You are on page 1of 13

DETYRE KURSI

LËNDA: ZHVILLIMI I TË NXËNIT

TEMA:Zbatime të teorisë së Piazhesë në mësimdhënie për femijërinë e


mesme

Punoi PRANOI

Dorjana RAPO Prof.Dr ZHULIETA LILO


Kapitulli I

1.1 Kush është Piazhe?


1.2 Cilat janë objektivat e tij?
1.3 Cilat janë fazat e zhvillimit sipas tij?

Kapitulli II

2.1 Stadet e zhvillimit sipas Piazhesë


2.2 Zbatimet e teorisë së tij në mësimdhënie për fëmijrinë e mesme.
2.3 Konkluzione

Kapitulli III
3.1 Bibliografia dhe burimet
Në këtë detyrë kursi do trajtoj një nga figurat më të rëndësishme të psikologjisë.

Jean Piaget është padyshim një nga personalitetet më të rëndësishme në fushën e


Psikologjisë Evolucionare dhe Pedagogjisë moderne. “Frojdi i shkollës”, siç e quajnë
fansat dhe kritikët e tij, është me të vërtetë i dyti për nga rëndësia pas themeluesit të
Psikoanalizës, Sigmund Freud.

Fusha e Psikologjisë Evolucionare i detyrohet shumë shkencëtarit dhe studiuesit


zviceran, pa kontributin e të cilit praktikisht nuk do të ekzistonte.

Në këtë detryë kursi do ndalem mbi teorite kryesore të tij dhe kryesisht zbatimet e
këtyre teorive në mësimdhënie për femijërinë e mesme.
Kapitulli 1

1.1 Kush është Piazhe?

Zhan Piazhe u lind në Nojshatel, Zvicër, më 9 gusht 1896. I ati


ishte profesor i letërsisë mesjetare. Teoricien i zhvillimit. Babai i tij gjithmonë e
inkurajonte të bënte pyetje dhe të ishte kritik dhe kërkues. I pëlqente të punonte
sistematikisht edhe për çështjet më të thjeshta .

Kur Piazhe ishte ende fëmijë ishte shumë i dhënë pas filozofisë dhe zoologjisë dhe


shkruajti artikullin e tij të parë shkencor në moshën 10 vjeç. Pasi u diplomua për
zoologji në Universitetin e Neuchâtelit më 1918, ai vazhdoi studimet
për psikologji në Zürich.

Gjendja e shëndetit mendor të nënës së tij ndikoi gjithashtu në kthesën e tij të


mëvonshme në shkencën e Psikologjisë me një interes të veçantë në Psikopatologji
dhe Psikanalizë. Megjithatë, ai kurrë nuk u thellua dhe u përfshi më thellë në këto
fusha, duke preferuar gjithmonë studimin e “normales” dhe funksionimin e mendjes në
vend të rrugëve të çuditshme dhe të pashkelura të të pavetëdijshmes. 

Piazhe pati një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e psikologjisë për arsye të punës së
tij të madhe në studimin e zhvillimit të inteligjencës. Ai besonte se zhvillimi
kognitiv ndodhte për arsye të përvojave të pakënaqshme të fëmijëve në zgjidhen e
problemeve. Vëzhgimet e tij e shpunë atë në formimin e teorisë së famshme të
zhvillimit kognitiv.

Veprimtaria e Piazhes përmblidhet në shumë libra dhe artikuj. Ai vazhdoi të japë mësim
dhe të shkruajë gjersa vdiq me 1980, në moshën 84 vjeçare.

Karriera e tij aktive në kërkimin e Psikologjisë Evolucionare zgjati gati 60 vjet dhe
rezultati i punës dhe studimeve empirike që ai prodhoi ishte befasues. Ai ishte studiuesi
i parë që mendoi t’u kërkonte fëmijëve gjëra të thjeshta, por jashtëzakonisht të
rëndësishme. Për shembull, nëse dy rreshta vezësh përmbajnë të njëjtin numër vezësh
edhe nëse një rresht shtrihet në një drejtim. Ose, sa mënyra ka për të kaluar nga një
skaj i dhomës në tjetrin… Pyetje të thjeshta por aq të rëndësishme sa hapën mënyra të
reja për të kuptuar se si fëmijët mendojnë dhe e perceptojnë botën përreth tyre. 
 
