You are on page 1of 3

Detyrë: Hulumtoni për strategjitë e të lexuarit (Reading Strategies) përshkruani dhe

analizoni ato.

Apr 7
Strategjitë e të lexuarit

‘Aktivizimi i njohurive të mëparshme’ (ndodhë në raste kur kemi të bëjmë me


aktivitete që lidhin njohuritë e vjetra me ato të reja. Shembull: Leximi i një reviste
me një temë që kemi pasur njohuri më herët bën që të lidhet leximi aktual me
njohuritë tona ekzistuese tashmë)

‘Pyetje’ (Reflektojnë tri pyetje kryesore: 1. Pyetje ‘tani’ përqëndrohet në materialin e


paraqitur duke shtruar pyetjen ‘Cili është thelbi i materialit të lexuar?’, 2. Pyetje
‘analitike’ kërkon që studentët të mendojnë për ato që kanë mësuar duke shtruar si
pyetje se ‘çfarë ka pasur për qëllim autori që të kuptojë lexuesi me këtë material?’),
3. Një pyetje ‘kërkimore’ duke pasur për synim inkurajimin e studentëve që të
kërkojnë informacion përtej informacioneve bazike).

‘Analizimi i strukturës së tekstit’. Duke bërë analizën e tekstit si dhe mënyrës se si


është strukturuar ai tekst na lejon të kuptojmë më mirë informacionin.

‘Fjalët kyçe’. Ndërmjet fjalëve kyçe na bëhet e mundur kuptimi i pjesëve më të


rëndësishme në një tekst. Me fjalë kyçe autorët i referohen termave më unike të cilat
përdoren për të komunikuar me ne.

Reply

Apr 8

STRATEGJITË E TË LEXUARIT

Nje hyrje e shkurtër

Për për njeriun që nuk heqë dorë nga veprimtaria e vet, leximi bëhet argëtimi më
fisnik. Megjithëse fuqia e senzibilitetit dhe inteligjencës sonë s’mund të zhvillohet
ndryshe veç brenda thellësisë së jetës sonë spirituale, pa kontaktin me mendje të
tjera, që e ofron leximi, nuk mund të edukohen aftësitë e frymës sonë. Kështu
shkrimtari i famshem Marsel Prousti nuancon anët e leximit. Leximi mund të vë në
lëvizje intelektin, imagjinatën dhe ndjenjat tona. Ai bën që ato të ushtrohen, të rriten
e të gjallërohen. Por leximi ka një kufi të brendshëm, veç rrethanave të jashtme që
mund ta pengojnë atë (mungesa e hapësirës së qetë dhe kohës së lirë për lexim). Në
fakt leximi na lë te pragu i jetës mendore: ai mund të na afroj deri te ajo, por nuk e
përbën atë, ngase është një ligj i veçantë dhe providencial, ligj ky që thotë se nuk
mund ta marrim të vërtetën prej askujt, se vet ne duhet ta rikrijojmë atë. Prandaj
gjithnjë derisa leximi është nxitës, çelsat magjik të të cilit na çelin, në thellësinë
tonë, dyerët e hapësirave në të cilat ne nuk do të mund të depërtonim vetëm, roli i tij
në jetën mendore është shpëtimtar. Ai bëhet ndërkaq, i rrezikshëm, nëse në vend se
të na zgjojë në jetën mendore, synon ta zëvendësoj këtë.

Qëllimet e leximit

Përfundimi i leximit të një libri qoftë për nevojat shpirtërore (jashtakademike) qoftë
për nevoja akademike është një nga sfidat më të mëdha të një lexuesi apo
hulumtuesi. Njerëzit lexojnë lloje të ndryshme të materialeve dhe për arsye të
ndryshme. Qëllime e leximit mund të jenë të ndryshme, në varësi të natyrës dhe
personalitetit të një lexuesi, dhe në varësi të nevojave akademike të tij. Ne të gjithë
duam të dinë se çfarë shtrihet përtej, pa menduar rëndësinë dhe dobinë e librave.
Nëse ne përpiqemi të shohim më thellë, ne shohim se leximi tregon përfitimet reale
për lexuesit dhe per qellimet e tij. Nje nder to mund të jenë p.sh.: 1. Për të perfituar
njohuri të pergjithshme apo specifike;2. Për të krijuar shprehi të saktë, rrjedhshmëri
dhe koherencë gjatë karrierës së tij profesionale; 3. Për të krijuar aftësi analitike; 4.
Për të pasur një kujtesë të mire dhe imagjinatë të zhvilluar; 5. Për të pasur burime te
ndryshme dhe laramani te informacioneve; 6.Eshtë një kure e mirë kundër
depresionit dhe një mik që ndihmon në krijimin e marëdhenjeve të shendosha më
njerëz, etj.
Sa më i lartë të jetë numri i librave të lexuar, aq edhe të shumta dhe të ndryshme do
të jenë njohuritë tona. Funksioni i parë i librave është ai informues. Secili duhet të
zgjedhë mes larmisë së titujve, atë që i duket më i përshtatshëm dhe që i shërben në
formimin e tij akademik apo atë që përmbush kuriozitetet e tij.
Sa herë je gjendur në një situatë të vështirë, ku problemi më i madh është të
artikuluarit? Situatat e sikletshme, intervistat e punës, prezantimet përpara një grupi
të madh njerëzish, etj bllokojnë funksionin normal mendor dhe të folurit dhe kjo prej
stresit dhe ankthit që krijohet, por librat ndryshojnë gjithçka. Asnjë situatë nuk e
gjen të papërgatitur dikë që i ka dedikuar shumë kohë leximit. Pasurimi i fjalorit të
përditshëm, eleminimi i çdo huazimi, i cili aq sa e zgjeron edhe e vret gjuhën shqipe,
por mbi të gjitha zhdërvjelltësia që të fal leximi, të bën që në cdo situatë të dalësh
faqebardhë. Aftesitë e mira shprehëse dhe aftësitë e thella analitike që ndërtohen
prej leximit ndihmojnë njëkohësisht në aftësitë shkruese, të cilave i vihet cdo ditë e
më shumë rëndësi.
Leximi eshte palester e mendjes sepse nje nga aktivitetet që ndihmon kujtesën tuaj
është leximi. Shkencëtarët kanë vërtetuar se informacioni i marrë nëpërmjet leximit
është 3 hërë më i rrënjosur në memorien tuaj dhe më i përdorshëm prej jush, sesa
informacioni i marrë nga mediat audiovizive. Nëse dëshironi që kujtesa juaj të jetë e
pagabueshme deri në fund të jetës, kushtojini leximit minimalisht një orë në ditë.
Justifikimet kur bëhet fjalë për leximin janë të papranueshme.

