You are on page 1of 6

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISË DHE PSIKOLOGJISË

Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë i Universitetit të Tiranës ka një histori gjashtëdhjetë


e tre vjeçare (1951-2017) kontributesh në fushën e pedagogjisë dhe të psikologjisë. Fillimet e
studimeve në pedagogji e psikologji gjenden në dekadën e parë të shekullit të kaluar kur në
shkollat e mesme të kohës përgatitja e mësuesve e përfshinte studimin e këtyre lëndëve.

Në vitin 1946, lënda e pedagogjisë dhe psikologjisë përfshihen në studimet për mësuesi në
Institutin Pedagogjik 2 vjeçar. Në vitin 1951, krijohet Katedra e Pedagogjisë dhe e Psikologjisë
pranë Institutit Pedagogjik në Tiranë. Në vitin 1957, me hapjen e Universitetit të Tiranës,
Katedra e Pedagogjisë dhe e Psikologjisë u bë e para njësi mësimore-shkencore në fushat
përkatëse në Shqipëri. Kjo katedër funksionoi deri në vitin 1993 pranë Fakultetit të Historisë dhe
të Filologjisë të këtij universiteti. Në vitin 1981 Katedra e Pedagogjisë dhe e Psikologjisë ofron
një program specializimi pasuniversitar në fushën e pedagogjisë dhe të psikologjisë (sot
ekuivalentohet si postmaster) dhe studime doktorale me programe individuale në secilën prej dy
fushave (1981-1992). Në vitin 1993 katedra emërtohet Departamenti i Pedagogjisë dhe i
Psikologjisë dhe transferohet në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Në vitin 1996 Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë (DPP) çel për herë të parë në
Shqipëri studimet e nivelit bachelor në fushën e psikologjisë. Në vitin 2004 riçelen programet e
studimeve master dhe në vitin 2009 rifilluan edhe programet e studimeve doktorale në fushën e
pedagogjisë dhe të psikologjisë. Çelja e studimeve bachelor në fushën e psikologjisë dhe të
pedagogjisë dhe kompletimi i studimeve në tre ciklet e tij është rezultante e përpjekjeve të shumë
brezave që kanë kontribuuar në këto fusha.
Të gjitha këto zhvillime të rëndësishme janë shpejtuar me arsimimin e brezave të mëparshëm në
vendet e demokracive lindore dhe të brezave të mëpasmë në vendet e Europës perëndimore dhe
në ShBA. Këto bashkëpunime, nëpërmjet stazheve të pedagogëve, shkëmbimeve të eksperiencës
kurrikulare, botimeve, etj., kanë mundësuar zhvillimet e sotme në dy fushat që Departamenti i
Pedagogjisë dhe Psikologjisë mbulon.

Sot Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë ka 5 Prof.Dr., 3 Prof.Assoc., 1 Doc., dhe 15


Dr. Për nevojat e punës mësimore ai angazhon edhe rreth 80 pedagogë me kohë të pjesshme në
vit. DPP ofron programe studimi bachelor me kohë të plotë e të pjesshme në fushën e
psikologjisë, mastera shkencorë për psikologji klinike, shkollore dhe organizacionale, për
mësuesinë e shkencave sociale, master profesional për këshillim psikologjik, drejtim dhe
administrim arsimi, për orientim profesional dhe për pedagogjinë speciale. Gjithashtu, DPP ofron
dy programe cilësore doktoraturash në psikologji dhe në edukim. Ai mbulon gjithashtu pjesën e
formimit pedagogjik në të gjitha programet e masterave shkencorë të UT për formimin e
mësuesve për shkollat e mesme. Pedagogët e këtij departamenti kanë prodhuar një numër të
madh tekstesh e materialesh të tjera mësimore që nga përkthimet, përshtatjet dhe tekstet
origjinale.

