You are on page 1of 10

Projekti i Edukimit Mjedisor – Sfida

nga Mirjeta Mehmetaj


dhe Probleme

1-Cili është vendi i edukimit mjedisor.

Edukimi mjedisor duhet konsideruar si një pjesë integrale e edukimit civil të çdo
nxënësi,apo qytetari,me impakt të drejtpërdrejtë në mikro apo në makromjedisin,në të
cilin ne jetojmë,duke bartur ,apo rrezatuar aty të gjitha produktet e formimit të tij.
Është e kuptueshme,që në këtë ndërthurje komponentësh,të cilët luajnë rolin e tyre,përveç
institucioneve të tjera shtetërore,ose jo shtetërore,shkolla në veçanti,apo sistemi arsimor
në tërësi, ka një rol determinues.Roli i shkollës ,apo i gjithë sistemit arsimor në edukimin
mjedisor duhet parë në disa këndvështrime:
-Së pari në hartimin e kurrikulave mjedisore,që do t’i shërbenin një formimi sa më të
shëndoshë mjedisor të nxënësve.
-Së dyti në kryerjen e një sërë aktiviteteve,të cilat do të kërkonin përfshirjen edhe të
grupeve të tjera civile jashtë shkollore dhe që do të rrezatonin fuqishëm në mjedisin fizik
dhe shoqëror.
-Së treti në lobimin e grupeve shkollore në bashkëpunim me asocacionet e tjera jo
fitimprurëse tek vendimmarrësit,për çështje të rëndësishme mjedisore.

2-Kurrikulat shkollore dhe mjedisi

Në programet dhe tekstet shkollore aktuale,sidomos në lëndët Dituri


Natyre,Biologji,Kimi,Fizikë,Aftësim Teknologjik,Gjeografi,etj,sidomos në arsimin e
detyrueshëm,por edhe në atë të mesëm,vihet re një rritje e përqindjes së trajtimit të
temave mjedisore.
Për vetë rëndësinë,që paraqet mjedisi rrethues me problemet ,që e shoqërojnë atë dhe me
perspektivën e zhvillimit të tij,e cila për hir të së vërtetës duhet thënë se është mjaft
shqetësuese,shkolla dhe vetë sistemi arsimor nuk mund të qëndrojnë jashtë tij duke mos
marrë përsipër përgjegjësinë ,që ju takon.
Ndër kurrikulat shkollore,që e trajtojnë mjedisin me përparësi do të ndalemi në dy prej
tyre : në Biologjinë 6,e cila përfaqëson një program të ri në sistemin arsimor 9-vjeçar dhe
në Paketën e Gjelbër,e cila sapo është promovuar si lëndë me zgjedhje,apo si kroskurrikul
në klasën e 7 të arsimit të detyruar.

I - Biologjia 6 :

Në programin dhe tekstin e Biologjisë 6 mjedisi si një koncept


biologjik,fizik,gjeografik,por edhe shoqëror,zë një vend të konsiderueshëm.Të tre linjat e
lëndës përshkohen nga terminologjia mjedisore .Kështu pjesa e parë e lëndës emërtohet
“Mjediset natyrore”,pjesa e dytë “Jeta në mjedise të ndryshme” dhe pjesa e tretë e lëndës
“Mjedisi dhe njeriu”.
Mendoj se në këtë program,por edhe në tekstin aktual gjendet një pasuri e tërë e
nocioneve mjedisore,e komponentëve të tij,e marrëdhënieve të këtyre komponentëve me
njëri tjetrin dhe me vetë mjedisin.
Nxënësit njihen me biosferën,cilësitë dhe ndryshimet e mjedisit,popullatat e
gjallesave,rivaliteti dhe aleancat midis gjallesave,zinxhirin ushqimor,ekuilibrat
natyrorë,biomat ujore dhe tokësore,ekosistemet,ndotja e mjedisit,etj.
Por,për një formim mjedisor të qëndrueshëm nuk mjafton vetëm trajtimi i tyre,qoftë edhe
i arrirë në të gjitha kuptimet, në kurrikulën e Biologjisë 6.Në pjesën e tretë të programit
“Mjedisi dhe njeriu”janë parashtruar materiale mjaft interesante,të cilat nëse zbatohen në
orët mësimore duke aplikuar metoda interaktive,ku nxënësi ka rolin qendror,mendojmë se
kanë një ndikim të fuqishëm në formimin jo vetëm konceptual,por edhe qytetar të
nxënësve.Temat e parashikuara për këtë kapitull paraqiten si më poshtë:

