You are on page 1of 23

See discussions, stats, and author profiles for this publication at: https://www.researchgate.

net/publication/350648654

INFORMATIKË BIZNESI Ligjërata e katërt online

Presentation · April 2021

CITATIONS

1 author:

Edmond Beqiri
University of Peja Haxhi Zeka
144 PUBLICATIONS   37 CITATIONS   

SEE PROFILE

Some of the authors of this publication are also working on these related projects:

Environment that Supports Creativity, Innovation and Entrepreneurship View project

Models of Information Systems & Online Applications View project

All content following this page was uploaded by Edmond Beqiri on 06 April 2021.

The user has requested enhancement of the downloaded file.


INFORMATIKË
BIZNESI
Ligjërata e katërt online
- Data: 23.03.2021
- Orari: Gr.1: 09:00-11:15 dhe Gr.2. 11:30-13:45

Prof.Asoc.Dr. Edmond Beqiri


Zgjidhja e problemeve
në Informatikë
Algoritmi
Llojet e algoritmit
Algoritmi përshkrues
Algoritmi skicues
Bllok Diagramet
Algoritmi kushtëzues me dy degë
Algoritmi kushtëzues me tri degë
Algoritmi ciklik
Cikli te progresioni aritmetik
Cikli te progresioni gjeometrik
Algoritmi
 Zgjidhja e ndonjë problemi të përbërë bëhet ashtu që problemi ndahet në
disa etapa (hapa) të veçantë. Algoritmi paraqet bashkësinë e fundme të
rregullave saktësisht të definuara dhe të përcaktuara për zgjidhjen e një
problemi. Çdo rregull, nga bashkësia e rregullave të cilat formojnë një
algoritëm, quhet hap i algoritmit.
 Emri algoritëm rrjedhë nga emri i matematikanit të Uzbekut Al-Horezmi i
cili jetoi në shekullin XI. Al-Horezmi i definoi rregullat me anë të të cilave
llogariten katër operacionet elementare aritmetike në sistemin numerik
dekad. Këto rregulla (algoritmet) paraqesin një ndër kuptimet elementare
të matematikës. Sot ekziston disiplina e posaçme e matematikës e cila
quhet teoria e algoritmeve e cile merret me studimin e algoritmeve.
 Për ta definuar algoritmin e caktuar nuk është aq punë e thjeshtë. Për
zgjidhje të problemeve praktike mjafton edhe definimi përshkrues
(intuitiv) i algoritmit. Algoritmi saktësisht mund të definohet me anë të
aparatit matematikor. Definimi i këtillë i algoritmit quhet definimi formal.
Algoritmi
 Të dhënat hyrëse (fillestare) të problemit quhen të dhëna hyrëse të
algoritmit, kurse ato dalëse të problemit (rezultatet) quhen të dhëna
dalëse të algoritmit. Procesi i përpilimit të algoritmit për zgjidhjen e
problemit të caktuar quhet algoritmim i problemit. Kjo pjesë e punës
është kreative, sepse nuk ekzistojnë ligje apo rregulla në bazë të cilave
problemi mund të formalizohet, prandaj përpilimi i algoritmit është puna
e parë dhe kryesore të cilën duhet kryer për të zgjidhur ndonjë problem
me anë të kompjuterit.
 Mund të përpilohen disa algoritme të ndryshme të strukturave të
ndryshme për zgjidhjen e problemit të njëjtë. Për algoritmet e këtilla
themi ie janë ekuivalentë në mes tyre. Për shfrytëzim në praktikë, në mes
të algooritmeve ekuivalentë, zgjedhet algoritmi i cili në mënyrë më
efikase na shpie deri te rezultati. Kriteret për zgjedhje të algoritmit më
efikas janë të ndryshme, por zakonisht shkohet kah ajo që të zgjedhet
algoritmi i cili: kërkon angazhim minimal të vendit në memorie, nuk është
me strukturë shumë të komplikuar, ekzekutohet shpejtë etj.
Teknikat e paraqitjes së algoritmit
Diagramet e rrjedhës