MISIONI I DEPARTAMENTIT TË PEDAGOGJISË DHE PSIKOLOGJISË


Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë (DPP) vepron në përputhje me statutin dhe misionin
e Universitetit të Tiranës dhe Fakultetit të Shkencave Sociale në funksion të zhvillimit dhe
përparimit të shkencave të psikologjisë dhe edukimit, duke integruar kontributet në fushën e
mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe ofrimit të shërbimeve. Misioni i DPP është përgatitja e
studentëve si profesionistë të kualifikuar në fushat e psikologjisë dhe edukimit, me aftësitë e
nevojshme për t’u përfshirë në aktivitete që i shërbejnë zhvillimit shkencor, zgjidhjes së
problemeve dhe përmirësimit të jetës së komunitetit si dhe nxitja e procesit të punësimit të tyre
në sektorin publik dhe privat të ofrimit të shërbimeve. Në përmbushjen e këtij misioni, DPP
angazhohet të vërë në zbatim praktika bashkëkohore të mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe
ofrimit të shërbimeve për palë të treta. DPP synon të realizojë misionin e tij përmes menaxhimit
të burimeve të brendshme, kujdesit për kualifikimin e vazhduar të stafit, partneritetit me qeverinë
e Shqipërisë, me partnerë strategjikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, donatorë e palë të tjera
interesi.
VIZIONI I DEPARTAMENTIT TË PEDAGOGJISË DHE PSIKOLOGJISË

Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë (DPP) synon të sjellë kontribut të qenësishëm në


zhvillimin e shkencave të edukimit dhe psikologjisë si në planin kërkimor, ashtu dhe në atë
aplikativ, me theks të veçantë krijimin dhe unifikimin e praktikave profesionale në shërbimet
psikologjike e arsimore të mbështetura në praktikat më të mira e në të dhënat më të fundit të
kërkimit shkencor në fushë. Vizioni i DPP është të kthehet në një agjent zhvillimi dhe ndryshimi
duke ofruar ekspertizë dhe kontribut në nivel politikash dhe shërbimesh, duke formuar
profesionistë të kualifikuar dhe me integritet dhe duke kontribuar në përmirësimin e
komunitetetit.

PROGRAMET E STUDIMIT TË DEPARTAMENTIT TË PEDAGOGJISË


DHE PSIKOLOGJISË
Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë ofron programe studimi në bazë të marrëveshjes së
Bolonjës dhe legjislacionit në fuqi. Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë, pranë
Fakultetit të Shkencave Sociale, UT, ofron studime në të tria ciklet, përkatësisht:

1. Studime të Ciklit të I-rë


1. Bachelor në “Psikologji”

2. Studime të Ciklit të II-të


A. Programet e studimit Master Shkencor
1. Master i shkencave në “Psikolog klinik”
2. Master i shkencave në “Psikologji shkollore”
3. Master i shkencave në “Psikologji organizacionale”
4. Master i shkencave në “Politika dhe drejtim arsimi”
5. Master i shkencave në “Mësues i shkencave sociale”

B. Programet e studimit Master Profesional


1. Master profesional “Këshillim psikologjik”
2. Master profesional “Orientim profesional”
3. Master profesional “Pedagogji e specializuar sociale”

3. Studime të Ciklit të III-të


1. Doktoraturë në Psikologji
2. Doktoraturë në Pedagogji
PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË

1.Diplomë Bachelor në “Psikologji” (180 kredite, 3 vjet)


