You are on page 1of 20

MAKROEKONOMIA

Papunësia

© 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.2
Papunësia
• Papunësia përbën një ndër sëmundjet më të rënda
makroekonomike. Shpesh herë rritja e treguesit të
papunësisë konsiderohet si një simptomë e fazës së
recesionit ekonomik.
• Prandaj analiza e saj ka një rëndësi të veçantë sepse
na lejon të përcaktojmë drejt edhe “medikamentet”
apo politikat përkatëse për ta shëruar këtë
sëmundje.

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.3 Papunësia dhe kostot e saj
• Kostot e papunësisë i klasifikojmë në dy grupe kryesore:
– Kostot ekonomike të papunsisë
– Kostot sociale të papunësisë

• Kostot ekonomike të papunësisë. Nga pikëpamja ekonomike një


papunësi e lartë do të thotë rënie e GDP aktual, pra treguesi i GDP
aktual është më i vogël se sa treguesi i GDP potencial. Sa më e madhe të
jetë papunësia aq më i madh do të jëtë hendeku midis GDP aktual dhe
GDP potencial.

• Lidhja midis papunësisë dhe GDP jepet nga LIGJI OKUN sipas të cilit për
çdo 2% të rënies së GDP aktual në krahasim me GDP potencial norma e
papunësisë rritet me 1%. P.Sh në qoftë se GDP potencial është 100%
norma e papunësisë është 6% dhe GDP aktual bie në masën 96% të GDP
potencial atëherë norma e papunësisë do të rritet nga 6% në 8%.

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.4 Papunësia dhe kostot e saj

• Kostoja ekonomike e papunësisë shprehet në këndvështrimin


makroekonomik, në hendekun e prodhimit pra në diferencën
midis produktit aktual dhe atijë potencial.
• Një aspekt tjetër ku shfaqen kostot e papunësisë është edhe
fakti se të papunët janë barrë e rëndë financiare për qeverinë,
sepse kjo e fundit përballon fondet për dhënie ndihme
financiare për të papunët.
• Zvogëlimi i të ardhurave personale si rezultat i humbjes së vendit
të punës përbën një kosto të dukshme ekonomike të
papunësisë. Një gjendje e tillë çon në uljen e nivelit të jetesës të
të papunit dhe të familjës së tij, mbasi tani ata do të
konsumojnë më pak të mira dhe shërbime.

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.5 Papunësia dhe kostot e saj
• Kostot sociale të papunësisë. Kostot sociale të papunësisë mund të
paraqiten në disa forma:
• Papunësia shkakton zhvlerësimin e kapitalit human. Një papunësi e
zgjatur ulë në mënyrë serioze vlerën e një investimi të kryer në
kapitalin human.
• Rritja e papunësisë mund të çoj në rritjen e kriminalitetit në shkallë
vendi. Kur individët nuk marrin të ardhura nga një punë e ligjshme
atëherë ata mund të priren tu drejtohen rrugëve të paligjshme pra
rrugëve të krimit.
• Kostot sociale të papunsisë marrin edhe formën e uljës së dinjitetit
personal dhe të keqësimit të shëndetit të të papunëve. Papunësia
shoqërohet me uljen e vetëvlerësimit duke shkaktuar dhimbje atyre
që vuajnë për një kohë të gjatë prej saj.

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.6 Matja e papunësisë

• Dy karakteristikat kryesore të një recesioni janë rënia në GDP dhe


rritja e papunësisë. Papunësia matet nëpërmjet normës së
papunsisë.
• Të dhënat statistikore për llogaritjen e normës së papunësisë mund të
merren në rrugë të ndryshme, si burime kryesore statistikore mund të
shërbejnë regjistrat e zyrave të punës.
• I zënë me punë, konsiderohet ai person që kyren një punë të
pagueshme, qoftë edhe kur mungon përkohësisht në punë për shkak
se është i sëmurë, në pushim ose në grevë.
• Të papunë konsiderohen ata persona që nuk janë në punë por
kërkojnë punë në mënyrë aktive ose që presin të rikthehen në punë.
Një person është i papunë në qoftë se nuk punon dhe
– ka bërë përpjekje specifike për të gjetur punë gjatë katër javëve të
fundit
– është pushuar nga puna dhe pret që të thirret përsëri në këtë punë
– është duke pritur të njoftohet për një punë të re muajin e ardhshëm.

