You are on page 1of 6

1.2.2.

Idetë themelore të biheviorizmit Termi bihejviorizëm u përdorë për herë të parë nga John

B.Watson në fillim të viteve 1910. Më vonë Skiner e shtriu dhe e populloi rrugën bihevioriste.

Bihejvorizmi, si teori e të mësuarit, i ka rrënjët tek Aristoteli, i cili, në esen me titull “Memoria”,

fokusohet në lidhjet midis ngjarjeve, siç janë vetëtima dhe bubullima. Teoria e bihejviorizmit

përqendrohet në studimin e sjelljeve oferte ose sjelljeve që mund të vëzhgohen ose maten.

Aristoteli e shihte mendjen si një “kuti e errët” nënkuptimin që përgjigja ndaj ngacmimit mund të

vëzhgohet vetëm nga pikëpamja sasiore, duke injoruar totalisht mundësinë e proceseve të të

menduarit. Sipas këndvështrimit bihejviorist të nxënit është një ndryshim në sjellje, në mënyrën

sipas së cilës një person vepron në një situatë të veçantë. Bihejvorizmi e përkufizon mësim-nxënien

si përvetësim i një sjellje të re. Nxënësi ka mësuar kur është në gjendje të jap përgjigjen e drejtë pasi

është ekspozuar ndaj një stimuli të veçantë. Bihevioristi nuk interesohet se si ose përse merren

njohuritë; atij i intereson vetëm nëse arrihet apo jo tek përgjigja e drejtë. Në këtë kuptim, nxënësi

në praktikë përdor aftësi proceduese të një niveli të ulët kur përpiqet të kuptojë materialin

mësimor, ndërsa materiali mund të jetë i izoluar nga konteksti dhe situatat e botës reale. (Garo,

2013) Në ditët tona bihejvorizmi përshkruhet si teori qe merret me sjelljet që janë pasojë e

reflekseve ndaj stimulit. Këto reflekse mund të bëhen të qëndrueshme kur jepen vazhdimisht

komente, opinione ose mbahen qëndrime të natyrës negative ose pozitive. Shembull i një qëndrimi

negativ është dënimi, i cili nganjëherë përdoret për të eliminuar ose reduktuar veprimet e

padëshiruara. Efektet mësimore të biheviorizmit janë shpesh herë çelësi për të zhvilluar aftësitë

bazë të kuptimit të njohurive në lëndë të ndryshme. Duhet theksuar se në dekadat e fundit

biheviorizmi po eklipsohet si rezultat i revolucionit konjitiv. Teoricienët të tillë, si Uatson, Thorndaik

dhe Skiner janë konsideruar psikologë bihevioristë, sepse janë përqendruar pothuaj vetëm në

sjelljen e vëzhgueshme dhe ndryshimet në sjellje. Në të vërtetë, mjaft bihejvioristë kanë refuzuar të

kuptojnë konceptet e të menduarit apo emocionet, përderisa mendimet dhe emocionet nuk mund

të vëzhgohen drejtpërsëdrejti. Sot përfaqësuesi më tipik i biheviorizmit mbetet Skineri. (Musai,

1999) Eduard Thorndaiku, (1874 - 1949) është konsideruar nga shumë njerëz si psikologu i parë
arsimor modern i cili kërkoi të sillte një qasje shkencore në studimin e të mësuarit. Thorndaiku

besonte, se të nxënit shpjegohet me anë të lidhjeve që formohen midis stimujve e reagimeve. Për

Thorndaike, të mësuarit u bazua në një lidhje mes përshtypjeve të ndjeshme dhe një impulsi ndaj

veprimit. Thorndaike favorizoi të nxënit aktiv të nxënësve dhe kërkoi të strukturojë mjedisin për të

siguruar stimuj të caktuar që do të “prodhonin” të mësuarit. 16 Thorndaiku formuloi lidhjet e të

nxënit, që nuk qenë ligje, por rregulla. Dukej se të nxënit u bindej atyre. Këto lidhje ndodhin,

kryesisht, përmes provës e gabimit, një proces që më vonë ai e përcaktoi si konektionizëm, ose

mësimi me anë të zgjedhjes e lidhjes. B.E Skiner, (1904 – 1990), psikolog amerikan, mjaft i njohur për

kërkimet në lidhje me proceset e të nxënit dhe bindjen e tij për një shoqëri të planifikuar. Skiner

ishte një nga udhëheqësit e mësimit të programuar në të cilin zbatohen në mësimdhënien në klasë

parimet e të nxënit të përcaktuara në laborator. Në teorinë e Skinerit, ndeshim në mënyrë të

vazhdueshme termin përforcim, që ai e konsideron një element kyç që shpjegon sesi dhe pse ka

ndodhur të nxënit. (Garo, 2013) Hulumtimi i Skiner përcaktoi se truri nuk ishte pjesë e kondicionimit

dhe mësimi realizohej nëpërmjet faktorëve të mjedisit, duke diferencuar idetë e tij nga të tjerët si