 Algoritmet mund të paraqiten në mënyra të ndryshme. Në


procesin e programimit shumë shpesh përdoret paraqitja
grafike e algoritmit. Paraqitja grafike e algoritmit quhet skema
algoritmike.
 Skema algoritmike është paraqitja grafike e strukturës së
algoritmit.
 Për paraqitje grafike të algoritmit përdoren diso blloqe të
lidhura me vija dhe shigjeta të quajtura bllok-diagrame. Me
anë të blloqeve të formave të ndryshme paraqiten veprime të
caktuara të cilat duhet kryer. Në brendi të bllokut shënohet
shkurtimisht operacioni të cilin e paraqet ai bllok.
Teknikat e paraqitjes së algoritmit
Diagramet e rrjedhës
Simboli grafik i hapit
fillestar algoritmik
 Simbolet grafike
të hapave
algoritmikë për Simboli grafik i hapit
agoritmik në të cilin definohen
funksionin e madhësitë hyrëse
caktuar të hapit
algoritmik Simboli grafik i hapit
Algoritmik në të cilin
gjegjës janë kryhet përpunimi
paraqitur në
vijim: Simboli grafik i algoritmit
në të cilin merren vendimet mbi
realizimin e mëtejmë të algoritmit
Teknikat e paraqitjes së algoritmit
Diagramet e rrjedhës

Simboli grafik i algoritmit


 Simbolet grafike në të cilin merren vendimet mbi
realizimin e mëtejmë të algoritmit
të hapave
algoritmikë për
Simboli grafik i algoritmit
funksionin e në të cilin definohen
madhësitë dalëse të algoritmit
caktuar të hapit
algoritmik Simboli grafik i algoritmit
në të cilin definohen lidhjen
gjegjës: e pikave “n” të algoritmit

Simboli grafik i algoritmit


i cili shënon përfundimin
e algoritmit
Disa shembuj të algoritmeve
1. Të përpilohet skema algoritmike për leximin e një gazete. Hapat e
këtij algoritmi të pörshkruhen tekstualisht në gjuhën shqipe.
Zgjidhje:
Disa shembuj të algoritmeve …
2. Të përpilohet algoritmi i provimit kualifikues nëpër të cilin duhet
kaluar kandidatët e paraqitur në konkursin e shpallur për regjistrim në
Fakultet. Hapat e këtij algoritmi të përshkruhen tekstualisht në gjuhën
shqipe.
Disa shembuj të algoritmeve …
3. Në qoftë se është e njohur vlera e ndryshores a, të përpilohet
algoritmi për llogaritjen e vlerës numerike të x=3a2+2a+4.
Disa shembuj të algoritmeve …
3. Në qoftë se janë të njohura vlerat e konstantave x dhe y të
përpilohet algoritmi i funksionit i cili do të ndryshojë vlerat e z dhe y,
ashtu që y merr vlerën e konstantës x dhe anasjelltas.
.
Disa shembuj të algoritmeve …
5. Në qoftë se është e njohur vlera e ndryshores x, të
përpilohet algoritmi për llogaritjen e vlerës numerike të
funksionit:
3a 3 + 2a + 6 për x  2
 Fillimi Përshkrimi:
F =  2a − 4
 për x  2 Fillimi
 a +1 1. a
2. 1. Lexo a (p.sh. A=3)
JO PO 2. A është a>2
a>2?
JO
3. 4.
3. F=3a3+2a+6
a-4
F=3a3+2a+6 F=a+1
PO
2a − 4
4. F=
0
a +1
5. 5. Rezultati: Paraqite F
F 6. Fundi
6.
Fundi
Disa shembuj të algoritmeve …
5. Në qoftë se është e njohur vlera e ndryshores x, të përpilohet
algoritmi për llogaritjen e vlerës numerike të funksionit:

 x 2 + 3 x − 4 për x  5

y =  x + 16 për x = 5
 x për x  5

Disa shembuj të algoritmeve …
6. Në qoftë se është e njohur vlera per n, të pärpilohet a)goritmi per
llogaritjen e shumës së numrave natyrorë prej 1 deri në n.
Zgjidhje:
Duhet llogaritur shumën S e cila matematikisht paraqitet me shprehjen:
𝑛

