You are on page 1of 8

USHTRIME

Fakulteti Filozofik
Departamenti: Shkencat Politike
Niveli i studimeve: Bachelor (BA)
Lënda: Makroekonomia
Profesor i lëndës: Profesor. dr. Sejdi Rexhepi
Asistente e lëndës: MSc. Mjellma Bujupi
Email kontaktues: mjellma.kadriu@uni-pr.edu
Emri & Mbiemri i studentit: __________________________________
Data:_________________________

Kapitulli 1
Hyrje në Makroekonomi

1. Përcaktoni nëse shembujt në vazhdim i takojnë Makroekonomisë apo Mikroekonomisë


(Shkruani anash për fjalitë nga a-f !)
Mësimi: Duhet të jeni në gjendje të bëni dallimin në mes të Makroekonomisë dhe
Mikroekonomisë si shkencë!
a) Bleroni ka humbur punën e tij gjatë krizës ekonomike. Si ka ndikuar ulja e të
ardhurave të tij në konsum?
b) Analizimi i sjelljes së ekonomisë kombëtare në tërësi është shumë me rëndësi për një
shtet.
c) Gjatë periudhës së recesionit, norma e papunësisë ka arritur në 15%.
d) Niveli i inflacionit në Kosovë sipas Agjensionit të Statistikave të Kosovës (ASK) në
vitin 2007 ishte 4.4%.
e) Çmimi i naftës. Shumica e njerëzve e përdorin naftën. Ndryshimi i çmimit do të ketë
efekt te shumë njerëz.
f) Në mes të ekonomistëve u diskutua rritja apo ulja e çmimeve në përgjithësi.
g) Çka është Makroekonomia, shpjegoni.
2. Në qoftë se themi se zhvillimi i teknologjisë ka qenë si rezultat i nevojave të njerëzve,
atëhere çfarë mund të themi, pse është zhvilluar makroekonomia si shkencë.

1
3. Në vazhdim janë dhënë disa supozime të shkollës klasike dhe kejnsiane të mendimit
ekonomik. Përcaktoni në bazë të supozimeve se cilës shkollë i takojnë (Shkruani anash për
secilën fjali!)
Mësimi: Të bëhet dallimi në mes të dy shkollave të mendimit ekonomik.
1. Ekonomia është gjithmonë në punëzënie të plotë.
2. Egziston shfrytëzim i plotë i kapaciteteve (burimeve)
3. Ekonomia është çdo herë në ekuilibër.
4. Kundër ndërhyrjes së shtetit në ekonomi.
5. Agjentët ekonomik maksimizojnë.
6. Pritjet janë racionale.
7. Tregjet pastrohen.
8. Tregjet shpesh nuk pastrohen.
9. Qeveria duhet të ndërhyjë në ekonomi.
a) Shpjegoni dallimin në mes të dy shkollave të mendimit ekonomik.

4. Cilat nga konceptet në vazhdim i takojnë makroekonomisë, nënvizoni përgjigjet e sakta.


GDP-ja, çmimet e produkteve ushqimore, inflacioni, rritja ekonomike, pagat në sektorin privat,
punëzënia dhe papunësia, pasuria e paluajtshme, sistemi politik.

5. GDP, GDP real dhe GDP nominal


GDP (Produkti i Brendshëm Bruto)- përfaqëson vlerën e të gjitha të mirave dhe shërbimeve
përfundimtare të prodhuara në një ekonomi brenda një periudhe të caktuar (zakonisht brenda 1
viti).
Sqarim: Për të llogaritur produktin e përgjithshëm, pra GDP-në duhet të dimë sasitë dhe çmimet
e produkteve përfundimtare të prodhuara.
GDP real- llogaritet me çmimet e një viti bazë. Nëse na intereson të llogarisim se sa ka qenë
realisht rritja ekonomike në vitin 2018, këtë e bëjmë duke e krahasuar me vitin paraprak (pra, me
vitin 2017, e cila merret si vit bazë).
Sqarim: Si vit bazë mundet me qenë viti paraprak apo ndonjë vit i cili caktohet si bazë!).
GDP nominal- Llogaritet me çmimet aktuale (korrente). Nëse na intereson të llogarisim, e
bëjmë duke marr GDP-në e vitit 2018. Në anën tjetër marrim çmimet e vitit aktual, pra të vitit
2018.
*Çmimet ndryshojnë nga viti në vit!