Strategjitë e te lexuarit

Strategjitë e leximit ndryshojnë nga një lexues tek një lexues tjetër. E gjithë kjo
varët nga ineresat personale të secilit nga ne, varesisht se cili zhaner i leximit na
përmbush më shumë. I njëjti lexues mund të përdorë strategji të ndryshme për
kontekste të ndryshme sepse qëllimi i tyre për të lexuar ndryshon. Shume njerez e
pyesin veten "pse po lexoj?" dhe "çfarë po lexoj?".
Prandaj lidhur me këtë dhe në këtë kontekst duhet te kemi parasysh disa gjëra me
rëndësi dhe të cilat duhet ti kemi parasysh si lexues përpara se të ia fillojmë të
lexojmë një material të caktuar. Kështu, duhet te kete ne konsiderate pyetjen: Cilat
veprime duhet të i ndermarr: a) para leximit, b) gjatë leximit dhe c)pas leximit.

a)Para leximit lexues duhet: 1. Të vendos qëllimin e tij për të lexuar; 2. Duhet të
mendoj hipotetikisht se cili ka mundur të jetë qëllimi i autorit për librin e shkruar
(motivin e lansimit te shkrimit); 3. Ai duhet të rishikoj ato që ai din dhe don të mësonj
rreth temës konform leximeve dhe materialeve te tij; 4. Paraprakisht perpara se te
filloj të lexoj një material, duhet parë: permbledhjen e materialit, titujt, figurat,
tabelat, fjalorin, etj; 5. Para leximit ai duhet te parashikonj përmbajtjen e tekstit dhe
te shtoj pyetje rreth tij, ku në gjuhën akademike në shumë raste përdoret i
ashtuquajturi pyetsori i leximit kritik.

b) Gjatë leximit lexuesi duhet: 1. Te shënoj pjesët e tekstit për të kujtuar me lehtësi
ide të rëndësishme ose interesantete cilat mund të i sherbejnë me vonë; 2. Te gjenj
përgjigje për pyetjet e shtruara me herët; 3. Të krijoj një listë fjalesh dhe fjalësish
per te cilat ka hamendësim se nuk i kupton, e të cilat mund ti deshifroj më vonë; 4.
Ai duhet te mundohohet të tregonj kuptimet e fjalëve dhe fjalive të panjohura duke
identifikuar lidhjen e tyre me idenë kryesore; 5. Lexuesi nese është e nevojshme, bën
pushim (ndan tekstin në segmente: shembuj të teksteve të shënuara, pjesë për
secilin ose disa kapituj te librit varesisht nga nevoja), etj.

c) Pas leximit lexuesi duhet: 1. Të përmbledh tekstin me fjalët e tij (te shënoj ato që
ka mësuar, përshtypjet dhe reagimet) në një skicë, hartën e konceptit ose një
matricë (për disa tekste); 2. Eshtë e nevojshme qe ai të bisedoj me dikë për idetë e
autorit dhe për të kontrolluar atë se qfarë ka marrë si mesazh nga materiali i lexuar;
3. Ai duhet të identifikoj dhe të rilexoj pjesët e vështira të tekstit; 4. Ai duhet të
përcaktoj fjalë në listën e tij të fjalorit dhe më pastaj varvsisht nga nevojat te tij
edhe ta praktikoj përdorimin e tyre; 5. Pas perfundimit te librit, duhet të mbaj
shenimet rreth: Organizuesit grafikë të mostrave, Harten e konceptit, Matricat e
rishikimit të literaturës etj.

You might also like