Nr Temat mësimore Sasia e orëve


5.1 Njeriu vepron mbi mjedisin
5.2 Ndotja nga pesticidet
5.3 Ndotja e ajrit
5.4 Shiu acid 10
5.5 Ndotja e ujit
5.6 Mbetjet që rrezikojnë jetën tonë
5.7 Bimët dhe kafshët në rrezik zhdukjeje
5.8 Ekskursion
5.9 Hartimi dhe zbatimi i një projekti për mjedisin

Duke parë me kujdes këto tema mësimore,por sidomos teknikat e parashtrimit të


materialit mësimor,që ofron teksti aktual,ne mund të konkludojmë se ato ofrojnë një pikë
referimi solide nga ku mund të ndërtohen ura të sigurta të formimit mjedisor të nxënësve
nga njëra anë,si edhe të kontribuohet në reflektimin e këtij formimi në mjedisin e
përbashkët ku ne jetojmë.
Përveç kësaj mësuesit e kësaj lënde kanë në dispozicion 20% të orëve totale si “Kurrikul
e lirë”,e cila e përkthyer ndryshe është e barabartë me 14 orë mësimore,të cilat nëse
përdoren me efektivitetin e duhur mund të plotësojnë çdo objektiv të parashikuar nga ana
e tyre.
Por të mos harrojmë se sido që të jetë e hartuar Kurrikula lëndore në favor të mjedisit,apo
jo,çfardo mjetesh didaktike,që do të vihen në dispozicion,faktori kyç në realizimin e
edukimit mjedisor,sikurse edhe të komponentëve të tjerë të edukimit,është në mënyrë të
padiskutueshme mësuesi.
Në qoftë se mësuesi i lëndës së biologjisë e sheh të shkëputur,apo të njëanshme formimin
mjedisor të nxënësit me përvetësimin e njohurive teorike,apo edhe më keq akoma me
riprodhimin e tyre vetëm për të marrë një notë të pëlqyeshme për to,situata paraqitet edhe
më e komplikuar.Mësuesi,nxënësi dhe libri së bashku me materiale të tjera didaktike për
bëjnë një trinom të pandashëm;nëse vetëm njëri nga këta tre elementë mungon ose nuk
është në nivelin e duhur,synimi,apo objektivi konkret është i cunguar dhe në rastin më të
keq i dështuar.
Kjo lidhje organike midis mësuesit librit dhe nxënësit mund të paraqitet grafikisht si më
poshtë:
Mësuesi

