You are on page 1of 10

Elasticiteti

1. Çka shpreh elasticiteti I ofertes?


Elasticiteti shprehë shkallën e reagimit të subjekteve ekonomike ndaj ndryshimit të
kushteve ekonomike të tregut
2. Detyre me elasticitet.

Es= përqindja e ndryshimit të sasisë së ofruar / përqindja e ndryshimit në cmim =


20%/10%=2.0

3. Faktoret qe percaktojne elasticitetitn e ofertes lidhur me çmimin?

Kostoja dhe mundësia për depozitim, fleksibiliteti i procesit të prodhimit, kostoja e


prodhimit të njësive shtese, faktori kohë.

4. Kur themi e oferta eshte me elasticitet te plote dhe kur eshte me jo elasticitet te plote?

Kur oferta është me joelasticitet të plotë, sasia e ofruar është e njëjtë në secilin nivel të
cmimit, kështu që elasticiteti i ofertës ndaj cmimit është zero.

Kur oferta është me elasticitet të plotë, sasia e ofruar e është e ndjeshme ndaj
ndryshimeve në cmim deri në pakufi, kështu që elasticiteti i ofertës ndaj cmimit është i
pakufi.

5. Çfare ndodhe me ekuilibrin nese kemi rritje te qmimit?


Një rritje në kërkesë zhvendosë lakoren e kërkesës djathtas, duke rritur kështu cmimin
ekuilibrues.
Zgjedhja konsumatore

6. Nga kush varet kufizimi monetar dhe cila eshte zgjedhja konsumatore nese ka kufizime
monetare?
Kufizimi monetar varet nga: te ardhurat personale aktuale, kursimet e mëparshme,
mundësitë për te marr hua etj. Ne kuadër te këtij kufizimi konsumatorët do te vendosin se
si ti përdorin sa me mirë mundësitë e tyre monetare.
7. Qfar kuptoni me termin dobi?
Me termin dobi kuptojmë masën e kënaqësisë qe përfiton konsumatori nga konsumi i një
produkti te caktuar.
8. Qfar eshte dobia marxhinale?
Për te përcaktuar se çfarë do te blejë, konsumatori krahason dobinë marxhinale (MU),
ose kënaqësinë shtese qe merr nga konsumi i një njësie shtese produkti apo shërbimi,
me dobinë margjinale qe do te merrte nga konsumi i mallrave tjerë.
9. Nga cila dobi percaketohet zgjedhja konsumatore?
Zgjedhja konsumatore përcaktohet nga dobia margjinale dhe jo nga dobia totale.
10. Qfar kuptoni me ligj te dobise margjinale renese?
Ekziston një prirje qe, kur rritet sasia e konsumit te një te mire, eventualisht ne kushtet
kur faktorët tjerë nuk ndryshojnë, dobia marxhinale e njësisë se fundit te konsumuar vjen
vazhdimisht duke rënë. Kjo prirje njihet ne ekonomi si ligji i dobisë margjinale rënëse.
11. Detyre te dobise totale dhe marxhinale shembulli me gotat e ujit?

Numri I gotave te Dobia Totale (TU) Dobia marxhinale (MU)


limonades (Njesi dobie) (Njesi dobie)
0 0
1 6 6
2 11
3 15 5
4 18 4
5 20
3
2
12. Qfare eshte zgjedhja racionale?
Zgjedhja racionale e konsumatorit mban parasysh balancimin e kenaqesise shtese te
marre nga nje produkt me kenaqesine shtese qe mund te merrej nga blerja e nje produkti
tjeter.
13. Qka quajme teprice te konsumatorit?
Tejkalimi i përfitimit total (shumës së dobive marxhinale) ndaj kostove totale (sasi e
blerë x çmim), quhet tepricë e konsumatorit.
14. Qfare jane te ardhurat reale?
Sasia e produkteve qe konsumatori mund të blejë me të ardhurat e tij, ose dobia totale e
siguruar nga blerjet e produkteve me këto të ardhura, quhet e ardhur reale.
15. Qfare quajme efekt te te ardhurave?
16. Rritja e sasisë se produktit te blere, e shkaktuar nga një rritje e te ardhurave reale, quhet
efekti i të ardhurave.
17. Qfare quajme efekt te zevendesimit?
Ndryshimi në sasinë e blerë të produktit, i shkaktuar nga një ndryshim i çmimit relativ,
duke mbajtur konstante të ardhurat reale, quhet efekt i zëvendësimit.
18. Qfare synon teoria kardinaliste?
Teoria kardinaliste synonte qe permes numrave (menyra kardinale) ta maste dobine.
Pasi qe dobia eshte koncept abstrakt, atehere eshte e veshtire qe te percaktohet njesia e
matjes.
19. Qfare eshte teoria ordinaliste e zgjedhjes se konsumatoreve?
me rendesi eshte vetem renditja e preferencave qe kane konsumatoret per produktet qe
mund ti zgjedhin. Prandaj, kjo ka te beje me teorine ordinaliste e zgjedhjes se
konsumatorve.
20. Nje detyre me x y te zgjedhja ordinaliste?

