You are on page 1of 21

Përgatitja e projektit

hulumtues
Mimoza Telaku, PhD
Kolegji AAB
Projekt-propozimi
Çfarë është projekt propozimi?
• Propozim i specializuar për hulumtim të një problematike hulumtuese
• Propozim për realizimin e detyrave të caktuara për të përshkruar ose
shpjeguar një problem të caktuar
• Formë e shkruar e një projekti që hulumtuesi do të realizoj
• Kërkesë për alokimin e mjeteve buxhetore nga institucionet financuese
• Instrument i bindjes
• Premtim dhe angazhim i hulumtuesit për atë se çfarë ai/ajo dëshiron të
bëjë brenda një periudhe të caktuar kohore për çmimin e propozuar
• Plan për organizimin dhe implementimin e një projekti
Elementet kyçe të projekt propozimit
• Abstrakti/Përmbledhja
• Rëndësia e projektit hulumtues
• Sfondi dhe arsyetimi
• Pyetjet hulumtuese
• Shqyrtimi i literaturës
• Metodologjia
• Mënyra e shpërndarjes së të gjeturave të hulumtimit
• Korniza kohore
• Planifikimi buxhetor dhe arsyetimi i tij
Abstrakti/Përmbledhja
• Projekt propozimi gjithmonë duhet të ketë një abstract/ përmbledhje
• Gjysmë deri një faqe
• Përmbledhje e gjithë projektit hulumtues
• Përmban deklarata të shkurtra të aspekteve më të rëndësishme të projektpropozimit:
• Qëllimin dhe objektivat
• Referencat ndonjë hulumtimi relevant të mëparshëm
• Metoda hulumtuese në formë të përgjithësuar
• Fushëveprimi
• Procedura kryesore e mbledhjes së të dhënave
• Mënyra e analizimit të të dhënave
• Rezultatet e pritshme
• Përfitimet
Rëndësia e projektit hulumtues
• Përfshinë rëndësinë dhe dobinë e informatave që do të mblidhen me
anë të projektit hulumtues
• Shumica e studimeve synojnë që të ofrojnë informata të reja për të
mbushur boshllëqet në çështjen e caktuar
Sfondi dhe arsyetimi
• Përfshinë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e realizimit të projektit
hulumtues
• Potencon hulumtimet e mëparshme relevante, si dhe situatën dhe
faktorët që kanë shtyrë në ofrimin e projekt propozimit
• Ofron arsyet për realizimin e projektit
• Zakonisht përfshinë arsyetimin se si informatat dhe të gjeturat e
hulumtimit do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve.
Pyetjet hulumtuese
• Pyetjet hulumtuese dalin nga nevoja dhe arsyetimi i projekt
propozimit.
• Përgjigjja në pyetjen hulumtuese ndihmon në arritjen e qëllimit të
projektit hulumtues.
Shqyrtimi i literaturës
• Pwrfshinw:
• kornizwn teorike dhe konceptuale
• Citimet e hulumtimeve tjera relevante me projektin hulumtues

