Di.

DI DUA TË DI MËSOVA
Emocione (përkufizimi)
Llojet e emocioneve

Hapi i II: Dua të di


Mësuesi/ja pyet nxënësit se çfarë dëshirojnë të dinë ata më shumë për disiplinat, komponentët dhe teoritë e
emocioneve.
Pyetjet e tyre strukturohen në kolonën Dua të di.

DI DUA TË DI MËSOVA
Emocione (përkufizimi) Cilat janë komponentët e emo-
Llojet e emocioneve cioneve?
Cilat janë teoritë kryesore mbi
emocionet?

Mësuesi/ja jep shpjegimet përkatëse duke transmetuar njohuritë e reja te nxënësit. Ata i diskutojnë së bashku dhe i
konkretizojnë edhe me shembuj aktualë, duke shfrytëzuar të gjitha burimet që u ofrohen (teksti, interneti etj.).

Hapi i III: Mësova


Mësuesi/ja pyet nxënësit se çfarë mësuan ata gjatë kësaj ore. Ato çfarë kanë mësuar dhe informacionet që kanë
zbuluar nxënësit, shënohen në kolonën Mësova.

DI DUA TË DI MËSOVA
Emocione (përkufizimi) Cilat janë komponentët e Komponenti fiziologjik, i
Llojet e emocioneve emocioneve? sjelljes dhe njohës.
Cilat janë teoritë kryesore mbi Teoria Xhejms–Lang, teoria
emocionet? Shahter–Singer, Teoria
Kenon–Bard.

Vlerësimi
Vlerësohen nxënësit që shpjegojnë saktë përmbajtjen e motivacionit dhe emocioneve. Vlerësohen nxënësit që
krijojnë marrëdhënie pozitive me njëri-tjetrin.
Detyrat dhe puna e pavarur
Nxënësit përdorin mjete të ndryshme të informacionit për të mbledhur informacione mbi rolin e emocioneve në jetën
e njerëzve.

72
PLANI JAVOR – JAVA 22

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Proceset shoqërore Situata e të nxënit:


“Për lajmet e zemrës pyesni fytyrën”.
Proverb guinean
“Zemërimi nuk do të duket kurrë, për aq kohë sa mendimet e
pakënaqësisë mbahen thellë.”
Buda

Tema mësimore: Interpretimi dhe shprehja emocionale Fushat e sjelljes emocionale

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:


kompetencave të fushës sipas temës rregullat e shfaqjes; emocione bazike; emocione parësore;
mësimore: inteligjencë emocionale.
Nxënësi/ja:
përshkruan llojet e emocioneve;
shpjegon inteligjencën emocionale;
vlerëson funksionet adaptuese të
emocioneve.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, Biologji, Sociologji.
fletë formati A4, Informacione nga
interneti, revista etj.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Pasi mësuesi/ja prezanton temën e mësimit në tabelë. Nxënësit nxiten në në një diskutim për pyetjet e
mëposhtme:
Çfarë janë emocionet?
Si shfaqen emocionet?
Emocion

Mësuesi/ja shënon në tabelë përgjigjet e nxënësve.


Hapi II: Tabela e koncepteve
Klasa organizohet në dy grupe pune. Në dy posterë të veçantë shënohen dy fjalët kyç. Nxënësit orientohen që të
lexojnë tekstin dhe të plotësojnë tabelat me çdo informacion që ata mendojnë se është i rëndësishëm.

Llojet e emocioneve Shprehja e emocioneve

Më pas, nxënësit kontrollojnë informacionin e tyre të parë me atë të nxjerrë nga libri. Ata diskutojnë së bashku për
materialet e përzgjedhura të cilat prezantohen nga liderët e grupeve.

Hapi III: Shkrim i lirë


Mësuesi/ja orienton nxënësit rreth ngjashmërisë kulturore në shprehjen e emocioneve. Shpjegoni pse ndodh
kështu.
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 103.

73
Ora II
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Shtroni për diskutim situatën në figurën në libër.
Çfarë mendimi keni ju ndaj kësaj situate?
Cilat janë emocionet që shpreh çdo fytyrë në figurë?
Kërkojini nxënësve të ndahen në dy grupe, pasi kanë lexuar situatën. Përkatësisht sipas bindjeve që ata kanë, pro
ose kundër kësaj shprehjeje.
Nxënësit mbajnë qëndrimet e tyre dhe pozicionohen në grupin që ata dëshirojnë. Nxënësit ndajnë së bashku
argumentet e tyre. Secili prej grupeve përfaqësohet nga një poster.

Hapi II: Grupi i ekspertëve


Klasa organizohet në tri grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë nxënësve të fillojnë të numërojnë (1, 2, 1, 2,...) me radhë
nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1, do të jenë grupi 1 i ekspertëve, dhe ata me
numrin 2, do të jenë grupi 2 i ekspertëve, ata me numrin 3 do të jenë grupi 3 i ekspertëve.

Grupi 1 i ekspertëve: Do të studiojë evolucionin e emocioneve.


Grupi 2 i ekspertëve: Do të studiojë funksionet adaptuese të emocioneve.
Grupi 3 i ekspertëve: Do të studiojë inteligjencën emocionale.
Nxënësit i shkruajnë mendimet e tyre në një fletë formati. Nxënësit i diskutojnë së bashku duke sjellë argumente dhe
kundërargumente ndaj mendimit të shokëve. Mësuesi/ja shënon në tabelë disa prej rasteve të trajtuara saktë dhe
disa të trajtuara jo siç duhet. Më pas nxënësit kthejnë fletën nga banka dhe e vendosin atë mënjanë. Mësuesi/ja u
shpjegon nxënësve argumentet e sakta dhe më pas ndalon në shpjegimin e gjykimeve jo të sakta.

Hapi III: Marrëdhëniet në dyshe


Mësuesi/ja organizon klasën në çifte. Njëri nga anëtarët e çiftit sjell një situatë në të cilin pjesëmarrësve u treguan
disa foto dhe njerëzit i përjetuan ato duke shprehur emocione të ndryshme. Anëtari tjetër i çiftit analizon situatën
duke argumentuar se si ndikohen njerëzit në shprehjen e mocioneve.

Në klasë diskutohen situatat e trajtuara nga disa prej çifteve.

Vlerësimi
Nxënësit nxiten të bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit.
Nxënësit japin mendimin e tyre për zgjidhjen e problemeve konkrete.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Projekt – faqe 107.

74
PLANI JAVOR – JAVA 23

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Proceset shoqërore Situata e të nxënit:


A e keni pyetur ndonjëherë veten: Kush jam unë? Përgjigjet i
gjeni duke iu referuar personalitetit tuaj.

Varianti A, Varianti B.

Tema mësimore: Projekt – Qëndrimet ndaj pirjes së duhanit Testim

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:


kompetencave të fushës sipas temës Personalitet
mësimore:
Nxënësi/ja:
shpjegon kuptimin e personalitetit;
trajton faktorët e personalitetit;
vlerëson teoritë e personalitetit.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, fletë Biologji, Sociologji.
formati A4, detyrat e portofolit.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje në lidhje me finalizimin e projektit.
A kishit vështirësi në realizimin e projektit?
Cila fazë e punës ishte më e vështira?

Hapi II: Punë në grupe


Mësuesi/ja i ka ndarë nxënësit në grupe në fillim të projektit. Çdo grup zgjedh përfaqësuesin e tij, i cili bën një
përmbledhje të punës të secilit të anëtarëve të grupit.
Nxënësit prezantojnë projektet e tyre. Mësuesi/ja i dëgjon me vëmendje, së bashku me nxënësit e tjerë, duke
mbajtur shënimet përkatëse për pyetje, sqarime si dhe për vlerësimin e punës.

Hapi III: Diskutim i lirë


Nxënësit mund t’i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit për punën e bërë.

Ora I
Hapi I: Pyetje - Përgjigje
Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve tezat e provimit. Pasi ata i shohin mësuesi/ja u shpjegon atyre paqartësitë që
ata mund të kenë për pyetje të veçanta, përgjigjet që mund të japin etj.
Në fund të orës mësuesi/ja mbledh tezat e provimit për t’i vlerësuar ato.

75
PLANI JAVOR – JAVA 24

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Shkalla: V Klasa: XI


Psikologji

Tematika: Proceset shoqërore Situata e të nxënit:


A e keni pyetur ndonjëherë veten: Kush jam unë? Përgjigjet i
gjeni duke iu referuar personalitetit tuaj.

Tema mësimore: Vlerësim portfolio Perspektiva për personalitetin

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:


kompetencave të fushës sipas Personalitet
temës mësimore:
Nxënësi/ja:
shpjegon kuptimin e personalitetit;
trajton faktorët e personalitetit;
vlerëson teoritë e personalitetit.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia Biologji
11, fletë formati A4, detyrat e Sociologji
portofolit.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Pyetje - Përgjigje
Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje në lidhje me detyrat që ata kanë realizuar dhe kanë prezantuar:
Si e keni realizuar detyrën?
Ku jeni bazuar për të realizuar këtë detyrë?
Cilat janë burimet që keni përdorur për realizimin e detyrës?
Cilat ishin pikat më të lehta për t’u realizuar dhe cilat më të vështira?
Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja i njeh ata me vlerësimin. Ai/ajo u jep mundësinë nxënësve që kanë
dëshirë ta rishohin dhe një herë detyrën e tyre, ta bëjnë atë. Këta nxënës mund ta prezantojnë përsëri detyrën orën
tjetër.

Hapi I: Rrjeti i diskutimit


Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje në lidhje me finalizimin e projektit.
A kishit vështirësi në realizimin e projektit?
Cila fazë e punës ishte më e vështira?

Hapi II: Punë në grupe


Mësuesi/ja i ka ndarë nxënësit në grupe në fillim të projektit. Çdo grup zgjedh përfaqësuesin e tij, i cili bën një
përmbledhje të punës të secilit të anëtarëve të grupit.
Nxënësit prezantojnë projektet e tyre. Mësuesi/ja i dëgjon me vëmendje, së bashku me nxënësit e tjerë, duke
mbajtur shënimet përkatëse për pyetje, sqarime, si dhe për vlerësimin e punës.

Hapi III: Diskutim i lirë


Nxënësit mund t’i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit për punën e bërë.

76
Ora II
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja drejton disa pyetje për të kontrolluar përvetësimin e njohurive të marra nga mësimet e kaluara.

Hapi II: Insert


Nxënësit ndahen në grupe. Secilit prej tyre u shpërndahet një tabelë me shenjat e mëposhtme:

(informacion i - (informacion + (informacion i ri) ? (informacion i


njohur) ndryshe) paqartë)

Nxënësit lexojnë me kujdes informacionin në tekst dhe vendosin shenjat përkatëse sipas udhëzimit të mësuesit/es.
Pasi përfundon punën, çdo grup sjell tabelën, e cila afishohet në mur dhe bëhet krahasimi i tyre. Në këtë mënyrë
del në pah informacioni i paqartë, çka sjell mundësinë e shkëmbimit të mendimeve mes grupeve ose të shpjegimit
nga mësuesi/ja.

Hapi III: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje


Mësuesi/ja fton nxënësit të reflektojnë rreth situatës së mësipërme (2) duke shtruar pyetjet e mëposhtme:
Si mendoni, cilit personalitet i përkisni ju?
A i përshtatet sjellja juaj karakteristikave të këtij tipi?