Psikologu dhe filozofi zviceran kaloi shumë orë të jetës së tij profesionale duke dëgjuar
fëmijët, mënyrën se si ata flasin dhe mendojnë, duke vëzhguar sistematikisht të
menduarit e tyre dhe duke studiuar dhe lexuar me kujdes të dhënat e studiuesve të tjerë
në mbarë botën që ishin të përfshirëme të njëjtën lëndë.më në fund zbuloi diçka shumë
të rëndësishme: që fëmijët të mos mendojnë si të rriturit!
Pas mijëra kontakteve dhe ndërveprimeve me ta, ai filloi të dyshonte se pas shprehjeve
të tyre të lezetshme dhe në dukje të palogjikshme fshiheshin procese të mendimit që
kishin llojin e tyre të rendit dhe logjikën e tyre të veçantë. Ajnshtajni e quajti këtë zbulim
“aq të thjeshtë sa që vetëm një gjeni mund ta konceptonte”! 
 
 
 
1.2 Cilat janë objektivat e tij?

Vëzhgimet dhe teoritë e Piaget hapën rrugë të reja për të kuptuar proceset e
brendshme dhe funksionimin e mendjes njerëzore. Në fund të karrierës së tij të gjerë
dhe të shquar kërkimore që përfshin pothuajse 75 vjet – që nga mosha 10-vjeçare kur
botoi të parën(!) 

Jean Piaget nuk ishte një reformator i arsimit, por ai prezantoi dhe mbështeti një
mënyrë të re të të menduarit dhe të kuptuarit për fëmijët që hodhi themele të
rëndësishme për lëvizjet e mëvonshme reformuese në fushën e arsimit.

Në fakt ishte i pari që e mori seriozisht mënyrën se si mendojnë fëmijët!

Ndikimi i Piaget në fushën e arsimit ishte më i thellë dhe më depërtues. Një nga qëllimet
e jetës së tij ishte të ishte në gjendje të shpjegonte evolucionin e inteligjencës njerëzore
në një mënyrë që shmangte “të paracaktuarat”, doktrinën e ideve dhe vlerave të
përshkruara siç e quante ai.

Bindja e tij se fëmijët nuk janë thjesht “enë boshe” të mbushura me njohuri – siç thotë
teoria tradicionale pedagogjike – por krijues aktivë të njohurive që marrin, shkencëtarë
të vegjël që vazhdimisht krijojnë dhe testojnë teoritë e tyre për botën, frymëzoi të gjithë
studjuesit e tjerë!

Por teoritë e tij nuk u kuptuan dhe nuk u pranuan që në fillim.

Për rreth tridhjetë vjet ata konsideroheshin të paqëndrueshëm në një Amerikë ku


njerëzit e shpirtit, shkencës dhe letrave ishin prekur plotësisht nga teoria e
bihejviorizmit.

Ndërmjet viteve 1932 dhe 1950 asnjë nga librat e tij nuk ishte përkthyer ende në
anglisht. Megjithatë, në fund të fundit, teoritë e Jean Piaget e tejkaluan reputacionin e
bihejviorizmit dhe që nga viti 1960 e tutje ato u zbuluan me entuziazëm nga psikologët
amerikanë dhe nga e gjithë bota.

Kontributi i Jean Piaget në shkencën e Psikologjisë ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm


dhe afatgjatë: ai në thelb u ofroi fëmijëve mundësinë për të funksionuar me autonomi
më të madhe! 
 
 Dhuntitë dhe inteligjenca e tij e veçantë mendore u bënë të dukshme shumë herët në
jetën e tij shkollore. Në klasën e shkollës ai shpesh sulmonte dhe ishte veçanërisht i
shqetësuar dhe shpesh i referohej më vonë në shkrimet e tij me komente ironike për
sistemin arsimor dhe metodat e mësimdhënies në klasë.
Jean Piaget ishte ndoshta “shkencëtari” më i ri që publikoi artikullin e tij në moshën 10-
vjeçare!
 
Ai do të qëndrojë aktiv deri disa muaj para vdekjes së tij në 1980, duke lënë pas disa
vepra të plota ose gati të përfunduara që gjetën rrugën e tyre drejtpërsëdrejti në botim
gjatë dekadave në vijim. Jean Piaget ndërroi jetë më 16 shtator 1980, në Gjenevë,
tashmë i njohur në mbarë botën si një nga psikologët më të rëndësishëm të shekullit të
20-të. 
 