John Watson dhe duke i bashkuar teoritë e tij si sjellje radikale. Me teoritë themelore të sjelljes,

mendohet se individi është pasiv dhe sjellja formohet nëpërmjet përforcimit pozitiv dhe negativ. Kjo

do të thotë se sjellja e një fëmije mund të ndryshohet dhe modifikohet nëpërmjet përforcimit.

(Musai, 1999) 1.2.3. Ndikimi i teorisë Gestalt në lindjen e ideve themelore kognitive Historia e

psikologjisë kognitive, si e çdo shkence, është e lidhur me shumë momente. Ajo rrjedh nga modeli

konceptual i psikologjisë së gestaltëve, sidomos nga theksi që vunë ata mbi perceptimin. Teoritë

Gestalt të nxënies ishin të parat që sfiduan pikëpamjen bihevioriste. Ato kritikuan tendencat

reduktuese dhe mendonin se bihejviorizmi varej shumë nga sjelljet e demonstruar prej personit, për

të shpjeguar të nxënit e tij. Nga mesi i shek. 20, teoritë gestalt konkurruan biheviorizmin si teoria e

vetme e pranuar e të nxënit në këto kohë. Teoritë Gestalt theksuan perceptimin, aftësinë për

njohjen e thellë dhe kuptimin si elementet kyç të nxënies. Individi u pa si organizëm perceptues që

organizonte, interpretonte dhe iu jepte kuptim ngjarjeve që ndikonin në ndërgjegjen e tij. Të


kuptuarit e ngjarjeve dhe fenomeneve ishte një koncept lëvizës. Nxënësi i kupton gjërat duke

menduar për to. Për gestaltistët, individualiteti i nxënësit dhe proceset e tij të brendshme mendore

ishin thelbësore për nxënien. Mbi bazën e pikëpamjeve për perceptimin dhe të nxënit geshtaltët u

përpoqën të interpretonin zhvillimin njerëzor, inteligjencën dhe aftësinë për t’i dhënë zgjidhje

problemit. (Musai, 1999) 17 1.2.3.1. Idetë themelore të kognitivizmit Kognitivizmi bazohet në

proceset mendore që qëndrojnë pas sjelljes. Ndryshimet në sjelljet e vrojtuara nuk janë gjë tjetër

veçse indikatorë të asaj që ndodh brenda mendjes së nxënësit. Në dallim nga biheivjoristët,

psikologët kognitivistë si Piazhe, Anderson, Bruner, Osjubel dhe Gleizer shprehen se të nxënit në

vetvete është një proces i brendshëm që nuk mund të vëzhgohet drejtpërsëdrejti. Ndryshimi ndodh

në aftësinë e personit për të reaguar në një situatë të veçantë. Sipas pikëpamjes kognitive,

ndryshimi në sjellje qëndron në atë, që, në mënyrë të prerë biheivjoristët e quajnë: të nxënit është

vetëm një reflektim i ndryshimit të brendshëm. Kështu në dallim me psikologët bihejvioristë,

psikologët kognitivistë, duke studiuar të nxënit janë të interesuar në faktorë të pa vëzhgueshëm, si

njohuritë, synimet, ndjenjat, krijimtaritë dhe mendimin. Të gjitha qasjet kognitiviste theksojnë si

përpunohet informacioni. Kishte përpjekje të hershme për të organizuar teoritë kognitiviste, nga

fundi i viteve 1900, por u zbehën në atë kohë nga puna e bihevioristëve. Vetëm pas Luftës së Dytë

Botërore, teoritë kognitive filluan të forcohen. (Garo, 2013) Themelues konsiderohen të jenë

psikologët e famshëm: Jean Piaget (Zhan Piazhe), Benjamin Bloom, Howard Gardner. Zhan Piazhe