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore, nxënësit vlerësohen për:
aftësinë për të lidhur temën e re me njohuritë e mëparshme;
aftësinë për të prezantuar mendimin e tyre.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Të mendojmë si psikologë, faqe 110.

77
PLANI JAVOR- JAVA 25

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Proceset shoqërore Situata e të nxënit: A munden astrologët dhe horoskopi t’ju përshkruajnë
saktë ju dhe jetën tuaj? Shkruesit e horoskopit dhe astrologët i
përshkruajnë tiparet e personalitetit tuaj, në mënyrë të tillë që të mund
të gjenden pothuajse te të gjithë njerëzit. Duke qenë se ato synojnë që të
jenë të aplikueshme për çdo person, ato nuk tregojnë të vërteta për tiparet
individuale të personalitetit.
Sa shpesh keni dëgjuar për një fëmijë si “i lehtë”, “i vështirë”, derisa e
keni njohur vetë atë?
Cilit tip temperamenti i përkisni ju?

Tema mësimore: Vlerësimi i personalitetit. Aspekte të veçanta të personalitetit

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:


kompetencave të fushës sipas vlerësim i personalitetit;
temës mësimore: test i personalitetit;
Nxënësi/ja: temperament; koncept i vetes.
shpjegon burimet e të dhënave të
personalitetit;
diskuton mbi konceptin e vetes;
vlerëson ndikimin e të tjerëve në
personalitet.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia Biologji, Sociologji.
11, e-libri, fletë formati A4,
informacione të ndryshme,
revista shkencore, tezat e
provimit.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja organizon një konkurs, duke e organizuar klasën në 2 grupe pune. Çdo grup zgjedh liderin e tij. Lideri i
drejtohet tryezës së mësuesit dhe zgjedh njërën prej fushave.
Fusha 1 - procedurat kërkimore Fusha 2 - metodat kërkimore

Metodat Kërkimore Procedurat Kërkimore

Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për hartimin e 10 pyetjeve, të cilat duhet të përmbledhin
përkatësisht çështjen që është shënuar te fisha. Grupi i parë i drejton pyetjet grupit të dytë… e me radhë.
Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 2 pikë.
Në qoftë se përgjigjja është jo e plotë, atëherë grupi vlerësohet me një pikë.
Në qoftë se asnjë nuk e di përgjigjen, atëherë përgjigjet ai nxënës që bëri pyetjen dhe i fal grupit të tij 2 pikë.
Pikët e grupeve shënohen në tabelë.
Nxënësit diskutojnë së bashku probleme të ndryshme të të dyja çështjeve.
Në fund të orës, mësuesi/ja shpall grupin fitues.

78
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Të mendojmë si psikologë, faqe 64.

Ora II
Hapi I: Përvijimi i të menduarit
Në këtë fazë, nëpërmjet një diskutimi të përqendruar në konceptin e mëposhtëm, rikujtohen njohuritë që nxënësit
kanë për psikologjinë. Nxënësit mundohen që me njohuritë që kanë të formojnë një hartë të mendjes, e cila tregon
lidhjen midis termave.

Hapi II: Marrja e rolit të tjetrit


Secili prej grupeve duhet të paraqesë dy situata, në të cilat anëtarët e grupeve marrin rolet përkatëse.
Gr. 1 merr rolin e njerëzve me personalitet sanguin dhe kolerik.
Gr. 2 merr rolin e individëve me personalitet flegmatik dhe melankolik. Grupet përcjellin mesazhin e tyre nëpërmjet
një posteri ose fletëpalosjeje.

Hapi V: Imagjinatë e drejtuar


Organizohet klasa në katër grupe pune. Çdo grup ka detyrat si më poshtë:
Grupi 1 - Lexohet situata dhe shtrohet për diskutim me nxënësit: Mira është gjithmonë e qeshur, optimiste dhe e
këndshme me shokët dhe shoqet.
Cilin tip personaliteti zotëron Mira?
Grupi 2 - Imagjinoni sikur Mira të bërtiste dhe zemërohej menjëherë.
Cilin tip personaliteti do të kishte ajo në këtë rast?
Grupi 3 - Imagjinoni sikur Mira papritur të bëhej e ftohtë dhe jo shumë e afrueshme.
Cili do të ishte personaliteti i saj në këtë rast?
Grupi 4 - Po sikur Mira të ishte pesimiste për jetën dhe të ardhmen?
- Cili do të ishte personaliteti i saj?
Hapi VI: Rrjeti i diskutimit
Mësuesja shtron për diskutim situatën e mësipërme. Ai/ajo u kërkon nxënësve të sjellin në klasë shembuj të tipave
të ndryshëm të personalitetit dhe të ndikimit të të tjerëve në personalitetin tonë.

Vlerësimi
Vlerësohen nxënësit që shpjegojnë saktë përmbajtjen e personalitetit. Vlerësohen nxënësit që krijojnë marrëdhënie
pozitive me njëri-tjetrin.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Detyrë, faqe 114.

79
PLANI JAVOR- JAVA 26

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Proceset shoqërore Situata e të nxënit:


Shumica e njerëzve janë zakonisht me shëndet
të mirë fizik. Sidoqoftë ata mund të ftohen, të
kenë dhimbje koke, dhimbje shpine etj., gjatë
jetës së tyre. Në mënyrë të ngjashme, shumica e
njerëzve konsiderohen të përshtatur mirë, edhe
pse nganjëherë kanë shpërthime emocionale
të pakontrolluara. Por, kur problemet e tyre
emocionale janë të rënda, ata mund të kenë nevojë për ndihmë nga të
tjerët.

Tema mësimore: Perspektivat mbi sjelljen jonormale Përsëritje dhe diskutim

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:


kompetencave të fushës sipas Sjellje jonormale
temës mësimore:
Nxënësi/ja:
përshkruan sjelljen jonormale;
klasifikon sjelljen jonormale;
dallon sjelljet e shëndetshme
mendore.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 11, Biologji, Sociologji.
posterë, fletë formati A4.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Diskutim për njohuritë paraprake
Fillimisht, mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje për të kontrolluar përvetësimin e njohurive të marra në
mësimin e kaluar:
Pse njeriu në situata të ndryshme sillet në mënyra të ndryshme?
Për të bërë lidhjen me temën e re, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të thonë çfarë dinë rreth termit sjellje njerëzore.

Sjellja e njeriut

Hapi II: Përvijim i të menduarit


Në këtë fazë, nëpërmjet një diskutimi të përqendruar në konceptin e mëposhtëm, rikujtohen njohuritë që nxënësit
kanë për sjelljen jonormale e njeriut. Nxënësit mundohen që me njohuritë që kanë, të formojnë një hartë të
mendjes, e cila tregon lidhjen midis termave.

80
Hapi III: Rrjeti i diskutimit
Mësuesja shtron për diskutim situatën në rubrikën të mendojmë si psikologë. Argumentoni përgjigjen.

Hapi IV: Të lexuarit në bashkëveprim


Mësuesi/ja organizon nxënësit të punojnë në dyshe sipas bankave ku ata janë. Ai/ajo kërkon nga nxënësit që të
lexojnë me kujdes situatën në tekstin e nxënësit.
Duke bashkëpunuar në dyshe, njëri nga nxënësit duhet të mbajë qëndrim pro idesë së situatës, kurse nxënësi
tjetër duhet të mbajë qëndrim kundër idesë së situatës. Mendimet e tyre nxënësit duhet t’i hedhin në fletë dhe
pastaj t’i diskutojnë me nxënësit e tjerë të klasës.

Mësuesi/ja strukturon mendimet e nxënësve dhe i shkruan ato në tabelë duke plotësuar kolonat e mësipërme.

Vlerësimi
Për vlerësimin mund të mbahet parasysh:
realizimi i kompetencave të orës së mësimit;
aftësia e nxënësve për të komunikuar dhe për të argumentuar idetë e tyre dhe të të tjerëve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Detyrë, faqe 117

Ora II
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja organizon një konkurs, duke e ndarë klasën në 2 grupe pune. Çdo grup zgjedh liderin e tij. Lideri i
drejtohet tryezës së mësuesit/es dhe zgjedh njërën prej fushave.
Fusha 1 - Kognitiviteti
Fusha 2 – Proceset shoqërore
Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për hartimin e 10 pyetjeve, të cilat duhet të përmbledhin
përkatësisht çështjen që është shënuar te fusha. Grupi i parë i drejton pyetjet grupit të dytë… e me radhë.
Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 2 pikë.
Në qoftë se përgjigjja është jo e plotë, atëherë grupi vlerësohet me një pikë.
Në qoftë se asnjëri nuk e di përgjigjen, atëherë përgjigjet ai nxënës që bëri pyetjen dhe i fal grupit të tij 2 pikë.
Pikët e grupeve shënohen në tabelë.
Nxënësit diskutojnë së bashku probleme të ndryshme të të dyja çështjeve.
Për fund të orës, mësuesi/ja shpall grupin fitues.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Përsëritje fq. 118.
Rubrika Projekt fq. 122.

81
PLANI JAVOR – JAVA 27

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: SOCIOKULTURA Situata e të nxënit:


Meli po ecte në rrugë, kur pa dy të rinj me prejardhje
racore të ndryshme të kapur për dore. Ajo u vrenjt në
fytyrë dhe tundi kokën.

Tema mësimore: Njohja shoqërore Projekt

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç: psikologji sociale, paragjykim, diskriminim,


kompetencave të fushës sipas temës qëndrim.
mësimore:
Nxënësi/ja:
njeh konceptet psikologji sociale,
perceptim social dhe njohje shoqërore;
analizon konceptet e paragjykimit dhe
diskriminimit;
demonstron qëndrime joparagjykuese në
jetën personale.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, ndërkurrikulare:
fletë formati A4,. Biologji, Sociologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I

Hapi 1: Stuhi mendimesh Mësuesi/ja organizon me klasën stuhi mendimesh për termin Psikologji sociale.

Ai/ajo thekson faktin se psikologjia sociale është psikologjia e jetës së përditshme.

Hapi II: VLD


Shtrohet për diskutim situata 1. Mësuesi/ja nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve të mëposhtme:
A e keni pyetur ndonjëherë veten pse mendojmë dhe sillemi kështu?
Nga na vijnë këto mendime dhe qëndrime? Argumentoni mendimin tuaj.

82
Më pas mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe. Ai/ajo i orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të
mësimit.
Grupi I: Paragjykimet dhe stereotipet.
Grupi II: Qëndrimet.
Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata nxiten që
gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë
informacionet me mësuesin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësuesi/ja, që mban
gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.

Grupi I: Nxënësit japin një shpjegim të zhvillimit të paragjykimeve dhe stereotipave.


Grupi II: Nxënësit japin një shpjegim të zhvillimit të qëndrimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 64.

Ora II: Projekt


Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje në lidhje me finalizimin e projektit.
A kishit vështirësi në realizimin e projektit?
Cila fazë e punës ishte më e vështira?

Hapi II: Punë në grupe


Mësuesi/ja i ka ndarë nxënësit në grupe në fillim të projektit. Çdo grup zgjedh përfaqësuesin e tij, i cili bën një
përmbledhje të punës të secilit të anëtarëve të grupit.
Nxënësit prezantojnë projektet e tyre. Mësuesi/ja i dëgjon me vëmendje, së bashku me nxënësit e tjerë, duke
mbajtur shënimet përkatëse për pyetje, sqarime, si dhe për vlerësimin e punës.