2
Shembull: GDP nominal & GDP real
Mësimi: Të bëhet dallimi në mes të GDP real dhe nominal.
Supozojmë se janë të prodhuara 3 produkte (Djath, qokollata dhe ora). Të dhënat në vazhdim
janë të supozuara!
*Duhet të marrim dy vite në mënyrë që të kemi mundësi të bëjmë krahasime!
**Ideja e kësaj detyre është të paraqitet prodhimi i shtetit të Zvicrrës në vitin 2009 & 2010 dhe
të gjendet sa ka qenë GDP nominal dhe real për këto 2 vite, duke e ditur sa ka qenë prodhimi!
***Sasia dhe çmimi – japin vlerën totale!

a) Prodhimi i shtetit të Zvicrrës në vitin 2009


Prodhimi në Zvicërr Sasia e prodhuar në Çmimi në vitin 2009 Vlera totale e
në vitin 2009 vitin 2009 prodhimit në vitin
2009
Djath 10 2
Qokollata 20 2
Ora 5 10

a) GDP nominal për vitin 2009 të gjendet.


GDP nominal në vitin 2009= 110 chf
.........................................................................................................................................................

b) Prodhimi i shtetit të Zvicrrës në vitin 2010


Prodhimi në Zvicërr Sasia e prodhuar në Çmimi në vitin 2010 Vlera totale e
në vitin 2010 vitin 2010 prodhimit në vitin
2010
Djath 12 2.50
Qokollata 25 3
Ora 5 11

c) Çka po ndryshon sa i përket sasisë dhe çmimeve në tabelën 2 në krahasim me tabelën


1?
d) GDP nominal për vitin 2010 të gjendet.
GDP nominal në vitin 2010= 160 chf
..........................................................................................................................................................

3
e) Prodhimi i shtetit të Zvicrrës në vitin 2010
Prodhimi në Zvicërr Sasia e prodhuar në Çmimi në vitin 2009 Vlera totale e
në vitin 2010 vitin 2010 prodhimit në vitin
2010
Djath 12 2
Qokollata 25 2
Ora 5 10

c) GDP real të gjendet për vitin 2010.


GDP reale në vitin 2010= 124 chf

6. Shembull. Në GDP përfshihen të ardhurat e rezidentëve të huaj (të huajt që veprojnë në


ekonominë e Kosovës, p.sh, të punësuarit e EULEX), kurse përjashtohen (nuk përfshihen) të
ardhurat e rezidentëve të vendit (p.sh, kosovarëve) përkatës që kryejnë aktivitete (veprimtari)
ekonomike në vendet tjera (p.sh. Gjermani).
*Një link sa për ilustrim e shikoni: https://www.youtube.com/watch?v=3hzoi3ILMO4
Mësimi: Të bëhet dallimi në mes të GDP dhe GNP.

7. Supozohet se në Kosovë në vitin 2008 kemi pasur rritje të GDP nominal në krahasim me
GDP real për 3%. A është kjo tregues se kemi pasur rritje ekonomike apo inflacion?

8. Përcaktoni se cila nga fjalitë e mëposhtme ka të bëjë me konceptin e inflacionit (Rrethoni


përgjigjen e saktë!)
a) Rënia e nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
b) Mbetja në nivelin e njejtë të çmimeve.
c) Rritja e nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
Mësimi: Të jeni në gjendje ta kuptoni çka është inflacioni.

9. Cilët nga faktorët e mëposhtëm shkaktojnë rritjen ekonomike (GDP real) (Rrethoni
përgjigjen e saktë!)
1. Rritja e efiçiencës së përdorimit të faktorëve të prodhimit.
2. Ndryshimi i GDP nominal.
3. Ndryshimi (rritja) e sasisë së disponueshmërisë së burimeve (kapitali dhe puna)
4. Importi

4
10. Cilat nga konceptet më poshtë përbëjnë ciklin e biznesit?
1. Inflacioni
2. Vetëm bizneset e mëdhaja
3. Papunësia
4. Rritja ekonomike
5. Vetëm rritja e çmimeve për mallra

a) Paraqiteni grafikisht “ciklin e biznesit” për 3 vitet e studimeve tuaja, duke u bazuar në
ciklin e biznesit.
b) Çka është produkti potencial, bazohuni në 3 vitet e studimeve tuaja!

11. Punëzënia e plotë, qëndrueshmëria e çmimeve, ritmet e përshtatshme të rritjes afatgjate,


zhvillimi i balancuar rajonal, balanci i ekulibruar i pagesave, a janë objektiva të nivelit
makroekonomik apo mikroekonomik?

12. Çka ndërmerr një qeveri për të realizuar objektivat e saj ekonomike?

13. Në qoftë se themi se një shtet është duke u munduar ta stabilizojë aktivitetin ekonomik (apo
ekonominë e vendit) duke kontrolluar tatimin karshi shpenzimeve qeveritare (TA & G), me çfarë
politike kemi të bëjmë?