21. Si ndikon ligji I dobise marxhinale renese ne kurben e indiferences?


Ligji i dobisë marxhinale rënëse ndikon që kurba e indiferencës të bëhet më e sheshtë
pranë boshtit horizontal.
22. Sqaroni konceptin e normes marxhinale te zevendesimit MRS?
Koncepti marxhinal i zevendesimit mat sasin e nje produkti qe bleresit jane te gatshem te
sakrifikojne per te marre nje njesi shtese p.sh nga ∆ y ne ∆ x duke majtur konstante dobine
∆y
totale. MRS= Pra norma marxhinale e zevendesimit eshte ne te vertet raporti i
∆x
dobive marxhinale te te dy produkteve.

23. Kemi thënë se zgjedhja midis dy produkteve varet nga vlera relative që blerësi i jep
sasive shtesë të secilit prej tyre?
Për të matur këtë vlerë relative, përdoret koncepti i normës marxhinale të zëvendësimit
(MRS), që mat sasinë e një produkti (për shembull produkti y) që blerësi është i gatshem
të sakrifikojë (Δy), për të marrë një njësi shtesë të një produkti tjetër, x (Δx), duke
mbajtur konstante dobinë totale.
y
MRS 
x
24. Çfare quajme harte indiference?
Një bashkësi kurbash indiference, të paraqitura në të njëjtën figurë,quhet hartë
indiference.
25. Nje detyre te harta e indiferences?

Firmat

26. Çfare eshte firma?


Firma është një njësi bazë që organizon dhe koordinon faktorët e prodhimit, punën,
token, kapitalin dhe aftësinë sipërmarrëse, në procesin e prodhimit.
27. Çfare kane te perbashket firmat?

Firmat kane nje varg anesh te perbashketa çfarë malli apo shërbimi te prodhojnë dhe ne
çfarë sasie, çfarë teknologjie prodhimi te përdorin, ç`sasi faktorësh prodhimi te përdorin,
çfarë strukture organizimi dhe drejtimi të zgjedhin, etj.

28. Çfare jane te ardhurat totale per nje firme?


Të ardhurat totale quhen të gjitha të ardhurat që firma siguron nga shitja e mallrave dhe
shërbimeve që ajo prodhon.
29. Çfare jane kostot totale per nje firme?
Kostot totale janë të gjitha shpenzimet që i bën firma për të prodhuar dhe shitur mallrat
dhe shërbimet.
30. Si llogaritet fitimi apo humbja e nje firme?
Diferenca në mes të ardhurave totale dhe kostove totale përben fitimin (humbjen) e
firmës.
31. Cili eshte objektivi kyresor I çdo firme?
Objektiv kryesor i çdo firme është maksimizimi i fitimit. Si objektiva tjera mund të jenë:
rritja e shkallës së pjesëmarrjes në treg (ose të paktën ruajtja e pjesës që zotëron), krijimi
i një imazhi të mirë në fushën e punësimit, rritja e prestigjit në treg, ruajtja e mjedisit nga
mbetjet teknologjike, maksimizimi i të ardhurave, etj.
32. Si ndahen firmat?

Frimat ndahen ne: Firmat individuale, Firmat me ortakë, Korporatat.