Hapi III: Diskutim i lirë


Nxënësit mund t’i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit për punën e bërë.

Vlerësimi
Vlerësohen nxënësit nga diskutimet grupore dhe argumentet e sjella.
Vlerësohet realizimi i projektit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Të mendojmë si psikologë, faqe 64.

83
PLANI JAVOR- JAVA 28

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: SOCIOKULTURA Situata e të nxënit:


Dashuria në vetvete është qetësi, turbullimet vijnë nga
individët
Proverb kinez
Pyetni njëri-tjetrin se si e përshkruani ju
veten.

Tema mësimore: Marrëdhëniet Shoqërore Ndikimi Social

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: miqësi,
Nxënësi/ja: dashuri,
njeh tërheqjen reciproke, miqësinë dhe intimitet,
dashurinë; vetëkoncept,
analizon ndikimin shoqëror dhe marrëdhëniet grup,
shoqërore; bindje,
njeh karakteristikat e grupit; konformizëm,
përshkruan proceset grupore; pajtim.
analizon bindjen, konformizmin dhe pajtimin.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurriku-


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, fletë lare:
formati A4,. Biologji, Sociologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: VLD
Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata nxiten që
gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë
informacionet me mësuesin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësuesi/ja, që mban
gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.
Shtrohet për diskutim:
- Pse kemi nevojë për miq?
- Si i zgjedhim miqtë tanë?
Argumentoni mendimin tuaj.

Hapi II: Rrjeti i diskutimit


Duke reflektuar rreth njohurive të përftuara gjatë kësaj ore mësimore, mësuesi/ja nxit në klasë një diskutim rreth
çështjes: “A ndieni keqardhje apo pendesë kur nuk keni komunikim apo mbani mëri me ndonjë shok apo anëtar të
familjes?”
Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre duke sjellë shembuj konkretë nga jeta reale dhe nga
njohuritë e lëndëve të tjera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrikat Kontrollë njohurish dhe Detyrë, faqe 125.

84
Ora 2

Hapi I: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje, për të kontrolluar njohuritë e marra në mësimin e mëparshëm:
Si mund ta përkufizoni termin psikologji sociale?
Çfarë janë paragjykimet dhe diskriminimi?
Për të parapërgatitur nxënësit për njohuritë e reja, mësuesi/ja shtron për diskutim situatën në faqe 150. Ai/ajo u
kërkon nxënësve t’i përgjigjen pyetjes si më poshtë:
Si e përshkruani ju veten?

Hapi II: Grupi i ekspertëve


Mësuesi/ja organizon klasën në dy grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë nxënësve të fillojnë të numërojnë (1, 2, 1, 2...)
me radhë nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1 do të jenë grupi 1 i ekspertëve,
dhe ata me numrin 2 do të jenë grupi 2 i ekspertëve.
Grupi 1 i ekspertëve studion grupet.
Grupi 2 i ekspertëve studion bindjen dhe konformizmin.

Hapi III: Imagjinatë e drejtuar


Imagjinoni sikur njerëzit të mos jetonin së bashku. Si do të ishte bota sot? Çfarë do të mendonit për të tjerët?

Vlerësimi
Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit.
Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale.
Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Të mendojmë si psikologë, faqe 128.

85
PLANI JAVOR- JAVA 29

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: SOCIOKULTURA Situata e të nxënit:


Eni ishte duke parë filmin vizatimor të preferuar. Për një
moment ai ngrihet dhe fillon të gjuajë në ajër si heroi i filmit
që po ndiqte.
Ne jetojmë tani në një fshat global dhe jemi si një familje e
vetme. Është përgjegjësia jonë të sjellim miqësi dhe dashuri
nga të gjitha vendet e ndryshme në mbarë botën dhe të jetojmë
së bashku në paqe.”
Jackie Chan

Tema mësimore: Agresiviteti dhe sjellja ndihmuese Diversiteti socio-kulturor midis individëve

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:


të fushës sipas temës mësimore: agresivitet;
Nxënësi/ja: altruizëm;
përshkruan agresivitetin; kulturë individualiste;
demonstron qëndrime altruiste në jetën kulturë kolektiviste.
personale;
vlerëson sjelljen ndihmuese;
përshkruan kategoritë kulturore dhe
shoqërore;
kupton ndikimin social dhe kulturor midis
individëve;
njeh variacionet mes individëve dhe grupeve
në fenomenet psikologjike.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor, Psikologjia 11, fletë formati Biologji, Sociologji.
A4.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Pasi nxënësit lexojnë detyrat e orës së mëparshme, mësuesi/ja u drejton disa pyetje, për të kontrolluar njohuritë e
marra më parë:
Çfarë kuptoni me termin psikologji sociale?
Si formohen qëndrimet dhe paragjykimet?
Mësuesi/ja diskuton me nxënësit për këto çështje.

Hapi II: Diagrami piramidal


Për të përgatitur nxënësit për njohuritë e reja mësuesi/ja u lexon atyre situatën në faqen 153. Ai/ajo e ndan klasën
në tre grupe.
Grupi 1 diskuton sjelljen agresive.
Grupi 2 diskuton mbi kontrollin e agresivitetit.
Grupi 3 diskuton mbi altruizmin.

86
Mësuesi/ja shtron pyetjen:
Agresiviteti apo altruizmi?
Ai/ajo vizaton një diagram në tabelë. Çdo diagram i përket një grupi të caktuar nxënësish dhe plotësohet vetëm prej
nxënësve të po atij grupi. Diagrami më i plotë me shembuj dhe shpjegime shpall grupin më të saktë.

Hapi III: Lexim i drejtuar


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë në libër rubrikën Të mendojmë si psikologë, faqe 155, pika 2.
Më pas ai/ajo u kërkon nxënësve të reflektojnë mbi atë çfarë kanë kuptuar nga leximi, përmes pyetjeve:
- Pse po dhe pse jo?
- A do të përbënte ndryshim nëse personi që vjedh do të ishte vajzë apo djalë?

Vlerësimi
Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit.
Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale.
Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Detyrë, faqe 131.

Ora II
Hapi I: Stuhi mendimesh
Nxënësit ftohen të lexojnë situatën në faqen 156 dhe të diskutojnë rreth tyre. Nga ky diskutim nxirret në pah se
si njerëzit janë të ndryshëm në kultura të ndryshme. Nga situata e mësipërme theksohet fakti se: edhe pse të
ndryshëm, duhet të bashkëpunojmë. Psikologë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme për ndikimin e kulturës në
sjelljen njerëzore.

Hapi II: Tryeza rrethore


Klasa ndahet në dy grupe të mëdha: Grupi 1 – Diversiteti socio-kulturor; Grupi 2 – Ndikimet socio-kulturore;
Fillimisht secilit grup i jepet kohë të njihet me informacionin e tekstit. Më pas u kërkohet:
Grupi 1 evidenton rëndësinë e diversitetit socio-kulturor.
Grupi 2 shpjegon ndikimet socio-kulturore.
Përfaqësuesit e grupeve japin përgjigjet e pyetjeve dhe diskutohet rreth tyre.

Hapi III: Rrjeti i diskutimit


Nxënësit lexojnë rubrikën Të mendojmë si psikologë, faqe 158 dhe ftohen të diskutojnë duke iu përgjigjur pyetjes
së mëposhtme:
Pse mendoni që kjo është e vërtetë ose jo? Diskutohet në klasë mbi argumentet pro dhe kundër.

Vlerësimi
Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit.
Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale.
Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Detyrë, faqe 134.

87
PLANI JAVOR – JAVA 30

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: SOCIOKULTURA/ NORMAT, TË Situata e të nxënit:


DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË Në kohët e mëparshme njerëzit me çrregullime
psikologjike etiketoheshin si të çmendur.

Tema mësimore:
Përsëritje
Perspektiva për trajtimin e çrregullimeve psikologjike

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç: diagnostikim, psikoterapi.


fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
përshkruan trajtimin e sjelljes jonormale;
rolin e psikologut klinik;
dallon teknikat ndërhyrëse.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Psikologjia 1, fletë formati A4, ndërkurrikulare:
informacione nga revista shkencore. Biologji

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja organizon një konkurs, duke e ndarë klasën në 2 grupe pune. Çdo grup zgjedh liderin e tij. Lideri i
drejtohet tryezës së mësuesit dhe zgjedh njërën prej fushave.
Fusha 1 – Proceset shoqërore
Fusha 2 – Socio-Kultura
Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për hartimin e 10 pyetjeve, të cilat duhet të përmbledhin
përkatësisht çështjen që është shënuar te fusha. Grupi i parë i drejton pyetjet grupit të dytë… e me radhë.
Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 2 pikë.
Në qoftë se përgjigjja është jo e plotë, atëherë grupi vlerësohet me një pikë.
Në qoftë se asnjë nuk e di përgjigjen, atëherë përgjigjet ai nxënës që bëri pyetjen dhe i fal grupit të tij 2 pikë.
Pikët e grupeve shënohen në tabelë.
Nxënësit diskutojnë së bashku probleme të ndryshme të të dyja çështjeve.
Për fund të orës, mësuesi/ja shpall grupin fitues.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Përsëritje fq. 135

Ora II
Hapi I: Parashikim me terma paraprakë
Pasi mësuesi/ja prezanton temën e mësimit
në tabelë, shënon poshtë saj fjalët kyç:

88
Hapi II: Diagrami i Venit
Mësuesi/ja paraqet në tabelë një strukturë të Diagramit të Venit. Nxënësve u kërkohet të krahasojnë kategoritë e
çrregullimeve të personalitetit, të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre. Mësuesi/ja orienton reflektimin e nxënësve
nëpërmjet pyetjeve:
Çfarë të përbashkëtash kanë këto kategori?
Cilat janë të veçantat e tyre?

Shënim: Në pjesën e mesit, që është edhe pjesa e përbashkët, vendos të përbashkëtat që kanë ato.

HAPI III: Imagjinatë e drejtuar

Lexoni me vëmendje rubrikën Të mendojmë si psikologë.


Mësuesi/ja nxit një gjithëpërfshirje të nxënësve në diskutime.

Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për aftësinë për të integruar njohuritë e tyre fillestare në një përkufizim.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Detyrë, faqe 138.

89
PLANI JAVOR- JAVA 31

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: NORMAT, TË DREJTAT DHE Situata e të nxënit:


PËRGJEGJËSITË
Divani i Zigmund Frojdit, të cilin e përdori në seancat e tij
psikoanalitike në Vjenë, është një nga pjesët më ikonike në botë.
Ashtu si ngjarjet negative, edhe ato pozitive apo të gëzimit çojnë
në stres. Ju keni mundësi të kontrolloni efektet negative të stresit.

Tema mësimore:
Kategoritë e trajtimit dhe llojet e ofruesve të trajtimit
Stresi dhe përballimi i tij

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç: seancë,


fushës sipas temës mësimore: klient,
Nxënësi/ja: teknikë,
zotëron njohuri për trajtimin e çrregullimeve të stres,
sjelljes; stresor,
shpjegon dhe dallon teknikat ndërhyrëse; përballim i stresit.
vlerëson rolin e psikologut;
njeh përkufizimin e stresit;
përcakton burimet kryesoretë stresit;
harton plane për përballimin e stresit personal.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Psikologjia 1, fletë formati A4, Biologji, Sociologji.
informacione nga revista shkencore.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja shënon në tabelë temën e mësimit. Nxënësit nxiten në një diskutim rreth pyetjeve të mëposhtme:
Çfarë janë sjelljet jonormale?
Si klasifikohen ato?

