You are on page 1of 2

Fusha: Shkenca Natyrore Lënda Biologji Shkalla IV Klasa e tetë

1.4 Tema mësimore: Situata e të nxënit: Një dietë e baraspeshuar - një jetë e shëndetshme.
Vitaminat, kripërat Përbërësit që përmbajnë ushqimet që duhet të hamë janë shumë të
minerale dhe fibrat rëndësishëm përshëndetin tonë. Një dietё e shëndetshme zvogёlon rrezikun
tuaj ndaj shumё sëmundjeve dhe ngadalëson procesin e plakjes.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Nxënësi/ja: Fjalë kyçe:
 diskuton rëndësinë e vitaminave dhe të kripërave mineraleve në shëndetin  fibra
e njeriut.  sëmundje të
 kryen kërkime për ndikimet e mungesës së vitaminave dhe të kripërave mangësive
mineraleve të caktuara në shëndetin e njeriut dhe prezanton gjetjet.
Burime: Teksti mësimor, , CD e mësuesit, Fletë pune mbështetje: Lidhja me fushat e tjera ose
Shënime të mësuesit mbështetje: Ha vitaminat e tua me temat ndërkurrikulare:
Burime dytësore të dhënash në lidhje me vitaminat, kripërat minerale Edukimi shëndetësor, TIK
dhe fibrat (p.sh. libra, internet, video)
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit
Fazat e strukturës Metoda/Teknika Veprimtaritë Organizimi Koha
mësimore e nxënësve i nxënësve
Parashikimi Brainstorming Zhvillimi i fjalorit E gjithë klasa 10’
(përgatitja për të nxënë)
Ndërtim i njohurive Të nxënët me Të nxënët në Punë në grupe 25’
(përpunimi i përmbajtjes së lëndës) këmbime bashkëpunim
Përforcimi Vija e vlerës Të nxënët në Punë në grupe 10’
(forcimi i të nxënit) bashkëpunim
Parashikimi: I kërkoj klasës të listojnë sa më shumë vitamina dhe kripëra minerale që mundin.
Gjithashtu pres të shkruajnë pse trupi ka nevojë për to ose për burime të mira të tyre.
Ndërtimi i njohurive: Ndaj klasën në shtatë grupe. Çdo grupi i caktoj një nga lëndët ushqyese të
mëposhtme: vitaminë A, B1, C, D, hekur, kalcium ose fibër.
U them nxënësve të kërkojnë për lëndën ushqyese të tyre duke përdorur librin e nxënësit dhe çdo burim
tjerër dytësor për të krijuar një poster. Ata duhet të gjejnë: si përdoret nga trupi / problemet e mangësisë
dhe sëmundjet / burime të mira për lëndët ushqyese të tyre.
U kërkoj grupeve të shfaqin posterat e tyre në klasë. Çdo nxënës duhet të krijojë një tabelë të ngjashme
me atë në faqen 14 të librit të nxënësit, duke shtuar të dhëna për hekurin, kalciumin dhe fibrat.
Përforcimi: U kërkoju nxënësve të shkruajnë një shpjegim pse duke u rritur fëmijët duhet të marrin
mjaft kalcium dhe vitaminë D. Paraqes një tabelë të produkteve të qumështit. U kërkoj të bëjnë një
poster (fletë A4), ku të shpjegojnë pse fibra është pjesë e rëndësishme e dietës së shëndetshme.
Punë e pavarur: Nxënësit mund të plotësojnë Ushtrimin 3: Sëmundje të mangësive, dëshmi (fletore
pune, faqe 8-9).
Vlerësimi i nxënësit sipas niveleve të arritjes për temën mësimore:
Diskuton rëndësinë e vitaminave dhe të kripërave mineraleve në shëndetin e njeriut.
N2: Tregon se një dietë e shëndetshme duhet të përmbajë fibra dhe sasi të vogla kripërash minerale dhe
vitaminash;
N3: Përdor burime dytësore për të mësuar në lidhje me sasinë e lëndëve ushqyese të ndryshme të
nevojshme çdo ditë;
N4: Diskuton rëndësinë e vitaminave dhe të kripërave mineraleve në shëndetin e njeriut.

Kryen kërkime për ndikimet e mungesës së vitaminave dhe të kripërave mineraleve të caktuara
në shëndetin e njeriut dhe prezanton gjetjet (p.sh. me poster)..
N2: Tregon se mungesa e fibrave, kripërave minerale dhe vitaminave ka pasoja në shëndetin e njeriut;
N3: Shpjegon lidhjen midis të ushqyerit me fibra, kripëra minerale dhe vitamina në shëndet;
N4: Kryen kërkime për ndikimet e mungesës së vitaminave dhe të kripërave mineraleve të caktuara në
shëndetin e njeriut dhe prezanton gjetjet.
Detyrë shtëpie: Plotësimi i ushtrimit 4: Planifikimi një diete të baraspeshuar (fletore pune, faqe 6).

You might also like