You are on page 1of 2

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 13.03.

2024
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi/ Lënda:Gjuhë amtare Shkalla e kurrikulës: II / Klasa: IV
Tema: Rezultati i të nxënit të temës:
Tregime, poezi, tekste të shkurtra dramatike, përrallëza, Gjykon mbi bazën e argumenteve
përralla, fjalë të urta, gjëegjëza, proza, pjesa skenike,
idetë dhe informacionin e tekstit;
dallimet(vargu, dialogu, shkrimi në prozë)
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3,6; II.5; III.1,3
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) : 1.7,10; 3.6
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Reshjet atmosferike, fq.89 (Zh)
Fjalët kyçe: reshje, borë, shi, vesë, brymë
Rezultat-i/et e të nxënit të orës mësimore:
-Përshkruan reshjet atmosferike
-Dallon reshjet në bazë të përshkrimeve
-Krijon gjëegjëza për reshjet atmosferike
Kriteret e suksesit:
-Përshkruaj reshjen e caktuar atmosferike
-Gjej se për cilën reshje është fjala
-Krijo një gjëegjëzë për njërën nga reshjet e mësuara
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri bazë, projektor, fletë e përgaditur, laps,
gomë
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Njeriu dhe natyra
Çështje ndërkurrikulare- Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
Orën mësimore e filloj duke paraqitur përmes projektorit qarkullimin e ujit në natyrë, dhe dalim në titullin
e njësisë mësimore pasi që përmes qarkullimit të ujit në natyrë krijohen reshjet atmosferike.
Së bashku me nxënësit caktojmë kriteret e suksesit të kësaj njësie mësimore dhe i shkruaj në tabelë.
Kërkoj nga nxënësit të përshkruajnë fotografitë e paraqitura me projektor për secilën nga reshjet
atmosferike.
Nxënësit lexojnë shkrimin në libër dhe sipas udhëzimit të librit bazë, shtojnë disa fjali te secili tekst dhe
vendosin nga një titull për secilën. Vëzhgoj dhe vlerësoj punën e nxënësve ndërkohë që ata punojnë. Disa
punime lexohen me zë të lartë para klasës.
Pastaj i jap secilit nxënës ¼ e fletës me ngjyrë A4. Në atë fletë nxënësit do të shkruajnë një gjëegjëzë për
një reshje atmosferike apo dukuri natyore.
Nxënësit shkëmbejnë fletat e vogla me shokun/shoqen e bankës dhe provojnë të gjejnë përgjigjje të sakta.
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin për qartësinë dhe saktësinë e përgjigjjes.
Gjëegjëzat ngjiten në një hamer të përbashkët me titullin : Gjëegjëzat tona.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Vlerësim i ndërsjellt.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

Hulumto më shumë ne internet për reshjet atmosferike.

Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

You might also like