Sjellje jonormale
Mësuesi/ja strukturon përgjigjet e nxënësve dhe i shënon ato në tabelë.

Hapi V: Tabela e koncepteve


Klasa organizohet në dy grupe pune. Në dy posterë të veçantë shënohen dy fjalët kyç. Nxënësit orientohen që të
lexojnë tekstin dhe të plotësojnë tabelat me çdo informacion që ata mendojnë se është i rëndësishëm.

Trajtimi i çrregullimeve Teknikat e trajtimit të çrregullimeve

Më pas, nxënësit kontrollojnë informacionin e tyre të parë me atë të nxjerrë nga libri. Ata diskutojnë së bashku për
materialet e përzgjedhura të cilat prezantohen nga liderët e dy grupeve.

Hapi VI: Shkrim i lirë


Mësuesi/ja orienton nxënësit të krijojnë një shkrim rreth teknikës më të mirë për trajtimin e sjelljeve jonormale.
Jepni mendimin tuaj.

90
Detyrat dhe puna e pavarur
Rubrikat Kontroll njohurish dhe Detyrë, faqe 141.

Ora II
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e f. 56.
Çfarë mendimi keni ju ndaj kësaj situate?
Nxënësit ndahen në dy grupe, përkatësisht sipas bindjeve që kanë. Nxënësit mbajnë qëndrimet e tyre dhe
pozicionohen në grupin që ata dëshirojnë. Nxënësit ndajnë së bashku argumentet e tyre. Secili prej grupeve
përfaqësohet nga një mendim.

Hapi II: Punë në grupe


Mësuesi/ja organizon nxënësit duke i ndarë në tri grupe. Çdo grup zgjedh përfaqësuesin e tij. Më pas mësuesi/ja
ndan temat për secilin prej tyre:

Grupi I: Burimet e stresit: Stresorët


Grupi II: Reagimet ndaj stresit
Grupi III: Përballimi i stresit: Strategjitë
Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për evidentimin dhe shtjellimin e çështjeve kryesore të trajtuara
në çdo tematikë. Më pas, rezultatin e punës së bërë deri më tani, nxënësit e pasqyrojnë në formën e një posteri,
sipas grupit përkatës. Për këtë ju vjen në ndihmë mësuesja me tabakë, foto apo revista të ndryshme shkencore si
materiale burimore.

Hapi III: Imagjinatë e drejtuar


Imagjinoni sikur njerëzit të mos stresoheshin nga asgjë.
Si do të ishte bota ku do të jetonin?
Çfarë do të ndodhte me jetën e tyre?

Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për aftësinë për të integruar njohuritë e tyre fillestare në një përkufizim.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Detyrë, faqe 144.

91
PLANI JAVOR – JAVA 32

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: NORMAT, TË DREJTAT Situata e të nxënit:
DHE PËRGJEGJËSITË 2. Joana nuk u ndie mirë në klasë dhe mësuesja e çoi te
mjekja e shkollës. Mjekja e pyeti Joanën a
kishte ngrënë mëngjes. Ajo nuk foli.

Nxënësit krijojnë situata të ndryshme të sjelljeve neurotike.


Tema mësimore:
Sjelljet dhe qëndrimet që nxisin shëndetin
Veprimtari praktike
Rezultatet e të nxënit sipas kompeten- Fjalë kyç:
cave të fushës sipas temës mësimore: psikologjia e shëndetit, sjellje e shëndetshme.
Nxënësi/ja:
njeh sjelljet dhe qëndrimet që e nxisin
shëndetin;
shpjegon psikologjinë e shëndetit;
vlerëson rëndësinë e sjelljeve të shën-
detshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri- Biologji, Sociologji.
fletë formati A4, diskutime nga ekspertë
të ndryshëm.

Organizimi i orës së mësimit


Ora I
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja drejton disa pyetje për të kontrolluar përvetësimin e njohurive të marra në mësimin e kaluar.
Ç’kuptojmë me termin “stres”?
Cilat janë burimet kryesore të stresit?
Renditni strategjitë kryesore të përballimit të stresit.

Hapi II: Insert


Nxënësit ndahen në grupe. Secilit prej tyre u shpërndahet një tabelë me shenjat e mëposhtme:

(informacion i njohur) - (informacion ndryshe) + (informacion i ri) ? (informacion i paqa-


rtë)

Nxënësit lexojnë me kujdes informacionin në tekst dhe vendosin shenjat përkatëse sipas udhëzimit të mësuesit/es.
Pasi përfundon punën, çdo grup sjell tabelën, e cila afishohet në mur dhe bëhet krahasimi i tyre. Në këtë mënyrë
del në pah informacioni i paqartë, çka sjell mundësinë e shkëmbimit të mendimeve mes grupeve ose të shpjegimit
nga mësuesi/ja.

Hapi III: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje


Mësuesi/ja fton nxënësit të reflektojnë rreth situatës së mësipërme (2), duke shtruar pyetjet e mëposhtme:
Si mendoni ju, a ka vepruar drejt Joana?
Sjellja e saj është një sjellje e shëndetshme?

92
Vlerësimi
Gjatë kësaj ore, nxënësit vlerësohen për:
aftësinë për të lidhur temën e re me njohuritë e mëparshme;
aftësinë për të prezantuar mendimin e tyre.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Të mendojmë si psikologë, faqe 147.

Ora II
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën: Era duke ecur pa një person që po bërtiste dhe fliste gjëra pa kuptim.
Çfarë mendimi keni ju ndaj kësaj situate? Cili është mendimi juaj për njerëzit neurotikë?
Nxënësit ndahen në dy grupe, përkatësisht sipas bindjeve që kanë. Ata mbajnë qëndrimet e tyre dhe pozicionohen
në grupin që dëshirojnë, pro ose kundër bashkëjetesës me këta persona. Nxënësit ndajnë së bashku argumentet e
tyre. Secili prej grupeve përfaqësohet nga një mendim.

Hapi II: Punë në grupe


Mësuesi/ja organizon nxënësit duke i ndarë në dy grupe. Çdo grup zgjedh përfaqësuesin e tij. Më pas mësuesi/ja
ndan temat për secilin prej tyre:
Grupi I: Sjellja jonormale
Grupi II: Trajtimi i sjelljes jonormale

Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për evidentimin dhe shtjellimin e çështjeve kryesore të trajtuara
në çdo tematikë. Më pas, rezultatin e punës së bërë deri më tani, nxënësit e pasqyrojnë në formën e një posteri,
sipas grupit përkatës. Për këtë ju vjen në ndihmë mësuesi/ja me tabakë, foto apo revista të ndryshme shkencore si
materiale burimore.

Hapi VI: Imagjinatë e drejtuar


Nëse është e mundur, organizoni një takim me një mjek psikiatër, ku t’i drejtoni atij pyetje të ndryshme lidhur me
sjelljen e personave neurotikë.

Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për aftësinë për të integruar njohuritë e tyre fillestare në një përkufizim.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Detyrë, faqe 147.

93
PLANI JAVOR- JAVA 33

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: NORMAT, TË DREJTAT Situata e të nxënit: 1.


DHE PËRGJEGJËSITË Jo gjithmonë mund t’ia dilni vetë të kaloni periudha
të caktuara të jetës. Janë disa shenja, që, nëse shfaqen,
duhet të mendoni seriozisht se keni nevojë për ndihmë.
Psikologu kujdeset për mirëqenien psikologjike të njeriut.
A e dini se: Shoqata Psikologjike Amerikane (APA) është
një nga organizatat më të vjetra të profesionistëve të
shëndetit në botë.

Tema mësimore
Profesioni i psikologut
Çështjet ligjore, etike dhe profesionale në trajtimin e çrregullimeve psikologjike

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:


kompetencave të fushës sipas temës psikolog,
mësimore: psikiatër, etikë,
Nxënësi/ja: ligj,
vlerëson rëndësinë e funksionimit profesion.
psikologjik në jetë;
dallon këndvështrimet e sotme të
psikologëve për kuptimin e sjelljes dhe
të proceseve
mendore.
përshkruan natyrën ligjore dhe etike të
profesionit të psikologut;
shpjegon rëndësinë e ruajtjes së
shëndetit
mendor.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Psikologjia 11, e-libri, ndërkurrikulare:
fletë formati A4, posterë. Biologji, Sociologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I:
Di
Mësuesi/ja e ndan tabelën në tri kolona: Di – Dua të di – Mësova.
Nxënësve u kërkohet të thonë çfarë dinë për psikologun dhe punën e tij. Mendimet e tyre shënohen në kolonën e
parë (Di). Mësuesi/ja nxit mendimet e nxënësve nëpërmjet pyetjeve:
Çfarë dini ju për psikologun?
Cili është dallimi mes psikologut dhe psikiatrit?
Përgjigjet strukturohen dhe shënohen në tabelë, në kolonën Di.

94
DI DUA TË DI MËSOVA
Psikologu (përkufizimi)
Psikiatri

Hapi II: Dua të di


Mësuesi/ja pyet nxënësit çfarë dëshirojnë të dinë më shumë për psikologun dhe mjediset ku ai punon. Pyetjet e
tyre strukturohen në kolonën Dua të di.

DI DUA TË DI MËSOVA

Psikologu (përkufizimi) Cilat janë mjediset dhe shërbimet që


Psikiatri ofrojnë psikologët?
Cilat janë parimet mbi të cilët
bazohet puna e psikologut?

Mësuesi/ja jep shpjegimet përkatëse duke transmetuar njohuritë e reja te nxënësit. Ata i diskutojnë së bashku dhe i
konkretizojnë edhe me shembuj aktualë, duke shfrytëzuar të gjitha burimet që u ofrohen (teksti, interneti etj.).

Hapi III: Mësova


Mësuesi/ja pyet nxënësit se çfarë mësuan ata gjatë kësaj ore. Ato çfarë kanë mësuar dhe informacionet që kanë
zbuluar nxënësit, shënohen në kolonën Mësova.

DI DUA TË DI MËSOVA
- Psikologu (përkufizimi) - Cilat janë mjediset dhe - Institucionet akademike, shkolla,
- Psikiatri shërbimet që ofrojnë mjedise klinike, biznesi dhe qeveria.
psikologët? - Respektimi për dinjitetin e personave
- Cilat janë parimet mbi të cilët dhe popujve; kujdesi për mirëqenien
bazohet puna e psikologut? e personave dhe popujve; integriteti,
përgjegjësitë profesionale.

Vlerësimi
Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale.
Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës. Vlerësohen nxënësit që
krijojnë marrëdhënie pozitive me njëri-tjetrin.

Detyrat dhe puna e pavarur


Kërkoni në internet libra dhe revista të ndryshme psikologjike për disiplina të tjera të psikologjisë, përveç atyre që
janë në tekst. Sa disiplina të tjera keni arritur të identifikoni?

Ora II
Hapi I: Rrjeti i diskutimit
Shtrohet për diskutim situata e mësipërme (1).
Çfarë mendimi keni ju ndaj kësaj situate?
Klasa ndahet në dy grupe, përkatësisht sipas bindjeve që ata kanë.
Nxënësit mbajnë qëndrimet e tyre dhe pozicionohen në grupin që ata dëshirojnë. Nxënësit ndajnë së bashku
argumentet e tyre. Secili prej grupeve përfaqësohet nga një poster.

