You are on page 1of 1

Fusha: Shkenca Natyrore Lënda Biologji Shkalla IV Klasa e tetë

3.6 Tema mësimore: Situata e të nxënit:


Rritja dhe faktorët që ndikojnë te rritja Çfarë përfshin rritja te kafshët?
Rritja në gjatësi nuk ështe e vetmja matje e rritjes.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyçe:
Nxënësi/ja:  grafiku i rritjes
 ndërton dhe interpreton grafikun e rritjes së njeriut gjatë fazave të jetës;  pubertet
 diskuton ndikimin e dietës, drogave dhe sëmundjeve në rritje.
Burime: Teksti mësimor, fletë pune Rritja e fetusit , Lidhja me fushat e tjera ose me temat
CD e mësuesit ndërkurrikulare:
Materiale praktike: tullumbace, letër Edukimi shëndetësor, matematikë
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit
Fazat e strukturës Metoda/Teknika Veprimtaritë Organizimi Koha
mësimore e nxënësve i nxënësve
Parashikimi Imagjinatë Nxitja Punë me gjithë 10’
(përgatitja për të nxënë) e drejtuar e diskutimit klasën
Ndërtim i njohurive Mendo-puno- Të nxënit Punë në dyshe 25’
(përpunimi i përmbajtjes së lëndës) dyshe bashkëveprues
Përforcimi Rrjeti i diskutimit Diskutim idesh Punë në dyshe 10’
(forcimi i të nxënit) dhe gjithë klasa
Parashikimi: U kërkoj nxënësve të vizatojnë një cikël jetësor për të treguar fazat e jetës së njeriut.
Diskutoj me ta se si ndryshojmë dhe përfshij idenë e rritjes dhe të matjes.
Ndërtimi i njohurive:
Tregoj se ne jemi rritur nga një qelizë vezë e vetme e pllenuar, e dukshme vetëm me ndihmën e
mikroskopit, duke u shndërrruar në një bebe me miliona e miliona qeliza. Kjo është rritja.
Diskutoj me nxënësit fryrjen e tullumbaces. Paraqes tri rrugë të mundshme përmes të cilave rritemi:
zmadhimin e qelizave, shtimin e numrit të qelizave, rritja e hapësirave ndërmjet qelizave.
U kërkoj nxënësve të punojnë në dyshe dhe të diskutojnë se cilat janë të sakta. U them tё lexojnë tё
dhёnat në faqen 66 të librit të nxënësit dhe të kuptojnë që ne rritemi sepse qelizat bëhen më të
mëdha (dhe fitojnë biomasë) dhe sepse ato ndahen duke krijuar qeliza të tjera.
Pastaj nxënësit i vendos të studiojnë dhe interpretojnë grafikët e rritjes në faqen 67 të librit të
nxënësit. Nxënësit i përgjigjen pyetjes përmbledhëse 2 (libri i nxënësit, f q. 67).
Diskutohet ndikimi i dietës, drogave dhe sëmundjeve në rritje, rëndësia e dietës të baraspeshuar
gjatë rritjes.
Përforcimi: Paraqitet thënia: ”Kur një person arrin moshën e pjekurisë rritja e tij/saj ndalon”.
Diskutohet në dyshe nëse mendojnë se është e vërtetë apo jo. Ata duhet të kuptojnë që të rriturit
nuk mund të rriten më në gjatësi, por mund të rriten (shtojnë) në peshë.
Punë e pavarur: Plotësimi i pyetjes 1 Fletë pune Zgjerim: Rritja e fetusit, duke vizatuar një një
kurbë që tregon rritjen e fetusit. Diskutohet për zonat e rritjes së shpejtë.
Vlerësimi i nxënësit sipas niveleve të arritjes për temën mësimore:
Ndërton dhe interpreton grafikun e rritjessë njeriut gjatë fazave të jetës;
N2: Shpjegon çfarë kuptohet me rritje;
N3: Përshkruan se si ndryshon rritja gjatë fazave të jetës;
N4: Ndërton dhe interpreton grafikun e rritjes së njeriut gjatë fazave të jetës.
Diskuton ndikimin e dietës, drogave dhe sëmundjeve në rritje.
N2: Përmend disa faktorë që ndikojnë në rritje;
N3: Përshkruan se si faktorë të tillë, si dieta, drogat dhe sëmundjet mund të ndikojnë në rritje;
N4: Diskuton ndikimin e dietës, drogave dhe sëmundjeve në rritje.
Detyrë shtëpie: U kërkoj nxënësve të bëjnë disa kërkime për problemet e rritjes. Ata duhet të
gjejnë të dhëna për xhuxhat dhe gjigantizmin; nga çfarë shkaktohen ato; disa tё dhёna për njerëzit
më të shkurtër dhe më të gjatë që kanë jetuar. Gjithashtu u kërkohet të marrin të dhëna (edhe nga
prindërit) për gjatësinë trupore të tyre ndër vite.

You might also like