You are on page 1of 1

Data 01 02 2024

Lenda :Gjeografi KlasaXIa+XIb Fusha Sh. dhe mjedisi ShkallaV

Tema: : Rajoni Perëndimor. Pozita gjeografike dhe pjesët pёrbёrёse

Rezultatet e të nxënit : Nxënësi/ja:

• përcakton pozitën gjeografike të Rajonit Perëndimor

• analizon veçoritë e njësive fiziko-gjeografike të Rajonit Perëndimor

• vlerëson rolin që luan pozita gjeografike në zhvillimin ekonomik e social rajonal.

Fjalë kyç: Rajoni Perëndimor ,Ultësira e Shkodrës ,Fusha e Myzeqesë, Kodrat e kërrabës ,Kodrat e Mallakastrës ,Pllaja e
Dumre Darsisë

Situata e të nxënit: Rajoni Perëndimor ka një dalje të gjerë në detin Adriatik. Mendoni çfarë i ofron rajonit kjo dalje në det?

Burimet: Teksti Gjeografia 11, harta fizike e Republikës së Shqiperise

Lidhja me fushat e tjera : TIK ,Gjuhët e komunikimi

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Tabela e pyetjeve Nxënësit prezantohen me temën e re Rajoni Perëndimor. Pozita gjeografike dhe pjesët
përbërëse. Me videoprojektor, paraqitet hartën e Republikës së Shqipërisë, pamjet vijnë duke u përqendruar në Rajonin
Perendimor, prezantohen pamje të zonave fushore të këtij rajoni, si fusha e Myzeqesë, ultësira e Shkodrës, kodrat e Sulovës,
Mallakastrës, pllaja e Dumre-Darsisë etj.

Nxënësit ndërkohë që shohin pamjet, shënojnë në fletore pyetjet që u vijnë në mend duke parë pamjet. Për shembull: ‒ Sa
është sipërfaqja e këtij rajoni? ‒ Cilët janë kufijtë e këtij rajoni? ‒ Cilat janë pjesët përbërëse të rajonit ‒ A luan rol në
zhvillimin e këtij rajoni dalja në det? Nxënësit diskutojnë pyetjet e nxjerra, duke u përpjekur të japin përgjigje

Ndërtim i njohurive: VLD (Veprimtari e leximit të drejtuar)

Teksti ndahet në pjesë të zotërueshme lehtë nga nxënësit, që nuk ndërpresin kuptimin. U drejtohen 1 ose 2 pyetje për çdo
pjesë përpara se nxënësit të fillojnë leximin e pjesës. Nxënësit do të lexojnë individualisht në heshtje dhe përpiqen t’u japin
përgjigje pyetjeve të drejtuara. Gjatë dhënies së përgjigjeve, nxënësit e konkretizojnë përgjigjen me pjesë të shkurtra të
lexuara nga teksti. Kështu vazhdon puna deri në fund. Qëllimi është të aktivizohen sa më shumë nxënës. Pyetjet për pjesën e
parë mund të jenë: ‒ Përcaktoni kufijtë e Rajonit Perëndimor duke i paraqitur dhe në hartën fizike të Republikës së
Shqipërisë. ‒ Pse pozita gjeografike e Rajonit Perëndimor është e favorshme?

Përforcimi: Diagram Veni Në këtë fazë, nxënësit nxiten të gjejnë të përbashkëtat dhe ndryshimet mes dy fushave kryesore të
Rajonit Perëndimor, fushës së Myzeqesë dhe ultësirës së Shkodrës.

Vlerësim: Gjatë kësaj ore, nxënësit vlerësohen për: - aftësinë për të prezantuar mendimin e tyre; - forcën e qartësinë e
argumentit; - aftësinë për përvetësimin e njohurive

You might also like