Hapi II: Grupi i ekspertëve


Mësuesi/ja organizon klasën në tri grupe ekspertësh. Ai/ajo u thotë nxënësve të fillojnë të numërojnë (1, 2, 3,
1, 2, 3...) me radhë nga banka e parë deri në atë të fundit. Të gjithë nxënësit me numrin 1 do të jenë grupi 1 i

95
ekspertëve, dhe ata me numrin 2 do të jenë grupi 2 i ekspertëve, ata me numrin 3 do të jenë grupi 3 i ekspertëve.

Grupi 1 i ekspertëve studion çështjet ligjore në trajtimin e çrregullimeve psikologjike.


Grupi 2 i ekspertëve studion çështjet profesionale etike në trajtimin e çrregullimeve psikologjike.
Grupi 3 i ekspertëve studion dobinë e shëndetit mendor në trajtimin e çrregullimeve psikologjike.
Mësuesi u kërkon nxënësve t’i shkruajnë mendimet e tyre në një fletë formati. Nxënësit i diskutojnë së bashku, duke
sjellë argumente dhe kundërargumente ndaj mendimit të shokëve. Mësuesi/ja shënon në tabelë disa prej rasteve
të trajtuara saktë dhe disa të trajtuara jo siç duhet. Më pas nxënësit kthejnë fletën nga banka dhe e vendosin atë
mënjanë.
Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve argumentet e sakta dhe më pas ndalon në shpjegimin e gjykimeve jo të sakta.

Hapi VI: Marrëdhëniet në dyshe


Mësuesi/ja organizon klasën në çifte. Njëri nga anëtarët e çiftit lexon rubrikën Të mendojmë si psikologë, faqe
141. Anëtari tjetër i çiftit analizon situatën duke argumentuar se si ndikohet perceptimi nga nevojat.

Në klasë diskutohen situatat e trajtuara nga disa prej çifteve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrikat Kontroll njohurish dhe Detyrë, faqe 151.

96
PLANI JAVOR- JAVA 34

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: NORMAT, TË DREJTAT Situata e të nxënit: Një ditë Jona ishte shumë e
DHE PËRGJEGJËSITË shqetësuar, për shkak të një provimi të rëndësishëm.
Mësuesja e këshilloi që ajo të shkonte të fliste me
psikologen e shkollës.
A e dini se:
Në Kosovë, Fakulteti i Psikologjisë ëshë hapur për herë
të parë në vitin 2001.

Tema mësimore: Veprimtari praktike: Psikologu dhe roli i tij Zbatimet e psikologjisë

Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç: psikologji, nënfushë, karrierë, psikolog.


kompetencave të fushës sipas temës
mësimore:
Nxënësi/ja:
njeh degëzimet e psikologjisë;
tregon veçorinë e psikologjisë në
studimin e sjelljes dhe të proceseve
mendore;
shpjegon rëndësinë e mirëqenies
shpirtërore
dhe të kujdesit që i duhet kushtuar kësaj.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Psikologjia 11, posterë, ndërkurrikulare:
fletëpalosje, informacione interneti, fletë Biologji, Sociologji.
formati.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I

Hapi I: Përvijimi i të menduarit


Në këtë fazë, nëpërmjet një diskutimi të përqendruar në konceptin e mëposhtëm, rikujtohen njohuritë që nxënësit
kanë për psikologjinë. Nxënësit mundohen që me njohuritë që kanë, të formojnë një hartë të mendjes, e cila tregon
lidhjen midis termave.

97
Hapi II: Imagjinatë e drejtuar
Organizohet klasa në tre grupe pune. Çdo grup ka detyrat si më poshtë:
Gr. 1: Lexohet situata e mësipërme dhe shtrohet për diskutim me nxënësit.
A e zotëron Jona të drejtën për t’u këshilluar me psikologun?
Gr. 2: Imagjinoni sikur t’ju mohohej e drejta për këshillim me psikologun.
Si do të ndiheshit ju në këtë rast?
Gr. 3: Imagjinoni sikur psikologët të mos ekzistonin.
Çfarë do të ndodhte?

Hapi III: Rrjeti i diskutimit


Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e mësipërme. Ai/ajo u kërkon nxënësve të sjellin në klasë shembuj të
punës së psikologut në shkollë dhe jashtë saj.

Vlerësimi
Vlerësohen nxënësit që shpjegojnë saktë përmbajtjen e psikologjisë. Vlerësohen nxënësit që krijojnë marrëdhënie
pozitive me njëri-tjetrin.

Detyrat dhe puna e pavarur


Nxënësit përdorin mjete të ndryshme të informacionit dhe krijojnë një bazë të dhënash me rastet e trajtuara nga një
psikolog këshillimi.

Ora II
Hapi I: DI
Mësuesi/ja e ndan tabelën në tri kolona: Di – Dua të di – Mësova.
Nxënësve u kërkohet të thonë ato çfarë dinë për psikologjinë dhe fushat e saj. Mendimet e tyre shënohen në
kolonën e parë (Di). Mësuesi/ja nxit mendimet e nxënësve nëpërmjet pyetjeve:
Çfarë dini ju për psikologjinë?
Cilat janë nënfushat e saj?
Përgjigjet strukturohen dhe shënohen në tabelë, në kolonën Di.

DI DUA TË DI MËSOVA

Psikologji (përkufizimi)
Nënfushat e
psikologjisë

Hapi II: Dua të di


Mësuesi/ja pyet nxënësit, çfarë dëshirojnë të dinë më shumë për disiplinat (nënfushat) e psikologjisë. Pyetjet e tyre
strukturohen në kolonën Dua të di.

DI DUA TË DI MËSOVA

Psikologji (përkufizimi) Cilat janë disiplinat kryesore të


Nënfushat e psikologjisë psikologjisë?
Cilat disiplina kanë në fokus të tyre të
rriturit dhe
cilat fëmijët?

Mësuesi/ja jep shpjegimet përkatëse duke transmetuar njohuritë e reja te nxënësit. Ata i diskutojnë së bashku dhe i
konkretizojnë edhe me shembuj aktualë, duke shfrytëzuar të gjitha burimet që u ofrohen (teksti, interneti etj.).

98
Hapi i III: Mësova
Mësuesi/ja pyet nxënësit se çfarë mësuan ata gjatë kësaj ore. Ato çfarë kanë mësuar dhe informacionet që kanë
zbuluar nxënësit, shënohen në kolonën Mësova.

DI DUA TË DI MËSOVA

Psikologji (përkufizimi) Cilat janë disiplinat kryesore të Biopsikologjia, Psikologjia klinike,


Nënfushat e psikologjisë psikologjisë? Psikologjia njohëse, Psikologjia e
këshillimit, Psikologjia e zhvillimit,
Psikologjia e edukimit, eksperimentale etj.
Cilat disiplina kanë në fokus të Psikologjia industriale, ligjore,
tyre të rriturit dhe cilat fëmijët? eksperimentale,klinike për të rriturit.
Për fëmijët Psikologjia e edukimit, e
zhvillimit etj.

99
PLANI JAVOR – JAVA 35

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: NORMAT, TË DREJTAT DHE Situata e të nxënit:


PËRGJEGJËSITË Situata të krijuara nga vetë nxënësit.
Varianti A, Varianti B

Tema mësimore:
Përsëritje
Testim

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç: diagnostikim; psikoterapi.


fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
përshkruan trajtimin e sjelljes jonormale;
rolin e psikologut klinik;
dallon teknikat ndërhyrëse.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Psikologjia 1, fletë formati A4, ndërkurrikulare:
informacione nga revista shkencore. Biologji, Sociologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I

Hapi I: Rrjeti i diskutimit


Mësuesi/ja organizon një konkurs, duke e ndarë klasën në 2 grupe pune. Çdo grup zgjedh liderin e tij. Lideri i
drejtohet tryezës së mësuesit/es dhe zgjedh njërën prej fushave.
Fusha 1 – Çrregullimet psikologjike dhe shëndeti mendor
Fusha 2 – Profesioni i psikologut dhe zbatimet e psikologjisë
Secili prej grupeve punon në mënyrë të pavarur për hartimin e 10 pyetjeve, të cilat duhet të përmbledhin
përkatësisht çështjen që është shënuar te fusha. Grupi i parë i drejton pyetjet grupit të dytë… e me radhë.
Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 2 pikë.
Në qoftë se përgjigjja është jo e plotë, atëherë grupi vlerësohet me një pikë.
Në qoftë se asnjë nuk e di përgjigjen, atëherë përgjigjet ai nxënës që bëri pyetjen dhe i fal grupit të tij 2 pikë.
Pikët e grupeve shënohen në tabelë.
Nxënësit diskutojnë së bashku probleme të ndryshme të të dyja çështjeve.
Për fund të orës, mësuesi/ja shpall grupin fitues.

Detyrat dhe puna e pavarur


Rubrika Përsëritje fq. 155

Ora II
Hapi I: Pyetje - Përgjigje
Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve tezat e provimit. Pasi ata i shohin, mësuesi/ja u shpjegon paqartësitë që mund
të kenë për pyetje të veçanta, përgjigjet që mund të japin, etj.
Në fund të orës, mësuesi/ja mbledh tezat e provimit për t’i vlerësuar ato.

100
PLANI JAVOR – JAVA 36

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Psikologji Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: NORMAT, TË DREJTAT DHE Situata e të nxënit:


PËRGJEGJËSITË Mësuesi/ja dhe nxënësit diskutojnë mbi vlerësimin e
portfolios.

Tema mësimore: Vlerësim Portfolio

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç: vlerësim,


të fushës sipas temës mësimore: reflektim.
Nxënësi/ja:
Vlerëson arritjet e bashkëmoshatarëve
Vlerëson veten
Reflekton mbi të nxënit dhe arritjet
personale.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Porfolio e nxënësit ndërkurrikulare:
Biologji, Sociologji.

ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT


Ora I
Hapi I: Pyetje - Përgjigje
Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje në lidhje me detyrat që ata kanë realizuar dhe kanë prezantuar:
Si e keni realizuar detyrën?
Ku jeni bazuar për të realizuar këtë detyrë?
Cilat janë burimet që keni përdorur për realizimin e detyrës?
Cilat ishin pikat më të lehta për t’u realizuar dhe cilat më të vështira?
Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja i njeh ata me vlerësimin. Ai/ajo u jep mundësinë nxënësve që kanë
dëshirë ta rishohin dhe një herë detyrën e tyre, ta bëjnë atë. Këta nxënës mund ta prezantojnë përsëri detyrën orën
tjetër.

Vlerësimi
Nxënësit nxiten të bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit. Nxënësit vlerësohen për përvetësimin e njohurive.

101
MODELE PLANIFIKIMI DITOR

MODEL PLANI DITOR 1


PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Shoqëria dhe Mjedisi /Lënda: Psikologji Shkalla e kurrikulës: V Klasa: XI

Tema (Nga plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës (Nga plani dymujor):
STUDIMI I PSIKOLOGJISË përkufizon psikologjinë si shkencë;
diskuton mbi zhvillimin e psikologjisë si një
shkencë empirike;
përshkruan pikëpamjet biologjike, sjellore,
kognitive dhe sociokulturore.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):


I.1; I.3; I.5; II.1; II.7; III.2; III.3; III.4; III.8; IV.4; V.6; VI.6

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):


I.I.I; I.2.1; I.3.2; 1.6.1; 2; 3

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: Hyrje në psikologji

Fjalë kyç: psikologji, sjellje, njohje, shkencë.

