You are on page 1of 1

Fusha: Sh dhe mjedisi 26/02/2024

Lënda: Ekonomia 12 Shkalla:VI

Klasa: XII

Tema mësimore: Ciklet e biznesit

Situata e të nxënit: Kriza fi nanciare 2007-2008

Rezultatet e të nxënit Nxënësi/ja: - përkufi zon ciklin e biznesit dhe fazat e tij

- identifi kon se çfarë fenomenesh e shoqërojnë secilën nga fazat e ciklit

- argumenton se cilat janë shkaqet që çojnë në luhatje të tilla ciklike të ekonomisë.

Fjalët kyçe: cikël biznesi pika më e lartë(piku) rënia ekonomike (Recensioni) pika më e ulët rritja ekonomike
(ekspansioni)

Burimet: video-projektor, DVD, Flip- charter, USB, artikuj të marrë nga shtypi i përditshëm apo faqet e agjencive të
lajmeve.

Lidhja me fushat e tjera :Histori Tik

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Brainstorming - Leksion i avancuar -Ese

EVOKIMI(Brainstorming) në këtë fazë të parë të mësimit nëpërmjet një Brainstorming-u kërkoj të marrë një
informacion në lidhje me pyetjet e mëposhtme: 1. A ka kaluar ekonomi e mjaft vendeve të zhvilluara në fund të viteve
2000 ditë jo fort të mira nga pikëpamja e treguesve ekonomikë? 2. Cilat kanë qenë fenomenet ekonomike që janë
shfaqur në ekonominë e këtyre vendeve? 3. Mbështetur në njohuritë e fi tuara deri tani lidhur me infl acionin dhe
papunësinë, a mund të themi se jemi duke jetuar një periudhë në: rritje ekonomike; rënie ekonomike; stanjacion
(qëndrim në vend) 4. A mundet të listoni faktorë të brendshëm apo të jashtëm që shkaktojnë të tilla luhatje në
ekonomi?

REALIZIMI i KUPTIMIT(Leksion i avancuar) Një hyrje e leksionit, nisur nga mendimet e dhëna nga nxënësit, mbështetur
në dijet e fi tuara deri tani lidhur me fenomenet dhe treguesit makroekonomik. Jepet përkufi zimi i Ciklit të biznesit si
dhe ndarja e tij në 4 faza: Në pjesën e dytë të leksionit për të evituar monotoninë dhe humbjen e përqendrimit,
përgatiten nxënësit për veprimtarinë ” Të përshkruajmë se cila duhet të jetë ecuri a ekonomisë në katër faza të e ciklit të
biznesit” duke u treguar synimin e leksionit dhe objektivat e tij si edhe duke theksuar se tani, ata vetë mund të arrijnë në
përfundimin se cilat janë dukuritë që shoqërojnë secilën faze. ndahet klasa në 4 grupe me numër çift dhe u shpjegohet
detyra, pra duhet të hartojnë një listë mbi gjithçka që dinë rreth kësaj teme( Fazat e ciklit). U kërkohet dysheve t’ia
tregojnë punën e tyre shokëve. Secili grup hedh në tabelë idetë dhe lidhur me secilën fazë, por pa përsëritur grupin
tjetër dhe duke i vendosur një yll(*) atyre veçorive apo fenomeneve që përmenden më shumë se një here

REFLEKTIMI (Ese ) Nxënësve iu kërkohet të shkruajnë një Ese të shkurtër me temë: ”E tashmja dhe e ardhmja e
ekonomisë botërore në sytë tuaj”, në të cilën ata mund të japin qëndrimin e tyre lidhur me atë çka shohin apo ndiejnë
lidhur me perspektivën e zhvillimeve të ekonomisë sonë dhe asaj botërore.

Vlerësimi: i vazhdueshëm. Nxënësit vlerësohen: -për idetë e dhëna -për arsyetimet gjatë diskutimit -për arsyetimin e
dhënë gjatë pyetjeve analitike.

Detyrat dhe puna e pavarur: Nxënësve u jepet detyrë të lundrojnë në internet dhe të hulumtojnë lidhur me zhvillimet
ciklike në ekonominë botërore, si dhe cila ka qenë kriza më e fortë që ka përfshirë ekonominë boterore

You might also like