You are on page 1of 1

Fusha Shkencat Natyrore Lënda: Biologji Shkalla IV Klasa e nëntë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


1.6 Faktorët që  Pse pas një pike të caktuar të rritjes së intensitetit të dritës dhe
ndikojnë në fotosintezë temperaturës ritmi i fotosintezës nuk rritet.
 A ndikon intensiteti i dritës (ose temperatura) në ritmin e fotosintezës?
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyçe:
Nxënësi/ja:  e besueshme
 Diskuton se cilët janë ndryshorët e kontrollit që duhet të përdoren për të  e përsëritshme
mbledhur rezultate të vlefshme kur heton për faktorët që ndikojnë në  e riprodhueshme
fotosintezë.  i/e vlefshëm/me
 ndryshore
 faktor kufizues
Burime: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Libri i mësuesit. Edukimi mjedisor, Matematikë, Arti pamor.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit
Fazat e strukturës Metoda/Teknika mësimore Veprimtaritë Organizimi Koha
e nxënësve i nxënësve
Parashikimi Shkëmbe një problem Nxitja e diskutimit E gjithë klasa 10’
(përgatitja për të nxënë)
Ndërtim i njohurive DRTA-veprimtari e të Ndërtim i shprehive Punë e drejtuar 25’
(përpunimi i përmbajtjes lexuarit dhe të lexuarit të studimore (në grupe)
së lëndës) drejtuar
Përforcimi Rishikim në dyshe Të nxënit në Punë në dyshe 10’
(forcimi i të nxënit) bashkëpunim
Parashikimi: Shkruaj në tabelë një numër kushtesh që mund të përshpejtojnë fotosintezën, që mund ta
ngadalësojnë ose që nuk ndikojnë (p.sh. rritja e temperaturës deri në 40°C, deri në 80°C, dhënia e më
pak drite, dhënia e më shumë drite, dhënia e më pak CO 2, dhënia e më shumë CO2, dhënia e më shumë
O2, dhënia e më pak O2). Nxënësit thonë nëse secili prej këtyre kushteve e ngadalëson ose e
përshpejton fotosintezën.
Ndërtimi i njohurive: Diskutoj termin “ritëm i një reaksioni” si një mënyrë për të parë shpejtësinë e
një reaksioni. Shpjegoj para nxënësve se cilët janë faktorët e rëndësishëm në një hetim shkencor
(intensiteti i dritës, temperatura etj.)
Përforcimi:U jap kohë të diskutojnë se cilat janë ndryshoret e kontrollit që duhen përdorur për të
mbledhur rezultate të vlefshme.
1.7 V.P.: Hetimi i ndikimit të intensitetit të dritës ose i temperaturës në ritmin e fotosintezës
Vlerësimi i nxënësit sipas niveleve të arritjes për temën mësimore:
Diskuton se cilët janë ndryshorët e kontrollit që duhet të përdoren për të mbledhur rezultate të
vlefshme kur heton për faktorët që ndikojnë në fotosintezë.
N2: Përmend disa nga faktorët që ndikojnë në ritmin e fotosintezës;
N3: Shpjegon faktorët më të rëndësishëm në një hetim shkencor;
N4: Diskuton se cilët janë ndryshorët e kontrollit që duhet të përdoren për të mbledhur rezultate të
vlefshme kur heton për faktorët që ndikojnë në fotosintezë.
Detyrë shtëpie: U kërkoj nxënësve të përfundojnë Ushtrimin 3: Çfarë ndikimi ka drita dhe
temperatura? (Fletore pune, faqe 9-10.

Shënim: Referuar sqarimit në rubrikën “Si ta përdorësh librin?” në Hyrje, tema me ikonën rozetë
“Faktorët që kufizojnë fotosintezën” përfshihet në orën mësimore “Faktorët që ndikojnë në fotosintezë si
një temë për të ndihmuar të kuptuarit kësaj të fundit.

You might also like