Bachelor në “Psikologji” është një program studimi, i cili ofron udhëkryqet e disa disiplinave
njëherazi me një gamë të përgjithshme dhe karakterizuese (histori e psikologjisë, psikologjia
sociale, teoritë e personalitetit, sociologjia, psikologjia e zhvillimit, psikologjia anormale, ajo
kognitive, psikologjia e shëndetit, psikologjia e punës, psikofiziologjia, psikologjia shkollore,
këshillimi e psikoterapia, etj.) integruese duke i lidhur të gjitha këto me shumë disiplina të tjera
(metodat e kërkimit në psikologji, përpunim statistikor i të dhënave, hyrje në ekonomi, psikologji
gjinore, psikologji sportive, komunikim, biologji e anatomi e sistemit nervor, menaxhim stresi),
apo edhe disiplina që formojnë aftësim (shkrim akademik, metodat e kërkimit shkencor, gjuhë e
huaj) dhe praktikë.
Kurrikula e Studimeve në Ciklin Bachelor “Psikologji” kombinon dhe harmonizon dimensionin
teorik në fushën e psikologjisë botërore me konteksin Shqiptar. Ky program i mundëson studentit
që të njihet me fushat e thelluara të studimit pasuniversitar, duke bërë të mundur një zgjedhje më
të informuar në të ardhmen.
Kryesisht të gjitha lëndët e kurrikulës në Psikologji në nivel universitar janë të pajisura me tekste
apo cikël leksionesh, materiale ku studentët gjejnë teoritë themelore për lëndën. Përveç teksteve
apo ciklit të leksioneve, studentëve iu referohet literaturë ndihmëse në të gjitha lëndët përkatëse.
Lëndët që realizojnë programet në Psikologji janë të klasifikuar në bazë të rëndësisë që kanë në
formimin e studentit dhe realizimit të fokusit të çdo semestri dhe viti akademik. Një pjesë e
konsiderueshme e lëndëve zhvillohen gjatë një semestri dhe janë të organizuara kryesisht në
raportet 2 orë leksione /1 orë seminar, 2 orë leksione/2 orë seminare ose 3 orë leksione/1 orë
seminar në planin mësimor.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60
kredite dhe i gjithë cikli i studimeve të nivelit të parë në Psikologji përmban 180 kredite.
Misioni i programit Bachelor në Psikologji:
- Të stimulojë e të çojë në një nivel edhe më të lartë mendimin kritik nëpërmjet krijimit,
zhvillimit dhe përcjelljes së dijeve, duke kontribuar në profilizimin gjithnjë e më të
dallueshëm e profesional të profesionit të psikologut në shoqërinë shqiptare;
- Të lidhë fuqishëm e qartazi anën teorike me aftësimin praktik për të formuar studiues,
psikologë dhe specialistë të lartë në fushën e psikologjisë, në përputhje me prioritetet e
zhvillimit të vendit;
- Të ofrojë një proces koherent edukues e arsimor për studentët, të cilët do të vazhdojnë
kualifikimin në nivelet e tjera të studimit të profilizuar në fushën e psikologjisë.

Plani mësimor i Programit Bachelor në Psikologji

VITI I VITI II VITI III


Hyrje në psikologji Psikologji konjitive 1 Psikologji edukimi

Psikologji zhvillimi 1 Psikologji sociale 1 Teoritë e këshillimit e të psikoterapisë


1
Hyrje në kërkim shkencor Psikologji Fiziologjike
Psikologji anormale
Shkrim akademik Psikologji Zhvillimi 3
Hyrje në psikologjinë shkollore
Hyrje në biologji Psikologji Shëndeti 1
Hyrje psikodiagnostikë
Psikologji zhvillimi 2 Teoria e personalitetit
Testim e vlerësim
Aplikim në kërkim psikologjik Psikologji Shëndeti 2
Shprehitë e këshillimit
Histori psikologjie Psikologji konjitive 2
Motivacion
Psikologji pune Psikologji sociale 2
Teoritë e këshillimit e psikoterapisë 2
Menaxhim stresi Sjellja organizacionale

Gjuhë e huaj

Lëndë me zgjedhje (2 nga 4 lëndë) Lëndë me zgjedhje (2 nga 4 lëndë) Lëndë me zgjedhje (2 nga 5 lëndë)

Psikologji Gjinore Inteligjenca emocionale Mbrojtja e fëmijëve


Sport Shkathtësi komunikimi Hyrje në aftësinë e kufizuar

Hyrje në ekonomi Seminar special në psikologji Hyrje në etikë


sociale
Anatomi e sistemit nervor Psikologji konsumatori
Psikologji sportive
Seminar special në kërkim cilësor

Praktikë/Institucionale

Punim Diplome/ Provim Formimi

You might also like