(1896 – 1980), psikolog zviceran; është përfaqësuesi kryesor i psikologjisë kongnitive, i shquar në

fushën e zhvillimit mendor e në veçanti për teorinë e organizimit të zhvillimit kognitiv nëpërmjet

katër stadeve: sensoro – motor, para veprues, konkretisht veprues dhe formalisht veprues. Zhan

Piazhe u ndikua nga teoritë Geshtaltë dhe ato Bihevioriste dhe propozoi që strukturat njohëse të

brendshme të personit ndryshojnë si rezultat i ndryshimeve zhvilluese në sistemin nervor dhe si

pasojë e ekspozimit ndaj shumëllojshmërisë së përvojave dhe mjediseve që i përmbajnë ato.

Sidoqoftë, kontributi më i rëndësishëm i Piazhe në kuptimin e të mësuarit në një kuptim më të

ngushtë është teoria e tij se si nxënësit ndërtojnë të mësuarit e tyre duke ruajtur një ekuilibër midis
asimilimit, ku individi shton elemente të reja për skemat ekzistuese mendore dhe akomodimin, ku

skemat ekzistuese janë ndryshuar për të përfshirë të dhëna të reja që nuk janë menjëherë në

përputhje me skemat ekzistuese. Prandaj, Piazhe ishte i pari që vepronte me lloje krejtësisht të

ndryshme të të mësuarit dhe dallonte mes të mësuarit përmes shtimit dhe të mësuarit nga

ndryshimi ose rindërtimi. (Musai, 1999) 18 1.2.3.2. Disa zhvillime kryesore të të nxënit kognitiv Të

nxënit e kuptimshëm Kontribut të madh në zhvillimet kryesore të të nxënit kognitiv dha psikologu

kognitivist Deivid Osjubel. Në analizën e tij të të nxënit, Osjubel (1978) bëri dy dallime kryesore: të

nxënit marrës e zbulues dhe të nxënit përmendësh e të kuptimshëm. Të nxënit marrës (thithës) dhe

zbulues paraqesin dy detyra për nxënësit. Në të nxënit thithës, materiali, potencialisht i

kuptimshëm, bëhet i tillë vetëm kur nxënësit e përvetësojnë atë. Ndërsa në të nxënit zbulues,

nxënësit duhet të zbulojnë çfarë duhet mësuar dhe pastaj ta përpunojnë atë për ta integruar

materialin me strukturat kognitive ekzistuese. Deivid Osjubel ka qene përherë përkrahës i të nxënit

të kuptimshëm, të cilin e përcakton si përvetësim të kuptimeve të reja. Duhet të vëmë re se ky

përcaktim i tij përmban dy ide të rëndësishme. Të nxënit e kuptimshëm nënkupton që materiali që

është për t’u mësuar, është potencialisht i kuptimshëm (i përshtatshëm) për nxënësit. Përvetësimi i

kuptimeve të reja i referohet procesit me anë të të cilit nxënësit e kthejnë materialin potencialisht të

kuptimshëm, në kuptime aktuale. Osjubeli vërejti së të nxënit e kuptimshëm ndodh kur materiali për

t’u mësuar lidhet me ato që nxënësi pothuajse i di. (Musai, 1999) Sot, psikologjia kognitive është

shumë e përhapur dhe është bërë një forcë e fuqishme udhëheqëse në mësim. Një faktor që ndikon

në përhapjen e saj është perspektiva e qenieve njerëzore në të. Nxënësit i organizojnë

informacionet në qëllime dhe nënqëllime, në fraksion të sekondës, arrijnë rezultate të shkëlqyera;

ata mbajnë mend, marrin vendime, zgjidhin probleme, mësojnë. Nëse mund të ndihmohen të

organizojnë dhe të përpunojnë informacionin, ata bëhen më kompetentë dhe përmirësojnë të

nxënit brenda dhe jashtë klasës. Për mësuesit, pedagogët dhe punonjësit e tjerë të arsimit e

rëndësishme është që të dy grupimet bihevioristët dhe kognitivistët ofrojnë informacion të

dobishëm. 1.2.4. Teoria social-kognitive e Albert Benduras “Pjesën më të madhe të asaj që di njeriu
e fiton përmes shembujve dhe modeleve” (A. Bendura) Vitet e fundit, psikologë të njohur si

neobihevioristë kanë zgjeruar pikëpamjet bihevioriste të të nxënit duke përfshirë ngjarje të

brendshme të pavëzhgueshme, si synimet, besimet, mendimet etj. Shembulli i parë i këtij drejtimi