Rezultat-i/et e të nxënit për orë mësimore:


Kriteret e suksesit:
përkufizon termin psikologji;
përshkruan historikun e zhvillimit të shkencës së psikologjisë;
përshkruan zhvillimin e psikologjisë si shkencë më vete;
diskuton mbi lidhjen e psikologjisë me shkencat e tjera.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:

Teksti mësimor Psikologjia 12, fletë formati A4, Kompjuteri, Projektori, Tabela, Markerë.

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:


Biologjia, Sociologjia

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS


MËSIMORE

102
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja organizon me klasën Stuhi mendimesh për termin Psikologji.
Theksohet fakti se psikologjia është shkenca që studion konceptet sjellja dhe njohja.

Hapi II: VLD


Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e librit f. 6. Ai/ajo nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet
pyetjeve të mëposhtme:
A e keni pyetur ndonjëherë veten kush jemi ne?
Nga na vijnë mendimet, ndjenjat dhe veprimet?
Si mundemi t’i kuptojmë njerëzit rreth nesh? Argumentoni mendimin tuaj.
Më pas mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe. Ai/ajo i orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të mësimit.

Grupi I: Etapat e zhvillimit të psikologjisë


Grupi II: Qëllimet e psikologjisë

Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata
nxiten që gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë
gati, ata i diskutojnë informacionet me mësuesin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione
të tjera nga mësuesi/ja, që mban gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.

Grupi I: Nxënësit japin një shpjegim të zhvillimit të psikologjisë gjatë tri etapave të saj.
Si ka ndryshuar mendimi për psikologjinë nga njëra etapë në tjetrën?

Grupi II: Analizoni qëllimet kryesore të psikologjisë.

Hapi III: Rrjeti i diskutimit


Duke reflektuar rreth njohurive të përfituara gjatë kësaj ore mësimore, mësuesi/ja nxit në klasë një
diskutim rreth çështjes: “A mendoni se psikologjia ndihmon në përmirësimin e jetës së njerëzve?”
Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre duke sjellë shembuj konkretë nga jeta reale
dhe nga njohuritë e lëndëve të tjera.

VLERËSIMI I NXËNËSVE

Teknikat efektive të të pyeturit, informata kthyese.


Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit.
Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale.
Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR


Nga faqe 7 - Libri Psikologjia 11
Kontrollë njohurish
Detyrë

REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


Kjo pjesë plotësohet pas përfundimit të orës mësimore. Mësimdhënësi/ja bën një vetëreflektim dhe vetëvlerësim për
cilësinë e orës mësimore në raport me përmbushjen e planifikimit të orës mësimore. Në mënyrë të veçantë, në raport me
ndikimin e orës në arritjet dhe rezultatet e nxënësve.

103
MODEL PLANI DITOR 2
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Shoqëria dhe Mjedisi / Lënda: Psikologji Shkalla e kurrikulës: V / Klasa: XI

Tema (Nga plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës (Nga plani dymujor):
PROCESET SHOQËRORE Analizon në mënyrë kritike shkaqet dhe pasojat e
ngjarjeve, dukurive dhe proceseve të ndryshme në
shoqëri dhe shpreh opinionet personale për ndikimet
e tyre në individë, në sisteme shoqërore dhe në
zhvillime globale.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):


I.1; I.3; I.5; II.1; II.7; III.2; III.3; III.4; III.8; IV.4; V.6; VI.6

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):


I.I.I; I.2.1; I.3.2; 1.6.1; 2; 3

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: Perspektivat mbi motivimin

Fjalë kyç: motive, nevoja, motiv biologjik dhe social.

Rezultat-i/et e të nxënit për orë mësimore:


Kriteret e suksesit:
njeh motivet dhe motivimin;
analizon motivin e veprimeve;
përshkruan teoritë mbi motivimin.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:


Teksti mësimor Psikologjia 12, fletë formati A4, Kompjuteri, Projektori, Tabela, Markerë.

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:


Sociologjia, Edukata Qytetare, Biologjia

104
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË
ORËS MËSIMORE

Hapi I: Harta e konceptit


Pasi mësuesi/ja prezanton temën e mësimit në tabelë, shënon poshtë saj konceptet kyçe.
Mësuesi/ja u drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje mbi konceptet në tabelë:
Çfarë kuptoni me motivacion?
Si motivoheni ju në jetën tuaj?
Hapi II: VLD
Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën nga libri. Ai/ajo nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve
të mëposhtme:
A e keni pyetur ndonjëherë veten çfarë ju ka motivuar ta bëni këtë?
Çfarë e ka shkaktuar sjelljen tuaj? Argumentoni mendimin tuaj.
Më pas mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe. Ai/ajo i orienton nxënësit të marrin informacion rreth
çështjeve të mësimit.

Grupi I: Motivet biologjike dhe motivet sociale


Grupi II: Teoritë mbi motivimin

Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata
nxiten që gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati,
i diskutojnë informacionet me mësuesin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera
nga mësuesi/ja, që mban gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.
Grupi I: Nxënësit japin një shpjegim të motiveve që ndikojnë në sjelljet tona.
Ku ndryshon motivi biologjik nga motivi social?
Grupi II: Analizoni teoritë kryesore mbi motivimin.

Hapi III: Shkrim i lirë


Mësuesi/ja orienton nxënësit rreth një motivi kryesor që ndikon më shumë në sjelljet tuaja. Shpjegoni
pse ndodh kështu.

VLERËSIMI I NXËNËSVE

Teknikat efektive të të pyeturit, informata kthyese.


Vlerësohen nxënësit që shpjegojnë saktë përmbajtjen e motivacionit.
Vlerësohen nxënësit që krijojnë marrëdhënie pozitive me njëri-tjetrin.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

Nga faqe 95 – Libri Psikologjia 11, Kontrollë njohurish, Detyrë.

REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

Kjo pjesë plotësohet pas përfundimit të orës mësimore. Mësimdhënësi/ja bën një vetëreflektim dhe
vetëvlerësim për cilësinë e orës mësimore në raport me përmbushjen e planifikimit të orës mësimore.
Në mënyrë të veçantë, në raport me ndikimin e orës në arritjet dhe rezultatet e nxënësve.

105
MODEL PLANI DITOR 3
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Shoqëria dhe Mjedisi / Lënda: Psikologji Shkalla e kurrikulës: V / Klasa: XI

Tema (Nga plani dymujor): NORMAT, TË Rezultati i të nxënit të temës (Nga plani
DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË dymujor):
Identifikon profesione/vende pune në shkencën
e psikologjisë dhe praktikimit të profesionit të
psikologut.
Identifikon kërkesat për ushtrimin e profesionit
të psikologut dhe profesioneve, që lidhen me
psikologjinë.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):


I.1; I.3; I.5; II.1; II.7; III.2; III.3; III.4; III.8; IV.3; IV.4; IV.6; V.5; V.6; VI.6; VI.8; VI.9.

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) :


I.I.I; I.2.1; I.3.2; 1.6.1; 2; 3

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: Profesioni i psikologut

Fjalë kyç: psikolog, etikë.

Rezultat-i/et e të nxënit për orë mësimore:


Kriteret e suksesit:
Kupton rolin e psikologut;
Vlerëson rëndësinë e funksionimit psikologjik në jetë;
Dallon këndvështrimet e sotme të psikologëve për kuptimin e sjelljes dhe të proceseve mendore.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:


Teksti mësimor Psikologjia 12, fletë formati A4, Kompjuteri, Projektori, Tabela, Markerë.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:


Sociologjia, Edukata Qytetare

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË


ORËS MËSIMORE

106
Hapi I: Di
Mësuesi/ja e ndan tabelën në tri kolona: Di; Dua të di; Mësova
Nxënësve u kërkohet të thonë ato çfarë dinë për psikologun dhe punën e tij. Mendimet e tyre shënohen
në kolonën e parë (Di). Mësuesi/ja nxit mendimet e nxënësve nëpërmjet pyetjeve:
Çfarë dini ju për psikologun?
Cili është dallimi mes psikologut dhe psikiatrit?
Përgjigjet strukturohen dhe shënohen në tabelë, në kolonën Di.

DI DUA TË DI MËSOVA
Psikologu (përkufizimi)
Psikiatri

Hapi II: Dua të di


Mësuesi/ja pyet nxënësit se çfarë dëshirojnë të dinë më shumë për psikologun dhe mjediset ku ai
punon. Pyetjet e tyre strukturohen në kolonën Dua të di.

DI DUA TË DI MËSOVA
- Psikologu (përkufizimi) - Cilat janë mjediset dhe shërbimet që ofrojnë psikologët?
- Psikiatri - Cilat janë parimet mbi të cilët bazohet puna e psikologut?

Mësuesi/ja jep shpjegimet përkatëse duke transmetuar njohuritë e reja të nxënësit. Ata i diskutojnë së
bashku dhe i konkretizojnë edhe me shembuj aktualë, duke shfrytëzuar të gjitha burimet që u ofrohen
(teksti, interneti etj.).
Hapi III: Mësova
Mësuesi/ja pyet nxënësit se çfarë mësuan ata gjatë kësaj ore. Ato çfarë kanë mësuar dhe informacionet
që kanë zbuluar nxënësit, shënohen në kolonën Mësova.
DI DUA TË DI MËSOVA
- Psikologu (përkufizimi) - Cilat janë mjediset dhe shërbimet që - Institucionet akademike, shkolla, mjedise
- Psikiatri ofrojnë psikologët? klinike, biznesi dhe qeveria.
- Cilat janë parimet mbi të cilat bazohet - Respektimi për dinjitetin e personave dhe
puna e psikologut? popujve; kujdesi për mirëqenien e personave dhe
popujve; integriteti, përgjegjësitë profesionale.

VLERËSIMI I NXËNËSVE
Teknikat efektive të të pyeturit, informata kthyese.
Vlerësohen nxënësit që shpjegojnë saktë përmbajtjen e motivacionit.
Vlerësohen nxënësit që krijojnë marrëdhënie pozitive me njëri-tjetrin.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Kërkoni në internet, libra dhe revista të ndryshme psikologjike për disiplina të tjera të psikologjisë,
përveç atyre që janë në tekst. Sa disiplina të tjera keni arritur të identifikoni?

REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


Kjo pjesë plotësohet pas përfundimit të orës mësimore. Mësimdhënësi/ja bën një vetëreflektim dhe
vetëvlerësim për cilësinë e orës mësimore në raport me përmbushjen e planifikimit të orës mësimore.
Në mënyrë të veçantë, në raport me ndikimin e orës në arritjet dhe rezultatet e nxënësve.

107
MODELE TESTESH
MODEL TESTI 1

1. Studimi i rutinës së përditshme është një rast për psikologun:


a) e këshillimit;
b) e zhvillimit;
c) klinik;
ç) shkollor.

2. Hormoni tiroksinë gjendet në gjëndrën e:


a) pankreasit;
b) hipofizës;
c) tiroides;
ç) paratiroides.

3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose (G).
Sjellja e njeriut është e mësuar, jo e lindur. V G
Sistemi nervor nuk përbëhet nga qeliza nervore. V G
Biopsikologjia studion marrëdhënien mes biologjisë dhe sjelljes. V G
Psikologu dhe psikiatri nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. V G

4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.