33. Çfare jane firmat individuale?

Firmat individuale janë pronë e një pronari të vetëm dhe udhëhiqen vetëm prej tij.

34. Cilat jane avantazhet dhe disavantazhet e firmes individuale?

Avantazhet e firmes individuale jane: Struktura drejtuese e firmës individuale është e


thjeshtë.

Organizohet relativisht lehtë.

Kostot e organizimit janë relativisht të vogla.

Jep një shkalle te larte kënaqësie personale në drejtimin e firmës dhe marrjen e
vendimeve.

Lehtësia për t`u futur dhe për të dalë nga biznesi.

Kanë një fleksibilitet të lartë në përshtatje ndaj kërkesave të konsumatorëve.


Fitimi tatimohet vetëm një herë, në formën e tatimit mbi të ardhurat personale

Disavantazhet e firmes individuale jane: Përgjegjësia e pakufizuar financiare.

Burimet e financimit të investimeve, te kufizuara

Jetëgjatësia e kufizuar, e cila varet nga jetëgjatësia ose vullneti i vetë pronarit.

35. Çfare jane firmat me ortake?

Firmat me ortak mund të krijohen me dy ose më shumë pronarë.

36. Cilat jane avantazhet dhe disavantazhet e firmes me ortake?

Avantazhet e firmes me ortake jane: Sikurse firmat individuale edhe firmat me ortak
mund të themelohen dhe organizohen lehtësisht.

Tërheqin me shume kapitale se sa firmat individuale,

Mundësia më e madhe për të marrë kredi nga banka.

Firmat me ortakë kanë aftësi drejtuese dhe organizuese më të lartë,

Disavantazhet e firmes me ortake jane: Përgjegjësia e pakufizuar financiare.

Në firmat me ortakë kërkohet pëlqimi i të gjithë ortakeve për çdo vendim që lidhet me
aktivitetin e firmës.

Marrëveshjet për të krijuar një firme me ortakë përmbajnë veprime ligjore te ndërlikuara
për të blerë apo shitur pjesën përkatëse në firmë.

Sa herë që një ortak tërhiqet nga firma ose vdes, pushon së vepruari marrëveshja e bërë
më parë. Firmat me ortakë kanë një jetë të kufizuar në biznes.

Kufizueshmëria e numrit të ortakeve bën që mundësitë financiare të saj të jenë të


kufizuara.

37. Çfare jane korporatat perparesite dhe te metat?


Korporata - është një formë e organizimit të biznesit që themelohet më shitjen (emetimin)
e aksioneve dhe për këtë arsye shpesh quhen si shoqëri aksionare.

38. Cilat jane avantazhet dhe disavantazhet e korporates?

Avantazhet e korporates jane: Pronarët e aksioneve kanë përgjegjësi ligjore vetëm për
pjesën që e kanë investuar në shoqërinë aksionare, pra nuk përgjigjën me tërë pasurinë.

Mbajtësi i një aksioni mund ta shesë atë (aksionin) në qoftë se dëshiron.

Ne shoqërinë aksionare pa oferte publike aksionet mbahen privatisht dhe mund të shiten
dhe te blihen vetëm me marrëveshjen e te gjithë aksionisteve.

Ne shoqëritë aksionare me oferte publike, aksionet blihen dhe shiten ne tregun e letrave
me vlerë, në burse.

Disavantazhet e korporates jane: Të ardhurat e korporatës tatimohen dy herë, një herë si


të ardhura të përgjithshme të korporatës dhe së dyti si të ardhura personale të
aksionareve.

Tatimimi i dyfishtë i të ardhurave të korporatës për korporatën paraqet një disavantazh në


krahasim me format e tjera të organizimit të biznesit.

Mirëpo këtë disavantazh korporata mund ta kthej në avantazh.

39. Cilat jane rruget qe ndjek korporata per te siguruar burimet financiare, per secilen rruge
nga diqka?

Për të siguruar burime financiare të jashtme, korporata përdor këto rruge kryesore: shitja
e obligacioneve; emetimi i aksioneve; marrja e kredive bankare.

