You are on page 1of 2

DATA:

Fusha: Lënda:
Shkalla: VI Klasa: XII
Shoqëria dhe mjedisi Ekonom
i
Tema mësimore: Mëso duke vepruar tematike: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombëtar
Situata e të nxënit:
Nxënësit diskutojnë si të përgatisin një Mëso duke vepruar tematike duke punuar në grup.
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja:
• interpreton konceptet e deficitit buxhetor, e
borxhit publik dhe lidhjen midis tyre;
• analizon përparësitë dhe mangësitë e
deficitit buxhetor dhe borxhit publik;
• përshkruan një ose disa propozime për të
ulur deficitin buxhetor.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
Teksti mësimor; Tabela; Shkumës. temat ndërkurrikulare:
Letersi;Shoqëria; Matematik,TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
1. Hyrje: Ndahen nxënësit në grupe me teme meso dukevepruar tematike: “Deficiti buxhetor dhe
borxhi kombëtar i qeverisë shqiptare dhjetë vitete fundit”
2. Diskutim/sugjerime mbi problemet, të cilat do t’i ndihmojnë në hulumtim nxënësit:
Pyeten nxënësit:
a) Çfarë problemesh do të donin të trajtonin në këtë Mëso duke vepruar tematike?
Por edhe mund t’i sugjerohen problemet e mëposhtme:
• Sa ka qenë borxhi i Shqipërisë/deficiti buxhetor në këto vite? Po vitin e fundit? Sa përqind e
këtij borxhi është borxhi i brendshëm dhe sa është i jashtëm?
• Ç’po ndodh me borxhin publik të Shqipërisë, po rritet apo po zvogëlohet?
• Për çfarë arsyesh ka rritje/ulje të borxhit?
• Për çfarë përdoret ky borxh? A është një borxh i mirë apo i keq? A është një borxh që abuzon
qeveria apo është një borxh që ndihmon zhvillimin e ekonomisë së vendit?
• A është i rrezikuar borxhi publik i Shqipërisë? A është i leverdishëm për ekonominë dhe të
ardhmen e vendit? A është i sigurt borxhi publik?
• Sa përqind e borxhit është borxh i brendshëm dhe sa përqind është i jashtëm?
• Bëni një ose disa propozime për të ulur deficitin buxhetor.
3. Diskutim/sugjerime:
Pyeten nxënësit:
a) Çfarë grafikësh do t’ju shërbenin për të argumentuar çështjet e ngritura në këtë Mëso
duke vepruar tematike?
Por edhe mund t’i sugjerohen të paraqesin grafikët e mëposhtëm mbi ecurinë në 10 vite të:
 deficitit buxhetor;
 borxhit publik;
 borxhit të brendshëm;
 borxhit të jashtëm.
4. Informim: U sugjeron nxënësve burimet kryesore ku do të mbështeten:
 faqja zyrtare e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë
http://www.financa.gov.al
 faqja zyrtare e Bankës Qendrore
http://www.bankofalbania.org
 faqja zyrtare e INSTAT (Instituti Statistikave)
http://www.instat.gov.al
 faqja zyrtare e Open Data Albania
http://www.open.data.al
 burime nga shtypi.
Vlerësimi i nxënësve:
•  punuar në mënyrë të pavarur;
•  punuar në grup;
•  prezantuar dhe argumentuar;
Detyrat dhe puna e pavarur:

You might also like