Kontributi i tij në të gjitha fushat shkencore ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm. Teoritë
e tij për evolucionin dhe zhvillimin cilësor të fëmijës patën një ndikim dhe ndikim të
madh në metodologjinë pedagogjike. Në të njëjtën kohë, shumë teknika të
mësimdhënies u bazuan në teoritë e tij, p.sh. krijimi i një mjedisi mësimor mbështetës,
përdorimi i ndërveprimeve sociale në metodat e mësimdhënies etj. 
 
Teoritë e tij gjithashtu janë kritikuar në disa pika kryesisht për mbitheksimin e rolit të
zhvillimit kognitiv në kurriz të zhvillimit emocional dhe social.

Teoritë më të reja treguan gjithashtu efektin e shumë faktorëve mjedisorë në kalimin e


fëmijës nga një fazë e zhvillimit kognitiv në tjetrin, veçanërisht në fazën e fundit të
operacioneve të Formuara.

Megjithatë, shumica e komunitetit shkencor pranoi dhe vlerëson padiskutim ndikimin


dhe kontributin e Jean Piaget në Psikologjinë Evolucionare dhe teorinë Pedagogjike.
Studimet e tij kultivuan një interes për zhvillimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe patën një
ndikim befasues në të ardhmen e Arsimit dhe Psikologjisë Evolucionare. 
 Kapitulli II

2.1 Stadet e zhvillimit sipas Piazhesë


 

Piazheja besonte se individi zhvillohet kognitivisht ,përmes formimit të strukturave


kognitive më të sofistikuara në kohën që kalon përmes katër stadeve.

Stadi Sensomotorik

Ai zgjat nga lindja deri në dy vjeç. Fillon me reflekset dhe përfundon me kombinimet
komplekse të aftësive sensomotore. Ndërmjet një dhe katër muajve, fëmija vepron mbi
reagimet rrethore primare – një veprim ky që i shërben si një stimul, ndaj të cilit ai
përgjigjet me të njëjtin veprim dhe rrethi vazhdon. P.sh, fëmija mund të thithë gishtin e
madh të dorës. Atij i pëlqen, e kështu e thith akoma më shumë ose mund të fryjë një
flluskë sapuni.
Kjo i duket mjaft interesante e kështu do ta bëjë përsëri….

Ndërmjet 4 dhe 12 muajve, foshnja kthehet në reagimet rrethore sekondare, që


përfshijnë një veprim që zgjerohet jashtë ambjentit.

Gjithashtu fillojnë të kenë qëndrueshmëri objective.

Ata mund të përdorin kombinime mendore për të zgjidhur problem të thjeshta, si hedhja
e një kukulle me qëllim që të hapë derën. E me këtë mund të përmbushin ata që
pretendojnë.

Stadi paraoperacional

Stadi paraoperacional zgjat nga dy deri rreth shtatë vjeç.

Një simbol është një gjë që përfaqëson diçka tjetër. Nga manipulimi i simboleve , ne
kryesisht mendojmë në një mënyrë që foshnja nuk mundet në mungesë të objekteve
aktuale të përfshira. Bashkë me simbolizmin, ka një kuptim të qartë të të shkuarës dhe
të së ardhmes.

Nga ana tjetër në këtë stad fëmija është tërësisht egocentrik, d.m.th, ai I shikon gjërat
pothuaj vetëm nga një pikëpamje; vetëm e tija! Ai mund të mbajë përpara një pikturë,
në mënyrë që vetëm ai mund ta shohë dhe të shpresojë që ta shikoni edhe ju.
Piazhe bëri një studim për të zbuluar këtë fenomen të quajtur studimi i maleve. Ai i
vendosi fëmijët përballë një vargmali të thjeshtë allçie dhe vetë u ul në njërën anë,
pastaj u kërkoi të zgjedhin nga katër pamjet, atë që shihte ai.
Fëmijët më të vegjël zgjodhën pamjen që shihnin ata vetë, ndërsa fëmijët më të rritur
zgjodhën në mënyrë të drejtë.

