You are on page 1of 2

FushaShkencaNatyrore LëndaBiologji Shkalla IV Klasa e nëntë

Tema mësimore: Situata e tënxënit:


3.2  Një rrjetë ushqimore është një model shumë i thjeshtuar që përjashton
Mësimi 1: shumë ndërveprime të rëndësishme që ekzistojnë në botën reale.
Zinxhirët dhe  Piramidat e numrit të individëve dhe piramidat e biomasës nuk janë
rrjetat gjithmonë në formë piramide (edhe pse piramidat e energjisë janë
ushqimore gjithmonë).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore Fjalë kyçe:
Nxënësi/ja:  mishngrënës
 shpjegon se si shumica e zinxhirëve ushqimorë janë të ndërlidhur  rrjetë ushqimore
për të formuar rrjeta ushqimore.  barngrënës
 prodhues
 biomasë
Burime: Libri i nxënësit, Libri i mësuesit Lidhja me fushat e tjera ose
Fletë pune mbështetje: Ndryshimi i rrjeteve ushqimore. me temat ndërkurrikulare:
Mbështetje shënime të mësuesit: Ndryshimi i rrjetave ushqimore. Edukimi mjedisor, Arti pamor,
Ushtrimi 2: Drerët brilopatë, ujqit dhe zonat pyjore (Fletore pune, Matematikë
faqe 21-22)
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit Mësimi 1. Zinxhirët dhe rrjetat ushqimore
Fazat e strukturës Metoda/Teknika Veprimtaritë Organizimi Koha
mësimore e nxënësve i nxënësve
Parashikimi Harta e konceptit Nxitja për të përsosur Të gjithë 5’
(përgatitja për të nxënë) të shkruarin nxënësit
Ndërtim i njohurive Di/ Dua të di Nxitja e diskutimeve. Paraqitje Punë në 25’
(përpunimi Mësova grafike e të dhënave grupe
i përmbajtjes së lëndës)
Përforcimi Di/ Dua të di/ Nxitja e diskutimeve. Paraqitje Punë në 15’
(forcimi i të nxënit) Mësova grafike e të dhënave grupe

Parashikimi:
U kërkoj nxënësve të vizatojnë një zinxhir ushqimor me të paktën katër gjallesa. Pastaj u kërkoj të
etiketojnë gjallesat e mëposhtme në skemën e tyre: prodhuesin, konsumatorin e parë, konsumatorin
e dytë, konsumatorin e tretë, barngrënësin, mishngrënësin, grabitqarin dhe prenë.

Ndërtimi i njohurive:
Rishoh dijet dhe punën e bërë lidhur me zinxhirët ushqimorë nga Faza 7; diskutoj nevojën për të
zbuluar me anë të vëzhgimit ose nga burime dytësore gjallesën që hahet dhe nga cila kafshë hahet,
në mënyrë që të ndërtojnë një zinxhir ushqimor. U kujtoj nxënësve se shigjetat tregojnë lëvizjen e
energjisë nëpër zinxhirin ushqimor.
Shpjegoj termat e përdorura në veprimtarinë hyrëse dhe përfshij termin “nivel ushqimor”. Zinxhirët
ushqimorë gjithmonë fillojnë me një prodhues që është një bimë (plankton ose alga në zinxhirët
ushqimorë detarë). Prodhuesit janë në gjendje të mbajnë (thithin) energjinë diellore në molekulat
ushqimore që hahen nga kafshët.
Kujtoju nxënësve se ndërlidhjet e të ushqyerit ndërmjet gjallesave mund të shfaqen si një rrjetë
ushqimore.
Kur diskutohen zinxhirët dhe rrjetat ushqimore përdori termi “ekosistem”. Ky term nuk përdoret në
librin e nxënësit, por ndonjë nxënës mund ta ketë dëgjuar. E përmend këtë term për ta përcaktuar
atë në kuptimin e ndërveprimeve ndërmjet gjallesave dhe mjedisit të tyre. Jap disa shembuj
ekosistemesh, si pellgje, lumenj, fusha, pyje dhe shkëmbinj nënujorë koralesh.
U kërkoj nxënësve të përfundojnë pjesën e parë të veprimtarisë praktike: Gjetja e zinxhirëve
ushqimorë në rrjetat ushqimore (Libri i nxënësit, faqe 54). Atyre u kërkohet të shkruajnë sa më
shumë zinxhirë ushqimorë që mund të gjejnë në rrjetën ushqimore. Diskutoj ndikimin që shfaq
largimi i një lloj gjallese në gjallesat e tjera të rrjetës ushqimore.
Shpjegoj se zinxhirët dhe rrjetat ushqimore tregojnë biomasën dhe jo individët.
U kërkoj nxënësve të formojnë dyshe. U jap çdo dysheje një fletë letre të madhe dhe kërkoj nga ata
të shkruajnë një zinxhir ushqimor nga zona ku banojnë ose nga një zonë me të cilën ata janë të
njohur. Pastaj ata e kalojnë atë në një dyshe tjetër, e cila shton një zinxhir tjetër ushqimor që duhet
të bashkërenditet me zinxhirin ekzistues (p.sh. mund të fillojë me të njëjtin prodhues). Vazhdohet
kështu për të ndërtuar një rrjetë ushqimore në klasë. Ndërkohë që nxënësit presin, kërkoj që ata t’i
plotësojnë pyetjet përmbledhëse (Libri i nxënësit, faqe 55) për të përforcuar kuptimin e tyre mbi
zinxhirët dhe rrjetën ushqimore.

Përforcimi:
Vendos rrjetën ushqimore në pjesën e përparme të klasës, në mënyrë që nxënësit ta shohin atë.
Hartoj një sërë pyetjesh të mbështetura në të. Për shembull:
Emërto dy prodhues.
Emërto një grabitqar të X gjallese.
Vizato zinxhirin ushqimor më të gjatë të rrjetës.
I kërkoj secilit nxënës të bëjë një pyetje. (E ruaj rrjetën ushqimore për ta përdorur në mësimin e
ardhshëm.)
Vlerësimi i nxënësit sipas niveleve të arritjes për temën mësimore:
Shpjegon se si shumica e zinxhirëve ushqimorë janë të ndërlidhur për të formuar rrjeta
ushqimore.
N2:Vizaton një zinxhir ushqimor dhe emërton gjallesat sipas vendit që zënë ( përdor fjlaët kyçe:
prodhues, barngrënës, mishngrënës, konsumator i parë, i dytë dhe i tretë);
N3: Analizon marrëdhëniet ndërmjet gjallesave në një zinxhir ushqimor;
N4: Shpjegon se si shumica e zinxhirëve ushqimorë janë të ndërlidhur për të formuar rrjeta
ushqimore.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 2: Drerët brilopatë, ujqit dhe zona pyjore (Fletore pune, faqe 21-22),
pyetjet 1-4.

You might also like