𝑆 = 1 + 2 + 3 + ⋯+ 𝑛 = ෍𝑖
𝑖=1
Shpjegim: Për të llogaritur shumën e numrave të caktuar, gjithmonë duhet
filluar nga vlera fillestare (më e vogël e mundshme) e shumës e barabartë
me zero (S=0) dhe ajo të rritet sukcesivisht për vlerën e hapit të barabartë
me 1, derisa kjo vlerë të barazohet me vlerën n. Për këtë qëllim gjithmonë në
raste të këtilla definohet një ndryshore (p.sh. i) e cila ka vlerën fillestare 1
dhe ndryshon vazhidimisht për hapin me vlerë 1 derisa të barazohet me n
(i=n).
Disa shembuj të algoritmeve …

Detyra 6 …
Këtu duhet pasur kujdes në përdorimin e operacionit të barazimit (=) i
cili nuk është gjithmonë i njëjtë me barazimin në matematikë, por ka
kuptimin: variabla në anën e majtë të barazimit, para shenjës së
barazimit (=), e merr vlerën numerike të shprehjes në anën e djathtë të
barazimit (pas shenjës së barazimit). P.sh. në qoftë se në ndonjë bllok
të algoritmit është e shënuar shprehja: S=S+1 atëherë ajo në
matematikë është e pakuptimtë, sepse S=S dhe nuk mund të jetë
ndryshe, por në programim e ka kuptimin: vlera e variablës para
shenjës së barazimit S është e barabartë me vlerën paroprake të
variablës S te rritur për vlerën 1.
Disa shembuj të algoritmeve …
Detyra 6 … Bllok-diagrami për detyrën e parashtruar është:
Disa shembuj të algoritmeve …
Detyra 7. Në qoftë se është e njohur vlera për n, të përpilohet algoritmi për llogaritjen e
prodhimit të numrave natyrorë prej 1 deri në n.
Zgjidhje:
Duhet llogaritur prodhimin P i cili matematikisht paraqitet me shprehjen:
n
P = 1 2  3    n =  i
i =1

Shpjegim: Për të llogaritur prodhimin e numrave të caktuar, gjithmonë duhet filluar nga vlera
fillestare (më e vogël e mundshme) e prodhimit që është e barabartë me një (P=1) dhe ajo të
rritet sukcesivisht për vlerën e hapit të barabartë me 1, derisa kjo vlerë të barazohet me
vlerën n. Për këtë qëllim gjithmonë në raste të këtilla definohet një ndryshore (p.sh. i) e cila e
ka vlerën fillestare 1 dhe ndryshon vazhdimisht për hapin me vlerë 1 derisa të barazohet me n
(i=n).
Disa shembuj të algoritmeve …
Detyra 7…. Bllok-diagrami për detyrën e parashtruar është:
Disa shembuj të algoritmeve …
 Detyra 8. Në qoftë se janë të njohura vlerat për x, y dhe n, të përpilohet algoritmi për
llogaritjen e shprehjes:

Zgjidhje:
Në algoritëm duhet që: nga shprehja së pari të llogariten shuma të cilën mund t’a shënojmë
me S dhe produktin të cilin e shënojmë me P dhe në fund llogaritet shprehja:

x+S
A=
P
Disa shembuj të
algoritmeve …

Detyra 8….

Bllok-diagrami për
detyrën e parashtruar
është:
21
Ju falënderoj në
vëmendje!

Pyetje dhe
komente?
22

Shënim!

Ky prezantim është jokomercial.


Slajdet mund të kanë materiale të marra nga Interneti, me përmbajtje
profesionale dhe shkencore, të cilat janë të mbrojtura me Ligjin e të
drejtave autoriale. Ky prezentim do të përdoret vetëm përkohësisht
gjatë shpjegimit nga mësimdhënësi me qëllim të informimit dhe
udhëzimit të studentëve në punë të mëtejme profesionale, kërkuese
dhe shkencore dhe për qëllime të tjera nuk mund të përdoret.
.........................................................................................................................................................
Edmond Beqiri
Edmond.Beqiri@unhz.eu

View publication stats

You might also like