You are on page 1of 1

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi.

Lënda: Gjeografi Shkalla: 5 Data 15/02/2024

Klasa: Xia+b

Tema mësimore: Sektori i tretë i ekonomisë

Rezultatet e të nxënit s Nxënësi/ja:

• përshkruan faktorët natyrorë që ndikojnë në zhvillimin e sektorit të tretë të ekonomisë së rajonit;

• shpjegon zhvillimin e degëve të tregtisë, turizmit, transportit të rajonit;

• vë në dukje faktin që zhvillimi i turizmit nxit zhvillimin e degëve të tjera të këtij sektori

Situata e të nxënit: Rajoni Perëndimor ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe industrisë. Po për
zhvillimin e turizmit çfarë kushtesh natyrore ofron rajoni?

Fjalë kyç: Transport ujor, ajror, automobilistik, hekurudhor. Turizëm kulturor, bregdetar, i gjelbër ;Bilanc tregtar

Burimet: Teksti mësimor, harta e ekonomisë së rajonit, materiale internet

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi TIK

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh Nxënësve u paraqitet një video në lidhje me sektorin e tretë të ekonomisë dhe degët që
i përkasin kësaj dege. Ata mbajnë shënime dhe duke i orientuar me pyetje, i nxitim në diskutim. Pyetjet dhe kërkesat e
drejtuara janë: ‒ Cilat janë degët e sektorit të tretë? ‒Renditni kushtet natyrore që favorizojnë turizmin. ‒Cilat janë llojet
e transportit që mund të zhvillohen në Rajonin Perëndimor?

Ndërtimi i njohurive: Harta e konceptit Klasa ndahet në grupe dhe secilit grup i jepet harta e konceptit për t’u
plotësuar. Pasi kanë punuar në grup, diskutimi bëhet me gjithë klasën. Me ndihmën e nxënësve plotësohet harta e
konceptit në dërrasën e zezë.

Përforcim: Shkrim i shpejtë Nxënësit orientohen të krijojnë një ese të shkurtër me temë “Zhvillimi i turizmit sot dhe
perspektiva e së ardhmes”.

Vlerësim: Gjatë kësaj ore nxënësit vlerësohen për: - aftësinë e bashkëpunimit në grup; - aftësinë e prezantimit të punës;
- aftësinë e argumentimit.

Detyrë: Plotësimi i tabelës në rubrikën “Radha juaj”.

You might also like