Nxënësi Libri

E theksojmë këtë trinom shumë të njohur didaktik jo vetëm për rëndësinë,që paraqet në
pedagogjinë e aplikuar,në rastin konkret në edukimin mjedisor të nxënësit,por edhe për
faktin se gjatë vëzhgimeve në orë mësimore vemë re simptoma të një skllavërie të
panevojshme dhe të padobishme të mësuesve kundrejt teksteve mësimore në përdorim
duke i absolutizuar ato.
Dhe sidomos akoma më skllavëruese është tentativa e tyre për të spjeguar dhe
interpretuar me detaje të gjitha nocionet teorike,që ofron teksti për një temë të caktuar,pa
ju lënë nxënësve mundësinë të shprehin mendimet e tyre edhe për gjëra elementare,që ata
i njohin shumë mirë.
Në mjediset tona pedagogjike,nisur nga vëzhgimet konkrete, ky trinom përkthehet në të
paktën tre mënyra ose formate:
Formati A : Nxënësi i ulur në shkallët e shfaqjes si spektator – Libri i mbyllur –
Mësuesi interpreton tekstin në rolin e një aktori.
Formati B: Nxënësi në rolin e një spektatori,që ftohet për të marrë pjesë në
shfaqje – Libri në dispozicion të nxënësit – Mësuesi në rolin e aktorit,por edhe të
regjisorit.
Formati C : Nxënësi në rolin e një aktori – Libri dhe materiale të tjera në
dispozicion të nxënësit dhe mësuesit – Mësuesi në rolin e regjisorit.
Këto formate të paraqitura me një gjuhë simbolike flasin qartë për nivele të ndryshme të
mësimdhënies,që ekzistojnë në shkollat tona,për diferenca të ndjeshme të
interpretimit,apo lehtësimit të procesit mësimor.
Në një orë vëzhgimi në temën : “Biomat ujore”,orë në të cilën mësuesi spjegoi me shumë
saktësi konceptin biomë,biomën detare me dy zonat e saj bentonike dhe
pellagjike,biomën e ujërave të ëmbla ku futen ekosistemi i ujërave të ndenjura me liqenet
dhe kënetat dhe ai i ujërave të rrjedhshme me lumenjtë dhe përrenjtë.
Në fund të orës ,unë,në rolin e një specialisti vëzhgues ju drejtova nxënësve një pyetje
testuese :
“Përroi,që ndodhet pak metra në anë të shkollës tuaj,a përbën një biomë ? Nëse po ku
klasifikohet ?”
Ja cilat ishin rezultatet e minitestit për pjesën e parë të pyetjes:

Nr.i Nxënësve Po % Dyshues % Jo %


të klasës

26 6 23 8 30,7 12 46,3

Pjesës së dytë të pyetjes,nxënësit ju përgjigjën si më poshtë:

Nr.i Nxënësve Biomë detare Biomë e ujërave të ëmbla


të klasës
6 20

Zona Zona Ekosistem i Ekosistem i


26 bentonike pellagjike ujërave të ujërave të
ndenjura rrjedhshëm
2 7,8% 4 15% 4 15% 16 62,2%

Duke parë tabelën e rezultateve duket sikur përgjigjet e pyetjeve nga ana e nxënësve janë
kontradiktore,por në fakt ato janë autentike.Megjithëse në pyetjen e parë vetëm 6 nxënës
ishin të sigurt në përgjigje,ndërsa 8 ishin jo të sigurt dhe 12 të tjerë u përgjigjën se përroi
nuk përbënte një biomë,në pyetjen e dytë ata e klasifikuan përroin sipas mendimeve të
tyre.
Duke analizuar me gjakftohtësi këto përfundime pa frikë mund të themi se përgatitja
akademike klasike e mësuesit,spjegimi i tij lakonik dhe me intonacion,u rrëzua pa dalë
nga klasa.Natyrisht mësuesi mund të ofrojë justifikime të ndryshme,si niveli i ulët i
nxënësve,faji i mësuesve paraardhës,mungesa e dëshirës për të mësuar,etj,etj,por ajo ,që
nuk mund të mohojë mësuesi në këtë rast është se ai nuk shfrytëzoi “laboratorin
natyror”,që e kishte në dispozicion.