• Problematika hulumtuese duhet të parashtrohet brenda kornizës


teorike, për të parë ndërlidhjen e faktorëve të problemit të caktuar
hulumtues.
Metodologjia
• Shpjego qasjen metodologjike
• Përshkruaj metodat e mbledhjes së të dhënave
• Përshkruaj metodën e analizës së të dhënave
• Vlerëso dhe arsyeto metodat e përzgjedhura
Mënyra e shpërndarjes së gjeturave të
hulumtimit
• Mënyra e shpërndarjes së të gjeturave të hulumtimit varet nga audienca e
cila synohet
• Revista shkencore
• Media (radio/TV)
• Rrjete sociale
• Publikimi ne website
• Shpërndarja e pamfleteve
• Konferenca
• Njoftim për shtyp
• Prezantime te komunitetet lokale, etj.
Korniza kohore
• Data e fillimit dhe data e mbarimit të projektit hulumtues
• Datat e ngjarjeve/aktiviteteve të rëndësishme të hulumtimit
Planifikimi buxhetor dhe arsyetimi i tij
• Përfshinë kërkesat financiare të parashikuara për realizimin e projektit
hulumtues.
• Planifikimi i buxhetit duhet të jetë:
• realist
• mirë i arsyetuar
• në përputhje me burimet e nevojshme
• në përputhje me nevojat për realizimin e aktiviteteve hulumtuese
• i besueshëm
Shqyrtimi i literaturës
Shqyrtimi i literaturës
• Mbulon të gjitha aspektet e temës suaj të hulumtimit.
• Identifikon kornizat teorike që shpjegojnë problematikën e caktuar.
• Vendosë problemin në kontekst të njohurive ekzistuese: hulumtimet e
mëparshme.
• Identifikon konceptet apo termet që studimet e mëparshme i kanë
gjetur si të rëndësishme ose të parëndësishme.
• Sugjeron faktorët të cilët duhet konsideruar për të vendosur për
metodologjinë hulumtuese dhe dizajnin e hulumtimit.
Çfarë citohet?
• Teori qw mund t’i japin shpjegim problematikës hulumtuese
• Aspektet dhe të gjeturat kyçe të hulumtimit
• Mund të ekzistojnë studime të shumta për temën e caktuar: citohen
studimet më kredibile
Mangësitë e zakonshme në shqyrtimin e
literaturës
• Gabimet në citimin e përmbajtjes
• Autorët shpesh dështojnë të citojnë të gjithë punën shkencore relevante të
autorëve tjerë
• Autorët kanë tendencë të citojnë pikëpamjet e autorëve të tjerë të cilat
mbështesin pikëpamjet e tyre
• Mospërfshirja e studimeve kyçe për temën e caktuar
• Autirë mendjengushtë në perspektivë
• Theks i tepërt në përshkrim/ mungesë e kritikave në citime
• Mungesë e gjetjes së lidhshmërisë së materialeve të identifikuara me temën e
caktuar
• Organizim i varfër i shqyrtimit të literaturës
E rëndësishme
• Hulumtimi i juaj duhet të përfaqësoj një zgjerim logjik të njohurive
aktuale të temës së caktuar.
Si t’i gjejmë artikujt shkencor?
• Fokusohuni në baza të të dhënave të cilat indeksojnë artikujt
shkencorë.
• Identifikoni termet e duhura për të kërkuar artikujt në këto baza të të
dhënave.
• Ndjekni citimet.
• Idetifikoni autorët kyç.
• Shikoni komponentet kyçe të artikullit: parashtrimi i problemit,
shqyrtimi i literaturës, metodologjia, të gjeturat.
• Kushtoni vëmendje terminologjisë.
Rëndësia e shqyrtimmit të literaturës
• Çfarë të besojmë nga literature e shqyrtuar
• Cila literaturë është kredibile
• Çfarë është e aplikueshme për hulumtimin që planifikojmë
• Çfarë të përfshijmë në shqyrtimin e literaturës
• Çfarë të shfrytëzojmë si modele hulumtuese

*Vërejtje: duhet të bëhet dallimi se sa mirë është bërë hulumtimi dhe


sa mirë është raportuar ai hulumtim.
Konsideratat gjatë shqyrtimit të literaturës
dhe përgatitjes së projektit hulumtues
• A është shpjeguar mirë qëllimi i hulumtimit? A është arsyetuar në
mënyrën e duhur?
• A është bërë shqyrtimi i literaturës në mënyrë gjithëpërfshirëse?
• A ka një bazë teorike?
• A janë konceptualizuar apo definuar si duhet termet e hulumtimit?
• A janë harmonizuar në mënyrë logjike pyetjet hulumtuese me
qëllimin dhe objektivat e hulumtimit?
• A janë vërejtur kufizimet e hulumtimit tonë dhe a janë korrigjuar nëse
ka qenë e mundur?

You might also like