You are on page 1of 3

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU 

FAKULTETI I BIZNESIT 
DEPARTAMENTI FINANCË- KONTABILITETIT 
PROGRAMI I STUDIMIT –MSC.FINANCË-KONTABILITET 

LËNDA: Analize dhe vlersim biznesi

DETYRE KURSI 

Tema:Hyrja ne nje kerkim shkencor

Punoi:                                                                                Pranoi: 
Xhesjana Shkoza   Dr.Msc.Bitila Shosha
Klea Shahini
 
 

DURRËS, 2023 
Si të shkruajme hyrjen e një punimi shkencor?

Hyrja e një punimi është njëra nga tri pjesët kryesore promovuese të punimit tone kërkimor,
përkrah abstraktit dhe përfundimit. Shpesh herë pedagoget,profesorët/kërkues shkencorë
kërkojnë që kërkimin që ne ose ata propozojnë të shpalosim përmes hyrjes, Kështu ata kuptojnë
përmbajtjen dhe mënyrën se si ne do ta shtjellojme temën që po propozojme për kërkim ose
kuptojnë se sa dhe si e kemi kuptuar temën që na është ofruar për kërkim. Për më tepër, hyrja
është nga pjesët e para që lexohet Nëse përmbajtja nuk është domethënëse, tërheqëse dhe e plotë
në kuptimin e vetë atëherë lexuesi nuk lexon punimin sepse nuk është tërhequr nga përmbajtja
ose pasi që nuk ka arritur të shohë se çka në të vërtetë ofron punimi.
Pra, përmbajtja është pjesë e rëndësishme e punimit dhe duhet shtjelluar me shumë vëmendje.
Nëse nuk e kemi kuptuar temën e propozuar për nga mentori (qoftë profesor ose kërkues
shkencorë)  atëherë më mirë pyesim mentorin tone për çështjet të cilat janë të mjegulluara.
Sidoqoftë, edhe nëse mendojme se e kemi kuptuar temën, pasi kemi shkruar hyrjen ia dërgojme
mentorit tone dhe kërkojme ta shqyrtojë dhe të japë qëndrimin dhe sugjerimet e tij. Në këtë
mënyrë ne do ta kuptojme temën më mirë dhe kërkesat e mentorit. Sidoqoftë në fund të fundit
nëse temen e kemi me karakter kërkimor-edukativ atëherë fjalën e fundit e ka mentori, pra i
plotësoni kërkesat dhe “dëshirat” e tij duke shkruar temën që ai kërkon (kuptohet duke u bazuar
në fakte dhe duke sjellë argumente nga kërkimi jone(por kjo realizohet në vetë temën).

Kur ta shkruajme?
Hyrja shkruhet akoma para se të fillohet të shkruhet tema. Madje edhe para se të përpilohet
struktura e përmbajtjes, pasi që me hyrje propozohet tema e cila do të shtjellohet.

Si ta shkruajme?
Kjo varet nga mentori dhe tema.
Nëse tema është e shkurtër me 7-10 faqe A4, atëherë hyrja është zakonisht një kapitull me një
ose dy paragrafë.
Nëse shkruajme temë të gjatë ose tezë për Master (që mbulon 80-120 faqe) dhe mentori kërkon
hyrje konkrete pa hyrë edhe në sqarime më të vogla dhe tema pason një hipotezë e cila ka
argumente të qarta, atëherë e shkruajme në një kapitull me rreth 70% – 100% të një faqeje A4
me font Calibri 11 (Calibri është fonti standard tek versionet e reja të Microsoft Word).
Nëse tema është më e komplikuar duke shqyrtuar disa nën-hipoteza dhe mentori kërkon një hyrje
më të qartë atëherë mund të zgjerojme hyrjen duke e kaluar në 2-3 faqe A4 me të njëjtin font.
Në këtë rast hyrjen mund ta ndajme në disa nën-kapituj duke e bërë të qartë, të lehtë për të
përcjellë, atraktive dhe të këndshme për lexim. Shembull: Nën-kapitujt mund të radhiten si
vijon: Prapavija e temës kërkimore, Shpalosja e problemit, Qasja kërkimore.
Shembulli është vetëm si ilustrim, nuk nënkupton se duhet përcjellë po në të njëjtë formë.
Sa e gjatë duhet të jetë?
Siç përmendëm më sipër varet nga tema, nëse është e shkurtër atëherë në një ose dy paragrafë me
rreth dhjetë fjali, kurse nëse është më e gjatë nga 1 deri në 3 faqe. Duhet te kemi kujdes që edhe
nëse hyrja zgjatet, zgjatja të realizohet me kujdes duke mos humbur kuptimin e hyrjes dhe duke
ruajtur atraktivitetin për lexuesin.

Çfare duhet të shkruaj?


Hyrja duhet pasuar një shtrirje logjike e cila mbulon elementet kërkimore dhe problematikën e
temës në tërësi. Pavarësisht shkruhet hyrje e shkurtë apo e gjatë, ajo duhet përmbajtur të gjitha
elementet. Elementet kryesore të cilat duhet trajtuar në hyrje janë:

1. Prezantimi i temës
1. Hyrje në temë përmes paraqitjes së gjendjes së përgjithshme në sferën që tema mbulon.
2. Paraqitja e idesë kërkimore dhe shpalosja e problemit kërkimor (shpalosja e tezës)
1. Të metat nga gjendja e paraqitur zakonisht janë motivim për përmirësim, pra shkurt te
paraqesim se ajo gjendje ose ai problem i caktuar na motivon të realizojme kërkimin në
këtë punim.
2. Te shpalosim tezën tone rreth problematikës që do te na kërkohet…
3. Te paraqesim pyetjen/t kërkimore…
4. Te shpalosim se cfare po kërkojme?
5. Te shpalosin se cfare po tentojme të sjellim në dritë përmes këtij kërkimi?
3. Si do të realizojme kërkimin?
1. Te prezantojme metodën kërkimore të cilën vlerësojme dhe të shfrytëzojme kërkimin…
2. Te shpalosim mjetet të cilat vlerësojme dhe t’i shfrytëzojme për të realizuar kërkimin…
3. Te japim një përshkrim të shkurtër të “vijës” kërkimore e cila do të paraqitet në punimin
tone. Pra, te pershkruajme rrjedhshëm se si kapitujt të ndërlidhur mes tyre do të
shtjellojnë problematikën dhe do tna cojne në përfundim.

 Efekti i hyrjes…
Elementet e mësipërm nuk janë statik, ata mund të kombinohen dhe mund të radhiten sipas
nevojës dhe dëshirës, por duhet mbajtur mënd efektin e hyrjes: Informative, Efektive, Atraktive,
Shkencore, e Këndshme për lexim. I gjithë funksioni i hyrjes është të informohemi rreth
problemit qe kemi hasur, cfare na motivon që të shtjellojme atë problem, çfare do të shtjellojme
në këtë punim, cilat metoda kërkimore do te shfrytëzojme për të realizuar këkimin dhe si do të
rrjedhë procedura kërkimore. Dhe efekti i përgjithshëm është që hyrja të jetë shkak që lexuesi të
mos largohet pas leximit të gjysmës së saj ose pas leximit të plotë të saj, por që ai të nxitet që të
lexojë kërkimin e plotë.

You might also like