Ndoshta shembulli me i famshëm i centralizmit paraoperacional të fëmijëve ështën ai që


Piazhe e paraqet si paafitësinë e tyre për të ruajtur vëllimin e lëngshëm. Nëse i japim
një trevjeçari qumësht çokollate në një gotë të hollë e të gjatë dhe për vete e hedhim në
një gotë të gjerë, ai do të priret të përqendrohet vetëm mbi njërin nga dimensionet e
gotës. Ngaqë niveli i qumështit në gotën e hollë e të gjatë ngrihet shumë lart, mendon
se ka më shumë qumësht në të se në gotën e shkurtër e të gjerë, edhe pse mund të
ketë më shumë në këtë të fundit.

Stadi i operacioneve konkrete

Stadi i operacioneve konkrete zgjat nga mosha shtatë deri në 11 vjeç. Në këtë stad nuk
përdoren vetëm simbolet si mënyrë përfaqësimi, por fëmija mund t’I përdorë, t’I
manipulojë këto simbole në mënyrë logjike.

Nga mosha 6 ose 7 vjeç, shumica e fëmijëve kanë aftësinë për të mbajtur mend
numrat, gjatësinë dhe vëllimin.

Nga mosha 7-8 vjeç, fëmijët zhvillojnë aftësinë e ruajtjes së përmbajtjes . nëse marr një
top prej argjile dhe e petëzoj atë në formën e një shkopi të gjatë të hollë ose dhe e ndaj
ne 10 pjesë të vogla, fëmija përsëri e di se ka të njëjtën sasi të argjilës. Dhe nëse ju e
përsëri e ktheni në top siç ishte, ai do ta dijë se duket plotësisht I njëjtë- një veçori e
njohur si kthyeshmëria.

Nga mosha 9-10 vjeç, zotërohet i fundmi i testeve të ruajtjes, si I ruajtjes së hapësirës.
Nëse merrni 4 kuadrate një cm, të vendosura në katër cepat e tavolinës dhe I vendosni
në mënyrë të çrregullt në qendër, fëmija që mban mend do të dijë se ata do të zënë po
aq vend sa zinin të vendosura në kënd, ose , ne këtë kuptim, kudoqë të ndodhen.

Stadi i veprimeve formale

Fëmija, në stadin e veprimeve konkrete, kalon një kohë të vështirë në zbatimin e


aftësive logjike të reja të të dhënave jokonkrete – d.m.th abstrakte. “Nëse Editi ka një
çehre më të zbehtë se Suzana dhe Editi më të vrenjtur se Luli, kush e ka më të
vrenjtur?”. Shumë njerëzve u nevojitet kohë që të gjejnë përgjigjen.
 
 
 
 
 
 

2.2 Zbatimet e teorisë së tij në mësimdhënie për fëmijrinë e mesme.

Femijet nuk mendojne ne te njejten menyre qe mendojne edhe te rriturit. Shume kohe
perpara se femijet te mund qe te lexojne ose te shkruajne dhe te kryejne teste te
inteligjences, ata kane filluar tashme qe te shfaqin aftesine per te menduar dhe per te
kontrolluar idete. Ky aktivitet kognitiv u studiua intensivisht per mbi 60 vite prej Jean
Piaget.

Piaget besonte se zhvillimi kognitiv i femijes ndodhte sepse ngjarjet qe femija


vezhgonte ne mjedis i vinin strukturat e tij mendore para kerkesave me te larta. Per te
zgjidhur nje problem, femija duhet qe te zhvilloje struktura kognitive me komplekse ose
skemat. Nje skeme mund te mendohet si nje njesi e dijes qe zoteron nje person ose nje
pikture mendore e botes.

Piaget studioi menyrat me ane te te cilave femijet pervetesojne konceptet dhe


organizojne idete.

Per zhvillimin kognitiv jane te rendesishme dy pjese: asimilimi dhe akomodimi.

1. Asimilimi eshte procesi me ane te te cilit femija integron stimujt e ndodhive te reja ne
skemat tashme ekzistuese. Per shembull, femija mund te asimiloje nje lloj te ri qeni
ne skemen ekzistuese te qenve.
Femijet perpiqen qe te perfshijne cdo ngacmues te ri ne skemat e tyre ekzistuesve te
botes. Megjithate, disa here femija nuk mund te asimiloje nje stimul te ri ne skemat
ekiztuesve dhe duhet qe ne vend te kesaj te perdore akomodimin.

