You are on page 1of 2

Data 14 /02/2024

Lenda : Gjeografi Klasa Xa+ b Shkalla V


Tema mësimore: Bora dhe akullnajat
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës
Nxënësi/ja:
• shpjegon formimin e borës së përhershme dhe të akullnajës;
• krahason akullnajën kontinentale me atë malore;
• vlerëson rëndësinë që kanë akullnajat në gjeosistem.
Fjalë kyç:
Borë e përhershme, Firn, Ajsberg, Morena, Cirk akullnajor, Akullnajë malore, Kontinentale
Burimet:
Lidhja me fushat e tjera Gjuhët dhe komunikimi, tik
Organizimi i orës së mësimit

I. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Stuhi mendimesh)

Ndërtohet në tabele një stuhi mendimesh me temë Bora. Nxënësit pyeten se çfarë kuptojnë me të.
Nxënësit përgjigjen duke u bazuar në njohuritë që ata kanë.

II. Ndërtimi i njohurive të reja (Harta e të pyeturit)

Harta e të pyeturit mund të përdoret me mjaft sukses në këtë fazë të kësaj teme mësimore. Me këtë teknikë duhet të synohet
nxitja e të menduarit dhe e interesit të nxënësve për çështjet që do të shtjellohen. , Pasi shkruahet në tabelë tema dhe
çështjet kryesore, vizatohet harta e të pyeturit për kuptimin e borës dhe të akullnajave.

III. Paraqitja e rezultateve të arritura (Diagrami i Venit)

Me anë të Diagramit të Venit nxënësit renditin ngjashmëritë dhe dallimet midis akullnajës malore dhe asaj kontinentale
Vlerësimi

Nxënësi vlerësohet për punën individuale dhe bashkëpunimin në grup (për dëgjimin, interpretimin, mena-xhimin
e emocioneve, bashkëveprimin, ndarjen e përvojës, të mendimit, si dhe për analizën a menaxhimin e
informacionit të marrë në rrugë elektronike).

Detyrat dhe puna e pavarur

Mendoni në mënyrë kritike.

‒ Çfarë efektesh do të sjellë mbi natyrën shkrirja e akullnajave?

You might also like