Një projekt mbi mjedisin

Autori i këtij materiali ,duke ju referuar programit të Biologjisë 6 dhe konkretisht temës
“Hartimi dhe zbatimi i një projekti për mjedisin”,para disa muajsh ka përgatitur një
model bazuar mbi modulin “Mësimdhënia e zbatuar në projekte”,model i cili është
prezantuar në një trajnim rajonal të mbështetur nga Save The Children.
Mendojmë se modeli ,që po ju paraqesim përbën një pikë referimi dhe një nxitje për
mësuesit e lëndës,të cilët mund të operojnë me punën me projekte jo vetëm në këtë
kapitull dhe në këtë lëndë,por edhe në lëndë të tjera.
Disa nga vlerat e punës me projekte,krahas edhe teknikave,apo metodave të tjera,mund të
ishin:
• Rrit mundësitë për një të nxënë ndërdisiplinor
• Ndihmon të nxënët e dobishëm nëpërmjet lidhjes së njohurive me jetën jashtë
klase dhe jashtë shkollore.
• Jep mundësi unike e të pazëvendësueshme për ndërtimin e marrëdhënieve të
shëndosha e korrekte ndërmjet mësuesit dhe nxënësve.
• Ju jep mësuesve mundësi të mëdha për të ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me
njëri tjetrin dhe me përfaqësues të komunitetit.
Më poshtë po ju paraqesim në formë të shkurtuar ecurinë metodike,e cila ishte planifikuar
për t’u zbatuar në këtë rast:

Lënda : Biologji dhe edukim shëndetësor

Tema : Hartimi dhe zbatimi i një projekti për mjedisin

Klasa : VI

Kohëzgjatja : 2 javë

Objektivat : Në fund të projektit nxënësit duhet :

1-Të grumbullojnë të dhëna,ide,fakte,që ndihmojnë në formulimin e një


“Kodi Mjedisor”.
2-Të analizojnë ndikimin dhe ndërveprimin e faktorëve të jashtëm mbi
komponentët : tokë-ujë-ajër.
3-Të dizenjojnë planin e një qyteti ,duke zbatuar “Kodin mjedisor”.
4-Të formulojnë mesazhe-postera mjedisore,që u drejtohen grupeve të
ndryshme shoqërore.

Titulli i projektit: Qyteti ynë pas zbatimit të “Kodit Mjedisor”.


Ecuria metodike:
I – PARAPËRGATITJA PËR PROJEKTIN
Si parapërgatitje për projektin mund të shërbejë një takim i mirëorganizuar i
mësuesit me nxënësit,motivimi i tyre lidhur me detyrat,që ata do të kryejnë,organizimi i
grupeve të punës në klasë,zgjedhja e përgjegjësave të grupe,ose kordinatorëve të tyre,që
do të merren me menaxhimin e punës në grupe,përcaktimi i kohës së përfundimit të
projektit dhe e fazave të tij,etj
Konkretisht në rastin tonë mund të përmbledhim në dy pika:
a-Të gjithë nxënësve ju shpërndahen skeda,ku ju kërkohet të grumbullojnë të
dhëna rreth çështjes: “Cila është karakteristika më e veçantë e mjedisit,ku ju banoni,cilat
janë faktorët pozitivë dhe negativë,që ju mendoni se dëmtojnë mjedisin në të cilin ne
banojmë”.
b-Nxënësve ju bëhet e qartë Tema(Titulli i Projektit),si edhe duke
bashkëpunuar,apo lehtësuar ato në punën e tyre, formulohen objektivat,përcaktohen datat
periodike të takimeve,grumbullimi i të dhënave,përpunimi i tyre,etj.

II – Puna rreth Projektit


Detyra e Parë:

Nxënësit ndahen në 4-5 grupe sipas madhësisë së klasës.Çdo grupi ju shpërndahen 2-3
skeda,të cilat përmbajnë çështje tituj të “Kodit Mjedisor”:

I – Kultura qytetare e grupeve shoqërore në një komunitet


II – Organizatat jofitimprurëse,klubet ekologjike,qeveritë e nxënësve
III – Diversiteti biologjik
IV – Indiferenca ndaj ndërhyrjeve të papërgjegjëshme në mjedis/ekosisteme
V – Mjedisi dhe shëndeti I banorëve
VI – Jetesa në komunitet dhe detyrimet ndaj mjedisit të përbashkët
VII – Energjia dhe përdorimi me efektivitet
VIII – Drurët pyjorë
IX – Ruajtja e ekosistemeve
X – Shëndeti I njeriut dhe pastërtia e ajrit
XI – Organizimi I aktiviteteve sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit
XII – Industria e përpunimit të naftës dhe ajo kimike

