You are on page 1of 1

Fusha: Shkenca Natyrore Lënda :Biologji Shkalla IV Klasa e nëntë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


Përsëritje: Kreu“Popullatat dhe ndikimi i njeriut”
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyçe:
Nxënësi/ja:  fjalët kyçe
 përshkruan rëndësinë e çelësave të përcaktimit; të tematikës
 diskuton faktorët që ndikojnë në popullata;  koncepte të
 shpjegon pasojat e shpyllëzimit në biodiversitet; kreut që dalin
 analizon lidhjen ndërmjet dëmtimit të habitateve dhe biodiversitetit; gjatë zgjidhjes
 përshkruan çfarë është kursimi i ujit; së ushtrimeve,
 shpjegon pse është e rëndësishme të kemi ujë të pishëm të pastër. etj.
 përshkruan si transferohet dhe përdoret energjia në një zinxhir ushqimor.
Burime: Libri i nxënësit. Libri i Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
mësuesit. Fletore pune. Fletë pune Edukimi mjedisor, Edukimi shëndetësor, Matematikë, Arti pamor
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit
Fazat Metoda/Teknika Veprimtaritë Organizimi Koha
e strukturës mësimore e nxënësve i nxënësve
Hapi I Pyetja sjell pyetjen Të lexuarit ndërveprues Punë në grupe 15’
Hapi II Tabela e koncepteve Paraqitja grafike e të dhënave Punë në grupe 20’
Hapi III Tryeza rrethore Ndërtim i shprehive studimore Punë me gjithë klasën 10’
Hapi I Diskutoj me nxënësit disa nga pyetjet e mëposhtme.
Paraprakisht kam hartuar katër grupe pyetjesh nga këto më poshtë dhe u jap grupeve (katër grupe)
fletët me pyetje.
Grupi I. Ç’është çelësi i përcaktimit dhe pse është i dobishëm për biologët?
Grupi II. Çfarë kupton me popullatë? Çfarë faktorësh ndikojnë në popullatë?
Grupi III.Çfarë është biodiversiteti dhe si ndikohet nga shpyllëzimi?
Grupi IV. Çfarë është kursimi i ujit? Pse është e rëndësishme të kemi ujë të pishëm të pastër?
Hapi II Meqenëse ky është një mësim, i cili përmbledh të gjitha njohuritë që janë trajtuar në
mësimet e mëparshme, në fazën e ndërtimit të njohurive përdori teknikën e tabelës së koncepteve.
Ndërtoj një tabelë në dërrasë të zezë (bardhë) dhe kërkoj nga nxënësit që ta plotësojnë atë.
Grupi I Grupi II Grupi III Grupi IV
Konceptet kryesore… Konceptet kryesore… Konceptet kryesore… Konceptet
kryesore…
Hapi III Diskutohen përgjigjet e dhëna dhe grupet vlerësojnë njëri-tjetrin.
Vlerësimi i nxënësit sipas niveleve të arritjes për temën mësimore;
N2: Jep përgjigje për ushtrime me kërkesa të nivelit të njohjes dhe të kuptuarit;
N3: Zgjidh ushtrime me kërkesa të nivelit të analizës dhe zbatimit në kontekste të njohura;
N4: Merr pjesë aktive në zgjidhjen e ushtrime me kërkesa të niveleve të ndryshme.
Detyra shtëpie: Të përshkruajnë situatën e mjedisit në zonën ku banojnë.Nxjerrja nga libra dhe
interneti të dhënave lidhur me prodhimin e plehrave, shpyllëzimin dhe vaksinimin.
Pyetje të tjera në dispozicion
Mësimi 3.2:Çfarë është një rrjetë ushqimore? Si mund të hartojmë një piramidë të numrit të individëve.
Çfarë është biomasa? Për çfarë përdoret energjia në një kafshë mishngrënëse? Si transferohet energjia në
një zinxhir ushqimor? Mësimi 3.3:Pse shpërbërësit janë të rëndësishëm? Çfarë dallimi ka midis
konsumatorëve të pare me ato të dytë?Çfarë kuptohet me nivele ushqimore? Mësimi 3.4: Çfarë është
popullata? Mësimi 3.5:Me çfarë lidhet ndryshimi i madhësisë së një popullate?Si janë të lidhura ndërmjet
tyre popullata e një grabitqari me atë të presë? Jep një shembull.Mësimi 3.6:Çfarë janë antibiotikët? Çfarë
është vaksinimi? Çfarë lidhjeje kanë ato me rritjen e popullsisë? Si ndikon shtimi i popullsisë në mjedis?
Mësimi 3.7:Cilat janë dëmet që sjell shpyllëzimi? Pse efekti serrë është i domosdoshëm për jetën në
Tokë? Çfarë pasojash ka shtimi i efektit serrë? Çfarë është biodiversiteti? Çfarë lidhjeje ka ndërmjet
dëmtimit të habitateve dhe biodiversitetit? Jep shembuj. Mësimi 3.8: Çfarë është eutrofikimi? Si ndodh ky
proces? Çfarë zgjidhjesh ka për të shmangur sëmundjet që mbarten nga uji? Pse kursimi i ujit është me
shumë rëndësi?

You might also like