Stresi ________________________________________________________________
Ndijimi _______________________________________________________________
Motivacioni____________________________________________________________

5. Renditni drejtimet kryesore psikologjike.

_________________________________________________________________________

6. Shpjegoni të metat e syrit.


_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________

7. Analizoni teorinë biologjike mbi motivimin.

8. Shpjegoni metodën e kërkimit eksperimental në studimin e psikologjisë.

9. Përshkruani komponentin fiziologjik të emocioneve.

10. Listoni nevojat dhe motivet biologjike të njeriut.

108
Çelësi i përgjigjeve

Pyetja 1 a) e këshillimit

Pyetja 2 c) tiroides

Pyetja 3 V; G; V; G

Pyetja 4
Stresi - nxitja fizike dhe mendore ndaj situatave ose ngjarjeve, të cilat i perceptojmë si kërcënuese ose sfiduese.
Ndijimi - proces psikik dhe fiziologjik me anë të të cilit pasqyrojmë në vetëdijen tonë karakteristikën, veçorinë apo
elementin e një ngacmuesi të caktuar, që vepron drejtpërdrejt në shqisat tona.
Motivacioni - forcat e brendshme që vënë në veprim individin, që drejtojnë veprimtarinë drejt objektit të caktuar dhe e
rregullojnë këtë veprimtari.

Pyetja 5 Strukturalizmi Funksionalizmi


Geshtaltizmi Bihevjorizmi
Psikanaliza Humanizmi
Psikobiologjik Kognitiv
Pyetja 6
Miopia - boshti i syrit është më i gjatë se normali, nuk shikojmë mirë nga larg. Hipermetropia - kur boshti i syrit
është më i shkurtër dhe nuk shohim mirë nga afër. Prezbiopi - humbja e aftësisë së syrit për të shikuar mirë kur
lexojmë.
Astigmatizmi - çrregullim i shikimit që vjen nga shtrembërimi i figurës si nga afër dhe nga larg.
Daltonizmi - verbërimi ndaj ngjyrave.

Pyetja 7
I shpjegon motivet e sjelljes me nevojat biologjike, të cilat janë të lindura. Motivet biologjike janë të vetmet motive
të vërteta. Pikëpamja instiktiviste thekson se aktiviteti i njeriut lidhet me një numër instinktesh, të cilat janë të
trashëguara dhe janë forcat shtytëse të aktivitetit njerëzor.

Pyetja 8
Përmes eksperimentit kërkuesi izolon një faktor të caktuar dhe shqyrton efektin e tij mbi një sjellje të caktuar. P.sh.,
kur keni provim mund të përsërisni ose mund të lexoni.

Pyetja 9
Sa herë që përjetojmë një emocion, në trupin tonë ndodhin ndryshime fiziologjike, p.sh., emocioni i frikës përfshin
rritjen e rrahjes së zemrës, e presionit të gjakut, djersitje, frymëmarrje të shpejtë etj.

Pyetja 10
Motivet për ushqim Motivet për ujë
Motivet seksuale Motivet amënore
Nevojat për gjumë Nevojat për pushim

109
MODEL TESTI 2

1. Drejtimi i psikologjisë që mendon se sjellja e njeriut ndikohet nga mjedisi që e rrethon, është:
geshtalizmi;
bihevjorizmi;
humanizmi;
ç) psikanalitika.

2. Sistemi nervor periferik përbëhet nga:


Sistemi nervor somatik;
Sistemi nervor autonom;
a dhe b;
as a, as b.

3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose (G).
Tiroidja rregullon procesin e metabolizmit. V G
Ndijimi është procesi i vetëm i parë i njohjes. V G
Neuroni transmeton sinjalet elektrike nga një vend në tjetrin. V G
Elementet përfaqësuese të shpirtit njerëzor janë njohja dhe mendimi. V G

4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.


Psikologji
Perceptimi
Emocioni

5. Renditni katër specialitete të karrierës së psikologut.

6. Shpjegoni funksionin e gjëndrës së hipofizës.

7. Analizoni teorinë humaniste mbi motivimin.

8. Shpjegoni metodën e kërkimit biologjik në studimin e psikologjisë.

9. Përshkruani komponentin e sjelljes të emocioneve.

10. Listoni katër reagimet e njeriut nga stresi.

110
Çelësi i përgjigjeve

Pyetja 1 b) bihevjorizmi

Pyetja 2 c) a dhe b

Pyetja 3 V; G; V; G

Pyetja 4
Psikologji - shkenca që studion sjelljen dhe proceset mendore.
Perceptimi - proces psikik me anë të të cilit pasqyrojmë në vetëdijen tonë format e plota të sendeve, objekteve,
qenieve apo dukurive që veprojnë drejtpërdrejt në shqisat tona.
Emocioni - një sërë reagimesh komplekse ndaj stimujve, të cilat përfshijnë ndjenjat subjektive, nxitjen
fiziologjike dhe sjelljen e dukshme.

Pyetja 5
Biopsikologjia Psikologjia klinike Psikologjia njohëse
Psikologjia e këshillimit Psikologjia e zhvillimit Psikologjia e edukimit
Psikologjia e shëndetit Psikologjia ligjore Psikologjia industriale

Pyetja 6
Prodhon hormone, të cilat kontrollojnë ose jo prodhimin e hormoneve të gjëndrave të tjera endokrine. Hipotalamusi
kontrollon funksionin e gjëndrës së hipofizës. Kontrollon riprodhimin, duke përfshirë ovulimin e vezëve te femrat
dhe prodhimin e qumështit. Prodhon hormonin që kontrollon rritjen e trupit. Dëmtimi i hipofizës ndërpret rritjen e
trupit, vonon daljen e dhëmbëve, rrit ndjeshmërinë ndaj hipofizës etj. Rritja e sekretimit të saj rrit shumë trupin dhe
përmasat e organeve të organizmit.

Pyetja 7
Njeriu motivohet për të plotësuar nevojat e veta. Ai i plotëson ato sipas një hierarkie, e cila nga poshtë-lart saj
përfshin nevojat biologjike, për siguri, për dashuri, për vlerësim dhe vetëvlerësim dhe nevojën për vetaktualizim.

Pyetja 8
Kërkimi biologjik lidhet me studimin e pjesëve e trurit dhe të pjesëve të tjera të sistemit nervor. Studiuesit përmes
aparaturave matin aktivitetin elektrik të trurit, marrin imazhe të trurit përmes skanerit. Këto aparatura mund të
përdoren në mjedise klinike dhe laboratorike, për të studiuar funksionimin e trurit gjatë gjumit, të ngrënit etj.

Pyetja 9
Emocionet i shprehim përmes fjalëve, por edhe përmes shprehjeve të fytyrës, gjesteve, pozicionit të trupit,
përdorimit të prekjes, tonit të zërit. Shprehjet e fytyrës janë një nga format më të rëndësishme të komunikimit
emocional.

Pyetja 10
Reagimet emocionale Reagimet mendore
Reagimet e sjelljes Reagimet fizike

111
MODEL TESTI 3

1. Sipas psikologut Piazhe, asimilimi përfshin:


a) përdorimin e një skeme ekzistuese;
b) ndryshimin e një skeme ekzistuese;
c) fshirjen e një skeme ekzistuese;
d) formimin e një skeme të re.

2. Cila nga gjendjet e mëposhtme të ndryshuara të ndërgjegjes shkaktohet me paramendim:


a) ëndrra; b) gjumi; c) hipnoza; d) droga.

3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose (G).
Përdorimi i alkoolit të çon në sjellje negative. V G
Të porsalindurit nuk kanë reflekse. V G
Kujtesa afatshkurtër zgjat 1-2 minuta. V G
Harresa është një proces normal i jetës së njeriut. V G

4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.

a) Personaliteti
b) Të mësuarit
c) Vetëdija

5. Renditni katër nga periudhat e zhvillimit të fëmijës sipas Frojdit.

6. Shpjegoni parimet e kushtëzimit klasik.


_______________________________________________________________________

7. Dalloni përforcuesin parësor nga ai dytësor.


_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

8. Shpjegoni reflekset e të porsalindurve.

_______________________________________________________________________

9. Përshkruani karakteristikat e opiateve.


_______________________________________________________________________

10. Listoni llojet e gjumit.

112
Çelësi i përgjigjeve

Pyetja 1 a) përdorimin e një skeme ekzistuese

Pyetja 2 c) hipnoza

Pyetja 3 V; G; V; G

Pyetja 4
Personaliteti - tërësia e organizuar e tipareve, inteligjencës, karakterit e konstruktit trupor dhe e temperamentit, e cila
ka karakter të qëndrueshëm dhe formohet gjatë marrëdhënies së njeriut me mjedisin.
Të mësuarit - ndryshim i përhershëm dhe i vazhdueshëm në sjelljen dhe aftësinë për të treguar sjelljen.
Vetëdija - forma më e lartë dhe përsosur e psikikës, gjendje e ndërgjegjes.

Pyetja 5
Stadi oral Stadi anal Stadi fallik Stadi latent Stadi gjenital

Pyetja 6

Fitimi i reagimit - stimuli i kushtëzuar duhet të veprojë pak përpara stimulit të pakushtëzuar.
Shuarja e reagimit - në qoftë se pasi është krijuar sjellja e kushtëzuar, stimuli i kushtëzuar nuk shoqërohet me
stimulin e pakushtëzuar, sjellja e kushtëzuar do të vijë duke u zvogëluar.
Rifitimi spontan - pasi ka pushuar reagimi i kushtëzuar paraqitja e mëvonshme vetëm e stimulit të kushtëzuar mund të
ringjallë një pjesë të refleksit të kushtëzuar.
ç) Përgjithësimi - stimujt e ngjashëm me stimulin e kushtëzuar janë në gjendje të shkaktojnë reagimin e
kushtëzuar.
Dallimi - ka të bëjë me aftësinë për t’iu përgjigjur ndryshe stimujve të ndryshëm.

Pyetja 7

Përforcuesi parësor plotëson nevojat biologjike, si: uria, etja, gjumi. Ndërsa përforcuesi dytësor shoqërohet me
përforcuesin parësor dhe nëpërmjet kushtëzimit klasik stimujt bëhen përforcues dytësorë.

Pyetja 8

Refleksi i thithjes - foshnja thith çdo gjë që i vendoset në gojë.


Refleksi i shtrëngimit të dorës - mbërthen çdo gjë që i vendoset në dorë.
Refleksi i kërkimit - kthejnë kokën dhe hapin gojën kur u preken faqet.
ç) Refleksi Babinski - kur preket shputa e këmbës ajo do të mblidhet nga brenda dhe gishtat do të hapen.

Pyetja 9

Droga të përfituara nga opiumi, të cilat mpijnë shqisat dhe lehtësojnë dhimbjen. Ato nxisin euforinë, shkaktojnë të
vjella, konvulsione etj. Mbidoza e opiateve mund të çojë në koma dhe vdekje. Bëjnë pjesë opiumi, morfina, heroina
dhe kodeina.

Pyetja 10

Gjumi periodik Gjumi sezonal Gjumi narkotik Gjumi patologjik Gjumi hipnotik

113
MODEL TESTI 4

1. Cila prej dukurive të mëposhtme nuk është një çrregullim i kujtesës:


a) amnezia;
b) ëndrra;
c) paramnezia;
d) hipermnezia

2. Cila nga metodat e studimit të personalitetit kërkon më shumë kohë:


a) historia e jetës;
b) anketa;
c) intervista;
d) pyetësori.