,Çështja,që do të zgjidhin të gjitha grupet është :”Me çfar të dhënash ,ideshë,faktesh,më


të detajuara ,mund t’i pasuroni çështjet e parashtruara”.Ndërkohë grupet e nxënësve
përcaktojnë kohën kur të dhënat do të grumbullohen,do të diskutohen midis tyre dhe do të
përpunohen
Më poshtë po paraqesim një model të formuluar të një kodi mjedisor:

K
ultura Qytetare e grupeve shoqërore në një komunitet përbën gurin e themelit
,mbi të cilin mund të hartohen dhe zbatohen projekte mjedisore afatgjata.

O
rganizatat jo fitimprurëse,klubet ekologjike,qeveritë e nxënësve,mund të
lobojnë në mënyrë të sukseshme pranë autoriteteve vendim marrëse për të
përmirësuar jetesën në komunitet.
iversiteti biologjik,I cili në vendin tonë për shkak të pozicionit

D
gjeografik,relievit dhe klimës,është jashtzakonisht I pasur,duhet konsideruar
një thesar.
I
ndiferenca ndaj ndërhyrjeve të papërgjegjshme në mjedis/ekosisteme e grupeve
shoqërore/asociacioneve të interesuara,përbën një faktor të rrezikshëm,pasojat e të
cilit ndihen shumë shpejt.

M
jedisi,I përbërë nga tre komponentë bazë:toka,uji dhe ajri në varësi të ndotjes
së tyre përcakton shëndetin e banorëve,që jetojnë në atë mjedis.

J
etesa në komunitet duhet konceptuar si e pashkëputur nga nga detyrimet
reciproke,sidomos në kujdesin ndaj mjedisit të përbashkët.

E
nergjia,e cila prodhohet nga uji,dielli,hodrokarburet,era,duhet të përdoret me
efektivitet dhe me sa më pak ndikime negative në mjedis.

D
rurët pyjorë,si edhe gjithë bimësia duhen konsideruar si mbrojtësit më të mirë
të mjedisit..

I
ndustria e përpunimit të naftës dhe ajo kimike përbëjnë një rrezik serioz për
mjedisin,në të cilin jetojmë.

S
hëndeti I njeriut është I ndërvarur në një masë të madhe nga pastërtia e ajrit,ndotja
e të cilit shkaktohet nmga makinat,oxhaqet,pluhurat,tymrat.

O
rganizimi I aktiviteteve sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit,si publicitetet në
media,ëorkshope,postera,ditët mjedisore,etj,përbën një obligim të
vazhdueshëm.

R
uajtja e ekosistemeve bazohet në zbatimin e konventave ndërkombëtare të
mbrojtjes së natyrës,si dhe të gjitha inisiativave ligjore lokale e kombëtare të
vendit.