2. Akomodimi eshte procesi i krijimit te nje skeme te re ose ndryshimit te nje skeme
ekzistuese me qelim qe te krijohet hapesire per nje ngacmues ose eksperience te re.
Femija akomodon macen permes krijimit te skemes se re te maces. Sipas Piaget – it,
bashkeveprimi dhe balanca e procesit te asimilimit dhe akomodimit, i quajtur
ekuiliber, jane pergjegjes per zhvillimin intelektual te femijes.
Qëllimi i edukimit, sipas Piazhesë, është që të formojë individë kritikë, creative prandaj
dhe pjesa më e madhe e të nxënit te fëmijët mbështetet në eksperimentimin dhe
zbulimin aktiv. Klasa aktive shoqërohet me filozofinë progresive,ku nxënësit janë në rol
aktiv, duke mësuar kryesisht nëpërmjet teknikave të zbulimit dhe duke vënë theskin tek
shprehja krijuese.
Lëndët kanë prirje të kombinohen dhe mësusesi shërben kryesisht si udhëheqës ndaj
përvojave edukative dhe nxit punën në grup.

Koncepti themelor i Piazhesë ka të bëjë me faktin që individi ndërton dijet e tij dhe që të
nxënit është një proces konstruktiv. Ne cdo nivel të zhviliimit konjitiv, nxënësit duhet të
jenë në gjendje të fusin në skemat e tyre informacionin që marrin. Per ta bërë këtë, ata
duhet ta përpunojnë informacionin në një farë mënyre. Kjo përvojë aktive/e gjallë, edhe
në nivelet më të hershme shkollore, duhet të përfshijë si manipulimin fizik te objekteve,
edhe manipulimin mendor të ideve.

Te nxënët e asistuar apo pjesëmarrja e drejtuar në klasë kërkon krijimin e sistemeve


mbështetëse: kuptimin e nevojave të nxënësve, dhënien e informacionit, sinjaleve,
shenjave dhe nxitjes në kohën dhe në masën e duhur, si dhe krijimin e mundësive që
nxënësit të punojnë, gjithnjë e më shumë, në mënyrë të pavarur. Mësuesit mund t’i
ndihmojnë nxënësit të mësojnë duke i përshtatur materialet dhe problemet me nivelet
aktuale të nxënësve, duke u bërë shembull per ta me aftësitë dhe mendimet e tyre,
duke i udhëhequr ata nëpër etapat e problemeve të ndërlikuara, duke zgjidhur vetë një
pjesë të problemit, duke dhënë shpjegime dhe gjykime të detajuara.

Njohuritë që familjet dhe anëtarët e komunitetit kanë fituar në shumë aspekte të punës,
menaxhimit të shtëpisë dhe jetës fetare, mund të kthehen në baza të procesit mësimor.

Fëmijët e zhvillojnë gjuhën gjatë kohës që ndërtojnë aftësitë e reja konjitive, duke bërë
përpjekje per te kuptuar ate që dëgjojnë, per të gjetur strukturat dhe konceptuar
rregullat. Ne këtë proces, paragjykimet dhe rregullat që mbart cdo kulturë mund të
kufizojnë kërkimin dhe orientimin në identifikimin e strukturave. Shpërblimi dhe
korrigjimi luan rol të rëndësishëm në ndihmën që u jepet fëmijëve per të rregulluar
përdorimin e gjuhës. Megjithatë, rëndësia me e madhe i takon proceseve te te
menduarit të vetë fëmijës.

Kur bëhen 5 vjec, shumica e fëmijëve arrijnë të zotërojnë të gjitha tingujt e gjuhës se
tyre amtare. Kur është fjala për fjalorin, njerëzit kuptojnë me shumë fjalë nga sa
përdorin. Kur mbushin 6 vjec, fëmijët kuptojnë deri ne 20 000 fjalë dhe përdorin rreth 2
600 fjalë.

Fëmijët janë në gjendje të mësojnë dy gjuhë njëherazi, nëse kanë mundësitë e duhura
në të dyja gjuhët. Njohja e me shumë se një gjuhe ka perparësi konjitive, prandaj është
e rëndësishme që fëmijët ta ruajne gjuhën amtare në kohën që mësojnë gjuhën tjetër.
Koha me e mire per të mësuar shqiptimin e saktë është fëmijëria e hershme.
2.3 Konkluzione
Ka katër parime që citohen më shpesh nga teoria e Piazhesë në lidhje me edukimin.