3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose (G).
Disa droga përdoren si ilaçe në mjekësi. V G
Të gjithë të moshuarit mezi e presin pensionin. V G
Kujtesa afatgjatë ruan një sasi të konsiderueshme informacioni. V G
Ndëshkimi është metoda më efektive te të mësuarit e fëmijëve. V G

4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.


Kushtëzimi veprues
Kujtesa
Droga psikoaktive

5. Renditni katër periudhat e zhvillimit të fëmijës sipas Eriksonit.

6. Shpjegoni rolin e familjes dhe të bashkëmoshatarëve në zhvillimin e adoleshentit.

7. Përshkruani teorinë e Adlerit mbi personalitetin.

8. Shpjegoni përforcimin dhe karakteristikat e tij.

9. Përshkruani karakteristikat e qetësuesve:

10. Listoni faktorët socialë që ndikojnë në personalitetin e njeriut.

114
Çelësi i përgjigjeve

Pyetja 1 b) ëndrra

Pyetja 2 c) intervista

Pyetja 3 V; G; V; G

Pyetja 4
Kushtëzimi veprues është të mësuarit nga pasojat e sjelljes.
Kujtesa - proces që ka të bëjë me ruajtjen, rinjohjen dhe riprodhimin e informacionit të fituar nga individi.
Droga psikoaktive - kimikate që ndikojnë në sistemin nervor dhe ndryshojnë vetëdijen, gjendjen shpirtërore, sjelljen
dhe perceptimin.

Pyetja 5
Stadi i besimit kundrejt mosbesimit Stadi i autonomisë kundrejt turpit Stadi iniciativës
kundrejt fajit Stadi i zellit kundrejt inferioritetit Stadi identitetit
kundrejt konfuzionit Stadi intimitetit kundrejt izolimit Stadi prodhimtarisë
kundrejt amullisë Stadi integritetit kundrejt dëshpërimit

Pyetja 6
Roli i familjes - prindërit shqetësohen t’i lënë të lirë fëmijët, sepse mendojnë se nuk dinë të kujdesen për veten,
ndërsa adoleshentët duan të jenë të lirë dhe t’ia dalin vetë përballë botës dhe vështirësive.
Roli i moshatarëve - adoleshentët kalojnë shumë kohë me bashkëmoshatarët. Përmes grupit ata plotësojnë
nevojën për afërsi dhe vendosin identitetin e tyre, fitojnë vetëbesim, pavarësinë dhe qartësimin e vlerave.

Pyetja 7
Individi ka tri detyra madhore në jetë: puna, marrëdhënia me të tjerët dhe martesa. Këto i realizon me qëllimin për të
përsosur veten. Sipas Adlerit, katër tipat kryesorë të personalitetit janë: tipi sundues, tipi shmangës, tipi i varur dhe
tipi i dobishëm shoqëror.

Pyetja 8
Përforcimi është çdo gjë, çdo stimul që rrit mundësinë e përsëritjes së një veprimi. Përforcimi është efektiv kur është
i fortë dhe bëhet menjëherë pasi është kryer veprimi. Përforcues është çdo ngjarje që rrit mundësinë e përsëritjes
së sjelljeve të mëparshme. Përforcimi mund të jetë pozitiv ose negativ.

Pyetja 9
Droga që veprojnë në tru dhe pjesë të tjera të sistemit nervor. Ato zvogëlojnë proceset dhe reagimin e përgjithshëm
të trupit, nxisin gjumin dhe shkaktojnë relaksim, qetësim, pakësim të ankthit, humbje të kujtesës, dëmtim të gjykimit
etj. Në to bëjnë pjesë: alkooli etilik, barbituratet, valiumi etj.

Pyetja 10

Familja Shkolla Shoqëria Kultura

115
MODEL TESTI 5

1. Pohimi se sjellja anormale është pasojë e konflikteve të brendshme i përket:


modelit biologjik të sjelljes anormale;
modelit psikoanalitik;
modelit kognitiv;
modelit të anormalitetit të mësuar.

2. Psikologjia sociale studion:


ndikimin nga të tjerët të mendimeve, ndjenjave dhe të sjelljeve tona;
mënyrën se si i formojmë ne qëndrimet ndaj të tjerëve;
ndikimin e grupeve mbi sjelljen e individëve;
të gjitha sa më sipër.

3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose (G).
Shkalla e inteligjencës Stanford-Binet përdoret tek individët nga mosha 2 vjeç. V G
Skizofrenia është një virus normal. V G
Gjuha dhe mendimi janë të lidhura me njëra-tjetrën. V G
Paragjykimi është vetëm negativ. V G

4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.


Inteligjenca
Fobia
Perceptimi social

5. Renditni katër karakteristikat e inteligjencës emocionale.

6. Shpjegoni pikëpamjet teorike mbi sjelljen jonormale.


Drejtimi biologjik
Drejtimi psikodinamik
Drejtimi kognitiv
Drejtimi humanist

7. Përshkruani elementet e gjuhës.

8. Shpjegoni teorinë psikodinamike mbi trajtimin e çrregullimeve mendore.

9. Përshkruani karakteristikat e bindjes.

10. Listoni katër faktorë që ndikojnë në zgjedhjen e miqve tanë.

116
Çelësi i përgjigjeve

Pyetja 1 b) modelit psikoanalitik

Pyetja 2 ç) të gjitha sa më sipër

Pyetja 3 V; G; V; G

Pyetja 4
Inteligjenca - aftësia për të përdorur me efektivitet proceset mendore në ballafaqimin me botën.
Fobia - frikë joracionale shumë intensive që lidhet qartazi me një objekt të caktuar.
Perceptimi social - mënyra se si njerëzit perceptojnë ose njihen me njerëzit e tjerë përreth dhe se si këto
perceptime lidhen me veprimet.

Pyetja 5
Aftësia për të perceptuar dhe për të shprehur emocione në mënyrë të saktë dhe të përshtatshme. Aftësia për të
përdorur emocionet ndërkohë që mendojmë.
Aftësia për të kuptuar emocionet dhe për të përdorur në mënyrë efektive dijet. Aftësia për të rregulluar emocionet
personale.

Pyetja 6
Drejtimi biologjik - thekson problemet me funksionimin e trurit, predispozitat gjenetike etj. Drejtimi psikodinamik -
thekson pavetëdijen dhe konfliktet e pazgjidhura.
Drejtimi kognitiv - sjellja jonormale vjen si rezultat i mendimeve të gabuara që ka individi për veten dhe botën.
Drejtimi humanist - sjelljet jonormale burojnë nga bllokimi i rritjes personale.

Pyetja 7
Fonema - tingull individual bazë e strukturës së gjuhës. Morfema - njësitë kuptimore të gjuhës.
Sintaksa - rregullat e gjuhës që drejtojnë kombinimin e fjalëve. Semantika - studimi i kuptimit të gjuhës.
Gramatika - rregulla që përdoren për të krijuar gjuhën dhe komunikimin.

Pyetja 8
Shkaqet e problemit të çrregullimit psikologjik gjenden te pavetëdija e personit. Ndryshimi i sjelljeve, ndjenjave
dhe mendimeve problematike bëhet duke zbuluar kuptimet dhe motivimet e tyre që qëndrojnë të shtypura në
pavetëdije.

Pyetja 9
Është sjellja në përgjigje të urdhrave të dhënë nga autoritetet që jo gjithmonë janë të dobishme. Ajo është një
ndryshim në qëndrim ose sjellje e shkaktuar nga presioni social për t’u pajtuar me njerëzit të cilët perceptohen si
autoritet.

Pyetja 10
Afërsia fizike Vlerat shpërblyese Paraqitja fizike
Miratimi Ngjashmëria Komplementariteti

117
MODEL TESTI 6

1. Konformizmi është:
sjellja sipas kërkesës së grupit;
dorëzimi para kërkesave të të tjerëve;
zbatimi i urdhrave;
asnjë nga të tria.

2. Pohimi se sëmundja mendore mund të diagnostikohet, të trajtohet e të kurohet duke përdorur medikamente i
përket:
a) shpjegimit psikodinamik
b) shpjegimit biologjik
c) shpjegimit bihejvioral
ç) shpjegimit humanist

3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose (G).
Inteligjenca e njeriut matet duke biseduar me të. V G
Çrregullimet e humorit prekin një pjesë të madhe të njerëzve. V G
Agresiviteti është një kombinim i faktorëve biologjikë dhe mendorë të personalitetit. V G
Qëndrimet e njerëzve janë gjithmonë të njëjta. V G

4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.


Diskriminim___________________________________________________
Psikologji sociale _______________________________________________
Agresion ______________________________________________________

5. Renditni katër çrregullimet e ankthit.


a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________
c) _______________________________________________________
ç) _______________________________________________________

6. Shpjegoni terapinë humaniste dhe kognitive mbi trajtimin e çrregullimeve mendore.

7. Përshkruani teorinë e Spirmenit mbi inteligjencën.

8. Shpjegoni format e çrregullimit të personalitetit.

9. Përshkruani faktorët socialë dhe kulturorë që ndikojnë në marrëdhëniet mes njerëzve.

10. Listoni llojet e inteligjencës sipas Gardnerit.


_________________________________
_________________________________
_________________________________

118
Çelësi i përgjigjeve

Pyetja 1 a) sjellja sipas kërkesës së grupit

Pyetja 2 b) shpjegimit biologjik

Pyetja 3 G; V; G; V

Pyetja 4
Diskriminim - trajtim jo i barabartë i anëtarëve të një grupi të caktuar.
Psikologji sociale - studion mendimet, ndjenjat dhe ndërveprimet e përditshme. Agresion - sjellje që synon të
shkaktojë dëmtim fizik ose psikologjik.

Pyetja 5
Çrregullimet e ankthit të përgjithësuar Fobia
Çrregullimi i panikut Agrofobia

Pyetja 6
Teoria humaniste thekson aftësinë e njerëzve për të bërë zgjedhje racionale dhe për të zhvilluar potencialin e tyre
maksimal.
Teoria kognitive beson se është mendimi jofunksional që çon në emocione ose sjellje jofunksionale. Duke
ndryshuar mendimet e tyre, njerëzit mund të ndryshojnë se si ndihen dhe çfarë bëjnë ata.

Pyetja 7
Sipas Spirmenit ka dy faktorë që ndikojnë në inteligjencën e personit. Faktori i parë përfaqëson inteligjencën e
përgjithshme të personit. Ajo përfshin aftësinë e personit për të realizuar detyra mendore komplekse. Faktori i dytë
përfaqëson aftësitë mendore specifike të personit.

Pyetja 8

Paranoid Skizoid Skizotipal

Antisoacial Kufitar Histrionik

Narcistik Shmangës I varur

Obsesiv

Pyetja 9
Koncepti për veten Qëndrimet Tërheqja
Paragjykimet Stereotipat Bindja

Pyetja 10

Inteligjenca gjuhësore
Inteligjenca logjike/matematikore Inteligjenca hapësinore
Inteligjenca kinestetike Inteligjenca muzikore
Inteligjenca ndërpersonale Inteligjenca intrapersonale

119
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

37.016:159(075.3)(072)

Perolli-Shehu, Blerta
Psikologji 11 : libër mësuesi për tekstin shkollor : (për gjimnazin
e shkencave shoqërore-gjuhësore dhe shkencave natyrore) / Blerta
Perolli-Shehu, Brikena Kullolli. – Prishtinë : Albas, 2019.
– 120 f. : ilustr. ; 24 cm.

1. Kullolli, Brikena

ISBN 978-9951-15-079-8

You might also like