You are on page 1of 3

DATA:

Fusha: Lënda:
Shkalla: VI Klasa: XII
Shoqëria dhe mjedisi Ekonom
i
Tema mësimore: Sistemi bankar (2 orë mësimore)
Ora parë: Hapi 1‐7
Ora dytë: Hapi 8‐13
Situata e të nxënit:
Nxënësit pas shikimit të videove diskutojnë mbi funksionet e bankës qendrore dhe bankave
tregtare.
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: sistemi bankar; banka qendrore;
• shpjegon rolin e veçantë të bankave si bankat tregtare; depozita; kredi;
pranuese depozitash dhe dhënëse huash norma e rezervës të detyrueshme.
për ekonominë
• hpjegon domosdoshmërinë e rezervës së
detyrueshme bankare;
• rendit funksione të tjera të bankave
tregtare;
• përshkruan organizimin dhe funksionet e
Bankës Qendrore të Shqipërisë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
Teksti mësimor; Tabela; Shkumës,Projektor. temat ndërkurrikulare:
Laptop; Shoqëria; Gjuhe ,TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
1. Prezantim: U shpjegohet nxënësve që në këtë mësim do të flitet për sistemin bankar, i cili
funksionon në dy nivele. Niveli i parë është Banka Qendrore dhe në nivelin e dytë janë
bankat tregtare. Në pjesën e parë do të diskutojnë për bankat e nivelit të dytë, ato tregtare.
2. Shfaqje video: Shfaqet video “Si funksionin banka” marrë nga faqja zyrtare e bankës së
Shqipërisë:
https://www.bankofalbania.org/Muzeu_dhe_Edukimi/Edukimi/Lojera_filma_Multimedia/
Guida/SI_FUNKSIONON_NJ_BANK.html
3. Diskutim: Pas shikimit të videos diskutohet mbi problemet e mëposhtme:
a) Çfarë është banka (tregtare)?
b) Cilat janë funksionet themelore të bankës?
c) Cilat janë disa shpenzime te bankës gjatë kthimit të depozitave në kredi?
d) Ç’është interesi dhe kujt i jepet e kujt i merret (interesi) nga banka tregtare?
e) Cilat janë rreziqet me të cilat përballet banka?
f) Ç’është rreziku i kreditit?
g) Ç’është rreziku i normës së interesit?
h) Ç’është rreziku i likuiditetit?
4. Shpjegim: Shpjegoni “Norma e rezervës së detyrueshme bankare” dhe domosdoshmëria e
saj për t’i shpëtuar rrezikut të mungesës së likuiditetit.
5. Diskutim: Çfarë shërbime të tjera ofrojnë bankat tregtare?
6. Shfaqje video: Shfaqet video “Si të hapësh një llogari bankare” marrë nga faqja zyrtare e
bankës së Shqipërisë
https://www.bankofalbania.org/Muzeu_dhe_Edukimi/Edukimi/Lojera_filma_Multimedia/
Guida/SI_T_HAP_SH_NJ_LLOGARI_BANKARE.html
7. Diskutim:
a) Çfarë llogarish bankare mund të hapim në bankë?
b) Ç’është llogaria depozitë dhe për çfarë shërben ajo?
c) Ç’është llogaria e kursimit dhe për çfarë shërben ajo
d) Ç’është llogaria rrjedhëse dhe për çfarë shërben ajo?
e) Cili është hapi i parë kur duam të hapim një llogari bankare?
8. Prezantim: Informon nxënësit se ata do të diskutojnë mbi Bankën e Shqipërisë, si Banka
Qendrore e vendit tonë si dhe organizimin e funksionet e saj. Për këtë qëllim ata duhet të
lexojnë informacione në faqen e BSH dhe më pas do të diskutohet.
9. Punë e pavarur: Jepni adresën e BSH https://www.bankofalbania.org/Rreth_Bankes/ dhe u
kërkon të lexojnë nënçështjet:
a) Historik i shkurtër i bankës
b) Organizimi
c) Këshilli mbikëqyrës
d) Guvernatori
e) Struktura organizative
10. Diskutim: Pas leximit nxënësit diskutojnë mbi:
a) Kur dhe si ka lindur banka e shtetit shqiptar? (Fillesat e krijimit të saj) (4 tetor të vitit
1913)
b) Kur u krijua “Banka Kombëtare e Shqipnis” dhe u vendos monedha e parë kombëtare
shqiptare? (2 shtator 1925; shkurt 1926 monedha e parë kombëtare shqiptare)
c) Kur u miratua ligji organik i Bankës së Shtetit Shqiptar dhe u krijua ajo si një institucion
i rëndësishëm i sistemit financiar të Shtetit Shqiptar? (13 janar 1945)
d) Kur u krijua Banka e Shqipërisë, në cilësinë e autoritetit monetar e mbikëqyrës të
vendit? (22 prill 1992)
e) Si organizohet BSH?
f) Ç’ është këshilli mbikëqyrës i BSH dhe cili është funksioni i tij?
g) Cili është guvernatori i BSH dhe cila është detyra e tij?
h) Cila është struktura organizative e BSH?
i)Cilat janë degët e BSH në vend?
11. Shikim video: Shfaqet video “Rreth Bankës” ndodhur në adresën:
https://www.bankofalbania.org/Rreth_Bankes/Funksionet/film_i_shkurter.html
12. Diskutim:
a) Cilat janë funksionet kryesore të Bankës së Shqipërisë?
b) Cili është objektivi i Bankës së Shqipërisë?
c) Si e realizon BSH objektivin si kontribuon me politikat e saj, në zhvillimin ekonomik
dhe në mirëqenien e vendit?
13. Përmbledhje
Vlerësimi i nxënësve:
• punuar në mënyrë të pavarur;
• qenë aktiv në diskutim;
• qenë të saktë në përgjigjet e dhëna.
Detyrat dhe puna e pavarur:

You might also like