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.7 Matja e papunësisë

• Të punësuarit dhe të papunët përbëjnë forcën punëtore .


• Të gjithë tjerët që janë në moshë pune por nuk janë të zënë me punë nuk
përfshihen në forcën punëtore ose në të papunët, konsiderohen thjeshtë
jasht forcës punëtore.

• Ky grup përbëhet nga pensionistët, studentët, nxënësit në moshë pune, ata


që largohen nga tregu i punës për të rritur fëmijët si dhe personat që nuk
kërkojnë punë për arsye të ndryshme.

• Duke ditur numrin e të papunëve dhe numrin e forcës punëtore mund të


llogarisim normën e papunësisë:

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.8 Llogaritja e normës së papunësisë

Llogaritja e normës së papunësisë


1.Popullsia totale 258.4 Milion
(Minus) Individët nën moshën 16 vjecare 58 Milion
dhe të institucionalizuar
(Minus)Individët që nuk përfshihen në 63 Milion
forcën punëtore
2.(Baraz) Forca Punëtore 117.4 Milion
(Minus) forcat ushtarake 2 Milion
3.(Baraz) Forca Punëtore Civile 115.4 Milion
a) Të punësuar 107 Milion
b)Të papunë 8.4 Milion
4.Norma e papunësisë 8.4:115.4=0,073x100=7.3%

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.9 Matja e papunësisë

• Shpeshë herë treguesit e papunësisë përjashtojnë ata individë që


janë të papunë por kanë humbur shpresën për të gjetur një punë
dhe për këtë arsye kanë hequr dorë nga kërkimi aktiv për një
vend punë. Këta quhen të papunë të dëshpëruar.
• Sidoqoftë kur heqin dorë nga kërkimi i një vendi pune ata duhet
të përjashtohen edhe nga kategoria e forcës punëtore.
• Në një periudhë recesioni ka një rritje në numrin e individëve që
nuk mund të gjejnë punë me kohë të plotë. Ata janë të detyruar,
jashtë dëshirës së tyre që të pranojnë një punë më kohë të
pjesshme dhe një punësim i tillë shpesh nuk përfshihet në
statistikat e papunësisë.

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.10 Dinamika e treguesve të tregut të punës

1. Tregon ndryshimin e vendit


të punës por duke qëndruar
në kategorinë e të zënëve më
punë
2. Humbje e vendit të punës
duke u shëndrruar në të
papunë

3. Gjetja e një pune nga radhët e të papunëve


4. Lëvizja nga i papunë jashtë forcësë punëtorë si i papunë i dëshpëruar
5. Hyrje ose rifutje në forcën punëtore por fillimisht si i papunë
6. Hyrje ose rifutje në forcën punëtore por tashmë i zënë me punë
7. Humbje e punës dhe dalje jashtë forcës punëtore (për shembull pensionistët)
1+2+7= totali i punëve të braktisura
1+3+6= totali i punëve të gjetura
Ndryshimi në mes tyre jep ndryshimin në punëzënje (2+5)-(3+4)

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.11 Llojet e papunësisë

• Papunësia e fërkimit (Friksionale)


• Kjo lloj papunësie shfaqet sepse ekziston një lëvizshmëri e
përhershme e njerzëve midis vendeve të ndryshme të punës
dhe rajoneve.
• Edhe kur ekonomia është në kushtet e punëzënjes së plotë
do të ketë gjithmonë një fluktacion të njerëzve që kërkojnë
punë kur diplomohen pas përfundimit të shkollës, ose që
lëvizin në rajone apo qytete të ndryshme.