Obligacioni është një letër me vlerë që i sjell mbajtësit të tij të ardhura të përvitshme, në
bazë të përqindjeve fikse të caktuara më parë. Një obligacion përbën një detyrim
afatgjate, 10-15 vjeçar, për korporatën.

Ekzistojnë tre lloje kryesore aksionesh: aksionet e zakonshme, preferenciale dhe aksionet
e konvertueshme.
Kredia bankare është një hua që sigurohet me marrëveshje midis korporatës dhe bankës.

Kredia bankare dallohet nga obligacioni sepse, së pari ajo jepet për periudha më
afatshkurtra nga disa muaj deri ne disa vjet. Së dyti norma e interesit në banka është e
ndryshueshme, pra ajo lëvizë sipas ofertës dhe kërkesës.

40. Cilat jane burimet e brendshme te rritjes se korporates?

Një burim është pjesa e fitimit që nuk shpërndahet, por rifutet ne biznes. Një burim tjetër
është fondi i amortizimit i destinuar për zëvendësimin e makinave, pajisjeve, etj., për sa
kohe që ato nuk janë konsumuar plotësisht.

Kostot

41. Cili eshte faktori me I rendesishem I madhesise se percaktimit te fitimit te firmes?


Faktor i rëndësishëm që përcakton madhësinë e fitimit të firmës janë kostot e produktit
apo të shërbimit të prodhuar dhe shitur prej saj.
42. Çfare jane faktoret fiks?
Faktorë (inpute) fikse. Inpute fikse janë ato inpute, madhesia e të cilave nuk ndryshon
kur ndryshon madhësia e prodhimit.
43. Çfare jane faktoret e ndryshueshem?
Faktorë (inpute) te ndryshueshëm. Inpute të ndryshueshëm janë ato inpute, madhësia e
të cilave ndryshon kur ndryshon madhësia e prodhimit.
44. Çfare jane kostot fikse dhe ato variabile?
Kosto fikse (FC). Kostot fikse janë ato shpenzime monetare që bën firma për inputet
fikse te prodhimit, të cilat nuk ndryshojnë kur ndryshon prodhimi i firmës.
Kosto te ndryshueshme apo variabël (VC). Kosto te ndryshueshme janë shpenzimet
monetare që bën firma për inputet e ndryshueshme të prodhimit, të cilat ndryshojnë në
qoftë se ndryshon sasia e prodhimit.
45. Çfare shpreh kosto totale?
Kostoja totale (TC) shpreh shpenzimet më të ulëta monetare të kryera nga firma, të
nevojshme për të prodhuar një nivel të caktuar produkti. TC=FC+VC
46. Kush perfshihet tek kostot fikse?

Tek kostot fikse perfshihen: shpenzimet që bën firma për amortizimin e makinerive,
pajisjeve, për interesat që paguan për kapitalin e marrë hua, për rentën e tokës që kanë në
përdorim, etj.

47. Kush perfshihet tek kostot variabile?

Në kostot e ndryshueshme, perveq faktorit punë përfshihen: shpenzimet që bëhen për blerjen
lëndëve të para e materialeve kryesore, lëndëve ndihmëse, energjise elekrike, lëndëve
djegëse, etj.

48. Kur kostot e ndryshueshme jane zero?


Kur firma nuk prodhon asnjë njësi produkti, madhësia e kostove te ndryshueshme do të
jetë zero.
49. Çfare eshte kosto totale mesatare?
Kostoja totale mesatare (ATC) është kostoja totale (TC), e pjesëtuar me sasinë e
produktit të prodhuar, (Q).

TC
ATC 
Q
50. Çfare eshte kosto fikse mesatare?
Kostoja fikse mesatare (AFC) është kostoja fikse totale (TFC) pjesëtuar me sasinë e
produktit të prodhuar (Q).

TFC
AFC 
Q
51. Çfare eshte kosto variabile mesatare?
Kosto variabël mesatare (AVC) është kostoja e ndryshueshme totale, pjestuar me sasinë
e produktit të prodhuar (Q).

TVC
AVC 
Q
52. Çka eshte kosto marxhinale?
Kosto marxhinale (MC) është shtesa absolute në koston totale kur prodhimi rritet me
një njësi.

TC
MC 
Q

You might also like