You are on page 1of 6

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Ekonomisë

PROJEKT
Lënda:Matematikë në biznes

Tema:Studimi i funksioneve ekonomike me anë të derivatit.

Grupi:B109

Punoi:Florinda Refati
KONCEPTI I DERIVATIT

Një çështje e rëndësishme në shumë disiplina shkencore, përfshirë

ekonomiksin, është studimi i shpejtësisë të ndryshimit të sasive të

ndryshme përgjatë kohës. Për të parashikuar rritjen e popullsisë të një

specie ose për të vlerësuar kërkesën e ardhshme të një të mire

nevojitet informacion për normat e ndryshimit të tyre. Koncepti i

përdorur për të përshkruar normën e ndryshimit të një funksioni është

derivati, i cili është koncepti kryesor në analizën matematike. Në këtë

kapitull jepen përkufizimi i derivatit, derivatet e funksioneve

elementare bazë, rregulla të derivimit dhe zbatime të derivatit në

probleme ekonomike.

Koncepti i derivatit ёshtё mjeti kryesor për studimin e funksioneve si

dhe karakteristikave tё tyre. Derivati i funksionit jep informacion pёr

formёn e grafikut tё njё funksioni.


HARTIMI I PROBLEMËS

Supozojmë se funksioni i kostos për një prodhues jepet nga

funksioni:

C(x)=(10-6)x3-0.03x2+5x+1000$

a)Interpretoni koston marxhinale

b)Skiconi grafikun e funksionit

Si fillim do të gjejmë derivatin e rendit te parë të funksionit

C(x)=(10-6)x3-0.03x2+5x+1000$

C’(x)=(3×10-6)x2-0.06x+5

Së dyti pasi gjetëm derivatin e rendit te parë do të gjejmë derivatin e

rendit te dytë për funksionin:

C’(x)=(3×10-6)x2-0.06x+5

C’’(x)=(6×10-6)x-0.06

Pasi kemi gjetur edhe derivatin e rendit të dytë tani jemi në gjendje të

ndërtojme grafikun për funksionin e kostos C(x).


Funksioni i kostos marxhinale është:

y=(3×10-6)x2-0.06x+5 ( dhe ka si grafik nje parabole qe hapet lart)

Meqënëse y’=C’’(x)=0.00006(x-1000) ne shohim që parabola ka një

tangente horizontale në x=1000.

Pra vlera minimale e C(x) ndodhet në x=1000

Koordinata përkatëse e y është:

(3×10-6) (1000)2-0.06×(1000)+5=3-6+5=2

Si rrjedhojë, në fillim, kostoja marxhinale


zvogëlohet. Ajo arrin një minimum prej 2 në nivelin e prodhimit 1000
dhe rritet më pas.

Funksioni i kostos marxhinale.


Le te ndërtojme tashmë grafikun e funksionit C(x)

Funksioni i kostos

Ne shohim që C(x) nuk është kurrë zero kështu që nuk takohet me pikat ekstreme.Duke qënë

se C’(x) është gjithmonë pozitive,C(x) eshte gjithmonë në rritje(sic do kurbë kostoje).

Për me tepër shohim se qëkur C’(x) zvogëlohet për x më të vegjël se 1000 dhe rritet për x me

te mëdhenj se 1000 dhe ka një pikë lakimi në x=1000.

Pika e lakimit ndodh në vlerën e x për të cilat kostoja marxhinale është minimale.

Pra ne shohim se C(x) fillimisht zvogëlohet dhe pastaj rritet.


REFERENCAT

https://sq.wikipedia.org/wiki/Derivati

https://mail.google.com/mail/u/0?

ui=2&ik=2af5f0618f&attid=0.1&permmsgid=msg

f:1729640572425614927&th=1800eaefc488364f&

view=att&disp=inline

You might also like