është - Teoria social-kognitive e Albert Benduras (1986) e cila e përcakton të nxënit më shumë se

sjellja e vëzhgueshme. Teoria social-kognitive mund të konsiderohet si një urë në mes teorisë

bihevioriste dhe kognitiviste. (Musai, 1999) Albert Bendura (1925), është një nga psikologët më të

pushtetshëm, i njohur ndryshe si “teoricieni i të nxënit social”. Merret me çështjen e realizimit të të

nxënit në kushtet e jetës sociale. Sipas tij, individi mëson ta ndryshojë sjelljen e tij si rezultat i

vëzhgimit se si të tjerët 19 në grupin e tij reagojnë a përgjigjen ndaj ngacmuesve, se ç’pasoja vuajnë

ata nga sjellja e tyre. Ndoshta kontributi më i madh i Benduras ka të bëjë me përpjekjet e tij për të

gjetur një trajtim të të nxënit mbështetur në të gjitha teoritë për të. Edhe pse ende shihet si

biheviorist, ai gjithashtu ka parë sjelljen, strukturat e brendshme kognitive dhe mjedisin, në

bashkëveprim. Njerëzit nuk e pranojnë ndikimin e mjedisit, ata shpesh e zgjedhin vetë atë dhe i japin

formë atij. Aspekt i rëndësishëm i teorisë së Benduras është ngulmimi i tij se njerëzit mësojnë sjellje

të reja në saje të vëzhgimit të sjelljes së të tjerëve. Për Bendurën, të nxënit kognitiv do të thotë që

informacioni që përpunojmë nga vëzhgimi i njerëzve të tjerë, sendeve dhe ngjarjeve ndikojnë në

mënyrën e sjelljes. Duke marrë në konsideratë pikëpamjet tradicionale të biheviorizmit dhe

kognitivizmit si edhe kërkimet e viteve të fundit nga teoricienët e të nxënit social kognitiv, arrijmë në

një përcaktim të përgjithshëm të të nxënit - “Të nxënit është një ndryshim i brendshëm në një

person, formimi i lidhjeve të reja ose potenciali për reagime të reja. Të nxënit është kështu një

ndryshim i qëndrueshëm në aftësitë e një personi”. (Garo, 2013) 1.2.5. Idetë themelore të

konstruktivizmit Konstruktivizmi është asimilimi i idealeve të biheviorizmit dhe kognitivizmit.

Zhvillimi i kësaj teorie i ka rrënjët tek Piazhe. Konstruktivizmi përpiqet të shpjegojë si mësojnë

nxënësit duke ndërtuar kuptimin për veten e tyre. Ai është i bazuar në një studim vëzhgues dhe

shkencor rreth mënyrës sesi njerëzit mësojnë. Sipas kësaj teorie individët krijojnë ose ndërtojnë

(konstruktojnë) të kuptuarit ose njohuritë e tyre, duke ndërlidhur atë që tanimë e dinë dhe besojnë
me idetë, ngjarjet, dhe aktivitetet me të cilat ballafaqohen. Teoria e konstruktivizmit mbështet idenë

se njerëzit ndërtojnë të kuptuarit e tyre mbi botën duke përjetuar gjërat e pastaj duke reflektuar në

ato përvoja. (Musai, 1999) Mësuesit dhe studiuesit kanë vënë re se metodat tradicionale japin

njohuri sipërfaqësore, të cekta, pasive etj., për të gjitha moshat duke përfshirë këtu edhe

universitetet. Është siç thuhet “një rrugë e përfshirjes së të gjitha arritjeve nga empiristët dhe

racionalistet, që marrin në konsideratë të nxënit, ai zhvillon pohimin se informacioni nga bota e

jashtme është e organizuar nga ndërtimi ynë psikologjik në një formë që e quajmë intelekt. Në një

kuptim, që më pas, në mënyrë aktive ndërtojmë atë që mësojmë”. Teoria konstruktiviste është një

nga teoritë më të rëndësishme që përdoret në arsim. Konstruktivizmi u bë një nga drejtimet

kryesore që pasoi me integrimin e teknologjisë në arsim.(Garo, 2013)

You might also like