Detyra e dytë:
Grupeve të nxënësve ju shpërndahen skeda dhe flip-charte të bardha.Skedat përmbajnë të
njëjtën pyetje:”Analizoni ndikimin dhe ndërveprimin e faktorëve mbi komponentët tokë-
ujë-ajër të mjedisit”.Paraqitini ato në flip charte.Grupet e nxënësve organizojnë punën :
• a-së pari grumbullojnë materialin e nevojshëm,duke shfrytëzuar tekstin e tyre,
bibliotekën e qytetit ku mund të gjejnë botime shtesë,internetin,apo burime të
tjera informacioni.
• b-së dyti diskutojnë materialet e grumbulluara dhe formulojnë përgjigjet sipas
çështjeve.
Ja një model i përgjigjeve të mundshme të grupeve të nxënësve:
Pesticidet – lëndë kimike helmuese,ngordhin edhe kandrrat e dobishme së bashku
me ato të dëmshme,duke dëmtuar rëndë pjalmimin;në ujë ndotin zoo dhe
fitoplanktonin,me të cilin ushqehen peshqit,helmi i të cilëve do të depërtonte tek
njerëzit.Pesticidet shkaktojnë tek njerëzit alergji,sëmundje të
frymëmarrjes,zemrës,lëkurës,mëlçisë.
Smogu,pluhuri industrial,monoksidi i karbonit,dioksidi i karbonit,oksidi i
squfurit,oksidet e azotit,shkaktohen nga djegja e maftës,e qymyrit,e gazit nga makinat ose
fabrikat.Era i transporton këta ndotës nga një vend në një tjetër.Të gjitha sëmundjet e
mushkërive akute ose kronike deri te kanceret gjejnë terren shumë të favorshëm në prani
të këtyre ndotësve të ajrit.
Shiu acid përftohet nga kondensimi i dioksidit të squfurit dhe i oksideve të azotit
në shtresa të larta të atmosferës,për pasojë formohen acidet sulfurik dhe nitrik të
holluar.Shiu acid dëmton bimët,peshqit dhe kafshët e tjera
ujore,pyjet,ndërtesat,monumentet dhe sidomos shëndetin e njeriut.Në vitin 1952 në
Londër nga shiu acid vdiqën brenda një jave 2500 njerëz.
Ujërat e ndotura shkaktohen nga derdhja në to e lymit,e detergjentëve me
përmbajtje fosfori,e mbetjeve shtazore,e ujërave të zeza,e plehrave kimike,e pesticideve,e
naftës,etj.Lymi pengon depërtimin e dritës,si pasojë nuk zhvillohet forosinteza;kafshët
nënujore vdesin,peshqit nuk marrin oksigjenin e mjaftueshëm,etj.
Mbetjet mund të klasifikohen në tre grupe:
• a-shtëpiake:letra,mbetje guzhine,qelqurina,lëndë plastike,hekurishte,rroba të
vjetra,materiale druri,hi,zhavorr,gurë.
• b-industriale:materiale paketimi,mbeturina inerte,mbeturina spitalore.
• c-të rrezikshme:llaku,lëndët ngjitëse,detergjentët e pastrimit,barnat e vjetra,vajrat
e papërdorshme,zhiva e termometrit.
Sendet,që përbëjnë mbetjet duhet të ripërdoren dhe të riciklohen.Mbetjet në vende të
papërshtatshme shkaktojnë helmimin e ajrit,bëhen vatra infeksioni,ushqim për
mushkonjat,qentë,macet,si edhe ndotin ujërat nëntokësore.
Detyra e tretë:

-Në një takim të parafundit përgatitor të të gjithë grupeve të nxënësve,mësuesi


duke përdorur Laptopin/Kompjuterin ,i cili është i lidhur me projektorin shfaq pamje të
zgjedhura të qyteteve/mjediseve,ku është zbatuar “Kodi Mjedisor” – (Mbështetja në
multimedia)
III – Raportimi i Përfundimeve
Detyra e katërt:

Në këtë fazë grupet e nxënësve kryejnë punën përmbyllëse të projektit ,duke u


mbështetur tek të gjitha rezultatet e arritura gjatë punës së tyre kërkimore .
Kjo mund të realizohet e ndarë në dy pjesë:
a-Grupeve ju shpërndahet 5 flip chart-e me një skicë të paplotësuar të një qyteti,e
cila duhet plotësuar,duka patur parasyshë zbatimin e “Kodit Mjedisor”.Në të duhet të
përfshihen të gjithë faktorët,që përbëjnë “Kodin Mjedisor”.
b-Gjithashtu atyre ju shpërndahen formate A3/A4 me ngjyra për të shkruar
postera-mesazhe ,që ju drejtohen grupeve të ndryshme shoqërore.(Raportim grafik)
-Në përfundim të projektit,pas vlerësimeve të punës së nxënësve,”kodi mjedisor”,një
kopje e skicës së qytetit,posterat,apo fletë palosjet përdoren për një fushatë publicitare në
media:
• Së pari nxënësit i botojnë në gazetën e klasës ose të shkollës
• Së dyti një kopje të tyre i dërgojnë për botim në gazetën lokale.
• Së treti organizojnë një publicitet në median vizive(TV lokal).

