You are on page 1of 2

Data 01 02 2024

Lenda Gjeografi kl Xia+XIb fusha sh.dhe mjedisi ShkallaV

Tema mesimore :Rajonizimi gjeografik i Shqiperise

Rezultatet e të nxënit : Nxënësi/ja:

• identifikon kriteret e rajonizimit të Republikës së Shqipërisë;

• përcakton ndarjen rajonale të Republikës së Shqipërisë;

• analizon elementet gjeografike që diferencojnë rajonet nga njëri-tjetri;

• vlerëson rëndësinë e ndarjes rajonale të Shqipërisë.

Fjalë kyç: unitet territorial ,homogjenitet gjenetik ‘rajon kompleks. Rajoni Perëndimor, Verior/Verilindor,
Juglindor, Jugor.

Situata e të nxënit: Europa është e ndarë në rajone: Europa Perëndimore, Veriore, Mesdhetare, Qendrore,
Lindore. Cili element gjeografik është i veçantë për secilin rajon, që e ka ndarë Europën në këto rajone?

Lidhja me fushat e tjera : Gjuhët dhe komunikimi TIK

Burimet: Teksti Gjeografia 11, harta fizike e Republikës së Shqipërisë

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh- Fillohet ora duke lexuar situatën e të nxënit te teksti i nxënësit. Nxënësit nxiten të
mendojnë rreth pyetjes që shtrohet aty: Cili element gjeografik është i veçantë për secilin rajon,që ka ndarë
Europën në këto rajone?

Në dërrasën e zezë shënohen përgjigjet e nxënësve. Për shembull: Një element është shtrirja ose pozicioni i tyre
gjeografik. Një element tjetër është lidhja historike që kanë me njëri-tjetrin. Një tjetër element është zhvillimi i
ngjashëm ekonomik i tyre.

Më pas duke u mbështetur në njohuritë e mëparshme i nxis nxënësit të mendojnë mbi cilat elemente mund të
bëhet një rajonizim i Shqipërisë. Përgjigjet e tyre shkruhen në dërrasën e zezë.

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit me këmbime/Grupet eksperte

Klasa ndahet në grupe me nga pesë anëtarë. Anëtarët e çdo grupi fillojnë e numërojnë me radhë 1, 2, 3, 4, 5. Pas
kësaj, grupohen të gjithë numrat 1 në një vend të caktuar në klasë, numrat 2 në një vend tjetër e kështu për të
gjithë numrat e tjerë.

Për çdo grup caktohet dhe drejtuesi i diskutimit. Në këtë moment shpërndahen pyetjet për çdo grup.

Grupi i njëshave - Cilat janë kriteret e rajonizimit gjeografik

Grupi i dyshave - Si kombinohen elementet gjeografike, si klima, ndërtimi gjeologjik, relievi, hidrografia e bota
bimore në formimin e peizazhit natyror në Rajonin Perëndimor?

Grupi i treshave - Si kombinohen elementet gjeografike, si klima, ndërtimi gjeologjik, relievi, hidrografia e bota
bimore në formimin e peizazhit natyror në Rajonin Verior e Verilindor?

Grupi i katrave - Si kombinohen elementet gjeografike, si klima, ndërtimi gjeologjik, relievi, hidrografia e bota
bimore në formimin e peizazhit natyror në Rajonin Juglindor?
Grupi i pesave - Si kombinohen elementet gjeografike, si klima, ndërtimi gjeologjik,relievi, hidrografia e bota
bimore në formimin e peizazhit natyror në Rajonin Jugor?

Grupet pasi lexojnë temën për të gjetur përgjigjet e pas diskutimeve brenda grupeve eksperte përgjigjet
përfundimtare i shkruajnë në fleta A4. Kthehen në grupet fillestare, ku secili diskuton për pyetjen e përgjigjen që
kishin në grupet eksperte, pra i gjithë grupi merr njohuri nga shokët për të gjithë temën e mësimit. Në fund
diskutimi bëhet me gjithë klasën, ku drejtuesit e diskutimit të caktuar më parë mbajnë peshën kryesore por jo
vetëm, nxënës të tjerë plotësojnë përgjigjet.

Përforcimi: Rrjeti i diskutimit Nxënësit të ndarë në dyshe diskutojnë rreth pyetjes binare. Një nga nxënësit e
dyshes mbështet me argument, nxënësi i dytë kundërshton me argument. Diskutimi më pas bëhet me gjithë
klasën. Pyetja është: A mund të realizohet një ndarje tjetër e Republikës së Shqipërisë në rajone? PO JO

Vlerësim Nxënësit vlerësohen për: - aftësinë e të punuarit në grup; - Aftësinë e prezantimit të mendimit të tyre; -
qartësinë e forcën e argumentit.

Detyrë Nxënësve iu lihet detyrë të plotësojnë rubrikën Mendoni në mënyrë kritike. Si mund të ndahet ndryshe
Republika e Shqipërisë

You might also like