Parimi mbi rëndësinë e të qënit gati ndiqet nga theksimi i tij mbi asimilimin, përvoja,
qoftë kjo edukative apo jo, nuk i ndodh rastësisht një fëmije,por duhet patjetër të
asimilohet nga strukturat kognitive ekzistuese. Një përvojë e re mund të jetë e vlefshme
vetëm nëse fëmija arrin ta kuptojë. Mësimdhënia që është shumë larg nivelit të fëmijës
ka pak gjasa të jetë e vlefshme.

Parimi i dytë që ka të bëjë me motivimin për aktivitetin kognitiv ka të bëjë me


përmbajtjen edukative të avancuar ose të thjeshtë ka pak gjasa të jetë interesante.
Niveli edukativ duhet të jetë pak mbi nivelin aktual të fëmijës, në mënyrë që të krijojë
sfidë të mjaftueshme për të provokuar disekuilibër,por dhe të jetë mjaftueshëm e njohur
për të asimiluar.

E treta është ndërgjegjësimi për nivelin që ka arritur fëmija dhe informacioni se çfarë
mund të pritet në këtë nivel dhe çfarë jo.

Studimet e Piazhesë shpesh identifikojnë hapa dhe sekuenca nëpërmjet të cilave


mësohen fusha të veçanta të përmbajtjes.

Parimi i fundit është më funksional dhe ka të bëjë me theksin që i vinte Piazhe


inteligjencës si veprim. Në këndvështrimin e tij, edukimi duhet të ndërtohet mbi
kureshtjen e natyrshme të fëmijës dhe prirjen e natyrshme për të ndërvepruar me botën
përreth, me qëllim që ta njohë atë. Njohuria është më kuptimplotë ku fëmijët e ndërtojnë
vetë, sesa kur u imponohet. (Vasta etal.1992).

Qëllimi i edukimit, sipas Piazhesë, është që të formojë individë kritikë, kreativë, zbulues
dhe shpikës.
3. Referime
1. Karaj Theodhori: Psikologjia e zhvillimit të fëmijës.Shtëpia Botuese
Progres,Tiranë.2005,fq 28,29,30

2. Sula Gerda: Të nxënët-nga teoria në praktikë.Botimet Kumi,fq 85,86


3. DR.C.GEORGE BOEREE,Teorit e personalitetit,Shtëpia
Botuese ,ISBN,fq,243,244
4. Kashahu, Ledia; Karaj, Stela; Karaj, Theodhori (2016-12-30). "Academic
Achievements of Adolescents and Family Functioning". Academic Journal of
Interdisciplinary Studies.
5. Karaj, Theodhori (2004). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tirana: Bota
shqiptare. fq. 23–56.
6. DR.C.GEORGE, BOEREE (2008). Teorit e personalitetit. Tirane: Plejad. fq. 243–
244
7. Sula, Gerda (2008). "Te nxenit nga teoria ne praktike". Botimet Kumi. Referime
1 Karaj Theodhori: Psikologjia e zhvillimit të fëmijës.Shtëpia Botuese
Progres,Tiranë.2005,fq 28,29,30
8. Jean Piaget - Ëikipedia
9. Teoria e Piaget (Piazhese) e zhvillimit kognitiv – disordinipsicologici
(ëordpress.com)
10. ia904602.us.archive.org/21/items/piaget-psikologjia-e-intelegjences/Piaget -
Psikologjia e Intelegjencës_text.pdf
11. https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Psikopedagogjia
12. Jean Piaget dhe kontributi i tij i veçantë në teorinë e zhvillimit kognitiv të fëmijës
– Revista Psikologji
13. https://ëëë.cdc.gov/ncbddd/actearly/milestones/index.html •
https://ëëë.unicef.org/parenting/child-development/your-babys-developmental-
milestones • https://childmind.org/guide/developmental-milestones/ •
https://healthychildren.org/english/ages-stages/pages/default.aspx •
https://ëëë.healthychildren.org/English/family-life/health-management/Pages/
Milestones
14. Η ΑΝΑΠΤΥΞΗ ΤΟΥ ΠΑΙΔΙΟΥ, 0-5 χρονών.pdf (uoa.gr)

DETYRA KURSI ESE SHKOLLE: Teoria e Piazhesë për zhvillimin konjitiv

You might also like