You are on page 1of 5

Leximi akademik

Leximi akademik është shkathtësi themelore


akademike shumë të nevojshme për ta zotëruar dhe
për ta përpunuar me sukses një materie në nivelin e
shkollimit të lartë, ndërsa si i tillë bazohet në mendimin
kritik. Leximi akademik ka të bëjë me të menduarit
kritik lidhur me tekstin e lexuar dhe lidhur me analizën
e argumenteve të cilat i ka sjellë autori i tekstit.
• Prandaj, themi se qëllimi themelor i leximit
akademik nuk është vetëm gjurmimi i të
dhënave tekstuale, ngase ato përfshijnë në
vete edhe të kuptuarit e mënyrës së të
menduarit të autorit dhe të të interpretuarit
të të dhënave të paraqitura.
• Para se ta bëjë një lexim kritik, lexuesi rëndom
zbaton strategji të zakonshme të leximit,
sikurse është shikimi i përmbajtjes kalimthi me
qëllim që të kuptohen idetë kryesore të tekstit
dhe me qëllim që të përcaktohet se në cilën
pjesë do ta përqendrojë vëmendjen e tij.
Ja disa pika esenciale të leximit akademik:

• Përcaktimi i synimit kryesor të tekstit dhe


analiza e mënyrës se si autori e përpunon dhe
e argumenton qëndrimin e tij;
• Analiza e kontekstit në të cilin është shkruar
teksti (kujt i dedikohet, në çfarë rrethanash
është shkruar dhe gjëra të ngjashme);
• Analiza e kontekstit në të cilin është shkruar teksti (kujt i
dedikohet, në çfarë rrethanash është shkruar dhe gjëra të
ngjashme);

• Analiza e shqyrtimit (mënyra se si janë definuar dhe si janë


trajtuar konceptet e caktuara, baza teorike e tekstit,
metodologjia, struktura e tekstit);

• Analiza e argumenteve të ofruara;


• Vlerësimi tërësor i tekstit dhe formimi i qëndrimit të lexuesit

You might also like