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.12 Llojet e papunësisë

• Papunësia strukturore
• Kjo lloj papunësie ndodhë kur egziston një mospërputhje
strukturore afatgjatë midis kërkesës dhe ofertës për
punë. Kjo mospërputhje mund të ndodhë se kërkesa për
një lloj pune rritet ndërkohë që kërkesa për një lloj tjetër
pune bie dhe oferta nuk i përshtatet shpejt këtij
ndryshimi.
• Këto ndryshime në kërkesën dhe ofertën për punë
ndodhin sidomos për shkak të ndryshimeve
fundamentale në degët bazë të ekonomisë. Një dukuri e
tillë shoqërohet më rënien e degëve kryesore dhe për
pasojë edhe me një vjetërsim të aftësive apo mjeshtërive
të lidhura me to.
McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.
17.13 Llojet e papunësisë

• Papunësia Ciklike
• Kjo lloj papunësie rezulton nga pamjaftueshmëria e përgjithshme
në kërkesën aggregate duke ditur se kërkesa për punë është një
kërkesë e prejardhur
• Kjo do të thotë se një lloj pune kërkohet sepse kërkohet produkti
që ajo prodhon. Në kushtet kur ekonomia ndodhet në fazën e
rënies ekonomike ndodhë edhe rënia e kërkesës për të mira dhe
shërbime, rrjedhimisht prodhimi reduktohet dhe firmat kërkojnë
më pak punëtorë.
• Papunësia Sezonale
• Papunësia sezonale lidhet me karakterin stinorë të prodhimit.Kjo
formë e papunësisë shfaqet në degët e industrisë së ndërtimit, në
bujqësi në shërbime, në turizëm etj sepse në këto degë karakteri
stinorë i prodhimit dhe kushtet e motit parapërcaktojnë edhe
kërkesën për punë.

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.14 Cilat janë shkaqet e papunësisë?

• Për asnjë çështje tjetër të teorisë ekonomike ekonomistët


nuk i kundërvihen kaq shumë njëri tjetrit sa për çështjen
lidhur me shkaqet e papunësisë.
• Në tregun e mallrave një ekuilibër i prishur rivendoset duke
ngritur apo ulur çmimin. Por në tregun e punës nuk mund të
ndodhë e njëjta gjë.
• P.Sh spitalet kërkojnë infermierë që nuk i gjejnë në treg pasi
nuk ka ofertë për infermierë ose ajo është shumë e pakët,
ndërkohë mijëra punëtorë çeliku dëshirojnë të punojnë më
pagën egzistuese të tregut por nuk gjejnë punë mbasi nuk ka
kërkesë nga firmat që të punësojnë punëtorë çeliku
• Pse ndodhë kështu?

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.15 Cilat janë shkaqet e papunësisë?

• Për tu përgjigjur në këtë pyetje duhet të kemi parasyshë bazat


mikroekonomike të papunësisë. Përgjithësisht pranohet se në
sjelljen e faktorit punë rol përcaktues luajnë pagat por pikërisht
këtu fillon dallimi midis ekonomistëve më shpjegimin e
papunësisë.
• Sipas njërës pikëpamje, shkaku i papunësisë duhet kërkuar në
ngurtësinë e pagave, pagat jo fleksibile i japin papunësisë
karakter të detyruar.
• Sipas pikëpamjes tjetër, pagat janë fleksibile dhe jo të
ngurtësuara, në këto kushte papunësia nuk mund të
konsiderohet e detyruar ajo është e vullnetshme.

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.16

Numri i të punësuarve paraqitet nga Pika W deri


në pikën E, ndërsa nga pika E e deri në fund të
grafikut paraqet pjesën tjetër të punëtorëve të
cilët bëjnë pjesë në forcën punëtore L por nuk
janë të punësuar.
Ata do të pranonin të punonin vetëm me një
pagë më të lartë se paga W. Për sa kohë që paga
qëndron në nivelin W ata nuk dëshirojnë të
ofrojnë punën e tyre në tregun e punës për këtë
arsye papunësia quhet papunësi e vullnetshme.