14. Nëse një shtet kontrollon ofertën monetare dhe normën e interesit (M0& i) me çfarë politike
kemi të bëjmë?

15. Cilat nga politikat në vazhdim janë instrumente kryesore politike dhe cilat janë politikat e
jashtme ekonomike (Shkruani anash!).
1. Politika fiskale
2. Politika monetare
3. Politika e të ardhurave
4. Politika të marrëdhënieve ekonomike me jashtë
5. Politika tregtare
6. Politika valutore

5
16. Në bazë të fjalive shkruani me çfarë politike kemi të bëjmë (Referohuni në pyetjen 15!)
(Shkruani anash!)
a) Përdorimi i mjeteve tarifore dhe jotarifore për kufizim, përkatësisht stimulimin e importit dhe
eksportit.
b) Regjimet valutore që zbaton një vend.
c) Shkalla e lartë e varësisë ekonomike midis vendeve.
d) Ndryshe njihet si politika pagë-çmim.

17. Si njihen në analizën makroekonomike kërkesa agregate, oferta agregate dhe ekuilibri
makroekonomik?
a) Çka paraqet grafiku?

Aggregate demand (AD)- Kërkesa agregate


Aggregate supply (AS)- Oferta agregate
Y- Produkti; P- Çmimet
AD=AS- Ekuilibri makroekonomik.

18. Përcaktoni fjalitë në vazhdim a kanë të bëjnë me AD, AS, E (Shkruani anash!)
a) Sasia e përgjithshme e produktit që konsumatorët, shteti dhe të huajt janë të gatshëm të
konsumojnë (kërkojnë) me nivelin agregat të çmimeve në një periudhë të dhënë kohe.
b) Sasia e përgjithshme e produktit që firmat planifikojnë të prodhojnë dhe shesin me një nivel të
dhënë agregat të çmimeve, në një periudhë të dhënë kohe.

6
c) Çka paraqet AS=AD?
19. Përmes mënyrës së prodhimit, mënyrës së shpenzimeve dhe mënyrës së të ardhurave çka
masim (Rrrethoni përgjigjen e saktë!)
1. Prodhimin në një shtet
2. Shpenzimet në një shtet
3. Produktin e përgjithshëm (GDP-në)
4. Pagat dhe mëditjet
5. Papunësinë

20. Me çfarë mënyre të matjes së produktit të përgjithshëm kemi të bëjmë, shkruani anash për
fjalinë nën a!
a) Produkti i përgjithshëm llogaritet duke mbledhur vlerën e të gjithë produkteve dhe shërbimeve
përfundimtare të prodhura në vend.
b) Gjatë përdorimit të metodës së prodhimit, çka duhet të merret parasysh. Rrethoni përgjigjet e
sakta.
1. Në treguesin e produktit të përgjithshëm përfshihen të gjithë mallrat/shërbimet
përfundimatare, pa marrë parasysh se si do të destinohen (p.sh, nëse do të eksportohen, apo nëse
nëse do t’ju shiten konsumatorëve).
2. Në këta tregues përfshihen vetëm mallra/ shërbimet përfundimtare.
3. Mallrat/ shërbimet e ndërmjetme përfshihen
4. Mallrat/ shërbimet e ndërmjetme nuk përfshihen
Shembull: Supozojmë se e gjithë ekonomia përbëhet nga Furra e bukës “Qerimi 1”. Për të
prodhuar bukën si lëndë e parë përdoret mielli. Ne gjithashtu e dimë se për prodhimin e miellit
nevojitet gruri.
c) Nëse e përdorim mënyrën e prodhimit çka do të përfshihet në vlerën e produktit të
përgjithshëm (GDP)?

21. Lexoni dhe lidheni fjalitë nga (a-d) me çdo shkronjë të formulës si më poshtë:
E=C+I+G+Nx
a) Përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve privat për mallra dhe shërbime konsumi
b) Përfaqëson diferencën midis vlerës së eksporteve dhe vlerës së importeve gjatë periudhës
përkatëse.
c) Përfshin të gjitha shpenzimet qeveritare që bën qeveria si për mallra konsumi ashtu edhe
për investime.

7
d) Përfaqësojnë shpenzimet që bëjnë firmat për mallra kapital.
e) Si quhet kjo mënyrë e matjes së produktit të përgjithshëm?

22. Vlera e produktit të përgjithshëm llogaritet duke mbledhur të gjitha të ardhurat e të gjithë
zotëruesve të faktorëve të prodhimit, të përdorura si për prodhimin e mallrave përfundimtare
ashtu edhe për prodhimin e mallrave të ndërmjetme.
a) Cilën metodë të matjes së produktit të përgjithshëm bruto përfaqëson?

23. Si e kuptoni fjalën mirëqenie?


a) Cili është ndikimi i marrjes së orëve shtesë në punë për shkak të pagesës shtesë (bonuseve) në
mirëqenien e të punësuarit?
b) Shkruani një shembull në nivelin Makroekonomik.

You might also like