II - Paketa e Gjelbër

Së fundi siç dihet nga të gjithë,në semestrin e dytë të vitit shkollor 2006-2007 në
programin mësimor të klasës së VII është përfshirë edhe trajtimi i Paketës së Gjelbër.Kjo
u bë e mundur në sajë të mbështetjes së fuqishme të REC- Qendrës Rajonale Mjedisore
për Europën Qendrore dhe Lindore,e cila përveç përgatitjes së Paketës së Gjelbër,që
përfshin Librin e Mësuesit,DVD,CD dhe paketën e dilemave,organizoi edhe një sërë
trajnimesh me specialitët dhe mësuesit,që do të zbatojnë atë në shkolla .
Çfar përmban Paketa e Gjelbër?
Mund të themi se për edukimin mjedisor përbën një kontribut të vyer të REC,MASH,si
edhe të gjithë specialistëve të mjedisit, shqiptarë apo të huaj,që u përsfhinë në hartimin
dhe publikimin e temave mësimore si edhe të materialeve të tjera didaktike.Paketa ka në
dispozicion 5 kapituj dhe 22 tema mësimore :

• Përbërësit e mjedisit
• Kërcënimet dhe presionet
• Aktiviteti njerëzor
• Sfidat globale
• Vlerat

Pavrësisht nga mënyra se si po zbatohet në shkollë si “Lëndë me zgjedhje”,si


“Kroskurrikul”,apo si “Veprimtari ekstrakurrikulare”,në mjediset pedagogjike,megjithëse
ekzistojnë mjaft vështirësi,Paketa e Gjelbër po shihet si një risi me impakt tepër pozitiv
në arritjen e edukimit mjedisor tek nxënësit.
Lidhur me perspektivën e zbatimit të Paketës së Gjelbër në shkollë ekzistojnë një sërë
opsionesh,të cilat po diskutohen në mjediset e specialistëve.Disa nga opsionet më
kryesore,të cilat dolën edhe nga takimi i fundit i organizuar nga REC në bashkëpunim me
MASH dhe IKS,mund të renditen më poshtë:
Opsioni I – Paketa e Gjelbër të trajtohet si “Lëndë e Detyrueshme” në planin
mësimor.
Opsioni II – Paketa e Gjelbër të trajtohet si “Lëndë me Zgjedhje”.
Opsioni III – Paketa e Gjelbër të trajtohet si “Kroskurrikul”,ose si “Veprimtari
Ekstra Kurrikulare”
Opsioni IV – Paketa e Gjelbër mund të trajtohet edhe si një ndërthurje e dy
opsioneve.
Për sa i takon kohëzgjatjes së zhvillimit të programit ,specialistët mund të sugjerojnë
edhe këtu disa alternativa:
• Semestrale
• Vjetore
• Me shtrirje në një ose më shumë klasa,etj.
Theksojmë se më në fund edukimi mjedisor,duke mbetur një nga objektivat primare të
shkollës tonë,nuk duhet konsideruar atribut vetëm i shkollës,apo institucioneve
arsimore,por ai duhet të bëhet pjesë integrale e veprimit civil të të gjithë organizmave
shtetëore dhe jo shtetërore,me synim krijimin e një brezi qytetarësh të së nesërmes,që do
të ushtrojnë ndikim e tyre të fuqishëm për të mbrojtur vlerat më të spikatura të planetit
tonë.

Nazmi Xhomara

Përgjegjës i Këshillimit Pedagogjik – ZA Mat

You might also like