Arsyet e mungesës së dëshirës për të punuar në një nivel të dhënë të pagës së tregut mund
të jënë të ndryshme. Ato mund të lidhen me preferencat që kanë individët e veçantë.
Si përfundim mund të themi se në një treg pune të karakterizuar nga një pagë plotësisht
fleksibile nuk mund të ketë papunësi të detyruar edhe në këtë treg ashtu si çmimet në
tregun e të mirave dhe shërbimeve, cmimi i punës luhatet lartë e poshtë deri sa tregu të
rikthehet në ekuilibër

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.17

Kejnsi dhe shumë ekonomist të tjerë theksojnë


se papunësia e lartë që ndodhë në fazën e
recesionit nuk reflekton vendimet e
vullnetshme të individëve për të mos punuar.
Në pagën më të lartë të tregut W’ ka më shumë
punëtorë të kualifikuar që dëshirojnë të
punojnë se sa janë vendet e punës që
kërkohen. Në këtë rast vëmë re se kur paga e
tregut W’ është më e madhe se paga e tregut
W do të kemi tepricë punëtorësh dhe segmenti
W’-H tregon numrin e punëtorëve të zënë me
punë ndërsa segmenti H-G me vija të
ndërprera tregon numrin e të papunëve.

Vetëm se në dallim nga rasti paraprak tashmë ata nuk janë të papunë vullnetarë
përkundrazi ata dëshirojnë të punojnë për këtë nivel page W’ por problemi qëndron se në
këtë nivel page nuk ka kërkesë për punë nga ana e firmave. Kur ka tepricë punëtorësh
firmat do të kenë kërkesa më rigoroze për kualifikim dhe aftësim dhe do të zgjedhin midis
tyre punëtorët më më shumë eksperiencë dhe kjo na shtynë të themi se papunësia ka
karakter të detyrueshëm.
McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.
17.18 Norma natyrore e papunësisë
• Normë natyrore e papunësisë (NNP) është ajo normë papunësie në të cilën tregjet e
punës dhe të të mirave janë të balancuara, pra NNP është ajo normë papunësie në të
cilën forcat ndikuese të çmimeve, pagave dhe inflacionit janë të balancuara.

• Dy momente të rëndësishme vihen në dukje në lidhje me NNP:


1. NNP nuk është kurrë zero. Kjo do të thotë që edhe në kushtet kur ekonomia punon në
nivele punzënie të lartë një numër i caktuar individësh në moshë punë do të jënë të
papunë për shkak të lëvizshmerisë së forcës punëtore.

2. NNP është e lidhur ngushtë me inflacionin. Shoqëria do të preferonte një papunësi të


ulët por jo aq të ulët sa të rrezikonte përshpejtimin e inflacionit, pra norma e
papunësisë është natyrore në nivelet e sajë minimale të pajtueshme me një normë të
ulët e të qëndrueshme të inflacionit

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.19 Norma natyrore e papunësisë

• Duhet të theksojmë se NNP nuk është normë optimale e papunësisë.


• Një nivel optimal i papunësisë do të kërkonte që mirëqënia neto
ekonomike të maksimizohej.
• Ekonomistët duke studiuar lidhjen reciproke të papunësisë me
mirëqënjen ekonomike kanë përcaktuar dy arsye për të theksuar që
norma optimale e papunësisë është më e ulët se NNP:
1. Në qoftë se prodhimi maksimizohet në nivelin e NNP, atëherë ligji
OKUN nuk do të vepronte për norma papunësie më të ulëta. Por
tashmë e dimë se prodhimi vazhdon të rritet në qoftë se papunësia
ulet poshtë NNP.
2. Papunësia krahas kostove ekonomike shoqërohet edhe me kostot
sociale. Kur punëtori pushohet nga puna ai pëson një varg vuajtjesh
sociale dhe ekonomike. Fakti që ekzistojnë kosto të tilla është edhe
një arsye tjetër që NNP nuk mund të jetë normë optimale papunësie

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.


17.20

• FALEMINDERIT

McGraw-Hill/Irwin © 2003 The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

You might also like